Zbulohen dokumentet qė implikojnė shtetin shqiptar nė masakėr
Tė tjera dėshmi se Divizionet V dhe VI nė Kosovė drejtoheshin nga Ramiz Alia e Rahman Parllaku
Nė masakrėn e Tivarit, ku gjetėn vdekjen mbi 3 mijė kosovarė, nuk ka qenė i implikuar vetėm Ramiz Alia, i cili nė atė kohė ishte nė krye tė njė prej divizioneve qė ndodheshin nė Kosovė. Nė librin e tij Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar, historiani Uran Butka sjell njė sėrė dokumentesh, qė jo vetėm mbajnė firmėn e Alisė, por edhe tė vetė Enver Hoxhės. Me urdhėr tė tij, tė gjithė kosovarėt qė arratiseshin nga ushtritė jugosllave, qė kapeshin apo dorėzoheshin me dėshirė pranė forcave shqiptare, u dėrgoheshin divizioneve jugosllave, edhe pse e dinin shumė mirė se ata i priste vdekja. Gjatė rrugės pėr nė Frontin e Perėndimit, rreth 1000 kosovarė gjetėn vdekjen brenda kufijve shqiptarė. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė, kjo masakėr iu faturua Koci Xoxes, i cili edhe u akuzua si agjent i Titos. Pėr kėtė flasin njė sėrė dokumentesh dhe dėshmish tė kohės, mes tė cilave dhe ajo e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes sė Popullit tė krahinės III (Shkodėr).
Komandantėt dhe komisarėt politikė tė divizioneve e tė brigadave shqiptare zbatonin urdhrat e shtabit jugosllav, por vinin nė dijeni dhe merrnin formalisht edhe pėlqimin e Komandės sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė e tė komandantit Enver Hoxha. Kjo nuk ndryshonte asgjė, sepse edhe politika, edhe ekonomia, edhe ushtria, edhe lufta ishin nė atė kohė tė unifikuara ndėrmjet Jugosllavisė dhe Shqipėrisė, Titos dhe Enver Hoxhės, por, gjithnjė nėn dominancėn e Jugosllavisė sė Titos.
Ja disa dokumente:
Nr. 146
Divizioni V, mė 29.04.1945
Komandės sė Pėrgjithshme
Nė bazė tė urdhrit nr.93, datė 28.04.1945, tė Shtabit Operativ tė Kosmetit, Divizioni V dhe VI lėvizin pėr nė zonat Ferizaj-Gilan. Divizioni ynė me qendėr Gilan.
Komandanti i Divizionit V
Nėnkolonel Rahman Parllaku
Nr. Extra
Divizioni V, 21.05.1945
Tepėr urgjent
Komandės sė Pėrgjithshme
Partizanėt e Kosmetit qė janė nė brigadat e Ushtrisė Jugosllave, kanė dezertuar nga ato deri mė sot, janė kapur e dorėzuar nė repartet tona nė kėto ditė, po ia dorėzojmė Shtabit Operativ tė Kosmetit. Ky ėshtė mejtimi ynė, ju ēmendoni? Na lajmėroni me lidhjen e parė.
Gafur Ēuēi
Nr. 541/32
Divizioni V, 30.05.1945
Komandės sė pėrgjithshme
Shtabi operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit, qė sot janė nė Divizionin tonė, tia dorėzojmė Divizionit 52
Enver Hoxha, Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė, i pėrgjigjet me radiogram komandės sė Divizionit V nė Kosovė:
Nr. 138/1 Res
Tiranė. Mė 30 maj 1945
Radiogram (shifėr)
Divizionit V
Na lajmėroni sa bėhet numri i tarratisurve qė janė dorėzuar nė Divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren.
Enver
Komandės sė Pėrgjithshme
Gjegje e tel.nr.51 res, datė 30.05 1945
Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona, arrin deri 155 aproksimativisht, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ja kemi dorėzuar M.P. simbas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398.
Gafur Ēuēi
Ja dhe pėrgjigjja e Enver Hoxhės:
Nr.38/III Res
5.06.1945
Radiograme
Divizionit V. Shifėr
Gjegje telit tuaj ne 135 Res datė 1.06 1945
Tarratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52.
Enver
Nga kėto radiograme, por edhe nga tė tjerė, qė ndodhen nė Arkivin Qendror tė Shtetit, konkludojmė:
-Tė arratisurit shqiptarė nga njėsitė ushtarake jugosllave, qė kapeshin e arrestoheshin nga forcat e Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė nė Kosovė, apo vetėdorėzoheshin tek njėsitė e Divizioneve V dhe VI tė Shqipėrisė pėr shkak tė keqtrajtimit, dhunės e masakrave qė kishin nisur nė stil tė gjerė aradhet serbo-ēetnike ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės, por edhe pėr shkak se i kishin rekrutuar pėr ti larguar nga trevat e tyre, duhet ti dallojmė nga tė mobilizuarit (vullnetarėt) shqiptarė, qė vullnetarisht, apo mbi bazėn e thirrjes e propagandės sė shtabeve tė divizioneve, brigadave e batalioneve tė UNĒSH nė Kosovė, bashkoheshin me divizionet e Shqipėrisė, me besimin se kishin bėrė gjėnė e duhur apo kishin gjetur mbrojtjen e duhur te vėllezėrit e tyre tė njė gjaku e tė njė gjuhe dhe i shihnin si shpėtimtarė. Sipas dokumentit 135/Res, numri i tė arratisurve nga ushtria jugosllave deri nė atė ēast, ishte 155, ndėrsa numri i tė mobilizuarve nga ushtria shqiptare (div. V dhe VI) ishte 1389. Tė gjithė kėta tė arratisur e tė kapur dhe vullnetarėt shqiptarė tė Kosovės u dorėzoheshin udb-ashėbe jugosllavė.
-Divizionet V dhe VI, respektivisht dhe brigadat dhe batalionet e tyre, udhėhiqeshin e komandoheshin realisht nga komitetet e partisė dhe komisarėt politikė: Ramiz Alia, Gafur Ēuēi, Reis Malile, Njazi Islami etj. Bindesh pėr kėtė po tė lexosh raportet e tyre drejtuar KQ tė PKSH dhe Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė. Edhe nga ana formale mund tė dallosh lehtėsisht, nė fund tė raporteve, pėrparėsinė Ramiz/Brahman; Ramiz Alia/Gjin Marku e kėshtu me radhė. Komisarėt politikė, Ramiz Alia, Gafur Ēuēi etj. u drejtoheshin jo vetėm KQ tė PKSH (sipas linjės partiake), por edhe Komandės sė Pėrgjithshme, tė cilėn realisht duhet ta informonin komandantėt. Nė urdhėresėn e Koci Xoxes, atėherė sekretar Organizativ i PKSH, drejtuar komisarėve e zv.komisarėve tė korpuseve e tė divizioneve tė Ushtrisė NĒSH, ndėr tė tjera thuhej: KQ i PKSH ėshtė koka udhėheqėse e Partisė, qė kėtej drejtohen nė punėt e ndryshme tė gjitha organizatat si nė pushtet, ashtu edhe nė ushtri. Ishte koha e komisarėve. Kuptohej qė, pėr gjithēka, komandėn e kishte Partia Komuniste Shqiptare, vegėl e PK jugosllave, kuptohet, gjithashtu, se ēdėm tė madh dhe ētragjedi kombėtare i pruri kjo politikė Shqipėrisė dhe Kosovės, sidomos nė vitin 1945, vitin e kthesės vendimtare drejt perandorisė sė Lindjes komuniste.
-Tė gjitha veprimet e divizioneve shqiptare nė Kosovė miratoheshin edhe nga komandanti i Pėrgjithshėm i UNĒ tė Shqipėrisė, Enver Hoxha. Ai, pasi kėrkonte shifrėn e tė arratisurve dhe tė vullnetarėve tė mobilizuar, urdhėronte shtabet e Divizioneve V dhe VI: Tarratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52″.
Ndėrkohė, luftėtarėt e lirisė, tė ashtuquajtur kriminelė, u dorėzoheshin reparteve tė OZN-sė dhe tė Mbrojtjes sė Popullit, qė i ndėshkonin dhe asgjėsonin. Pėr tė gjitha kėto veprime antishqiptare dhe antinjerėzore mban pėrgjegjėsi direkte Shtabi Operativ i Divizioneve V dhe VI, me komisar politik Ramiz Alinė dhe komandant Gjin Markun, qė i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe i zbatonin ato pėrpikėrisht. Po e japim tė plotė radiogramin e tyre drejtuar Komandės sė pėrgjithshme tė Armatės Jugosllave nė Beograd:
Nr.70/Res
1.04.1945
Radiogram
Komandės sė Pėrgjithshme tė Armatės Jugosllave
Beograd
Brigadat e Divizioneve tona vazhdojnė tė jenė tė vendosura nė vendet e mėparshme tė Kosmetit stop Brigadat janė duke bėrė ndjekje e rrethime tė bandave gjithnjė me sukses stop Elementet e arratisur e sidomos ata qė kanė ma pak faje, po dorėzohen stop Repartet tona janė duke bėrė dhe konferenca e metingje politike nė popull stop
Tė gjitha kėto veprime bėhen duke iu pėrgjegjur edhe karantinės sė tifos, nė tė cilėn ndodhen forcat tona stop
Pėr Shtabin Operativ tė Divizionit V dhe VI
Komisari Politik
N/kolonel Ramiz Alia
Komandanti
N/kolonel Gjin Marku
Nė kėtė radiogram dėshmohet edhe njė herė tjetėr pėr operacionet ushtarake tė Divizioneve V dhe VI tė Ushtrisė NĒ nė Kosovė
.
Sipas raportit tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore tė Jugosllavisė, datė 12 shkurt 1945, nė Divizionin e 52-tė jugosllav janė dorėzuar 662 shqiptarė. Nė luftime, ky divizion ka zėnė robėr 99 persona. Divizioni 46 ka zėnė robėr 52 vetė, ka vrarė 32 dhe janė dorėzuar 37. Numri i pėrgjithshėm i robėrve, i tė dorėzuarve dhe i tė vrarėve nga ky divizion, ėshtė 882. Divizioni i 41-tė ka zėnė robėr ose janė dorėzuar 107 shqiptarė gjatė muajit mars 1945, plagosur e vrarė 19 banditė shqiptarė.
Sipas raportimeve tė komandave tė brigadave dhe divizioneve tė UNĒSH, nė rajonet e Mitrovicės e tė Vushtrisė ishin vetėdorėzuar te Brigada III shqiptare 250 vullnetarė shqiptarė, nė rajonin e Drenicės ishin bashkuar me repartet e ushtrisė shqiptare 980 vetė tė armatosur, ndėrsa nė Divizionin VI ishin inkuadruar 200 tė arratisur nga brigadat jugosllave.
Radiogrami i datės 1 prill 1945 provon se Ramiz Alia dhe Divizioni V gjendeshin nė Kosovė, jo vetėm pėrgjatė muajit mars 1945 kur u mobilizuan dhe u dėrguan tri kolonat e para me rekrutė shqiptarė pėr nė Frontin e Triestes, por edhe gjatė muajit prill 1945 (siē e dėshmojnė edhe dokumentet e tjerė arkivorė), kur u mobilizuan dhe u dėrguan pėr nė Tivar tri kolonat e tjera me rekrutė kosovarė. Njė ditė pas masakrės sė pėrgjakshme nė Tivar, Ramiz Alia i shprehte Beogradit se divizionet tona vazhdojnė tė jenė tė vendosura nė vendet e mėparshme tė Kosmetit, janė duke bėrė ndjekje e rrethime tė bandave gjithnjė me sukses dhe se tė arratisurit po dorėzohen, pėr tė mbushur brigadat me shqiptarė qė dėrgoheshin nė Tivar e gjetkė. Fakti qė ai kishte dijeni pėr masakrėn e 31 marsit 1945 nė Tivar, vėrtetohet nga informacioni qė na jep ish-shifranti i KQ tė PKSH, Islam Kadeshi:
Atė ditė erdhi njė telegram-shifėr nga komisari i Divizionit V, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herėt nė mėngjes, njė turmė e madhe, disa mijėra shqiptarė tė Kosovės, pasi u grumbulluan nė mes tė dy kodrave, nė njė luginė, u pushkatuan dhe u likuiduan tė gjithė. Nė momentin qė unė e dorėzova kėtė telegram, nė zyrė gjeta Koci Xoxen dhe Enver Hoxhėn, ua dhashė telegramin nė shifėr tė pėrkthyer.
Shtabet e Divizionet V dhe VI, por edhe shtabet e brigadave, qė pėrcillnin urdhrat e tyre gjatė muajve mars-prill 1945, kur bėhej mobilizimi ushtarak i shqiptarėve dhe dėrgoheshin nė Frontin e Triestes, dorėzonin tek autoritetet ushtarake jugosllave, tė arratisurit nga Ushtria jugosllave, por edhe vullnetarėt kosovarė qė hidheshin nė ushtrinė shqiptare, pėr tė gjetur shpėtim
Bashkėpunimi komunist jugosllavo-shqiptar pėr masakrimin e rekrutėve shqiptarė tė Kosovės pėrgjatė rrugės Kukės-Shkodėr, pra nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, ėshtė pasqyruar nė disa dokumente arkivore. Mė sė pari nė notėn e Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė drejtuar Legatės sė Jugosllavisė, datė 22.11.1949: Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar nė masė, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-sė gjatė luftės dhe pas luftės. Nė kėto masakra tė pashembullta ndaj popullsisė sė Kosovės ka marrė pjesė dhe agjenti i qeverisė jugosllave nė gjirin e qeverisė shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, nė fillim tė vitit 1945, kur nė cilėsinė si ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė, ai autorizoi oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, nė tokėn shqiptare, mė tepėr se 1000 kosovarė.
Fajin pėr kėtė kasaphanė qeveria shqiptare u pėrpoq tia hidhte, pas prishjes sė marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave, Koci Xoxes, i cili gjithashtu ishte kriminel, si gjithė komunistėt e klikės hoxhiste, por nuk ishte nė atė kohė ministėr i Brendshėm. Nė tė vėrtetė, ministėr i Brendshėm nė atė kohė, pra, nga viti 1944 e deri nė maj tė vitit 1946, ishte Haxhi Lleshi
Ėshtė absurde tė mendosh se njė ministėr i Punėve tė Brendshme, sidomos i njė qeverie komuniste, pushteti i sė cilės ishte pėrqendruar nė njė dorė tė vetme, tė lejonte hyrjen e njė ushtrie tė huaj nė territorin e shtetit shqiptar, tė autorizonte vrasjen pa gjyq e pa faj tė njė mijė shqiptarėve tė Kosovės nga njė ushtri e huaj, brenda territorit tė Shqipėrisė, pa dijeninė e qeverisė shqiptare dhe tė kryeministrit Enver Hoxha, i cili mbante njėherėsh postet e kryetarit tė PKSH, tė kryetarit tė Frontit Demokratik, tė komandantit tė Ushtrisė dhe tė ministrit tė Jashtėm?!
Kėtė masakėr perfide brenda kufijve tė Shqipėrisė, ku janė vrarė me qindra rekrutė tė thjeshtė kosovarė ndėrmjet rrugės prej kufirit tonė nė Kukės e deri nė Tivar, e konfirmon edhe prokurori i Pėrgjithshėm ushtarak, Bedri Spahiu, nė gjyqin kundėr Koci Xoxes:
Xhelatėt e Rankoviēit, qė janė shquar pėr krimet e tyre alla-fashiste kundėr popullit tė thjeshtė tė Kosovės, i kanė vazhduar kėto masakra kundėr tyre nėpėrmjet rrugės prej kufirit tonė nė Kukės e deri nė Ulqin, duke vrarė qindra prej tyre.. Ishte kjo njė rrugė e pėrgjakshme e fshatarėve tė thjeshtė kosovarė brenda dhe jashtė tokės sonė deri nė Ulqin
Ėshtė e paprecedentė dhe e paimagjinueshme, ndoshta e pashembullt nė tėrė historinė botėrore, qė qeveria e njė vendi tė pavarur tė autorizojė tė huajt qė tė vrasin ilegalisht dhe pa gjyq, nė territorin e saj, bashkėkombėsit e vet, madje tė bėhet edhe vetė palė nė kėtė krim. Kėtė na e dėshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes sė Popullit tė krahinės III (Shkodėr):
Nga mesi i vitit 1945, jugosllavėt duke shoqėruar njė numėr kosovarėsh tė mobilizuar pėr nė Mal tė Zi, i vrisnin nė masė rrugės, pa pasur faj dhe nga ky veprim, disa nga kėta kosovarė, duke shpėtuar nga plumbat e tyre, mundėn tė iknin dhe tė dorėzoheshin tek organet tona, duke kėrkuar mėshirė dhe mbrojtje pėr tė shpėtuar kokėn. Ne, duke parė kėto veprime antinjerėzore, qė bėheshin tek njerėzit e rekrutuar nga Kosova, kemi vėnė nė dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinė e Sigurimit dhe kemi sugjeruar qė kėta njerėz, tė cilėt kanė shpėtuar dhe na janė dorėzuar neve, tė mos u jepeshin nė atė kohė jugosllavėve, se do ti vrisnin. Njėkohėsisht, kemi pėrmendur qė pėr kėto vrasje tė vihej nė dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bėheshin pa dijeninė e saj. Mirėpo Koci Xoxe, siē dihet, ishte bashkėpunėtor me kėta (jugosllavėt) dhe nė shėrbim tė tyre, mbas disa ditėve na urdhėroi qė kosovarėt e dorėzuar ose tė kapur tu dorėzoheshin jugosllavėve. Ne, nė atė kohė, kėtė urdhėr nuk e pritėm hiē mirė, mbasi e dinim qė porsa ti dorėzonim, jeta e tyre ishte nė rrezik dhe, me sa jemi informuar, disa nga kėta gjetėn vdekjen.
Krijoni Kontakt