ismail qemali shpalli pavarsin po qeveria e ismail qemalit pervec vlores me rrethina nuk kishte asni pushtet ne krahinat e tjera shqiptare lexo pak ma me kujdes cka ka dasht me than Albo
ja dhe historia e vertet e shen naumit
http://www.gazetastart.com/analiza/D...of8DI.facebook
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Derjans, shteti shqiptar ėshtė njohur si i tillė nga Lidhja e Kombeve nė 1913, ka ndonjė meritė Zogu pėr kėtė gjė??
jo
pervecse ishte nenshkrus si delegat si dhe luftoj ne mbrojtjen e kti shteti ne shkoder kunder serbomalazezve ne moshen 17 vjecare, i cili kishte nen komande mbi 5000 trupa matjan dhe dibran.
po a kishte shtet te mirfillt shqipria deri me 1920 kur u mbajt kongresi i lushnjes?
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Nga Xhelal Gjeēovi
Tek qėndrojmė tek kjo ēėshtje, tek trajtimi qė qeveria po u bėn figurave tė Pavarėsisė, nuk mund tė mos konstatosh njė prirje e njė pėrkujdesje tė veēantė, jo pėr Ismail Qemalin dhe bashkėpunėtorėt e tij, qė ngritėn flamurin dhe shpallėn pavarėsinė, siē duhet tė ishte e siē e meritojnė, por pėr Ahmet Zogun, njė figurė qė vjen pas tyre, nė kohė, por dhe nė kontribute, njė figurė e diskutueshme e me probleme, bile dhe nė ēėshtjen e pavarėsisė. Madje ato u paralajmėruan qė herėt nga kryeministri. Nė njėrin nga prononcimet e fillimvitit, ai deklaronte se kėtė vit, pra nė vitin e pavarėsisė, opinioni do tė njihej me disa tė vėrteta qė, sipas tij, i qenkėshin mbajtur tė fshehura nė tė kaluarėn, pėr arsyet qė dihen. Duke njohur natyrėn e kryeministrit dhe prononcimet e tij tė shpeshta mbi historinė, njė deklaratė e tillė kaloi pa u vėnė re, pra pa shumė vėmendje e komente, ndonėse nė vetvete ajo meritonte tė ndaleshe, pasi njoftimi pėr tė vėrtetat qė i qenkėshin fshehur opinionit, nuk ishte njė gjė e vogėl dhe ai nuk po vinte nga historianėt apo nga institucionet studimore, por nga politika e nga politikanėt, gjė e pazakonte kjo pėr njė vend demokratik. Ndėrkohė dhe denoncimi po bėhej me shumė vonesė, pas gati ēerekshekulli nga pėrmbysja e sistemit tė kaluar. Dukej qartė se diēka po luhej, diēka po pėrgatitej, nė prapaskenė nė kuliset e politikės. Shpejt do tė merrej vesh se fjala ishte pėr ish- mbretin, por dhe pėr figura tė tjera tė sojit tė tij, bile dhe pėr Esat Pashė Toptanin! Vetė kryeministri do tė deklaronte nė njėrin nga prononcimet e tij, se, ish-mbretit tė shqiptarėve, kėtij personaliteti tė jashtėzakonshėm, siē e cilėsonte ai, i qenkėsh ngrėnė haku, se ai nuk paska pasur trajtimin e vlerėsimin e duhur nė histori, pėr shkaqe qė dihen, prandaj ishte e domosdoshme qė ai tė rivlerėsohej, tė vihej nė vendin e duhur, nė vendin qė meriton. E kishte vallė seriozisht kreu i qeverisė? Njė vlerėsim i tillė mund tė bėhej nė fillim tė viteve 90-tė, kur sapo qe pėrmbysur sistemi i kaluar, por jo tani, pas gati njė ēerekshekulli. Nuk e dinte vallė ai, nuk ishte i informuar, nuk kishte lexuar gjė nga botimet historike nė kėto vite postkomuniste, nė shumicėn e tė cilave ai ka qenė dhe nė krye tė shtetit? Nuk i ka parė ai ndryshimet e bėra nė trajtimin e kėsaj figure? Kjo sigurisht ėshtė punė e tij, por jo vetėm e tij, pasi ky opinion e ky preokupim i kreut tė qeverisė do tė shprehej, do tė vinte nė lėvizje strukturat e shtetit, bile pa vonesė, nė rastin mė tė parė, nė rastin e vendimit pėr ngritjen e shtatoreve pėr disa figura tė pavarėsisė. Nė opinionin publik bėri pėrshtypje fakti qė, nė pėrzgjedhjen e bėrė nė kėtė rast, krahas shtatores sė Ismail Qemalit, njė figurė e padiskutueshme nė kėtė ngjarje dhe Hasan Prishtinės, njė tjetėr patriot i madh, veprimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur direkt me shpalljen e pavarėsisė, ishte dhe ajo e ish-mbretit, qė nė momentin e shpalljes sė pavarėsisė ishte vetėm 17 vjeē; e qė para pak kohe pėr tė ishte ngritur njė shtatore e tillė nė qendėr tė Burrelit, vendlindjen e tij. Ndėrkohė qė, figura tė mėdha, me kontribute reale nė ēėshtjen e pavarėsisė, si Luigj Gurakuqi, njė patriot e demokrat i shquar, krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė ngritjen e flamurit, por dhe ndėr protagonistėt kryesorė nė ngjarjet qė i paraprinė dhe e pėrgatitėn shpalljen e pavarėsisė, po injoroheshin, po liheshin mėnjanė, sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė. Se kush e pėrse ishte i interesuar qė kjo figurė e shquar e patriotizmit tė mėnjanohej, tė lihej nė hije, kjo tashmė dihet ose merret me mend. Por, pėrgjegjėsia nė kėtė rast ėshtė e qeverisė, e cila pėr tė arritur disa synime e pėrfitime tė ēastit, sigurisht politike, priret nga e keqja e jo nga e mira; ofron e lartėson tė keqin e jo tė mirin, pasi nė horizont shikon zgjedhjet, mendja i rri tek votat. Nė kėtė vėshtrim, lidhjet me tė keqen janė tė pashmangshme, madje nė njė farė mėnyre, natyrore, jetike. Veē kėsaj, e mira sarrihet lehtė, e keqja po; e mira tė bėn hije, tė lė nė hije; e keqja jo. Duhet tė jesh i mirė qė ti qasesh tė mirės; duhet tė jesh i fisshėm, qė ta kuptosh, ta njohėsh e ta ēmosh tė fisshmin. Nė kėtė rast, sigurisht nuk vijnė nė shprehje cilėsitė personale, megjithėse edhe ato kanė rėndėsinė e tyre, por nė radhė tė parė ato politike; ėshtė tipi i shtetarit, modeli i qeverisjes qė tė ofron njėri apo tjetri, qė tė shtyn drejt njėrit ose tjetrit. Nė kėtė vėshtrim, pėrzgjedhja e bėrė nė kėtė rast, nuk ėshtė e rastit. Qeverisja e sotme, nė disa aspekte, nuk ėshtė larg asaj tė ish-mbretit. Kundėrshtarėt politikė trajtohen nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė njėjtin kut, por sot nuk ka kushte pėr tė kaluar nė ekstrem, me likuidimin e tyre, siē bėnte Zogu. Korrupsioni, si atėherė, edhe sot vazhdon tė jetė i pranishėm nė tė gjitha nivelet e qeverisjes. Votat vidheshin nė atė kohė, vidhen edhe sot. Shėn Naumi nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga dhėnia e territoreve ujore fqinjit tė jugut, e kėshtu me radhė. Modelet pra janė tė ngjashme, frymėzohen nga e njėjta logjikė, logjika e pushtetit, e marrjes ose e mbajtjes sė pushtetit, me ēdo kusht e me ēdo ēmim. Mirėpo, kėto praktika, kėto modele nuk i njohin e nuk i ofrojnė, as Gurakuqi dhe as Ismail Qemali. Ato ti ofron e ti mėson ish-mbreti. Kėtu duhen kėrkuar dhe shkaqet pėrse politika i referohet atij, e ngre lart atė, mbretėrinė e tij tė stisur, duke e paraqitur madje si model qeverisjeje, paēka se realiteti ėshtė ndryshe dhe skish si tė mos ishte, kur ke parasysh qė vendi qeverisej nga njė klasė injorante dhe xhahile, pjesė e sė cilės ishte dhe ai vetė. Kujdesi dhe preferenca pėr mbretin do tė vazhdonin tė shfaqeshin dhe gjatė punės me shtatoret; bocetet pėr shtatoren e Ismail Qemalit dy herė radhazi u refuzuan nga komisioni dhe u rikthyen pėr rikompozim e ripunim, pasi mesa duket nuk plotėsonin kėrkesat, nuk e pasqyronin siē duhet kėtė figurė tė madhe kombėtare. Pėr ish-mbretin, larg qoftė, mund tė ndodhte kjo? E ndodhur, mesa duket, para kėsaj situate, para kėtij dėshtimi, komisioni pėr kremtimin e pavarėsisė vendosi tė merrej shtatorja qė ndodhet nė Muzeun Historik Kombėtar e tė vendoset nė sheshin e caktuar pėr kėtė figurė. Mirėpo kjo, mesa duket, nuk e zgjidh problemin, nuk e mbulon dėshtimin. Autorėt, qė kur nisin punėn pėr njė vepėr arti, kanė parasysh dhe destinacionin, vendin ku do tė vendoset. Vepra dinjitoze e Odise Paskalit ėshtė bėrė pėr tė qėndruar aty ku ėshtė, nė Muze; prandaj kjo lėvizje nuk ėshtė parė si zgjidhje, tė paktėn jo si zgjidhja mė e mirė.
Zhvillime e qėndrime tė tilla sigurisht nuk mund tė kalonin lehtė, nuk mund tė kalonin pa u vėnė re. Pėrballė tyre, ndryshe nga Shkodra, pushtetarėt lokalė tė Vlorės dhe intelektualėt e kėtij qyteti e morėn vetė nė dorė trajtimin e figurės sė Ismail Qemalit, kėsaj figure tė madhe kombėtare, ndaj sė cilės Vlora ka,sigurisht, obligime e ndjesi tė veēantė, duke mos e lėnė atė vetėm nė dorėn e qeverisė, nė mėshirėn e saj. Iniciativa pėr tė ngritur nė Vlorė njė tjetėr shtatore, dinjitoze sigurisht, siē e meriton njė figurė e tillė, ėshtė pėr tu pėrshėndetur dhe kryeministri bėri mirė qė e pėrgėzoi dhe e mbėshteti. Por vetėm kjo nuk mjafton. Do tė ishte mirė qė tė rishikohej pėrgjithėsisht trajtimi qė po u bėhet figurave tė pavarėsisė, e nė kėtė kuadėr dhe qėndrimi ndaj ish-mbretit Zog. Nė kėtė ēėshtje, qeveria do tė ishte mirė ti pėrmbahej tė paktėn shqetėsimit tė shprehur para pak kohe nga kryeministri, qė me figurat historike, me trajtimin e tyre duhet bėrė kujdes, tė tregohemi tė matur e tė mos e teprojmė, pasi teprimi, nė asnjė kohė e nė asnjė rrethanė nuk i bėn mirė historisė, por as vetė figurave qė u atribuohen. Aq mė shumė qė nė kėtė ēėshtje ky vend ka dhe pėrvoja jo tė mira. Mirėpo, ndėrsa pritej qė pas kėsaj, tė shikojmė njė reagim e njė qėndrim tjetėr, del vendimi pėr ndėrtimin e mauzoleut pėr Nėnėn Mbretėreshė, me tė gjitha anekset dhe takėmet pėrkatėse, sikur ky vend tė ishte akoma mbretėri. Me tė drejtė, nė njė shkrim para pak ditėsh nė njė tė pėrditshme, shtrohej pyetja Ēfarė lidhjeje ka Nėna Mbretėreshė me pavarėsinė?. Natyrisht, kurrfarė lidhjeje! Edhe vetė Ahmet Zogu po tė ishte gjallė nuk besoj se do ta bėnte kėtė, nuk do ti provokonte nė kėtė mėnyrė njerėzit, aq mė tepėr qė sot, edhe mbretėritė e vėrteta, tradicionale, e jo mė mbretėria jonė e stisur, qė e mbylli historinė ashtu siē e mbylli, qė mė 7 prill 1939, kanė hequr dorė nga gjėra tė tilla tė vjetra, arkaike, ndikime tė kulturės fetare tė Lindjes, tė pėrdorura dhe nė regjimet komuniste. Njė qėndrim i tillė, jashtė traditės sonė, fetare e qytetare, nuk mund tė mos revoltojė qytetarėt e kėtij vendi, tė cilėt kanė sot halle e preokupime tė tjera, prandaj dhe nuk duan tia dinė pėr mbretin e pėr mbretėreshėn. Por ata nuk mund tė jenė indiferentė ndaj shpenzimeve qė do tė bėhen nė kėtė rast, tė cilat nuk mbulohen nga Oborri Mbretėror, as nga oborri i qeverisė, por nga taksapaguesit shqiptarė. E pėrse? Pėr kė?, pėr ēfarė?!! Pėr gjėra tė tilla pa vlerė, nė njė kohė qė vendi ėshtė nė krizė dhe shumica e njerėzve nuk kanė punė, nuk kanė me se tė ushqejnė kalamajtė. Pushtetarėt, tė shkėputur nga realiteti, kujtojnė se shqiptarėt janė tė lumtur e jetojnė siē jetojnė familjet dhe fėmijėt e tyre. Ata janė verbuar deri nė atė shkallė sa nuk e shikojnė nė sy realitetin, i cili po bėhet ēdo ditė e mė i frikshėm.
Ndėrkohė kryeministri nuk lė rast pa folur pėr ish-mbretin, pa vėnė nė dukje meritat e tij. Kėtė e bėri dhe nė takimin me ministrin e Jashtėm tė Izraelit, tė cilit i deklaroi se ishte mbreti shqiptar ai qė u hapi rrugėn ardhjes sė hebrenjve qė ndiqeshin nga regjimi nazist. Ishte pra zemėrgjerėsia e mbretit e jo humanizmi i popullit, i qytetarėve shqiptarė, qė i strehuan e i mbrojtėn hebrenjtė, duke marrė mbi vete rrezikun e njė veprimi tė tillė edhe atėherė kur filloi lufta dhe mbreti iku nga vendi, duke lėnė qytetarėt e vet, e bashkė me ta dhe hebrenjtė nė mėshirėn e fatit. Kryeministri besoj e di qė hebrenjtė e vendosur kėtu u inkuadruan nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare dhe morėn pjesė nė luftėn me armė nė rreshtat partizane; asnjė prej tyre nuk shkoi nė organizatat nacionaliste, tė paktėn nė Lėvizjen e Legalitetit, njė lėvizje mbretėrore, qė tia shpėrblenin mbretit pėrkujdesjen e treguar pėr ta. Kjo, sigurisht e ka shpjegimin, ka domethėnien e vet. Hebrenjtė, ndryshe nga mbreti shqiptar, ishin antifashistė tė vendosur dhe tek Lėvizja Nacionalēlirimtare ata shikonin njė lėvizje serioze, tė vetmen lėvizje tė angazhuar realisht nė luftė kundėr nazi-fashizmit, ēka pėrbėnte dhe sigurinė pėr jetėn dhe tė ardhmen e tyre.
Sinqerisht nuk arrij tė kuptoj ēėshtė gjithė kjo dashuri, gjithė kjo pėrkujdesje pėr Ahmet Zogun; ėshtė vallė e sinqertė? Apo ēėshtje konjukturash, ēėshtje interesash?. Njė zot e di se ēfarė fshihet realisht prapa qėndrimeve e manipulimeve tė tilla me historinė e vendit. Cili ėshtė skenari, ēfarė paralajmėron e ku do tė na ēojė kjo? Kur shtroj kėto pyetje, kam parasysh se pak vite mė parė, kryeministri kishte mendim e vlerėsim tjetėr pėr ish-mbretin. Nė pėrvjetorin e Revolucionit tė Qershorit ai fliste me superlativa pėr Fan Nolin, kundėrshtarin e tij e pėr revolucionin qė udhėhoqi ai, si njė orvatje pėr tė pėrmbysur njė regjim mesjetar, obskurantist, qė kishte bllokuar vendin. Nė kėtė rast ai dėnonte rikthimin e mbretit, sidomos me mbėshtetjen e Beogradit. Pėrse ky ndryshim mendimi, kaq i shpejtė e kaq ekstrem? Pėrse ky trajtim i veēantė pėr njė figurė qė, pa mohuar dhe meritat qė ka, bart nė vetvete njė hipotekė tė rėndė nga e kaluara. Bile dhe nė ēėshtjen e pavarėsisė, pasi pikėrisht nė kohėn e sundimit tė tij, e sigurisht dhe pėr fajin e tij, pavarėsia, e fituar me pėrpjekjet e me sakrificat e brezave tė tėrė patriotėsh u shkėrmoq, u likuidua, pa filluar ende Lufta e Dytė Botėrore.
Momentet qė kalon vendi do tė sugjeronin e do tė kėrkonin qė nė trajtimin e figurave historike, pėrgjithėsisht, e sidomos tė figurave tė diskutueshme, siē ėshtė dhe ajo e ish-mbretit, tė behet kujdes, tė tregohet vetėpėrmbajtje, qė ato tė mos provokojnė e tė mos acarojnė njerėzit. Ēėshtje tė tilla delikate nuk mund e nuk duhet tė trajtohen vetėm nga njėra palė, nga qeveria e nga historianėt e rreshtuar me tė. Zgjidhjet e njėanshme, qė vijnė vetėm nga njėra palė, nuk janė kurrė as tė plota dhe as objektive, por tė njėanshme e subjektive. Nuk ėshtė aq e lehtė tė pėrzgjedhėsh se cilat figura historike meritojnė tu ngrihen shtatore nė kryeqytetin e vendit dhe as vendi ku do tė vendoset njėri apo tjetri. Kjo nuk ėshtė njė ēėshtje thjesht historike, por ėshtė dhe politike, e si e tillė, nuk mund tė kalojė aq lehtė. Me ndryshimin e kushteve, me ndėrrimin e mazhorancave qė nė demokraci ėshtė normale dhe e pritshme, ato mund tė pėsojnė ndryshime, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn, sidomos kur bėhen me nxitim, nėn efektin e emocioneve apo interesave tė ēastit, tė momentit. Qė tė mos ndodhė kjo, qė njė zgjidhje tė qėndrojė gjatė, ajo duhet tė pėrpunohet me kujdes, nė konsultim dhe me faktorėt e tjerė nė vend, qė tė miratohet nga shumica e shqiptarėve, e jo nga njė pjesė, madje e vogėl e tyre. Historia nuk ėshtė njė ēėshtje partiake, por kombėtare dhe askush nuk ka tagrin, nuk ka monopolin mbi tė. Nuk ėshtė asnjėherė vonė, qė gjėrat tė rishikohen me qetėsi, e pse jo dhe tė korrigjohen, duke evituar kėshtu pakėnaqėsi e polemika, qė nuk i bėjnė mirė as vetė figurės sė ish-mbretit. Siē thotė populli, Mė mirė vonė, se kurrė!.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=121117
Unė thjesht tė kujtova se kur ėshtė njohur Shqipėria si shtet me teritorin e sajė.
Sa pėr atė qė pyet se a kishte shtet tė mirfillt apo jo deri nė 1920-ėn preferoj ti pėrgjigjem me njė pyetje tjetėr:
- A ka pasur ndonjėher shtet tė mirėfilltė (me tė gjitha cilėsitė e njė shteti serioz) Shqipėria qė kur ėshtė njohur dhe deri sotė ??
ka qun ti shtet serioz?
un menoj qe ka pas. ndoshta me te meta por shtet ka pas edhe ka.
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
gelal gecovi or barak eshte ishte e do jet nje rrenacak historian kulish vullnetar servil i bllokqenve..
gjithmon mobilizohet si lejfen i zellshem i dokrrave te ppsh-se per te mbytur te vertetat qe dalin pas 90-tes e ketej.
pra nje verior dallkauk ne sherbim te bllokut..
si nje far tom doshi i bllokqenve por..per pun historie..
sa per temen..
Berisha merr shum persiper por a i ben dot se..
a do ta lejojn kulishet e bllokut te ngratin me ba pun te mira..
ki eshte problemi..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-09-2012 mė 21:45
keta mer Brar paskan qen te pandreqshem. Do duhet te kalojne edhe 30 vjet te tjera dhe ndoshta atehere do fillojne te ftillohen. Akoma i besojne propagandes 50 vjecare se gjoja Zogu paska shit Sh. Naumin kur ne kemi deshmine e personit qe u ngarkua per te zgjidhur ceshtjet e pambyllura te kufirit. Shqiperia dha 500 metra katror dhe mori 22 km katror me Sh. naumin. Keta vazhdojne i bien daulleve enveristo-sheho-kapiste.
Krijoni Kontakt