Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 163
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Mauzole per Ahmet Zogun?

    Nuk kanė kaluar jo mė pak se 22 vite nga rrėzimi i bustit tė Diktatorit dhe heqjes sė relikeve tė tij nė tė gjithė vendin, kur njė tjetėr budallalėk i politikės shqiptare ėshtė duke ndodhur kėto ditė tė nxehta gushti: propozimi pėr ngritjen e njė Mauzoelu pėr …kė do tė thoni ju? pėr tė ashtuquajturin mbret Zog. Propozime tė tilla po vijnė gjithmonė po nga ajo pjesė e klasės politike e cila dikur si formė e nomeklaturės sė kuqe i bėnte elozhe dhe I servilosej dhe sigurisht e pėrkrahte me c`tė mundėte ish diktatorin e atėhershėm duke I thėn fraza pompoze si :..i u bėftė dita 1 mijė… marrtė nga ditėt tona… etj, etj. Po pėrse kjo dashuri e papritur pėr Ahmet Zogun? A nuk mjaftoi qė i u vendos emri i bulevardit? A nuk mjafton njė bust i zakonshėm p.sh., nė Burrel? Pėrse kjo mani e cmėndur pėr tė bėrė mauzolera tė tjera nė Shqipėri?
    Me sa duket mentaliteti ish-komunist vazhdon tė veprojė edhe kėtu duke e patur zanafillėn tek Mauzoleu i Leninit nė Moskė. Dihet qė sot zėrat nė Rusi po vijnė e po shtohen qė Lenini i balsamosur tė varroset njėherė e mirė nė njė varr si gjithė tė tjerėt , pavarėsisht se (sipas tyre) ka qėnė babai i republikės sė parė ruse. Po Politikanėt tanė c`kanė qė kėrkojnė ti bėjnė Mauzole Zogut?
    Po tė ishte pėr njė vėnd tė nderuar -do tė ishte varri i Skėnderbeut, ose dhe pėr Ismail be Vlorėn Kryeministrin e parė tė Shqipėrisė.
    Duhet tė shikohet eksperienca e perėndimit dhe e vėndeve tė BE dhe tė SHBA; nga kjo, del se tė gjithė udhėheqėsit e shteteve qofshin ato president apo kryeministra, qofshin ligjėvėnės tė nderuar apo shtet-formues, janė tė varrosur nė varre ku prehen pėrkatėsisht njerėzit e respektuar tė shtetit pėrkatės, dhe historia e veprės sė tyre gjėndet nėpėr muzeume shtetėrorė apo privatė, porn ė asnjė rast nuk kanė bėrė Mauzoleume apo Piramida sic ka tentuar tė bėjė politika shqiptare. As vetė Ahmet Zogu nuk bėri ndonjė mauzole por bėri nė vėnd tė kėsaj njė pallat mbretėror (ish pallati i pionerėve) –njė tip oriental Mauzoleu qė nė tė gjallė tė tij.
    Po kėshtu Enver Hoxha krijoi dicka mė ndryshe por qė nė thelb ishte njė tip pallati mbretėror tė cilin populli e quajti `Blloku`. Tahmaja e diktatorėve ishte qė tė izoloheshin nga populli sepse populli binte era djersė, populli vinte era pėrc, populli ishte turmė , prandaj le ta dinte qė drejtuesit qofshin ata tė tipi mbret Zog , qoftė ata tė tipit Enver kishin nė thelb- totalitarizmin dhe diktaturėn ; Zogu diktaturė tė djathtė, Enveri diktaturė tė majtė, dhe si tė tillė nė mėndjen e tyre gėlonte idea orientaliste e pėrjetėsimit.
    Atėhere del pyejta e thjeshtė: pėrse kėrkojnė njė marrėzi tė tillė pėr Ahmet Zogun? A nuk do tė mjaftonte njė pavion nė Muzeun historik, njė rrugė me emrin e tij, njė varr si gjithė tė tjerėt, ndonjė bust (sepse ai ka qėnė e mbetet personazh historik)?
    Njihen bėmat e Ahmet Zogut, krahas idesė se ai formoi shtetin shqiptar gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, sepse paketė kushtetuese ka patur qė pas Kongresit tė Lushnjės, ai do tė mbetet si njė person hajdut qė vodhi thesarin e vėndit ( cfarė rastėsie, se ku e kemi dėgjuar mė vonė kėtė problem me thesarin edhe nė kohėn e demokracisė?!!!), jo vetėm qė braktisi ushtrinė dhe popullin e tij duke ikur si njė tradhėtar nga vėndi, por Zogu sikur tė ishte pronar i Shqipėrisė sė asaj kohe guxoi tė shkėmbejė toka dhe t`ua japė dhurata fqinjėve (cfarė rastėsie, se ku e kemi dėgjuar kėtė hyner edhe tani nė kohėt e demokracisė). Pra nėse do tė ishte Shqipėria pjesė e Perandorisė turke pot ė kishte njė vezir si Zogu apo si Enveri, pao si Ali Pashai, atyre do tu ishte prerė koka dhe jo tu bėhej Mauzole dhe piramidė. Po ta shikosh nga ana ekonomiko-financiare dhe demografike Zogu e la Shqipėrinė me 800.000 banorė, me rreth 100.000 banorė tė larguar, me ekonomi e financa pėr faqe tė zezė. Atėhere del pėrsėri pyetja: pėr cfarė do ti bėhej kėtij njeriu Mauzole?
    Sa pėr Enver Hoxhėn nuk po zgjatemi se dihen gjėrtat.
    Mendoj se arėsyet e kėsaj marrėzie janė mė tė thella dhe i kanė rrėnjėt tek mentaliteti orientalist lindor (dhe sigurisht tė ndėrthurura me dogmėn e komunizmit pėr kultin e individit). Mendoj se politikanėt e sotėm duan tė lėnė gjurmė edhe pėr vehten e tyrė kur tė vijė koha e pashmangshme e ndarjes nga jeta.
    Politikanėt tanė tė marrosur pas 3 `P`-ve (dikur pas 2 P`-ve: pushtet-para- seks), me tė njėjtėn mėndėsi si pararendėsit e politikės shqiptare (me pėrjashtim tė Nolit) ėndėrrojnė tė pėrjetėsohėn pas vdekjes packa nuk e thonė.
    Por harrojnė se pėr veprime tė tilla duhet vota e popullit, e sovranit; dhe dihet qė u bėnė 22 vjet qė kjo votė nuk ėshtė transparente, nuk ėshtė ashtu si e do populli, nuk ka shkuar atje ku e do populli. Kėtė e kanė vėrtetuar deklaratat e komisionerėve dhe tė pėrfaqėsuesve tė KE dhe tė pėrfaqėsisve perėndimore nė Shqipėri, nė tė cilat ėshtė thėnė qė nė asnjė rast votimet parlamentare nuk kanė qėnė as tė rregullta dhe as transparente, por kanė qėnė ose `tė pranueshme por jo tė rregullta`, ose `tė pa pranueshme` (si zgjedhjet e 1996), ose ` me problem dhe tė debatueshme`. Kėtė e vėrtetojnė gjithashtu ndėrhyrjet e pareshtura nė Ligjin pėr zgjedhjet dhe pėr Komisionin qėndror tė zgjedhjeve. Vota e Sovranit do tė tregonte se nuk mund tė vendoset nga njė njeri, nuk mund tė vendoset as ndonjė njė formė e pushtetit, pavarėsisht tė drejtės ėpėr tė qeverisur.
    Nė Shqipėri njė nga tė metat kryesore tė politikės ėshtė idea e marrė se kur merr pushtetin mund tė bėsh c`tė duash pa e pyetur mė sovranin.
    Por eksperineca dhe legjislacioni nė vėndet perėndimore ka treguar se pėr probleme madhore pėrsėri kėrkohet mendimi o sovranit. Po tek ne? A mundet qė pjesė tė politikės sė majtė apo tė djathtė tė kėrkojnė pa teklif tė pėrjetėsojnė `heronjtė` e majtė apo tė djathtė, pa njė consensus tė plotė midis tė dy palėve? A mundet qė pjesė tė politikės shqiptare tė anashkalojnė sovranin pėr vendimarrje tė mėdha? A mundet qė pjesė tė politikės shqiptare tė injorojnė analizėn historike dhe faktet historike, tė anashkalojnė profesionistet dhe teknokratėt pėr sa I pėrket personazheve historikė? Referendumi i 97 tregoi se sovrani nuk e deshte mbretėrinė. Apo jo?
    Cdo pjesė e politikės ka heronjtė e vet, cdo komunitet fetar ka heronjtė e vet. Atėhere del pyetja: Kush do tė caktoje se kush ėshtė hero, dhe kush ėshtė personazh historic? Kryeministri? Presidenti? Akademia shtetėrore? Klanet politike?
    Shikoni zotėrinj se si e kanė zgjidhur kėtė problem perėndimi , vėndet e BE, dhe SHBA. Atėhere do tė kuptoni tė vėrtetėn pėr heronjtė, personazhet historikė dhe se cfarė i ndan ata nga Kulti i Individit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e drejte ideja se..skemi nevoj per mazoleume.. por nuk eshte Zogu qe po i ben vehtes mazoleum..
    prandaj ti o pirro merru me ata qe thon se do bejn mazoleum e jo me Zogun..

    tjater..dhe me me rendesi..
    ti je i kenduar ne histori..

    ke shum genjeshtra aty ne lidhje me Zogun..
    Genjeshtra qe i polli propaganda enveriste e qe i mbrojn akoma kulishet historian te enverizmit..

    dhe kur nje shkrim ka brenda nje genjester.. eshte si te shumzosh nje numer cfardo me xerro..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Po pėrse kjo dashuri e papritur pėr Ahmet Zogun? A nuk mjaftoi qė i u vendos emri i bulevardit? A nuk mjafton njė bust i zakonshėm p.sh., nė Burrel? Pėrse kjo mani e cmėndur pėr tė bėrė mauzolera tė tjera nė Shqipėri?
    Pyetjet qe ti ngre deshmojne injorancen tende historike mbi figuren e Ahmet Zogut, Mbretit te Shqiptareve. Ahmet Zogu eshte njeriu qe ngriti shtetin e pavarur shqiptar. Eshte njeriu qe hodhi themelet i pari te demokracise, republikes parlamentare dhe shtetit te se drejtes. Eshte njeriu qe beri fshatin Tirane kryeqytet te Shqiperise dhe sot Tirana nuk gjen nje cop vend per te nderuar qytetarin e saj te pare. Njeriu qe ndertoi shtetin e pare te mirefillte demokratik te vendit qe kish kontroll ne gjithe territorin e vendit dhe kufijte e te cilit njiheshin nga bota e qyteteruar dhe nga shtetet fqinje. Dokumenti i pare i njohjes se pavaresise se shtetit shqiptar ka ardhur ne kohen e Mbretit Zog.

    Dhe ky njeri qe ka bere aq shume per Shqiperine e popullin e tij, per te cilin sot shkruajne jo vetem historianet e vendit por edhe historianet e huaj, u injorua e sulmua ne menyren me te verber nga pashallaret e kuq te komunizmit. Njeriu te cilit Ahmet Zogu dhe qeveria e tij i dhane burse studimi per ne France, do te sulmonte shtetin e figuren e Ahmet Zogut 1 dekade me pas. Dhe ti, si viktime e kesaj propagande komuniste, vazhdon te jesh e tille edhe sot e kesaj dite, 20 vjet qe jeton i lire ne demokraci. 20 vjet nuk kane mjaftuar per ty qe te besh dallimin mes historise se vertete dhe propagandes komuniste.

    E verteta historike eshte ne anen e Ahmet Zogut. Nderimi qe i behet atij sot, i behet per hir te popullit shqiptar. I behet per hir te atyre femijeve qe shkojne ne shkollat shqiptare, qe te mos vazhdojne te rriten me urrejtjen e propaganden e genjeshtert komuniste sic u rritem ti e une, por me te vertetat historike.

    Eshte ne nderin e popullit shqiptar, jo te figures se Ahmet Zogut apo familjes se tij, qe te nderojne te gjithe ata shqiptare qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne jeten e ketij shteti e ketij vendi. Ceshtja nuk eshte se cila eshte forma e nderimit, mauzole apo bust, ceshtja eshte qe ju ende nuk njihni historine e vertete dhe kontributin e ketij njeriu ne formimin e shtetit shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-09-2012 mė 16:46

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Pse duhet te lidhni cdo gje me komunizmin nuk arrij ta kuptoj.
    Sa per mbretucin ka shume njerez te moshuar qe nuk shprehen me levdata dhe respekt.
    ''Mreti i Shqiperise'' .......sa per te qeshur.
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Muzeun per Ahmet Zogun po kerkon ta beje Saliu.
    Eshte shume e thjeshte puna udbashi sotem po kerkon te perjetsoje sozine e vet Ahmet Zogun se keshtu bashkohen tradhetaret e kombit.
    Eshte urdheruar nga serbia nje gje e tille njelloj si varrezat greke te vena me izmin e Greqise.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ahmet Zogu, ne moshe teper te vogel, ka mare pjese ne shpalljen e mevetesise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912. E vertetuar.

    Eshte njeriu qe shpalli Tiranen kryeqytet.

    Eshte i pari Shqiptar qe shkruajti nje Kod Penal, Kod Civil dhe ishte pothuajse gati dhe reforma ne Bujqesi.

    Dhe per kete hapesin e temes, qe qenka tyt fare nga Historia, Ahmet Zogu nuk kishte asnje lloj lidhje me orientalizmin. Madje, eshte shtetari qe ndaloi perdorimin e ferexheve.

    Por duke lexuar vetem veprat e Enverit, ty dhe shokeve te tu u eshte mbushur mendja top se Anglo-Amerikanet jane Imperialiste, Zogu Tradhetar dhe Lenini Babai i Kombeve Socialiste.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    mua me duket servilizem i teperuar perpara figures se Ahmet Zogut. Nuk e kuptoj pse duhet nderuar me shume Zogu sesa Imzot Nikolle Kacori,apo Faik Konica!!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    une them ti bejm nje piramide si ajo e keopsit.

  9. #9

    Marrėveshja e Zogut me Pashiēin e Serbisė pėr aneksimin e Shqipėrisė

    Ky ėshtė njė dokument qė gjendet nė Arkivin Qėndror Shtetėror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.
    Ky dokument ėshtė botuar gjithashtu nė librin me titull "Italia e Albania 1924 - 1927" nga P. Pastorelli, botuar nė Firence nė vitin 1967. f. 221.

    Marrėveshja u nėnshkrua nė gusht tė vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiē dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim nė Jugosllavi i pėrzėnė nga forcat e revolucionit demokratik tė udhėhequra nga Fan Noli.

    Pėrmbajtja e marrėveshjes e pėrmbleshur.

    1. Shqipėria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal

    2. Kryetar i shtetit Shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu qė mė vonė do tė njohė dinastinė e Karagjeorgjeviēėve.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet politike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe do t'i japė tė njė tė ardhur vjetore.

    4. Ministria Shqiptare e Luftės anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė gjindarmėri pėr mbajtjen e qetėsisė sė brendshme, ku do tė bėjnė pjesė ede oficera Rusė tė Vrangelit si dhe oficera Serbė, sipas nenit 6-7.

    8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotė pėr import-ekzportin.

    9. Sipas kėtij neni Shqipėria heq dorė nga pasja e pėrfaqėsive diplomatike, pasi kėtė tė drejtė do ta ushtrojė Jugosllavia.

    10. Qeveria Shqiptare duhet tė deklarojė pranė konferencės sė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq ēdo pretendim tė saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit, qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Ky nen bėn fjalė pėr varėsinė e Kishės Ortodokse dhe tė Myftinisė shqiptare nga Jugosllavia.

    12. Qeveria Shqiptare mbahet larg nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin Shqiptar jashtė kufijėve tė saj. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj Kosovarėt dhe elementė tė tjerė qė njihen ose dyshohen pėr ndjenjat e tyre si kundėrshtarė tė politikės jugosllave.

    13. Mė rast lufte me fqinjėt; Bullgarinė dhe Greqinė, qeveria Jugosllave ka tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25.000 vetė pėr t'i pėrdorur pėr interesat e saj.

    14. Nėse Shqipėria sulmohet nga Greqia dhe Italia, Jugosllavia ka tė drejtė tė fusė ushtritė e saj nė territorin Shqiptar.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t'i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.


    Kushtetuta e monarkisė thotė:

    Mbreti nuk lejohet tė largohet prej vendit tė vet, pėrndryshe humbet fronin.
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Nderime Mbretit te Shqiptareve Ahmet Zogu dhe institucionit te mbreterise qe se shpejti do te rikthehet ne Shqiperi ashtu sic eshte ne deklaraten e pavaresise, shtet i modelit monarkik.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •