Si u mbrojt Shėn Naumi nė Gjykatėn e Hagės
Fjalimi i gjatė i avokatit francez, Zhilber Zhidel, ku rendit faktet e cenimit tė kufirit shqiptar, por edhe shumė korrespondenca e dokumente tė diplomacisė shqiptare sillen nga studiuesja Kaliopi Naska nė njė botim kushtuar ēėshtjes sė Shėn Naumit. Dokumente tė marrėveshjes sė Zogut me jugosllaven dhe pėrpjekja e vazhdueshme e Parlamentit dhe qeverisė shqiptare pėr tė ruajtur sovranitetin.
Oliverta Lila
Ēėshtja e Shėn Naumit vazhdon tė mbetet e diskutueshme, jo vetėm pėr vendimet politike, por edhe pėr pėrfshirjen e figurave tė njohura shqiptare, veēanėrisht Ahmet Zogu. Nga vendimi i vitit 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr pėr kufijtė e Shqipėrisė, te pushtimi i Shėn Naumit nga mbretėria e serbėve, kroatėve dhe sllovenėve, diskutimi i vazhdueshėm se Shqipėrisė i takonte kufiri nga fshati Lin deri nė Shėn Naum, letrat e shumta tė diplomatėve shqiptarė nė mbrojtje tė ēėshtjes, vėzhgimet nė terren, roli i Fuqive tė Mėdha deri te mbledhja e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr ku vendimi i 6 dhjetorit 1922 pėr tia dhėnė Shqipėrisė Manastirin e Shėn Naumit u duk pėrfundimtar. Pesė muaj mė vonė, qeveria jugosllave kėrkoi rishikimin e vendimit dhe ēėshtja shkoi nė Gjykatėn e Hagės. Shqipėria zgjodhi njė avokat francez, Zhilber Zhidel(Gilbert Gidel), profesor i tė Drejtės Ndėrkombėtare pėr tė mbrojtur ēėshtjen. Kėsaj beteje tė gjatė i paraprijnė njė sėrė korrespondencash tė pėrfaqėsuesve tė qeverisė shqiptare pranė organizmave ndėrkombėtare. Janė dokumente tė shumta qė historiania dhe studiuesja Kaliopi Naska i ka sjellė nė njė vėllim tė vetėm. Shėn Naumi dhe diplomacia e kohės vjen pas njė pune tė gjatė nė arkivat shqiptare dhe tė huaja, pėr tė ndriēuar kėtė ēėshtje nė gjuhėn e dokumenteve. Janė mbi 249 dokumente, rreth 80% e tyre tė botuara pėr herė tė parė nė shqip, por edhe nė gjuhėn origjinale qė ndėrtojnė nė mėnyrė kronologjike historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė me Fuqitė e Mėdha. Studiuesja shprehet se pėrtej interpretimeve politike qė bėhen veēanėrisht sot, ajo ia lė nė dorė lexuesit tė gjerė, por edhe studiuesve tė gjykojnė mbi materiale dokumentare. Ky botim, vjen pas vėllimeve tė mėparshme qė studiuesja i ka kushtuar ēėshtjes ēame. Ndonėse sa herė flitet pėr Shėn Naumin theksi vihet te marrėveshja e shumėdiskutuar e marrėveshjes sė Zogut me qeverinė jugosllave, pikė e pėrfshirė nė botim, pėrmes dokumenteve tė shumta, Kaliopi sjell pėrpjekjet e qeverisė dhe tė Parlamentit shqiptar nė mbrojtje tė kufijve dhe sovranitetit tė vendit. Njė moment i tillė ishte mbrojtja nė Gjykatėn e Hagės qė po e sjellim pėrmes disa pjesėve tė shkėputura nga fjalimi i gjatė qė mbajti avokati francez, nė njė kohė kur nė Shqipėri ishte nė fuqi Qeveria e Fan Nolit. Rreth qėndrimit dhe angazhimit tė Ahmet Zogut pro politikės jugosllave ka shumė debate. Ato janė kryesisht mbi mbėshtetjen e dhėnė Ahmet Zogut pėr tu kthyer nė Shqipėri dhe mbi mbėshtetjen e madhe morale dhe materiale tė dhėnė nga qeveria jugosllave pėr ta sjellė nė pushtet, e cila u shoqėrua dhe me njė lėvizje mbėshtetėse politike. Dokumentet dėshmojnė se kjo lėvizje ka pasur prapa shumė kushte. Mė e debatuara ėshtė marrėveshja e bėrė mes Ahmet Zogut dhe Pashiēit nė gusht tė vitit 1924, ku ndėr tė tjera qe shkruar edhe premtimi i tij pėr tia dhėnė Shėn Naumin Jugosllavisė. Rreth kėsaj marrėveshjeje nė botim sillen dokumente qė bėjnė fjalė pėr tė, duke u botuar edhe njė variant i saj. Po kėshtu ka mjaft dokumente qė nė brendi tė tyre flitet pėr lėvizje tė dyshimta tė Ahmet Zogut. Dokumentet bėhen tė besueshme, pasi janė personalitet tė fushės sė diplomacisė shqiptare qė flasin pėr kėto marrėdhėnie dhe lėvizje tė tij, shėnon nė parathėnie studiuesja. Sipas saj, kjo marrėveshje e kushtėzoi Zogun, edhe pse nė fillim bėri rezistencė pėr mbrojtjen e Shėn Naumit. Periudha historike qė studiuesja sjell pėrmes dokumenteve tė shumta (mė parė pėr kėtė ēėshtje kanė shkruar Arben Puto, Paskal Milo, Monika Stafa, etj) kap si hark kohor vitet 1913-1926. Ndonėse ka herė pas herė interpretime tė saj pėr tė kuptuar rrethanat, Kaliopi Naska ka dashur ta lėrė gjykimin nė dorė tė dokumenteve.
Fjalim i mbajtur nga Z.G.Zhidel (pėrfaqėsues i Shtetit Shqiptar) nė seancėn publike tė 23 korrikut 1924
Hagė, 23 korrik 1924
Shtojca 5.
Zotėrinj,
Shqipėria ka nderin tė marrė sot kontakt, pėr herė tė parė, me Gjykatėn e Pėrhershme tė Drejtėsisė Ndėrkombėtare. Kjo ditė do tė ngelet si njė datė solemne nė historinė e Shqipėrisė.
Populli shqiptar ka pas tij njė tė kaluar tė gjatė dhimbjesh dhe vuajtjesh. Me gjithė mundimet, ky komb i vjetėr e ruan tė paprekur dėshirėn pėr tė jetuar-dhe pėr tė jetuar i lirė-, sepse ai beson tek e drejta dhe sepse ka vetė dijen e patundshme tė sė drejtės sė vet.
Vendimi i 9 nėntorit 1921 kishte si pasojė pėr Konferencėn e Ambasadorėve qė ta detyrojė atė tė vendosė nė mėnyrė tė tillė qė shėn Naumi ti jepej Shqipėrisė, edhe nėse Protokolli i 1913-ės nuk ia kishte dhėnė tashmė asaj. Vendimi i 9 nėntorit 1921 pėrmban njė fjali tė rėndėsishme. Ajo pėrcakton njė qėllim qė duhej arritur dhe thotė: Duhet tė sigurohen, nė rrėzė tė liqenit tė Ohrit, komunikimet ekonomike midis Elbasanit dhe Korēės.
Nė rrėzė tė liqenit tė Ohrit, shprehje shumė e pėrgjithshme, qė nuk e kufizon territorin e dhėnė Shqipėrisė me dhėnien e njė pike speciale, por qė pėrfshin njė bashkėsi tė tėrė krahinash, brenda sė cilės duhet arritur njė rezultat i caktuar. Duhet siguruar liria e komunikimeve midis Elbasanit dhe Korēės. Por kjo rrugė kalon nga Pogradeci, dhe Pogradeci dhe rruga gjenden poshtė manastirit tė Shėn-Naumit. pra, nėse Shėn-Naumi nuk i jepej Shqipėrisė, rruga do tė ishte nėn zjarrin e pushtuesve tė Shėn-Naumit, dhe ky rezultat do tė ishte krejtėsisht i kundėrt ,e formulėn e pėrgjithshme tė pėrdorur me kujdes nė vendimin e 9 nėntorit 1921.
***
Zotėrinj, pėrballė kėtyre argumenteve tė ndryshėm, serbėt, kroatėt dhe sllovenėt nuk mund tė nxjerrin veēse njė konsideratė kundėr Shqipėtarėve. Ėshtė njė argument i thjeshtė fakti: ata gjenden nė Manastirin e Shėn Naumit.
Ky argument nuk ka asnjė vlerė. Beati possidentes, nga sa di unė, nuk ėshtė njė sentencė qė ka hyrė nė kėtė sallė gjyqi, dhe ka raste ku zotėrimi jo vetėm qė nuk ėshtė njė titull, por kthehet kundėr atyre qė e shprehin atė: kjo ndodh kur zotėrimi ėshtė ilegal, dhe nė kėtė rast kėshtu ėshtė: Mbretėria e Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve zotėron ilegalisht kėtė manastir, sepse, mos e harroni Zotėrinj-, njė zonė neutrale u krijua nga Konferenca e Ambasadorėve me vendimin e saj tė 4-5 prillit 1922. Tė gjithė elementet e armatosura duhej tė ishin tėrhequr nga kjo zonė neutrale. Kjo zonė neutrale pėrfshinte manastirin e Shėn- Naumit. Nė kundėrshtim me kėtė vendim, forcat serbo-kroate-sllovene gjenden akoma nė kėtė manastir.
***
Zotėrinj, i pėrfundova kėto shpjegime pėr gjatėsinė e tė cilave ju lutem tė mė falni. Duke pėrfunduar, do tė dėshiroja tė tėrheq vėmendjen tuaj mbi rėndėsinė e njė rishikimi. Nuk e kam fjalėn pėr pasojat reale; flas pėr pasojat nė fushėn e sė drejtės. Ēfarė do tė thoshte njė reformim i vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė 6 dhjetorit 1922? Nuk jam dakord ta quaj kėtė rishikim, sepse nuk do tė quhej rishikim nė kuptimin juridik tė termit; nuk do tė kishte asnjė fakt tė ri, gjė e domosdoshme pėr tė bazuar njė rishikim; nuk do tė kishte as pamjen e njė fakti tė ri me formėn e njė dokumenti tė ri.. Ky rishikim do tė ishte thjesht ndėrprerja e kontratės lidhur midis Palėve nė muajin tetor 1921 dhe tė cilat e kanė pėrfunduar dhe e kanė kryer mė sė miri nė 9 nėntor 1921. Ndėrprerja e kėsaj kontrate do tė kishte si pasojė qė tė gjitha Palėt tė rimarrin lirinė e tyre. Duke folur pėr lirinė e tyre, flas dhe e vendos veten vetėm nė aspektin e tė drejtės. Por cilat do tė ishin pasojat nėse Qeveria Shqiptare merrte sėrish lirinė e saj? Ajo do tiu kthehej ca pėrcaktimeve luftare tė dhimbshme qė janė bėrė kundėr saj. Ajo do tė mbrojė se edhe pse ka brenda kufijve tė saj njė milion banorė, ngelen jashtė tyre njė milion e tetėqind mijė banorė; ajo do tė kujtojė se ka pėsuar njė zvogėlim tepėr tė hidhur tė territorit kur njė vijė, e quajtur kufitare, ndau Shqipėrinė nga territoret qė pėrmbajnė njė tė gjashtėn e sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė Shqipėrisė tė 1913-ės dhe pėrreth 150.000 banorė. Ajo do tė kėrkonte tė rishikohen vendimet nė lidhje me Dibrėn dhe me pika tė tjera, tė cilave ajo iu jep njė rėndėsi tė madhe. Tė gjitha kėto pasoja tė rėnda qė do tė shkaktoheshin nga njė rishikim i vendimit tė 6 dhjetorit 1922 u kuptuan shkėlqyeshėm nga njė numėr komisarėsh dhe nga qeveri tė ndryshme tė cilat i dhanė mbėshtetjen e tyre tezės shqiptare nė broshurėn qė ju keni para jush.
Shqipėria ėshtė krenare pėr homazhet e drejta qoi bėhen urtėsisė dhe shpirtit tė saj tė drejtėsisė. Sidomos, ajo regjistron si njė titull lavdie lėvdatėn qė iu dha nga lordi Robert Cecil para Asamblesė sė Lidhjes sė Kombeve nė 2 tetor 1921, dhe tė cilėn ju do ta gjeni nė faqen 114 tė broshurės suaj. Por meqė ajo pajtohet me tė drejtėn, ajo mendon me tė drejtė se mund tė shpėrblehet. Pėr kėtė ėshtė e paēmueshme pėr Shqipėrinė tė gjendet para jush, Zotėrinj, qė i thoni Botės tė drejtėn, tė drejtėn e njėjtė pėr tė dobėtin ashtu si dhe pėr tė fortin.
Marrėveshja e Zogut me jugosllavėt
T. Anereti nė Konsullatėn Italiane nė Durrės, i drejtohet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Romė
Durrės,9 janar 1925
Reservate
Ministrisė sė Jashtme
Akord sekret midis Pashiē dhe Ahmet bej Zogut.
Person i autorizuar dhe nė gjendje qė mund tė jetė shumė mė mirė i informuar mė ka sjellė nė mėnyrė krejt rezervate, kopjen e akordit, qė kam nderin tė transmetoj, qė ishte bėrė nė gusht 1924, midis Ahmet bej Zogut, qė ish atėherė refugjat nė Belgrad, dhe Presidentit Pashiē, nė relacion tė ndihmės qė ngarkohesh pėr tė dhėnė Qeveria Jugosllave pėr tė sjellė nė fuqi z. Ahmet bej Zogun.
Akordi ka cilėsinė e autenticitetit. Nė ekzekutimin e saj pamvarėsisht nga Ahmet bej Zogu kishte ose jo shpirtin e zotrimit dhe pėrveē disa pikave tė posaēme qė u kryen, nuk janė paraqitur rrethana tė favorshme nga shkaku i shpejtėsis pėr tė cilėn, nėpėrmjet akordit midis R. Qeveris dhe atij tė z. Ahmet bej Zogut, ėshtė neutralizuar fillimi i epėrsisė jugosllave. Me gjith atė, kjo mund tė shpjegoj aksionin e balancimit midis nesh dhe jugosllavėve, tė ndjekur nė kėto kohėt e fundit nga Presidenti i Republikės.http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...katen-e-hages/
Krijoni Kontakt