MARCELLO VENTURI
(1925-2008)
Marcello Venturi u lind mė 1925. Debutimin e parė nė letėrsi e bėri nė revistėn letrare Politecnico. Ishte eksponent i rezistencės italiane nė kohėn e luftės, temė qė do tė bėhej njė nga frymėzueset kryesore tė veprave tė tij para. Romani i tij mė i njohur ėshtė: Flamuri i bardhė nė Qefaloni publikuar mė 1963. Me librin Tė mundur nė fushė, fitoi ēmimin prestigjioz Strega, mė 1982, pėr prozėn. Krijimtaria e tij ėshtė e pasur edhe nė gjininė e prozės sė shkurtėr.
Pėrktheu Eqrem Biba
VERA QĖ NUK DO TA HARROJ MĖ KURRĖ
- Ky, fėmija yt? - pyeti ushtari gjerman, duke treguar me gisht.
- Po, - u gjegj fshatari.
- Po kjo, gruaja jote?
- Po.
Ishte verė.
- Mė pėlqejnė shumė fėmija, - tha ushtari.
Dielli digjte tė lashtat nė ara dhe fushat nė male; digjte shtėpitė e vetmuara nė malet e Pistojės.
- Verė si kjo nuk ka bėrė vaki, - thoshin fshatarėt.
- Unė kam shtėpi shumė fėmijė, - tha ushtari. Ai mbante nė dorė kamerdaren e kamionit tė vet. E fėrkonte me zumpara. Djersa i digjte ballin, nga vapa e asaj vere tė vitit 1944.
- Kam zonjė shtėpi, - tha. ushtari. Buzėqeshi dhe nxori dhėmbėt.
«Kėta, - mendoi fshatari, - nuk janė njerėz si gjithė njerėzit, nuk janė. Edhe kur buzėqesh, ndryshe buzėqesh»,
- Mė pėlqejnė fėmija, - tha ushtari, duke fėrkuar vazhdimisht kamerdaren. Qė ulur nė lėmin poshtė fikut. Fshatari i kishte sjellė njė kovė me ujė dhe kish qėndruar te dera. Prapa tij qėndronte e shoqja, e cila vėshtronte ushtarin qė fėrkonte kamerdaren me zumpara.
Ishte verė, verė e nxehtė si asnjėherė tjetėr. Vera e vitit 1944, tė cilėn nuk do ta harrojmė kurrė. Plisat e dheut nėpėr ara ishin tharė e fryrė si nė ethe, kurse korrėsit nėn pemė thua se qenė ēmendur, Bulkthat kėndonin edhe ditėn, prej etjes. Sepse bėnte verė e nxehtė e kuqe, thua, e ngjyer me gjak.
- Unė shpejt nė Gjermani, - vijoi ushtari. - Gjithshka kaput dhe unė Gjermani.
«Kaput...» - mendoi fshatari dhe i tha sė shoqes: - Ti hyrė brenda.
Atyre ditėve, kolona tė gjata kamionėsh kalonin nėpėr rrugėt kryesore, qė tė ēonin nė Modenė. Herė pas here, ndonjė prej kamionėve ndalej dhe gjermanė flokėkuq zbrisnin pėr tė kėrkuar vezė, qumėsht ose gjėsendi tjetėr pėr tė ngrėnė.
«Nuk kemi gjė, - thoshte fshatari. Dhe dėftente tė voglin nė krahėt e sė ėmės.
Gjermanėt shkonin poshtė e lart nė lėmė dhe bisedonin me zėra metalikė. Mbi supe ju vareshin kolona fishekėsh, qė i mbanin pėr qejf, ashtu sikurse gratė mbajnė varur stolitė, kur venė nė festat popullore.
- Amerikanėt nė Ama, - tha gjermani, si fshiu djersėn e ballit. - Shpejt ēdo gjė mbaroi, kaput.
Tani ai lyente me mastiēo vrimėn e kamerdares, kurse fshatari, te dera e shtėpisė, nuk ja hiqte sytė.
Nė atė verė tė kuqe tė vitit 1944, dielli me rrezet e tij goditte me fuqi arat me tė lashta. Dhe gruri nuk qe i verdhė, por i kuq. Pishat nė male flakėrinin, flakėrinin dhe katundet e shpėrndarė nėpėr malėsi. Nga malėsia zbrisnin nė luginė burra e gra, me shtėpitė e tyre nė krahė. Shtėpi tė mbledhura nė njė bohēe tė zezė, varur nė njė shkop.
- Unė kthehem nė Gjermani, - foli prapė gjermani, i ulur nėn fik. - Lufta jo mirė.
Pa mendoni: burra e gra zbrisnin poshtė. Mbi supe mbanin, tė lidhura nė shkop, shtėpitė e veta, katandinė e vet, tė vdekurit e vet. Dhe ishin tė shtrėnguar tė zbrisnin jo prej diellit, po prej flakėhedhėsve tė xhenierėve gjermanė. Dhe fshatari, qė rrinte e vėshtronte te dera se si gjermani rregullonte kamerdaren e kamionit, priste ēdo ditė mbėrritjen e karkalecave edhe nė arat e tij, pėr t'i shkretuar e pėr t'i rrėnuar dhe shtėpinė.
- Breshėr i vėrtetė, - thoshin pleqtė, ikur shikonin dheun. - Kurrė nuk kemi parė verė tė tillė.
Gjermani ngrit! kryet, vėshtroi fshatarin dhe tha: - Goma kaput. Tashti jo kaput. Gati. Po shkoj. Fshatari tundi kryet; sikur po i thoshte «po».
- Por - vazhdoi gjermani, - shumė vapė. Unė nisem kur natė. Kupton? - pyeti ai. Dhe shtoi: - Dhe shumė uri.
Qeshi sa u gajas, Vuri gomėn mbi bar, nėn fik.
Freskoi duart nė kovėn me ujė. Pastaj nxori nga sedilja njė copė leckė dhe u fshi. Dhe bėri mengadalė drejt fshatarit, ēurgje tė bardhė djerse i rridhnin nga balli; dhe nė zverk po ashtu. Fshiu ballin me dorė.
- Vapė, - tha. - Pres nata, kur dielli fle.
Miq, ne nuk kemi si ta harrojmė atė verė tė pėrcėlluar tė vitit 1944. As bohēen qė varej nė njė shkop. Nė atė bohēe qėndronte njė shtėpi, njė shtrat, njė varr nga varreza. Kurse pishat ishin pishat tona. Dhe tė lashtat ishin tė lashtat tona. Burrat e varur nė degėn e ndonjė peme, me qafė tė shtrirė nga litari, ishin vėllezėrit tanė. Tė mos harrojmė, vėllezėr, sa baballarė na u vranė. Dhe sa herė neve, tė gjallėve, na rrahėn me dru.
- Ke vezė? Ke qumėsht? - pyeti gjermani, si u ndal para fshatarit.
Fshatari vėshtroi kėmbėt e veta tė zbathura dhe pantallonat e ējerra.
- Nuk kam kurrgjė, ja ktheu.
- Kurrgjė? - pyeti gjermani. Tani ai nuk buzėqeshte; tani ish, krejt i vrerėt, fytyrėngrysur, akull bėrė gur. - Italianėt gjithmonė kurrgjė, - shtoi ai.
Fshatari bėri me duar, duke u munduar tė shpjegohej:
Erdhėn shokėt e tu e mė morėn lopėn. U thashė shokėve tė tu qė kam fėmijė. E pe fėmijėn time, apo jo? U thashė shokėve tė tu: Po tė mė merrni lopėn, kjo fėmijė e gjorė do tė vdes urie. Po ata ma kthyen:
Ne bėjmė luftė, ne mbrojmė tokėn tuaj, kurse ju duhet tė na jepni pėr tė ngrėnė. Kėshtu mė thanė.
- Unė asgjė nuk kuptoj, - tha gjermani.
- Ti asgjė nuk kupton, - u gjegj fshatari, - por unė e di mirė se ē'dua tė tė them. Dua tė tė them se s'kam gjė prej gjėje.
- Nuk ka qumėsht? - tha pėrsėri Gjermani. Balli, faqet dhe qafa i qenė bėrė ujė nė djersė. Ajo djersė qė rridhte asaj vere tė vitit 1944. Fshatari shihte arat e shkretuara dhe ndjente grykėn t'i thahej. Ai hidhte vėshtrimin nga arat qė tė mos ndeshej me shikimin e ftohtė e tė xhamtė tė gjermanit, qė kish qėndruar fare afėr, pėrballė tij.
- Atėherė - vijoi gjermani, - ti jep vezė. Fshatari ngriti dorėn ngadalė dhe bėri njė rreth pėr tė treguar tėrė lėmin e bardhė, i cili zbardhte nga drita verbuese e diellit.
- Shokėt e tu, - u mundua tė shpjegonte fshatari, - ata, tė tutė qė mė morėn lopėn, mė ngritėn dhe pulat. Shtatė pula kisha. Ndėrsa bėja fjalė me togerin pėr lopėn, tė tjerėt m'i rrėmbyen tė gjitha pulat qė po hanin nė lėmė. Kur e kuptova, vajta drejt e te togeri. «Po si t'ia bėj pa pula? Me se do ta ushqej foshnjėn?» - Dhe ai m'u pėrgjigj: «Nuk kuptoj ē'thua».
- Ja gjer ku arrijnė kėta njerėz, - thoshin pleqtė, duke mbajtur sytė pėrdhe.
Tani, goma e ndrequr rrinte nėnė fik, nė anėn tjetėr tė lėmit. Kamioni mund tė nisej pėrsėri. Po gjermani qėndronte ballė pėr ballė fshatarit. Nė brez mbante si zakonisht njė kaish tė trashė, Kurse nga kėllėfi prej lėkure, qė varej nė kaish, dukej revolveri i gjatė, tė cilin fshatari e pa mirė disa herė me radhė. Pa dashur, sytė i mbetėn aty.
- Bukė, - tha fshatari, - bukė mund tė tė jap.
Mė pat mbetur pak miell. - Heshti pėr pak dhe zu prapė tė flasė. - Po tė kishim pritur maqinat shirėse, kėtė vit nuk do tė kishim pėr tė ngrėnė, sepse ato nuk dolėn pėr tė shirė. Bukė mund tė tė jap.
- Bukė, - tha gjermani.
- Po, - foli fshatari, - bukė. Po edhe fiq e pjeshkė mund tė tė jap.
- Dua hyj brenda, - tha gjermani. - Kėtu vapė shumė.
- Nėn hijen e fikut, - foli me tė butė fshatari, do tė jetė mė mirė se brenda.
- Jo, - tha gjermani, si bėri mėnjanė. - Un dua hyj.
Pse, pak qenė ata gjermanė qė na hynė nėpėr shtėpi atė verė tė vitit 1944? Fshatari e ndiqte me sy, ne i ndiqnim me sy dhe pastaj shihnim se si dilnin nga dhomat tona.
- Ti ngjitu lart, - i foli fshatari sė shoqes.
Gruaja mbante foshnjėn nė krahė dhe fshehu buzėqeshjen pas kokės sė tė voglit. Ajo ishte buzėqeshje e vitit 1944, jo buzėqeshje e vėrtetė.
- Pėrse? - pyeti gjermani, ikur pa se gruaja bėri pėr te shkallėt, - Frikė? - Dhe, pėr ta mbajtur aty, shtoi: - Unė kam fėmijė Gjermani. Dhe zonjė. Mos tremb.
Gruaja vėshtroi tė shoqin. Nuk dinte nga t'ia mbante dhe mbeti aty, pranė shkallėve, me fėmijėn nė krahė.
Nė dhomė kishte njė tryezė dhe disa karrige. Gjermani u ul dhe nxori shaminė nga xhepi. Fshiu djersėn qė i zbriste gjer nė buzė.
- Dua bukė, - tha ai, thua pėr qetėsuar gruan.
- Dhe fiq. - Pas pak pyeti: - Sa vjeē fėmija?
- Tri, -- i tha gruaja, mė kėmbė, pranė shkallėve. Nuk dinte si tė bėnte, tė hypte apo tė mbetej.
Fshatari ish mbėshtetur nė mur, me duar nė xhepe dhe mbante sytė pėrdhe i menduar:
- Vogėl, - tha gjermani. - Po ti?
Gruaja vėshtroi tė shoqin nė sy.
- Sa vjeē ti? - pyeti ai pėrsėri.
- Njėzet e pesė,- u pėrgjigj gruaja dhe vėshtroi me pėrvuajtje tė shoqin. Si tė bėnte? Tė hynte nė dhomė apo tė mbetej aty, siē do tė dėshironte gjermani? Ju mbushėn sytė me lot dhe ajo mundohej t'i fshihte prapa kokės sė foshnjės.
- E bukur grua ti, - tha gjermani. - Mos tremb.
Unė kėtu, sepse vapė nė kamion. Pres natėn. Tani merret fryma.
Asaj vere tė vitit 1944, neve na merrej fryma. Dielli dhe xhenierėt gjermanė na e merrnin. Pemėt digjeshin. Pishat tona digjeshin. Dhe burrat, dhe gratė zbrisnin nė luginė, duke u hedhur si dhen. Vetėm se nuk qenė dhen, por burra e gra - secila me shtėpinė lidhur nė njė bohēe, varur, nė njė shkop.
Gjermani ndezi njė cigare.
- Dhe unė, - hapi ai fjalėn pėrsėri; - kam grua. Shumė e bukur grua ime. Po ti mė e bukur.
Gruaja fshinte fytyrėn pas kokės sė foshnjės, qė tė mos i dukeshin lotėt. Njė nyje i zuri grykėn.
- Po bukė? - ju kthye gjermani fshatarit. Fshatari mori ngadalė pėr te dollapi. E hapi dhe nxori bukėn. Mori dhe thikėn. Dhe i vuri tė dyja mbi tryezėn e gjermanit.
Dhe pėrsėri shkoi e u mbėshtet pėr muri me duar nė xhep, duke vėshtruar pėrpara vetes pa qėllim, pa shprehje, pa mendim. E shoqja rrinte ende pranė shkallėve, dhe fshihte sytė e pėrlotur nė kokėn e foshnjės.
Gjermani preu njė rriskė buke.
- Tė thashė, fiq, - i foli fshatarit. - Dua fiq.
- Atje, - hapi gojė fshatari, duke bėrė me dorė nga dera.
- Ti sill fiq, - tha gjermani.
Por fshatari nuk luajti vendit. E shoqja u largua nga shkallėt dhe bėri disa hapa nė dhomė, pėr tė dalė e pėr tė mbledhur fiq.
- Po shkoj unė, - tha ajo.
Gjermani u ngrit nga tryeza dhe e ndali.
- Ai, - bėrtiti gjermani duke treguar tė shoqin. Fshatari bėri nga dera, pa nga dera e dhomės sė freskėt verėn e nxehtė tė fushės, gomėn nėn fik dhe, para se tė di1te nga dhoma, ktheu kryet e pa tė shoqen. Ajo nuk ja ndante sytė, prapa kokės sė foshnjes. Dhe e pa tė larė me dritėn verbuese tė diellit, duke shkelur nė lėmin e zbardhur. Zemra i rrihte fort.
- Vapė, - i tha gjermani gruas. Dhe vajti me hap tė shtruar te dera e e mbylli.
- Si ke emrin? - e pyeti gruan.
Ajo nuk e kuptoi. Vetėm ndjeu se njė dorė qe futur midis gjinjve tė saj dhe foshnjės.
- Hape! - bėrtiti pas derės fshatari. - Hape, gjerman! Nuk del i gjallė kėndej.
Gruaja pa se gjermani nxori revolverin dhe fshiu, ballin. E pa qė ju afrua derės me armė nė dorė. Mbylli sytė.
Ishte vera e vitit 1944. Ajo verė qe. Dhe ai fshatar isha unė, ishe ti, me pushkė nė dorė, nxjerrė nga plevica. Ishte vera, tė cilėn nuk mund ta harrojmė kurrė. Nuk do ta harrojmė, Atėherė mėsuam edhe ne tė shtiem me pushkė.
Krijoni Kontakt