Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Italo Kalvino

    ITALO CALVINO


    KOPSHTI MAGJIK


    pėrktheu Dritan Ēela


    Xhovanino e Serenela po ēapiteshin pėrgjatė shinave. Poshtė shtrihej njė det gjithė luspa dhe, ku mė shumė e ku mė pak, i kaltėr. Shinat ishin tė shndritshme e tė nxehta, aq sa digjnin. Por mbi to ecej mirė dhe mund tė bėje gjithfarė lojėrash: tė qėndroje nė ekuilibėr, ai mbi njėrėn shinė dhe ajo mbi tjetrėn, dhe tė ecje duke u kapur pėr dore ose tė hidheshe nga njė traversė nė tjetrėn, pa vėnė kėmbė mbi ēakėll. Xhovanino e Serenela, pasi kishin gjuajtur gaforre, po ktheheshin rrugės sė shinave dhe, siē ishin marrė vesh, do tė hynin edhe nė tunel. Sa bukur ishte tė luaje me Serenelėn! Ajo ndryshonte nga tė gjitha moshataret e saj qė pėrherė i zė frika e, pa njė pa dy, ia plasin tė qarit. Kur Xhovanino thoshte: “Shkojmė atje”, Serenela e ndiqte gjithnjė pa bėrė fjalė.
    Ding! Ata u hodhėn pėrpjetė e panė sipėr tyre. Ishte ndėrruar sinjali i njė semafori nė majė tė njė shtylle. Dukej si njė lejlek i hekurt qė krejt papritur kishte mbyllur sqepin. Njė copė herė mbetėn ashtu, me kokėn lart: sa keq qė se kishin parė! Kurse tani nuk ndreqej mė!
    - Po vjen njė tren, - tha Xhovanino.
    Serenela nuk luajti nga shina:
    - Nga? - pyeti.
    Xhovanino hodhi sytė pėrreth, thua se i dinte mirė ato punė. Tregoi vrimėn e zezė tė tunelit, qė herė dukej qartė e herė vagullt, pėrmes dridhjeve tė afshit qė ngrihej nga ēakėlli i hekurudhės.
    - Andej, - tha. Dukej sikur tashmė e dėgjonte gulēimėn qė vinte mbyturazi nga tuneli dhe e shihte tek ia behte para tyre krejt papritur me rrapėllimėn e rrotave, qė hanin shinat pa mėshirė.
    - Ku do tė shkojmė, Xhovanino?
    Andej nga deti kishte agave tė hirta me brerore tė pakalueshme gjembash. Drejt malit vraponte njė gardh plot gjethe e lule. Treni ende spo dėgjohej: ndoshta e kishte fikur motorin, po ecte pa zhurmė dhe do tu dilte pėrpara papandehur. Po ja, Xhovanino kishte gjetur njė tė ēarė nė gardh. - Kėndej!
    Gardhi, i mbuluar nga bimė kacavjerrėse, ishte njė rrjetė e vjetėr metalike gati nė tė rėnė. Diku ajo ngrihej nga toka e pėshtillej nė formėn e njė kaushi, si cepi i njė faqeje libri. Xhovanino ishte futur tashmė pėrgjysmė e po rrėshqiste nga ana tjetėr.
    - Mė ndihmo pak, Xhovanino!
    U gjendėn tė dy pėrmbys mbi njė leh nė qoshen e njė kopshti, me flokėt gjithė gjethe tė thata e grimca dheu. Gjithēka pėrreth ishte e heshtur, nuk lėvizte as edhe njė gjethe.
    - Shkojmė, - tha Xhovanino dhe Serenela u pėrgjigj: - Po.
    Nė kopsht kishte ekualipte tė mėdha e tė moēme dhe rrugina tė shtruara me zhavorr. Xhovanino e Serenela ecnin nė majė tė gishtėrinjve, duke u munduar tė mos bėnin asnjė zhurmė. Po sikur tani tė vinte i zoti i kopshtit?
    Gjithēka ishte shumė e bukur: kubetė e ngushta e shumė tė larta me gjethe ekualipti tė pėrkulura dhe ngastra qielli; mbetej vetėm ai ankthi i brendshėm pėr kopshtin qė nuk ishte i tyre dhe prej ku, ndoshta, do ti pėrzinin nga ēasti nė ēast. Nga njė kaēubė mareje, nė njė kthesė, u ngrit fluturim njė trumė harabelash me cicėrima. Pastaj ra pėrsėri heshtja. Mos, vallė, ishte njė kopsht i braktisur?
    Po hija e drurėve tė mėdhenj, nė njėfarė vendi, mbaronte dhe fėmijėt u gjetėn nėn qiellin e hapur, pėrballė leheve me petunie e me dredhėza tė selitura pėr merak, pėrballė rruginave, parmakėve e shpinoreve prej dru bushi. Nė pjesėn mė tė lartė tė kopshtit ngrihej njė vilė me xhama farfuritės, me perde tė verdha e portokalli.
    Njėlloj, gjithēka dukej e shkretė. Dy fėmijėt, tek shkelnin mbi zhavorr, i bėnin sytė katėr: mbase dyert e dritaret mund tė hapeshin nga ēasti nė ēast, nė ballkone do tė dilnin zotėrinj e zonja tė rreptė dhe qen trupmėdhenj do tė lėshoheshin nėpėr rrugina. Pranė njė ulluku gjetėn njė karro. Xhovanino e zuri nga dorezat dhe e shtyu pėrpara: nė ēdo vėrtitje tė rrotės, dėgjohej njė kėrkėllimė: Serenela u ul mbi karro, ndėrsa Xhovanino e shtynte. Kėshtu, bėnė pėrpara tė heshtur, duke kaluar ndanė leheve dhe currilave tė ujit.
    - Atė, - thoshte herė pas here Serenela me zė tė ulėt, duke treguar njė lule. Xhovanino ndalej, shkonte ta kėpuste dhe ia jepte. Kishte bėrė tashmė njė buqetė me lule tė bukura. Por, duke kapėrcyer gardhin pėr tia mbathur, ndoshta do ti duhej ti hidhte tė gjitha.
    Mė nė fund, arritėn nė njė shesh me rrasa e ēimento, aty ku mbaronte zhavorri. Nė mes tė sheshit hapej njė gropė e madhe katėrkėndėshe: njė pishinė. U afruan: ishte e veshur me pllakėza tė kaltra dhe e mbushur deri nė buzė me ujė tė kthjellėt.
    - Hidhemi? - pyeti Xhovanino.
    Afėrmendsh, duhet tė ishte diēka me shumė rrezik, pėrderisa ai e pyeste dhe nuk i thoshte vetėm: Hidhu! Megjithatė, uji ishte aq i kaltėr e i kthjellėt dhe Serenelės nuk i dridhej syri. Zbriti nga karroja, duke lėnė aty buqetėn e luleve. Rrobat e banjės i kishin tė veshura, sepse deri atėherė kishin gjuajtur gaforre. Xhovanino u hodh: jo nga trampolina, se mund tė dėgjohej pllaēuritja kur tė binte nė ujė, por nga buza e pishinės. U zhyt thellė e mė thellė, me sytė hapur. Pėrreth nuk shihte tjetėr veē kaltėrsi dhe duart e tij porsi dy peshq rozė; ndryshe nga nėnujėt e detit, plot hije tė gjelbėreme e tė zymta, krejt pa formė. Ja, njė hije rozė sipėr tij: Serenela. U kapėn pėr dore dhe dolėn nė sipėrfaqe nga ana tjetėr, disi me ankth. Jo, vėrtet asgjė spipėtinte dhe sy njeriu nuk mund ti shihte. Por ndryshe nga ēe kishin menduar, nuk po kėnaqeshin: gjithnjė e mė shumė ata ndienin hidhėrim e ankth, sepse gjithēka pėrreth nuk ishte e tyre dhe nga ēasti nė ēast mund ti zbonin.
    Dolėn nga uji dhe mu pranė pishinės gjetėn njė tavolinė ping-pongu. Menjėherė Xhovanino e gjuajti topin me raketė: Serenela ia ktheu me zhdėrvjelltėsi nga ana tjetėr. Nisėn tė luanin, duke gjuajtur topin sa mė lehtė, qė tė mos dėgjohej brenda vilės. Befas, ndėrsa rrekej tė priste njė gjuajtje tė lartė, Xhovanino e flaku topin tej me forcė. Pėr dreq, topi i ping-pongut vajti e ra mbi njė gong qė varej ndėrmjet shtyllave tė pjergullės dhe qė kumboi zymtė e gjatė. Dy fėmijėt u strukėn pas njė zhabine. Sa hap e mbyll sytė, ia behėn dy shėrbėtorė me xhaketa tė bardha e tabaka tė mėdha nė duar. Ata vendosėn tabakatė nė njė tryezė tė rrumbullakėt, nėn hijen e njė ēadre me shirita tė verdhė e portokalli, pastaj u larguan.
    Xhovanino e Serenela iu afruan tryezės. Kishte ēaj, qumėsht e ėmbėlsirė. Nuk mbetej tjetėr, veē tė uleshin e ti shijonin. Mbushėn dy filxhanė dhe prenė dy riska. Por pėrsėri nuk ndiheshin rehat, rrinin ulur nė anė tė karriges duke tundur gjunjėt. As ėmbėlsirės, ēajit e qumėshtit nuk po ia ndinin shijen.Ēdo gjė nė atė kopsht ishte ashtu: e bukur dhe e pamundur pėr tu shijuar nga ai sikleti dhe frika e brendshme, qė fėmijėt i torturonte njėlloj sikur tė kishin bėrė faj tė rėndė, pėr tė cilin sė shpejti do tė ishin tė detyruar tė pėrgjigjeshin.
    Iu afruan vjedhurazi vilės. Pėrmes fletėve tė njė grile, panė nga brenda njė dhomė tė bukur e tė kredhur nė hije, me koleksione fluturash nėpėr mure. Dhe nė kėtė dhomė ishte njė fėmijė i zbehtė. Djali fatlum duhej tė ishte i zoti i vilės dhe i kopshtit. Rrinte ulur nė njė shezlong e shfletonte njė libėr tė madh me figura. Kishte duar tė hajthme e tė bardha dhe mbante pizhama tė kopsitura deri nė grykė, edhe pse ishte verė.
    Tani, duke e pėrgjuar pėrmes fletėve tė grilės, dy fėmijėve po u fashitej ankthi pak e nga pak. Nė tė vėrtetė, dukej sikur djali i pasur rrinte ulur, shfletonte librin e vėshtronte pėrqark me mė shumė ankth e siklet se ata. Ai ngrihej majė gishtėrinjve sikur druhej qė dikush, nga ēasti nė ēast, do tė vinte pėr ta dėbuar, sikur tė ndiente qė libri, shezlongu, fluturat e kornizuara nėpėr mure, kopshti me lojėrat, sillėn, pishinat e rruginat nuk ishin tė tij, ata i pėrkisnin vetėm gabimisht, prandaj dhe ai nuk mund ti gėzonte, por vetėm tė pranonte mbi kurriz pasojat e atij gabimi tė hatashėm, qė kishte ndodhur pikėrisht pėr faj tė tij.
    Djali i zbehtė pėrsillej me hapa vjedharakė nėpėr dhomėn e tij tė kredhur nė hije, pėrkėdhelte me gishtėrinjtė e bardhė kornizat e fluturave dhe ndalej pėr tė mbajtur vesh. Xhovaninos e Serenelės, qė tashmė ishin qetėsuar, filloi tu rrihte sėrish zemra mė fort. Ishte frika pėr njė si magjepsje qė mbretėronte tek ajo vilė e tek ai kopsht, tek tė gjitha ato sende tė bukura e komode, si njė padrejtėsi e bėrė kohė mė parė.
    Dielli u murrėtye nga retė. Gojėlidhur, Xhovanino e Serenela u larguan. Morėn pėrsėri nga rruginat, me ēap tė shpejtė, por ama pa vrapuar. Kaluan kėmbadoras atė gardhin. Pėrmes agaveve gjetėn njė shteg qė tė shpinte te plazhi i vogėl zallor, ku shtėllungat e algave ndiqnin bregun e detit. Pastaj sajuan njė lojė shumė tė bukur: betejė me alga. I hodhėn njėri-tjetrit me grushte nė turinj, derisa ra mbrėmja. Pėr fat tė mirė, Serenela nuk qante kurrė.

  2. #2

    Italo Kalvino

    ITALO KALVINO



    Shqipėroi: Pilo Zyba



    AJRI I MIRĖ


    - Fėmijėt e tu – ju drejtua mjeku – kanė nevojė tė thithin ajėr tė pastėr, tė shėtisin nė vėnde malore, dhe tė bredhin nėpėr livadhe. Doktori ndodhej nė mes tė krevatėve, nė njė bodrum ku banonte familja e Markavaldos, dhe po mbėshteste stetoskopin nė kraharorin e Terezinės sė vogėl nė kraharorin e brishtė si kraharori i njė zogthi tė vogėl e pa pupla. Krevatėt ishin vetėm dy, ndėrsa fėmijė katėr, qė tė gjithė tė sėmurė.Nxirnin kokat nga kreu e nga kėmbėt e krevatėve. Faqet u pėrvėlonin dhe sytė u shėndrisnin.
    - Mos janė si puna e lehės te sheshi kėto livadhet? – pyeti Mikelinoja.
    - Vėndet malore mos janė si qiellgėrvishtėsi? – pyeti dhe Filipetoja.
    - Ky ajri i mirė a hahet? – u hodh Danieleja.
    Markovaldoja, hollak e i gjatė, dhe gruaja,e shkurtėr e topolake,ishin mbėshtetur me bėrryla nė tė dyja anėt e njė komoje gjysėm tė shkatėrrur. Pa lėvizur bėrrylat ulėn kokat poshtė duke mėrmėritur tė dy njėherėsh:
    - Ku tė mbytemi ne, janė tetė gojė qė duan tė hanė, siē jemi tė krimbur nė borxhe? Nuk dimė si t’ia bėjmė?
    - Vėndi mė i mirė ku mund t’i shpiem, - ėshtė rruga.
    - Ndėrsa ajėr tė mirė do tė thithim – vazhdoi e shoqja, - kur tė na nxjerrin nė rrugė e tė detyrohemi tė flėmė jashtė.
    Njė tė shtunė mbasdite, mbasi u shėruan fėmijėt, Markovaldoja i nxori pėr tė bėrė njė shėtitje kodrave jashtė qytetit. Ata banonin nė atė lagje tė qytetit, qė ishte mė larg kodrave. Pėr tė arritur deri atje bėnė goxha rrugė, hipur mbi njė tram tė mbushur me njerėz, ku fėmijėt shihnin pėrqark si tė shushatur. Trami filloi tė boshatisej,matanė dritareve, qė tashmė kishin mbetur tė lira, u ēfaq njė rrugė qė ngjitej. Sa arritėn nė stacionin e fundit ata u nisėn pėr rrugė.
    Pranvera sa kishte hyrė, dhe drurėt lulėzonin nėn rrezet e njė dielli tė ngrohtė nė tė vakėt. Fėmijėt shikonin rreth e qark duke e ndjerė veten si tė huaj. Markoveloja u priu nėpėr njė rrugė me brezarė qė ngjitej mes gjelbėrimit.
    - Baba, ka shkallė pa shtėpi? - pyeti Mikelinoja.
    - Kjo nuk ėshtė shkallė shtėpie, ėshtė si rrugė.
    - Rrugė, po makinat si ja bėjnė nėpėr shkallė?
    Rreth e rrotull kishte avlli shtėpish dhe matanė tyre drurė.
    - Ē’janė kėto mure pa ēati? Mos i kanė bombarduar?
    - Janė kopshte... njė lloj oborri... – u shpjegonte babai, - Shtėpitė ndodhen brėnda, mbrapa drurėve.
    Mikelinoja tundi kokėn, jo dhe aq i bindur:
    - Oborret janė brėnda shtėpive dhe jo pėrjashta.
    Terezina pyeti:
    - Po nė kėto shtėpi kush banon,drurėt?

    Sa mė shumė ngjitej, Markovaldos i dukej sikur po ēlirohej nga era e rėndė e mykut tė magazinės ku punonte. Pėr tetė orė rrjesht nuk pushonte sė mbarturi pako. Prej pluhurit, qė shndriste nėn rrezet e dritės qė hynin nga dritaret, prej tė kolliturave gjatė gjithė natės. Tani fėmijėt i dukeshin mė pak tė verdhė, sikur ishin bėrė njėsh me dritėn dhe gjelbėrimin qė i rrethonte.
    - A ju pėlqen kėtu?
    - Po.
    - Pse?
    - Nuk ka policėund tė qėllosh me gurė, e mund tė kėputėsh lule.
    - Tė thithėsh edhe ajėr, a po thithni ajėr tė pastėr?
    - Jo.
    - Kėtu ajri ėshtė i mirė.
    Tė gjithė u pėrtypėn.
    - Ē’ne! Nuk ka pikė shije.
    U ngjitėn deri nė majė tė kodrės. Mbas njė kthese, poshtė dukej qyteti, i shtrirė pranė rrugės sė murrme. Fėmijėt po luanin nė njė livadh tė gėzuar si asnjėherė tjetėr. Frynte njė fllad i lehtė, filloj tė ngrysej. Nė qytet filluan tė dukeshin dritat e para. Markovaldoja ndjehu njė dallgė ndjenjash, si atėherė kur ishte djalė i ri dhe kishte ardhur ne qytet. Ishte joshur nga kėto rrugė, dhe prej kėtyre dritave.
    E pushtoj menjėherė trishtimi, kur mendonte se do kthehej atje poshtė, dalloj ne atė peizazh konturet e lagjes e tij, ju duk si njė rrafshirė plumbi, e turbullt e mbuluar nga tjegullat e dendura tė ēative, nga njollat e tymit, qė tymtonin mbi oxhak.
    Koha u freskua, duhej t’u thėrriste fėmijėve. Kur i pa qė koloviteshin mbi degėt e njė peme, hoqi dorė nga ai mėndim. Mikelinoja ju afrua dhe i tha:
    - Baba, pse nuk vijmė tė banojmė kėtu?
    - Kėtu nuk ka shtėpi xhan i babit, nuk banon njeri! – I tha babai, pse dhe ai vetė tė njėjtėn gjė po mendonte.
    - Asnjeri? – Ja priti Mikelinoja. – Po ata zotėrinjtė? Ja shikoj!
    Kishte nisur tė errėsohej, nga njė livadh po ngjitej njė grup burrash me mosha tė ndryshme, veshur me rroba tė rėnda bojhiri, tė gjithė me bereta dhe bastunė. Vinin grupe – grupe, duke qeshur me zė tė lartė, dhe mbėshtetur tek bastunėt ose duke i mbajtur nė parakrah varur nė dorezat e lakuara.
    - Ēfarė janė kėta? Ku venė? – pyeti Mikelinoja babanė. Markovaldoja po i shikonte nė heshtje.
    Njėri u kaloi fare pranė, ishte njė burrė i bėshėm rreth 40 vjeē.
    Mirėmbrėma! – pėrshėndeti. – Hė ... ēfarė tė rejash na sillni nga qyteti?
    - Mirėmbrėma, - ju pėrgjigj Markovaldoja, - pėr ēfarė tė rejash e kini fjalėn?
    - Jo jo asgjė, thashė ashtu kot sa pėr tė thėnė diēka, - tha tjetri dhe ndaloj; Kishte njė fytyrė tė madhe, tė bardhė, nė ngjyrė tė trėndafiltė nė tė kuqe, njė shprehje tė turbullt, mbi mollėzat e faqeve.
    - Kėshtu i pyes tė gjithė ata qė vijnė nga qyteti. Kam tre muaj kėtu, e merrni me mėnd?
    - Nė qytet nuk zbrisni kurrė?
    - Kur tė duan mjekėt! - buzėqeshi ėmbėl. - Dhe kėtyre kėtu! - goditi me gisht gjoksin, qeshi pakėz dhe morri frymė me vėshtirėsi. - Mė kanė nxjerrė dy herė si tė shėruar por sa kthehem nė fabrikė nis prapė avazi! Prapė mė sjellin kėtu. Nejse, durim, duhet durim!
    - Edhe ata si ju janė?...- pyeti Markovaldoja duke treguar njerėzit e tjerė,qė ishin pėrhapur rreth, e nė tė njėjtėn kohė mundohej tė shikonte Filipeton,Terezėn dhe Danielėn, qė i kishin humbur nga sytė.
    - Tė gjithė shokė tė kampit tė pushimit, - foli tjetri dhe i shkeli syrin, - tani nė kėtė orė kemi liridalje. Ne biem tė flemė herėt. kuptohet nuk na lejohet tė largohemi nga territori...
    - Cili territor?
    - Nga territori i sanatoriumit, nuk e dini?
    Markovaldoja kapi pėr dore Mikelinon, qė po dėgjonte pak i trembur. Mbrėmja po ngjitej shpatit,poshtė nuk dallohej mė asgjė, errėsira e kishte gėlltitur qytetin, dhe kishte pėrhapur gjithandej hijen e vet. Kishte vajtur ora tė ktheheshim.
    - Terezina, Filipeto! – u foli ai dhe u nis ti kėrkonte. – Mė falni, - i tha njeriut me tė cilin po bisedonte, - nuk po i shoh mė fėmijėt e tjerė.
    Tjetri ngriti vetullat.
    - Janė mė poshtė, - tha, - po mbledhin qershi.
    Markovaldoja pa nė gropė njė dru qershie dhe rreth saj njerėz me rroba bojėhiri, qė me dorezat e bastunė tė ulnin degėt dhe kėpusnin fruta. bashkė me ta, Terezina me tė dy djemtė tė kėnaqur po mblidhnin qershi, merrnin dhe kokrrat qė u jepnin, dhe qeshnin tė gjithė bashkė.
    - Vajti vonė, - tha Markovaldoja. – Bėn dhe ftohtė. Ejani tė shkojmė nė shtėpi...
    Njeriu i bėshėm drejtoi majėn e bastunit nga drita qė ishin ndezur poshtė nė qytet.
    - Mbrėmjeve, - tha, - bėj shėtitje me kėtė bastun nė qytet. Zgjedh njė rrugė, njė radhė dritash dhe e ndjek. Ndalohem pėrpara vitrinave, flas me njerėz tė njohur... Kur tė jeni duke shėtitur nė qytet na kujtoni ndonjėherė...
    Fėmijėt po ktheheshin me kurora lulesh nė kokė, tė zėnė pėr dore me tė sėmurėt.
    - Sa mirė ėshtė kėtu, baba! - tha Terezina. Do vijmė tė luajmė dhe tjetėr herė...?
    - Baba, - u hodh Mikelinoja, - pse nuk rrimė edhe ne kėtu si kėta zotėrinjtė?
    - U bė vonė! Pėrshėndetini zotėrinjtė! Nisemi! Thuajuni, faleminderit pėr qershitė. Nisemi!
    U nisėn pėr nė rrugėn e kthimit. Ndjeheshin tė lodhur. Filipoja kėrkoi ta merrnin nė krah. Daniela, kaliqafė, Terezinėn, nėna e tėrhiqte pėr dore, kurse Mikelinoja, mė i madhi, shkonte pėrpara duke u rėnė me shkelma gurėve, plisave dhe drurėve qė gjente pėrpara.

  3. #3

    Italo Kalvino

    ITALO KALVINO
    (1923-1985)


    Italo Giovanni Calvino Mameli u lind nė Santiago de Las Vegas tė Kubės. Studion nė liceun Kassini tė Sanremos. Merr pjesė nė luftėn partizane, eksperiencė tė cilėn e pėrshkroi nė njė prozėn e tij dedikuar rezistencės: “Rrugica e rrejtave tė merimangave” (1947). Pastaj punon pėr revista e gazeta tė ndryshme. Mė vonė publikon shumė libra nė prozė qė do ta bėjnė njė nga autorėt mė tė rėndėsishėm italianė tė pasluftės.

    Pėrktheu: Bujar Doko


    NJĖ FSHAT I PABESĖ

    Natėn, pa nė ėndėrr sikur njė farė akrepi apo gaforreje i kafshoi kėmbėn. Ai u zgjua. Dielli ishte ngritur lart nė qiell, dhe nė ēastin e parė Tomit ju lėbyrėn sytė nga shkėlqimi i tij. Ngado qė kthente kokėn, shihte qiellin qė vezullonte midis degėve tė pishave. Pastaj njohu vendin ku, njė natė mė parė, i lodhur pėr vdekje dhe i cfilitur nga njė dhembje e padurueshme nė kėmbėn e plagosur, kishte rėnė pėrdhe, mbasi kishte parė se nė njė errėsirė tė atillė nuk kishte si ta gjente rrugėn nga kishin ikur shokėt.
    I hodhi njė sy kėmbės sė vet. Lecka, e nxirė nga gjaku, ishte ngjitur pas plagės dhe kėmba ishte enjtur.
    Tė djeshmen plaga i qe dukur njė gjė fare pa rėndėsi. Kur nė luftim e sipėr njė plumb i kishte prekur kofshėn, ai as qė e kishte vėnė re fare. Gabimin e kishte bėrė mė vonė, kur, duke u tėrhequr bashkė me njėsitin partizan nga pylli, kishte thėnė: «Jo, jo, unė eci pėr bukuri vetė”. Dhe me tė vėrtetė atėherė i qe dukur se ēalonte fare pak. Por kur kishte krisur pushka nė pyll dhe partizanėt ishin shpėrndarė nėpėr drejtime tė ndryshme, ai kishte mbetur prapa. Pėr tė bėrtitur nuk bėrtiste dot, prandaj ishte endur poshtė e lart, gjersa e kishte zėnė nata. Atėherė ishte shtrirė mbi halat e thata tė pishave, qė mbulonin tokėn, dhe kishte fjetur kushedi sa kohė. Tani dielli ishte ngritur dy hostenė. Ai kishte pak ethe dhe nuk dinte fare se ku ndodhej.
    U ēua nga vendi. Hodhi nė sup karabinėn dhe ndenji njė hop nė kėmbė, i mbėshtetur mbi njė dege tė trashė lajthie, e cila qysh tė djeshmen i kishte shėrbyer si patericė. Nga ē'anė tė shkonte, as ai s'e dinte. Pėrqark shtrihej pylli dhe pėrtej pyllit nuk dukej asgjė. Nė majė tė njė kodre shquhej njė shkėmb bojė hiri. Tomi u ngjit me vėshtirėsi atje. Para syve tė tij u hap papritmas njė luginė. Mu nė mes tė luginės, i mbuluar nga kupa e palėvizshme e qiellit, u duk njė fshat i vogėl, qė ngrihej nė majėn e njė bregoreje dhe qė rrethohej nga vreshta te vogla, tė cilat zbrisnin shkallė-shkallė shpateve. Njė rrugė fshati plot me pluhur varej poshtė duke dredhuar e gjarpėruar te kthesat. Pranė shtėpive dhe ndėr ara s'ndihej rob i gjallė. Asnjė zog nuk fluturonte nė qiell. Rruga e pluhurosur, ku tė pėrvėlonte dielli, dukej sikur ishte hapur kasten pėr hardhucat. Dhe nuk dukej asnjė gjurmė gjermanėsh, thua se tė djeshmen nuk ishte zhvilluar asnjė betejė aty.
    Tomi kishte qenė edhe herė tjetėr nė kėtė fshat. Jo tė djeshmen, sigurisht, por disa muaj mė parė, kur partizanėt kishin kaluar kėndej nė njėsite prej pesė-gjashtė vetash. Ata nuk kishin qėndruar aty, sepse fshati lidhej nėpėrmjet rrugėsh me lokalitete tė shumta, ku qenė vendosur forca tė mėdha armike, dhe atje mund tė bije lehtė nė kurth. Pa ēka se nuk kishte ndonjė garnizon tė pėrhershėm gjerman. Ca kohė mė parė kur tėrė ky rajon ndodhej nė duart e partizanėve dhe ata hynin lirisht fshat mė fshat, si nė shtėpinė e tyre, Tomi kishte kaluar aty njė ditė tė tėrė. I kujtohej ende ajo ditė; i kujtoheshin vajzat qė i kishin pritur partizanėt me lule, i kujtoheshin fytyrat e qeshura tė njerėzve, kėngėt e vallet nė natyrė dhe gostia qė kishin shtruar vendėsit.
    «Do tė shkoj prapė nė fshat, -tha me vete Tomi. -Me siguri do tė dalin njerėz qė kanė pėr tė mė ndihmuar tė gjej shokėt.
    Por atij ju kujtua aty pėr aty njė fjalė qė pat thėnė Fulmineja, njė shok i njėsitit tė tij, fjalė sa cilės asohere ai s'i kishte dhėnė asnjė rėndėsi. Gjatė asaj mbrėmjeje tė paharrueshme qė kishin kaluan nė fshat, Fulmineja pat thėnė se pikėrisht ata banorė tė atjeshėm, me tė cilėt ai do tė kishte aq shumė qejf tė takohej, tani fshiheshin nėpėr shtėpitė e tyre dhe nuk u dilnin partizanėve... Duke thėnė kėtė, Fulmineja kishte qeshur nėn hundė dhe kishte lėmuar kondakun e pushkės sė tij tė vjetėr. Sidoqoftė, Fulmineja e kishte pasur gjithnjė zakon tė fliste kėshtu. Tomi u mundua ta largonte nga mendja kėtė kujtim dhe, duke dalė nga pylli, u nis pėr nė fshat.
    Dielli shndriste ende nga ēdo anė, por nuk digjte e nuk verbonte si mė parė. Nė qiell kishin dalė re tė verdha. Duke ēapitur rrugės, Tomi pėrpiqej tė mos e pėrkulte kėmbėn e sėmurė, kėsisoj ecte mė lehtė, megjithėse balli i qe mbuluar ma djersė. Donte tė arrinte sa mė parė deri te shtėpitė e para, por edhe mė shumė kishte qejf tė takonte ndonjė njeri, tė shihte qoftė edhe ndonjė shenjė jete nė atė fshat, i cili sė kėtejmi dukej si ndonjė grumbull i thjeshtė tjegullash. Mbi njė mur qė rrethonte njė arė zbardhte njė fletė letre. «Shpallje» ishte shkruar nė krye tė letrės. «Cilitdo qė do tė ndihmojė pėr tė kapur gjallė ose vdekur njė bandit tė rrezikshėm komanda gjermane i premton... «Tomi zuri ta griste shpalljen me shkop. Por ju desh tė merrej njė copė herė me tė, sepse letra ishte ngjitur fort dhe nuk shqitej dot.
    Muri mbaronte dhe mbas tij shtrihej njė gardh prej rrjete metalike. Nė hijen e njė fiku po ēukiste pėrdhe njė pulė. Gjersa kėtu kishte pula, patjetėr do tė kishte dhe ndonjė qenie njerėzore. Tomi nisi tė vėshtronte pėrmes rrjetės, midis fletėve tė kungujve qė ishin kacavarur pėrpjetė nėpėr hunj tė ngulur nė tokė. Befas midis fletėve tė kungujve i zuri syri njė fytyrė tė palėvizshme dhe tė verdha si ndonjė kungull. Vuri re se ishte njė plakė, qė po e vėshtronte me vėrejtje dhe qė ishte e veshur krejt me tė zeza.
    -Ej! -i thirri Tomi.
    Por plaka i ktheu krahėt dhe bėri tutje pa u pėrgjigjur fare.
    -Ej! -i thirri pėrsėri Tomi.
    Por, si plaka ashtu dhe pula, u futėn nė njė plevicė dhe aty pėr aty u dėgjua kėrcitja e njė llozi tė ndryshkur.
    Tomi vazhdoi udhėn. Kėmba po i dhimbte ēdo ēast mė shumė dhe i vinte pėr tė vjellė. Pėrpara tij u duk dera e njė drithniku. Nė mes tė drithnikut kishte qėndruar i palėvizur njė derrkuc i madh. Pak mė tutje pa njė plak tė ligėsht, qė po vinte me ngadalė. Me gjithė vapėn qė bėnte, ai qe veshur me pallto tė madhe dhe kishte rrasur mbi ballė njė kapelė. Tomi i doli pėrpara.
    -Dėgjoni, mos ka gjermanė sot kėtu? -pyeti ai.
    Plaku u ndal dhe, pa ngritur fytyrėn, tundi kokėn.
    -Gjermanė? -murmuriti ai sikur po fliste me vetveten. -Nuk di... Ne kėtu as qė kemi parė ndonjėherė gjermanė...
    -As qė keni parė ndonjėherė? -U habit Tomi. -Po dje? A nuk erdhėn gjermanė kėtu dje? Po luftime a nuk u zhvilluan kėtu dje?
    Plaku u mbėshtuall edhe mė mirė me pallto. -S'di gjė, s'di gjė, -hungėroi ai.
    Tomi bėri me dorė njė gjest padurimi. Kėmba i therte nga dhembja dhe muskulat i qenė bėrė si tė gurta. Ai u kthye dhe doli jashtė nė rrugė.
    Rruga ngjitej pėrsėri pėrpjetė midis dy rreshta shtėpish. Sigurisht ai nuk bėnte mirė qė po futej aq thellė nė fshat fill i vetėm, ashtu i dėrmuar dhe i rraskapitur siē ishte. Aq mė tepėr qė ishte i armatosur. Por Tomit s'i harrohej ajo mbrėmje kremtėsore e dikurshme, mbrėmje qė tregonte se midis banorėve tė kėtij fshati partizanėt kishin plot miq.
    Befas, te qoshja e njė shtėpie aty afėr, u duk njė burrė i shėndoshė me qafė tė shkurtėr, te kuqe. Tomi e ndoqi pas ēalė-ēalė, por trashaluqi u ngjit pėrpjetė shkallėve tė jashtme, qė ēonin nė katin e dytė tė ndėrtesės.
    -Dėgjoni kėtu! -thirri Tomi.
    Por ai as qė ktheu kokėn. Atėherė Tomi u ngjit edhe ai pėrpjetė shkallėve dhe hyri brenda nė dhomė para se ta mbyllte derėn i zoti i shtėpisė.
    -Ē'doni? -pyeti trashaluqi.
    Para syve tė Tomit doli njė tryezė rreth sė cilės ishin shtruar e po hanin supė qė nxirrte avull tri gra tė shėndosha qė kishin nga njė shtresė pushi tė hollė si mustaqe mbi buzėn e sipėrme, aty ishte edhe njė djalosh i thatė, tė cilit gjithashtu i kishte dirsur mustaqja.
    -Njė pjatė supė, -U pėrgjegj Tomi, duke hyrė nė dhomė me njė ēap tė vendosur. - Kam dyzet e tetė orė pa futur asgjė nė gojė. Jam i plagosur.
    Gratė trashaluqe dhe djaloshi hodhėn sytė nga fytyra e Tomit tek fizionomia e bėshme e kryetarit tė familjes, i cili, duke turfulluar nėpėr hundė, u pėrgjegj:
    -Ėshtė e ndaluar. Nuk mundemi. Kemi urdhėr.
    -Urdhėr? - pyeti Tomi. -Po nga kush keni frikė? Kėtu nė fshat nuk ka asnjė gjerman. Dhe sa pėr urdhrin, unė atė e grisa.
    -Ėshtė e ndaluar, -pėrsėriti trashaluqi.
    «U dashka ta tremb me pushkė...» mendoi me vete Tomi, por e ndjeu veten aq tė ligėsht sa qė ju desh tė mbėshtetej mbi shkop. Donte tė ulej medoemos gjėkundi, por nė dhomė nuk kishte asnjė karrige tė lirė.
    Duke vėshtruar rreth e rrotull nė dhomė, pa nė mur njė tablo tė mbuluar pėrgjysmė me njė kalendar, e cila paraqiste njė kalė. Ishte njė kalė me kraharorin gjithė muskula, nė yzengjitė e tė cilit dukeshin dy ēizme tė zeza dhe pėrmbi ēizmet njė uniformė ushtarake, e stolisur me dekorata. Pjesa tjetėr e tablosė ishte e mbuluar nga kalendari. Duke ngritur kalendarin, Tomi pa nofullat e kėrcyera dhe kaskėn e ndritshme tė Musolinit.
    -Po kjo kėtu ē'ėshtė? -pyeti ai.
    -Oh, ky ėshtė njė portret i vjetėr... Ka kohė qė dhoma s'ėshtė rregulluar e spėrndritur, - tha trashaluqi, duke bėrė sikur desh ta fshihte, kurse nė tė vėrtetė zuri t'i hiqte pluhurin.
    -Nuk kuptoj, -murmuriti Tomi sikur po fliste me vete, -vetėm pak muaj mė parė ju na pritėt kėtu aq mirė... Valle... gostitje... lule... Nuk ju kujtohet?
    -Eh, eh!... Ne atėherė nuk ishim nė fshat, -u pėrgjegj trashaluqi.
    -Dhe pėr atė gostitje u shpenzua mielli ynė, -tha duke mos u pėrmbajtur dot njėra nga gratė.
    -Tridhjetė thasė miell... -shtoi ajo, por aty pėr aty kafshoi gjuhėn, pasi sytė e saj ndeshėn nė njė vėshtrim tė egėr tė tė shoqit.
    Tomit ju kujtuan padashur fjalėt e Fulmines. -Mirė, atėherė -tha ai. -Po ku mund t'i gjej? Ku janė tani miqtė tanė?
    Trashaluqi hapi krahėt.
    -Ku ta di unė?!... Kėto kohėt e fundit shumė familje... janė shpėrngulur... ju, djalosh, bėni mirė tė shkoni nė bashki, tė paraqiteni te kryetari i bashkisė; atje do t'ju ndihmojnė...
    «Te kryetari! Po unė do t'ja mbush barkun me barut kryetarit tuaj tė bashkisė! -desh tė pėrgjigjej Tomi, por befas ndjeu se po i binte tė fikėt. Ndėrkaq trashaluqi e shtyu Tomin pak nga pak deri jashtė dhomės, por pa e prekur pothuajse fare me dorė.
    -Mė duhet njė doktor, jam i plagosur! -klithi Tomi.
    Posi, posi, doktor! Edhe doktor do tė gjeni atje tok sheshi; atje rri ai gjithnjė, -tha trashaluqi duk i mbyllur derėn Tomit.
    Tomi u gjend pėrsėri nė mes tė rrugės. Tani aty-kėtu shiheshin grupe tė vogla njerėzish, qė po bisedonin me gjysmė zėri. Kur kalonte Tomi pranė tyre, ata hiqeshin mėnjanė dhe ulnin sytė pėrdhe. Tomi pa njė prift tė gjatė e thatim, me njė fytyrė tė bardhė si fildishi; ai po bisedonte me njė grua tė shkurtėr flokėlėshuar, sė cilės dukej sikur i tregonte me gisht Tomin.

    Tomi, qė mezi po i hidhte kėmbėt, kishte pėrshtypjen sikur shihte gjithnjė tė njėjtat fytyra qė kishte parė disa minuta mė parė, dhe prifti me fytyrė bardhoshe herė zhdukej, herė dukej nė secilin grup katundarėsh, me tė cilėt fliste me zė tė ulėt. Tomi vuri re se qėndrimi i vendėsve ndaj tij pak nga pak pa ndryshonte: ata pa e shikonin me interesim, disa madje edhe i buzėqeshnin; mė sė fundi ajo gruaja flokėlėshuar, e cila pak mė parė kishte falur me priftin, i doli tani pėrpara dhe i tha me pėrkėdhelje:
    -I shkreti djalė, ti mezi mbahesh nė kėmbė!
    Eja me mua.
    Ishte njė grua shkurtabiqe me njė turi tė mprehtė si tė dhelprės; nga regjistri shkollor qė mbante nė duar dhe nga fustani i saj i zi, qė ngjante si uniformė dhe qė ishte ndragur me shkumės, dukej se ajo ishte mėsuesja e fshatit.
    -Domethėnė paske vendosur tė paraqitesh vetė? Tė lumtė! -vazhdoi tė thoshte mėsuesja dhe, duke dashur gjoja ta lehtėsonte nga barra, zuri t'i tėrhiqte pushkėn nga supi.
    Por Tomi e shtrėngoi karabinėn fort pėr rrypi dhe qėndroi nė vend.
    -Ē'do tė thotė kjo? Tė paraqitem? Kujt t'i paraqitem?
    Por mėsuesja kishte hapur tashmė derėn njė klase. Bankat e klasės vėrtet ishin hedhur cip mbi cip nė njė qoshe, por nė muret e saj vareshin ende portrete qė paraqisnin skena nga historia romake -marshime triumfale perandorėsh si dhe harta gjeografike tė Libisė dhe tė Abisinisė.
    -Ti rri tani kėtu nė shkollė, se ne do tė tė sjellim supė, -tha mėsuesja dhe, duke dalė jashtė, u mundua ta mbyllte derėn me kyē.
    -Unė kam nevojė pėr njė mjek, -tha Tomi duke shtyrė gruan mėnjanė. -Tani mė duhet njė mjek.
    Midis turmės sė fshatarėve qė ishin te sheshi Tomit i zyri syri njė burrė tė veshur me rroba tė zeza, qė kishte tė lidhur nė krah njė fashė tė bardhė me njė kryq tė kuq tė madh.
    -Ju jeni doktor, apo jo? -pyeti Tomi, duke ju afruar. -Kisha pak punė me ju.
    Burri me kryq tė kuq hapi gojėn e tij pa dhėmbė dhe zuri tė vėshtronte majtas e djathtas si me ngurrim. Por ata qė ndodheshin pranė tij filluan ta shtynin mėnjanė dhe ta kėshillonin me zė tė ulėt. Sė fundi, mjeku ju afrua Tomit dhe, duke treguar fashėn e vet me kryq tė kuq, tha:
    -Unė jam asnjanės dhe pėr mua janė qė tė gjithė njėsoj; unė kryej detyrėn time.
    -Ėshtė e ditur, -tha Tomi. -As mua s'mė duhet ajo gjė. -Dhe vajti pas doktorit, qė hyri nė njė shtėpi tė vogėl aty afėr sheshit.
    Njerėzit i ndoqėn nga pas, por duke mbajtur njė farė largėsie. Befas u duk njė burrė me qillota, i cili me njė gjest urdhėrues e duke thėnė se tani do tė merrej vetė me atė punė e bėri turmėn tė sprapsej.
    Tomi hyri pas mjekut nė njė dhomė gjysmė tė errėt, qė binte erė fenol. Nėpėr tėrė dhomėn dukeshin copa garze tė ndyrė, shiringa, tasa, stetoskopė. Doktori hapi kanatat e dritares dhe atėherė nga shtrati ku vizitonte mjeku tė sėmurėt kėrceu befas njė mace.
    -Shtrihuni kėtu dhe zgjatni kėmbėt, -murmuriti mjeku qė kundėrmonte nga vera qė kishte pirė.
    Tomi kafshoi buzėn pėr tė mos klithur ndėrsa mjeku po i hiqte fashėn e kėmbės me duart qė i dridheshin.
    -Infeksion, infeksion i vėrtetė...
    Tomi kishte pėrshtypjen se kjo punė s'do tė merrte fund kurrė.
    Tani burri me kryq tė kuq zuri tė ēpėshtillte fashėn pėr tė vėnė nė vend tė saj njė pecė tė re, por fasha i ngatėrrohej nė duar dhe Tomit po i mbetej plaga prapė e zbuluar. Sė fundi Tomit nuk ju durua mė.
    -Ju qenkeni i dehur! Mė lini, se e bėj vetė! -thirri ai dhe, duke ja rrėmbyer mjekut fashėn nga duart, e lidhi atė pėrbukuri, duke mbėshtjellė gjithė kofshėn.
    -Tani mė jepni disa hapje pėr tė zbritur temperaturėn! Shpetj! -tha ai, duke u ngritur nga vendi.
    Doktori zuri tė kėrkonte nėpėr medikamentet e shpėrndara nga tė katėr anėt. Atėherė Tomi e humbi durimin dhe nisi tė kėrkonte vetė; lexoi emrin e njė medikamenti, e ēeli atė, piu menjėherė dy hapje dhe tė tjerat i futi nė xhep.
    -Faleminderit, -tha ai duke hedhur pushkėn nė krah dhe doli jashtė.
    I merreshin mendtė dhe ai me siguri do tė qe rrėzuar te pragu, sikur tė mos e kishte mbajtur ai burri me qillota, qė kishte sprapsur turmėn tek sheshi dhe qė tani po e priste Tomin te dera.
    -Po ti duhet tė ēlodhesh dhe tė marrėsh veten, -tha ai. -Je dėrmuar fare. Eja tek unė, ja ku e kam shtėpinė, -shtoi ai, duke i treguar me dorė njė ndėrtesė pėrtej parmakut prej hekuri qė dukej gjysmė vilė, gjysma shtėpi fshatari.
    Tomi vajti pas tij, duke ecur si nė mjegull.
    Me tė kapėrcyer parmakun, dera e kopshtit u mbyll me krismė. Megjithėse dukej e vjetėr, ajo derė ishte e pajisur me njė lloz tė mirė. Nė atė ēast zuri tė binte kėmbana. Ajo binte nė mėnyrė ritmike mengadalė, me intervale tė njėjta, sikur do tė varrosej ndonjė i vdekur, por tingėllima e saj ishte e rregullt dhe e qartė si alfabeti mors “Bash si telegraf...» mendoi me vete Tomi, duke u munduar ta pėrqėndronte tėrė vėmendjen te kėmbana nė mėnyrė qė tė mos i humbte ndjenjat.
    -Ē'ėshtė kėshtu? -pyeti Tomi burrin me qillota. -Ē'ka qė bie kjo kėmbanė nė njė mėnyrė kaq, tė ēuditshme? Dhe nė njė kohė tė kėtillė!...
    -S'ka gjė, s'ka gjė, -u pėrgjegj ai. -Ėshtė prifti ynė. Siē duket, tani do tė thotė meshėn.
    AI e futi Tomin nė njė dhomė tė mobiluar mirė, qė dukej si njė sallon pritjeje; aty kishte edhe njė kolltuk dhe njė kanape. Mbi njė tryezė ishte vendosur njė tabaka me njė shishe pije dhe me disa gota tė vogla.
    -Pi njė ēikė liker, -tha burri me qillota dhe para se tė arrinte Tomi tė thoshte se tani kishte nevojė pėr diēka krejt tjetėr, e detyroi tė kthente njė gotė plot me liker. -E tani, me lejen tėnde, po shkoj tė porosi tė na bėjnė gati drekėn.
    I zoti i shtėpisė doli jashtė dhe Tomi u lėshua mbi kanape. Padashur ai zuri tė tundte kokėn simbas ritmit tė kėmbanės. “Don-dan-din! Don-dan-din!” Ai ndjente se po kridhej nė njė dremitje tė qetė, tė thellė. Mbi njė bufe, qė ishte pėrballė tij, pa diēka tė zezė, sė cilės Tomi ja nguli sytė me vėrejtje. Ajo vuratė e zezė sa vente zmadhohej dhe pak nga pak po i humbte pėrvijat e saj tė prera. Pėr ta mposhtur gjumin, Tomi u pėrpoq ta kqyrte atė sa mė mirė. Dhe ja, skajet e saj u bėnė mė tė prera dhe dalėngadalė u kthyen nė madhėsinė e vet normale. Ishte njė farė sendi i sheshtė, i rrumbullaktė, Tomi mundi t'i mbante edhe pak ēaste sytė tė hapur dhe sė fundi vuri re se ai sendi i zi ishte njė mbulesė koke me njė xhufkė tė mėndafshtė nė majė: ishte festja e njė jerarku fashist, e cila tani ruhej nėn njė kapak tė xhamtė mbi bufe.
    Tomi mundi tė ngrihej nga kanapeja. Dhe pikėrisht nė atė ēast u dėgjua sė largu njė farė zhuzhuritjeje. Ai mbajti vesh. Diku po kalonte njė kamion, nė mos mė shumė. Zhurma e kamionit po shtohej ēdo ēast e mė tepėr. Tomi u mundua me tė gjitha forcat ta mposhtte plogėshtinė qė i kishte pėrfshirė gjithė trupin. Dukej sheshit se ajo zhurmė motorėsh, nga e cila po kėrcisnin tani xhamet e dritareve, kishte ardhur si pėrgjigje ndaj sinjaleve tė kėmbanės. Por ja, mė nė fund kėmbana pushoi sė rėni.
    Tomi u afrua te dritarja dhe ngriti perden. Dritarja binte mbi njė oborr tė shtruar me plloēa guri, ku po punonin disa burra qė thurnin litarė. Tomi nuk mund t'i shihte fytyrat e tyre, por ata dukej se ishin njerėz nė moshė tė thyer, me njė pamje tė vrazhdė dhe me mustaqe tė zeza, tė trasha. Nė heshtje tė plotė, ata dridhnin me shkathtėsi fije tė gjata kėrpi, tė cilat i bėnin litarė.
    Tomi u kthye dhe kapi dorezėn e derės. Dera u hap dhe Tomi u gjend nė njė korridor tė vogėl, ku kishte tri dyer. Dy prej tyre ishin tė mbyllura me kyē; e treta, e ngushtė dhe e ulėt, e nxori atė te njė palė shkallė prej tullash. Pasi zbriti tatėpjetė shkallėve, Tomi u gjend nė njė haur tė madh, tė zbrazėt. Nė grazhdet e haurit kishte mbetur ca bar i thatė. Gjithēka pėrqark ishte e rrethuar me njė parmak prej hekuri. Tomi nuk dinte si tė delte sė andejmi. Ndėrkaq zhurma e motorėve sa vente shtohej. Siē dukej, njė kolonė e tėrė kamionėsh, qė ngrinin udhės njė re pluhuri, po ngjitshin pėrpjetė. dredhave tė rrugės, dhe po i afroheshin fshatit. E ai kishte rėnė nė kurth.
    Befas Tomi dėgjoi njė zė tė hollė, qė i thirri: -Partizan! Ej, partizan!
    Fill mbas kėsaj, nga njė tog me sanė, doli njė vajzė e vogėl me gėrsheta. Ajo kishte nė dorė njė mollė tė kuqe.
    -Na, merre, -murmuriti ajo. -Haje dhe ecė mbas meje, -tha duke i treguar njė vrimė tė madhe nė murin e prapmė, mbrapa togut me sanė.
    Ata kapėrcyen murin dhe dolėn nė njė fushė tė lėnė shkretė, qė ishte e mbuluar me lule tė verdha, tė cilat u ngjanin yjve tė vegjėl, dhe u gjendėn jashtė fshatit. Pėrmbi ta ngriheshin muret e vjetra tė njė kėshtjelle gjysmė tė rrėnuar. Zhurma e motorėve u bė mė e qartė; makinat dukej se kishin mbėrritur te kthesa e fundit.
    -Mė kanė dėrguar tė tė dėftej udhėn dhe tė tė ndihmoj tė ikėsh, -tha vajza.
    -Kush tė dėrgoi? -pyeti Tomi duke kafshuar mollėn, megjithėse tani ishte i bindur qė asaj vajze mund t'i besohej symbyllur.
    -Po tė gjithė, tė gjithė tanėt. Ne nuk dalim dot sheshit nė fshat dhe fshihemi. Pėrndryshe, po tė na shohin, na kallėzojnė. Edhe unė kam dy vėllezėr partizanė, - shtoi ajo. -E njeh Tarzanin? Po Tufanin?
    -I njoh, posi -u pėrgjegj Tomi dhe mendoi: «Ēdo fshat, qoftė edhe ai mė armiqėsori, mė ēnjerėzori ka dy fytyra, dhe vjen patjetėr njė ēast kur tė zbulohet befas fytyra e dytė, fytyra e mirė, e cila ka qenė gjithnjė, vetėm se ti nuk e kishe parė dhe as qė shpresoj e ta shihje».
    -E sheh atė monopatin midis hardhisė te rrushit? -vazhdoi tė thoshte vajza. -Zbrit tatėpjetė monopatit; s'ka pėr tė tė parė asnjeri. Pastaj kali urėn, por vetėm shpejt, sepse ajo duket e tėra. Sė andejmi do tė hysh nė pyll. Nėn njė lis tė trashė ėshtė njė gropė, ku ke pėr tė gjetur ca ushqim. E sonte mbrėmanet do tė kalojė nėpėr pyll njė vajzė, qė e ka emrin Suzana. Ajo ėshtė ndėrlidhėse. Suzana do tė tė shpjerė te shokėt. Haj tani, partizan, shko shpejt!
    Tomi zuri tė zbriste nėpėr monopatin midis hardhive, pa ndjerė pothuajse aspak dhembje nė kėmbė. Pėrtej urės niste njė pyll i dendur, i erret, me drurė tė blertė aq tė shpeshtė saqė rrezet e diellit nuk depėrtonin dot nė ta. Dhe sa mė e qartė bėhej zhurma e motorėve, qė vinte nga fshati, aq me i dendur e mė i errėt i dukej Tomit pylli.
    «Po arrita ta hedh mbeturinėn e mollės nė pėrrua, do tė thotė se kam shpėtuar», mendoi me vet Tomi.
    Vajza me gėrsheta, qė kishte qėndruar nė arėn e lėnė pas dore, pa se Tomi e kaloi urėn dhe u zhduk prapa parmakėve tė saj tė ulėt prej druri; pastaj pa se si ra nė ujin e kulluar tė pėrroit mbeturina e mollės, qė spėrkati kallamishtet aty pranė. Vajza rrahu shuplakat nga gėzimi dhe iku me tė shpejtė.

  4. #4

    Italo Kalvino

    Pėrktheu Eqrem Biba

    SYTE E ARMIQVE


    Atė mėngjes, duke shėtitur rrugės, Pietro ndjente shqetėsim tė turbullt. Atij i bėhej se kudo, ēap pas ēapi, e ndiqnin sytė e njė tė panjohuri.
    Pietro menjėherė ktheu kokėn: rruga nė periferinė e qytetit, me portat e panumėrta dhe gjerdhet e drunjta, ishte e shkretė. U zemėrua me vetveten dhe ktheu kokėn pėrpara. «Ē'shikoj ėndrra me sy hapur?» Vazhdoi rrugėn. Pėrpiqej tė gjente fillin e kėputur tė mendimeve. Mėngjes vjeshte. Dielli i zbetė nė qiellin e mjegullt s'ta gėzonte syrin, por as tė shkaktonte atė ndrydhje tė dhimbshme nė zemėr qė japin ditėt e vjeshtės sė vonė. Megjithatė, Pietro ndjente mbi vete pėrshtypjen mbytėse se njė i panjohur, njė i huaj dhe armik ja ka ngulur sytė nė zverk dhe shpejton t'i afrohet.
    Nė luftė me kėtė vizion tė turbullt, ai hyri nė rrugėn e madhe plot me njerėz, ndaloi nė cep dhe pėrsėri ktheu kokėn prapa. Pranė tij rrėshqiti njė motoēiklist, njė grua plakė kaloi me kujdes rrugėn. Pietro mundohej mė kot tė lidhte lėvizjen e kėtyre njerėzve me shqetėsimin qė e kish mbėrthyer. Atė kohė ai kryqėzoi shikimin me njė tjetėr, i cili gjithashtu ktheu kokėn prapa. Pėrnjėherėsh, qė tė dy, larguan vėshtrimet nga njėri-tjetri, sikur kėrkonin njė tė tretė.
    Pietro mendoi: Ndoshta sytė e mi e shqetėsuan.
    Mbase sot, jo vetėm unė e kam shpirtin tė trazuar. «Mund qė edhe ky mėngjes i zymtė vjeshte ta ketė fajin».
    Ai qėndroi nė trotuarin e rrugės plot me njerėz dhe shikonte kalimtarėt. Nėn ndikimin e mendimeve tė tij tė shqetėsuara, ai tregonte mprehtėsi tė veēantė nė kapjen e ēdo lėvizjeje, nė dallimin e ēdo gjesti tė pakėnaqur. Ja, ai atje, rrudhi ballin, sikur ju kujtua diēka shumė e keqe, e neveritshme .
    «Ē'ditė e tmerrshme, - tha me veten e tij, ē'ditė e tmerrshrne!».
    Qėndroi nė stacionin e tramvajit. Nga padurimi pėrplaste pėr tokė majėn e kėpucės. Vuri re se edhe tė tjerėt, duke pritur tramvajin, tregoheshin nervozė. Me dhjetėra herė lexonin tabelėn e vjetėr tė tramvajit, sikur prisnin tė dilte sė andejmi diēka e jashtėzakonshme. Konduktori i tramvajit ngatėrrohej nė llogaritė dhe gjithmonė zemėrohej. Ai i ra ziles kaq fort, sikur donte tė shurdhonte kalimtarėt dhe motoēiklistėt, qė pengonin lėvizjen e tramvajit, ndėrsa pasagjerėt, tė dėshpėruar, kapeshin fort nė mbajtėset, si ata qė rrezikohen tė mbyten.
    Pietro dalloi trupin e rėndė tė Korrados, qė rrinte tek dera e vagonit me vėshtrimin tė tretur tej dritares, ndėrsa me thonjtė e dorės kruante faqen.
    - Korrado! - thirri Pietro, duke u ngritur nė majat e kėmbėve, mbi kokat e pasagjerėve.
    Korradua u tremb.
    - A, qenke ti Pietro. S'tė pashė. S'e kisha mendjen fare nė vend.
    - Si duket, je me nerva tė ngritura, - tha Pjetrua dhe, si kujtoi qė ndjenjat e veta kėrkonte t'ju a vishte tė tjerėve, shtoi:
    - Edhe unė, sot, s'jam nė vete fare.
    - Mė thuaj, kush ėshtė i qetė nė kėto kohėra? - pyeti Korradua dhe nė fytyrėn e tij tė gjerė u end njė buzėqeshje e butė, pakėz ironike, qė i detyronte tė gjithė t'i dėgjonin me respekt fjalėt e tij.
    - E di si mė duket? - pyeti. Pietro. - Sikur s'mė ndahen sytė e njė tė panjohuri.
    - Ē'janė kėta sy?
    - Sytė e njė njeriu, qė diku e dikur i kam parė.
    Sy tė ftohtė, sy armiqėsorė...
    - Ata sy ndofta s'tė shikojnė ty, megjithatė ti ndjen vėshtrimin e tyre?! - pyeti Korradua,
    - Po... sy si...
    - Si tė nazistit?
    - Pikėrisht, si tė nazistit, - pėrcaktoi Pietro.
    - Ėshtė e qartė, - tha Korradua dhe hapi gazetėn qė mbante nė dorė. - Shiko lajmet. - Ai tregoi titujt e artikujve: «Kesserlingua u amnistua»; «Mbledhje e SS-ve»-, «Amerikanėt financojnė neonazistėt». Prandaj ne tė gjithė sėrish ndjejmė mbi veten tonė vėshtrimet e tyre.
    - Kjo tė jetė arsyeja, thua? Ahere, pse pikėrisht tani ndjejmė vėshtrimet e tyre? Dhe para njė ose dy vjetėsh ata gjallė kanė qenė, pavarėsisht se ndonjėri prej tyre mund tė ketė qenė nė burg, por qė ishin gjallė, ne kėtė e dinim mirė dhe gjithmonė e kemi pasur parasysh...
    - Deri para disa kohėsh ish-nazistėt rrinin kokulur, si tė mundur qė ishin dhe ne filluam t'i harrojmė sytė e ujqėrve. Vetėm njė gjė ne s'harronim kurrė: masakrat e tyre, masakrat e ish-armiqve tanė. Ndėrsa tani ish-nazistėt pėrsėri kanė ngritur kokėn dhe kanė filluar tė na shikojnė vėngėr, si ahere... Prandaj, ne pėrsėri filluam tė kujtojmė ato kohėra dhe tė ndjejmė vėshtrimet e tyre tė egra.
    Si Pietro dhe Korradua kishin shumė kujtime tė hidhura nga ajo kohė... Ne e kemi fjalėn tani pėr Pietron. Atij i vdiq i vėllai nė kampin e pėrqendrimit.
    Tani Pietro jetonte me tė ėmėn, nė njė shtėpi tė vjetėr. Atė ditė u kthye shumė vonė nė shtėpi. Hapi portėn, kėrcitja e zakonshme e menteshave tė ndryshkura, ecja me kujdes mbi zhurin e shtruar, - tamam si ahere kur vinte veshin e pėrgjonte dhe zhurmėn mė tė vogėl.
    Nga bredh tani ai nazisti, qė u fut si i ēmendur nė shtėpi, atė mbrėmje? Ndoshta, ėshtė duke kaluar ndonjė urė, apo endet trotuareve, pranė shtėpive tė ulėta, me dritare tė ndriēuara, Ē'rėndėsi ka se si mund tė jetė veshur. Ndoshta, si civil me mushamanė e mbyllur deri nė grykė, kapele tė gjelbėr, sytė fshehur prapa gjyslykėve, pėrmes tė cilėve hedh vėshtrimin e pėrqendruar deri kėtu.
    Hapi derėn.
    - A, qenke ti, - dėgjoi zėrin e sė ėmės. - Mirė qė erdhe.
    - Ti e dije se do kthehesha vonė, - tha Pietro.
    - Mirė, mirė, por mbeta duke tė pritur. S'mė mbante vendi... As vetė nuk e di pse... Lajmet... Ata gjeneralėt po komandojnė pėrsėri ushtrinė e bundesverit... kėrkuan tė provojnė se kanė pasur tė drejtė...
    - Dhe ti me kėto gjėra! - thirri Pietro. - E di ē'thotė Korradua? Tė gjithėve na vret vėshtrimi i nazistėve. Prandaj tė gjithė jemi si me nerva... - dhe vuri buzėn nė gaz, sikur ato qė tha tė ishin vetėm mendimet e Korrados.
    Nėna kaloi ngadalė dorėn nė fytyrėn e saj.
    - Mė thuaj, Pietro, a do ketė luftė? A do bėjė vaki qė ata pėrsėri tė vijnė tek ne si okupatorė?
    Pietro foli me veten e tij: «Ja, deri para disa kohėsh, s'kishim asgjė tė qartė, megjithėse nazistėt gjermanė, gjatė luftės, treguan fytyrėn e vėrtetė tė tyre, ndėrsa tani e dimė mirė se njė luftė e re do tė ketė vetėm njė fytyrė - fytyrėn e vrasėsve fashistė dhe shkatėrrimin e tyre tė plotė».
    Pas darkės, Pietro doli nga shtėpia. Nė rrugė binte shi.
    - Dėgjo, Pietro, - tha nėna.
    - Ē'ke mama?
    - Ku vete nė kėtė kohė tė keqe?
    - Pse, ē'ke ti? Frikė?
    - Jo, vetėm kthehu sa mė shpejt...
    - Mama, unė tani s'jam mė fėmijė.
    - E di, bir, e di... Rrugė e mbarė.
    Ajo qėndroi derisa Pietro pėrplasi portėn. Me ngadalė mbylli derėn. Pas dritares binte shi. Ndoshta edhe atje, nė Gjermaninė e largėt, pas Alpeve, ėshtė duke rėnė shi. Ndoshta, nė kėtė orė, ai SS-i, qė i rrėmbeu tė birin, vete nė takim me ish-hitlerianėt, veshur me mushamanė e zezė, mushamanė e vjetėr ushtarake. Natyrisht, ėshtė qesharake tė shqetėsohesh e tė prishėsh rehatinė e netėve kot; ndofta, dhe pas njė viti s'ka pėr tė ndodhur asgjė, jeta do vazhdojė rrjedhėn e saj tė zakonshme. Por edhe nė kohėn e luftės takoheshin net tė qeta, megjithatė tė gjithė i shqetėsonte pyetja: «Ē'do tė ndodhė nesėr?
    I biri kishte kohė qė kishte dalė, por ajo vazhdonte tė qėndronte pranė dritares. Pėrjashta binte shi.
    Dhe nė kėtė errėsirė, pėrmes gjithė Evropės sė lagur nga shiu, ajo dalloi vėshtrimin e syve tė armiqve tė vjetėr. «Po, i shikoj sytė e tyre; por edhe ata, ama, i shikojnė sytė tanė». Ajo qėndronte nė dritare, me trupin drejt dhe me sy tė ngulur nė errėsirėn e natės...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •