MAHMUD TAYMUR
(1894 - 1973)
Muhammad Taymur u lind mė 1894. Ėshtė shkrimtar dhe dramaturg egjyptian. Konsiderohet si njė nga themeluesit e letėrsisė moderne arabe.
Pėrktheu Eqerem Biba
UDHĖTARI
Muhamet Haxhi-bej Abdallahu jetonte nė shtėpinė e tij, bashkė me nėnėn, njė dado dhe disa shėrbėtorė besnikė.
Jeta e Haxhi-beut ishte e siguruar mė sė miri: tė ardhurat e tij mujore arrinin nė njėqind lira egjyptiane; ai nuk kishte pėrse tė qahej e tė ankohej. Haxhi-beu i kishte kaluar tė dyzet e tetė vjetėt. Dhe mjekra e tij e zezė ishte prekur aty-kėtu nga thinjat. Ai mbante gjithnjė njė redingotė bojė hiri ose tė zezė, dhe nė kokė vinte kurdoherė njė qylaf tė gjerė, pak tė shtypur.
Haxhi-beu kish mėsuar dikur nė shkollėn fillore, por nuk kish marre dėftesė lirimi. Dhe megjithėse mė vonė kishte marrė mėsime nga disa mėsonjės privatė dhe kish ndjekur leksionet nė shkollėn AI-Azar, as atje nuk kishte pėrfituar gjė tė madhe. Nė moshėn rreth dyzet vjeē, Haxhi beu kish kuptuar se dituria e tij ishte mjaft e kufizuar, por nuk ishte dėshpėruar dhe kish dashur t'ju vihej pėrsėri librave. Ai vendosi tė merrte mėsime nga sheh Mabruk al-Hizami, njė profesor plak, qė kish dalė nė pension.
Me gjithė zellin e madh, Haxhi-beu nuk mėsoi asgjė, ngaqė ishte kokėtrashė, mirėpo miqtė e tij, qė e dinin, ē'pėrpjekje po bėnte ai pėr hir tė diturisė, filluan ta quanin Haxhi-beun dijetar, gjė qė atė e kėnaqte shumė. Haxhi-beu shkonte shpesh nė shkollėn Al-Azar, pėr tė vizituar miqtė e tij dijetarė.
Haxhi-beut i pėlqente mė fort tė lexonte dhe novela rreth udhėtimeve tė lashta. Nė bibliotekėn e shtėpisė sė tij kishte njė koleksion tė tėrė librash tė tilla. Ēdo ditė, pasdreke, ai shkonte nė njė librari jo larg Al-Azarit. Pronari i librarisė ishte njė student i dikurshėm, tė cilit nuk i kishte ecur karriera shkencore.
Koha qė kalonte nė atė librari ishte koha mė e bukur nė jetėn e Haxhi-beut. Libraria ishte njė ndėrtesė e vogėl, e vjetėr dhe plot lagėshti. Atje mund tė rrije vetėm duke u ulur nė njė fron prej druri, mbėrthyer nė mur dhe veshur pėrsipėr me njė copė qilim tė grisur dhe tė zbėrdhymur. Nė librari shiteshin libra tė shtypura dhe dorėshkrime, mė tė shumtėn, tekste pėr studentėt. Librat ishin vendosur nė mėnyrė tė ērregullt, nėpėr rafte tė mbuluara me njė shtresė tė trashė pluhuri.
Haxhi-beu hynte nė dyqan rėndė-rėndė dhe me ēap tė matur. I zoti i librarisė, Salami, brofte nga vendi, i delte shpejt pėrpara, i puthte dorėn dhe, duke shkundur me njė shami tė madhe, tė kuqe pluhurin e qilimit, thoshte gjithė respekt:
- Urdhėroni, zoti dijetar!
Haxhi-beu ulej nė fron dhe pyeste:
- Si jini me shėndet, sheh Salam? Si venė punėt? I zoti i librarisė buzėqeshte me ėmbėlsi:
- Ēka, mirė.
Pasi ulej mbi qilim, Haxhi-beu i drejtohej Salamit:
- Ju lutem, porositni njė kafe dhe njė gotė ujė tė ftohtė.
Pronari i librarisė e plotėsonte me tė shpejtė kėrkesėn e klientit tė tij tė pėrhershėm. Kishte plot pesė vjet qė, nė tė nxehtė e nė tė ftohtė - sido qė tė bėnte moti, - porosia e Haxhi-Beut ishte gjithmonė po ajo. I sillnin kafe dhe ujė, dhe ai nuk vinte re kurrė, nėse ishte e ėmbėl kafja dhe nėse ishte me akull uji.
Pastaj, duke u kollitur, bėnte kėrkesėn e tij tė dytė, qė ishte po aq e pandryshueshme sa e para.
- Po librat, o sheh Salam?
Dhe sheh Salami merrte nė raft tre libra nga Njėmijė e njė net. Udhėtimi i Ibn Batutit, dhe Mrekullitė e Indisė, Haxhi-beu nuk lexonte kurrė libra tė tjera. Pasi hiqte kėpucėt, ai ulej nė gjunjė, i vinte librat pranė dhe, duke pirė pak nga filxhani i kafesė ose gota e ujit, ja niste leximit. Kohė mė kohė thėrriste:
- Ah, ē'mrekulli! Ē'fjalė mahnitėse!
Pranė librarisė kalonin studentėt dhe pėrshėndetnin me zė tė lartė Salamin. Haxhi-beu u pėrgjigjej hijerėndė pėrshėndetjeve, duke kujtuar se ato i drejtoheshin atij.
Nganjėherė, nė librari vinte Bistavisi - njė kopist.
Ai vishte njė kaftan dhe nė kokė mbante njė qylaf. Qė poshtė vetullave dhe qepallave tė tij tė rralla vėshtronin ca sy tė mufatur, tė skuqur. Duart i dridheshin vazhdimisht, megjithėse nuk kish mbushur ende tė dyzet e pesė vjetėt. I ngathėt dhe i ndytė, ai tė bėnte ta neverisje. Nė bisedė e sipėr pėrpiqej ta hiqte veten si dijetar, sido qė ishte njė injorant i madh.
Haxhi-beu e ngarkonte, rrallė e tek, qė tė kopjonte libra tė rralla mbi udhėtime prej bibliotekave dhe depove private.
Kur hynte nė librari, ky njeri pėrkulej pėrpara Haxhi-Beut, i puthte dorėn dhe ulej me ndrojtje nė cepin e fronit. Atėhere fillonte njė bisedė e gjatė pėr motin, politikėn dhe zakonet e kohės.
Njėherė, kopisti tha se kish gjetur njė dorėshkrim me vizatime ngjyra-ngjyra, qė tregonte gjithfarė mrekullish nė ishujt e Oqeanit Indian. Ēmimi i fundit i dorėshkrimit, sikundėr tha Bistavisi, ishte pesėqind kurushe, jo mė pak.
Haxhi-Beu dėgjoi duke ēapėlyer sytė dhe murmuriti me habi:
- Pesėqind kueushe ėshtė njė shumė tepėr e madhe.
Bistavisi, duke fshirė sytė me njė shami tė ndyrė e tė grisur, bėri menjėherė lėshime:
- Ky ėshtė ēmimi qė kėrkon i zoti i dorėshkrimit; por unė do tė pėrpiqem ta zbres gjysmė pėr gjysmė.
- Dua ta shoh atė libėr.
- Do tja sjell nesėr shkėlqesisė suaj.
Haxhi-Beu u krodh pėrsėri nė leximin e njė tregimi rreth Sindbad-Lundėrtarit. Kėtė tregim ai e kish lexuar nja pesėdhjetė herė dhe e kish mėsuar pothuaj pėrmendsh.
Edhe atė ditė qė Bistavisi e turbulloi qetėsinė e tij me njė libėr tė ri rreth ishujve indianė, ai tha si zakonisht:
- Ah, ē'mrekulli! Ē'fjalė mahnitėse! Dhe kopisti pėrsėriste si zakonisht:
- Sigurisht, gjė e mrekullueshme! Fjalė mahnitėse!
Haxhi-beu ri i hodhi njė vėshtrim dhe psherėtiu:
- Ah, sikur tė kisha fatin tė bėja njė udhėtim nė Oqeanin Indian, tė veja nė Indi, nė Iran dhe nė ishujt ku, pas udhėtarėve tė pėrmendur, nuk ka shkelur gjer mė sot kėmbė njeriu.
- Keni ndėr mend tė udhėtoni, zotėri i dashur?
- Po, sheh Bistavisi, por nuk mė le nėna. Ajo ėshtė plakė dhe mua mė vjen zor tė ndahem. prej saj.
- Po sikur tė dalė ndonjė rast i volitshėm, ju do tė niseni pėr nė Oqeanin Indian?
- Sigurisht, do tė vete atje ku nė kohėt e lashta shkonin udhėtarė arabė. Atje ka thesare tė mėdha, qė gjer mė sot nuk kanė arritur t'i zbulojnė tė huajt. Unė dua t'i shėtis pėllėmbė pėr pėllėmbė ato vende pėrrallore. Pastaj do tė vete nė Indi dhe nė Iran tė admiroj mrekullitė e atjeshme.
- Sa bukur do tė jetė! Ē'plane madhėshtore! Emri juaj do tė hyjė nė histori!
- O sheh Bistavisi, por unė nuk largohem dot nga nėna; ajo ėshtė plakė dhe e dobėt; mė vjen zor tė ndahem prej saj.
Dhe Haxhi-beu pėrsėri filloi tė lexonte udhėtimin e tretė tė Sindbadit.
***
Kėshtu kalonte njė ditė pas tjetrės, njė muaj pas tjetrit. Asgjė nuk ndryshonte nė jetėn e Haxhi-beut. Ai vinte ēdo ditė nė librarinė e sheh Salamit dhe kuvendonte me tė.
Nė moshėn tetėdhjetė e tetė vjeēe, nėna e Haxhi-beut vdiq. Pėr njė farė kohe jeta e tij ndryshoi. Tė nesėrmen, pas varrimit, gazetat botonin njė artikull lavdėrimi pėr tė ndjerėn; bėhej njė pėrshkrim i varrimit madhėshtor, ku kishin marrė pjesė paria e vendit dhe dijetarė tė shquar tė Egjyptit.
Haxhi-beu u vesh nė zi. Nė fytyrėn e tij tė topitur dukeshin tani shenja hidhėrimi dhe vuajtjeje. Nuk vente mė nė librari, po rrinte i mbyllur nė shtėpi ose shkonte nė varreza.
Por pesė muaj pas vdekjes sė nėnės, ai u kthye pėrsėri nė librarinė e sheh Salamit. Hyri prapė hijerėndė, si mė parė.
- Si jeni me shėndet, sheh Salam? Si venė punėt? Pasi kėrkoi librat, kafen dhe ujin, Haxhi beu u ul nė fronin e mbuluar me qilimin e zbėrdhymur. Sheh Salami i dha po ato libra qė i kishte lexuar qė prej shumė vjetėve, dhe Haxhi-beu ja nisi pėrsėri leximit tė tregimit mbi Sindbadin.
Nė librari erdhi dhe kopisti Bistavis. I puthi dorėn Haxhi-beut, dhe nisi biseda e zakonshme pėr motin, politikėn, zakonet, librat e rralla, udhėtimet...
Befas, Haxhi-beu zuri tė kollitej. Kaluan kėshtu nja pesė minuta. Pastaj ai lėvizi nga vendi dhe, duke marrė mė nė fund njė pamje krenare dhe tė vendosur, tha me njė ton tė prerė e tė sigurtė:
- Mė vjen rėndė tjua them, o miqtė e mi, por sė shpejti do tė ndahemi unė do tė nisem pėr udhėtim.
Sheh Salami dhe Bistavisi vėshtruan njėri-tjetrin me habi dhe pyetėn me njė zė:
- Do tė niseni pėr udhėtim, zoti ynė?
Habia e tyre dukej sikur e theksonte edhe mė tepėr pamjen hijerėndė dhe tė vendosur tė Haxhi-beut.
- Kam ndėr mend tė vete nė Iran, Indi dhe nė ishujt e Oqeanin Indian.
- Ky ėshtė njė vendim i prerė apo vetėm shestim? - pyeti Bistavisi, duke fshirė me duart e tij tė ndragura me bojė shkrimi, sytė e skuqur pothuajse pa qerpikė.
Haxhi-beu u duk sikur u zemėrua; ai u krekos dhe, duke nxjerrė nga kuleta disa letra, tha tėrė inat:
- Shikoni kėtu! Ju! A nuk ėshtė kjo njė pashaportė pėr tė dalė jashtė?
Pas njė hopi, Haxhi-beu u qetėsua dhe tha:
- Nesėr do tė ndahem nga profesor Mabruk al-Nizami dhe pasnesėr do tė jem nė Suez.
Sheh Salami, duke u shtirė si shumė i pikėlluar, tha:
- Do tė rrini shumė nė Suez?
- Jo, ndonjė javė, pėr punė qė kanė lidhje me udhėtimin. Unė mora vesh se dijetari i njohur, sheh Kamili, qė jeton nė Suez, paska njė libėr tė vjetėr, ku pėrshkruhen hollėsisht udhėt tokėsore dhe detare pėr nė Iran, Indi dhe nė ishujt e Oqeanit Indian. Kam vendosur t'i kėrkoj sheh Kamilit leje qė ta lexoj librin, sepse mund tė mė vlejė rrugės.
Duke fshirė sytė me duart e tij tė ndragura me bojė shkrimi, Bistavisi psherėtiu i hidhėruar.
- S'ndahemi dot prej jush, zoti ynė! Na ėshtė mbushur zemra me brengė dhe pikėllim. Urojmė tė ktheheni sa mė shpejt!
Haxhi-beu u krekos edhe mė tepėr.
- Udhėtimi im do tė zgjatė tetėmbėdhjetė muaj. Tė nesėrmen, Haxhi-beu shkoi tė pėrshėndetej me profesor Mabruk al-Hizamin. U bė njė takim prekės ndėrmjet profesorit dhe dishepullit tė tij, gjatė tė cilit Haxhi-beu mori kėshillat, urimet dhe udhėzimet e duhura.
Pas katėr ditėsh Bistavisi vajti nė librari. Sa u habit, kur pa pėrsėri Haxhi-beun qė kishte ndenjur si zakonisht nė vendin e tij! Ai kishte pranė tre librat e famshme. Kohė mė kohė pinte ndonjė gėrqe kafe ose ujė tė ftohtė nga gota. Bistavisi qėndroi, pa ditur ē'tė thoshte.
- Unė pandehja se ju do tė ishit tani nė Suez, zoti ynė!
Haxhi-beu e vėshtroi i turbulluar dhe ja preu:
- Pėr arsye familjare e shtyta udhėtimin dy javė.
Pas dy javėsh do tė hyp nė anijen Azia, qė ėshtė e shoqėrisė sė lundrimit anglo-lindor.
Dhjetė ditė pas kėtij takimi, njė gazetė e vendit botonte nė rubrikėn e kronikave kėtė njoftim:
Ju urojmė udhėn e mbarė, o udhėtar i guximshėm! Po largohet nga vendi ynė shkėlqesia e tij - dijetari i madh dhe udhėtari i lavdishėm Muhamed Haxhi-bej, kryetar i fisit tė Abdallahėve, i njohur pėr kulturėn e tij tė gjerė, pėr aktivitetin e tij letrar dhe pasionin qė ka pėr tė bėrė udhėtime nė Indi, Iran dhe nė ishujt e Oqeanit Indian, vende qė ka ndėrmend t'i studiojė dhe t'i hulumtojė.
I urojmė udhėtarit tė nderuar kthim tė lumtur dhe njė mbarim me sukses tė kėtij udhėtimi tė tij tė parė, qė ne jemi tė sigurtė se do tė sjellė njė dobi tė madhe. Ne u kėshillojmė bashkatdhetarėve tanė qė ta ndjekin kėtė shembull tė madh dhe tė dobishėm .
***
Anija Azia u nis nga Suezi mė 14 maj tė vitit 1920, me drejtim pėr nė Indi.
Kaluan tre muaj... Nė librarinė e sheh Salamit po rrinte nė vendin e vet, si zakonisht, Haxhi-beu dhe po lexonte tregimin e Sindbadit, duke murmuritur kohė mė kohė:
- Ē'gjė e mrekullueshme! Ē'fjalė mahnitėse!
Dhe kopisti Bistavis, qė kish ndenjur pranė tij, pėrsėriste fjalėt e Haxhi-beut.
Befas, Haxhi-beu ngriti kokėn.: .
- Ah, sikur tė mund tė bėja njė udhėtim, nė ishujt e Oqeanit Indian, tė veja nė Indi, nė Iran!
- O zoti ynė, - u pėrgjegj sheh Bistavisi, - ju ishit bėrė gati tė niseshit para tre muajsh, por e latė pėr mė vonė!
Haxhi-beu tha duke psherėtirė:
- Ah, mė parė mė pengonte nėna: ajo ishte plakė dhe unė nuk mund ta lija... Sot...
Ai heshti sikur ish lodhur nga biseda. Pas njėfarė kohe, ai tha si me pahir:
- Tani jam i zėnė me punė... Do tė mbledh nga bujqit e mi qiratė e tokave... Kam shumė punė, shumė, shumė punė... Ēiflikun e kam nė gjėndje tė ērregullt...
Ai heshti pak dhe shtoi:
- Por, sidoqoftė, do tė nisem patjetėr pėr udhėtim.
Do tė vete medoemos nė Ishujt e Oqeanit Indian, nė Iran dhe nė Indi. S'do mend qė do tė studioj vise tė panjohura, ku janė fshehur thesare tė pallogaritshme, dhe tė gjitha kėto punė do t'i bėj brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr.
Krijoni Kontakt