Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 163
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Po ti more Enver i kuq, e di ti kush doli ne Durres per te luftuar armikun? E di ti kush e rroku i pari pushken kundra Italianit ne Durres? Do thuash Mujo Ulqinaku? Keshtu te ka mesuar Enveri yt i dashur e?

    Lexoje pra ta mesosh mire, ti e kushdo tjeter. I pari qe rroku armet ishte Abaz Kupi. Ai doli i pari dhe organizoi rezistencen ne Durres.

    Abaz Kupi ishte dhendri i Lal Krosit, njeriut qe rriti mbretin Zog, dhe nje nga njerezit me te afert te Zogut.

    Keshtu pra, or bolshevik i kuq.
    Ti rrofsh qe me vlereson aq larte , por une nuk i vij as tek maja e thoit Enverit ! Une nuk po ta dal dot ty dhe jo me pastaj te bej si Enveri qe ju vuri te gjitheve perpara deri tek Inglizi , greku , talani apo edhe amerikani ! Uuuu dale se harrova Rusin dhe Jugosllavin , kete mikun tuaj per koke !

    Po cfare flet more......! Kush ia mohoi Bazit te Canes ....?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 13-09-2012 mė 18:04

  2. #62
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Ti rrofsh qe me vlereson aq larte , por une nuk i vij as tek maja e thoit Enverit ! Une nuk po ta dal dot ty dhe jo me pastaj te bej si Enveri qe ju vuri te gjitheve perpara deri tek Inglizi , greku , talani apo edhe amerikani ! Uuuu dale se harrova Rusin dhe Jugosllavin , kete mikun tuaj per koke !

    Po cfare flet more......! Kush ia mohoi Bazit te Canes ....?
    edhe mujo ulqinaku, edhe bazi i canes, te dy shqiptare, i vune pushken italianit, keto gjera dihen boterisht ...

    po shoki enver si e priti pushtimin italian ... ēfare po bente ne prill, qershor, korrik, gusht ... dhjetor 1939 e 1940 kundra faēizmes italiane?

    apo nuk kishin ardhur akoma udhezimet nga kominterni dhe shoket anti-kosovare jugosllave nuk e kishin hapur lojen ...

  3. #63
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Mazoleun.. dhe duhet paguar nja 100 rus qe ta ruajne.. se nuk i dihet, mund te kete ndonje pasardhes Gurakuqi, Prishtina, Curri.. etj(tradhetar mo), qe mund te shkojne e t'ja ndyejne..
    Po edhe Pashiqin s'mund ta harrojme krejtesisht, nje permendore sado te vogel afer ose brenda mazoleut per meriten dhe zgjedhjen e mire qe ka bere, kur pat zgjedhur zogollin..
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anėtarėsuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    Mazoleun.. dhe duhet paguar nja 100 rus qe ta ruajne.. se nuk i dihet, mund te kete ndonje pasardhes Gurakuqi, Prishtina, Curri.. etj(tradhetar mo), qe mund te shkojne e t'ja ndyejne..
    Po edhe Pashiqin s'mund ta harrojme krejtesisht, nje permendore sado te vogel afer ose brenda mazoleut per meriten dhe zgjedhjen e mire qe ka bere, kur pat zgjedhur zogollin..
    Ska nevojė tė vijnė rusėt , vijnė kumbarėt e tij nga beogradi tek tė cilėt u strehua gjat revolucionit tė qershorit dhe me ndihmėn e tė cilėve u kthye nė pushtet. Pataj ka mjaft legena forumista , si puna e brarit tė cilėt do ta ruanin me nder ( krahas shkieve ) mauzo.m.utin e zogut....

  5. #65
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    edhe mujo ulqinaku, edhe bazi i canes, te dy shqiptare, i vune pushken italianit, keto gjera dihen boterisht ...

    po shoki enver si e priti pushtimin italian ... ēfare po bente ne prill, qershor, korrik, gusht ... dhjetor 1939 e 1940 kundra faēizmes italiane?

    apo nuk kishin ardhur akoma udhezimet nga kominterni dhe shoket anti-kosovare jugosllave nuk e kishin hapur lojen ...
    Enveri gjate kohes qe shiste cigare, merrej dhe me hartimin e "pllanit" per lirimin e komunistit Miladin Popovic nga burgu, se i duhej per te zhvilluar mbledhjen e partise.

    Sot me ka pelqyer deri diku Majko, megjithese ende edhe ai ka frike qe te shprehet lirshem, sepse i dalin neser Braēja, Xhelal Gjeēovi dhe Xhufi dhe ja nxijne fytyren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-09-2012 mė 14:51

  6. #66
    Citim Postuar mė parė nga Orteku Lexo Postimin
    Ska nevojė tė vijnė rusėt , vijnė kumbarėt e tij nga beogradi tek tė cilėt u strehua gjat revolucionit tė qershorit dhe me ndihmėn e tė cilėve u kthye nė pushtet. Pataj ka mjaft legena forumista , si puna e brarit tė cilėt do ta ruanin me nder ( krahas shkieve ) mauzo.m.utin e zogut....
    Cudi me 42 shkrime dhe po e njeh aq mire Brarin!?

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    Mazoleun.. dhe duhet paguar nja 100 rus qe ta ruajne.. se nuk i dihet, mund te kete ndonje pasardhes Gurakuqi, Prishtina, Curri.. etj(tradhetar mo), qe mund te shkojne e t'ja ndyejne..
    Po edhe Pashiqin s'mund ta harrojme krejtesisht, nje permendore sado te vogel afer ose brenda mazoleut per meriten dhe zgjedhjen e mire qe ka bere, kur pat zgjedhur zogollin..
    Pooo ketu ke te drejte ! Edhe Pashiqit duhet t'ia ngrejme nji permendore ! Me matematike i bie qe t'ia ngrejme edhe me te madhe se vete Zogut , sepse ai ishte Komandanti i Zogut ! Ai e solli ne pushtet me bandat serbe dhe bielloruse , ai i kerkonte llogari dhe kishte te drejten e miratimit te nepunesve te shtetit shqiptare , ai kishte nen komande "ushtrine serbo-bjelloruse" shqiptare !

    Mendoje , Zogu i fali territore dhe prape nuk ndjehej i shlyer me Komandantin !

    Per hater te tij Zogu , vrau Bajram Currin , Hasan Prishtinen , trajtoi si qen dhe perndoqi Shota Galicen etj etj vepra patriotike serbe !

    Prandaj i takon ti bejme Pashiqit nje permendore me te madhe se te Zogut !

    Ndersa kur t'i bejme permendore Saliut , permendore me e madhe dhe me e larte i takon t'i behet Milosheviqit ! Ja ketu mu ne zemer te Tiranes dhe Prishtines !

    Do ta bej vete propozimin sapo te vdese Saliu !

    Kur te germojne pastaj pasardhesit tane ne keto "qytetrimet" tona (ne rast se do te mbeten pasardhes) te thone se Shqiperia ka qene nje fshat serb !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 15-09-2012 mė 10:32

  8. #68
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Pėllumb Xhufi: Ahmet Zogu, mė mirė rob se dezertor

    Pėllumb Xhufi: Ahmet Zogu, mė mirė rob se dezertor

    Pėllumb Xhufi ka shumė punė sot me shtypin shqiptar. Historiani e politikani i njohur merr thuajse ēdo ditė kėrkesa nga gazetat dhe televizionet, pėr tė komentuar ngjarje historike apo debate tė caktuara rreth tyre. Dhe 100 vjetori i Pavarėsisė e ka nxitur nė maksimum diskutimin rreth figurave, ngjarjeve e zhvillimeve historike tė sė shkuarės. Nė kėtė intervistė Xhufi replikon me ish-kryeministrin Majko, analizon rolin dhe vendin e Zogut nė historinė e shekullit tė shkuar dhe komenton procesin e rishikimit tė historisė dhe pėrgatitjet pėr pėrvjetorin e Pavarėsisė.


    Nga Skėnder Minxhozi, Java

    Zoti Xhufi, si e konsideroni daljen mė tė fundit publike tė politikanit tė lartė socialist Pandeli Majko, nė mbrojtje tė Ahmet Zogut. A ėshtė e saktė tė futet edhe ky qėndrim nė procesin e rivlerėsimit tė historisė qė po debatohet me forcė kėto kohė, apo ėshtė njė lajthitje e momentit?

    Sigurisht , deklaratat e zotit Majko nuk janė ato tė njė njeriu tė informuar, megjithatė nuk mund tė trajtohen si njė “lajthitje”, dhe si tė tilla tė arkivohen. Pandeli Majko ėshtė njė personazh publik, njė pėrfaqėsues nė zė i sė majtės, ish-kryeministėr, dhe nė kėtė kuptim fjalėt e tij rėndojnė. Mesa di, zoti Majko nuk u ėshtė pėrgjegjur deri mė tani grishjeve tė zotit Berisha, pėr t’u pėrfshirė edhe ai nė aksionin e ‘rishkrimit” tė historisė. Nuk e ka bėrė kėtė as kur Kryeministri ka vjellur vrer ndaj figurave madhore tė historisė sonė kombėtare dhe tė sė majtės historike, si Fan Noli, Qemal Stafa etj.
    Por ja, papritur, ai futet nė debatin e provokuar nga Berisha, mbi rolin e mbretit Zog, duke magjepsur kėtė tė fundit e duke shushatur gjithė tė tjerėt. Nėse zoti Majko, pas kryeministrit, paska zbuluar njė vokacion zogist, do kishte qenė mė e udhės tė ishte shprehur pėr disa merita pėrgjithėsisht tė njohura e tė pranuara tė Zogut, siē ishte roli pėr konsolidimin e shkollės kombėtare, pėr krijimin e njė administrate tė rregullt, pėr vendosjen e rendit pas vitesh anarkie (autor i sė cilės ishte shpesh vetė Zogu), e pėrshtatjes sė njė legjislacioni tė pėrparuar (paēka se ligjin, nė fund tė fundit, e bėnte Lalė Krosi).
    Pra, me rezervat e duhura, arritje tė tilla lidhen padyshim me regjimin e mbretit Zog. Problemi ėshtė se zoti Majko ka vendosur t’i befasojė tė gjithė, madje edhe vetė zotin Berisha, duke zbuluar virtytin pikėrisht aty ku ndodhet vetėm vesi: merr nė mbrojtje (edhe nė veshjen e juristit!) aktin mė tė turpshėm e burracak tė Ahmet Zogut, atė tė ikjes sė tij nga Shqipėria nė 7 prill 1939, pasi kishte ēarmatosur e demotivuar ushtrinė dhe popullin e vet dhe pasi kishte plaēkitur edhe florinjtė e arkės sė shtetit. Zoti Majko, me sigurinė e zakonshme, arsyeton se ikja e Zogut ishte i vetmi akt juridik, qė do mund tė vėrtetonte se Shqipėria ishte vend i pushtuar! Ēudi, e para herė qė dėgjoj qė “ikja” qenka njė akt juridik i domosdoshėm dhe i pazėvendėsueshėm pėr tė “ēertifikuar” pushtimin! Nė kėtė logjikė, Zogu do ishte treguar mė i menēėm, nė rast se s’do kishte ikur, por do i kishte pritur italianėt nė Pallatin Mbretėror e do nėnshkruante me ta “aktin juridik” tė pushtimit, njėlloj sikurse nėnshkroi aktin e martesės, nėn “ēertifikimin” sovran tė Kontit Ciano. Nė fund tė fundit, s’kishte pse t’ua linte kėtė nder “armiqve” tė tij, Shefqet Verlacit e Mustafa Krujės me shokė. Sigurisht, do trajtohej si rob lufte. Por si ish-ministėr i mbrojtjes, zoti Majko duhet ta dijė qė nė kohė lufte vlerėsohet shumė mė tepėr luftėtari qė bie rob, sesa luftėtari qė dezerton. Mė tej, njėlloj si zoti Berisha kur shan tė gjithė Toptanėt pėr tė shpėtuar Esadin e tij, edhe z. Majko i shan nga pak tė gjithė mbretėrit e Evropės, pėr tė shpėtuar Zogun e tij. Nė fund tė fundit, thotė ai, tė gjithė mbretėrit e Evropės “ia mbathėn”.
    Jo, zoti Majko! Mbretėrit, princėt dhe kontėt e vėrtetė tė Evropės, kanė qenė nė ballė tė ushtrive e tė popujve tė tyre, sa nė Luftėn e Dytė Botėrore, aq edhe nė Luftėn e Parė e nė tė gjitha luftrat. Kėshtu ua donte ndera dhe sėra. Nuk di tė rrėfej ndonjė “bėmė” tė jashtėzakonshme tė mbretėrve tė Evropės. Por, kam mėsuar diēka pėr mbretėreshėn e Hollandės, Vilhelminėn, nga ditari i mbretit tė Anglisė, Xhorxhi VI. Ky rrėfen se ēdo natė, gjatė operacionit nazist pėr pushtimin e Hollandės, kjo zonjė i prishte gjumin pėr t’i kėrkuar armė, avionė e ushtarė, e bindur se populli i saj do ta mposhtte agresorin. Nuk pranoi tė largohej nga Hollanda, deshi tė flijohej bashkė me ushtarėt e fundit tė saj, dhe do ishte flijuar vėrtet, sikur njė komando angleze mos ta kishte evakuuar gati me dhunė nė Angli. Ē’tė them tjetėr, z. Majko mė detyron tė flas mirė edhe pėr “armiqtė tanė historikė”! Mbreti i Jugosllavisė, Pjetri, ishte vetėm 17 vjeē, kur hodhi poshtė diktatin e Hitlerit dhe pranoi plot dinjitet sfidėn e njė lufte tė pabarabartė e tė pashpresė, qė i kushtoi popujve tė Jugosllavisė viktima e shkatėrrime tė pafundme. Luftė e kotė? Mund tė jetė e tillė nga kėndvėshtrimi “kolaboracionist” i historisė, apo nga botėkuptimi i atij personazhi tė Gjergj Fishtės sonė, i cili pasi mbaroi lufta mburrej se i kishte bėrė gjėmėn pushtuesve tė huaj, “duke ua shitur kokrrėn e petullės pėr 10 groshė”! Por gjesti i atij mbreti ende tė mitur motivoi luftėn e popullit tė vet, dha njė provė dinjiteti e morali, qė i shėrbeu Jugosllavisė sa fitimi i 10 luftėrave ballkanike.
    Ē’tė them pėr sjelljen gjatė luftės sė dytė botėrore tė mbretėrve, princėrve e drejtuesve tė Anglisė, Belgjikės, tė vetė Greqisė: kryeministri i kėsaj tė fundit, Korizis, e pėrcolli nga zyra tragjedinė e vendit tė tij, dhe nė ēastin e mbramė, kur ushtari i parė gjerman hyri nė Athinė, i dha fund jetės me njė tė shtėnė revolveri. Larg qoftė, nuk dua tė them qė Zogu duhet tė kishte vrarė veten, sado qė thellė-thellė ndjej vetėm simpati pėr gjeste tė dėshpėruara, por dinjitoze, si ai i kryeministrit grek. Prej mbretit tonė do kisha pritur, tė paktėn, t’i mbahej fjalės qė kishte dhėnė nė prag tė agresionit fashist: tė kishte mbathur opingat e tė mbante ndezur ndonjė vatėr tė vogėl rezistence, diku nė malet e Shqipėrisė, qoftė vetėm njė muaj, qoftė vetėm njė javė. Nuk ka legjitimim mė tė mirė pėr njė vend tė pushtuar, sesa lufta pėr ēlirim.
    Por Zogu nuk ishte prej atyre qė luftonin. Pėrfaqėsonte kulturėn ikanake tė krerėve tradicionalė shqiptarė, qė nė vėshtirėsinė mė tė parė ia mbathnin dhe kėrkonin strehim politik sa nė Serbi, Mal tė Zi apo Greqi, nga ku pėrdoreshin kundra vendit e popullit tė tyre. Tė tjerė burra ishin ata qė i dolėn zot Shqipėrisė gjatė Luftės II Botėrore. Por, me sa duket, me ta z. Majko nuk i ka marrėdhėniet tė mira. Ndryshe nuk do mund tė shpjegohej, se pėrse ky drejtues i sė majtės shqiptare preket keq kur i kritikojnė Ahmet Zogun “ikanak”, dhe nuk bėzan fare kur Kryeministri anatemon tė rėnėt e Luftės, Qemal Stafėn, Heronjtė e Vigut, Vojo Kushin me shokė, kur pėrdhos vetė Luftėn Antifashiste Nacional- Ēlirimtare. Mesa duket hesht, sepse ėshtė duke reflektuar edhe pėr kėtė moment tė historisė sonė. Le tė presim, me ankth, pėrfundimet e kėtij reflektimi.

    Ka pasur njė listė figurash historike pėr tė cilat duket se ka njė ofensivė tė vėrtetė “sponsorizimi” nė kuadėr tė pėrvjetorit tė Pavarėsisė. Ahmet Zogu ėshtė ndėr tė parėt e kėsaj liste. Si e shihni kėtė operacion mediatik qė ka ndėrmarrė qeveria dhe historianė dhe media pranė saj?

    Fushata e rishikimit tė historisė, e shpėrthyer me furi nga vetė Kryeministri Berisha, ėshtė njė fushatė krejtėsisht politike, e dhunshme, konfuze e qesharake njėherėsh. Kujtoni vetėm ē’thoshte z. Berisha para 15 vjetėsh pėr Zogun e pėr Fan Nolin. I pari ishte njė “satrap”, i dyti njė vigan i lirisė. Mirėpo sot, zoti Berisha ka ndėrruar mendje dhe na mėson se Fan Noli, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi me shokė, ishin “bashibozukė” dhe “puēistė tė poshtėr”, qė i ranė nė qafė tė urtit Zog, “demokratit mė tė madh tė Ballkanit” , mirėpo ky reagoi mirė: u kthye (nga? si? me kė? me ēfarė?) dhe ua rrėmbeu pushtetin qė e kishte fituar “me zgjedhje tė lira e tė drejta”.
    Sipas Berishės sė kohėve tė para tė tranzicionit, i ndjeri ish-Presidenti Alia meritonte respekt pėr tė kaluarėn e tij si “komandant i njėsiteve tė mėdha partizane” dhe si njė komunist liberal, qė “i toleroi” zhvillimet demokratike. Por mė vonė, zoti Berisha zbuloi se ish-presidenti, qė e lanēoi nė politikė dhe qė ia la presidencėn paqėsisht e butėsisht, na qėnkesh krimineli mė i madh i planetit. Ndaj, i sajoi atij njė burgim tė parė, dhe nė prag tė 90-vjetorit i pėrgatiti edhe njė burgim tė dytė, nga i cili ish-presidentin e shpėtoi vetėm vdekja. Historia e “vlerėsimit” tė Ramiz Alisė, gjithsesi nuk mbaron kėtu. Sot qė ai s’ėshtė mė dhe nuk mund tė thotė ndonjė gjė tė pakėndshme pėr zotin Berisha, ky na zbuloka qė zoti Alia paska qenė shpirt njeriu, “sepse nė vitin 1991 nuk pranoi tė dėrgojė tanket tek studentėt”! Njė herė thotė qė Lufta Nacional Ēlirimtare ishte luftė e lavdishme, pastaj zbulon se ishte “luftė civile” e pastaj-pastaj rizbulon tek ajo faktorin “qė i bashkoi shqiptarėt me koalicionin antifashist, qė e shpėtoi Shqipėrinė nga coptimi i mėtejshėm dhe qė vuri nė rend tė ditės ēėshtjen e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė”! A ka burrė qė ta marrė vesh kėtė “interpretim berishian” tė historisė? A ka historian, sado vullnetmirė, qė ta ndjekė pas Kryeministrin nė kuturisjet e tij?
    Ndėrkohė, nė mes tė kėtij konfuzioni tė qėllimshėm, rrėzohen monumente tė vjetėr e ngrihen monumente tė rinj, grisen tekste tė vjetėr e shkruhen tekste tė rinj, shuhen emra tė vjetėr e shkruhen emra tė rinj. Dhe fėmijėt tanė mėsojnė se heronjtė shqiptarė tė Luftės II Botėrore janė individė si Isa Toska, Preng Previzi, Halil Alia e tė tjerė shqiptarė-mercenarė, qė e kanė shkrepur pushkėn vetėm pėr tė vrarė shqiptarė dhe vetėm kundrejt pagesės. Unė e them vazhdimisht: ajo qė do tė ushqejė kryeministri dhe shpura e tij laramane, ėshtė tė gjallėrojė instiktet dhe veset mė tė kėqia tė shoqėrisė shqiptare, njė stil e filozofi jetese, qė udhėhiqet nga parimi i heshtjes, i “laissez-faire”, i pėrshtatjes, i bubrrimit, i mercenarizmit e kolaboracionizmit.
    Ky gjak i keq ėshtė injektuar tek politika dhe politikanėt, dhe po pėrhapet me shpejtėsi nė ēdo pore tė shoqėrisė shqiptare. Nė njė atmosferė tė tillė tė korruptuar nga politika, nė kėtė vend kanė kaluar gjėma tė pathėna e tė padėgjuara: ėshtė shitur Shqipėria “me njė euro”, janė shitur toka, deti, qielli e madje edhe varret e shqiptarėve, mu ashtu siē kanė bėrė Esat Pashė Toptani dhe vetė Ahmet Zogu. Ja pėrse sot bėhen akoma mė tė padurueshme e tė patolerueshme “lajthitjet” e politikės opozitare, si ato qė pėrmendėm mė sipėr, ndėrkohė qė pritet qė ajo tė luajė rolin e vet si barrikadė e fundit pėrkundėr marrisė sė njė pushteti tė marrė e tė korruptuar.

    Si vlerėsoni pėrgatitjet e deritanishme pėr festimin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė? A i bashkoheni edhe ju mendimit se, ashtu si nė raste tė tjera festash historike, do tė kemi edhe kėsaj rradhe dy ceremoni: njėrėn nė Tiranė dhe tjetrėn nė Vlorė?

    Pėr fat tė keq, festimet pėr kėtė 100-vjetor unikal paralajmėrohen tė bėhen nė frymėn e filozofisė sė pėrēarjes. Festimet do tė zhvillohen nė dy skenarė tė ndryshėm, me pjesėmarrje e sigurisht edhe me repertor kundėrthėnės. Zoti Berisha dhe qeveria kanė paralajmėruar qė ky 100 vjetor do tė jetė 100-vjetori i Zogut: do ngrihen monumente, do shpiken mauzolera, do hapen ekspozita e do kėndohen hymne pėr atė dhe pėr “ikanakėt” e tjerė tė historisė sonė. Hė pėr hė, pėr figura si Fan Noli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Dom Kaēorri, Avni Rustemi e tė tjerė, do tė heshtet.
    Por nesėr edhe atyre do u kthejnė pėrmbys monumentet dhe varret. Nė kėto kushte, nuk ka fare rėndėsi se ēdo tė bėhet dhe si do tė jenė festimet e paralajmėruara nė Vlorė. Ato nuk do tė mundin tė kompensojnė apo tė neutralizojnė mungesat, idhtėsinė dhe frymėn revanshiste qė po i jep kėsaj ngjarjeje tė madhe qeveria e Tiranės.
    Mjerisht, ajo qė do tė ndodhė paskėtaj, do tė jetė njė ndarje e pėrēarje akoma mė e madhe e shqiptarėve mes vedit. Dikush e do, dikush e mbjell, dikush po e nxit me cinizėm e ligėsi edhe nė kėtė pėrvjetor tė papėrsėritshėm tė historisė sė tyre.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  9. #69
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ik mer Xhufke leshi,historian pese-lekesh do na tregosh ti Zogun ne.I degjuam perrallat tuaja per 65 vjet rresht dhe nuk i beson me njeri,me perjashtim te disa te semureve psiqik.. ik shiko familjen tende mos na caj shume arrat.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po flet orteku..
    i cili me djallezin e tij coj nji ortek me arkana tek kulla ku rrinte adem jashari me 40 gra e fmi..
    e pastaj orteki i cili e kish ba gati komunikaten coj e shpalli nder gazeta e ekrana.. e ai vet tuj nxe allatet nder rognerana e sheratana e mynshen gjenev hamburg ana..

    vollo..pse me genjeshtra ti..

    ti je cun i qut..
    gjej argumenta e fol..

    zogi e ka mbajt ne pllam dores shoten or mashtrus..
    i dha shpi e katandi.. i dha tok e parmend..fare vegla e flori e shkollat per tufen me fmi.. qe kish sjell e ngrata pi kosove bor e shi..

    kurse gjyshi yt kosovareve te ardhur ne koh te rankovicit u dha kanal cerm e biruca..

    tjeter..

    akoma sojet enveriste si ty o voli.. trumbetojn genjeshtren.. se..zogu shiti apo fali shen naumin..
    lexoni histori ju apo koka juaj nuku mban vec pallavrat me tetater kukllash..

    mir ti po dhe pleq enverist e permendin kte genjeshter..

    fal demokracise populli mesoi te verteten..(degjoni dhe ju enverucet e kosoves.. ju qe ja cuat arkanin der me der me mitraloz ne dore fmive e grave te pambrojtura te kosoves per b.olet e paskalgjinushit) se diplomacia zogiste hyri ne bisedime me jugosllavet qe te shkembehej manastiri sllavo bullgaro ortodoks i shen naumit me nje zone me disa fdhatra shqiptare ne veri..

    dhe u dha nje manastir dhe u futen ne teritor te shtetit ton ky grup fshatrash shqiptare.. sikurse vermoshi etj..
    pra u fitua ne truall plus ne popullsi..

    kurse per manastirin u la dhe mundesia qe shqiptaret besimtar ortodoks po dhe musliman te ken te drejt te shkojn ne manastir per te ushtruar fene apo per te bere lutje me shpresen se ky manastir sheron semundje etj..

    keto jan dokumentuar e vetem enverucet e ed rucet bejn sikur nuk din gje..

    tash per mauzeleumin..

    berisha gjun me cifte kot..

    ai e ka 40 metra larg nje mauzoleum qe ka kushtuar miliarda dollar.. qe ishin ather pikat e fundit te gjakut te ketij populli qe regjimi i enverit e la ne katastrof.. dhe berisha kto objekt shum te kushtushem e ka lene me apa deshire..ne dor te rrugacerise..

    le pastaj qe ai nuk gjen dot vend per muzeleumin.. sepse vendin e ka zene mafie beton fideli i ed rucit.. qe ka ndertuar aty ku duhej bere ky myzoleum.. nje super shemtire betoni 120 metra te larte..

    mjafton nje pavion muzeu historik qe te ndricohet epoka zogiste dhe boll..

    leri berish p.ordhet se ste le ty ed ruci te besh xhap..
    te erdhi tek kryeministria me nje falang kriminelesh e ti i hengre munė e sot ne biruc rri komandanti heroik i gardes qe mbrojti shtetin e ti berish nuk ke fuqi ta mbrosh ate trim nga nje kurve si ina rama.. nga nje horr vagabond tifoz futbolli e pijanec qe ma bere president.. e nga nje coban lekdushi (qe vazhdon drejton sfaciato fare sigurimin enverist dhe sot) qe ti tund dhembet qind her ne dite..

    ta rrahen me te mirin djal te pd-se..rusmajlin.. e u hengre munė dy banditve te rucit e klosit qe paraqiten si te persekutuar.. e nje dizaj dhe ty ta hodhen bomben me miell..per te te treguar se.. ty ste pjerdh kerkush..

    beni qejf o zhapiker khmer rruzh te edver ed rucit.. beni qejf..




    ..

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •