Mbreti qė e shiti dy herė atdheun e vet
3 Tetor, 2012 |
Nga Fitim Ēaushi
I shumė vlerėsuari, pas ndryshimeve politike nė vitet 90, Faik Konica i ka bėrė disa vlerėsime ish mbretit Ahmet Zogut: Kam patur rastin dhe herė tė tjera tė shkruaj se njė nga sėmundjet mė tė rrezikshme tė Ahmet Zogut ėshtė qė ky njeri qesharak pėrpiqet nė ēdo gjė tė bėjė si Esat Pasha. Nė politikė (nė qoftė se mund tė bėhet fjalė seriozisht pėr politikė kur merremi me brigandė tė paguar nga policia e fshehtė e fuqive fqinje) Ahmeti vazhdon verbėrisht jo vetėm gjurmėt e pėrgjithshme, por edhe hollėsitė mė tė vogla tė Esatit.[1]
Pas kėtij pėrcaktimi Konica paralajmėron: Po tė hedhim njė sy nė turbullimet qė u zhvilluan nė Shqipėri nė dy muajt e fundit, do tė hyjmė menjėherė nė dyshim se Ahmet Zogu me tėrė bandėn e tij, me tėrė larot e tij, me gjithė brigandėt, me gjithė tradhtarėt qė e pasojnė, nuk ėshtė ēudi qė shteti tė vihet nė rrezik nga njė malok trashanik.[2] Kam dėgjuar politikanė se shitjen e territoreve shqiptare Mbretėrisė Jugosllave nga Ahmet Zogu, pėr mbėshtetjen qė i dhanė pėr tė ardhur nė pushtet, e kanė quajtur thjesht dhuratėn e njė kishe. Se ēfarė rėndėsie strategjike kanė kėto pazare antikombėtare e dėshmon vetė Pashiēi nė gazetėn Politika e Beogradit, datė 13 gusht 1925:
Gazetari: Z. Kryetar a jeni i kėnaqur me zgjidhjen e ēėshtjes sė kufijve tanė me Shqipėrinė?
Pashiēi: Pa dyshim se atje kemi disa pika shumė tė vlefshme, si nga pikėpamja strategjike, ashtu edhe komunikative, siē ėshtė gryka e Vermoshit.[3]
Deklaratėn e Pashiēit e pėrforcon edhe ministri shoqėrues, Jankoviq: Bashkė me Shėn Naumin zotėsia e Z. Pashiē na siguroi edhe grykėn e Vermoshit, qė pėr shtetin tonė ka njė rėndėsi tė madhe strategjike, me tė ne do tė lidhim Serbinė e Vjetėr (Kosovėn) me Adriatikun.[4]
Ėshtė e ēuditshme se ishte po ky Faik Konica qė pas ardhjes nė fuqi tė Ahmet Zogut me bajonetat e Pashiēit e justifikon kėshtu shitjen e territoreve shqiptare tek Mbretėria Jugosllave: Mund tė duket gjė e ēuditshme, po ėshtė njė e vėrtetė qė, pėr punėn e Shėn Naumit, Ahmet Zogu ishte mė tepėr viktimė se sa fajtor. Qė tė merrte njė qėndrim kundėr Serbisė nė ēėshtjen e Shėn Naumit dhe Vermoshit, Zogu do tė kishte nevojė jo vetėm pėr pėrkrahjen e tėrė opinionit publik, por edhe pėr mungesėn e ēdo intrige nga refugjatėt nga ana e Serbisė. Pėrkundėr shohim qė Rexhep Shala me ca shokė janė bėrė vegla tė Serbisė dhe Pashiēi i ka gati ti hedhė nė Shqipėri pėr turbullira, nė qoftė se ia do nevoja. Ose Shėn Naumin, ose kėtu e kam Rexhep Shalėn dhe shumė fjalė sdua, i thotė Pashiēi Zogut. Ja se ēbėjnė refugjatėt e Rexhep Shalės, tė cilėt nuk e kundėrshtojnė Ahmet Zogun nga patriotizma, por duan ti zėnė vendin.[5]
Pseudoargumenti i mėsipėrm i Konicės, ia damkos pėrfundimisht tradhtinė Zogut, i cili pėrpara kėrcėnimit tė Pashiēit, preferoi mė mirė tė shiste trojet kombėtare se sa tė lejonte Rexhep Shalėn ti zinte fronin!
Gjykimin e tij pėrfundimtar mbi regjimin e Zogut Faik Konica e ka sintetizuar me kėto fjalė: Nė tė vėrtetė e gjithė mbretėria e Zogut nuk ishte gjė tjetėr veēse njė festė karnavalesh me njė pėrfundim tragjik.[6]
Pėrfundim qė u vėrtetua nė 7 prill 1939, ku kapitulloi nė mėnyrė tė turpshme pėrpara ultimatumit tė Duēes. Konti Ēiano nė ditarin e tij mė 1 prill 1939 shėnonte: Duēja aprovon skemėn e traktatit Nesėr Jakomoni do paraqitet te mbreti me njė skemė tė re dhe ti bėjė tė qartė qė tani ēdo veprim duhet parė me seriozitet, ose tė pranojė dhe pėr kėtė tė organizojė nė Tiranė njė ceremoni solemne, ose mos tė pranojė tė firmosė dhe tė enjten nė mbrėmje do tė shpėrthenin nė tė gjithė vendin rrėmujėra qė do tė bėnin tė nevojshme nderhyrjen tonė tė menjėhershme. Kėshtu do tė zbarkonim nė tė gdhirė tė ditės sė premte.
Nė paradite vjen tek unė Sereqi, ministri i ri i Shqipėrisė. Duke kaluar pėr nė Bari pa pėrqendrimin e trupave tona dhe e kuptoi se ēfarė po pėrgatitej. I fola haptazi dhe miqėsisht. Tha se ishte dakord, por rekomandoi njė pėrpunim tė tillė tė aksionit qė tė pranohej si nga mbreti ashtu edhe nga populli. E ēova nė pallatin Venecia ku Duēja e paralajmėroi prerė. Sereqi vendos tė niset pėr nė Tiranė bashkė me Jakomonin pėr tė bindur mbretin. Duke kėrkuar ndjesė qė nuk mund tė kthente valutėn mori prej Jakomonit bakshishin e parė prej 15000 lirash[7]
Zogu jo vetėm nuk ka organizuar qėndresėn e popullit shqiptar kundėr agresionit fashist, por ai ka hyrė nė bisedime pėr ti gjetur njė justifikim kėtij pushtimi, ndėrkohė qė ministri i tij i jashtėm e kishte aprovuar plotėsisht. Ēiano vazhdon kronikėn e tij:
5 prill; Mbreti kėrkon akoma edhe 24 orė pėr tė reflektuar mirė. Pėr kėtė me anė tė njė telegrami autograf Duēja i pėrcakton si orė skadimi tė ultimatumit, orėn 12.00 tė ditės sė enjte.
6 prill: ora 4, nė paradhomė pret njė telegram i Zogut pėr Duēen, ai komunikon vendimin pėr njė marrėveshje abord ushtarak dhe pėr njė lloj pazari. I pėrgjigjemi tė dėrgoj parlamentarėt te Guxoni nė orėn 7.45 fluturojmė mbi Durrės, nuk shihej gjė tjetėr veēse pak njerėz. Njė lloj rezistence ishte organizuar pasi shikoj skuadra barselierėsh tė qėndrojnė tė fshehur pas ndonjė grumbulli qymyri nė mbrojtje tė portit Situata ėshtė e shkėlqyer. Pranova takim me shumė grupe shqiptarėsh qė mė bėnė shumė nderime Lajmi i arratisjes sė Zogut nė Greqi bėri qė tė shuhet ēdo preokupim pėr rezistencė nė male. Dhe nė fakt ushtarėt filluan tė kthehen nė kazerma pasi kishin hedhur pushkėt nė kopshtin e legatės tonė. [8]
Tė konsiderosh rezistencė heroike njė inskenim nė formėn e kėtij abordi ushtarak tė aprovuar nga pushtuesi, ėshtė aprovim i tradhtisė kombėtare tė mbretit Zog. Rezistenca spontane e Mujo Ulqinakut dhe shokėve tė tij nuk mund ti atribuohet qėndresės sė mbretit dhe Abas Kupit,por shpirtit tė tyre patriotik. Si mund tė bėnte thirrje mbreti pėr rezistencė kur bėnte planet pėr tu larguar mbasi kishte bėrė pazar me Guxonin?
Demonstrimet ceremoniale tė Abas Kupit me disa xhandarė ndėrkohė qė ushtarėt i dorėzuan armėt nė kopshtin e legatės italiane, nuk ishte mobilizim i qėndresės heroike, por njė manovėr pėr tė pėrligjur kthimin e Zogut nė fronin mbretėror mbas luftės. Kėto manovra u ekspozuan pas kapitullimi tė Italisė. Kemi dy shitje njė tė pjesshme: Shėn Naunin dhe Vermoshin dhe njė tėrėsore, tė gjithė Shqipėrinė tek fashizmi. A mund tė bėhet fjalė pėr vlera tė kėtij njeriu? Vetėm dy gjėra i japin njė drithmė shpirtit tė zi tė kėtij njeriu, shkruan gazetaTomori pėr Zogun, paraja dhe gjaku. [9]
Ndėrsa Konica, ka lėnė kėtė konsideratė serioze pėr Zogun, nė vitin 1939: E pėrbuz mbretin pėr kėto arsye, e kam parė qė kur ishte 18 vjeē, por qė nga kjo kohė nuk e kam dėgjuar asnjėherė tė thotė tė vėrtetėn. Nuk e ka mbajtur fjalėn e dhėnė. Nuk ka kurrfarė ndjenje pėrgjegjėsie. Ėshtė i pangopur egoist, zemėrgur i pandershėm. Ai i urren tė gjithė ata qė kanė diēka-qoftė kulturore, origjine familjare, pasuri, ndonjė aftėsi nė ēfarėdo fushe ose vetėm pse janė patriotė tė ndershėm. [10]. Lind pyetja pėrse Faik Konica e barazon Ahmet Zogun me Esat Pashė Toptanin? Sepse kishin tė njėjtin karakter, interesa dhe shitje blerje tė Atdheut tek tė huajt.
Mithat Frashėri, nė Paris nė vitin 1920, pėr Esat Toptanin ka shkruar : ai nuk nguroi aspak tė blasfemoi kombin e tij. Ky ishte karakteri i vėrtet i Esatit pėr tė cilin asgjė nuk ekzistonte dhe nuk duhet tė ekzistonte jashtė personit tė tij .pasi tradhėtoi Abdyl Hamitin, ai tradhėtoi mė fund italianėt dhe bėhet gati pėr tė kaluar nė kampin e serbėve[11]
Vrasjen e Esat Pashės e vajtuan edhe serbėt. Mė 16 qershor 1920, dy ditė pas aktit patriotik tė Avni Rustemit, Pashiēi i deklaron gazetės franceze Le Temps: Kjo vrasje ngjall keqardhje Ne serbėt ishim tė mendimit qė Shqipėrisė ti jepej autonomia Esati pėrpiqej me tė gjitha forcat nė kėtė drejtim. Tani ky qėllim ska si tė arrihet.[12]
Mė i avancuar pėr keqardhjen ndaj Esat Pashės shprehet kryeministri jugosllav, Vesnic, i cili nė dhomėn e deputetėve, njė ditė pas vrasjes sė Esatit, kėrkon dėnimin e atentatorit: Esat Pasha u vra nė njė vend tė qytetėruar. Kam shpresė se qeveria mike franceze, do ta zbulojė fajtorin e vėrtetė pėr ta dėnuar atė. Nė emėr tė vendit tim, deklaroj se na vjen shumė keq pėr vdekjen e Esat Pashės, se ai ka qenė mik i popullit tonė.
Kemi tė bėjmė me dy miq tė politikės barbare serb, dhe skuptoj se si mund tė kenė guximin politikanė dhe analistė tė marrin nė mbrojtje tradhtitė e ish mbretit Zog dhe tė flasin pėr merita tė tij! Mos vallė me kėtė duan tė mbulojnė tradhtitė e sotme, pėr tė cilat po flet media?
http://www.tiranaobserver.al/2012/10...atdheun-e-vet/
Krijoni Kontakt