Kosova i pajtoi Zogun dhe Hasan Prishtinėn
19:48 / 2.10.2012
Dokumente tė reja tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė tregojnė se atdhetari Hasan Prishtina pėr hir tė ēėshtjes kombėtare ėshtė pajtuar me Mbretin Zog dhe e ka pėrgėzuar atė pėr shkėputjen nga Jugosllavia dhe aleancėn me Italinė.
Ndryshe nga ajo qė ėshtė dėgjuar deri mė sot pėr konfliktet e pėrhershme mes Zogut dhe Prishtinės, ky dokument tregon se Mbreti Zog dhe atdhetari Hasan Prishtina janė pajtuar pėr hir tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ēėshtjes sė Kosovės nė veēanti.
Dokumenti qė publikon gazeta “Lajm” e Maqedonisė ėshtė i datės 23 shkurt 1931 dhe ėshtė marrė nga Arkivi i Maqedonisė.
Historiani Skėndėr Hasani, i cili edhe e ka gjetur kėtė dokument gjatė hulumtimeve pėr veprimtarinė atdhetare tė Hasan Prishtinės thotė se ky dokument qė tregon pajtimin mes mbretit dhe Prishtinės ėshtė edhe njė mesazh pėr politikanėt e sotėm tė cilėt duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė bashkohen pėr hir tė ēėshtjes shqiptare.
“Pajtimi mes Mbretit dhe Prishtinės ėshtė njė mesazh edhe pėr politikanėt e sotėm. Ata duhet tė ndjekin rrugėn e tyre dhe tė bashkohen pėr hir tė ēėshtjes shqiptare, ashtu siē vepruan edhe atdhetarėt tanė para shumė viteve”, thotė Hasani.
Duke iu referuar dokumentit ai sqaron se nė fillim tė viteve ’30-tė u paraqit nevoja qė tė mobilizohej i gjithė potenciali nė ēlirimin e Kosovės, ndėrsa ky unifikim u forcua pasi mbreti Zog u shkėput nga politika e Beogradit, i cili ishte kushti i vetėm i atdhetarėve tė asaj kohe qė ishin nė konflikt me mbretin Zog.
Dokumenti paraqet dy telegrame tė diplomatit italian Macoti, i cili ka qenė ndėrmjetėsues mes Mbretit Zog dhe atdhetarit Hasan Prishtina, kryetar i komitetit revolucionar tė Kosovės.
“Hasan bej Prishtina mė foli pėr argumentet qė do tė bisedojė me Ministrin e Oborrit Mbretėror tė Shqipėrisė. Se ka qenė kundėr Zogut kur ky dukej njė instrument i politikės Jugosllave, mirėpo ai e pėruron Zogun prej ditės kur ai e drejtoi ndryshe politikėn e Shqipėrisė, duke arritur njė aleancė ushtarake me Italinė dhe duke pėrjashtuar ēdo lloj pėrzierje me Jugosllavinė….”, shkruhet ndėr tė tjera nė kėtė dokument.
Ndėrkaq, nė telegramin e parė flitet pėr ofertėn e bashkėpunimit qė i bėn Mbreti Zog, kryetarit tė Komitetit Nacional tė Kosovės, Hasan Prishtinės, ku mbreti e ka pranuar prezencėn e komitetit dhe ka treguar gatishmėri pėr tė bėrė diēka pėr kauzėn e Kosovės.
Kėto dokumente dhe njė sėrė dokumentesh tė tjera qė flasin pėr veprimtarinė atdhetare tė Hasan Prishtinės do tė promovohen tė shtunėn nė Institutin pėr Trashėgimi Kulturore tė Shqiptarėve nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.
Ėshtė njė grup autorėsh qė ka mbledhur dokumente prej rreth 250 faqeve nga arkivat e Shqipėrisė, Maqedonisė Kosovės, etj, tė cilat hedhin dritė mbi veprimtarinė e Hasan Prishtinės.
/Telegrafi/
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
DEKLARATE PER MEDIA
Sot me datė 08 Tetor 2012, Familja Mbretėrore Shqiptare ka kėnaqėsinė e veēantė tė presė nė rezidencėn e saj, trashėgimtarėt dhe pasuesit e familjes sė patriotit tė shquar Hasan Bej Prishtina.
DEKLARATĖ PER MEDIA
Sot, bėhen 117 vite nga dita e lindjes sė Mbretit Zog I-rė, me figurėn madhore tė tė cilit lidhen arritjet e shtetformimit dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar.. Gjithashtu sot me datė 08 Tetor 2012, Familja Mbretėrore Shqiptare ka kėnaqėsinė e veēantė tė presė nė rezidencėn e saj, trashėgimtarėt dhe pasuesit e familjes sė patriotit tė shquar Hasan Bej Prishtina.
Ky takim ėshtė i njė rėndėsie tė disafishtė, pasi ėshtė hera e parė qė takohen dy familje tė konsideruara dhe tė trajtuara si nė “armiqėsi” nga shtypi i deritanishėm dhe qarqet antishqiptare.
Familja Mbretėrore Shqiptare, konsideron se ka ardhur koha qė tė vėrtetat historike, tė thuhen ashtu siē janė dhe jo sipas interesave tė politikės ditore. Mbreti Zog dhe Hasan Bej Prishtina janė figura kyēe nė projeksionin e Shqipėrisė moderne. Ishte angazhimi i tyre energjik pėr shpėtimin e kombit, ajo qė pengoi qarqet antishqiptare pėr tė realizuar planet e tyre shoviniste.
Kėto qarqe u munduan pareshtur dhe vazhdimisht tė nxisnin armiqėsinė dhe pėrēarjen mes kėtyre personaliteteve me peshė nė ēėshtjen kombėtare. Mbreti Zog ka vlerėsuar gjithmonė lart figurėn e patriotit tė madh Hasan Bej Prishtina, duke kėrkuar nė mėnyrė tė vazhdueshme bashkėpunimin me tė ,nė interes tė Atdheut dhe Kombit. Kur Hasan Bej Prishtina, pėr shkak tė idealeve kombėtare, iu bashkua projektit tė Mbretit Zog pėr ndėrtimin e shtetit modern shqiptar, qarqet antishqiptare dhe shoviniste u frikėsuan, dhe kėshtu, realizuan likuidimin fizik tė patriotit Hasan Bej Prishtina, pėr t’ia mveshur mė pas kėtė krim tė shėmtuar dhe tė rėndė, nėpėrmjet veglave tė tyre propagandistike, Mbretit Shqiptar.
Nė kuadrin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė, problemi i bashkimit nė tė mirė tė interesave tė popullit dhe kombit, duhet tė dalė nė plan tė parė, gjė qė fillon me bashkimin familjeve, tė cilat kanė kontribuar e luftuar pėr njė shtet tė pavarur dhe tė konsoliduar shqiptar.
Familja Mbretėrore Shqiptare, vlerėson pėrpjekjet e Qeverisė dhe punėn konkrete tė saj pėr vlerėsimin e figurave historike, veēanėrisht atyre tė cilat janė pėrbaltur ose janė lėnė nė harresė nga regjimi diktatorial. Padyshim njė vlerėsim tė veēantė meriton vendimi pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog I-rė nė Atdhe, ndėrtimi i Mauzoleumit, i shtatores sė Mbretit Zog nė bulevardin me tė njėjtin emėr nė kryeqytet, si dhe i figurave tė tjera tė rėndėsishme qė kanė luajtur njė rol tė vyer nė historinė e mbarė kombit shqiptar.
Vlerėsimi i figurave historike ėshtė njė proces qė nuk mbaron me njė datė tė caktuar historike, por le tė jetė 100 vjetori i Pavarėsisė, shtysa mė e madhe pėr historiografinė dhe politikėn shqiptare qė ēdo padrejtėsi tė rishikohet me vėmendje dhe secilit t’i jepet vendi qė meriton.
Zyra pėr Marrėdhėnie me Publikun
Oborri Mbretėror Shqiptar
Burimi: http://www.albanianroyalcourt.al/news/67
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Pra, vjen nje dite, qe, pavaresisht erresires, makinacioneve, propagandes dhe fantazise se shfrenuar te morrave te kuq, qe e lane Shqiperine ne mjerim, ne vuajtje, qe perndoqen, vrane, internuan, denuan e pushkatuan mendjet me te ndritura te ketij vendi, e verteta triumfon mbi ēdo gje. Sado qe nje regjim i cakturar, me "pseudohistoriane", mundohet qe te perfunde dhe te lere ne pluhurin e harreses data, njerez dhe ngjarje me rendesi te madhe historike, ato triumfojne nje dite mbi gjithēka, sepse e verteta eshte me e forte se sketerra e shpirtit te disa kandrrave qe duan te jargavisin me jarget e tyre te qelbura gjithēka.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Mire thone qe sharlatani sharlatan mbetet ! Si nuk na u ndan keto karnavale .....
Te vjen edhe ndot te shkruash .....
Pra, dokumentat qe gjenden neper arkiva jane te rreme, ndersa fjalet ne "tym" te bolshevikeve te kuq jane te vertetat.
Sa keq me vjen qe nuk e pranoni te verteten dhe kur ate e thone dokumentat e arkivave apo me keq akoma, kur e thone vete te perfshiret ne keto ngjarje.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Zogu i dha shtet shqiptareve qe e enderronin prej 500 vitesh ....
Zogu i dha dinjitet shqiptareve qe te leviznin neper Europe pa viza ....
Zogu i dha prestigj administrates shtetit duke hapur rruge personave te shkolluar ne perendim ....
Zogu i dha rend dhe garanci jetes se qytetareve te ketij vendi ....
Zogu i dha periudhen me te ndritshme Shqiperise ....
Atehere me thoni se perse ne shqiptaret nuk duhet te bejme dicka per ta kujtuar dhe nderuar kete figure ....???!!!
.
"They will not control us, We will be victorious"
A nuk eshte periudha e saliut me e ndritura merZogu i dha periudhen me te ndritshme Shqiperise ....
Si nuk i late njehere superlativat ju te indoktrinuarit-kuaj karrocash te pd-se mer? S'ka patur shqiperia ndonjehere ndonje periudhe te ndritur, jo te pakten keto 5 shekujt e fundit. Ishim, jemi dhe do vazhdojme te mbetemi akoma vend autarkik-anadollak, dhe me i varferi i europes.
Ne kohen e zogut tend, pervecse vendi me i mjeruar europian, kishim dhe nje rekord tjeter guinness, i vetmi vend pa nje universitet.
qe periudha e Sales eshte periudha me e ndritur e Shqiperise qe prej 1944 kjo as nuk diskutohet .... nqse ti je kundra kesaj atehere i bie qe ti duhet te jesh nje nga familjaret e diktatorit ....
pastaja Shqiperia u shpall e pavarur me 1912 .... dhe deri me 1920 ishte nje toke ku bandat e shteteve fqinje benin kerdine ..... nuk kishte aspak shtet .... pra llogarite e Shqiperise duhen bere nga 1920 .... dhe ate qe Zogu i I beri prej 1924 e deri me 1939 ne 15 vjet nuk e ka bere akoma sot as Saliu i cili e ka te mbushur administraten me sigurimsat, vullnetaret dhe pioneret e enverit .... kur Saliu ta beje pastrimin sic duhet atehere do te flasim per periudhen e ndritur .....
.
"They will not control us, We will be victorious"
Krijoni Kontakt