N.V. GOGOL
(novelė)
MANTELI
Shqipėroi Mitrush Kuteli
Nė dikasterin... po mė mirė tė mos tregojmė se nė cilin dikaster. S'ka gjė mė tė koklavitur sesa kėto lloj-lloj dikastere, regjimente, kancelari - shkurt tėrė nėpunėsit bashkė me tėrė ato kategorizimet e tyre. Nė ditėt tona ēdo individ thotė se po e preke atė me majė tė gishtit - paske fyer, nė personin e tij, tėrė shoqėrinė. Thonė se para pak kohe njė kapiten ispravnik,1) nuk mė kujtohet se nga ē'qytet, kishte dėrguar njė lutje, me anėn e sė cilės thoshte fare qartė se njerėzit po i shkelin urdhrat e shtetit dhe, po marrin nėpėr kėmbė emrin e tij tri herė tė shenjtė. Pėr tė mbėshtetur tė thėnat e tij, ky i kishte bashkėngjitur lutjes njė alamet vėllimi sa njė roman, nė tė cilin. nė ēdo dhjetė faqe na del njė kapiten ispravnik, madje nė disa vende i dehur xurxull. Kėshtu pra, pėr tė mėnjanuar ēdo lloj ngatėrrese, dikasterin pėr tė cilin bėhet fjalė do ta quajmė vetėm dikaster.
Pra, nė njė dikaster punonte njė nėpunės, i cili s'mund tė thuash se ndryshonte nga nėpunėsit e tjerė. Ishte i pakėt nga trupi, pak si i vrarė lije, pak si kuqal, pak si dritėshkurtėr, pak si tullac aty mbi ballė, me ca rrudha nė tė dy faqet. Sa pėr ngjyrėn e fytyrės - kjo tregonte, si tė thuash, se njeriu ishte nga ata qė vuajnė nga majasėlli... Po s'ke ē'i bėn! Fajin e ka klima e Peterburgut. Sa pėr gradėn (sepse nė vendin tonė, kur flet pėr njė njeri duhet tė thuash gradėn qė ka), ky i mjeri ishte nga ata qė u thonė kėshilltarė titullarė tė pėrjetshėm, me tė cilin, siē e di tėrė bota, janė tallur dhe i kanė marrė nėpėr kėmbė shkrimtarėt e ndryshėm, tė cilėt kanė zakonin qė meriton tė lėvdohet se tallen me ata qė nuk janė tė zotėt t'ua nxjerrin dufin. Mbiemri i kėtij nėpunėsi ishte i Bashmaēkin, Vetė fjala tė thotė se ky emėr ka rrjedhur dikur nga fjala «bashmak», domethėnė «kėpucė», po nuk dihet se qė kur e si e qysh i kish mbetur ky emėr. Edhe babai, edhe gjyshi, madje edhe kunati i Bashmaēkinit, tė gjithė Bashmaēkinėt pa pėrjashtim, mbanin ēizme, tė cilave u hidhnin gjysma tri herė nė vit. Emrin ia thoshin Akaki Akakieviē. Mund tė ndodhė qė lexuesit t'i duket ky emėr si i ēuditshėm dhe si i kėrkuar me qiri, po ne mund ta sigurojmė se askush nuk e ka kėrkuar me qėllim kėtė emėr, dhe se rrethanat kishin qenė tė tilla qė Akaki Aakieviēi nuk mund tė quhej veē se Akaki Akakieviē. Ja se qysh ndodhi kjo punė: Akaki Akakieviēi, nė qoftė se s'gabohem, lindi mė tė gdhirė tė 23 marsit. E ndjera e ėma, gruaja e njė nėpunėsi dhe shumė shpirtrnirė, u mendua shumė se ē'emėr do t'i kishte hije foshnjės. Ajo dergjej ende lehonė nė shtratin pėrballė derės; mė tė djathtė tė saj rrinte nuni, Ivan Ivanoviē Jeroshkini, njė njeri shumė i mirė, kryetar zyre nė senat, dhe nuna, Arina Semionovna Bielobriuskova, e shoqja e ndihmėskomisarit tė policisė sė lagjes, njė grua pėr kokėn e gruas. Kėta i dhanė lehonės tre emra, nga tė cilėt duhej tė zgjidhte njė: Mokia, Sosia, ose ta thėrriste djalin me emrin e tė pėrvuajturit Hozdazat.
- Jo, - tha e ndjera, - kėta emra s'mė pėlqejnė; nuk di se si mė duken!
Pėr t'ia bėrė qejfin, hapėn kalendarin nė njė fletė tjetėr dhe gjetėn aty tre emra tė tjerė: Trifili, Dulla dhe Varahisi.
- Ky qenka njė dėnim nga zoti, - tha gruaja, bobo, ē'emra. Kėta emra nuk i kam dėgjuar kurrė. Varadat ose Varuh shkon si shkon, po Trifili edhe Varahisi s'bėjnė.
Kthyen edhe njė fletė tjetėr edhe gjetėn emrat Pavsikahi edhe Vahtisi.
- E shoh. - tha gruaja, - se kėshtu i qenka shkruar. Mė mirė le ta thėrras me emrin e tė atit. Tė atin e quanin Akaki, le ta quaj edhe tė birin Akaki.
Kėshtu pra i thanė Akaki Akakieviē. Foshnjėn e pagėzuan. Nė kėtė mes ai qante e shtrembėrohej, sikur e parandiente se do tė arrinte dikur tė bėhej kėshilltar titullar.
- Ja, kėshtu ka ndodhur. Nė qoftė se ia thamė kėto lexuesit kėtė e bėmė qė ta dije se kjo gjė ishte e domosdoshme e nuk mund t'i jepnin njė emėr tjetėr. S'ka njeri qė ta sjellė nė mend se ikur e se qysh hyri Akaki Akakieviēi nė dikaster edhe se kush e futi aty. Tė gjithė drejtorėt e shefat, qė erdhėn e shkuan nė atė zyrė, e gjetėn edhe e lanė po nė atė vend e me atė gradė qė kishte pasur. Edhe puna qė bėnte ishte po ajo qė kishte qenė; kopjonte shkresa, kėshtu qė mė nė fund njerėzit u bindėn se siē duket ky kishte ardhur nė kėtė botė tamam pėr kėtė punė, me kokėn tullace e i veshur gati me uniformėn e nėpunėsit.
Nė dikaster nuk ia varnin fare. Portierėt jo vetėm se nuk ngriheshin kur hynte ky, po edhe as qė e vinin re, sikur tė kishte fluturuar ndonjė mizė nėpėr sallonin e pritjes. Shefat mbanin njė qėndrim tė ftohtė e tė rreptė. I afrohej herė pas here njė ndihmėsshef edhe i hidhte nė tryezė ndonjė shkresė duke mos i thėnė as fjalėn: «Kopjoje», ose «Ja njė punė interesante qė do tė tė pėlqejė», ose makar t'i thotė njė gjysmė fjale tė mirė, ashtu siē ndodh me nėpunėsit qė kanė edukatė. Akaki merrte shkresėn, e shikonte e nuk ēante kokėn se kush ia solli e me ē'tė drejtė ia solli qė ta kopjonte. Sapo e merrte, i pėrvishej punės qė ta kopjonte. Nėpunėsit e rinj talleshin me Akaki Akakieviēin, bėnin shakara me kripė e pa kripė, ashtu si ua pret mendja memurėve, tregonin aty ballė pėr ballė lloj-lloj trillime pėr tė, e pėr zonjėn e shtėpisė ku rrinte Akaki, njė plakė nja shtatėdhjetė vjeēe. Thoshin se kjo e rrihte, e pyesnin se kur kishte nė mendtė martohej me plakėn, i hidhnin shuka letre nė kokė, duke thėnė se bie dėborė. Po Akaki Akakieviēi nuk u pėrgjigjej as edhe me njė fjalė goje, sikur tė mos kish njeri aty pėrpara tij.
Kėto ngatėrresa nuk e turbullonin fare e nuk e bėnin tė gabonte nė shikim. Vetėm kur e tepronin si shumė me shakarat dhe kur ia shtynin bėrrylin, pėr tė mos e lėnė tė punonte, u thoshte:
- Pse mė ngisni? Mė lini rehat!
Kėto fjalė dhe zėri me tė cilin shqiptonte kishin diēka qė tė habiste. Nė kėtė zė ndihej diēka qė tė bėnte tė kishe mėshirė, kėshtu qė njėherė njė djalosh qė sapo kish hyrė nė shėrbim, qė kishte ndjekur nė fillim shembullin e tė tjerėve dhe ishte tallur me Akaki Akakieviēin, befas i vuri gishtin kokės, i penduar, dhe qė atė ēast sikur ēdo gjė ndryshoi dhe mori njė pamje tjetėr. Njėfarė force e mbinatyrshme e shtyu tė largohej nga shokėt e tij, tė cilėt, nė fillim, kur i kishte njohur, i kishte pandehur se ishin njerėz tė mirė e me edukatė. Shumė kohė pas kėsaj ngjarjeje, edhe nė ēastet mė tė gėzuara, i dilte para syve nėpunėsi i shkurtėr e tullac, duke shqiptuar fjalėt qė ia bėnin zemrėn copė e thėrrime:
- Pse mė ngisni? Mė lini rehat!
Nė kėto fjalė tronditėse sikur buēiste jehona e disa fjalėve tė tjera: «Unė jam vėllai juaj!». Kur i kujtoheshin kėto, i mjeri djalė e fshihte fytyrėn me tė dy pėllėmbėt. Dhe pastaj, gjatė tėrė jetės sė tij shumė herė e kish ndjerė veten tė tronditur duke parė se sa i ēnjerėzishėrn ėshtė njeriu dhe se sa vrazhdėsi shtazarake fshihet prapa perdes sė mirėsjelljes sė njeriut tė edukuar dhe tė qytetėruar, madje, hej o zot! - edhe nė atė qė bota e mban pėr tė ndershėm e fisnik...
Shumė rrallė mund tė gjendej njė njeri qė t'i jepej punės me mish e me shpirt, ashtu siē i jepej Akaki Akakieviēi. Kėtu nuk mjafton tė thuash se ai punonte me zell, po duhet tė thuash se punonte me dashuri. Atje, nė mes tė atyre kopjeve tė tij Akaki Akakieviēi sikur jetonte nė njė botė tė kėndshme e plot variacione. Gazi i madh qė ndiente kur kopjonte, i shkėlqente nė fytyrė. Kur shkruante ato shkronjat qė i pėlqenin mė shumė mezi e zotėronte gėzimin e madh; buzėqeshte, puliste sytė, rrokėzonte fjalėt duke lėvizur buzėt, kėshtu qė tė dukej sikur mund tė lexoje nė fytyrėn e tij tė gjitha shkronjat qė i dilnin nga pena. Po tė shpėrblehej sipas zellit, mund tė kish arritur ndoshta kėshilltar shteti2) - por kjo gjė do ta kishte ēuditur shumė. Po, ashtu siē thoshin ata shokėt e tij mendjemprehtė, ai nuk kishte fituar pėrveē se njė potkua tė varur nė kraharor dhe majasėllin prapa shalėve. Po nuk mund tė thuhet se nuk kishin treguar kurrė ndonjė vėmendje pėr kėtė njeri. Njė herė, njė drejtor shpirtmirė, qė donte ta shpėrblente Akaki Akakieviēin pėr vjetėrsinė nė punė, dha urdhėr qė t'i jepnin njė detyrė pak mė tė ndryshme nga ato kopjet e zakonshme. I thanė qė nė bazė tė njė dosjeje tė gatshme tė hartonte njė farė raporti qė do t'i dėrgohej njė institucioni tjetėr. Pra nuk kishte gjė tjetėr pėr tė bėrė veē se tė ndėrronte titujt dhe vende-vende tė ndryshonte foljen nga veta e parė dhe ta vinte e nė vetėn e tretė. Kjo punė iu duk kaq e zorshme saqė u mbyt nė djersė, fshiu ballin dhe mė nė fund vajti i tha shefit:
- jo, nuk e bėj dot, Mė mirė mė jepni diēka pėr tė kopjuar.
Qė atė ditė e lanė tė kopjonte pėrgjithmonė. Dukej sikur veē kėsaj detyre nuk kish punė tjetėr pėr kėtė njeri. Nuk pėrkujdesej fare pėr rrobat qė vishte; uniforma e tij e kishte humbur ngjyrėn e parė tė gjelbėr dhe kish marrė njė ngjyrė si tė zbardhylėt e tė kuqėrreshme, sikur tė ishte pluhurosur me miell. Jakėn e kish kaq tė ngushtė e kaq tė ulėt saqė qafa, megjithėse nuk ishte shumė e gjatė, i dilte nga jaka dhe i dukej si qafė lejleku, tamam si ata maēokėt prej allēie, qė i mbajnė mbi kokė dhjetėra e dhjetėra tregtarė tė huaj qė jetojnė nė Rusi3). Gjithnjė kishte diēka nė uniformėn e tij: herė njė fije peri, herė njė fije kashte. Veē kėsaj, kishte njė zotėsi tė veēantė, qė kur kalonte udhės tė arrinte nėn njė dritare tamam nė ēastin kur flakeshin jashtė lloj-lloj lėtyra dhe, siē duket, nga ky shkak kish gjithnjė nė kapelė lėvozhga shalqiri e pjepri ose ndonjė gjė tjetėr tė kėtillė. Kurrė ndonjėherė nė jetėn e tij nuk ēau kokėn tė shihte se ē'ndodh nė rrugė, tė shihte, bie fjala, ato qė i shihte me sytė e tij tė mprehtė ndonjė nėpunės tjetėr i ri se dikujt nė trotuarin tjetėr iu zgjidh rripka e poshtme e pantallonave, gjė qė shkakton kurdoherė njė buzėqeshje tallėse.
Kur Akaki Akakieviēi shikonte diēka, kjo diēka nuk ishte gjė tjetėr veē se rreshtat fare tė drejtė tė shkrimit tė tij tė rregullt e tė barabartė dhe kėtė gjė e shikonte edhe atėherė, kur, si rrufeja mė tė kthjellėt, gjendje papritur nėn turinjtė e ndonjė kalė qė i turfullonte si stuhi nė fytyrė. Vetėm atė ēast e kuptonte s'e nuk gjendej nė mes tė rreshtit ,tė shkrimit, po mė saktė nė mes tė rrugės. Me tė arritur nė shtėpi, ulej menjėherė pėrpara tryezės, llupiste shpejt e shpejt tasin me ēorbė, hante ndonjė copė mish lope me qepė, pa ndier fare shijen e gjellės, duke e pėrpirė ashtu siē ishte, bashkė me mizat e me ēdo peshqesh tjetėr qė mund tė kish rėnė brenda. Kur ndiente se fillonte i fryhej barku, ngrihej nga sofra, merrte shishen e mellanit dhe niste tė kopjonte shkresat qė kishte sjellė nga zyra; bėnte kopje pėr vete, pėr qejfin e tij, sidomos po t'i dukej se shkresa kish rėndėsi tė veēantė, jo nga bukuria e stilit, po se i qe drejtuar ndonjė personaliteti tė ri, me rėndėsi tė madhe.
Edhe nė ato ēaste kur qielli bojėhiri i Peterburgut errėsohej i tėri dhe tė gjithė nėpunėsit kishin ngrėnė darkė dhe e kishin mbushur plėndėsin plot, sikush sipas rrogės e sipas midesė, kur tė gjithė ēlodheshin pas atyre gėrvitjeve tė penave nėpėr zyrat e dikastereve, pas atyre tė bredhurave poshtė e lart pėr punėt e tyre vetjake dhe tė tė tjerėve, qė e kanė pėr detyrė t'i bėjnė, e mė fort pas angarive qė iu kanė rėnė mbi kokė - pra atėherė kur nėpunėsit nxitonin qė tė dėfrenin nė kohėn e lirė, kush duke vajtur nė teatėr, kush duke bredhur rrugėve pas ndonjė ēupe me kapelkė nė kokė, kush duke e kaluar mbrėmjen duke iu vardisur ndonjė ēupe tė hijshme, qė ndrit si yll nė ndonjė rreth tė ngushtė nėpunėsish, kush - siē ndodh mė dendur - duke i vajtur pėr vizitė ndonjė shoku qė banon nė dy dhoma tė vogla me njė sallonkė nė hyrje ose me njė kuzhinė, nė katin e tretė ose tė katėrt, ku tė sheh syri ndonjė send qė rreh t'i mbahet pas hapit modės, njė llambė ose diēka tjetėr qė ka kėrkuar kaq sakrifica, duke lėnė barkun bosh ose duke i lėnė mėnjanė dėfrimet; shkurt, nė kohėn kur tė gjithė nėpunėsit pėrhapeshin nėpėr apartamentet e vogla tė shtėpive pėr tė luajtur uist4) pėr t'u grindur shoku me shokun, pėr tė pirė ndonjė gotė ēaj me biskota qė bėnin njė kopek, pėr tė pirė duhan me ēibuk dhe pėr tė pėrsėritur nė kohėn kur ndahen letrat e bixhozit, ndonjė anekdotė, tė sjellė nga rrethet e larta tė shoqėrisė, - sepse rusi nuk mund tė heqė kurrė dorė nga njė gjė e tillė, cilado qoftė gjendja, - dhe aherė kur nuk kanė asgjė pėr tė treguar rrėfejnė rishtas e rishtas anekdotėn e vjetėr tė komandantit tė garnizonit, tė cilin e kishin lajmėruar se ia kishin prerė bishtin kalit tė monumentit tė Falkoneit5) pra, me pak fjalė, edhe atėherė kur tėrė bota bėnte ēmos qė tė dėfrente, Akaki Akakieviēi nuk ndiente nevojė pėr asnjė lloj argėtimi. S'ka njeri qė mund tė thotė se e ka parė dikur nė ndonjė mbrėmje dėfrimi. Mbasi kopjonte sa i donte zemra, binte tė flinte i kėnaqur, duke u menduar me buzėn nė gaz: ē'do t'i dėrgonte, vallė, perėndia nesėr pėr tė kopjuar? Kėshtu rridhte e qetė, jeta e kėtij njeriu, i cili merrte njė rrogė katėrqind rubla nė vit dhe dinte tė kėnaqej me fatin e tij. S'ka pikė dyshimi se jeta e tij do tė kishte rrjedhur nė kėtė mėnyrė gjer vonė nė pleqėri, po tė mos kish pasur mjerime tė ndryshme, nga ato qė u dalin pėrpara kėshilltarėve, jo vetėm titullarė, po edhe kėshilltarėve sekretė, personalė tė pallatit dhe lloj-lloj kėshilltarėve tė tjerė, madje edhe atyre qė nuk i japim askujt ndonjė kėshillė, po edhe nuk i kėrkojnė ndokujt kėshillė.
Ata qė marrin njė rrogė prej katėrqind rublash nė vit ose njė rrogė rreth kėsaj shume, kanė nė Peterburg njė armik tė betuar. Ky armik nuk ėshtė askush tjetėr veēse cikma e madhe e zonave tė veriut, megjithėqė thuhet se kjo cikmė ėshtė e mirė pėr shėndetin e njeriut. Rreth orės nėntė tė mėngjesit, tamam kur tė gjitha rrugėt mbushen plot me njerėz qė shkojnė pėr nė dikaster, cikma nis e u pickon kaq keq e kaq vrazhdė hundėt njerėzve. Pa bėrė asnjė dallim. saqė nėpunėsit e mjerė nuk dinė se ku t'i futin kėto hundė. Nė kėtė orė, kur edhe atyre qė mbajnė poste tė larta u ngrin balli e u lotojnė sytė, tė mjerėt kėshilltarė titullarė nuk dinė ku tė futen qė tė shpėtojnė nga cikma. Mjeti i vetėm i mbrojtjes ėshtė tė ēajnė me vrap tė madh, tė veshur me ato mantelet e tyre tė holla, nja pesė e gjashtė rrugė dhe pastaj t'i pėrpjekin mirė e mirė kėmbėt nė hyrje, gjer sa t'iu shkrijnė pak zotėsitė dhe talentet e tyre, tė ngrira gjatė udhės, tė cilat u nevojiten patjetėr pėr tė pėrmbushur detyrat e shėrbimit. Kishte ca kohė qė Akaki Akakieviēi ndiente njė dhimbje tė fortė nė shpatulla edhe nė sup, ndonėse pėrpiqej ta bėnte sa mė shpejt udhėn nga shtėpia gjer nė zyrė. U mendua sa u mendua dhe mė nė fund u bind se fajin e kishte manteli. Dhe me tė vėrtetė, pasi e kėqyri mirė e mirė nė shtėpi mantelin e tij tė vjetėr, pa se ky ishte ngrėnė e holluar si sitė nė nja dy a tre vende, tamam nė shpatullat edhe nė supet. Stofi ishte vjetėruar kaq fort sa dukej tejpėrtej, astari ishte ronitur aq shumė saqė era shkonte tej e matanė.
Duhet ta themi se edhe me mantelin e Akaki Akakieviēit talleshin tėrė nėpunėsit e zyrės. Madje kėta i mohonin emrin fisnik «mantel» edhe i thoshin «dolloma». Ėshtė e vėrtetė se ky mantel kishte njė formė tė ēuditshme; jaka zvogėlohej vit pėr vit sepse e shkurtonte pėr tė nxjerrė ndonjė copė qė tė arnonte ndonjė anė tjetėr. Kėto tė arnuara tregonin se rrobaqepėsit nuk i vinte shumė ndoresh pėr njė punė tė kėtillė; kėshtu qė manteli i Akaki Akakieviēit ishte katandisur pėr ibret e dukej tamam si thes. Kur e pa se si ishte katandisur manteli i tij, Akaki Akakieviēi vendosi t'ia shpinte Petroviē rrobaqepėsit, qė banonte diku nė katin e katėrt, nė njė dhomė ku ēonte njė shkallė e ngushtė edhe e errėt. Rrobaqepėsi, megjithėse ishte me njė sy e me fytyrė tė vrarė dhe, i meremetonte mjaft mirė palltot e uniformave dhe pantallonat e nėpunėsve dhe tė njerėzve tė tjerė, - po kjo ndodhte, qė tė merremi vesh mirė, atėherė kur nuk ishte i dehur e kur nuk kurdiste ndonjė nga ato planet e tij tė shumta. Ta pret mendja se nuk duhet ta zgjatim shumė punėn e kėtij rrobaqepėsi, po me qenėse ėshtė bėrė zakon qė nė njė novele tė pėrcaktohet me pėrpikėri karakteri i ēdo personi, nuk kemi rrugė tjetėr pėrveē se ta pėrshkruajmė kėtu edhe Petroviēin.
Nė fillim kėtij i thėrrisnin thjesht Grigor, dhe ishte bujkrob i ku ta di se kujt ēifligari. Emrin Petroviē e morr nga data qė shpėtoi nga bujkrobėria dhe nisi t'i bjerė kupės shumė e mė shumė nėpėr festat e ndryshme, nė fillim nė tė mėdhatė, pastaj, pa dallim, nė tė gjitha festat fetare, sapo i zinte syri njė kryq nė kalendar. Nga kjo pikėpamje ai u kishte mbetur besnik i patundur zakoneve tė gjyshstėrgjyshėrve dhe kur grindej me tė shoqen i thoshte «grua pa frikė perėndie» edhe «gjermankė». Meqė ra fjala pėr tė shoqen, duhet tė flasim pak: edhe pėr tė. Mirėpo mjerisht nuk dihen shumė gjėra rreth kėsaj gruaje: dihet vetėm se Petroviēi ishte i martuar, se e shoqja nuk mbante shami nė kokė, po skufje, dhe me sa mė duket nuk mund tė mburrej shumė me bukurinė e saj, po sidoqoftė kur dilte rrugės vetėm ushtarėt e gardės zgjasnin kokėn dhe e vėshtronin nė skufje dhe pastaj i hidhnin ndonjė fjalė me dy kuptime, duke pėrdredhur mustaqet.
Duke ngjitur shkallėt qė shpinin te Petroviē! - tė themi tė drejtėn, kėto shkallė ishin plot me lėtyra e plehra, sa tė pėrvėlonte alkooli qė pėrdoret pėr tė djegur, me pak fjalė, kundėrrnonin sa tė kallnin krupėn, ashtu siē kundėrmojnė gjithmonė shkallėt e pasme tė tė gjitha shtėpive tė Peterburgut, - pra duke ngjitur shkallėt, Akaki Akakieviēi, vriste mendjen se sa do t'i kėrkonte Petroviēi dhe thoshte me vete se ai nuk do t'i jepte mė shumė se dy rubla. Atje, lart, dera ishte e hapur sepse e zonja e shtėpisė kish bėrė tym duman duke tiganisur peshk, saqė nuk mund tė dukeshin as brumbulleshkat e kuzhinės. Akaki Akakieviēi shkoi nėpėr kuzhinė me hap tė lehtė sa nuk e vuri re as e zonja e shtėpisė dhe pasta; hyri nė dhomė, kur e pa Petroviēin qė rrinte kėmbėkryq mbi njė tryezė me dėrrasa tė pabojatisura, tamam si njė pasha turk. Petroviēi rrinte zbathur, ashtu siē e kanė zakon tė gjithė rrobaqepėsit, Gjėja e parė qė i ra nė sy Akaki Akakieviēit qe gishti i madh i kėmbės, tė cilin Akaki Akakieviēi e njihte shumė mirė, me atė thoin e madh tė pėrdredhur, tė trashė e tė fortė si zhguall breshkė. Petroviē kish varur nė qafė ca fije mėndafshi e ca penj dhe pėrpara kishte ca vjetėrsira. Kishte nja tri minuta qė po pėrpiqej ta shkonte perin nė gjilpėrė, po nuk e qėllonte dot dhe prandaj ishte i zemėruar kundėr errėsirės, madje edhe kundėr perit dhe murmuriste: «Nuk tė pėlqen tė hysh, o qen bir qeni qė ma hėngre shpirtin, o i poshtėr!» Akaki Akakieviēit i erdhi keq se kishte goditur tė hynte tamam nė ēastin kur Petroviēit i kishin hipur xhindet. I pėlqente tė vinte e tė bėnte pazar atėherė kur ishte si ēakėrqejf, ose, siē thoshte e shoqja, kur «e zaptonte rakia shejtanin qorr». Kur ndodhej nė njė gjėndje tė kėtillė, Petroviēi e kishte zakon ta bėnte punėn mė lirė dhe tė merrej vesh lehtė me myshteriun duke i bėrė temena e madje duke i thėnė «faleminderit». Vėrtet se mė vonė vinte e shoqja duke qarė e thoshte se i shoqi kish qenė i dehur dhe prandaj kishte kėrkuar kaq pak, po mjaftonte ti jepje njė grivenik qė puna tė merrte fund. Mirėpo kėsaj here Akaki Akakieviēi e kishte keq punėn sepse Petroviēi ishte esėll, pra ua pret mendja se ishte i prapė, e i pabindur e kush e di sa mund tė kėrkonte. Akaki Akakieviēi e kuptoi rrezikun dhe ishte gati tė kthehej nga kishte ardhur, po e keqja ishte se tani kishte hyrė nė valle. Petroviēi picėroi syrin dhe ia nguli Akaki Akakieviēit, kėshtu qė ky foli si pa qejf:
- Tungjatjeta, Petroviē!
- Tungjatjeta, zotėri - ia ktheu Petroviēi dhe shikoi duart e Akaki Akakieviēit, pėr tė parė se ē'risk i kishte sjellė.
- Ja, Petroviē, ta solla kėtė...
Duhet ta themi se Akaki Akakieviēi e kishte zakon tė shprehej mė fort me parafjalė, me ndajfolje dhe, mė nė fund, me gjithfarė fjalėsh ose pjesė fjalėsh qė nuk kishin asnjė kuptim. Kur ndodhte qė puna tė ishte mė e koklavitur ai kishte zakon edhe tė mos e mbaronte fjalėn dhe shpesh herė pasi fillonte me fjalėt: «Kjo ėshtė e vėrtetė, kėshtu... kėtė...» - mė tutje nuk thoshte asgjė, harronte dhe pandehte se kish thėnė gjithēka.
- Ē'e ke kėtė? - e pyeti Petroviēi dhe nisi ta kėqyrte me atė syrin e tij tė vetėm uniformėn e Akaki Akakieviēit, nga jaka e gjer te mėngėt, shpatullat, kindat e vrima e kopsave, tė cilat i njihte shumė mirė, sepse disa i kishte punuar ai me dorėn e vet.
Kėshtu e kanė zakon rrobaqepėsit: ėshtė puna e parė qė bėjnė kur shohin ndonjė palė rroba.
- Ja, unė, kėtė, Petroviē... ky mantel, stofė... shiko kudo nė vendet e tjera ėshtė i shėndoshė, sikur ėshtė pluhurosur pak e duket i vjetėr, po ėshtė i ri, vetėm nė njė vend ėshtė pak... si i ngrėnė, kėtu, nė shpatulla e nė supe, ja, vetėm edhe nė supin tjetėr pak - ja shiko, vetėm kaq. S'ke punė shumė...
Petroviēi mori dollomanė, e hapi nė fillim nė tryezė, e shikoi sa e shikoi, duke tundur kokėn, zgjati dorėn te dritarja qė tė kėrkonte atė kutinė rrumbullake tė burnotit me portretin e njė gjenerali - cili kish qenė ky gjeneral nuk dihet, sepse vendi ku kish qenė fytyra ishte shquar me gisht dhe pastaj ishte ngjitur me njė copė letėr katėrkėndėshe.
Mbasi futi ca burnot nė hundė, Petroviēi e mori nė duar dollomanė, e shikoi nė dritė dhe tundi kokėn pėrsėri. Pastaj e ktheu tė shohė astarin, prapė tundi kokėn, hapi edhe njė herė kapakun e kutisė me atė portretin e gjeneralit, i mbushi vrimat e hundės me burnot mirė e mirė, fshehu kutinė dhe mė nė fund hapi gojėn e foli:
- Jo, nuk arnohet dot: ėshtė bėrė fare zhele!
Kur dėgjoi kėto fjalė, Akaki Akakieviēit iu bė zemra copė e thėrrime.
- Pse nuk mund tė arnohet, Petroviē? - e pyeti ai si me tė lutur, tamam siē bėjnė foshnjat. - Vetėm nė sup ėshtė holluar ca si shumė, shiko mos ke aty ndonjė arnė qė ta qepėsh....
- Arnė, mund tė gjejmė fare kollaj, - i tha Petroviēi, - po nuk e qep dot sepse stofa ėshtė e kalbur e s'mban as pe, as gjilpėrė, i dalin fijet.
- Le t'i dalin, me tė dalė fijet, ti merr e i hedh njė arnė tjetėr.
- Mirė, mirė, po s'kam qysh t'i qep arnat, s'kam si t'i forcoj se manteli ėshtė grirė si mos mė keq. Vetėm emrin e ka stofė, po me tė fryrė era bėhet fije- fije!
- Bėma, tė lutem, bėma. Si ėshtė e mundur?... Atė.., kėtė».
- Jo, - ia preu shkurt Petroviēi, - nuk bėhet dot asgjė. Kjo dolloma u prish fare e nuk hyn nė punė. Nė dimėr, kur bėn ftohtė, ēirre kėtė dolloma e bėje lecka pėr tė lidhur kėmbėt nė vend tė ēorapeve, sepse ēorapet nuk mbajnė ngrohtė. Ēorape ti kanė shpikur gjermanėt pėr tė fituar para mė shumė (Petroviēi e kishte qejf t'u fuste nga njė thumb gjermanėve). Duhet tė presėsh e tė qepėsh njė mantel tė ri.
Kur dėgjoi fjalėn «tė ri», Akaki Akakieviēit sikur iu errėn sytė, i dukej sikur vėrtitej tėrė oda. Nuk shihte qartė pėrveēse atė gjeneralin me fytyrėn tė mbuluar me letėr nė kapakun e kutisė sė burnotit tė Petroviēit.
E pyeti si nėpėr ėndėrr: ē'po thua ashtu: mantel tė ri? S'kam para pėr tė bėrė mantel tė ri.
- Po, tė ri, - ia ktheu me njė qetėsi, pa mėshirė, Petroviēi,
- Po tė ishte nevoja tė bėja tė ri, atėherė si kjo... kėtė...
- Kėrkon tė mė pyesėsh sa do tė kostojė?
- Po. - Nja njėqind e pesėdhjetė rubla, nė mos po edhe mė shumė, - i tha Petroviēi, duke shtrėnguar buzėt sikur donte t'i thoshte edhe diēka tjetėr Akaki Akakieviēit.
I pėlqenin shumė ngatėrresat, i pėlqente t'i trulloste njerėzit dhe t'i bėnte pastaj sehir se qysh do t'i varnin buzėt sapo tė shqiptonte fjalėt e mėdha.
- Njėqind e pesėdhjetė rubla pėr njė mantel! - thirri i mjeri Akaki Akakieviē. Ku ta dish, ai ndoshta kish thirrur kėshtu pėr herė tė parė nė jetėn e tij, sepse zakonisht nuk e ngrinte zėrin.
- Po, - tha Petroviēi, - kjo punė varet sipas mantelit qė tė pėlqen tė qepėsh. Po tė duash t'i vėsh njė jakė me gėzof kunėze edhe kapuē me astar mėndafshi, mund tė tė kostojė dyqind rubla.
- Tė lutem, Petroviē, tė lutem, - foli Akaki Akakieviēi me tė vajtuar, duke mos e dėgjuar e duke mos dashur tė dėgjonte fjalėt e Petroviēit, - tė lutem arnoje si tė tė vijė ndoresh qė tė mund ta mbaj edhe pak kohė.
- Tė thashė njė herė se s'bėhet dot: edhe puna ime do tė shkojė kot, edhe paratė e tua do tė venė pėr dhjamė qeni, - i tha Petroviēi. Kur dėgjoi kėto fjalė, Akaki Akakieviēi doli nga dhoma gjysmė i gjallė e gjysmė i vdekur.
Si u largua Akaki Akakieviēi, Petroviēi ndenji njė copė herė me buzė tė shtrėnguara e pa zėnė punė me dorė, i kėnaqur se nuk e mori nėpėr kėmbė zanatin e tė qepurit.
Akaki Akakieviēi endej nėpėr rrugė i shastisur, si nė ėndėrr.
«Shiko, shiko ē'na polli, - fliste ai me vetveten: Kjo nuk mė kishte shkuar kurrė nė mend... - Pastaj, si heshti njė copė herė, shtoi: - «Ja s'e ē'na doli ja kėshtu! E mua nuk ma priste mendja kurrė se do tė dilte kėshtu. - Heshti pėrsėri njė copė herė dhe pastaj shqiptoi kėto fjalė: - Kėshtu na qenka puna! Kėtė nuk e prisja kurrėn e kurrės... kėtė... kurrė, kurrė.., kėtė. Njė gjė tė kėtillė ...»
Duke thėnė kėto fjalė, nė vend qė tė kthehej nė shtėpi, u nis tamam nė drejtim tė kundėrt. Nė udhė e sipėr u pėrpoq me njė oxhakfshirės dhe ky ia nxiu fare me blozė njėrin sup; nga skelat e njė binaje, qė po ndėrtohej, u derdh njė kovė me gėlqere qė e zbardhi nga lart poshtė. Akaki nuk vinte re asgjė. Erdhi nė vete vetėm atėherė kur u pėrpoq ballė pėr ballė me njė rojė tė rrugės, qė kish lėnė shkopin aty pranė dhe po ngjishte nė pėllėmbėn e tij tė trashė pak burnot, - «Pse, nuk tė nxė trotuari qė i bie kėshtu mes pėrmes udhės?». Kjo ngjarje sikur e zgjoi nga gjumi Akaki Akakieviēin. Shikoi rreth e rrotull edhe u kthye pėr nė shtėpi. Vetėm kur arriti nė shtėpi i mblodhi mendtė mirė e mirė, nisi ta shikonte gjendjen nė dritėn e saj tė vėrtetė, nisi tė fliste me vete shtruar e jo si mė parė degė mė degė. Tani fliste tamam sikur tė bisedonte me njė mik tė menēur me tė cilin mund tė shtrosh e tė bisedosh njė ēėshtje nga ato qė tė kanė prekur thellė.
«Jo, - tha Akaki Akakieviēi, - tani nuk ėshtė koha pėr tė folur me Petroviēin: ai ėshtė tani ashtu... siē duket e ka rrahur e shoqja. Kėshtu pra do tė vete te ai ditėn e diel nė mėngjes: tė shtunė mbrėmave do tė dehet, kėshtu qė tė dielėn nė mėngjes do tė jetė mahmur nga gjumi dhe do tė ketė nevojė pėr para qė tė hedhė ca kupa tė tjera, qė t'i dalė rakia e sė shtunės e tė bėhet esėll. E shoqja nuk do t'i japė para e nė kėtė mes unė do t'i jap nė dorė nja dhjetė kopekė e do tė merrem vesh, kėshtu qė atėherė... manteli, siē thashė...»
Me kėtė e fjeti mendjen Akaki Akakieviēi, mori zemėr dhe priti ditėn e diel. Kur pa sė largu se e shoqja e Petroviēit po largohej nga shtėpia, u sul si shigjetė, ngjiti shkallėt e i vajti Petroviēit. Me tė vėrtetė, pas ahengut tė sė shtunės, Petroviēi ishte fare mahmur, rrinte me kryet varur dhe picėronte syrin e vetėm. Megjithatė, sapo dėgjoi pėrse kishte ardhur Akaki Akakieviēi, i shfryu me inat sikur ta kishin zaptuar xhindėt.
- Me tė vjetrin nuk bėhet dot gjė, - ia preu ai, ju lutem tė porositni njė mantel tė ri.
Akaki Akakieviēi nxori e i dha njė monedhė dhjetė kopekėshe.
- Ju faleminderit, zotėri, do ta pi pėr shėndetin tuaj, - i tha Petroviēi, - Sa pėr mantelin mos u mundoni mė kot: ky nuk ju hyn fare nė punė. Mos kini merak; do t'ju pres e qep unė njė mantel tė ri qė t'ju ketė zili tėrė bota. Kėtė punė ma lini mua!
Akaki Akakieviēi u mat t'i zinte nė gojė edhe njė herė punėn e meremetimit, po Petroviēi ia preu shkurt e i tha:
- Mos u bėni merak, do t'ju qep njė mantel tė ri.
Ju lutem ta flini mendjen, se do tė bėj ē'tė kem nė dorė. Jakėn do t'jua bėj sipas modės sė re; me filiqe e kopsa argjendi.
Kėsaj here iu mbush mendja Akaki Akakieviēit e kuptoi se duhej medoemos tė bėnte njė mantel tė ri, dhe e humbi pusullėn fare. Po si do t'ia bėnte hallit, vallė? Ku t'i gjente paratė? Ta pret mendja se mund tė shpresonte se do tė merrte ndonjė shpėrblim me rastin e festave, po kėto para kishte vendosur me kohė se qysh do t'i pėrdorte. Duhej tė priste njė palė pantallona tė reja, duhej t'i paguante kėpucarit njė borxh tė vjetėr pėr gjysmat e reja qė u kishte hedhur ēizmeve tė vjetra, duhej tė porosiste tri kėmishė e nja dy palė veshje nga ato tė bardhat, qė mbahen pėrposh dhe qė nuk ka lezet t'ua shkruash emrin nė letėr. Shkurt: tė gjitha paratė qė do t'i merrte si shpėrblim me rastin e festave ishin caktuar se si do tė harxhoheshin, madje edhe nė rastin kur drejtori do tė tregohej zemėrgjerė, jashtė masės, e do t'i jepte nė vend tė dyzet rublave nja dyzet e pesė ose pesėdhjetė, prapė nuk do tė bėnte dot gjė, sepse pėrballė shpenzimeve qė kėrkonte manteli kėto ishin si njė pikė ujė nė njė det. Megjithėse e dinte qė ngadonjėherė Petroviēit i shkrepte tė kėrkonte ēmime nga ato qė s'i ngrinte kandari, sa qė vetė e shoqja nuk e mbante dot veten i thėrriste: «ē'po thua bre? A mos lojte nga kondaku? Budalla! Ka raste kur punon badiava, po tani tė ka hipur shejtani e kėrkon sa s'bėn!», - e dinte: gjithashtu se Petroviēi ish gati t'ia bėnte mantelin edhe pėr tetėdhjetė rubla: po ku t'i gjente kėto tetėdhjetė rubla? Gjysmėn e kėsaj shumė mund ta gjente gjėkundi: do tė bėnte si do tė bėnte pėr gjysmėn, edhe pak mė shumė se gjysmėn, po si do t'ia bėnte hallit asaj gjysmės tjetėr?...
Po pikėsėpari duhet t'i themi lexuesit se ku do t'i merrte ato dyzet rublat qė pėrmendėm mė lart. Akaki Akakieviēi kishte zakon tė vinte diēka mėnjanė, nė njė kuti tė vogėl, tė mbyllur me ēelės, me njė vrimė nė kapak pėr tė futur paratė. Aty fuste gjysmė kopek pėr ēdo rubėl tė shpenzuar. Nė gjashtė muaj njė herė e hapte kutinė, numėronte paratė prej bakri qė ishin mbledhur edhe i zėvendėsonte me monedha tė vogla prej argjendi. Kėtė punė e kishte nisur prej shumė vjetėsh, kėshtu qė tani ishin grumbulluar aty mė shumė se dyzet rubla. Kėshtu pra, kish nė dorė gjysmėn e shumės qė i duhej pėr tė bėrė njė mantel tė ri. Po si i bėhet hallit asaj gjysmės tjetėr? U mendua sa u mendua dhe mė nė fund e preu se duhej t'i pakėsonte shpenzimet e jetesės, tė paktėn pėr njė vit: tė mos pinte ēaj mbrėmave, tė mos ndizte qiri natėn, dhe po tė kishte punė - tė vinte nė odėn e zonjės sė shtėpisė dhe tė punonte me qiriun e saj; rrugės tė ecte me hap tė lehtė e me kujdes tė madh nėpėr gurėt e nėpėr plloēat, do tė shkelte pothuaj nė majė tė kėmbėve, qė tė mos i griste shollat aq shpejt; t'i mbante mė shumė ndėrresat e trupit e t'ia jepte mė rrallė pastrueses, dhe, me qėllim qė tė mos i nxiheshin shumė shpejt tė zhvishej, sapo tė kthehej nė shtėpi dhe tė mbante njė dolloma pambuku, shumė tė vjetėr, tė cilėn e kish kursyer e nuk e kishte mbajtur shumė kohė. Duhet tė themi tė vėrtetėn se nė fillim e kishte shumė zor me kėto kufizime e mungesa, po dalėngadalė u mėsua dhe pastaj puna shkoi si jo mė mirė. Madje e bėri zakon tė mos hante fare mbrėmave, po nga ana tjetėr e ushqente mendjen me shpresėn se mė nė fund do tė kishte njė mantel tė ri. Qė atėherė jeta sikur iu mbush plot gaz, sikur tė ishte martuar, sikur tė kishte njeri pranė, sikur njė mikeshė e kėndshme tė kishte pranuar qė tė kalonte bashkė me tė rrugėn e jetės, dhe kjo mikeshė nuk ishte tjetėr veē se ai manteli i ri qė ėndėrronte: njė mantel me vata e me astar tė shėndoshė. Madje nė kėtė kohė sikur mori jetė tė re e u gjallėrua, u bė mė i vendosur, si njeri qė i ka caktuar vetes njė qėllim nė jetė. Si pėr ēudi, u zhduk nga fytyra dhe nga ēdo punė qė bėnte dyshimi e mosvendosja - me pak fjalė u zhdukėn tė gjitha tiparet qė e bėnin tė lėkundshėm. Nganjėherė sytė i shkėlqenin si prush dhe nė mendje i shkonin gjėra tė ēuditshme, plot guxim; pse tė mos bėnte, vallė, njė jakė me gėzof kunėze? Ky mendim mend e shushati fare. Kėshtu, duke kopjuar njė ditė njė shkresė mend bėri aty pėr aty njė gabim dhe kjo e shtyu tė thoshte pothuaj me zė tė lartė «oh»! dhe tė bėnte kryq? Vinte tė paktėn njė herė nė muaj te Petroviēi dhe bisedonte pėr mantelin e tij. E pyeste: ku do ta blinte stofin? Sa do t'i kushtonte? Ē'bojė tė zgjidhte? Dhe megjithėse kthehej gjithnjė nė shtėpi pak si i merakosur, ishte i kėnaqur kur mendonte se mė nė fund do tė vinte koha kur do t'i kish blerė tė gjitha ato qė i duheshin dhe manteli do tė ishte gati. Puna shkoi edhe mė mbroth sesa e pati menduar Akaki Akakieviēi. Kur nuk e priste fare, drejtori nuk i dha as dyzet rubla, as dyzet e pesė, po gjashtėdhjetė rubla plot! Ta kishte kuptuar vallė drejtori se Akaki Akakieviēi kishte nevojė pėr mantel? Apo tė kishte qenė kjo njė ngjarje nga ato qė ndodhin rastėsisht? Sidoqoftė, Akaki Akakieviēi na u gjend me njėzet rubla mė shumė sesa e priste. Kjo gjė e shpejtoi punėn. Bėri ē'bėri, vuajti edhe pak nga uria nja dy a tre muaj dhe arriti tė mbledhė pothuaj tetėdhjetė rubla. Zemra, qė e kishte zakonisht tė qetė, nisi t'i rrihte me fuqi. Qė ditėn e parė doli bashkė me Petroviēin nėpėr dyqane. Blenė njė stof shumė tė mirė, meqenėse gjashtė muaj me radhė kishte vrarė mendjen pa pushim rreth kėsaj pune dhe shumė rrallė ndodhte tė kalonte njė muaj pa hyrė nėpėr dyqane pėr tė pyetur si ishin ēmimet. Veē kėsaj, vetė Petroviēi kish thėnė se nuk kishte stof mė tė mirė se ai qė zgjodhėn. Pėr astar blenė njė saten kaq tė fortė, qė si pas fjalėve tė Petroviēit, ishte mė i bukur e mė i ndritshėm se mėndafshi. Nuk blenė jakė kunėze, sepse ishte shumė e shtrenjtė, po nė vend tė saj zgjodhėn njė lėkurė maceje tė mirė, - mė e mira qė gjetėn nė dyqan - dhe tė cilėn po ta shihje nga larg nuk e ndaje fare nga gėzofi i kunėzės. Petroviēi e punoi mantelin nja dy javė sepse kishte shumė tegela - pėrndryshe do tė kishte qenė gati shumė mė parė. Pėr punė dore, Petroviēi i mori vetėm dymbėdhjetė rubla, mė pak s'kishte se ku tė vinte - sepse rnanteli u qep i tėri vetėm me penj mėndafshi, me dy tegela gjithė prej mėndafshi dhe Petroviēi e kishte shtrėnguar ēdo tegel me dhėmbėt e tij, duke bėrė lloj-lloj lule e zbukurime.
Kjo ndodhi ditėn e... Mirė ėshtė tė themi se ē'ditė po sidoqoftė ditėn qė i solli Petroviēi mantelin ka qenė dita mė e lumtur nė jetėn e Akaki Akakieviēit. Ia solli qė nė mėngjes, para se tė nisej Akaki Akakieviēi pėr nė dikaster. Manteli i kishte ardhur tamam nė kohė, sepse kishin filluar cikna tė ashpra edhe parashikohej qė dimri do tė ishte shumė i rėndė. Petroviēi ia solli mantelin, ashtu siē i ka hije njė rrobaqepėsi tė vėrtetė. Fytyra i shkėlqente plot gaz e krenari - ashtu si nuk e kish parė kurrė nė jetėn e tij Akaki Akakieviēi. Dukej sikur e kuptonte fare mirė vlerėn e punės sė madhe qė kish bėrė dhe sikur donte tė tregonte sa i thellė ishte hendeku qė i ndante rrobaqepėsit qė hedhin arna e rregullojnė nga rrobaqepėsit qė presin e qepin rroba tė reja. E nxori mantelin nga ajo shamia e madhe nė tė cilin e kish lidhur e qė sapo e kishte sjellė nga pastruesja, e palosi pastaj mirė e bukur kėtė shami edhe e futi nė xhep qė ta pėrdorte nė rast nevoje. Si mbaroi kėtė punė, e shpalosi mantelin, e vėshtroi plot krenari, e kapi me tė dyja duart edhe ia hodhi mbi supe Akaki Akakieviēit me atė shkathtėsinė e madhe tė rrobaqepėsit tė dorės sė parė: pastaj ia rregulloi, ia hoqi pakėz poshtė, i lėmoi kindat qė t'i binin bukur dhe ia la tė pakopsitur. Si njeri i shkuar nga mosha, Akaki Akakieviēi donte tė shikonte se si i rrinin mėngėt. Petroviēi e ndihmoi qė tė fuste krahėt nė mėngė dhe tani u pa sheshit se edhe mėngėt i vinin si jo mė mirė. Shkurt, manteli s'kishte asnjė kusur dhe, veē kėsaj, i kishte ardhur tamam nė kohė. Petroviēi nuk e humbi kėtė rast qė t'i thoshte Akaki Akakieviēit se ia kishte qepur mantelin shumė lirė, sepse banonte nė njė rrugicė tė ngushtė, nuk kishte firmė e sepse e njihte prej shumė kohe Akaki Akakieviēin: i tha madje se njė rrobaqepės qė kishte dyqan nė Nevski Prospekt do t'i kishte marrė vetėm pėr njė dorė nja shtatėdhjetė e kusur rubla. Akaki Akakieviēi nuk donte ta zgjaste me Petroviēin, rreth kėsaj pune, sepse e trnerronin ato shumat e mėdha qė i pėrmendte Petroviēi qė t'i hidhte hi syve botės. Pra nxori paratė, pagoi, i tha faleminderit edhe u nis pėr nė dikaster i veshur me mantelin e ri. Petroviēi doli pas Akaki Akakieviēit dhe u ndal njė copė herė nė mes tė rrugės pėr tė bėrė sehir nga larg veprėn qė kishte dalė nga dora e tij, pasta i kaloi nėpėr njė rrugicė dredha-dredha pėr tė prerė udhė e doli nė rrugė qė ta shikonte edhe njė herė mantelin nga ana tjetėr, domethėnė ballė pėr ballė. Nė kėtė mes, Akaki Akakieviēi ecte me hap tė vendosur, sikur fluturonte nga gėzimi. Ndiente orė e ēast se kishte mbi supe mantelin e ri dhe nga gazi i madh qė ia mbushte zemrėn buzėqeshte herė pas here, i lumtur. Me tė vėrtetė manteli i ri kishte dy tė mira: e para - mbante ngrohtė, dhe e dyta - i rrinte pėr shtatė palė qejfe. As vuri re se kishte bėrė udhėn qė duhej tė bėnte e u gjend papritur e papandehur nė dikaster. Nė hyrje zhveshi mantelin, e shikoi anė mė anė dhe iu lut portierit qė ta kishte kujdes nė njė mėnyrė tė veēantė. Nuk di se qysh u pėrhap menjėherė fjala nė tėrė zyrat e dikasterit se tani Akaki Akakieviēi kishte njė mantel tė ri dhe se i kishte dhėnė fund pėrgjithmonė asaj dollornasė sė vjetėr. Sa tė mbyllėsh e tė hapėsh sytė, tė gjithė zbritėn te portieri pėr tė parė mantelin e Akaki Akakieviēit. Nisėn ta pėrshėndesin e ta urojnė. Nė fillim ky i priti urimet me buzėqeshje, po pastaj sikur u turpėrua. Mirėpo kur e rrethuan tė gjithė e i thanė se me kėtė rast duhej t'i qeraste, ose tė paktėn t'i ftonte pėr tė hedhur bashkė ca gota, Akaki Akakieviēi e humbi pusullėn e nuk dinte ē'tė bėnte, qysh t'u pėrgjigjej e qysh tė shpėtonte nga kjo bela. Pas pak e mblodhi veten dhe filloi t'u fliste e t'i bindte, se manteli nuk ishte aspak i ri, se dukej si i ri po nė tė vėrtetė ishte i vjetėr. Mė nė fund, njė nėpunės, nė mos gabohem, vetė ndihmėsshefi, qė siē duket donte tė tregonte se nuk ishte fodull e mendjemadh dhe se sillej mirė madje edhe me vartėsit e tij, u ngrit e tha: .
- Meqė na qenka puna kėshtu, do tė shtroj unė vetė njė gosti nė vend tė Akaki Akakieviēit, pra ju lutem tė urdhėroni sot nė shtėpinė time t'ju gostisė me ēaj, sepse goditi qė tamam sot tė kem ditėn e emrit!
Ta pret mendja qė nėpunėsit e lėvduan me gjithė zemėr ndihmėsshefin dhe pranuan ftesėn qė iu bėnte. Akaki Akakieviēi nuk donte tė pranonte, po tė gjithė filluan tė thonė se s'i ka hije tė bėnte kėshtu, se ishte turp tė mos pranonte ftesėn. Pra u gjend shumė ngushtė edhe dha fjalėn se do tė vinte. Pastaj i ra nė mend se me kėtė rast do tė dilte edhe mbrėmave i veshur me mantelin e ri dhe kjo gjė e gėzoi. Tėrė ajo ditė pėr Akaki Akakieviēin qe njė ditė feste e gėzimi. U kthye nė shtėpi i lumtur nė kulm. Zhveshi mantelin, e vari me kujdes nė gozhdė, vėshtroi edhe njėherė krenar stofin edhe astarin, nxori nga dollapi dollomanė e vjetėr e tė grisur, pėr tė bėrė njė krahasim ballė pėr ballė. I shikoi tė dy dhe e vuri buzėn nė gaz, sepse ndryshimi ishte si qielli me dhenė... I lumtur u ul nė tryezė, vazhdoi tė buzėqeshte njė copė herė tė gjatė duke sjellė nė mend se nė ē'ditė ishte katandisur dollomaja e vjetėr. Hėngri me oreks tė madh; pas buke nuk kopjoi asgjė, asnjė shkresė, po ndenji shtrirė nė shtrat gjer sa u err. Me t'u errur, u ngrit, u vesh, hodhi mantelin krahėve dhe doli nga shtėpia. Mjerisht nuk dimė se ku banonte nėpunėsi qė e kish ftuar nė shtėpi. Mendja ka nisur sikur tė na lėrė dhe nga ky shkak ēdo gjė qė gjendet nė Peterburg, tė gjitha rrugėt dhe shtėpitė na u bėnė lesh e li, kėshtu qė e kemi shumė zor pėr tė dhėnė ndonjė sqarim ashtu si i ka hije. Sidoqoftė, dimė njė gjė qė s'e luan as topi: nėpunėsi qė e kishte ftuar pėr ēaj banonte nė njė nga lagjet mė tė bukura tė qytetit, shumė larg nga banesa e Akaki Akakieviēit. Nė fillim ky duhej tė kalonte nėpėr disa rrugė tė shkreta mė shumė pa dritė se me dritė, po me t'iu afruar banesės sė nėpunėsit, rrugėt merrnin mė shumė gjallėri, kishin mė shumė njerėz dhe ishin ndriēuar mirė. Kalonin dendur e me dendur, rrugėtarė, nisėn tė duken zonja tė veshura bukur dhe zotėrinj me jaka prej kastori; tani takoheshin mė rrallė karrocierė tė dorės sė fundit me sana tė drunjta me mbulesa tė thjeshta, me thupra tė thurura e tė zėna me gozhdė bojė ari, - po, nga ana tjetėr, dukeshin shpesh e mė shpesh karrocierė nga ata tė luksit, me kapa prej kadifeje bojė vishnje, me sana tė lyera me vernik dhe me mbulesa prej lėkure ariu; kalonin fluturimthi nė rrugė karroca tė stolisura, me ato rrotat e tyre qė gėrvinin nėpėr dėborė. Akaki Akakieviēi shikonte rreth e rrotull vetėm gjėra tė reja. Kish vite qė nuk kishte dalė mbrėmave nėpėr rrugė. U ndal e vėshtroi me kureshtje vitrinėn e vogėl tė ndriēuar tė njė dyqani, ku dukej njė tablo me njė grua tė hijshme qė po nxirrte kėpucėn dhe zbulonte kėmbėn e saj tė bukur, ndėrsa prapa saj nxirrte kokėn nga dera e dhomės tjetėr njė burrė me favorite dhe me njė cufėl mjekre si pykė nėn buzė, Akaki Akakieviēi tundi kokėn duke buzėqeshur e shkoi mė tutje. Pse buzėqeshte, vallė? Sepse kish takuar gjėra tė panjohura, por pėr tė cilat ēdo njeri ka njėfarė ndjenje, ose ndoshta se kishte menduar ashtu siē mendojnė shumė nėpunės: «Ah, ky frėngu! Nuk di ē'tė tė them: po i shkoi nė mend gjėsend, ta dish se patjetėr... kjo...» Po ndoshta as qė i kishin shkuar nė mend kėto fjalė, sepse, s'ke se qysh tė hysh brenda nė zemrėn e njeriut e tė dish s'e ē'mendon. Mė nė fund arriti nė shtėpinė ku banonte ndihrnėsshefi. Ndihmėsshefi jetonte nė luks tė madh. Shkallėn e ndriēonte njė fener. Apartamenti ndodhej nė katin e dytė. Nė korridor, Akaki Akakieviēi pa shumė palė galloshe, tė renditura sėrė-sėrė. Nė mes tė dhomės, midis gallosheve ish njė samovar qė valonte e nxirrte avull. Gjatė murit ishin varur pallto dhe mantele, disa me jaka kunėze, tė tjerat me jaka tė thjeshta prej kadifeje. Zhurma e mbytur e zėrave qė vinte qė pėrtej murit u bė menjėherė e qartė e kumbuese sapo u hap dera dhe doli njė shėrbėtore me njė tavė plot me gota bosh, me njė kanė tė vogėl me ajkė edhe me njė shportė me peksimet. Siē duket, nėpunėsit ishin mbledhur aty me kohė dhe kishin pirė kupėn e parė tė ēajit. Akaki Akakieviēi e vari mantelin me duart e tij nė gozhdė dhe hyri nė dhomė. Para syve tė tij filluan menjėherė tė vėrtiteshin qirinjtė, nėpunėsit, ēibukėt, tryezat pėr te luajtur bixhoz. E tronditnin fjalėt qė dėgjoheshin nga tė gjitha anėt si edhe zhurma e karrigeve qė luanin nga vendi. U ndal si i hutuar nė mes tė dhomės e nuk dinte se ē'tė bėnte. Mirėpo nėpunėsit e zyrės e vunė re, e pritėn me brohoritje dhe u sulėn nė korridor pėr tė parė edhe njė herė mantelin e ri. Ndonėse mjaft i trembur, po duke qenė njeri i padjallėzuar, Akaki Akakieviēi nuk e mbajti dot gazin kur pa se tė gjithė po ia lėvdonin mantelin e ri. Mė tutje, s'do mend, ata e lanė tė qetė, bashkė me mantelin e tij, edhe u ulėn sikush nė vendin e vet. Tė gjitha kėto i dukeshin shumė tė ēuditshme Akaki Akakieviēit: edhe zhurma qė bėhej, edhe zėrat qė dėgjonte, edhe shumica e njerėzve qė ishin mbledhur aty. Nuk dinte ē'tė bėnte e si tė rrinte, nuk dinte se si t'i mbante duart e kėmbėt. Mė nė fund iu afrua lojtarėve tė bixhozit, pa se qysh luanin, ndoqi herė shprehjen e fytyrės sė njėrit, herė tė tjetrit, dhe nuk shkoi shumė kohė e nisi tė gogėsinte, tė mėrzitej, aq mė tepėr sepse kish kaluar koha kur e kishte zakon tė binte tė flinte. Donte t'i thoshte lamtumirė tė zotit tė shtėpisė, po nuk e lanė tė shkonte, duke i thėnė se duhej tė pinte njė gotė shampanjė pėr nder tė mantelit tė tij tė ri. Pas njė ore u shtrua tryeza, me sallatė ruse, mish lope tė ftohtė, pastiēo, pasta tė blera nė pastiēeri dhe shampanjė. E nxitėn Akaki Akakieviēin tė pinte dy kupa dhe pas tyre ai e ndjeu veten mė tė gėzuar. Megjithatė nuk harroi se ora ishte dymbėdhjetė dhe se kish kaluar koha pėr t'u kthyer nė shtėpi. Me qenė se kishte frikė se mos e ndalte pėrsėri i zoti i shtėpisė, u ngrit e doli ngadalė nga dhoma, kėrkoi nė korridor mantelin e tij, tė cilin e gjeti, me keqardhje, tė hedhur pėrdhe, e shkundi, i fryu tė gjitha qimet, e veshi, zbriti shkallėt e doli jashtė.
Nė rrugė nuk ishin shuar ende dritat. Disa dyqane a pijetore tė vogla, kėto klube tė pėrhershme ku mblidhen e pijnė shėrbėtorė e gjithfarė njerėzish, ishin tė hapura. Dyqanet e tjera, megjithėse ishin mbyllur, kishin ende dritė pėrbrenda qė dukej nėpėr tė ēarat e derės, gjė qė tregonte se kishin edhe myshterinj dhe se shėrbėtorėt s'i kishin mbaruar muhabetet e thashethemet, duke i zėnė tė zotėt e tyre nė ankth, meqė nuk dinin ku kishin vajtur. Akaki Akakieviēi ecte i gėzuar, madje njė ēast u sul, nuk dihet pėrse, me vrap pas njė zonje qė i kaloi pranė si vetėtimė duke bėrė ca lėvizje tė habitshme me tė gjitha pjesėt e trupit tė saj. Po aty pėr aty u ndal pėrsėri dhe vazhdoi rrugėn me ngadalė, duke u ēuditur me vetveten se ē'e kishte shtyrė qė t'ia mbathte kėshtu me revan. Pas pak i dolėn pėrpara ato rrugėt e shkreta, tė cilat jo natėn, po as ditėn nuk janė aq fort tė gėzuara. Tani, natėn, dukeshin edhe mė tė shkreta e mė tė vetmuara. Dritat e fenerėve u ulėn shumė e mė shumė - siē duket nė kėto rrugė u shtinin mė pak vaj fenerėve. Filluan tė dukeshin gardhe e shtėpi prej druri. Rreth e rrotull s'pipėtinte kėmbė njeriu. Vetėm dėbora shndriste nėpėr rrugė, kurse kasollet e vogla e tė fjetura, me kanatet e dritareve tė mbyllura, nxinin aty-kėtu plot trishtim. Tani po i afrohej vendit ku rruga nxirrte nė njė shesh tė madh. Shtėpitė e anės tjetėr tė sheshit mezi dukeshin. Sheshi dukej si njė shkretėtirė qė tė kallte tmerrin.
Pėrtej, larg, vetėm zoti e di se ku, pulitej njė dritė e vogėl nė njė barakė qė dukej sikur ndodhej nė anė tė dynjasė... Kėtu Akaki Akakieviēi sikur e humbi atė gazin e madh qė kish pasur. Shkeli nė shesh me njėfarė frikė qė nuk e zotėronte dot, sikur zemra i thoshte se do t'i ndodhte njė e keqe e madhe. Hodhi sytė e shikoi prapa e pėrpara, mė tė djathtė e mė tė mėngjėr: sikur tė ndodhej nė mes tė njė deti. «Jo, mė mirė tė mos shikoj». - tha me vete dhe nisi tė ecte me sy mbyllur. Kur i hapi, pėr tė parė nėse kishte shumė pėr tė ecur deri sa tė arrinte nė anėn tjetėr tė sheshit, po befas, tamam ballė pėr ballė, ca njerėz mustaqemėdhenj. Nuk pati kohė as t'i shikonte mirė e mirė cilėt ishin kėta njerėz. Iu errėn sytė e mend iu ēa zemra nga tė rrahurat.
- Manteli ėshtė imi! - thirri njėri prej tyre me zė tė fortė si rrufeja, duke e kapur pėr jake.
Akaki Akakieviēi donte tė thėrriste «Ndihrnė!», po nė atė ēast njė tjetėr i mbėshteti te goja njė grusht tė madh sa koka e njė nėpunėsi edhe i tha:
- Bėrtit po tė mundėsh!
Akaki Akakieviēi ndjeu se qysh ia zhveshėn mantelin, qysh e goditėn me gjunjė e asgjė tjetėr. U shemb nė dėborė e nuk ndjeu mė asgjė. Pas disa ēastesh erdhi nė vete dhe u ngrit, po aty afėr, s'kishte njeri. Ndjeu tė ftohtė dhe e kuptoi se nuk e kishte mė mantelin. Nisi tė bėrtiste, po zėri i tij as qė arrinte gjer mė anėn tjetėr tė sheshit. U sul i dėshpėruar e duke bėrtitur, pėrgjatė sheshit, drejt barakės sė vogėl me dritė, ku rrinte njė rojė, mbėshtetur nė shkop dhe e vėshtronte i ēuditur e me kureshtje pse bėrtiste e pse vraponte ky njeri. Mė nė fund Akaki Akakieviēi e arriti dhe zuri tė thėrrasė me zė tė ndėrprerė se ky rrinte e flinte e nuk ēante kokėn kur njerėzit i grabisin nė mes tė udhės. Roja iu pėrgjigj se nuk kish parė asgjė, se kishte vėnė re vetėm se nė mes tė sheshit ishin ndalur dy veta, po kishte pandehur se kėta ishin miqtė e tij. Tani nė vend qė tė shante mė kot, mė mirė le tė shkonte nė shtėpi dhe nesėr t'i paraqitej inspektorit tė policisė sė lagjes e ky do t'ia gjente menjėherė mantelin. Akaki Akakieviēi arriti nė shtėpi si mos mė keq; ato pak flokė qė i kishin mbetur nė tėmtha e prapa qafės ishin ngritur drejt e pėrpjetė; gjoksin, kofshėt e pantallonat i kishte plot me dėborė. Kur dėgjoi tė trokitura tė rėnda te dera, plaka, e zonja e shtėpisė u ngrit menjėherė nga shtrati, gjeti vetėm njė pantofėl, e futi nė kėmbė dhe u turr ta hapte derėn duke shtrėnguar me dorė si me tė druajtur anėt e kėmishės nė gjoksin lakuriq, po kur e pa se nė ē'gjendje ndodhej Akaki Akakieviēi, u hoq njė ēap prapa. Sapo ky i tregoi se ē'i kishte ndodhur, pėrpoqi duart edhe i tha tė shkonte drejt te komisari i policisė, sepse inspektori i lagjes do ta gėnjente me fjalė e me premtime boshe. Pra duhej tė vinte drejt e te komisari, qė e kish dhe tė njohur, sepse Ana finlandezja, qė ajo e kish pasur dikur kuzhiniere, tani ishte dada pėr tė rritur fėmijėt postėkomandantit tė policisė, se ky kalonte ditė pėr ditė nė kėtė rrugė, se vinte ēdo tė diel, nė kishė e falej dhe i shikonte tė gjithė me dashamirėsi; pra, siē duket, duhet tė jetė njeri i mirė. Mbasi dėgjoi kėshillėn e saj Akaki Akakieviēi u zvarrit pikė e vrer gjer nė dhomėn e tij. Ai qė ėshtė nė gjendje ta marrė me mend se ē'do tė bėnte po t'i kishte ndodhur atij vetė njė mjerim i kėtillė, mund tė kuptojė se si e kaloi atė natė Akaki Akakieviēi.
Tė nesėrmen u ngrit qėmenatė edhe i vajti komisarit tė policisė, po i thanė se flinte; iku e u kthye nė orėn dhjetė, po prapė i thanė se flinte; iku prapė dhe u kthye nė orėn njėmbėdhjetė, po i thanė se kish dalė; u kthye pėrsėri nė drekėherė, por kopistėt qė rrinin nė dhomėn e hyrjes nuk e lanė tė hynte, sepse donin ta' dinin mė parė se ē'punė kishte me komisarin e se ē'i kishte ndodhur. Kėshtu pra, mė nė fund, pėr herė tė parė nė jetėn e tij Akaki Akakieviēi u desh tė tregohet i vendosur e u tha se duhej tė fliste drejtpėrdrejt me postėkomandantin e policisė dhe se ata nuk kishin tė drejtė ta ndalonin qė tė hynte, u tha se kishte ardhur nga dikasteri, i dėrguar me njė ēėshtje shėrbimi, i kėrcėnoi se do tė ankohej kundėr tyre edhe se kishin pėr tė parė se ē'do t'i ndodhte. Kur dėgjuan kėto fjalė kopistėt nuk guxuan ta ndalnin mė, kėshtu qė njėri prej tyre u ngrit e vajti thirri postėkomandantin. Ky e priti nė mėnyrė tė habitshme ankesėn e Akaki Akakieviēit pėr grabitjen e mantelit. Nė vend qė tė tregonte vėmendje pėr ēėshtjen kryesore tė ankesės, ai nisi ta pyeste: Pėrse ishte kthyer nė shtėpi kaq vonė, a mos ish ndalur apo mos e kish kaluar natėn nė ndonjė nga ato shtėpitė e dyshimta tė grave, kėshtu qė Akaki Akakieviēi u ngatėrrua fare, e humbi toruan dhe doli qė aty pa marrė dot vesh nėse postėkomandanti do ta ndiqte apo jo ēėshtjen e mantelit. Tėrė atė ditė nuk vajti nė zyrė - gjė qė i ndodhte pėr herė tė parė nė jetė.
Tė nesėrmen u paraqit nė dikaster dyllė i verdhė i veshur me atė dollomanė e tij tė vjetėr, qė ish bėrė pėr tė vajtuar. Ngjarja e grabitjes sė mantelit u bėri pėrshtypje shumė nėpunėsve, megjithėse, as kėsaj radhe disa nėpunės nuk e humbėn rastin pėr t'u tallur me. Akaki Akakieviēin. Vendosėn aty pėr aty tė mblidhnin ca tė holla pėr ndihmė, po nuk mundėn tė mblidhnin pėrveēse njė shumė mjaft tė vogėl, sepse nėpunėsit kishin shpenzuar mjaft tė holla pėr tė blerė fotografinė e drejtorit dhe njė libėr tė njė autori qė ish mik me shefin e seksionit dhe ky vetė, shefi, i kish porositur qė ta blinin. Kėshtu, pra, paratė qė u mblodhėn pėr Akaki Akakieviēin ishin tė pakta. Dikush, siē duket i shtyrė nga mėshira, vendosi ta ndihmonte Akaki Akakieviēin tė paktėn me njė kėshillė tė mirė, dhe i tha tė mos shkonte tek inspektori i lagjes, se edhe sikur tė ndodhte qė ky, inspektori i lagjes, i shtyrė nga dėshira pėr tė fituar dashamirėsinė e eprorėve, ia gjente nė njė mėnyrė ose tjetėr mantelin e humbur, prapė se prapė manteli do tė mbetej nė polici, nė qoftė se nuk do tė sillte prova ligjore se ishte me tė vėrtetė i tij. Pra do tė ish mė mirė qė Akaki Akakieviēi t'i drejtohej njė njeriu tė madh dhe nė qoftė se ky njeri i madh do tė shkruante njė shkresė dhe do tė lidhej me personin e duhur, s'ka dyshim se ēėshtja do tė merrte fund tė mirė. Ē'duhej tė bėnte, vallė? Meqė nuk kish se nga t'ia mbante, Akaki Akakieviēi vendosi tė vinte e t'i paraqitej njeriut tė madh.
Cili ishte ky njeri i madh dhe ē'punė bėnte - nuk dihet gjer sot e kėsaj dite. Duhet t'ju them qė ta dini se ky njeri i madh ish bėrė i madh vetėm aty para pak kohe dhe se mė parė nuk kish qenė njeri i madh. Veē kėsaj, posti qė mbante nuk quhej as tani si post i madh, nė krahasim me poste tė tjera mė tė larta. Po ju do tė gjeni kurdoherė, njė rreth njerėzish, pėr tė cilėt ėshtė njeri i madh ai qė pėr njė rreth tjetėr nuk ėshtė aspak i madh. Nga ana tjetėr ky njeri i madh pėrpiqej ta shtonte famėn e tij me lloi-lloi mjete e mėnyra: kishte urdhėruar qė nėpunėsit tė ndodheshin nėn urdhrin e tij tė dilnin tė gjithė bashkė e ta prisnin nė shkallė kur ky vinte nė zyrė; qė askush tė mos hynte drejtpėrsėdrejti nė zyrėn e tij, po kjo punė tė bėhej sipas njė hierarkie tė caktuar; regjistratori i kolegjit t'i raportonte sekretarit tė gubernės, sekretari i gubernės t'i raportonte sekretarit titullar ose njė tjetri, dhe vetėm pastaj puna tė arrinte nė dorėn e tij. Kėshtu qėndron puna nė Rusinė e shenjtė, tė molepsur nga fryma e imitacionit; tė gjithė e imitojnė si majmuni, shefin e tyre. Madje thonė se njė kėshilltar titullar kur u bė shef i njė kancelarie tė vogėl, u veēua menjėherė nė njė dhomė mė vete, tė cilėn e pagėzoi «dhoma e kėshilltarit» dhe vuri tė rrinin te dera disa shėrbėtorė me jaka tė kuqe e me pantallona me shirita, tė cilėt kapnin dorezėn e derės dhe nuk linin tė hynin brenda veēse ata qė u donte qejfi, megjithėse kjo «dhomė e kėshilltarit» mezi nxinte njė tavolinė zyre nga ato tė zakonshmet. Ceremonia e pritjes dhe zakonet e njeriut tė madh ishin solemne e madhėshtore, po jo aq tė ngatėrruara. Themeli mė i rėndėsishėm i sistemit ishte rreptėsia. «Rreptėsi, rreptėsi dhe pėrsėri rreptėsi», - thosh ai zakonisht dhe kur shqiptonte fjalėn e fundit e vėshtronte rėndė-rėndė personin me tė cilin fliste... Nga ana tjetėr, as qė ish nevoja pėr njė shikim tė kėtillė, sepse ata dhjetė nėpunės qė pėrbėnin tėrė mekanizmin e kancelarisė sė tij ishin mjaft tė trembur. Kur e shikonin nga larg qė po vinte, braktisnin ēdo gjė dhe prisnin duke marrė drejtqėndrim gjersa shefi tė hynte nė dhomė. Bisedimi i tij i zakonshėm me nėpunėsit qė kish nėn urdhėr ish plot rreptėsi dhe pėrbėhej pothuaj gjithnjė nga disa pak fjalė: «Qysh guxoni? A dini me cilin flisni? A e kuptoni pėrpara kujt gjendeni? «Megjithatė, ishte njeri shpirtmirė, i sjellshėm e u bėnte shėrbime shokėve, po ia kish rritur shumė mendjen grada e gjeneralit. Qė kur kish fituar kėtė gradė, e kish humbur pusullėn e qe fryrė nė pendė sa nuk dinte ē'tė bėnte. Kur ndodhej me njerėz qė kishin po atė gradė, tė barabartė, ish njeri i mirė, njeri me mend nė kokė, madje edhe i zgjuar, po kur ndodhej nė njė rreth me njerėz qė ishin qoftė edhe vetėm njė gradė mė tė ulėt se ai, bėhej me tė vėrtetė i padurueshėm. Rrinte i heshtur. Qėndrimi i tij tė bėnte qė tė tė vinte keq pėr tė, aq mė shumė sepse edhe ai vetė e kuptonte se mund ta kalonte kohėn shumė mė mirė. Nė sytė e tij dukej njė dėshirė e zjarrtė pėr tė marrė pjesė nė bisedim, pėr t'u bashkuar me njė rreth tė lezetēėm, po e ndalte frika se mos kjo gjė do tė ish si e tepruar nga ana e tij, se kėsisoj do tė tregonte shumė familjaritet dhe do ta ulte prestigjin e tij. Duke bėrė hesape tė kėtilla, rrinte ngaherė i heshtur, duke shqiptuar rrallė e tek ndonjė tingull njėrrokėsh dhe nė kėtė mėnyrė fitoi titullin: njeri shumė i mėrzitshėm. Kėtij njeriut tė madh vajti e iu paraqit Akaki Akakieviēi ynė dhe rastisi nė njė ēast fare tė pagoditur pėr njeriun e madh. Njeriu i madh ndodhej nė kabinetin e tij dhe po bisedonte me qejf tė madh me njė rnik e shok tė vjetėr tė vogėlisė, qė kish ardhur para njė kohe nė Peterburg dhe tė cilin nuk e kish parė prej shumė vjetėsh. Nė kėtė kohė e lajmėruan se kish ardhur njė farė Bashmaēkin. Njeriu i madh pyeti shkurt:
Cili ėshtė ky?
Iu pėrgjigjėn: - Njė nėpunės.
- Ashtu? Le tė presė, tani s'kam kohė, - tha njeriu i madh.
Kėtu ne duhet tė themi se njeriu i madh gėnjente qind pėr qind: kohė kish boll, sepse e kish mbaruar bisedimin qė kish pasur me mikun, i kishin thėnė tė gjitha ato qė kishin pasur pėr tė thėnė dhe tani kishin nisur tė bėnin ndėrprerje tė mėdha nė bisedim, i binin lehtė-lehtė njėri-tjetrit kofshės duke thėnė orė e ēast:
- Kėshtu pra, Ivan Abramoviē!
- Ja kėshtu, Stepan Varllamoviē!
Megjithatė, dha urdhėr qė nėpunėsi tė priste, kėshtu qė t'i tregonte mikut tė tij - njė njeri qė e kish lėnė prej kohe shėrbimin dhe qė tani jetonte nė fshat - se sa kohė duhej ta prisnin atė nėpunėsit nė dhomėn e pritjes. Mė nė fund, mbasi folėn sa folėn dhe mė shumė heshtėn, dhe mbasi pinė ca puro tė trasha, tė fundosur nėpėr ata kolltukėt e butė, me mbėshtetėse qė lėviznin, bėri sikur iu kujtua diēka edhe i tha. sekretarit qė kish ndalur te dera me ca shkresa.
- Mė duket se aty po mė pret njė nėpunės; i thoni tė hyjė.
Kur e pa qėndrimin e pėrvuajtur tė Akaki Akakieviēit dhe atė uniformėn e tij tė vjetėr u kthye e i foli me tė prerė:
- Ē'kėrkon? - Kėtė pyetja e bėri me njė zė tė thatė e urdhėrues, qė e kish mėsuar e pėrgatitur nė shtėpinė e tij, brenda nė dhomė, duke qėndruar para pasqyrės, njė javė para se tė merrte kėtė post qė mban tani dhe gradėn e gjeneralit. Akaki Akakieviēi kish ndjerė me kohė se qysh e kish zaptuar njė farė droje, u hutua e u ngatėrrua, i shpjegoi me sa iu dha e iu zgjidh, duke shtuar kėsaj here akoma mė dendur fjalėn «kėtė», se kish pasur njė mantel tė ri fare dhe kėtė mantel ia kishin grabitur nė mėnyrė ēnjerėzore dhe se i drejtohej atij qė tė ndėrhynte nė njė mėnyrė ose tjetėr, t'i shkruante komandantit tė pėrgjithshėm tė policisė ose ndokujt tjetėr qė t'i gjenin mantelin. Sjellja e Akaki Akakieviēit nuk di se pėr ē'arsye iu duk gjeneralit si tepėr familjare.
- ē'po bėn kėshtu, o zotėri i nderuar? - i tha ai me tė prerė. - Nuk i njeh rregullat? A di se ku ke hyrė apo jo? Nuk di se ē'rregull duhet tė ndjekė ēdo punė? Mbi kėtė ēėshtje mė parė duhet tė paraqesėsh njė kėrkesė nė kancelari, kjo kėrkesė do t'i shkojė shefit tė zyrės, pastaj shefit tė seksionit, ky do t'ia japė sekretarit dhe pastaj ky i fundit do tė ma paraqitė mua...
- Mirė, shkėlqesi... - i tha. Akaki Akakieviēi, duke mbledhur atė guxim qė i kishte mbetur dhe duke ndier nė tė njėjtėn kohė se e kishte mbuluar djersa qė po e mbyste
- Guxova ta shqetėsoj shkėlqesinė tuaj sepse kėta sekretarėt nuk... nuk janė njerėz qė mbarojnė punė...
- Si the, si the? - i bėrtiti njeriu i madh... - Nga na i nxore kėto tė gjitha? Nga i ke marrė kėto ide? Ē'ėshtė vallė kjo kryengritje e tė rinjve kundėr shefave edhe eprorėve?
Mesa duket, njeriu i madh nuk kish vėnė re se Akaki Akakieviēi i kish kaluar tė pesėdhjetat, pra nuk mund tė thuhej se ishte i ri, veēse nė krahasim me ndonjė qė ishte shtatėdhjetė vjeē.
- A e di se me cilin flet? A e kupton para kujt gjendesh? 'Tė pyes: a e di apo jo?
Si tha kėto fjalė, gjenerali pėrpoqi kėmbėn dhe e ngriti zėrin kaq fort sa mund tė trembej jo vetėm Akaki Akakieviēi, po edhe kushdo tjetėr qė tė kish qenė aty. Akaki Akakieviēi mbeti gojėhapur, u tund e u lėkund i tėri e nuk ish nė gjendje tė mbahej mė kėmbė. Po tė mos ishin sulur por portierėt qė ta mbanin pėr krahu, do tė ishte shembur pėrdhe. E nxorėn jashtė pothuaj pa ndjenja. Nė kėtė mes, njeriu i madh, i kėnaqur pa masė kur pa se ē'efekt kishin bėrė tė bėrtiturat e tij, i dehur nga gazi se kish qenė nė gjendje ta bėnte njeriun qė t'i zihej fryma, e pa me bishtin e syrit mikun e tij qė tė shohė se ēdo tė thosh dhe vuri re me kėnaqėsinė mė tė madhe se miku i tij nuk dinte ē'tė bėnte dhe se kish filluar edhe ai vetė tė kish frikė Akaki Akakieviēit nuk i kujtohej se qysh zbriti shkallėt, se qysh doli nė rrugė - asgjė, asgjė. Nuk i ndiente as duart, as kėmbėt. Kurrė nė jetėn e tij nuk e kish marrė kėshtu nėpėr kėmbė njė gjeneral, dhe aq mė shumė njė gjeneral qė nuk ishte i dikasterit tė tij, Ecte gojėhapur nėpėr tufanin e dėborės qė fėrshėllente rrugėve, pengohej nėpėr trotuarėt. Sipas zakonit tė Peterburgut, era frynte nga tė katėr anėt, nga tė gjitha rrugicat. Aty pėr aty filloi t'i dhimbte fyti. Kur arriti nė shtėpi nuk ishte nė gjendje tė nxirrte njė fjalė goje. Ish enjtur i tėri nga angina dhe u desh tė shtrihej nė shtrat. Ja se ē'fuqi tė madhe ka ndonjėherė njė e bėrtitur si ajo qė i bėri njeriu i madh!
Tė nesėrmen kishte zjarrllėk tė madh. Nė saje tė ndihmės dorėplotė tė klimės sė Peterburgut, sėmundja u zhvillua mė shpejt sesa mund tė pritej, kėshtu qė kur i vajti doktori dhe i kontrolloi pulsin, nuk mundi tė bėnte gjė tjetėr veēse tė porosiste qė t'i vinin ca kompresa dhe kėtė e bėri vetėm e vetėm qė i sėmuri tė mos mbetej pa ndihmėn fisnike tė mjekėsisė. Aty pėr aty, doktori tha se pas njė ditė e gjysmė i sėmuri patjetėr do tė vdiste. Pastaj iu kthye zonjės sė shtėpisė dhe i tha:
- Tani, ti moj nėnė, mos e humb kohėn mė kot, edhe porositi njė qivur me dėrrasa bredhi, sepse dėrrasat e lisit janė shumė tė shtrenjta.
A i dėgjoi vallė Akaki Akakieviēi kėto fjalė tė kobshme qė i takonin drejtpėrsėdrejti? Dhe nė i dėgjoi: a e tronditėn vallė? A i vinte keq pėr atė jetėn e tij tė mjerė? Rreth kėtyre tė gjithave nuk dihet asgjė, sepse tėrė kohėn kishte zjarrllėk edhe fliste pėrēart. Kish rėnė nė kllapi dhe shikonte pa pushim gjėra tė habitshme. Herė e shihte Petroviēin dhe e porosiste t'i qepte njė mantel me ca si ēarqe qė ta ruanin kundėr vjedhėsve (i dukej sikur kėta ishin fshehur nėn krevat, madje i lutej zonjės sė shtėpisė ta kapte njėrin nga vjedhėsit qė kishte hyrė nėn jorgan), herė e pyeste pse i varej para syve dollomaja e vjetėr, herė se kishte mantelin e ri, herė se ndodhej para gjeneralit, duke dėgjuar qortimet e tij tė ashpra e duke thėnė: «Ju lutem shkėlqesi, tė mė falni»; - herė; mė nė fund, niste e shante, duke shqiptuar fjalė tė hatashme, saqė plaka e shtėpisė bėnte kryq, sepse nuk kishte dėgjuar kurrė tė kish nxjerrė nga goja fjalė tė kėtilla, aq mė fort sepse kėto tė shara vinin gjithnjė pas fjalės «shkėlqesi». Pastaj shqiptonte fjalė qė nuk kishin asnjė lidhje e asnjė kuptim: vihej re vetėm njė gjė - tė gjitha mendimet e tė gjitha fjalėt silleshin rrotull mantelit. Mė nė fund, i mjeri Akaki Akakieviēi dha shpirt. Autoritetet nuk e vulosėn dhomėn edhe sendet e tij, - sepse - e para, nuk kish trashėgimtarė, e dyta - sepse trashėgimi qė kish lėnė ishte shumė i vogėl dhe pikėrisht; ca pena pate pėr tė shkruar, njė top me letėr tė bardhė zyrtare, tri palė ēorape, dy a tri kopsa tė rėna nga pantallonat dhe atė dollomanė qė ia njeh shumė mirė lexuesi. Kush i mori tė gjitha kėto sende vetėm njė perėndi e di. Duhet ta them se pėr kėtė ēėshtje nuk u interesua as ai qė tregon kėtė ngjarje.
Akaki Akakieviēin e ngritėn dhe e varrosėn, kėshtu qė Petėrburgu mbeti pa Akaki Akakieviē, sikur tė mos kish qenė kurrė nė kėtė botė. U zhduk pėrgjithmonė ajo qenie qė nuk e kish mbrojtur askush, qė nuk e kish dashur askush; pėr tė cilėn nuk interesohej askush dhe qė nuk i kish tėrhequr vėmendjen as edhe ndonjė natyralisti, i cili nuk lė qė t'i shpėtojė as edhe njė mizė nga ato tė zakonshmet pa e kapur me gjilpėrė e pa e kėqyrur nė mikroskop; u zhduk ajo qenie qė kish duruar me pėrvuajtje tė tallurat e zyrės dhe hyri nė varr pa bėrė asgjė tė jashtėzakonshme, po sė cilės, tė paktėn para ēastit tė vdekjes i shkėlqeu pėr njė ēast njė rreze e ndritur nė formėn e njė manteli, duke ia ndritur pėr njė grimė jetėn e tij tė mjerė, po pastaj, e goditi njė mjerim i madh, ashtu siē i godet edhe carėt edhe tė fuqishmit e botės... Disa ditė pas vdekjes e kėrkoi nė shtėpi njė portier nga dikasteri qė solli urdhrin tė paraqitej menjėherė nė zyrė, sepse e kėrkonte shefi. Po ky portier u desh tė kthehej pa asnjė pėrfundim dhe raportoi se Akaki Akakieviēi nuk mund tė paraqitej. Kur e pyetėn «Pėrse?», ky u pėrgjigj me kėto fjalė:
- Ja, kėshtu, sepse ka vdekur. Ka katėr ditė qė kur e varrosėn.
Kėshtu u dėgjua nė dikaster lajmi i vdekjes sė Akaki Akakieviēit. Tė nesėrmen, nė vendin e tij rrinte njė nėpunės i ri, shumė mė i gjatė nga trupi, qė nuk i rreshtonte shkronjat aq drejt, po shumė mė tė pėrkulura dhe tė shtrembra.
Kujt mund t'i shkonte nė mend se tregimi i Akaki Akakieviēit nuk do tė mbaronte me kaq dhe se i qe shkruar tė jetonte edhe disa ditė nėpėr atė zhurmėn qė kishte shkaktuar vdekja si shpėrblim, pėr atė jetėn e tij, tė cilėn nuk e kish vėnė re askush? Megjithatė ndodhi tamam kėshtu, pra, dhe tregimi ynė merr papritur njė mbarim fantastik. Nėpėr Peterburg nisėn tė hapen thashetheme se te Ura Kalinkin, dhe pak mė tutje, bredh natėn njė i vdekur me fytyrė nėpunėsi, qė kėrkon njė mantel tė grabitur. Pa bėrė dallim grade e zanati, ky i vdekur turret dhe ua zhvesh njerėzve mantelet: qoftė tė mbushura me vata, qoftė me gėzof mace ose kunėze, qoftė gėzof dhelpre, kastori ose ariu, shkurt merrte ēdo lloj gėzofi e ēdo lloj lėkure qė ka shpikur njeriu, pėr tė mbuluar lėkurėn e vet. Njė nga nėpunėsit e dikasterit e kish parė me sytė e tij tė vdekurin dhe e kish njohur menjėherė se ishte Akaki Akakieviēi. Nėpunėsi ishte trembur kaq shumė sa ua kish mbathur kėmbėve me tė katra dhe kėshtu nuk e pa dot mirė e mirė; vuri re vetėm se i vdekuri e kishte kėrcėnuar nga larg me gisht. Nga tė gjitha anėt nisėn tė dėgjohen ankesa se shpatullat dhe supet e kėshilltarėve jo vetėm titullarė, po edhe tė kėshilltarėve sekretė ishin nė rrezik tė merrnin tė ftohtė nga shkaku se kėtyre u grabiteshin natėn mantelet qė kishin veshur. Iu dha urdhėr policisė qė tė bėnte si tė bėnte e ta kapte, tė gjallė a tė vdekur, kufomėn e tė vdekurit e ta dėnonin ashpėr.., pėr tu dhėnė shembull tė tjerėve dhe pikėrisht kėshtu ndodhi. Roja e njė lagjeje e kapi tė vdekurin pėr jake nė rrugicėn «Kiriushkin», tamam nė kohėn kur ky po pėrpiqej t'i zhvishte mantelin prej shajaku njė ish-muzikanti qė i kishte rėnė dikur fyellit. Mbasi e kish kapur pėr jake, roja kishte thirrur tė vinin dy shokė qė ta mbanin tė vdekurin. Si ua la kėtyre nė dorėzim, roja futi dorėn pėr njė ēast nė qafėn e ēizmes pėr tė nxjerrė s'andejmi njė kuti me burnot qė tė freskonte pak hundėn, e cila i kishte ngrirė gjer atėherė gjashtė herė. Mirėpo burnoti kishte qenė kaq i fortė sa nuk mund ta duronte as i vdekuri. Roja as qė pati kohė tė heqė burnot nė vrimėn e mėngjėr tė hundės, ndėrsa kishte vulosur me gisht vrimėn e djathtė, kur i vdekuri tėshtiti kaq fort, saqė tė tre rojat u detyruan tė mbyllnin sytė. Sa tė ngrinin ata grushtet pėr tė fėrkuar sytė, i vdekuri ishte zhdukur, saqė pastaj nuk dinin nė e kishin shtėnė nė dorė apo jo. Qė prej atij ēasti rojave u hyri njė frikė kaq e madhe nga tė vdekurit, saqė nuk guxonin tė hidhnin dorė as mbi tė gjallėt dhe thėrrisnin nga larg: «Hej, ti aty, shiko udhėn!» Nė kėtė kohė nėpunėsi i vdekur filloi tė dukej edhe pėrtej urės Kalinkin, duke iu kallur datėn njerėzve tė frikshėm.
Mirėpo ne e harruam fare njeriun e madh, i cili ėshtė pothuaj me tė drejtė shkaku i kėsaj kthese fantastike qė mori tregimi ynė qė, nga ana tjetėr, ėshtė fare i vėrtetė. Pikėsėpari kemi pėr detyrė tė themi, ashtu siē ėshtė e drejtė se me tė ikur Akaki Akakieviēi, qė e kish marrė kaq keq nėpėr kėmbė, njeriu i madh kishte ndier njė lloj keqardhje. Edhe ky njeri dinte se ē'ishte mėshira; zemra e tij prekej nga ndjenja tė mira, megjithėse grada e lartė qė kishte e pengonte tė shfaqte kėtė ndjenjė. Me tė dalė nga kabineti i tij miku qė e kish vizituar, njeriu i madh qe menduar pėr fatkeqėsinė qė e kishte goditur tė mjerin Akaki Akakieviē. Qė prej atij ēasti, i dukej sikur e shihte pėrpara, ditė pėr ditė, Akaki Akakieviēin dyllė tė verdhė, qė nuk e pati duruar dot qortimin e rėndė. Ky mendim e tronditi kaq shumė, sa pas njė jave dėrgoi njė nėpunės qė tė pyeste cili ishte ky njeri dhe ē'bėnte dhe nėse mund ta ndihmonte, Kur i thanė se Akaki Akakieviēi kish vdekur menjėherė pas asaj ngjarjes, njeriu i madh mbeti i mahnitur, ndjeu se e hante ndėrgjegjja dhe tėrė asaj dite kishte qenė si pa qejf. Meqė desh tė dėfrente pak dhe ta harronte kėtė pėrshtypje tė keqe u nis e vajti nė njė mbrėmje qė kish pėrgatitur njė nga miqtė e tij, ku gjeti njė shoqėri tė zgjedhur, dhe aq mė mirė se atje pothuaj tė gjithė kishin tė njėjtėn gradė si edhe ai, kėshtu qė mund tė fliste e tė dėfrente i qetė. Mbrėmja ndikoi ēuditėrisht mirė, mbi gjendjen e tij shpirtėrore. E hapi zemrėn, u tregua i kėndshėm nė bisedim, i sjellshėm, shkurt kaloi njė mbrėmje tė mirė. Pas darkės piu nja dy gota shampanjė - qė ėshtė, siē dihet njė mjet shumė i mirė pėr tė dėfryer. Shampanja e nxiti t'u pėrvishej menjėherė disa ēėshtjeve tė ngutshme dhe pikėrisht: vendosi tė mos kthehej nė shtėpi, po t'i bėnte njė vizitė Karolina Ivanovnės, njė zonje tė njohur, siē mė duket me prejardhje gjermane, me tė cilėn kish lidhje krejt miqėsore. Duhet ta themi se njeriu i madh ishte pak si i shkuar nga mosha, bashkėshort i mirė dhe kryetar familjeje i respektuar nga tė gjithė. Dy fėmijė, njėri nga tė cilėt ishte tanimė nėpunės nė njė zyrė, dhe njė vajzė bukuroshe nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe, me njė hundė pak si tė kthyer pėrpjetė, po mjaft tė kėndshme, vinin ditė pėr ditė t'i puthnin dorėn e t'i thoshin «Bonjour papa»6).
E shoqja, qė ishte njė grua ende e freskėt nuk ishte aspak e shėmtuar, i zgjaste mė parė dorėn qė t'ia puthte, pastaj ia puthte edhe ajo tė tijėn. Mirėpo njeriu i madh, qė ishte shumė i nginjur me ledhatimet nė gjirin e familjes, e kish gjetur tė udhės se ishte mė mirė tė kishte marrėdhėnie miqėsore me njė mikeshė qė banonte nė anėn tjetėr tė qytetit. Kjo mikeshė nuk ish as mė e bukur, as mė e re se e shoqja, po gjėra tė kėtilla ndodhin nė botė dhe ne s'kemi tė drejtė ti gjykojmė. Kėshtu, pra, njeriu i madh zbriti shkallėt, u ul nė sanė dhe i tha karrocierit: «Te Karolina Ivanovna» - pastaj u mbėshtoll plot madhėshti nė mantelin e tij tė ngrohtė dhe u zhyt nė atė gjendje tė kėndshme, mė tė mirė e nga e cila as qė mund ta marrėsh me mend pėr njė rus, domethėnė kur nuk vret mendjen pėr asgjė, po megjithatė mendimet tė vijnė vetė, njėri mė i kėndshėm se tjetri pa u lodhur qė ti kėrkosh e t'i ndjekėsh, Duke qenė shumė i kėnaqur nga mbrėmja qė kish kaluar, sillte nė mend tė gjitha ēastet e gėzuara tė mbrėmjes dhe tė gjitha fjalėt qė e kishin bėrė tė qeshte me ha-ha-ha nė atė rrethin e ngushtė tė miqve. Shumė nga kėto fjalė ai i pėrsėriste edhe tani, me zė tė ulėt, dhe i dukeshin po aq pėr tė qeshur siē kishin qenė nė ēastet kur i kish dėgjuar dhe prandaj nuk duhet tė na habitė se qeshte vetė, me gjithė zemėr. Herė pas here e mėrziste era e ftohtė, qė vetėm njė zot e di se nga vinte dhe pėrse vinte e i fshikullonte fytyrėn, i hidhte flokė dėbore, duke ia ngritur e valėvitur jakėn e mantelit si njė pėlhurė anijeje ose duke e goditur nė kokė me njė forcė tė mbinatyrshme dhe duke e shqetėsuar pa masė. Papritur, njeriu i madh ndjeu se dikush e kish kapur pėr jake dhe e hiqte me forcė tė madhe. U kthye dhe pa njė njeri me trup tė shkurtėr, tė veshur me njė uniformė tė vjetėr dhe e njohu, me tmerr tė madh, se ky ish Akaki Akakieviēi. Fytyra e nėpunėsit ishte e bardhė si dėbora dhe dukej me tė vėrtetė si fytyrė prej tė vdekuri. Po tmerri i njeriut tė madh kaloi ēdo kufi kur pa se goja e tė vdekurit u shtrembėrua si mos mė keq dhe ky shqiptoi, duke pėrhapur njė erė tė qelbur si era e varreve, kėto fjalė:
- A! Mė nė fund tė kapa! Mė sė fundi, atė... kėtė... tė kapa pėr jake! Mė duhet tamam mante1i yt! Pėr mantelin tim nuk ēave kokėn, madje mė bėre rezil me fjalė tė ndyra - tani dua mantelin tėnd!
I mjeri njeri i madh mend vdiq nga frika. S'do mend Se ky njeri ish i rreptė nė zyrė dhe, nė pėrgjithėsi, ish i rreptė pėrpara nėpunėsve qė kish nėn urdhrat e tij, dhe kushdo qė e shikonte fytyrėn e tij tė rreptė dhe tė fryrė nė pendė, thosh: «Oh, sa i rreptė!», po kėtu tamam si edhe njerėz tė tjerė qė tė duken kreshnikė, ndjeu njė frikė kaq tė madhe saqė me shumė tė drejtė dyshoi se mos i binte tė fikėt. Nxori aty vetė, shpejt e shpejt, i urtė si dele, mantelin qė kishte veshur dhe i thirri karrocierit me zė tė tronditur, qė nuk ngjiste tė ish zėri i tij:
- Kthe sa mė shpejt nė shtėpi!
Karrocieri, kur dėgjoi njė zė tė tillė, qė zakonisht ndjehet nė ēaste vendimtare dhe shoqėrohet nga diēka qė tė nxit akoma mė shumė, ngjeshi kokėn nė supe pėr ēdo rrezik qė mund tė ndodhte, vėrtiti kamxhikun dhe u sul si shigjetė. Pas nja gjashtė minutash, e ca njeriu i madh gjendej para shtėpisė sė tij, te shkalla. Dyllė i verdhė, i tmerruar, pa mantel, nė vend qė tė shkonte te Karolina Ivanovna, ish kthyer nė shtėpi. U zvarrit si mundi gjer nė dhomėn e tij, ku kaloi njė natė si mos o zot, kėshtu qė tė nesėrmen nė mėngjes, kur do tė pinte ēajin, e bija i tha drejtpėrdrejt:
- Baba, sot ti je shumė i zbehtė.
Po babai nuk tha asnjė fjalė se ē'i kish ndodhur, se ku kish qenė e se ku kish dashur tė vinte... Kjo ngjarja i bėri njė pėrshtypje shumė tė madhe. Madje filloi t'u thoshte shumė mė rrallė nėpunėsve qė kishte nėn urdhėr: «Qysh guxoni? A e dini para kujt ndodheni?» Edhe atėherė kur i shqiptonte kėto fjalė - e bėnte vetėm mbasi dėgjonte si qėndronte puna. Po gjėja qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė se atėherė nuk u duk mė nėpėr rrugė fantazma e nėpunėsit tė vdekur. Siē duket manteli i gjeneralit i vinte si shumė mirė pas trupit. Sidoqoftė, nuk u dėgjua mė qė tė jetė grabitur ndonjė mantel. Mirėpo shumė nga njerėzit aktivė dhe tė kujdesshėm nuk donin tė qetėsoheshin nė asnjė mėnyrė dhe thoshin se nėpunėsi i vdekur dukej herė pas here nė lagjet e anėve tė qytetit.
Roja e lagjes «Kolomna» e kishte parė me sy fantazmėn e, tė vdekurit se qysh doli nga njė shtėpi. Mirėpo me qenė se roja ishte nga natyra i dobėt, - njė herė njė derkuc i uritur qė kishte dalė nga njė shtėpi, e kishte shembur pėrdhe nė mes tė tė qeshurave tė karrocierėve, qė ishim mbledhur rreth e qark, dhe tė cilėve pastaj ky u kėrkoi nga gjysmė kopeku pėr tė blerė duhan, si dėnim sepse ishin tallur me tė - pra duke qenė i dobėt, roja nuk kish guxuar ta ndalte fantazmėn po e kishte ndjekur gjer sa mė nė fund fantazma qe ndalur papritur, qe kthyer, kish vėshtruar dhe e kish pyetur: «Ē'kėrkon?» - dhe i kish treguar njė grusht nga ata qė s'kanė kurrė tė gjallėt. Roja kishte thėnė: «Asgjė» - dhe kishte bėrė menjėherė prapaktheu. Mirėpo kjo fantazmė ishte shumė mė e gjatė nga trupi, sesa Akaki Akakieviēi, kishte njė palė mustaqe dumbushere, dhe duke u drejtuar, pėr nė urėn e Obuhovit, ish zhdukur nė errėsirėn e natės.
---------------------------------------------------------------------------------
1) Kapiten ispravnik - pėrfaqėsues i autoritetit policor nė rreth, me gradė kapiteni; person i zgjedhur nga fisnikėt.
2) Kėshilltar shteti - njė nga gradat mė tė larta civile, qė pėrgjigjet gradės sė gjeneralit nė ushtri.
3) Ėshtė fjala pėr tregtarėt ambulantė, tė rrugėve, qė e mbanin mallin nė tezga mbi kokė.
4) Uist - lojė bixhozi,
5) Monumenti i Falkoneit - statujė e Pjetrit I. vepėr e skulptorit francez Falkone (17111-1791).
6) Mirėmėngjesi, baba.
Pėrgatiti Andi Meēaj
Krijoni Kontakt