-
Gatime shqiptare
PAĒE KOKE
Pėr 4-5 persona duhen:
Lėng koke 1 litėr,
gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje,
miell 1 luge kafeje,
spec djegės 1/2 luge kafeje,
kripė, piper, uthull 2-3 lugė,
hudhra 4-5 thelpinj,
1 qepė, karota 2-3 copė,
selino, majdanoz
Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe pėr disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi. Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.
-
-
Tavė Peshku Qefulli
Lyejmė peshkun qefull me miell nga tė dy krahėt dhe e skuqim lehtė nė tigan me vaj. Tavėn e lyejmė me vaj dhe e spėrkasim sipėr me bukė tė thekur tė thėrrmuar imėt (galetė). Vendosim nė tavė peshkun e skuqur. Nė vajin e ngelur nė tigan skuqim lehtė qepėt e prera nė formė gjysmė hėne. Shtojmė aty domatet e grira ose nė mungesė tė tyre 1 lugė salcė domate. Shtojmė aty 1 gotė verė ose uthull, piper tė zi tė bluar, kripė. Kėtė masė ja hedhim pėrsipėr tavės me peshk. Nė njė tas pėrziejmė majdanoz tė grirė imėt, hudhra tė shtypura dhe bukė tė thekur tė thėrrmuar (galetė). Kėtė masė ja hedhim tavės sė peshqve pėrsipėr. Shtojmė njė gjysmė gote me ujė dhe e fusim nė furrė pėr ta pjekur.
Masat: peshk sipas personave, 1 tufė majdanoz, 1 kokėrr hudhėr, 3-4 kokrra qepė, 5-6 kokrra domate ose 1 lugė salcė domate dhe bukė tė thekur tė thėrrmuar (galetė), 1 gotė verė ose uthull, piper tė zi, kripė.
-
-
Tavė Elbasani
Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle, kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korrent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra. Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oriz gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė. Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė. Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
-
-
Revani
Pėrbėrėsit:
10 vezė
10 lugė sheqer
10 lugė miell
Sherbeti pasi tė fillojė tė vlojė, vazhdon zierjen edhe pesė min. nė zjarr tė ulėt.
1 kg sheqer
5 gota ujė
1 qeskė sheqer vanilje
4 rrathė tė hollė limoni
Pėrgatitja:
Tunden vezėt me sheqer gjersa tė krijohet njė shkumė e qėndrueshme dhe tė shtojnė vėllimin 4-5 herė. Shtohen tė verdhat e vezėve njė nga njė duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugė duke e pėrzier nga lartė-poshtė qė tė mos ulet brumi. Masa derdhet nė tepsi tė lyer me yndyrė. Tepsia mbushet nė ¾ e lartėsisė, pasi qė gjatė pjekjes brumi rrit vėllimin. Futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 140 gradė C pėr tu pjekur pėr afro 1 orė. Gjatė pjekjes furra nuk hapet. Pasi tė ftohet, hidhet sherbeti i vakėt. Pritet nė pjesė.
-
-
Mish ēomlek
Pėr 4-5 persona duhen:
mish 500 gr
qepė l kg
hudhra 1 kokėrr
vaj 4-5 lugė gjelle
salcė 1 lugė kafeje
pak piper i kuq
uthull 3-4 lugė gjelle
kanellė
kripė
piper i zi
2 fletė dafine
Ēomleku zakonisht pėrgatitet me mish viēi dhe me qepė tė vogla sa njė kokėrr: arre. Nė mungesė tė tyre, mund tė pėrdoren qepė tė thata tė prera nė katėrsh. Thelat e mishit skuqen nė tigan me vaj tė nxehtė sa tė krijohet kore e kuqe pastaj vihen nė tenxhere. Nė yndyrėn qė ka mbetur nga mishi, skuqen qepėt dhe vendosen pėrbri mishit, vihen nė zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellė dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcė domatesh, ujė dhe pėrzihen me lugė druri. Nė fund vihet kapaku, anėt e tė cilit zihen me brumė ose pėrdoret tenxherja me presion. Ēomleku del mė i shijshėm kur pėrgatitet nė enė balte.
-
-
Tavė Dheu Tiranėse
Pėrbėrėsit pėr 4 persona:
300g gjizė
250g mėlēi
3 domate
2 speca
150g vaj ulliri
3 thelpinj hudhra
spec i kuq 1 lug gjelle
2 kokrra qepė dhe kripė
Pėrgatitja:
Marrim njė tigan dhe hedhim vajin nė tė. Po ashtu brenda nė tigan hedhim mėlēinė, qepėn dhe pastaj pėrzihen. Mė pas hedhim domatet e grira, hudhrat, specin e kuq, i trazojmė dhe i lėmė pėr 20 min derisa tė zihen. Pastaj hedhim edhe gjizėn. Kjo shoqėrohet me njė gotė raki.
-
-
Tasqebap
Pėr 4-5 persona duhen:
500 g mish
2-3 kokrra qepė
4-5 lugė gjelle vaj
1 lugė gjelle me miell
gjysmė filxhan ēaji me verė
1 gjethe dafine
gjysmė lugė gjelle me salcė ose 2-3 kokrra domate mesatare
3-4 thelpinj hudhra
kripė dhe pak spec i kuq
Gatimi:
Tasqebapi zakonisht pėrgatitet me mish viēi ose dashi. Mishi tul pritet nė shirita tė hollė nė drejtimin e kundėrt tė fijeve ose nė copa katrore. Skuqet nė vaj bashkė me qepėt e prera fije-fije, derisa ti avullojė uji dhe tė krijohet njė shtresė e kuqe. Shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me verė, hidhet salcė domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudhra, kripė dhe ujė deri sa tė mbulohet mishi.
Lihet tė zihet nė zjarr tė ngadaltė, deri sa gjella tė jetė gati. Tasqebapi shoqėrohet me salcėn e vet. Sipas dėshirės mund tė shoqėrohet edhe me garniturė perimesh, nė mėnyrė tė veēantė shkon me pure patatesh ose patate tė ziera.
-
-
Supė Me Kokė Peshku Dhe Zarzavate
Pėrbėrėsit pėr 4 persona:
8 kokė peshku
2 karota
2 patate
2-3 qepė tė njoma
njė grusht selino/kopėr
njė lugė miell e rrafshėt (mund tė pėrdorni dhe miell drithėrash nėse dėshironi)
3 lugė vaj ulliri
250 gr ujė (mund ta shtoni pakėz nėse ju duket pak)
Pėrgatitja:
Sė pari ziejini kokat nė zjarr tė ulėt deri sa tė zbuten fare. Mė tej hiqini nga tenxherja. Ndėrkohė pritni karotat, patatet, qepėt nė copa tė vogla dhe shtojini nė tenxhere. Lėrini tė zihen sėrish nė zjarr tė ulėt. Nga fundi shtoni dhe selinon/koprėn. Nė njė tigan skuqni vajin e ullirit dhe mė tej shtoni miellin tė cilin e skuqni pakėz sa tė marrė njė ngjyrė mė kafe. Mė tej, hidheni kėtė tė fundit nė tenxheren e supės dhe pėrzieni mirė, pėr tė mos lejuar formimin e topthave tė miellit. Supa ėshtė gati. Servireni tė nxehtė, duke e shoqėruar me lėng limoni.
-
-
Supė Peshku Me Perime
Pėrbėrėsit:
Pėr 4-5 persona duhen:
Lėng peshku 1,5 litra
patate 2-3 kokrra
karota 3-4 copė
mashurka 8-10 copė
selino
vaj 3-4 lugė gjelle
domate 2 kokrra
kripė, piper, majdanoz, dafinė
Gatimi:
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten nė copa kubike. Nė tenxhere me vaj (mundėsisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirė hollė, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate tė freskėta tė cilave u ėshtė pastruar lėkura. Lėngu i peshkut i pėrgatitur qysh mė parė dhe i kulluar, i hidhet pėrzierjes dhe lihet tė marrė valė, shtohen patatet dhe lihen tė ziejnė rreth 10-15 minuta, derisa tė jenė gati. Gjatė zierjes hidhet njė fletė dafine. Supa rregullohet me kripė, piper e majdanoz.
-
-
Supė Me Mish, Vezė Dhe Limon
Nevojiten:
mish tul (sa tė dėshironi)
2 karota
majdanoz sipas dėshirės
njė filxhan me oriz supe
kripė (sipas nevojės)
piper i zi
1 kokėrr vezė
1 gjysmė limoni
Gatimi:
E marrim mishin dhe e hedhim nė tenxhere tė ziej. Pasi tė jetė zier mirė e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thėrrmojmė nė copa shumė tė vogla. Mė pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin. Qėrojmė karotėn, e presim hollė, e vėmė tė skuqet nė tigan dhe bashkė me karotėn e vėmė mishin tė skuqet. Pasi ti kemi skuqur i hedhim nė tenxheren qė e ziejmė mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lėmė tė ziejnė. Mė pas marrim vezėn, e hedhim nė pjatė, shtrydhim gjysmėn e limonit. Ndėrkohė duhet tė trazojmė supėn deri sa tė bėhet gati.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt