Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 163
  1. #11
    Komunizmi ja uli sa mundi emrin dhe tani i ngrihet ne qiell sate mundet. Po sikur ta lem thjesht aty ku i takon? Diku ne mes me te mira e te keqija.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ahmet Zogu nuk ka nevoje as per buste e as per mauzole. Ai ka nevoje qe e verteta historike e jetes, kohes dhe kontributit te tij ne formimin e shtetit shqiptar, te dali ne drite e te mesohet ne bankat e shkolles nga brezi i ri i shqiptareve. Edhe sot e kesaj dite, asnje historian shqiptar nuk ka dokumentuar sic duhet jeten e Ahmet Zogut, por kane qene te huajt ata qe kane shkruajtur per te. Une kam lexuar me shume per kohen e Zogut nga historiane londineze, se sa nga historiane shqiptare.

    Nuk mund te festosh 100 vjetorin e shtetit shqiptar e te mos zesh ne goje njeriun qe ndertoi shtetin i pari. Dhe eshte turp akoma me i madh kur mendon se festat do te behen ne kryeqytetin e Shqiperise qe ky njeri zgjodhi si kryeqytet dhe ishte qytetari i pare i tij.

    Asnje bashkekohes i kohes se tij nuk ka dhene kontribut me te madh se sa Ahmet Zogu ne formimin e shtetit shqiptar. Te gjithe e sulmuan ose ishin xheloze ndaj suksesit te tij, dhe shume pak paten kurajon ne fund te jetes se tyre qe te pranonin qe Ahmet Zogu beri shtet ne Shqiperi.

    Albo

  3. #13
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Edhe pse deri nė njė pikė tė caktuar veten e ndjej si monarkist prapė se prapė nuk do t'i krijoja mauzoleum njė "mbreti" i cili ka shitur territore shqiptare pėr t'u kurorėzuar si mbret. Mė pėrpara do t'i bėja mauzole mbretit tė parė shqiptar Princ Widit, edhe pse ishte njė mbret i instaluar nga tė huajt se sa Zogut i cili erdhi nė fronin mbretėror me ndihmėn e shkijeve. Dhe sa pėr rikthimin e "dinastisė" sė tij mbretėrore do tė shpresoja qė ata le tė vazhdojnė tė mirren me kontrabandė tė drogės sic e kanė traditė dhe tė rrinė aty ku janė dhe nėse vjen deri aty ku do tė kėrkohet rikthimi i institucionit monarkik le t'ia ofrojmė kurorėn pasuesve tė Skėnderbeut qė me tepėr e meritojnė kėtė titull se sa pasardhėsit tė njė marionete jugosllave.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anėtarėsuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ahmet Zogu nuk ka nevoje as per buste e as per mauzole. Ai ka nevoje qe e verteta historike e jetes, kohes dhe kontributit te tij ne formimin e shtetit shqiptar, te dali ne drite e te mesohet ne bankat e shkolles nga brezi i ri i shqiptareve. Edhe sot e kesaj dite, asnje historian shqiptar nuk ka dokumentuar sic duhet jeten e Ahmet Zogut, por kane qene te huajt ata qe kane shkruajtur per te. Une kam lexuar me shume per kohen e Zogut nga historiane londineze, se sa nga historiane shqiptare.

    Nuk mund te festosh 100 vjetorin e shtetit shqiptar e te mos zesh ne goje njeriun qe ndertoi shtetin i pari. Dhe eshte turp akoma me i madh kur mendon se festat do te behen ne kryeqytetin e Shqiperise qe ky njeri zgjodhi si kryeqytet dhe ishte qytetari i pare i tij.

    Asnje bashkekohes i kohes se tij nuk ka dhene kontribut me te madh se sa Ahmet Zogu ne formimin e shtetit shqiptar. Te gjithe e sulmuan ose ishin xheloze ndaj suksesit te tij, dhe shume pak paten kurajon ne fund te jetes se tyre qe te pranonin qe Ahmet Zogu beri shtet ne Shqiperi.

    Albo
    Duhet ti ngremi mauzole pėr kėto arėsye:

    E deboi Nolin nga vendi...
    Erdhi ne pushtet me ndihmen e Serbėve
    E shiti Shėn Naumin
    Vrau me dhjetra patriotė shqiptar
    I dha Italisė ,Shqipėrine me koncesion
    E sabotoi LNĒ...
    E vodhi arin e shtetit...
    ...edhe...edhe...
    ... Pėr tė gjitha "meritat" e tij , e meriton edhe nje lapidar mė tė madh se Kulla e Ajfelit...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Orteku Lexo Postimin
    Duhet ti ngremi mauzole pėr kėto arėsye:

    E deboi Nolin nga vendi...
    Erdhi ne pushtet me ndihmen e Serbėve
    E shiti Shėn Naumin
    Vrau me dhjetra patriotė shqiptar
    I dha Italisė ,Shqipėrine me koncesion
    E sabotoi LNĒ...
    E vodhi arin e shtetit...
    ...edhe...edhe...
    ... Pėr tė gjitha "meritat" e tij , e meriton edhe nje lapidar mė tė madh se Kulla e Ajfelit...
    ty em te dhan ni thes e mushke plot me rrena


    shpif shpif per 50 vjet dicka ka me met
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #16
    Deklarata e panjohur e Ahmet Zogut nė 1931: Korēa e Gjirokastra janė territore greke


    “Unė e pranoj qė realisht mbretėria e shqiptarėve ka pjesė greke. Si Korēa, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra ...”. Autori i kėsaj fjalie-bombė? Ahmet Zogu, dora vetė. Njė autor grek Kostas Maris, i cili citon njė intervistė tė Ahmet Zogut dhėnė nė 1931-shin e largėt gjatė njė udhėtimi drejt Vjenės nė gjendje tė sėmurė. Kostas Maris e ka botuar artikullin e tij ku citon intervistėn e Ahmet Zogut nė vitin 1931, rreth njė muaj mė parė. Shkruan autori grek: “Kjo deklaratėrrėfim duket kaq paradoksale e thėnė nga goja e vetė ish-mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogu, por ajo ėshtė botuar nė intervistėn e vetė Zogut pėr tė pėrditshmen greke “Elliniki” nė mars tė vitit 1931”.

    Rrethanat e intervistimit

    Rrethanat e marrjes sė kėsaj interviste janė vėrtet interesante. Gazetari grek qė ka intervistuar Zogun ishte njėherazi mik i tij i vjetėr dhe ata rastisėn tė dy bashkė nė tė njėjtin rrugėtim drejt Vjenės. Ahmet Zogu ishte nisur drejt Vjenės pėr t’u trajtuar nga ana shėndetėsore nė shkurtin e vitit 1931. Mari shkruan: “Mbreti shqiptar i dha tė njohurit tė tij tė vjetėr, gazetarit grek, njė intervistė tė gjerė rreth marrėdhėnieve Greqi-Shqipėri. Intervista, sė bashku me njė fotografi tė Zogut u botua nė nr. 2176 nė 15 mars, 1931 nė gazetėn e pėrditshme “Greke” tė Athinės. Artikulli ka mbititullin: ‘Greqia dhe fqinjėt e saj’, titullin ‘Me Mbretin Zog’. ‘Pėrmes politikave tė Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e saj me Greqinė’ dhe nėntitujt tė tjerė shumė tė rėndėsishėm”.

    Pjesa e deklaratės-bombė

    Pjesa e intervistės sė 1931-shit e cituar nga autori grek ėshtė si mė poshtė: “...Pas disa momentesh heshtje, Ahmet Zogu i lodhur nga udhėtimi, mė thotė: “Unė jam i pėrfshirė nga ndjenjat miqėsore pėr Greqinė. Me Greqinė na lidhin sė bashku fatehistorike. Por... Por sigurisht, pėr vetė rrethanat ėshtė e nevojshme ruajtja e miqėsisė, e respektit reciprok, e integritetit territorial tė dy vendeve tona, Shqipėrisė dhe Greqisė. Unė e pranoj”, - thotė mbreti, - “qė realisht mbretėria e shqiptarėve ka pjesė greke. Si Korēa, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra. Por kufijtė tanė nė fillim tė shekullit janė vendosur nga ndėrkombėtarėt, kėshtu...”

    Komenti i autorit grek

    Pasi e konsideron njė “deklaratė shumė tė rėndėsishme dhe serioze”, Maris nė artikullin e tij e interpreton kėtė citim nga Zogu me fjalėt: “Pjesėt e cituara nga intervista e Ahmet Zogut, pėrbėjnė njė rrėfim publik. Ky fakt tregon se autoritetet mė tė larta tė Shqipėrisė, nė momente ndershmėrie e pranojnė lirisht, me vetėdije dhe pa mėdyshje qė shteti shqiptar posedon toka greke, tė cilat ata edhe i identifikojnė, paēka se Zogu hedh poshtė ēdo pėrgjegjėsi pėr posedimin e tyre, duke cituar marrėveshjet ndėrkombėtare pėr kufijtė mes dy shteteve”.

    “Nuk pati pėrgėnjeshtrime”

    Pse i ka thėnė Zogu kėto fjalė? A i ka thėnė dhe a i besonte? Pyetje tė shumta mund tė ngrihen, por autori grek qė ka nxjerrė nga arkivat faksimilen e gazetės sė 1931-shit, flet edhe mbi atė qė ndodhi (mė saktė nuk ndodhi) pas botimit tė intervistės. Shkruan Maris: “...Intervista e Ahmet Zogut dhe pėrmbajtja e saj nuk u sfiduan nga askush. 1- Nuk u pėrgėnjeshtrua nga vetė Zogu, as u kundėrshtua nga qeveria e atėhershme e Tiranės dhe as nga ambasada shqiptare nė Athinė. 2 - Nuk shkaktoi protesta dhe kundėrshti brenda ose jashtė vendit, as nga armiqtė e tij qė ishin tė shumtė. Kjo do tė thotė”, - interpreton Maris – “se mendimi i Zogut gėzoi pranim tė pėrgjithshėm, pra ata pajtohen me deklaratėn publike tė kryetarit tė tyre suprem, duke e pranuar qė shteti shqiptar ka nėn zotėrim territore greke”.





    Atentati rriti interesimin e medias sė huaj pėr Zogun

    Nė shėnimin qė hap artikullin e Kostas Maris ku citohet intervista e Zogut e 1931-shit, - (artikulli titullohet: “Ahmet Zogu pėr grekėt e Epirit tė Veriut” dhe ka pėr autor gazetarin Kostas Maris)- shkruhet:“...Nė shkurt 1931 mbreti Zogu u nis pėr nė Vjenė pėr mjekim shėndetėsor. Mė 20 shkurt atij i kishin bėrė atentat, por pėr fat ai shpėtoi pa asnjė lėndim. Pas kėtij atentati mediat e ndryshme tė huaja i kushtuan njė vėmendje qėndrimit tė Zogut nė Vjenė. Gazeta greke “Elliniqi” i mori njė intervistė e cila u botua mė 15 Mars 1931. Nė ballinė tė gazetės, (botimit i ėshtė kushtuar rėndėsi e veēantė – shih faksimilen) ėshtė titulli i madh: “Me mbretin Zog, pėr politikėn e Shqipėrisė dhe marrėdhėniet me Greqisė, nga Tirana deri nė Vjenė”. Nė kėtė intervistė mbret Zog flet pėr marrėdhėniet grekoshqiptare dhe pranon qė qytetet e Korēės, Himarės, Dhruvjanit dhe Gjirokastrės janė territore greke. Ai flet pėr miqėsinė historike grekoshqiptare, tė cilėn e sheh tė nevojshmedhe ėshtė pėr respekt reciprok tė integritetit territorial tė dy vendeve. Deklarata e mbretit Zog ėshtė pranim nga ana e Shqipėrisė e zaptimit tė tokave greke. Por Zogu shton nė intervistė se Shqipėria respekton marrėveshjet ndėrkombėtare tė pėrcaktimit kufitar mes dy vendeve”.





    Arkiva greke: Ikja dhe shpenzimet e Zogut nė Greqi u paguan nga Athina zyrtare

    Nė fund tė artikullit nė rubrikėn “Shėnime”, autori grek shkruan: “Zogu sundoi nga 1 shtator 1928-7 prill 1939. Gjatė operacionit italian nė 7 prill 1939 Zogu i tradhtuar nga bashkėpunėtorėt e tij oficerė tė shtetit dhe ushtrisė, iku nga Shqipėria me makinė nėpėrmjet Krystallopigit nė Greqi. Kishte me vete pasuesin e porsalindur, familjen dhe eskortėn nga Kryeministri, Ministri i Punėve tė Jashtme, tė Brendshme, i Drejtėsisė, Financave dhe drejtuesit e tjerė tė lartė, nė total 97 persona. Ata qėndruan nė njė hotel nė Vollos, ku u ndanė pėr nevojat e tyre nė 23 dhoma. Zogu ishte njė mysafir i shtetit grek, tė cilit iu paguan tė gjitha shpenzimet e udhėtimit dhe akomodimit nė Greqi. Para largimit tė tij nga Tirana, kishte dorėzuar nė ambasadėn greke atje, nė ruajtje, mobilie tė ndryshme dhe qilima, tė cilat, pėr shkak se ato ishin pronė e shtetit shqiptar, Ambasada ia riktheu me procesverbal tė rregullt Qeverisė sė Shqipėrisė...”

    Burimi
    Revolution 1848

  7. #17
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk kanė kaluar jo mė pak se 22 vite nga rrėzimi i bustit tė Diktatorit dhe heqjes sė relikeve tė tij nė tė gjithė vendin, kur njė tjetėr budallalėk i politikės shqiptare ėshtė duke ndodhur kėto ditė tė nxehta gushti: propozimi pėr ngritjen e njė Mauzoelu pėr …kė do tė thoni ju? pėr tė ashtuquajturin mbret Zog. Propozime tė tilla po vijnė gjithmonė po nga ajo pjesė e klasės politike e cila dikur si formė e nomeklaturės sė kuqe i bėnte elozhe dhe I servilosej dhe sigurisht e pėrkrahte me c`tė mundėte ish diktatorin e atėhershėm duke I thėn fraza pompoze si :..i u bėftė dita 1 mijė… marrtė nga ditėt tona… etj, etj. Po pėrse kjo dashuri e papritur pėr Ahmet Zogun? A nuk mjaftoi qė i u vendos emri i bulevardit? A nuk mjafton njė bust i zakonshėm p.sh., nė Burrel? Pėrse kjo mani e cmėndur pėr tė bėrė mauzolera tė tjera nė Shqipėri?
    Me sa duket mentaliteti ish-komunist vazhdon tė veprojė edhe kėtu duke e patur zanafillėn tek Mauzoleu i Leninit nė Moskė. Dihet qė sot zėrat nė Rusi po vijnė e po shtohen qė Lenini i balsamosur tė varroset njėherė e mirė nė njė varr si gjithė tė tjerėt , pavarėsisht se (sipas tyre) ka qėnė babai i republikės sė parė ruse. Po Politikanėt tanė c`kanė qė kėrkojnė ti bėjnė Mauzole Zogut?
    Po tė ishte pėr njė vėnd tė nderuar -do tė ishte varri i Skėnderbeut, ose dhe pėr Ismail be Vlorėn Kryeministrin e parė tė Shqipėrisė.
    Duhet tė shikohet eksperienca e perėndimit dhe e vėndeve tė BE dhe tė SHBA; nga kjo, del se tė gjithė udhėheqėsit e shteteve qofshin ato president apo kryeministra, qofshin ligjėvėnės tė nderuar apo shtet-formues, janė tė varrosur nė varre ku prehen pėrkatėsisht njerėzit e respektuar tė shtetit pėrkatės, dhe historia e veprės sė tyre gjėndet nėpėr muzeume shtetėrorė apo privatė, porn ė asnjė rast nuk kanė bėrė Mauzoleume apo Piramida sic ka tentuar tė bėjė politika shqiptare. As vetė Ahmet Zogu nuk bėri ndonjė mauzole por bėri nė vėnd tė kėsaj njė pallat mbretėror (ish pallati i pionerėve) –njė tip oriental Mauzoleu qė nė tė gjallė tė tij.
    Po kėshtu Enver Hoxha krijoi dicka mė ndryshe por qė nė thelb ishte njė tip pallati mbretėror tė cilin populli e quajti `Blloku`. Tahmaja e diktatorėve ishte qė tė izoloheshin nga populli sepse populli binte era djersė, populli vinte era pėrc, populli ishte turmė , prandaj le ta dinte qė drejtuesit qofshin ata tė tipi mbret Zog , qoftė ata tė tipit Enver kishin nė thelb- totalitarizmin dhe diktaturėn ; Zogu diktaturė tė djathtė, Enveri diktaturė tė majtė, dhe si tė tillė nė mėndjen e tyre gėlonte idea orientaliste e pėrjetėsimit.
    Atėhere del pyejta e thjeshtė: pėrse kėrkojnė njė marrėzi tė tillė pėr Ahmet Zogun? A nuk do tė mjaftonte njė pavion nė Muzeun historik, njė rrugė me emrin e tij, njė varr si gjithė tė tjerėt, ndonjė bust (sepse ai ka qėnė e mbetet personazh historik)?
    Njihen bėmat e Ahmet Zogut, krahas idesė se ai formoi shtetin shqiptar gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, sepse paketė kushtetuese ka patur qė pas Kongresit tė Lushnjės, ai do tė mbetet si njė person hajdut qė vodhi thesarin e vėndit ( cfarė rastėsie, se ku e kemi dėgjuar mė vonė kėtė problem me thesarin edhe nė kohėn e demokracisė?!!!), jo vetėm qė braktisi ushtrinė dhe popullin e tij duke ikur si njė tradhėtar nga vėndi, por Zogu sikur tė ishte pronar i Shqipėrisė sė asaj kohe guxoi tė shkėmbejė toka dhe t`ua japė dhurata fqinjėve (cfarė rastėsie, se ku e kemi dėgjuar kėtė hyner edhe tani nė kohėt e demokracisė). Pra nėse do tė ishte Shqipėria pjesė e Perandorisė turke pot ė kishte njė vezir si Zogu apo si Enveri, pao si Ali Pashai, atyre do tu ishte prerė koka dhe jo tu bėhej Mauzole dhe piramidė. Po ta shikosh nga ana ekonomiko-financiare dhe demografike Zogu e la Shqipėrinė me 800.000 banorė, me rreth 100.000 banorė tė larguar, me ekonomi e financa pėr faqe tė zezė. Atėhere del pėrsėri pyetja: pėr cfarė do ti bėhej kėtij njeriu Mauzole?
    Sa pėr Enver Hoxhėn nuk po zgjatemi se dihen gjėrtat.
    Mendoj se arėsyet e kėsaj marrėzie janė mė tė thella dhe i kanė rrėnjėt tek mentaliteti orientalist lindor (dhe sigurisht tė ndėrthurura me dogmėn e komunizmit pėr kultin e individit). Mendoj se politikanėt e sotėm duan tė lėnė gjurmė edhe pėr vehten e tyrė kur tė vijė koha e pashmangshme e ndarjes nga jeta.
    Politikanėt tanė tė marrosur pas 3 `P`-ve (dikur pas 2 P`-ve: pushtet-para- seks), me tė njėjtėn mėndėsi si pararendėsit e politikės shqiptare (me pėrjashtim tė Nolit) ėndėrrojnė tė pėrjetėsohėn pas vdekjes packa nuk e thonė.
    Por harrojnė se pėr veprime tė tilla duhet vota e popullit, e sovranit; dhe dihet qė u bėnė 22 vjet qė kjo votė nuk ėshtė transparente, nuk ėshtė ashtu si e do populli, nuk ka shkuar atje ku e do populli. Kėtė e kanė vėrtetuar deklaratat e komisionerėve dhe tė pėrfaqėsuesve tė KE dhe tė pėrfaqėsisve perėndimore nė Shqipėri, nė tė cilat ėshtė thėnė qė nė asnjė rast votimet parlamentare nuk kanė qėnė as tė rregullta dhe as transparente, por kanė qėnė ose `tė pranueshme por jo tė rregullta`, ose `tė pa pranueshme` (si zgjedhjet e 1996), ose ` me problem dhe tė debatueshme`. Kėtė e vėrtetojnė gjithashtu ndėrhyrjet e pareshtura nė Ligjin pėr zgjedhjet dhe pėr Komisionin qėndror tė zgjedhjeve. Vota e Sovranit do tė tregonte se nuk mund tė vendoset nga njė njeri, nuk mund tė vendoset as ndonjė njė formė e pushtetit, pavarėsisht tė drejtės ėpėr tė qeverisur.
    Nė Shqipėri njė nga tė metat kryesore tė politikės ėshtė idea e marrė se kur merr pushtetin mund tė bėsh c`tė duash pa e pyetur mė sovranin.
    Por eksperineca dhe legjislacioni nė vėndet perėndimore ka treguar se pėr probleme madhore pėrsėri kėrkohet mendimi o sovranit. Po tek ne? A mundet qė pjesė tė politikės sė majtė apo tė djathtė tė kėrkojnė pa teklif tė pėrjetėsojnė `heronjtė` e majtė apo tė djathtė, pa njė consensus tė plotė midis tė dy palėve? A mundet qė pjesė tė politikės shqiptare tė anashkalojnė sovranin pėr vendimarrje tė mėdha? A mundet qė pjesė tė politikės shqiptare tė injorojnė analizėn historike dhe faktet historike, tė anashkalojnė profesionistet dhe teknokratėt pėr sa I pėrket personazheve historikė? Referendumi i 97 tregoi se sovrani nuk e deshte mbretėrinė. Apo jo?
    Cdo pjesė e politikės ka heronjtė e vet, cdo komunitet fetar ka heronjtė e vet. Atėhere del pyetja: Kush do tė caktoje se kush ėshtė hero, dhe kush ėshtė personazh historic? Kryeministri? Presidenti? Akademia shtetėrore? Klanet politike?
    Shikoni zotėrinj se si e kanė zgjidhur kėtė problem perėndimi , vėndet e BE, dhe SHBA. Atėhere do tė kuptoni tė vėrtetėn pėr heronjtė, personazhet historikė dhe se cfarė i ndan ata nga Kulti i Individit.
    Mauzole per Zogun dhe do te fusim edhe tu Spiri atje brenda te na mbash me gallate...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anėtarėsuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    ty em te dhan ni thes e mushke plot me rrena


    shpif shpif per 50 vjet dicka ka me met
    Ndersa ti me siguri nuk kishe asgjė tė menqur pėr tė thėne nė lidhje me temėn

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Orteku Lexo Postimin
    Ndersa ti me siguri nuk kishe asgjė tė menqur pėr tė thėne nė lidhje me temėn
    gjeja ma e menqur asht te mos thujsh rrena.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  10. #20
    » Ish miku dhe kėshilltari i Ahmet Bej Zogut : “UNĖ CATIN SARAĒI, TĖ AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR TĖ ATDHEUT TĖND, SI VRASĖS E HAJDUT ... ”

    Catin Paskal Saraēi, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut tė ngushte tė Zogut, Catin Saraēi, pėr vite tė tera ishte pranė tij. E pėrshkruan si njeri brenda tė cilit triumfoi pėrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, pėrfitimet e frikshme nė ryshfete tė padėgjuara dhe shitja e njė vendi, nė rrėfimin e rralle tė Saraēit

    Shkruan: Alqi Kociko

    Nė fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraēi dhe Jak Koci. Njė triumvirat pushteti qė nė fakt, rrėnjėt i kishte vite me pare se Zogu tė behej njėshi i padiskutueshėm, nė njė Shqipėri feudale tė cilėn evropianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij tė vėrteta nė sytė e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraēi kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qė shtiu nė dore frenat e njė kombi dhe e shpuri atė nė zgrip tė shkatėrrimit…”. Njė kėndvėshtrim nga brenda i jetės dhe karakterit tė njė njeriu qė pėrcaktoi fatin e njė vendi pėr gati 20 vjet, vjen pėr lexuesin shqiptar tė shekullit tė 21-te nė njė mėnyre gati aventurore qė tė kujton legjendat me pirate, harta e thesare tė vjetėr. Dorėshkrimet e Catin Saracit, pėr fat tė keq tė parealizuara dot nė forme finale si libėr voluminoz, ishin mbyllur nė njė kasete bankare tė Londrės pėr tė rene nė dore nė albanologut Robert Elsie, e prej kėtej pėr t’iu dhuruar Bibliotekės Kombėtare nė Tirane. Pėrkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Muēit, ishte hapi i fundit qė vulosi fatin e kujtimeve tė Catin Paskal Saraēit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme janė libėr. E megjithe pro-tė dhe kundra-t qė janė thėne nė dekada pėr Ahmet Zogun, dorėshkrimet me pėrshtypjet e njė njeriu pėr tė cilin Zogu ka ushqyer njėherėsh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit tė tij, do tė zėnė padiskutim njė vend tė veēante.

    I lindur nė njė familje tė vjetėr tregtare borgjeze tė Shkodrės, Catin Saraēi ndoshta nuk do ta kishte shkuar nė mendje se do ta kalonte gjysmėn e dyte tė jetės si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane tė Londrės. Ishte ekuivalenti evropian i Faik Konicės nė Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat nė sjellje, komunikim, erudicion, nė nuhatjen e politikes. Ndėrsa mbi njė shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si dėshmitar kyē i njė epoke, pėr njė arsye shume tė thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte tė Zogut, Saraēi nuk ishte nė anėn tjetėr tė barrikadės. “Zogu i Shqipėrisė ka pasė qenė njė burr po aq i poshtėr sa edhe ēdo cub tjetėr i madh nė Evrope, vetėm se skena e teatrit nė tė cilin ai luajti ishte me e vogėl. E quaj fat qė e kam pasė njohur si askush tjetėr nė kėtė botė. Duke qenė nė shėrbim tė tij, kam udhėtuar poshtė e pėrpjetė neper ambasada e kryeqytete tė Evropės, ndaj dhe kam mundur tė shoh e tė dėgjoj njė pjese tė mire tė asaj ēfarė po ndodhte, ndėrkohė qė ai njeri i pashoq pėr nga ligėsia po ngjitej nė maje tė pushtetit…”

    Dhe Saraēi e nis rrėfimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorėzuar me vone mbret i Shqipėrisė me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipėria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve nė asnjė vis tė perandorisė. Ndėrkohė qė tė krishterėt shqiptare regjistroheshin nė librin e kishės, krahina e Zogut nuk e njihte kėtė lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc nė fenė muhamedane nė vitin 1851. Kur mbushi tete vjeē, Zogu u dėrgua nė Kostandinopoje ku kreu shkollėn fillore dhe mėsoi turqisht nė mejtep. Gjate gjithė jetės se tij, Zogu ka kryer vetėm kėto tri klase shkolle: Nga Shqipėria kishte marre me vete njė tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bėmat dhe krimet e tė cilit nuk lėnė pa prekur as njerėzit e familjes (dihet se cyti vrasėsit e tė vėllait). Saraēi saktėson se ngaqė nuk e mėsoi kurrė gramatikėn e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrė njeriu asnjė letėr me dorėn e vet, por i ka diktuar ato.

    Nė vitin 1917, kur ndodhej nė Vjene me studime pas njė burse tė qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atėherė Austria ndihmonte nė arsimim njė grusht shqiptaresh tė spikatur, pasi kishte plane pėr kėtė vend tė vogėl. Ndėrsa mbi dy tė tretat e Shqipėrisė ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen nė Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanė pėrshtypje tė thelle fjalėt patriotike qė dilnin nga goja e njė muhamedani shqiptar”, thotė pėr Zogun Saraēi. Takimi i dyte tre vjet me vone nė Tirane, e bindi Saraēin se njė njeri me entuziazėm tė tille i duhej Shqipėrisė, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipėrinė me kėtė pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerėt, ndėrsa Zogu ishte nė opozite, i pėrkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal pėr udhėheqje, po tė kemi parasysh se asnjė katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar njė konflikt serioz fetar”. Saraēi vuri re se si kryeministėr, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane nė parqe, u dha mundėsinė grave myslimane tė merrnin iniciativėn nė duar, ndaloi me ligj poligaminė, fete nuk duhej tė pėrziheshin nė punėt e shtetit. “Atėherė vendosa tė predikoj pėr tė nė zonėn e Shkodrės, ku Zogu njihej shume pak”, thotė Saraēi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet pėr Shqipėrinė e vogėl. Por kėtu mbarojnė pėrshtypjet e tij tė mira pėr Ahmetin, i cili tė vetmen histori qė kishte mėsuar edhe nė detajet mė tė hollėsishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    Ja si e pėrshkruan Catin Saraēi situatėn e nxehte tė viteve 1922-1924, e papėrsėritshme nė historinė shqiptare qofte dhe pėr faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Ēifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke tė punueshme nė Shqipėrinė e jugut pa llogaritur sipėrfaqet e shitura, ai kishte gjithmonė njerėz tė gatshėm pėr ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj nė 1923-shin fejohet me vajzėn e Verlacit. Pas kėsaj, ky i fundit i jep gjithė votat e pėrkrahėsve nė parlament dhe stabilizon situatėn e dobėt financiare tė dhėndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraēi flet gjithmonė me monedhėn britanike). Njė vit me vonė, Zogu kryeministėr plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur pėr disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndėrkaq, thurr planin me ndihmėn e pėrhershme tė Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kėtė do tė ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje nė konflikt me tė holla e njerėz, por Shefqet beu qė nuhat rrezikshmėrinė e situatės, rreket pėr kompromis me kryengritėsit nga frika e humbjes se pasurisė. “Atėherė ne morėm rrugėt dhe u larguam, ndėrsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator nė Tirane, e la mėnjanė Vėrlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijė paundet e dhėna nga ish vjehrri pas fejesės”.

    Sa pėr pėrgatitjet e rikthimit, pėrveē faktit tė njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me tė holla (250 mije paunde) e njerėz, duke i falur nė kėmbim Jugosllavisė kullotat e pasura tė Vermoshit dhe Shėn Naumin, Saraēi nėnvizon se ajka e ushtrisė se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qė u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte nė luftimet frontale dhe nė armėt automatike. Kėta udhėhiqnin rreth 5 mije shqiptare tė Kosovės, tė cilėt marshuan drejt njė kundėrshtari po aq tė forte, por tė pajisur keq. Dinakėria e Zogut inicioi edhe njė lėvizje mashtruese pėr qeverinė e Fan Nolit. Ai bashke me shpurėn e vet, bene njė udhėtim ēoroditės nga Beogradi nė Vjene e nė Prage, pėr tė dhėne idenė e ikjes. Nė Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila pėr ca kohe me pas, jetoi si mantenute nė Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe tė vogla dhe u largua me dy kamionė plot baule tė reja dhe njė dore tė mirė parash.

    Hapat e pare tė Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e mė pas mbret me bekimin e Italisė, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave pėr t’u rrethuar gjithmonė e me tepėr nga njė bande njerėzish injorante e analfabete qė e lėvdonin ore e ēast, kryenin ēdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Tė cilėt pėrshkruhen kėshtu nga Zogu nė njė rrėfim intim: “Ky ėshtė cirku im. Ajo ēfarė ata dine ose ndjejnė nuk mė intereson hiēfare. Pėr aq kohe sa i nėnshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unė jam i kėnaqur me ta dhe i mbaj”.

    Megjithatė, me Catin Saraēin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do tė ruante njė marrėdhėnie tė veēantė. E kėrkonte mendimin dhe kėshillėn e tyre, paēka se shume here dėgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraēit, dy ishin synimet e tij tė fshehta dhe finale: Tė pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe tė shtypte e poshtėronte ēdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetėr, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhėn e ekonomike italiane me Traktatin e pare tė Tiranes, me dekretin pėr krijimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė me kapital italian (duke ia nėnshtruar fqinjit tė madh gjithė jetėn ekonomike e financiare nė vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionė franga ari nė kėmbim tė ndėrtimit nga italianet tė porteve e rrugėve strategjike qė do pėrgatisnin pushtimin e Shqipėrisė po prej tyre, me Traktatin e dyte tė Tiranes etj.

    Dhe vijojnė dėshmitė tronditėse tė Catin Saraēit: Ahmet Zogu jo vetėm qė ka marre mite (ryshfet), por nė ēdo rast ishte ai vete qė pėrcaktonte sasinė qė i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valute, i shoqėruar nga roje tė armatosura. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri, ndėrsa itinerari i rėndomtė ishte: Durrės-Bari, e prej andej nė Gjeneve tė Zvicrės. Sapo paratė siguroheshin nė njė banke tė huaj, pėrcillej urdhėr me shkrim qė tė transferoheshin nė njė vend edhe mė tė sigurte se i pari. “Pėr rrjedhoje, pjesa me e madhe e kėtyre parave gjendet nė Lloyd’s Bankė tė Londrės. Unė vete me dorėn time, kam shkruar njė sere urdhrash tė kėsaj natyre si dhe i kam ardhur nė ndihme tutorit analfabet pėr tė mbėrritur nė kufi nė Zvicrėn”, shkruan Catin Saraēi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thėnė se nė ato kamiona ndodheshin dokumente shtetėrore me rendėsi jetike, “ēka unė fillimisht e besoja”. Dhe paratė shtese pėrfitoheshin nė njėmijė mėnyra, pėrveē rrogės zyrtare prej 35 mije paundesh nė vit. njė shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qė e sollėn nė pushtet, vileshin rregullisht nė ēdo fundmuaji nga Zogu, pavarėsisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipėria. njė tjetėr shembull i paskrupulltėsisė: Zogu-Saraēit, “Catin, ne jemi vend bujqėsor pa kėmbė kapitalisti, ndaj e kam fjalėn tė hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua pėrmbushim kėrkesat qė nuk arritėn tė realizojnė pėrmes Fan Nolit. Por me njė kusht: Sovjetiket tė me paguajnė nė dorė 300 mije paunde…” Saraēi nuk e kreu kurrė njė negociate tė tille, por Zogu kish nevoje pėr para. Trilloi njė histori sikur prijėsit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenė paguar pėr ndihmėn qė i dhanė dhe kėrkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratė, nuk shpėrndau asnjė kacidhe.

    Shembulli i fundit pėr sa u pėrket parave, sepse tė tilla Saraēi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet tė Bankės sonė Kombėtare. Myfit bej Lobohova “gjysme ēerkez e gjysme shqiptar”, ishte nė atė kohe i falimentuar, dhe dihej nga tė gjithė se ky ministėr Financash kishte lėnė peng gjithė pasurinė pėr 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankės u miratua, Myfiti jo vetėm qė lau gjithė borxhet e veta, por i tepruan para edhe pėr tė blere njė alamet pallati nė Rome dhe nisi tė japė para me interes”. Dhe kur Saraēi merr vesh nė Rome se Zogu pėr kėtė rast special kishte pėrfituar 5 milionė franga ari, niset pėr Tirane ku pas njė bisede tė gjate me Zogun, dėgjon nga ky i fundit se kishte marre vetėm dy milionė?!

    Njė pjese tė veēante Catin Saraēi i kushton nė dorėshkrimet e veta, eliminimit qė Zogu u beri kundėrshtarėve tė vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit nė vitin 1925 nė Bari tė Italisė nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraēi nuk e pėrmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte nė Bari, ku sapo kishte marre detyrėn e konsullit. Shume zėra ia atribuojnė organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja ēfare thotė ai: “Ironia ėshtė se vrasėsi, njė dite me pare me takoi nė zyrėn time duke me thėnė se kishte ardhur pėr tė kryer njė vepėr tė madhe patriotike. E njihja mire qė nga koha e shkollės, qė njė aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmėroja udhėheqėsin e opozitės, me tė cilin vijoja ta mbaja ende marrėdhėnie tė mira personale. njė vit me pare kisha mundur t’i shpėtoja jetėn viktimės po nė Bari, ndaj ai vete dhe familja me patėn shprehur mirėnjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me kėto gjema”. Pas eliminimit tė Gurakuqit, Saraēi niset urgjent pėr nė Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, nė fakt ushtare serbe tė maskuar. Sa i pėrket Zogut, Saraēi thekson se qė kur Bacė Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ē ’ti bėnte sado ushtare tė niste, ndaj vendosi ta linte nė fatin e vet. Por misionin do ta pėrmbushte kunati Ceno Beg atėherė ministėr i Brendshėm, “ndoshta”, thekson Saraēi, “si pjese e marrėveshjes qė ishte bere me Pashiēin pėr tė vrare luftėtarėt e Kosovės”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume tė keq afrimin e Zogut me Italinė, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. njė oficer shqiptar i rrėfen Saraēit se Ceno ishte shprehur nė rreth tė ngushte pėr “tradhtinė e Zogut ndaj miqve qė e ndihmuan”. Catini ia shtie nė vesh Ahmetit dhe pas kėsaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja pėrfundimtare, aq sa Ceno filloi tė ruhej me roje tė armatosur nga frika e kunatit. Mė pas largohet nga Shqipėria drejt Pragės si ambasador, por me 14 tetor 1927 qėllohet pėr vdekje nė kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeē, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasėsi nuk tregoi asgjė, por Catini vjen nga Vjena nė Prage pėr tė asistuar bash nė deklaratėn e vėllait tė Cenos, Gani beg Kryeziu, qė sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomės se byrazerit: “Zogu ka pėr ta paguar kėtė njė dite”.

    Catin Saraēi flet pėr shume ēėshtje tė errėta apo tė ditura tė jetės se Zogut. Flet dhe pėr personazhin enigmatik Jak Koci, “njė nga mendjet me tė zhdėrvjellėta tė vendit tone, ndonėse makiavelist e ndjekės fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraēi kishin rene dakord pėr punėt e tyre tė ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetėr, Ahmeti. Por Zogu gjithmonė i fshihte pėrfitimet pėr tė mos u lėnė pjese dy aventuriereve tė tjerė, ēka inicioi edhe njė sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa pėr martesėn e famshme tė Ahmet Zogut, ajo nisi si dėshirė pėr t’u martuar me bijėn e mbretit Viktor Emanueli III, kėrkesė qė i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte tė Saraēit, nėnsekretarin fashist pėr Kolonitė Alessandro Lessona, njė mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duēes se “maloku analfabet na dashka nuse tė larte”, vijon njė refuzim dėshpėrues pėr Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qė bitisen me princeshėn hungareze Aponnyi.

    Libri qė pėrftohet prej shkrimeve tė Catin Saraēit, ėshtė i papėrfunduar ndėrsa shėnimet e fundit duhet tė jene aty rreth vitit 1940. Nė fakt, disa prej temave qė ai nuk i shtjelloi dot, janė tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar nė Vjene, Vrasja e Esat pashės, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithė Shqipėria kundėr Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina pėr grushtin e shtetit, Veprat kriminale tė motrave tė Zogut, Lessona na dorėzon 5 milionė lira tė mbyllura nė valixhe, Mita e dyte prej 10 milionė frangash ari, Revolta e pare kundėr Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinės, Kriza e parė nervore e Zogut etj etj. pėr Aurel Plasarin, autorin e parathėnies se librit, ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėto ēėshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i kėtij libri, paēka se tė pambaruar, ėshtė i vete Saraēit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qė shpėtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, njė mendėsi anadollake qė shkatėrroi Shqipėrinė.
    “Unė Catin Saraēi, tė akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar tė atdheut tėnd, si vrasės e hajdut. Shqipėria ka pare pushtues edhe me tė fuqishėm se kėta tė sotmit. Do tė ikin edhe kėta, por emri yt s’ka pėr tė figuruar gjėkundi. Synimi i kėsaj letre ėshtė tė tė paralajmėroje pėr here tė fundit tė mos ngatėrrohesh mė me Shqipėrinė, ndryshe do tė detyrohem t’u tregoj diēka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankėnotat false qė mė dhe si dhe letrat e tua tė fundit, po i ruaj si dokument i pandershmėrisė sate…

    Catin Paskal Saraēi, London, 21 A.Stratford Rd.”
    Revolution 1848

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •