Ne nje interviste dhene per emisionin Arena, i moderuar nga gazetari Roland Qafoku, ish kryeministri Majko i eshte pergjigjur ne kete menyre njeres nga pyetjet qe i eshte bere:
Qafoku: Keni ndonjė figurė qė spikat nė kėto 100 vjet shtet dhe qė spikat nė bėrjen e shtetit shqiptar?
Majko: Nuk jam pėrpjekur qė tė gjej njė model, ka pasur momente qė i kam vlerėsuar jo nga mėnyra e administratės, por e akteve. Ne nuk kemi informacionin e plotė nė kėto 100 vjet qė t’i kemi ndenjur njė ministri apo kryeministri, apo njė burri shteti tek koka dhe tė vlerėsojmė ēfarė ai ka bėrė mirė apo keq. Mendoj se ka akte qė duhen vlerėsuar dhe p.sh, njė akt qė duhet vlerėsuar ėshtė ai i largimit tė Ahmet Zogut jashtė vendit nė pushtimin e Italisė. Shumė historianė e kanė cilėsuar si akt tradhtie, por pėr mua, akti i largimit tė mbretit Zog ėshtė akti i vetėm juridik qė i tregonte botės sė Shqipėria ishte pushtuar nga Italia dhe duhet vlerėsuar me pozitivitet. Kėtė e tregojnė edhe eksperiencat e huaja tė mbretėrve tė tjerė. Kėtu ka njė hile, pasi njė pjesė e shoqėrisė shqiptare dhe e formacioneve antizogiste e pėrqafuan si pozitiv aktin e pushtimit nga Italia dhe pothuajse nuk flitet fare pėr deputetė qė kanė firmosur pėr dorėzimin e kurorės tė mbretit Zog, Italisė, dhe ky ėshtė krim shtetėror. Nuk po them qė kjo e zhvesh Ahmet Zogun nga tė metat e tij, por ky akt mendoj se duhet tė ndriēohet.
Krijoni Kontakt