Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 163
  1. #131
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Keqkuptimet mbi Zogun

    MENTOR NAZARKO

    Tekstet e historisė me autorė shqiptarė qė dominojnė rozėn e historianėve shqiptarė me eksperiencėn e tyre, ato qė dominojnė literaturėn historike nė qarkullim nė vend, e shohin nė mėnyrė tėrėsisht tė zezė figurėn e Ahmet Zogut, Mbretit tė shqiptarėve nė shekullin e 20-tė. Kjo ngjyrosje mbetet ende e fortė dhe pėr shkak se emrat qė bartin kėtė pozicionim janė autoritarė nė shkencė dhe ata qė i kundėrshtojnė janė ende emra tė rinj. Derisa tė shkojmė te njė gjykim i ekuilibruar mbase duhet tė kalojė edhe mė shumė kohė. Ka disa autorė tė rinj shqiptarė qė pretendojnė tė paktėn njė shikim me shumė ngjyra tė kėsaj figure, por ata nuk kanė shitur aq kopje nė veprat e tyre sa autorėt e vjetėr apo me peshė mė tė madhe. Po ashtu dhe autorėt e huaj qė kanė shkruar me realizėm pėr mbretėrinė nuk kanė arritur tė zėnė vendin qė duhet nė tregun e pikėpamjeve mbi historinė. Nė kėtė gjendje tė fakteve historike, pra atyre tė servirura, megjithatė ka vend pėr hipoteza tė reja qoftė dhe pėr tė nxitur debatin publik dhe nxjerrė atė nga kėneta ekzistuese. Edhe pa asnjė lloj pretendimi shkencor. Pa u mbėshtetur mbi fakte tė reja, por thjesht dhe vetėm mbi riinterpretimin e tė vjetrave.
    Janė disa mite mbi figurėn e Zogut prej historiografisė dominante, tė cilėt pėrgėnjeshtrohen lehtėsisht po prej fakteve qė kjo historiografi ka zbuluar apo ka lėnė nė errėsirė sipas oreksit politik tė kohės kur janė formuluar ato qėndrime. A ka nė kėto mite inerci qėndrimesh, bindje shkencore tė painteresuara, gjykim me metrin e kohės sė sotme, apo ēfarė…?
    Po ku mbėshtetet ky gjykim i nxirė i figurės sė Mbretit Zog? Ai mbėshtetet mbi disa mite, tė cilat, sipas premtimit tė mėsipėrm, do tė tentojmė t’i riinterpretojmė. Mė saktė, ftojmė pėr riinterpretim, posaqė autori nuk ka asnjė pretendim shkencor nė formim, nė studime tė vjetra apo tė reja personale mbi historinė.
    Miti i parė. Mbreti Zog nuk ėshtė trashėgimtar i njė familjeje tė madhe mbretėrore dhe ai e krijoi vetė mbretėrinė. Kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė dhe riinterpretimi qėndron nė njė moment shumė tė thjeshtė. Kur fillojnė mbretėritė si forma shtetėrore, nga e marrin titullin mbretėrit e parė tė njė dinastie? Nga Zoti, siē pretendonin dikur? Nga asamble tė zgjedhura, siē e krijoi Zogu, apo me vetėzgjedhje? Nuk po merremi me pikturimin e Zogut si satrap injorant, kur njė nga kundėrshtarėt e tij mė tė mėdhenj shumicėn e kohės, Faik Konica, thotė se gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore nuk lanė pa parė shfaqje tė re tė operas nė Vjenė. Pra dhe monarkia jonė do tė kishte njė fillim, mjaft qė ai tė ishte i ligjshėm.
    Miti i dytė. Mbreti Zog ka vrarė shumė kundėrshtarė tė vet politikė. Nuk ėshtė provuar nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se nė disa vrasjeve tė figurave politike si Gurakuqi, Avni Rustemi dhe ndonjė tjetėr – Bajram Curri u vra nė njė operacion policor – qėndron ai mbrapa kėtyre vrasjeve. Por le ta marrim pėr tė mirėqenė kėtė hipotezė. A nuk ishin paksa tė ashpėr rivalėt e vet politikė, qė nuk i zgjidhnin hesapet me Mbretin me zgjedhje, me rrugė politike, por me atentate? Sa atentate i janė bėrė Mbretit? Dhe cila ishte rruga qė ai ndoqi pėr tė luftuar kundėrshtarėt e tij politikė, nė njė kohė kur dėnimi me vdekje duhet tė ishte normal? A e pėrdori Zogu dėnimin me vdekje ndaj komunistėve, siē bėri Enver Hoxha me shumė prej intelektualėve apo pinjollėve tė familjeve borgjeze?
    Miti i tretė. Zogu erdhi me ndihmėn e serbėve nė pushtet dhe ishte njeriu i tyre. Ėshtė tėrėsisht e vėrtetė se Zogu erdhi nė pushtet me ndihmėn e Serbisė, qė ishte, nė fakt, toka mikpritėse e shumė prej bashkėluftėtarėve tė Enver Hoxhės, siē ishte Myslym Peza, Haxhi Lleshi apo tė tjerė. Dhe, nė fakt, Zogu kėtu nuk bėri ndonjė dallim nga Enveri, qė u instalua nė krye tė Partisė Komuniste me ndihmėn e komunistėve serbė, apo Berisha dhe Nano qė u mbėshtetėn te ndihma e partive motra greke pėr tė ardhur nė pushtet. Berisha, nė fakt, edhe sot mbėshtetet te ndonjė mik serb. Pra, liderėt shqiptarė janė mbėshtetur te fqinjėt historikisht. Por duhet pranuar, ama, se Zogu u shkėput prej serbėve shumė shpejt. Dy traktatet qė Zogu nėnshkroi me Italinė nė vitin 1926 dhe nė vitin 1927, ishin qartėsisht traktate antigreke dhe antiserbe. Atėherė cilat ishin koncesionet qė Zogu u bėri serbėve?
    Kaluam kėshtu te miti i katėrt, Zogu i dha Shėn Naumin dhe njė pjesė tė Vermoshit serbėve sipas Marrėveshjes me Pashiēin – ky mbetet tė jetė koncesioni mė i madh. Na duhet tė riinterpretojmė faktet apo tė nxjerrim nė dritė mė tė plotė faktet qė historiografia e majtė, edhe nė ditėt e sotme, i mban nė errėsirė. Marrėveshja me Pashiēin s’ishte marrėveshje ndėrshtetėrore, por marrėveshje midis dy personave privatė, megjithėse tė dy u bėnė kryeministra disa muaj pas kėsaj marrėveshjeje. Ndėrkohė, nga 16 pika tė kėsaj marrėveshjeje, nuk ka realizim tė asnjėrės, me pėrjashtim tė realizimit tė pjesshėm pėr Shėn Naumin dhe Vermoshin, por me shkėmbime territoresh, qė ka nevojė pėr sqarim. Ishte me tė vėrtetė kontradiktore logjika krahasuese e njė historiani tė ēėshtjeve diplomatike para pak ditėsh nė njė artikull. Ndėrsa nuk e quante marrėveshje, tė ashtuquajturėn Marrėveshje tė detit me Greqinė, meqenėse nuk u ratifikua nė parlamentet e tė dyja vendeve, konsideronte marrėveshje atė tė Zogut me Pashiēin, qė s’kaloi asnjė hap tė iterit diplomatik. Inercia e tij nė qėndrimet e dikurshme shkonte dhe mė tej. Ai fliste me hollėsi pėr sipėrfaqet qė Zogu i dha Jugosllavisė nė Vermosh – jo tėrė Vermoshin - por konsideronte tė parėndėsishme ato sipėrfaqe qė Zogu i kishte marrė nė kėmbim Jugosllavisė nė zonėn e Pogradecit, pa dhėnė emrin e tyre, por vetėm tė njė fshati – Peshkėpije. Cili prej historianėve dominantė ka bėrė ndonjė analizė tė vlerės strategjike tė kėtyre territoreve, por vazhdimisht paraqitet sikur Zogu dha pa asnjė kundėrvleftė Shėn Naumin? A kishin kėto territore afėr njė rruge tė rėndėsishme qė lidhte Tiranėn me Korēėn dhe juglindjen e Shqipėrisė ndonjė vlerė strategjike dhe si raportohet kjo vlerė nė raport me vlerėn e Shėn Naumit, arsyetim qė e bėnte Mehdi Frashėri, diplomati i shkėlqyer, mbrojtėsi i Ēamėrisė dhe negociatori i marrėveshjes? Kur tė bėhet kjo analizė, atėherė nė mėnyrė tė qetė mund tė pranojmė tradhtinė e Zogut me Shėn Naumin. Mė nė fund, edhe po tė konsiderosh marrėveshje atė me Pashiēin, Zogu nuk respektoi kurrfarė pike tjetėr.
    Miti i pestė. Zogu ia shiti Shqipėrinė Italisė. Tė gjitha marrėveshjet e Zogut me Italinė nuk kanė asnjė ndryshim tė madh, madje ngjajnė mė favorizuese se sa ato qė qeveritė tona tė pas ‘90-s bėjnė me Italinė apo me shtetet fqinje. Zogu nuk mund ta shihte Italinė me sytė e pas 1939-s, sa kohė qė dhe fuqitė perėndimore kishin marrėdhėnie normale me tė. Me kėtė optikė s’mund tė krahasohen ato marrėveshje pėr nga vlerat e mėdha monetare qė ai ka marrė destinuar pėr zhvillim infrastrukture, arsimi etj. Ky mit bie thjesht nėse shikojmė veprimin e fundit tė Zogut. Nėse Zogu do tė ishte blerė nga italianėt, pse vallė ai nuk qėndroi si mbret nė Shqipėri, duke pranuar nė territorin e vendit ushtritė italiane qė do tė sulmonin Greqinė dhe qė vendoseshin sipas traktateve tė mbrojtjes reciproke firmosur me Italinė? Pse Italia financoi revoltėn kundėr tij, qė do tė shėrbente si pretekst pėr ndėrhyrjen e armatosur italiane?
    Miti i gjashtė. Zogu nuk ndenji nė Shqipėri pėr rezistencė ndaj italianėve. Plotėsisht e vėrtetė. Zogu me frikėn e dezertimit tė njė pjese tė kuadrit politik dhe ushtarak qė ishin rreth tij, tė blerė nga vendi fqinj, nuk bėri guximtarin si ndonjė mbret apo kryeministėr i Greqisė. Zogu vetė nuk rezultoi trim tė vritej nė luftė apo tė mbathte opingat, siē premtoi. Por ka disa rrethana lehtėsuese. A nuk ishte drejtues i Ushtrisė Mbretėrore Abaz Kupi, apo dhe vetė Mujo Ulqinaku? A nuk bėri kjo ushtri njė rezistencė tė respektueshme, siē thotė historiani Bernd Fisher, qė flet pėr 300-400 tė vrarė nė radhėt e italianėve? A nuk ishin zogistėt e Kupit tė vetmet njėsi rezistence nė Shqipėri deri afėr mbajtjes sė Konferencės sė Pezės? A nuk ishte kjo arsyeja pse ata u ftuan nė atė Konferencė dhe Kupi ishte drejtues i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒSH? Pėr kėtė flet Fisher, flet historiani austriak Neuwirth etj. Ikja e Zogut, megjithėse jodinjitoze, e prishi fabulėn e pushtuesit se ushtria italiane u vendos nė territorin tonė sipas Traktatit tė Aleancės sė vitit 1926. Pra kjo ikje e Mbretit Zog solli si pasojė juridike konfirmimin legal tė pushtimit, dhe jo tė ndonjė bashkimi konsensual me Italinė. Vetėm grekėt pėrdorin si argument tė vazhdimėsisė normale shtetėrore nga Zogu tek italianėt, faktin qė kurorėn shqiptare Viktor Emanuelit ia dha njė pėrfaqėsi e Asamblesė sė Zogut, por jo vetė ai. Madje, pjesa mė e madhe e zotimeve nė favor tė Jugosllavisė, parashikuar nė marrėveshjen me Pashiēin (bashkimi personal i dy kurorave, i ushtrisė etj.) iu akorduan Italisė pikėrisht prej kėsaj pėrfaqėsie parlamentare, dhe jo prej Zogut qė i refuzoi.
    Miti i shtatė. Zogu mori gjithė floririn e thesarit tė shtetit. Kėtu kemi njė mitologji tė pastėr komuniste. Nėse do tė kishte marrė tė gjithė thesarin, s’kuptohet se si mbeti thesar qė e gjetėn italianėt, u kaloi gjermanėve dhe pėrfundoi nė Berlin, prej nga ku u mor pjesėrisht prej anglezėve si dėmshpėrblim pėr incidentin e Korfuzit. Nėse Zogu do tė merrte njė pjesė tė floririt me procesverbale tė rregullta, siē dhe ėshtė provuar, pėr tė mbajtur njė administratė minimale nė mėrgim apo edhe pėr tė mos ia dorėzuar pushtuesit, nuk shikohet se ku ėshtė problemi sa kohė qė ai pėrfaqėsonte apo besohej se pėrfaqėsonte shtetin shqiptar nė mėrgim.
    Miti i tetė. Zogu nuk u pranua nė Angli si oborr nė mėrgim. Kjo ėshtė e vėrtetė pjesėrisht, sepse Britania e Madhe mbajti nė njė formė tė caktuar akreditimi pranė Mbretit Zog atė qė para pushtimit ishte ministėr i saj nė Durrės. Por, edhe nėse e marrim tė mirėqenė kėtė fakt, nuk duhet tė harrojmė se Britania e Madhe, nė aleancė me Greqinė, kishte vendosur pėr ndarjen e Shqipėrisė nė favor tė fqinjit jugor nė pėrfundim tė luftės. Zogu, si pėrfaqėsues i shtetit shqiptar, i vazhdimėsisė sė tij nė kufijtė e paraluftės, ishte pengesė formale, ndaj kėshtu shpjegohet dhe ftohtėsia angleze nė trajtimin e tij. Sa pėr etiketimet ironike angleze kundrejt Zogut, sikur tė shohim nė arkiva se si shprehen pėr udhėheqėsit tanė tė pas ‘90-s apo pėr Enver Hoxhėn, mund tė tronditeshim shumėfish.
    Nė pėrfundim, me gjithė defektet e mėdha pėr tė cilat ėshtė folur shumė, Zogu nuk bėri akte tradhtie as ndaj Serbisė, as ndaj Italisė, as ndaj Greqisė. Nuk u fali kishėn kombėtare grekėve, u qėndroi me dinjitet atyre, zhvilloi beteja me ta dhe nė skenėn ndėrkombėtare, kėrkoi pronat e shqiptarėve vazhdimisht dhe stabilizoi marrėdhėniet me fqinjėt nė pėrgjithėsi. Ai e zhvilloi vendin nė pėrputhje me aftėsitė e klasės politike tė nivelit mė tė lartė qė ai pėrfshiu nė qeverisje, nivelin e emancipimit tė shoqėrisė shqiptare. Ai e forcoi ndjenjėn kombėtare dhe mė nė fund nuk bashkėpunoi me armiqtė e Shqipėrisė, Jugosllavinė dhe Greqinė, pėr tė ndenjur nė pushtet apo pėr tė ardhur sėrish pas luftės, siē pretendojnė nė mėnyrė tė pazėshme disa historianė tė rinj tė sė majtės.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Viloleta mos u nxeh se nje mendim shpreha.Apo duhet me te mare leje ty?
    Te na merrje leje , mire do te beje ! Se ketu pak a shume eshte mjedis publik ! Dhe ti e di qe plehrat nuk hidhen ne mjedis publik , por ka kazane plehrash ! Prandaj mbaje nje cike doren !

    Pavaresisht se familja nuk te ka mesuar dhe shkolla ka dale huq , prape se prape vetem duke pare komunitetin do te mesoje dicka per plehrat !

    Ja shiko Nazarkon ! Per t'i maskuar plehrat i pertyp nje here ne goje , per te na thene neve se eshte ushqim ! Ka etike tjetri ! Pastaj ben edhe nje sakrifice duke i pertypur ne goje , pavaresisht se ne s'i afrohemi se i mban goja ere plehra ! Por sado na e servir per ushqim edhe vete Nazarko e di qe ushqimi i tij e ka vendin tek kazani i plehrave !

    Lexoje pak se si i shmanget arsyetimit dhe i ngjitet justifikimit ! Kjo ndodh sepse plehra nuk behet ushqim edhe po t'i vesh ambalazh te bukur!

    (te kuptohemi , nuk quaj plehre Ahmet Zogun por veprimet e tij dhe teorite justifikuese te vepres se tij antishqiptare)

    MaDaBer

    Dhe sa per shitjen. Kush permend shitjet, le te shkojne te ato historianet e ndritur te kombit, Xhufka e Milka, dhe gjejeni pak ate dokumentin origjinal te shitjes se trojeve, pastaj hajdeni e derdellisni ktu gam gam.
    Ja do te dalim dhe te kerkojme gjurmet ! Po me ujkun cfare te bejme se po na e grin tufen ne vathe ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 05-10-2012 mė 09:53

  3. #133
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Po sjell nje shkrim te Faik Konices, shume domethenes dhe mjaft mendjehapur qe ne krye te kohes. Meqenese ju Anti-Zogistet keni respekt per Konicen e Nolin (ashtu si kemi dhe ne perkrahesit e Zogut), atehere mesoni pak nga keta mendjendritur dhe largohuni nga paēavuret Bolshevike te kuqe, nga trillimet e historise. Jeni te rinj ne moshe dhe mos u merrni akoma dhe sot me paēavuret e pseudohistorianeve, qe e kane persekutuar Shqiperine per vite me radhe dhe qe mundohen akoma dhe sot vetem ti nxine faqen Shqiperise.

    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    Konica: Ahmed Zogu na mundi!

    N’artikull kundrė Vatrės tė botuar te « Liria Kombėtare », Nr. 8, Fan Noli thotė se ca njerės, qė kishin lėftuar gjer dje, sot tė lodhur dhe i hodhnė armėt. Mundet. Po ka dhe ca tė tjerė truri i tė cilėve ėshtė trashur dhe s’janė tė zotėrit tė kuptojnė kur njė lodrė merr funt : Mė kujtojnė fjalėn e filozofit gjerman Schopenhauer pėr ata qė vazhdojnė sė lojturi pasi ka rėnė perdja.Unė i lodhur s’jam aspakė, dhe do t’isha gati tė vazhdoja luftėn me forcė tė papakėsuar, - po tė kish lufta nonjė qėllim. Po qėllim lufta s’ka dhe s’munt tė ketė. Fan Noli dhe unė kemi lėftuar disa vjet qė t’i jam Shqipėrisė njė guvernė tė njė tipi tė pėrparuar. Ahmed Zogu ka lėftuar pėr njė guvernė tė njė tipi mė konservativ.
    Ahmed Zogu na mundi, dhe na mundi me themel. Ndryshimi nė mes tė Fan Nolit dhe meje ėshtė qė unė e di se jemi tė mundur dhe tė mundur paq, kurse shoku im s’ka haber qė hėngrėm dru. Ahmed Zogu na ka mundur nė ēdo shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmė pėrpara popullit pėr votė. Ahmed Zogu mori kurdoherė shumicėn dhe kurdoherė na mundi. Ahmed Zogu me ca bashibozukė dhe me 104 Rusė (njė qint e katėr – fakt nga burim dipllomatik i huaj) na mundi nė shesh tė luftės, ndonėse ne kishim njė “ushtėri” dhe pėrmbi 20.000 vullnetarė gati. Ikmė duke britur se ordit’ e Serbisė shkelnė Shqipėrinė, kur dijim shumė mirė se ishin vetėm njė grusht Rusėsh.
    Deshmė tė tregojmė se tė pakėn nė sheshin e diplomatisė kemi mė tepėr zotėsi se Ahmed Zogu. Po dhe nė kėtė shesh maloku genial na mundi. Ne ēfaqmė zotėsinė qė kemi duke mos e bėrė dot guvernėn t’onė tė pranohet dhe tė njihet nga bota e qytetėruar, duke ēkėnaqur me talljet t’ona nė Genevė ata tė cilėt ka nevojė Shteti ynė, dhe duke vėnė nė dyshim Fuqit’ e Perėndimit me intrigat t’ona me Bolshevikėt. Ahmed Zogu, nga ana tjatėr, qe i zoti tė fitojė besimin e Evropės dhe t’Amerikės nė pakė kohė, e bėri guvernėn e tij tė pranohet e tė njihet zyrtarisht ; ngren kreditin e Shtetit jashtė, dhe tė fitoj nė sy tė botės emėrin e njė udhėheqėsi tė vėrtetė.
    Ne me frazėt t’ona bombastike kallmė anarqinė anė e mba’anė Shqipėrisė, kurse stėrvitja jonė intellektuale duhej tė na kish bėrė tė zotėt, tė pakėn nė theori, t’i jipnim popullit njė frymė rregulle. Ahmed Zogu, nga ana tjatėr, me instiktin genial tė tij e vuri turmėn nėn njė disiplinė e cila, sado e mėrzitshme, ėshtė me e dobishme se anarqia jonė. Edhe nė kėtė shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir a i lik Ahmed Zogu ėshtė mundės. Ne, mė tė mirė se ay, jemi tė mundurit.
    I mir a i lik, Ahmed Zogu ka fituar brenda besimin e popullit shqipėtar dhe jashtė besimin e Fuqive tė Mėdha. Ne, mė tė mirė se ay, s’kemi ditur tė fitojmė besimin e kėrrkujt. Munt t’a urrejmė Ahmed Zogun po duhet tė njohim se ėshtė se ėshtė mė i zoti, shumė mė i zoti se ne. N’Amerikė kanė njė zakon qė i munduri i shtrėngon dorėn mundėsit. Po ne s’jemi Amerikanė.
    “Battus et pas contents”, si thotė Frėngu me ironi, - tė rrahur dhe jo tė kėnaqur, - neve s’na pėlqen tė heshtim po duam tė dalim nė marketė dhe tė zėmė vajtimet. Po tė kishim prova se populli ėshtė i helmuar nga ndodhja e sotme dhe pret shpėtim prej nesh, vazhdimi i kundėrshtimit do tė kish njė kuptim. Po populli ėshtė i kėnaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut ėshtė e patundėshme. E vetėmja mėnyrė qė tė pėrmbyset Ahmed Zogu, ėshtė njė kompllot kundrė jetės sė tij, dhe e di qė kėtė mendim e ushqejnė shumė. Po unė nė kompllote s’bėhem shok i kėrkujt ; se pėrveē principeve qė ma ndalojnė e di qė fundi do tė jetė ēkatėrrimi i Shtetit.
    Unė me budallallėkun t’im thomė se kemi arrijtur nė njė fazė kritike tė jetės sė Shqipėrisė : dhe besoj se e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar shtetin ėshtė njė pajtim i ndershėm i tė mundurve me Mundėsin. Pėr ne qė diē e dimė veten ėshtė njė ēap i hidhur. Ata qė s’duan ta bėjnė le tė vazhdojnė sė gdhėnduri pishė e sė gatituri teneqe vaj-guri dhe le t’i vėnė zjarrin Shqipėrisė.


    Gazeta Dielli, 8 tetor 1925
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #134
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Ja do te dalim dhe te kerkojme gjurmet ! Po me ujkun cfare te bejme se po na e grin tufen ne vathe ?
    Ujku ka vdekur qe ne 85' por ti akoma e ke frike ate. Ujku eshte ai qe i mbajti Shqiptaret si dele ne nje vathe te rrethuar me tela me gjemba e me kallashnikove, nuk i la te shohin boten me sy, te shkollohen neper universitetet me ne ze te botes, te jepnin kontributin per vendin e tyre.

    Keshtu qe leri gjurmet po meso kush eshte ujku dhe e keqja e vendit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Po sjell nje shkrim te Faik Konices, shume domethenes dhe mjaft mendjehapur qe ne krye te kohes. Meqenese ju Anti-Zogistet keni respekt per Konicen e Nolin (ashtu si kemi dhe ne perkrahesit e Zogut), atehere mesoni pak nga keta mendjendritur dhe largohuni nga paēavuret Bolshevike te kuqe, nga trillimet e historise. Jeni te rinj ne moshe dhe mos u merrni akoma dhe sot me paēavuret e pseudohistorianeve, qe e kane persekutuar Shqiperine per vite me radhe dhe qe mundohen akoma dhe sot vetem ti nxine faqen Shqiperise.
    Tani , nuk po arrijme te kuptojme moralin tend lidhur me shkrimin e Konices !

    Ne rastin tone eshte Ahmet Zogu i munduri apo ndonje tjeter ....?

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    [QUOTE=MaDaBeR;3499853]Mjaftoi kjo fraze dhe gazeta ne te cilen eshte shkruar kjo fraze per te treguar se idete e komunisteve te kuq mbi Historine e Shqiperise valojne ende nder gjakun e piset te atyre qe u indoktrinuan si driteshkurter ne kohen e te kuqve.

    ]Princi Leka: Mirėnjohje rusėve, rrėzuan Nolin, sollėn Zogun
    Kreu i familjes mbretėrore shqiptare, Princ Leka, ose, siē quhet nga monarkistėt shqiptarė, Mbreti Leka Zogu II, deklaron se Sali Berisha dhe paraardhėsi i tij Fatos Nano i kanė premtuar referendum pėr rikthimin e mbretėrisė.

    Nė njė intervistė dhėnė gazetės sė pėrjavshme ruse “Ekho planety” tė 27 korrikut 2012, kėshilltari politik i Presidentit tė Republikės, Leka Zogu, nė pėrgjigje tė pyetjes: “A keni marrė nė konsideratė perspektivėn e rivendosjes sė pushtetit mbretėror nė vendin tuaj”? deklaroi: “Unė nuk e di se cilat janė perspektivat pėr kthimin e pushtetit mbretėror nė vendin tim, por dhe kryeministri aktual i Shqipėrisė Sali Berisha dhe paraardhėsi i tij Fatos Nano nė mėnyrė tė pėrsėritur kanė vėnė nė dukje se ēėshtja e referendumit mbetet ende e hapur”.



    - Babai juaj Princ Leka ka lindur pak ditė para rėnies sė monarkisė nė Shqipėri, dhe mundi tė kthehet nė shtėpinė e tij vetėm disa dekada mė pas. Ju e keni parė Shqipėrinė vetėm 20 vjeē. Ēfarė dinit nė lidhje me vendin para udhėtimit tė tij tė parė atje? Kur keni filluar pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe?

    - Ndėrsa me sytė e mi pashė Shqipėrinė vetėm 20 vjeē, nė vitin 2002, unė dija shumė rreth saj qė nga historitė e fėmijėrisė e tė babait, i cili, nga ana tjetėr, kishte dėgjuar nė lidhje me atdheun e gjyshit tim. Jeta e babait tim nga fillimi nė fund ishte e lidhur me popullin. Dhe pėr mua, dhe pėr bashkatdhetarėt tanė tė tjerė, ai ishte njė simbol i Shqipėrisė, i cili humbi me ardhjen e komunistėve.

    Mė kujtohet si fėmijė se nė vendin tim mund tė burgoseshe vetėm pėr faktin se kishe shprehur pakėnaqėsinė ndaj regjimit nė pushtet. Pėr mua dukej absolutisht absurde qė nė shekullin e XX dhe, madje nė njė vend evropian, ky qėndrim ndaj njerėzve. Pėrveē kėsaj, unė, ashtu si babai im, kam pėrjetuar trishtimin e faktit se Shqipėria, njerėzit e mi, pėr faj tė komunistėve ishin tė izoluar nga bota dhe jetonin prapa Perdes sė Hekurt. Sa pėr gjuhėn shqipe, unė fillova ta studioja atė vetėm nė vitin 2002 kur familja ime u lejua tė jetojė nė Tiranė. Njohuritė i kam marrė qė nė fėmijėri, sepse nė shtėpinė tonė nė Johanesburg ishin shpeshherė pėrfaqėsues tė diasporės shqiptare.

    - A ju kujtohet pėrshtypja juaj e parė pėr Shqipėrisė?

    Ishte vera e vitit 2002, kur familja ime u ndesh me njerėzit tanė nė aeroportin e Tiranės, – njė nga kujtimet mė tė kėndshme dhe tė mrekullueshme nė jetėn time. Unė pashė dhjetėra njerėz me kostume kombėtare, duke pėrshėndetur flamuj shqiptarė dhe pėr fat tė mirė ata bėrtisnin: “Rroftė mbreti!” Shumė nga kėta ishin lot gėzimi nė sytė e tyre, dhe prindėrit e mi i panė ata. Kėtu shqiptarėt ishin lindur dhe u rritėn nėn komunizėm, dhe disa prej tyre kapėn periudhėn e shkurtėr tė ekzistencės sė monarkisė shqiptare, por ata shprehėn dashurinė shumė tė sinqertė dhe respektin pėr babanė tim.

    - Babai juaj ishte shqiptar, nėna australiane, ju keni lindur nė Afrikėn e Jugut, keni studiuar nė Britani dhe Itali, dhe u vendosėt pėrfundimisht nė atdhe. Ju ndjeni se i pėrkisni njė vendi tė vetėm, apo e konsideroni veten njė qytetar tė botės?

    - Sot, kur globalizimi po fiton vrull, shumė njerėz kanė mundėsi pėr tė parė botėn, njihen me kulturėn e tė tjerėve, tė mėsojnė diēka nga ajo, por nuk kufizohen vetėm nė hapėsirėn e vendit tė tyre. Megjithatė, unė dua tė theksoj se familja mbretėrore dallon pėr vetė faktin se ata janė duke luftuar pėr forcimin e identitetit kombėtar dhe ruajtjen e traditave dhe vlerave tė popullit tė tyre. Po, unė jam kurioz pėr tė zbuluar vendet e tjera, unė jam shumė komod nė udhėtime nė Evropė, por pa marrė parasysh sa shumė vende pėrmendėt nė biografinė time, ndjej njė lidhje tė thellė tė brendshme me popullin tim. Si shqiptar dhe unė jam i lumtur tė jetoj nė shtėpi (atdhe).

    - Mbretėria e Shqipėrisė zgjati mė pak se 20 vjet. Nė vitin 1997 babai juaj nė Shqipėri ka nisur njė referendum mbi rivendosjen e monarkisė, por dėshtoi. A keni marrė nė konsideratė mundėsinė e rivendosjes sė autoritetit mbretėror nė vendin tuaj?

    - Kjo nuk ėshtė e drejtė tė themi se babai im pėsoi njė goditje kur… Ėshtė e njohur se tė paktėn njė e treta e atyre votuan pėr restaurimin e monarkisė, ndėrsa 23 pėr qind tė votave me tė njėjtin rezultat ishin shpallur tė pavlefshme. Vitet e fundit mė vonė, studimet e pavarura kanė treguar se tė paktėn 50 pėr qind e shqiptarėve pėrkrahin idenė e rikthimit tė monarkisė. Babai im nuk kishte asnjė dyshim se nė nxjerrjen e rezultateve tė referendumit janė pėrdorur parimet staliniste. Unė nuk e di se ēfarė janė perspektivat pėr kthimin e pushtetit mbretėror nė vendin tim, por Kryeministri aktual i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe paraardhėsi i tij, Fatos Nano, kanė theksuar nė mėnyrė tė pėrsėritur se ēėshtja e referendumit ėshtė ende e hapur.

    - Ju keni punuar mė parė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Tani kreu i Federatės Kombėtare tė golfit. A do tė thotė se politika e ju jeni tė interesuar mė pak?

    - Pavarėsisht nga fakti se unė jam duke bėrė njė punė shumė sociale, duke punuar mė shumė me tė rinjtė dhe organizatat humanitare, unė ende punoj si njė kėshilltar politik i ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė. Unė nuk mund ta imagjinoj veten jashtė jetės politike tė vendit, por unė dua tė theksoj se nuk jam nė asnjė parti dhe, duke qenė nė shėrbim tė qeverisė, kujdesem pėr interesat e vendit, dhe jo tė atyre.

    - Ne e dimė se ju jeni njė mbėshtetės i flaktė i pavarėsisė sė Kosovės. A do tė mendoni se palėt shqiptare dhe serbe gjithnjė duhet tė arrijnė njė kompromis pėr Kosovėn?

    - Deri nė qershor tė vitit 2012 Republika e Pavarur e Kosovės ėshtė njohur nga 93 shtete, nė fakt, gjysma e botės. Unė sinqerisht shpresoj se Beogradi herėt a vonė do tė kuptojė se krijimi i njė Kosove tė pavarur nuk mund tė mohohet. Dhe unė e them kėtė, jo vetėm pėr shkak se jetojnė nė Kosovė mijėra shqiptarė. Unė me tė vėrtetė do tė doja tė shihja marrėdhėniet mes Beogradit dhe Prishtinės, tė stabilizuara dhe zhvilluara nė njė mėnyrė tė civilizuar, dhe njerėzit nė Kosovė, pavarėsisht nėse ata janė shqiptarė dhe serbė mund tė jetojnė nė paqe dhe qetėsi.

    - Nė familjen e famullisė nė pushtet nė Shqipėri kanė luajtur njė rol dhe emigrantė rusė. Nė vitin 1924, njė detashment i zyrtarėve rusė ndihmoi revolucionin e gjyshit tėnd, Ahmet Zog, i cili u bė sundimtar i vetėm i vendit, dhe katėr vjet mė vonė shpalli veten mbret. Ēfarė dini pėr kėtė?

    - Para sė gjithash, gjyshi im nuk ka pretenduar tė jetė mbreti i vetėm. Mbreti shqiptar njoftoi Kuvendin e tij kombėtar dhe mė pas, Shqipėria ka marrė statusin e “Njė monarki demokratike, parlamentare dhe e trashėguar.” Dhe, para ngjarjeve tė vitit 1924, ka pasur njė revolucion nė Shqipėri, si rezultat i tė cilit erdhi nė pushtet, Noli i simpatizuar nga komunistėt. Gjyshi im, mė parė ka shėrbyer si kreu i qeverisė shqiptare dhe ėshtė detyruar tė japė dorėheqjen pas atentatit mbi tė. Ai nuk mund tė pranonte faktin se autoritetet e reja do tė bashkėpunonin nė mėnyrė aktive me BRSS-sė. (ish Bashkimi Sovjetik). Pastaj ai kėrkoi ndihmė nga oficerėt rusė tė Gardės sė Bardhė, tė cilėt jetonin nė Mbretėrinė fqinje tė Serbėve, Kroatėve dhe Sllovenėve. Nė dhjetor tė vitit 1924, 7000 ushtarė shqiptarė nuk ishin nė gjendje tė pėrballonin qindra oficerė rusė, tė cilėt, pas dy javėsh tė luftimeve me gjyshin tim erdhėn nė Tiranė. Pas kėsaj Shqipėria u shpall republikė, president i tė cilės ishte Ahmet Zogu.

    Unė u jam pėrjetėsisht mirėnjohės emigrantėve rusė, tė cilėt e mbėshtetėn gjyshin tim dhe kėshtu ndryshoi rrjedha e historisė dhe sė paku, disa pėr disa kohė e vonuan vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri.

    - Rusia ka qenė pėr shumė shekuj e pranishme dhe ka gjeopolitikė, interesa ekonomike dhe ushtarake nė Ballkan. Pėrveē kėsaj, Shqipėria pėr rusėt nga tė gjitha vendet e Ballkanit, praktikisht ėshtė e panjohur pėr shumicėn. Po Rusia si ėshtė nė pamjen e shqiptarėve?

    - Nė Shqipėri situata ėshtė e kundėrt. Ne dimė shumė pėr ju, pėr historinė tuaj dhe kulturėn. Jo pak shqiptarė kanė njohuri, tė moshuarit dinė emrat e shkrimtarėve tė shquar rusė, kompozitorėve, artistėve, si dhe atletėt. Unė e di se para vitit 1961, shumė shqiptarė ishin nė BRSS dhe nė shkollat tona deri nė vitin 1991, studiohej gjuha ruse. Personalisht, nga vetja ime unė dua tė shpreh admirimin tim pėr popullin rus pėr guximin e tij dhe aftėsinė pėr tė ruajtur stabilitetin nė rrethanat mė tė vėshtira. Ju mundėt fashizmin, mbijetuat, siē bėmė ne, vitet e diktaturės komuniste. Vendi juaj ėshtė nė zhvillim, modernizim, duke e hequr qafe trashėgiminė e trishtuar tė sė kaluarės.

    Intervistoi

    Oksana Dyachenko

    “Ekho planety”, nė shqip “Jehona e planetit”

    Pėrgatiti: Luis Tanushi
    http://www.ama-news.al/2012/07/princ...-sollen-zogun/

  7. #137
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Tani , nuk po arrijme te kuptojme moralin tend lidhur me shkrimin e Konices !

    Ne rastin tone eshte Ahmet Zogu i munduri apo ndonje tjeter ....?
    Keshtu eshte kur lexon vetem paēavure te kuqe. Lexoje Konicen mire se ta thote Konica bukur e qarte kush eshte Mundesi dhe i Munduri. Si duhet te sillet i munduri me mundesin dhe mundesi me te mundurin. Si duhet te bashkepunojne te gjithe per nje qellim, per Shqiperine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 05-10-2012 mė 10:41
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Keshtu eshte kur lexon vetem paēavure te kuqe. Lexoje Konicen mire se ta thote Konica bukur e qarte kush eshte Mundesi dhe i Munduri. Si duhet te sillet i munduri me mundesin dhe mundesi me te mundurin. Si duhet te bashkepunojne te gjithe per nje qellim, per Shqiperine.
    Po ju pse silleni keq me Enverin atehere ? A nuk duhet ta puthnit dhe perqafonit sipas moralit tend konician ? Ahmet Zogu t'i shtrinte doren e mirenjohjes per fitoren e Enverit dhe mundjen e tij dhe po keshtu te benit dhe juve pasuesit e Zogut ?

    Kot pyeta , nga kurioziteti ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 05-10-2012 mė 10:54

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Zogu dhe gjykimi enverian pėr tė


    Opinione Hėnė, Tetor 8th, 2012

    BESNIK DIZDARI

    E kam pas babėn kundėrzogist (qė ndėr ne i thonė jo fort shqip “anti”-zogist). Mėsues ndėr tė parėt e gjuhės shqipe tė shkollave laike tė Shkodrės nė fillim tė shekullit XX, Gani Dizdari pra, ishte kundėrzogist. Dhe sa erdhi Zogu nė fuqi, mė 1925-n, si diktator qė ishte, e mori dhe nga drejtor shkolle nė Shkodėr e transferoi mėsues tė thjeshtė nė Plotoren e Vlorės. Im atė kėtė e quante internim. “Kam ba dy ditė me shkue nė Vlorė, – thoshte, – diku me karrocė, diku me makinė”. Merret me mend se ēfarė Shqipėrie ishte! Asokohe, Shkodra, qyteti mė i madh i Shqipėrisė, kishte 23 785 banorė, ndėrsa Vlora vetėm 5941! Dhe natyrisht, tė braktisėsh Piazza-n “vjeneze” tė Shkodrės aq tė hijshme, tė lėsh Kafen e Madhe qė kur hyje tė dukej se ishe nė Milano, e tė shkosh nė Vlorėn e vogėl me vetėm 5941 banorė, p adyshim qė ishte ashtu siē thoshte i sipėrpėrmenduri.
    Ndodhi qė mbas pak, edhe pse e kishte kundėrshtar, Mbreti ta emėronte drejtor tė Plotores sė Vlorės, qė ishte e vetmja shkollė e qytetit pėr fėmijėt. Mandej, mė 1928-n e ktheu prapė nė Shkodėr dhe gjithnjė ai qe vetėm drejtor, madje drejtor shumėvjeēar i shkollės sė Parrucės, qė ishte shkolla unike mė moderne e Shqipėrisė, deri dhe me sallė teatri me lozhė e skenė. Mėkat qė regjimi komunist e shkatėrroi krejt! Im atė mbeti, megjithatė, kundėrzogist, natyrisht pa ndonjė veprimtari, pėrjashto njė pėrpjekje pėr themelimin e njė shoqėrie jomonarkiste, ndoshta disi socialdemokrate, sė bashku me Salo Halilin, Migjenin, Skėnder Luarasin, Rustem Lopēin, Teufik Gjylin, Masar Bushatin, Ragip Gjylbegun (dokumenti ėshtė nė Arkivin e Shtetit). Zogu e Musa Juka e dinin kėtė, por bėnin sikur nuk e dinin. Nga ana e tij, Gani Dizdari, baba i im (babai, siē i thuhet nė toskėrisht) nuk u bė kurrė komunist, madje edhe kur ia propozuan, por qe antifashist mirėfilli, i burgosur paksa edhe prej fashistėve dhe pas luftės qe mbėshtetės i madh i reformės arsimore tė regjimit komunist, i cili e bėri deri dhe pėrgjegjės tė Seksionit tė Arsimit tė Shkodrės. E bėra kėtė hyrje, si nė njė histori krahasuese, sa pėr ta futur paksa lexuesin e ri nė mjedisin e atij qė komunistėt shqiptarė e quajnė regjimi zogollian, si dhe pėr tė treguar se autori i kėtushėm nuk ėshtė njė fanatik i Ahmet Zogut edhe pėr traditė familjare.
    Nuk mė pėlqen assesi qė tė merrem me mbrojtjen e Zogut. E dini qė kryesisht jam njė gazetar sportiv, por jam njėkohėsisht edhe gazetar. Dhe ndiej kėnaqėsinė qė detyrėn time atdhetare tė vėrtetėsisė historike apo tė rishkruarjes sė historisė pėr tė hequr rrenat, pra pėr hir tė sė vėrtetės, nė fushėn time e kam kryer mė sė miri. (Po tė doni mos mė quani modest). Pėrmes artikujve tė pafund dhe librave tė botuar, kam vėnė nė vend historinė sportive tė Shqipėrisė, themelimet e mėdha tė sportit shqiptar, tė gjitha tė realizuara pėr herė tė parė nga Mbretėria e Zogut I. Po aq sa dhe kam evidentuar realizimet e mėpastajme tejet me vlerė tė regjimit komunist nė fushėn e sporteve. Ēka vazhdoj ta bėj ende, sidomos nė botimet e “Panorama”-s. Ajo qė mė shqetėson sot jo thjesht si gazetar, por dhe si qytetar i kėtij vendi qė quhet Shqipėri, ėshtė egėrsia, urrejtja, shfrenimi, inati, njėanshmėria, pavėrtetėsia me tė cilat njė grup shkruesish, komentatorėsh apo “historianėsh” politikė, pėrdorin pėr ta futur periudhėn e Zogut njėqind pash nėn dhé. Por ajo qė spikat mė shumė si provė e njėanshmėrisė tė shfrenuar ėshtė se kush e prin kėtė fushatė. Po jua them, dhe nėse jeni tė zotė tė ma hidhni poshtė, do tė kėrkoj tė falur se qenkam hutuar deri nė marramendje. Vėreni! Janė ose pasardhės tė familjeve klasike komuniste, ose “historianė” politikė tė lindur, tė jetuar, formuar, “punuar” nė komunizėm dhe vetėm kaq. Dhe ėshtė vėrtet e ēuditshme se gjithė kėtė “neokundėrzogizėm” datuar mė 2012-n, ata e shfaqin pėrmes gjykimit enverian. Qė thotė se Zogu iku, se Zogu mori arin, se Zogu tradhtoi Shqipėrinė, se Zogu vrau atdhetarė (patriotėt). Pa qenė tė zotė tė provojnė imtėsisht, historikisht, dokumentisht, arkivisht, objektivisht, shkencėrisht. Me njė fjalė, e dėnojnė duke pėrsėritur dėnimin qė i ka bėrė Partia, me terminologjinė dhe pėrcaktimet aprioristike tė librave tė shkollės sė periudhės 1945-1991. Pa sjellė asgjė tė re, mbi tė gjitha pa verifikuar asgjė. Pa mėshirė madje! Deri aty sa kur bie fjala pėr udhėheqėsit komunistė tė PPSH, thonė se “janė personazhe komplekse dhe duhet t’i shohim me tė mirat e me tė kėqijat e tyre”, pra mė e pakta, ata janė 50 pėr qind tė kėqij, 50 pėr qind tė mirė”. Ndėrsa Zogu 100 pėr qind i keq! Punė e komplikuar ėshtė historia. Sidomos kur me tė merren “historianėt” politikė, tė cilėve mė duket se iu pėrshtatet ajo qė thotė Viktor Hygo: “Atė ēka shpik pėrralla, shpeshherė historia e riprodhon”.
    I shkruante njėherė Marksi Engelsit: “Historia i ngjan paleontologjisė. Pėr shkak tė paragjykimeve, edhe shkencėtarėt mė tė mirė nuk duan tė shohin faktet qė i kanė para hundės. Dhe mandej ēuditen kur shohin kudo gjurmėt e asaj ēka nuk kishin dashur t’i shihnin”.

    Punė e komplikuar ėshtė historia, sidomos nė Shqipėri, tė cilėn e bėri si desh vetė regjimi. E qė edhe sot nuk duan t’i lėvizin presjen “historianėt” politikė tė tij. Kėshtu, ngaqė pėr fat, njė pjesė e tyre edukatėn e formimin komunist, siē na e rrėnjosi edhe ne shkolla, atyre ua rrėnjosi edhe njė shkollė tjetėr, ajo e familjes klasike apo tradicionale komuniste. Ndėrsa historiani i Partisė, dihet se gjithė kėtė e ka edhe formim vetjak shumėvjeēar. Dhe ėshtė stoik i paparė. Nxiton e bėn libėr gjoja pėr Luftėn Italo – Greke dhe krejt synimin e ka me nxjerrė detyrimisht tradhtarė Ernest Koliqin e Mustafa Krujėn. Kėshtu, pra, edhe mbas 20 vjetėve i kėrkojnė ndihmė gjykimit enverian pėr Ahmet Zogun. Dhe fjalori, gjykimi, pėrcaktimi qė ėshtė po ai i regjimit… Kur kam qenė njėherė nė Bullgari, kam parė nė mes tė Sofjes statujėn e Aleksandrit II, Carit tė Rusisė, qė pėr ēudi nuk e kishte prishur as regjimi i Teodor Zhivkovit. I thashė njė kolegut bullgar: “Si ka mundėsi Carin e Rusisė monument?”. Ai vuri buzėn nė gaz dhe mė tha: “Ai ka bėrė pėr Bullgarinė”. Kėto ditė se si m’u kujtua Mbreti Boris III i Bullgarisė, i cili qe nė krah tė Hitlerit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe mendova se si ka mundėsi qė i biri, Mbreti Simeoni II, u bė Kryeministėr i Bullgarisė demokratike nga 2001-shi deri mė 2005-n! Ēudi si e ka pranuar NATO-ja Bullgarinė qysh mė 2004-n dhe Bashkimi Europian qysh mė 2007-n!

    Njė historian i huaj, qė me sa di, i pėrket sė majtės, Bernd Fischer, duke qenė se Shqipėria po shteron pėrditė pėr historianė tė saj, ka bėrė njė libėr me shumė vlerė pėr periudhėn e Zogut dhe i ka vėnė titullin “Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri”. Dhe dihet se stabilitet pėr njė shtet do tė thotė qėndrueshmėri politike, zhvillim, edukim, rritje. Ka kohė qė pres qė “historianėt” politikė ta kritikojnė Fischer-in tė paktėn pėr titullin e librit, i cili me siguri, sipas tyre, duhej tė ishte “Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr jostabilitet nė Shqipėri”.

    A ka dorė vrasjesh Mbreti Zog? Ose mė mirė me thėnė: Sa vrasje politike ka nė periudhėn e Mbretėrisė tė Zogut? Meqė interesohem fort pėr historinė, pėrafėrsisht unė e di shifrėn, por kėsaj radhe nuk do ta vė kėtu. Pres, nėse e kanė hulumtuar, prej tė papėrmbajtshmėve historianė kundėrzogistė tė ma japin ata. Kėsaj rradhe po iu jap njė shifėr tjetėr. Vetėm nė periudhėn 1975 -1982 regjimi i Enver Hoxhės (nuk po them Enver Hoxha), pushkatoi pa asnjė faj tetė qeveritarė: Beqir Ballukun, Abdyl Kėllezin, Koēo Theodhosin, Llambi Ziēishtin, Petrit Dumen, Hito Ēakon, Kadri Hazbiun, Feēor Shehun. Nuk po fus tė nėntin, Kryeministrin Mehmet Shehu. Qė do tė thotė sa njė e treta e qeverisė. Brenda shtatė vjetėve, njė e treta e qeverisė nė plumb! Nuk po hyjmė nė plojėn e joqeveritarėve tė pushkatuar politikisht apo nė atė tė dekadave tė tjera. Dhe ndodhte plot 30-35 vjet mbas Luftės sė Dytė Botėrore kur paqja e qetėsia mbretėronte nė kontinent. Pra, jo nė vitet e paqėndrueshme ’20 kur vrasjet politike, pėr fat tė keq, ishin, pėrveēse hakmarrjeve personale, edhe “raison d ‘état”.

    Dėnimet e skajshme mė zhurmėmėdha dihet qė Mbretėria e Zogut I i ka bėrė pėr shtypjen e kryengritjeve tė Fierit (1935) dhe tė Delvinės (1937) qė deshėn tė pėrmbysnin Mbretėrinė. E cili regjim apo shtet do tė mund tė tregohej i butė kur ti don tė mė pėrmbysėsh, madje me armė nė dorė? Ndonėse mjaft interesante ėshtė kronika e pasgjyqit tė atyre dėnimeve kur gati pėrditė dilte falja pėr shumicėn e tė dėnuarve. Njė prej kryengritėsve tė Delvinės ėshtė dhe djali i tezes i nėnės sime, kapiten Smajl Gjylbegu, qarkkomandant i Xhandarmėrisė sė Gjirokastrės. Ai ra viktimė se Et’hem Toto i kėrkoi besėn, tė cilėn kapiteni ia dha pa e ditur se pėr ēka po ia jepte. Dhe u bė me Toton e gjykata i mori jetėn. Dhe Zogu lejoi qė trupin e kėtij armiku tė betuar tė Mbretėrisė, fisnik tė Gjirokastrės, ta pėrcjellin me nderim!

    Ky qe regjimi gjakatar i Ahmet Zogut qė duan tė na krahasojnė me atė tė Enver Hoxhės. Mendoni pėr njė ēast se a mund tė ndodhte qė trupat e qeveritarėve tė pushkatuar tė 1975-1982-shit tė pėrcilleshin me nderime prej ndokujt pėr te familjet e tyre. Nė tė vėrtetė, as pėr ceremoninė e zakonshme tė varrimit. Nuk u dihen ku i kanė eshtrat as sot!

    Dhe humbėn kohė gati pėrditė me sofizma “historike”, me pėrsiatje “historianėsh” politikė tė regjimit qė shkoi, me komente gjoja “objektive” kėmbė mbi kėmbė edhe nė studio televizive, tė periudhės sė Mbretėrisė dhe Zogut I, nė vend qė nėse e kanė vėrtet me kaq gjakim (pasion) historinė, tė ulen e tė studiojnė, tė zbulojnė, tė pėrimtojnė, mbi tė gjitha, tė pastrojnė nga rrenat e mandej tė gjykojnė, qoftė dhe pa pikė mėshire. Do tė isha nė njė mendje qė edhe Enver Hoxhės t’i ngrihej njė monument. Ky monument duhej tė ishte shtėpia ku ka jetuar. Dhe ndiej keqardhje qė ajo ėshtė kthyer nė kafe a bar. Duhej tė shpallej shtėpi muze. Tė kishte aty pėrherė njė ciceron – historian qė t’iu shpjegonte e t’iu tregonte sidomos tė rinjve, se: “Kjo ėshtė dhoma ku ka ndenjur udhėheqėsi, kjo ėshtė tryeza e punės sė tij ku ka firmosur pushkatimet pa fund tė shokėve (po i lėmė mėnjanė ato tė reaksionarėve), ky ka qenė telefoni kur bisedonte me prokurorin se sa e si do t’i dėnonte, ky ka qenė ballkoni kur ai dilte nė mbrėmje tė freskohej me ajrin e pastėr tė pemėve tė Bllokut mbasi kishte marrė vesh pushkatimin e gati gjysmės sė qeverisė sė tij, shokėve tė tij tė armėve”. E di. Rrufeshėm do tė mė sulen duke mė thėnė: “Po ti, shoku gazetar, madje kryeredaktor, ēfarė bėje asokohe? A nuk shkruaje pėr Partinė dhe Enverin?”. Pėrgjigjja ime ėshtė vjetėr: pa dyshim, jemi fajtorė edhe ne gazetarėt, qoftė dhe ne gazetarėt sportivė, natyrisht.

    Ndonėse ruaj tė drejtėn t’iu kujtoj episodin e famshėm tė Hrushovit kur po mbante fjalimin e dėnimit tė krimeve tė Stalinit dhe njė bolshevik i thirri nga salla: “Po ti, shoku Hrushov, ē’bėje aso kohe?”. “Kush foli?”, pyeti me rreptėsi Hrushovi. Bolsheviku “i guximshėm” i sallės u struk pa bėza, pa pasur guximin pėr t’u shfaqur. Hrushovi heshti pak dhe me buzėn nė gaz tha: “Unė bėja atė qė po bėn ti sot, pra nuk guxoja”. Edhe ne gazetarėt nuk guxuam vėrtet, mirėpo sot kjo nuk do tė thotė tė harrojmė mėsimin e madh qė e gjejmė te sentenca e famshme latine qė ashtu si dhe nė ndonjė shkrim tjetėr, mė duhet ta pėrsėris prapė edhe kėtu: “Errare humanum est, perseverare diabolicum”. (“Me gabue āsht njerėzore, mos me heqė dorė prej gabimit āsht djallėzore”). E pra, si nuk folėn e shkruan njėherė gjerė e gjatė kėta “historianė” politikė pėr kėto krime, aq mė tepėr se si bashkėkohės i kanė pėrjetuar, disa madje edhe krejt pėr sė afėrmi? Si nuk bėnė njė libėr pėrsėmbari pėr kėto krime sepse disa prej tyre i kanė njohur fort mirė, nė zyra e nė familje, nė kongrese e nė plenume, nė salla gjyqi e mbledhje tė organizatės bazė, nė labirinte tė Sigurimit e dhoma torturash?
    Iu vjen mė pėr mbarė tė merren vetėm me Ahmet Zogun 100 pėr qind i keq. Mėnyrė e shkėlqyeshme pėr tė harruar Enver Hoxhėn, kėtė “personazh kompleks, 50 pėr qind i keq dhe 50 pėr qind i mirė”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mike Oldfield : 08-10-2012 mė 12:20
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #140
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Iu vjen mė pėr mbarė tė merren vetėm me Ahmet Zogun 100 pėr qind i keq. Mėnyrė e shkėlqyeshme pėr tė harruar Enver Hoxhėn, kėtė “personazh kompleks, 50 pėr qind i keq dhe 50 pėr qind i mirė”.
    Edhe pse artikulli nė fjalė mundė tė quhet objektiv, do tė merrem vetėm me tė rreshtin e fundit. Zogolli nuk ishte 100% i keq por edhe ky si Hoxha i ka tė mirat dhe tė kėqijat dhe as njėrit mirėpo as tjetrit nuk meriton qė t'i ngritėt mauzole sepse qė tė dy janė tė po tė njėjtit karat, njerėz tė uritur pėr pushtet dhe qė kanė qenė tė gatshėm qė tė bėjnė ēdo gjė pėr t'a ruajtur atė.

    Dhe para se ju Zogo/Hoxho-filėt tė mė gjuheni nė qafė se sic jam kundėr xhaxhit Hoxha njashtu jam edhe kundėr bacit Zogolli.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •