Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Mihail A. Shollohov

    MIHAIL A. SHOLLOHOV
    (1905-1984)


    Mihail Aleksandroviē Shollohov u lind mė 1905, nė Kamenskajė tė Rusisė. Gjatė luftės civile, luftoi nė anėn e revolucionarėve dhe mė 1922 shkon nė Moskė pėr t’u bėrė gazetar. Nė tė njėjtin vit fillon tė shkruajė romanin, qė do ta bėnte tė famshėm: “Doni i qetė”, (1928-1940). Mė vonė publikon romanin: “Tokat e ēara”, (1932-1960).
    Mė 1939 bėhet anėtar i Akademisė Sovjetike tė shkencave. I jepet Ēmimi Nobel pėr Letėrsinė mė 1965.

    Pėrktheu Eqerem Biba


    KOMISARI I GRUMBULLIMEVE


    I


    Nė rajon kishte ardhur komisari i rrethit pėr grumbullimet.
    Ai rrudhi fytyrėn dinake, qė e kishte rruar sa e kishte bėrė gjak dhe foli shpejt e shpejt:
    - Nė bazė tė tė dhėnave tė statistikės, nga krahina juaj duhet tė marrim 25.000 pud grurė. Shoku Bodjagin, unė ju zgjodha komisar krahinor pėr grumbullimet, se mora parasysh qė jeni njė punėtor energjik dhe i pakursyer. Kam besim tek ju. Ka njė muaj afat... Pėr ca ditė gjyqi do tė transferohet kėtu. Sa pėr grurė, ushtria dhe qendra kanė nevojė gjer kėtu, e shikoni?... - i ra me forcė fikthit tė mprehtė e tėrė qime, dhe shtrėngoi dhėmbėt fort! - Pushkatohet kush e fsheh me qėllim!
    Tundi kokėn e tij tė rruar toē dhe iku.


    II


    Shtyllat e telegrafit, qė shkonin e bridhnin si trumcakė rreth e rrotull asaj krahine, thoshin: rekuizim!
    Nėpėr hutore e stanica, kozakėt qė prodhonin grurė e shtrėnguan edhe mė shumė barkun me brezat e tyre tė qėndisura dhe thanė tė gjithė sė bashku pa ngurruar:
    - Tė japim grurin falas? Kurrėn e kurrės!. ..
    Nė vathat, nė rrugėn e hutorit, kudo qė tė hidhje sytė, nė mes tė natės, kėrcisnin arkat, se po fshihnin nė dhe me dhjetėra e qindra pud grurė tė shkoqur. Kushdo e dinte se ku e si e kishte fshehur fqinji grurin e tij.
    Askush s'bėnte zė ....
    Bodjagini me repartin e rekuizimit vinte vėrdallė atij rrethi. Dėbora kėrciste nėn rrotat e karrocės qė linte pas vathat e zbardhura nga bryma. Po ngrysej. Stanica ishte si gjithė stanicat e tjera, po veēanėrisht pėr Bodjaginin kjo ishte shumė e dashur: kėtu ai kishte lindur. Sadoqė kishin kaluar gjashtė vjet, prapseprapė ajo s'kishte ndryshuar fare.
    Ja si kishte ndodhur: njė ditė tė nxehtė korriku, mezhdat e arave ishin mbushur tėrė luleshqerre tė verdha, qe tamam koha e korrjes. Ai Ignat Bodjagini ishte akoma katėrmbėdhjetė vjeē. Po korrte bashkė me tė atin e me argatin. Po, ja, papritur e papandehur i ati rrahu argatin sepse i theu njė dhėmb sfurkut; Ignati iu afrua tė atit dy hapa larg dhe i tha duke kėrcitur dhėmbėt:
    - Je maskara, baba...
    - Unė?!
    - Po, ti...
    Me njė grusht i ati e pėrmbysi pėrdhe Ignatin dhe e rrahu pėr vdekje me rripin e qinglės. Mbrėmjeve, kur u kthye nė shtėpi nga ara, i ati vajti nė kopėsht dhe preu njė thupėr vishnje, e qėroi mirė e mirė dhe pastaj, si fėrkoi mjekrėn, ia dha Ignatit dhe i tha:
    - Shko, biri im, bjeri rrotull botės pėr kismet dhe ktheu kėtu vetėm kur tė kesh vėnė pak mend nė kokė... dhe vuri buzėn nė gaz.
    Kėshtu kishte ndodhur dhe ja, tani po nget arabanė pranė gardheve, lė, pas ēatitė prej kashte dhe kanatat me bojė... Bodjagini ua nguli sytė parmakėve tė kopėshtit para shtėpisė sė tė atit dhe gjelit prej teneqeje sipėr ēatisė me krahė hapur sikur tė kėndonte kikiki nė heshtje, ndjeu sikur diēka iu mblodh lėmsh nė grykė dhe po ia merrte frymėn. Mbrėmjeve, e pyeti tė .zotin e shtėpisė:
    - A rron akoma plaku Bodjagin?
    I zoti i shtėpisė, qė po ndreqte takėmet e kalit, me gishtėrinjtė e tij tėrė zift, lidhi lelen me spango dhe picėrroi sytė:
    - Po pasurohet gjithnjė e mė tepėr mori njė grua tė re, se plaka ka kohė qė i ka vdekur Djalit s'i dihet as nami as nishani dhe ai qerrata plak nuk i lė rehat gratė e ushtarėve...
    Pastaj u bė mė hijerėndė dhe shtoi:
    - Ama, si bujk s'ke ē'i thua, s'ta ka shokun!... Mos e kini mik?
    Nė mėngjes, tek po hante, kryetari i sesionit tė gjyqit shėtitės revolucionar tha kėto fjalė:
    - Nė mbledhjen e djeshme dy kulakė i nxitėn kozakėt tė mos e dorėzojnė grurin... Nė kontrollin qė u bė ata kundėrshtuan dhe rrahėn dy ushtarė tė kuq. Do t'u bėjmė njė gjyq qė tė jetė shembull dhe do t'u japim gjysmėn e lekut...


    III


    Kryetari i gjyqit ishte njė butexhi, qė nga skena e ulėt e shtėpisė sė kulturės hodhi fjalėn sikur po i vinte kades njė rreth i ri: - Pushkatim!
    Tė dy kulakėt i shpunė te dera... Bodjagini e njohu se i dyti ishte babai i tij. Mjekra e kuqėrreme dhe si patkua i qe thinjur vetėm nė majė. E ndoqi me sy atė zverk tė djegur nga dielli dhe doli pas tij.
    Nė hajat, i tha oficerit tė rojės:
    - Pa ma thirr pakėz atė mė plakun.
    Plaku erdhi duke kėrrusur supet si i turpėruar; e njohu tė birin dhe sytė i nxuarėn xixa, qė pastaj u shuan. Picėrroi sytė, nėn vetullat e tij tė shpupurishura:
    - Me tė kuqtė, biro?
    - Po, me ata, baba.
    - Po-o-o. - Dhe i ktheu sytė nga ana tjetėr.
    Heshtėn.
    - Kemi gjashtė vjet qė s'jemi parė, baba, dhe s'ke gjė tė mė thuash?
    Plaku rrudhi hundėn si me zemėrim.
    - Eh, ē'tė them... Rrugėt tona janė tani tė ndryshme. Unė, qė mbroj pasurin time, do pushkatohem; unė, sepse nuk lė njeri tė hyjė nė grurin tim, qenkam njė armik. Pėrkundrazi, kush vjen e shtie duart nė sėndukėt e tė tjerėve, ai vepron sipas ligjit, apo jo? Plaēkisni: ju kini arėn dhe gurin nė dorė.
    Bodjaginit, komisarit tė grumbullimit, i qe bėrė mavi lėkura nė mollėzat e faqeve.
    - Ne nuk plaēkitim tė varfėrit, po u vėmė fshesėn atyre qė e kanė grumbulluar me djersėn e tė tjerėve. Ti je i pari, qė tėrė jetėn tėnde ua ke pirė gjakun argatėve!
    - Kam punuar vetė natė e ditė; s'jam sorollatur poshtė e lartė nėpėr botė, siē ke bėrė ti!
    - Kush ka punuar e do pushtetin e punėtorėve dhe tė fshatarėve, kurse ti e ke pritur me ēomange... As i lė t'i afrohen gardhit tėnd... Prandaj do zhdukesh nga faqja e dheut!
    Plakut iu zu fryma sikur po hiqte shpirt... dhe tha me zė tė ngjirur, sikur po e kėpuste atė perin e hollė tė dashurisė, qė gjer nė atė ēast i lidhte akoma:
    - Ti s'je im bir, dhe as unė babai yt. Pėr kėto fjalė qė nxore nga goja kundėr tyt eti, qofsh tri herė i mallkuar! - Pėshtyu dhe u nis pa bėrė zė. Pastaj ktheu kokėn me rrėmbim dhe s'e mbajti dot, po shfreu tėrė inatin e tij: - kij mendjen, Ingaēka! Sikur tė na qėllojė tė takohemi, do tė ta... tėt ėmė! Nga Hoprona po vijnė plot kozakė dhe ata do ta pėrmbysin pushtetin tuaj! Po nuk vdiqa, po mė ruajti Shėn Mėria, do tė ta marr shpirtin me dorėn time...
    Mbrėmjeve, prapa stanicės, matanė mullirit me erė, tek njė rrėpirė toke ku hidhnin kafshėt e ngordhura, u mblodh njerėzia. Komandanti Teslenko shkundi llullėn dhe tha shkurt:
    - Afrojuni mė tepėr nga honi...
    Bodjagini hodhi sytė nga njė sajė qė po ēante vija-vija dėborėn buzė rrugės, pastaj tha me njė zė tė mbytur:
    - Mos mė mbaj mėri, baba... Priste njė pėrgjigje. Heshtje.
    - Njė... dy... tre!
    Kali i sajės, matanė mullirit me erė, u praps; saja u drodh mbi rrugėn me gropa, dhe ajo njollė gjaku nė atė buzė tė greminės luhati njė copė herė nė ēarēafin e bardhė tė dėborės.


    IV


    Shtyllat e telegrafit, qė shkonin e bridhnin si trumcakė rreth e rrotull asaj krahine, thoshin: kryengritja plasi nė Hopro. Komitetet Ekzekutive u dogjėn. Nga bashkėpunėtorėt e pushtetit ca u vranė, ca morėn arratinė.
    Reparti i rekuizimeve u nis pėr nė rajon. Kėtu nė stanicė, mbetėn pėr njėzetekatėr orė vetėm Bodjagini dhe kryetari i gjyqit Teslenko. Ata bėnė ēmos qė tė nisnin shpejt e shpejt pėr nė qendrat e grumbullimit qerret e fundit tė ngarkuara me grurė. Qė nė mėngjes kishte zėnė stuhia. Frynte njė erė e ftohtė: qielli ishte mbuluar me njė re tymi dhe njė pluhur i pėrhimtė e mbulonte stanicėn. Ndaj nate, aty tek sheshi, mbėrritėn trokthi njėzet veta kaluar. Nė atė stanicė tė zhytur nė pirgjet e dėborės u pėrhapėn tingujt e kushtrimit. Hingėllima kuajsh, lehje qensh, tinguj tė ngjirur kambanash dėgjoheshin kudo.
    Kryengritje.
    Atje nė kodėr, matanė njė gomileje varri tė motshėm qė dukej si njė kafkė boshe dhe tullace, dolėn dy kalorės, qė ishin bėrė qull nė djersė. Pėrposh, tek ura, kėrcisnin thundrat e kuajve. Njė mori kalorėsish. I pari i tyre, me njė kapele oficeri, i ra me kamxhik pelės sė tij prej race, me kėmbė tė gjata.
    - S'kanė ku venė komunistėt!
    Matanė gomilės Teslenkua, njė ukrainas me mustaqe qė i vareshin, ia tundi frerin kalit tė tij kirkiz tė vogėl:
    - Do tė na mbėrrijnė, djalli t'i marrė!
    U “mėshoni” kuajve. Ju e dini se kodra shtrihet nja tridhjetė vjorsta.
    Kalorėsit derdheshin prapa tyre si lavė. Nata pllakosi andej nga perėndimi, matanė mezhdės... Tre vjorsta larg stanicės, brenda njė lugine, nė njė pirg dėbore tė shpupurishur, Bodjagini vuri re njė njeri. Iu afrua trokthi dhe thirri me zė tė ngjirur:
    - Ē'djall bėn kėtu?
    Njė kalama fare i vogėl, i verdhė dyllė nė fytyrė, brofi nė kėmbė. Bodjagini vringėlliti kėrbaēin; kali u harlis dhe mezi u mbajt pėrpara kalamanit.
    - Dashke tė vdesėsh sė ftohti, more djall? Ē'tė solli kėtu? - e pyeti Bodjagini.
    I zbriti pastaj kalit, u kėrrus dhe dėgjoi njė murmuritje tė lehtė:
    - Xhaxho, kam ngrirė... Jam jetim... sorollatem dhe rroj me lėmoshė. Akull e kallkan, hodhi nė kokė kindin e njė bluze tė grisur gruaje dhe s'pipėtiu fare.
    Bodjagini, pa nxjerrė asnjė fjalė nga goja, zbėrtheu xhubenė dhe me cepin e saj mbėshtolli atė trup tė vogėl e tė dobėt, pastaj mezi i hipi kalit, qė hidhte hickėla.
    U nisėn. Ēuni, qė ishte nėn xhubenė, qėndronte kruspull, ngrohej pak e nga pak dhe mbahej fort tek rripi. Kuajt shpejtonin vrapin, rėnkonin, shfrynin me tėrbim, se e ndjenin qė edhe kuajt e tjerė nga pas po ngisnin shumė.
    Midis tufanit qė ulėrinte, Teslenkua e kapi nga krifa kalin e Bodjeginit dhe i thirri:
    - Hidhe atė kalama! A nuk dėgjon, mor qen bir qeni? Hidhe, se na zunė! - Duke sharė zot e soj e sorollop, filloi t'i bjerė me kamxhik duarve mavi tė Bodjaginit. - Po na zunė, na bėnė copė-copė! Tė martė lumi ty bashkė me atė shejtanin e vogėl!...
    Tė dy kuajt ecnin barabar duke nxjerrė shkumė nga goja. Teslenkua u ra duarve tė Bodjaginit sa u nxori gjak. Me gishtėrinjtė e ngrirė ai shtrėngonte atė trup tė vogėl dhe tė flashkėt; ndėrkaq mblidhte frerin pas vetes dhe kėrkonte me dorė nagantin.
    - S'e lėshoj nga dora kėtė ēilimi, e shpėtova, se po vdiste sė ftohti! Hiqmu, kėrmė, se tė vrava.
    Atėherė ukrainasi mustaqethinjur e ndaloi kalin dhe qau me zė:
    - Nuk shpėtojmė dot! E pat!...
    Gishtėrinjtė sikur nuk i kishte tė tij, se nuk i urdhėronte mė. Bodjagini kėrciste dhėmbėt tek po lidhte ēunin nė shalė me rripin e tij. Kur pa se e kishte lidhur mirė, vuri buzėn nė gaz:
    - Mbahu pas krifės, mor picirruk!
    Teslenkua u ra vitheve tė djersitura tė kalit me millin e kėlliēit, futi gishtėrinjtė nė gojė nėn mustaqet e tij tė varura dhe nxori njė fishkėllimė tė mprehtė dhe shurdhuese. Pastaj, pėr njė copė herė, ndenjėn dhe vėshtruan kuajt, qė po rendnin me tė katra, e tė lehtėsuar, se s'i kishin mė kalorėsit e tyre pėrsipėr. Ata u shtrinė pėrdhe njėri pas tjetrit. Pastaj i pritėn me njė breshėr plumbash ato kapela lėkure, qė sapo u dukėn majė kodrinės...

    Mbetėn aty tė shtrirė tri ditė e tri net. Teslenkos, nė brekėt prej pėlhure tė trashė e tė ndyrė, i dukej njė goxha shuk dhe goja e ēarė gjer tek veshėt, i qe mbushur me flluska e gjak tė mpiksur. Bodjaginit, nė gjoksin lakuriq, i kėrcenin pa frikė ca zogj ēafkalorė tė stepės. Nė barkun e ējerrė dhe me zgavrat e syve tė tij ata hanin sqep mė sqep kokrrat e elbit tė zi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    o kapso na kenaqe me kto shkrimet lale : )
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #3

    pergjigje

    Rrofsh Endless!

  4. #4

    Mihail A. Shollohov

    Pėrktheu Eqerem Biba


    KY ĖSHTĖ GJAK SHlBALLOKU



    - Ti je grua me shkollė, me syza, dhe kjo s'tė hyka nė kokė... E ku nė dreq tė vete me kėtė?...
    Skuadra jonė ndodhet dyzet vjorsta larg sė kėtejmi; unė erdha kėtu nė kėmbė dhe kėtė e solla nė krah. A nuk e sheh si mė janė rrjepur kėmbėt? Me qė ti qėnke drejtoresha e kėsaj shtėpie fėmijėsh, pranoje pra, edhe kėtė! Ē'mė thua, s'ka vend? Po unė ku ta shpie? Kam hequr tė zitė e ullirit me tė! Ma ka prurė shpirtin nė majė tė hundės, s'durohet mė... Mirėpo, e dini... ėshtė im bir, ėshtė gjaku im... U bė dy vjeē, po tė ėmėn s'e ka. Me tė ėmėn na ka ndodhur vėrtet njė mesele e rrallė... Po deshe, edhe mund ta tregoj, e pse jo? Dy vjet mė parė ndodhesha nė njė sotnia,* qė qe ngarkuar me mision tė posaēėm. Ndiqnim asokohe, nėpėr stanicat e sipėrme tė Donit, bandėn e Ignatievit. Mua mė kishin dhėnė mitrolozin. Njė ditė prej ditėsh, dalim nga njė hutor; rreth e rrotull shtrihej stepa e zhveshur, si njė kokė tullace, dhe ajo vapė s'qe parė ndonjėherė. Kapėrcyem njė kodrinė dhe zumė tė zbresim nė njė zabel tė vogėl. Unė isha nė krye mbi njė karro. Vėshtroj, dhe aty pranė, mbi njė gėrxhe ėshtė shtrirė pėrdhe njė njeri qė duket si grua. Ndaloj menjėherė kuajt dhe i drejtoj pėr tek ajo.
    Asgjė e rallė, ishte njė grua qė rrinte me turiēkat pėrpjetė dhe me fundin e fustanit tė pėrveshur gjer afėr kokės. Zbres, vėshtroj, ishte e gjallė, merrte frymė... ia futa kėlliēin ndėr dhėmbė, pastaj mė erdhi keq; e spėrkata me pak ujė nga paguri dhe gruaja e mori veten. Nė kėtė ēast u afruan me kuajt edhe kozakėt e sotnias, dhe zunė ta pyesin:
    - Turp e pėr faqe tė zezė! Ē'rri ashtu shtrirė afėr xhadesė me kėmbė pėrpjetė?
    Ajo vuri kujėn si ato gratė qė qajnė tė vdekurit.
    Mė sė fundi mezi e kuptuam se bandat e kishin rrėmbyer nė rrethet e Astrakanit dhe e kishin marrė me vete nė karrot e tyre; pastaj kėtu e kishin turpėruar dhe, siē ėshtė zakon, e kishin hedhur nė rrugė tė madhe... Atėherė u them kozakėve:
    - Vėllezėr, mė lejoni ta marr nė karron time, meqė edhe kjo paska vuajtur nga ato banda!
    Kur mė dėgjuan qė fola kėshtu, tėrė sotnia u ngrit nė kėmbė:
    - Merre, Shiballok, nė karron tėnde! Kėto gratė kanė shtatė shpirtra, kėrmat! Le ta marrė njė herė veten, pastaj shohim e bėjmė!
    Ē'kujton ti? Sadoqė unė s'i adhuroj e nuk u marr erė fustaneve tė grave, mė erdhi keq pėr tė dhe e mora me vete pėr tė larė gjynahet... Qėndroi me ne dhe u mėsua: herė lante zhelet e kozakėve, herė arnonte pantallonat e ndonjėrit; shkurt na u bė nikoqire shtėpie pėr tėrė sotnian. Po neve sikur nga vinte turp tė mbanim njė grua nė sotnia. Kryetari ynė e shante me plot gojėn:
    - Duhet kapur nga bishti, kjo kurvė, dhe vėrvitur sė prapthi nė hava! .
    Po mua mė vinte gjithnjė keq, aq keq sa s'ta tregoj dot. Prandaj zura t'i flas: .
    - Largohu sė kėtejmi, Daria, me tė mirė; ndryshe, ia ku ta them unė, do tė marrėsh ndonjė derr-o-plumb e pastaj do tė qash...
    Asaj s'iu mbajtėn lotėt dhe bėrtiti me tė madhe: - Pushkatomėni nė vend, kozakė tė dashur, se unė nuk ndahem prej jush!
    Pas ca kohe vranė karrocierin, dhe atėherė ajo u hodh e tha:
    - A po mė merr mua pėr karrocier? Edhe unė di t'i ngas kuajt dhe, tė siguroj se s'bie mė poshtė se tė tjerėt.
    Atėherė unė ia dorėzova frerėt.
    - Kur tė jemi nė luftė, po s'e ktheve vrik karron prapsht, - i them, - hiqja vetes mė mirė, se s'tė lė pa ta marrė shpirtin!
    I habiti gjithė ata kozakė tė regjur nė shėrbimin ushtarak, aq e zonja ishte si karrociere. Gjynah qė ishte femėr, sepse sa pėr kuajt, merrte vesh mė mirė se ēdo kozak tjetėr. Sa e sa herė, nė fushėn e betejės, sulej me atė karro, sa edhe vetė kuajt ngriheshin pėrpjetė me tė dy kėmbėt e para. Sa shkonte, edhe mė e zonja bėhej... Zuri tė na i merrte mendjen edhe neve. Shkurt (siē kuptohet vetvetiu) na u mbars. Shumė vuajnė gratė nga ne burrat! Vazhduam ta ndjekim bandėn pėr tetė muaj me radhė. Kozakėt e sotnias mė qesėndisnin:
    - Shiko, Shiballok, sa u ngjall dhe u fry karrocieri yt! Qė kur po ha bukėn e qeverisė, s'e nxė as pupeja!
    Njė ditė prej ditėsh na u desh t'i bėjmė ballė armikut nė njė vend tė rrezikshėm. Na qenź mbaruar fishekėt dhe s'kishim mjete pėr t'u furnizuar. Banda qe vendosur nė njė anė tė hutorit, ne nė anėn tjetėr. Qė s'kishim fishekė, kėtė gjė ua mbanim shumė tė fshehur banorėve. Po ia ku na pllakosi njė tradhti: nė mes tė natės unė isha roje dhe dėgjoj qė buēet toka. Si njė ortek na sulen nga njėra anėn e hutorit qė tė na rrethojnė. Na turren si nė dasėm, bile guxojnė edhe tė na bėrtasin:
    - Dorėzohuni, kozakė tė kuq pa fishekė! Ndryshe, vėllezėr, do t'ua ndreqim samarin!
    Vėrtet na katandisėn si mos mė keq... Na e punuan aq mirė, sa kush kishte kalin mė tė shpejtė ia mbathi nėpėr kodrinat. Mėngjesin tjetėr, u mblodhėm nja pesėmbėdhjetė vjorsta larg hutorit nė njė pyll, po mungonin mė shumė se gjysma nga tanėt. Ca kishin ikur nga sytė kėmbėt, tė tjerėt ishin katandisur si mos mė keq. M'u bė zemra vrer: aty rreth e rrotull s'kishte asnjė banesė, kurse Darja ndjente dhimbje tė tmerrshme. Kishte vrapuar tėrė natėn kaluar dhe kishte ndryshuar krejt, ishte nxirė nė fytyrė. E pashė qė u vėrtit pak rreth nesh, pastaj u largua nga fushimi dhe u fut nė pyll, nė pjesėn mė tė dendur. Atėherė pikasa diēka dhe iu qepa kėmba-kėmbės. Vajti e u fut nė njė rrėpirė tė mbuluar me ca pemė tė rrėzuara nga era; atje gjeti njė guzė tė ngrėnė nga uji dhe, si njė ulkonjė, mblodhi gjethet e rėna dhe u shtri mė parė pėrmbys, pastaj nė shpinė. Pėrpiqej si klloēkė, e kishin zėnė tė prerat. Unė, prapa njė kaēube, qėndroja i strukur pa luajtur as gishtin dhe e vėshtroja nėpėr degėt e pemėve... Ajo rėnkonte e rėnkonte, pastaj nxirrte klithma njėra pas tjetrės dhe lotėt i rridhnin nėpėr faqe; u bė dyll nė fytyrė, sytė iu zgurdulluan dhe po dridhej e tėra sikur ia pat ajo punė. Njė kozak s'para merr vesh nga kėto gjėra, mirėpo e shoh qė ajo grua s'po pjell dot, do tė vdesė... Vendosa dhe kapėrceva kaēuben, renda pranė saj, dhe m'u shkrep ta ndihmoj edhe unė me atė timen. U kėrrusa mbi tė pėrvesha mėngėt dhe ndėrkaq mė pushtoi njė ankth, njė pėrpėlitje dhe u bėra qull me djersė. Mė kishte qėlluar, tė vrisja njerėz dhe se kisha fare pėr pesė; po, kėtu, lere se ē’mė gjeti! Ndėrsa unė po vėrtitesha kėshtu rreth saj, ajo i pushoi klithmat dhe, papritur e pakuptuar nxori nga goja kėto pallavra:
    - A e di, Jasha, kush e lajmėroi bandėn qė ne ishim pa asnjė fishek? - Dhe m'i nguli sytė, hijerėndė.
    - Kush qe? - e pyes.
    - Unė.
    - A, moj qelbėsirė, mos tė kafshoi ndonjė qen i tėrbuar qė flet kėshtu pėrēart? S'ėshtė koha tė dėrdėllisėsh kėshtu kot. Mbyll gojėn dhe rri urtė!...
    Po ajo llapte pėrsėri:
    - Po e shoh vdekjen me sy; duhet qė ty, Jasha, tė t'i rrėfej fajet e mia... Ti nuk e di ē'nėpėrkė ke shtrėnguar nė gji....
    - Hajt, rrėfemi pra, - i them, - qė djalli tė tė marrtė! Atėherė ajo m'i zbuloi tė tėra. Fliste dhe pėrpiqte kokėn pėrdhe.
    - Unė, nė bandė vajta vetė, se desha dhe kisha lidhje me kryetarin e saj, me Ignatievin... Njė vit mė parė, mė kishin dėrguar enkas nė sotnian tuaj, qė t'u dėrgoja gjithfarė informatash dhe vetėm pėr mos ta kuptuar ju, u shtira se mė dhunuan... Tani po vdes; edhe pėr pak, e do ta kisha shfarosur tėrė sotnian...
    Kur e dėgjova kėshtu, zemra mė rrahu me vrull nė kraharor e s'e mbajta dot mė veten: ia hoqa njė shkelm dhe i nxora gjak nga goja. Po nė kėtė ēast e zunė prap tė prerat; e ē'tė shoh? Nėpėr shalė i doli njė fėmijė... Tėrė i lagur, ra aty pėrdhe e pėrpėlitej si njė kaēorr ndėr dhėmbėt e njė dhelpre... Kurse ajo, Darja, hem qante hem qeshte, gjarpėrohej nėpėr kėmbėt e mia dhe nuk mė shkulej... Unė i ktheva krahėt dhe e lashė atje si dėng pa markė qė tė shkoj nė Sotnian. Me tė mbėrritur, u thashė kozakėve: a e dini, kėshtu e kėshtu...
    U bė njė mishmash qė s'ta pret mendja. Aty pėr aty, deshėn tė mė vrisnin, po pastaj mė thanė.
    - Ti ngule kėmbė ta marrėsh, Shiballok, dhe ti duhet ta qėrosh atė dhe tė birin e porsalindur; ndryshe, ta marrim shpirtin me kėrbaē!
    Atėherė u rashė mė gjunjė dhe u pėrgjigja: “Vėllezėr! Qė ta mbys atė, e mbys e s'pyes fare, jo nga frika juaj, po pse ėshtė e drejtė, pėr hir tė gjithė atyre vėllezėrve e shokėve qė dhanė jetėn nga tradhtia e saj; ama, le t'iu vijė keq pėr fėmijėn. Me atė grua, kėtė fėmijė e kam pėrgjysmė, se ky ėshtė gjaku im; le ta lėmė pra tė rrojė! Ju tė tjerėt kini gra e fėmijė, po unė s'kam njeri pėrveē tij...”
    Ja kėrkova kėtė tė mirė sotnias dhe u ula e putha tokėn. Atyre, mė nė fund, u erdhi keq pėr mua e mė thanė:
    - Mirė, ashtu qoftė! Kushedi mbase ky rasati yt bėhet i madh dhe njė mitraljer trim, tamam si ti, mor Shiballok! Ama, gruas tė mos i mbetet as nami as nishani!
    U ktheva te Darja. Qe ulur atje, ishte pispillosur mirė e bukur dhe po mbante fėmijėn nė prehėr.
    I thashė:
    "S'tė lė t'i japėsh sisė kėsaj fėmije, sadoqė lindi nė njė kohė mynxyrė, nejse, po qumėshtin e sė ėmės nuk do ta vėrė fare nė gojė. Po ty, Darja, duhet tė tė vras, se ti je kundėr pushtetit tonė sovjetik. Ktheje shpinėn nga rrėpira!"
    - Jasha, po fėmija? Ky ėshtė mishi yt. Po mė vrave mua, edhe ai do vdesė, se do t'i mungojė sisa. Lėma ta rris dhe, kur t'ia heq gjirin, atėherė vramė.
    "Jo, - i thashė, - sotnia vendosi tė mė dėnojė rėndė.
    Nuk mundem tė tė lė tė gjallė; sa pėr fėmijėn, mos u bėj merak fare. Do ta rris dhe do ta bėj goxha burrė, me qumėshtin e pelės do ta ushqej, s'do ta lė, jo, ta rrėmbejė vdekja.
    Pastaj u largova dy hapa, ngrita dyfekun dhe ajo, ndėrkaq, mė pushtonte kėmbėt dhe mė puthte ēizmet...
    Si mbarova punėn, erdha te sotnia pa e kthyer kokėn prapa qė tė vėshtroj, mė dridheshin duart, s'i mbaja dot kėmbėt dhe fėmija mė rrėshqiste si ngjalė; siē ishte lakuriq mėnt mė ra nga duart...
    Pesė ditė mė vonė kaluam prap nga ai vend. Atje nė pyll, u dukėn njė re korbash... Ma hėngri shpirtin kjo fėmijė!
    - Merre nga kėmbėt dhe vėrvite nėn rrota! Pse vuan aq shumė me tė, mor Shiballok? - mė thoshin shpesh herė kozakėt.
    Po mua gjithnjė mė ka ardhur keq pėr kėtė qerrata. Mė kujtohet se thoshja me vete: “Kushedi, do tė bėhet i madh, tė atit do t'i jenė dėrmuar kockat dhe atėherė i biri do ta mbrojė pushtetin sovjetik... Do tė kujtohet kėshtu gjithmonė Jakov Shiballoku, nuk do tė humbasė si ndonjė hidhės i egėr, do tė lėrė trashėgimtar... A do tė mė besosh, moj shoqe e dashur, se vetėm pėr tė kam qarė pėr herėn e parė, kurse gjer atėherė s'kam ditur kurrė ē'janė lotėt. Nė sotnian tonė polli njė pelė, mėzin e rrėzuam me njė plumb nė lule tė ballit dhe qumėshtin e pėrdorėm pėr djalin. Nė fillim s'e kapte dot sisėn, pastaj u mėsua dhe e thithte atė majėn e sisės tamam siē bėn ēdo fėmijė me gjirin e sė ėmės.
    Kėmishėn ia qepa nga njė palė brekėsh qė vishja.
    Kėto kohėt e fundit, sikur ju shkurtua pakėz, po s'ka gjė, edhe kėshtu mund tė shkojė...
    Ja, tani, mendoje vetė: ku ta thyej qafėn me kėtė nė krahė? Qenka shumė i vogėl thua? Shiko se kupton qė ē'ke me tė dhe ha tamam si tė mėdhenjtė... Na, merre dhe mos e lėr tė vuajė, mė! A ma merr?... Oh, ta di vėrtet tė faleminderit shoqe!... Dhe unė sapo tė kem shkatėrruar atė bandėn e Fominit, po vij me njė frymė ta shoh.
    Mirupafshim, biri im, gjaku i Shiballokut... Rritu!
    Ah, qen bir qeni, punė janė kėto qė t'ia shkulėsh mjekrėn babait? A nuk tė kam mbajtur mirė? A nuk tė kam nanuritur sa kam plasur, e tani, nė ēastin e fundit, po mė hakėrrohesh? Hajt, para se tė ndahemi, lermė tė ta puth njė herė toēin e kokės...
    Ti mos u sėkėlldis, moj shoqe e dashur, kujton se do gėrthasė? Jo-o-o... Ai ėshtė biri i njė bolsheviku tė vėrtetė, pėr tė kafshuar, kafshon (mos i fshehim gjynahet), po njė pikė loti kėtij s'i del nga sytė!...

    ---------------------------------------------------------------------------
    * Sotnia- Repart ushtarak prej 100 kalorėsish.

  5. #5

    Mihail A. Shollohov

    Pėrktheu Eqerem Biba



    MĖZI




    Nė mes tė ditės, prapa njė mullari me pleh e miza ngjyrė smeraldi, ai doli jashtė nga barku i sė ėmės, me kokėn pėrpara dhe me kėmbėt e para tė ndehura; nė atė kohė, ra thikė mbi tė njė shuk i ftohtė shrapneli tė shuar. Gjėmimi, qė buēiti, e pėrplasi atė trup tė vockėl e tė njomė nėpėr kėmbėt sė ėmės, Tmerrin provoi ai pėr herė tė parė nė kėtė tokė! Njė mori ciflash ra nė ēatinė me tjegulla tė stallės si rrapėllimė breshėri dhe, duke spėrkatur lehtas vendin, e bėri tė brofė nė kėmbė tė ėmėn e mėzit, pelėn kulle tė Trofimit; por, ajo pastaj, si hingėlliu pak, u shtri pėrsėri me ijen e dirsur pas atij mullari shpėtimtar.
    Mė vonė pllakosi heshtja; nė atė heshtje tė madhe, mizat filluan tė zhukasin edhe mė tepėr; gjeli, nga krisma e topit, nuk guxoi tė hidhej sipėr gardhit, po qė prapa hajatit rrahu njė herė krahėt, pastaj edhe njė herė tjetėr e nisi tė kėndojė me zė tė ngjirur, pa fodullėk. Nga shtėpia u dėgjua rėnkimi i thellė i mitraljerit tė plagosur; hera-herė ai klithte me njė zė tė ngjirur e tė mbytur, duke pėrzierė tė bėrtiturat me plot tė shara, Bletėt zhukatnin nė kopshtin buzė xhadesė mbi mėndafshin e kuq tė lulenuseve. Matanė stanicės, nga livadhi, dėgjohej njė mitroloz qė po e mbaronte tėrė shiritin, dhe, nė kohėn midis tė shtėnės sė parė dhe tė dytės, me ngazėllim mallėngjyes, pela lėpinte vogėlushin e saj tė parė, por ai, duke preku sisėn e fryrė tė sė ėmės ndjeu pėr tė parėn herė pėrkėdheljet dhe afshin e jetės.
    Kur gjylja e dytė ra prapa lėmit, Trofimi doli nga shtėpia duke pėrplasur derėn dhe shkoi pėr nė stallė. Tek i vinte vėrdallė mullarit tė plehut, vuri dorėn nė sytė qė tė. mbante diellin dhe, me tė parė atė mėz, qė po dridhej e po thithte sisėn e pelės sė tij kulle, kėrkoi nė xhep si i hutuar, me gishtėrinjtė e tij tė hollė, qesen e duhanit; pastaj, si drodhi cigaren, mezi nxori kėto fjalė nga goja:
    -A-ah!... Domethėnė polle, ė? Ama kohė tė bukur gjete, s'ke ē'thua! -Fjalėt e fundit tregonin tėrė marazin e tij tė hidhur.
    Pelės i qenė ngjitur nė ijet e dėrsitura lėmishte shavari dhe bajga tė thata. Kafsha qe kockė e lėkurė sa nuk shihej dot, po sytė e saj lėshonin xixa ngazėllimi plot mburrje, sado pak tė venitur nga lodhja, kurse buza e sipėrme, e hollė si pėlhurė mėndafshi, ishte mbledhur e buluronte lehtė: Kėshtu, tė paktėn, iu duk Trofimit. Kur e futi pelėn brenda nė stallė, ajo po koloviste torbėn me tagji. Trofimi u mbėshtet te shtalka e derės dhe, si ia hodhi sytė mėzit me mėri, e pyeti copė:
    -Bėre qejf, ė?
    Po s'priti pėrgjigje dhe vazhdoi tė fliste:
    -Tė paktėn tė tė ketė mbarsur hamshori i Ignatit... Mbase, kushedi kush djall ka qėnė... Mirė po tani ē'tė bėj unė me kėtė?
    Nė gjysmėterrin, e heshtur tė stallės kėrciste tėrshėra; njė rreze dielli, qė hynte fshehurazi nga njė vrimė e derės, lėshonte kokrriza pluhuri tė arta. Drita i binte Trofimit nė faqen e mėngjės, mustaqja e tij kuqėrreme dhe qimet e mjekrės i bėheshin bojė alli; rrudhat rreth gojės ishin me vazhda tė thella. Dhe mėzi qėndronte atje i ngrirė nė kėmbėt e tij tė holla dhe tė qullta, si njė kalė i vogėl prej druri. -Ta vras? -Dhe gishti i trashė i Trofimit, i zverdhur nga duhani, qe ngrehur drejt mėzit...
    Pela zgurdulloi kokėrdhokun e pėrgjakur tė syrit, kapsalliti qerpikėt dhe vėshtroi tė zotin vėngėr e me shpoti.

    ***
    Nė dhomėn, ku banonte komandanti i skuadrės, u bė ky muhabet atė mbrėmje:
    -Vura re qė pela ime po ngurronte, trokthi nuk ecte as revan nuk mundte se e mbyste gulēimi... Ndaj e ruante veten aq shumė! Mėzi ėshtė dori... ja, kėshtu... -po tregonte Trofimi.
    Komandanti i skuadrės po shtrėngonte nė dorė filxhanin e ēajit, po e shtrėngonte si dorėzėn e shpatės kur hidhej nė sulm dhe, me sytė e pėrgjumur, vėshtronte llambėn. Mbi rrethin e verdhė tė flakės vinin vėrdallė flutura tė vogla krahėmėndafshi, qė vėrtiteshin rreth grykės e digjeshin nė poē; pas tyre tė tjera ua zinin vendin menjėherė.
    -Po s'ka rėndėsi kjo: dori apo vraē, barabar ėshtė.
    S'ka veē t'ia zbrazėsh trutė! Me njė mėz nga pas, do dukemi si arixhinjtė.
    -Si? Vėrtet, ashtu them edhe unė: si arixhinjtė.
    Po sikur ta shohė edhe gjenerali, ē'bėhet vallė, atėherė? Ta zėmė se vjen tė parakalojė regjimenti dhe ai tė hidhet e pėrdridhet pėrpara tėrė asaj ushtrie, apo me atė bishtin e tij, ė?... A s'e kam mirė? Pėr tėrė Ushtrinė e Kuqe do tė qe njė turp, njė koritje... Bile s'po e kuptoj dot, Trofim, si e le qė tė ndodhte kjo punė. Jemi nė kulmin e luftės civile dhe, ja, befas, na ndodh kjo punė e papėlqyer, kjo mungesė disipline! Tė verbohen sytė bile nga turpi! Kujdestarėt e kuajve kanė urdhėr tė prerė hamshorėt duhet t'i mbajnė mėnjanė!
    Tė nesėrmen nė mėngjes, Trofimi doli nga shtėpia me pushkė nė dorė. Dielli s'kishte lindur akoma. Mbi bar vesa kishte marrė ngjyrė trėndafili. Luadhi, i shkelur nga ēizmet e kėmbėsorisė, i ēarė nga llogoret, tė kujtonte fytyrėn e njė vajze tė shėmtuar nga lotėt, tė ngrėnė nga dhimbja. Pranė kuzhinės fushore lėvrinin gjellėbėrėsit. Te shkallėt e shtėpisė, rrinte kruspull komandanti i skuadrės me kėmishėn pis nga djersa e pėrditshme. Gishtėrinjtė, qė ishin mėsuar tė rroknin dorzėn e ftohtė tė revolverit, i kujtonin ngjarje tė harruara, gjėra tė hutorit ku lindi. Trofimi i shkoi pranė dhe e pyeti:
    -Po thurni shporta?
    Me njė thupėr tė hollė komandanti e forcoi vegjen dhe llomotiti nėpėr dhėmbė:
    -Ma kėrkoi ajo amvisja, e zonja e shtėpisė... Thur e thur e s'mbaron kurrė! Njė herė e njė kohė, po, isha usta, po tani mė s'i dal dot nė krye... Ngeca...
    -Jo e ke bėrė bukur... -e lėvdoi Trofimi.
    Komandanti fshiu nga bėrryli ashklat e thuprės dhe pyeti:
    -Po shkon t'ia kėputėsh kokėn mėzit?
    Trofimi lėvizi dorėn nė heshtje dhe shkoi pėr nė stallė.
    Komandanti ndenji atje kokė ulur dhe po priste tė dėgjonte krismėn. Shkoi njė minutė e njė tjetėr, po krisma s'po dėgjohej. Nga qoshja e stallės nxori kokėn Trofimi, si i hutuar.
    -Ē'ke more?
    -Them se do tė jetė prishur susta... gjilpėra nuk shkreh.
    -Pa ma jep pak mua pushkėn.
    Trofimi ia dha pa qejf. Sapo luajti shulin, komandanti rrudhi vetullat.
    -Po s'paska fishekė brenda!
    -S'ėshtė e mundur... -brofi Trofimi i prekur nė sedėr.
    -Tė them se s'ka.
    -Duket se i kam lėnė atje, prapa stallės...
    Komandanti la pushkėn aty pranė dhe pėr njė copė herė vėrtiti nėpėr duar shportėn e re fringo. Thupra e freskėt binte erė mjaltė, t'i shponte hundėt me atė kundėrmimin e shelgut tė lulėzuar, tė kujtonte tokėn, punėt bujqėsore, gjėrat qė i kishte braktisur zjarri i pamėshirshėm i luftės...
    -Dėgjo kėtu... Lėre, mos e nga! Le tė rrijė me tė ėmėn! Edhe sot, edhe nesėr... Do mbarojė lufta njė ditė dhe ai do duhet sidomos pėr tė lėruar arat... Sa pėr gjeneralin, po i ra gjėkafshė nė sy, do ta kuptojė edhe ai vetė, se kafsha ėshtė akoma nė gji dhe ka nevojė tė pijė... Edhe ai, gjenerali, ka thithur sisėn e sė ėmės, sikur tė gjithė ne e kemi thithur, se kėshtu ėshtė zakon. Atėherė, lėre, mos e vra! Sa pėr gjilpėrėn e pushkės, e ke pėr bukuri.

    ***
    Ndodhi qė, pas njė muaji, atje pranė hutorit tė Ust-Hoperskajės, skuadra e Trofimit u ndesh me njė sotnie kozake. Pushka kishte nisur qė pa gdhirė. Po zbardhėllente kur filloi sulmi. Nė mes tė udhės, Trofimi mbeti pas repartit tė tij. As kamxhiku, as freri qė ia bėnte buzėn gjak, s'e nxirrnin dot pelėn tė shkonte trokthi! Me kokėn pėrpjetė, hingėllinte mbytur dhe pėrplaste kėmbėt gjithnjė nė njė vend, gjersa iu avit mėzi duke tundur bishtin. Trofimi, u hodh nga shala pėrdhe, e futi shpatėn nė mill dhe tėrė inat rrėmbeu pushkėn, nga supi. Krahu i djathtė qe ndeshur me tė bardhėt, Mizėria e njerėzve ishte pėrhapur andej kėtej gjatė njė gremine, si t'i kishte ēuar era. Po vringėllinin shpatat nė heshtje. Dheu kumbonte nėn thundrat e kuajve. Pėr njė hop Trofimi vėshtroi nga ajo anė, pastaj mori nishan kokėn e bukur tė mėzit. Ja, qė iu drodh dora nga vrulli, ja qė diēka tjetėr e largoi plumbin, puna ėshtė qė, pas asaj krisma, mėzi hidhej e pėrdridhej si njė i ēmendur, hingėllinte lehtė dhe, duke ngritur me thundrat e tij pluhurin mbytės, shkoi e qėndroi shumė larg. Njė karikatorė tė tėrė, jo me fishekė tė thjeshtė, po me ato dum-dumet pa kuptuar i kishin rėnė nė dorė nga vezmja e s'po e vrisnin, as po e plagosnin pinjollin e pelės sė tij kulle, u hodh nė shalė tė kėsaj dhe, s'i kėputi ca tė shara ngau me tė katėrta pelėn, atje ku pleqtė mjekroshė e fetarė, me fytyrėn tėrė gjak, kishin futur nė mes komandantin e skuadrės dhe tre tė tjerė nga tė Gardės sė Kuqe e po i gremisnin nė humnerė.
    Skuadra e shkoi atė natė nė stepė, tek njė shpellė e vogėl. Pinė pak duhan. Kuajve as ua hoqėn shalat. Njė patrullė, qė u kthye nga Doni, lajmėroi se te vahu i lumit qenė grumbulluar forca tė mėdha armike.
    Trofimi i kishte mbėshtjellė kėmbėt e zbathura me cepat e mushamasė dhe po rrinte shtrirė duke dremitur e duke sjellė ndėrmend ngjarjet e asaj dite. I shkonin pėrpara syve: komandanti qė hidhej nė hon, njė plak fetar, pa dhėmbė, qė bėnte me shpatė shenjėn e kryqit mbi komisarin politik; njė kozak i vogėl e thatanik qė e kishin bėrė copė-copė me kėllėē; njė shalė qė s'dihet se e kujt ishte, e lerosur me gjak tė zi, dhe mėzi...
    Pra se tė gdhihej, iu qas Trofimit komandanti i skuadrės dhe, ashtu nė terr, i ndenji pranė.
    -Po fle, Trofim?
    -Po dremis.
    Komandanti u hodhi njė sy yjeve qė po veniteshin dhe tha:
    -Duhet ta heqėsh qafe atė mėzin tėnd! Tė kall datėn nė kohėn e luftimeve... E vėshtroj e mė dridhet dora... nuk mundem ta vringėlloj dot shpatėn! E tė gjitha kėto sepse tė kujtojnė shtėpinė, kurse nė luftė kėto gjėra nuk pranohen. Mendo, fjala vjen, si s'na bėri zėmra ta shkelnim atė xhagajdur kur u hodhėm nė sulm, sadoqė na vėrtitej nėpėr kėmbė...! -S'foli mė dhe bėri buzėn nė gaz i vrerosur, por, Trofimi, nuk e vuri re atė buzėqeshje. -Merr vesh, Trofim. Tė ka njė bisht... dua tė them ta vėrvit atė bishtin nė kurriz dhe tė hedh vickla, e ka si bishtin e dhelprės... Bisht tė mrekullueshėm...
    Trofimi nuk e hapi gojėn. Mbuloi kokėn me kapotėn, se po dridhej nga lagėshtia, dhe pėr ēudi e zuri menjėherė gjumi.

    ***
    Karshi manastirit tė motshėm, anės njė bregu, Doni rrjedh me vrull tė pashterur. Nė kthesė dridhet syri i ujit, dhe valėt e kaltra pėrplaseshin tėrė shkumė te plisat dhe rrėgallat.
    Po tė mos tė kishin nė dorė kozakėt kėto pjesė tė hapura, ku rryma ėshtė mė e dobėt dhe Doni mė i gjerė dhe mė i qetė, po mos tė kishin filluar ata sė andejmi tė bombardonin rrėpirat nėn ato brigje, komandanti i skuadrės kurrė s'do kishte vendosur qė tė hidhej lumi me not kėtu karshi manastirit.
    Kalimi u bė nė drekė. Njė lundėr u ngarkua vetėm me njė karro mitralozi, me ndihmėsit e me tė tre kuajt. Kali i krahut tė djathtė, qė s'kish parė kurrė lumė me sy, u hardallos, kur lundra befas u vėrtit kundėr rrymės midis Donit dhe u prir lehtė mėnjanė. Kėtu te bregu, ku skuadra e rreshtuar po u hidhte shalat kuajve, u dėgjua fare qartė britma e kafshėve tė frikėsuara dhe trokėllima e patkonjve nė stenėn e lundrės.
    -Do ta pėrmbysim lundrėn! -picėrroi sytė dhe mėrmėriti Trofimi, dhe as pati kohė tė mbėshteste dorėn nė kurrizin e dirsur tė pelės, se atje nė lundėr kali i krahut tė djathtė hingėlliu egėr, u praps nga karrua dhe ra mbi kėmbėt e pasme.
    -Vraje! -bėrtiti komandanti duke pėrdredhur kamxhikun.
    Trofimi e pa ushtarin qė iu var kalit nė zverk dhe ia futi revolen nė vesh. Ajo krismė u dėgjua si fishekėt e ēiliminjve; kali i karrocės dhe kali i krahut tė djathtė u rrasėn edhe mė tepėr pas njeri-tjetrit. Mitraljerėt, qė kishin merakun e lundrės, e shtytėn prapa karros Kufomėn e kalit. Kėmbėt e para tė kafshės me ngadalė u bėnė grep dhe koka iu var nga pas...
    Dhjetė minuta mė vonė, komandanti i skuadrės e shtyu kalin e tij matanė njė stomi rėre dhe i pari e futi dorėn e tij nė ujė; pas tij hyri e tėrė skuadra duke llokoēitur ujin -njėqind e tetė kalorės gjysmėlakuriq. Shalat u hodhėn matanė me tri kaike. Nė njė nga kėto voziste Trofimi, qė ia kishte dorėzuar pelėn tetarit Neēepurenko. Qė nga mesi i lumit Trofimi vure re se kuajt nė krye, tė kredhur gjer nė gju, mezi po e nuhasnin ujin me flegrat e hundėve. Kalorėsit po i ngisnin me gjysmė zėri. Pas njė minute, nja dyzet metra nga bregu, uji po nxinte njė mizėri kuajsh dhe sakaq buēiti tė hingėlliturit e njėqind kuajve. Pranė kuajve, duke u mbajtur nga jelet e tyre, me teshat e vezmet e lidhura te pushka, po notonin ushtarėt e Armatės sė Kuqe.
    Duke hedhur lopatėn nė fund tė kaikes, Trofimi u ngrit i tėri nė kėmbė, picėrroi sytė nga dielli, dhe, nėpėr atė mizėri kuajsh, kėrkoi me ankth tė shihte kokėn e pelės sė tij. Ajo skuadėr ngjante si njė tufė patash tė egra, qė shpėrndahen nėpėr qiell kur i qėllojnė gjahtarėt. Nė krye, duke nxjerrė mbi ujė shpinėn e tij tė shndritur, notonte kali i komandantit, tamam si bishti i tij dukeshin e zhdukeshin fėt e fėt si dy pika tė argjėnda veshėt e kalit tė komisarit politik, pas tij notonin tė tjerėt nė njė vargan tė gjatė, e mė larg se tė gjithė dukej koka e tetarit Neēepurenko qė qėndronte pas e mė pas, dhe nga e majta dukeshin veshėt e mprehtė tė pelės sė Trofimit. Trofimi picėrroi sytė dhe dalloi mėzin. Ky notonte me hope, herė duke u vėrvitur sipėr ujit, herė duke u zhytur sa mezi i dukeshin flegrat e hundės.
    Por, nė kėtė ēast era qė frynte mbi Donin e solli gjer kėtu te Trofimi atė hingėllimėn e lehtė si njė fije merimange: hi-hi-hi!...
    Ajo klithmė sipėr ujit ishte kumbuese dhe e mprehtė si maja e njė shpate. Trofimit i ra si njė thikė nė zemėr; dhe diēka e pabesueshme i ndodhi atėherė atij njeriu. Kishte kaluar pesė vjet luftė; kushedi sa herė vdekja, si njė nuse, ia kishte mbyllur sytė, por atij, s'ia kishte bėrė tėrr veshi fare. Mirėpo tani u bė dyll i verdhė, u zbeh si meit dhe, njė tė rrokur lopatėn, e ktheu kaiken kundėr rrymės, tek njė vorbull ku po vėrtitej mėzi i lodhur, ndėrsa ndo njėzet metra mė tutje, drejt atij vorbulli me hingėllima tė mbytura. Shoku i Trofimit, Stjoshka Jefremovi, qė ishte me tė nė kaike, kruspull mbi pirgun e shalave, i thirri rėndė:
    -Mos u bėj i marrė! Mbaja nga bregu! Pa vėshtro: ja kozakėt!
    -Ta vras! -gulēoi Trofimi dhe tėrhoqi pushkėn. Rryma e kishte pėrplasur mėzin shumė larg vendit ku skuadra po hidhte lumin. Njė rrymė po e merrte mėzin dhe po e vėrtiste nė valėt e tij tėrė shkumė. Trofimi po lėvizte lopatėn me ankth kaikja rrėshqiste duke u hedhur pėrpjetė.
    Mbi bregun e djathtė, nga njė grykė, kishin dalė kozakėt. Zuri tė kėrcasė si bas njė mitroloz i rėndė "Maksim". Plumbat fishkėllinin si krisma tė puthurash mbi ujė. Njė oficer, qė kishte njė kėmishė pėlhure copė-copė, po bėrtiste me revole pėrpjetė.
    Mėzi po hingėllinte gjithnjė e mė rrallė. Klithma e tij therėse po bėhej mė e mbytur e mė e hollė. Tė rrėqethte mishtė, se ajo klithmė i ngjante lebetitjes sė foshnjės nė gji. Neēepurenkua, qė e kishte lėshuar pelėn, po notonte me nxitim nga bregu i majtė. Trofimi u drodh, rroku pushkėn dhe mori nishan atė kokėn e vogėl qė po e pėrpinte vorbulli, hoqi ēizmet nga kėmbėt dhe u zhyt nė ujin akull tė ftohtė.
    Mbi bregun e djathtė oficeri me kėmishėn copė-copė ulėriti:
    -Pu-sho-ni zjarrin!
    Pas pesė minutash Trofimi iu qas mėzit. Ia futi dorėn e majtė nėn barkun qė ishte bėrė akull dhe, duke gulēuar, duke qarė me dėnesė, u drejtua nga bregu i majtė... Nga bregu i djathtė nuk krisi asnjė pushkė.
    Qielli, pylli, rėra, tė gjitha dukeshin tė verdha si njė vegim... Edhe njė mundim i fundit, njė mundim me tėrė fuqinė e tij dhe kėmbėt e Trofimit shkelėn pėrdhe. E hoqi zvarrė nė tėrė trupin e njomė tė mėzit: midis gulēimave, Trofimi volli nga goja ujė tė njelmėt, dhe i lėvizi duart nėpėr rėrė... Nga pylli, matanė bregut, gumėzhinin zėrat e shokėve tė skuadrės qė e kishin hedhur lumin; kushedi se ku, matanė stomijeve tė rėrės, ushtonin krismat e topit... Pela kulle, aty nė kėmbė pėrpara Trofimit, shkundej dhe lėpinte mėzin. Nga bishti i saj i qullur kullonte uji i shkėlqyeshėm qė pėrpihej nga rėra...
    Trofimi u ngrit nė kėmbė duke u kolovitur, hodhi dy ēapa nė rėnė, pastaj me njė tė hedhur, u pėrplas mė ije. Ju duk sikur po ia shponte gjoksin njė hell i nxehtė.
    Tek ra, dėgjoi njė tė shtėnė, njė tė shtėnė tė vetme, nga bregu i djathtė.
    Atje te bregu i djathtė oficeri me kėmishė pėlhure copė-copė i patronditur luajti shulin e pushkės dhe nxori gėzhojėn; po ndėrkaq kėtu nė rėrė, dy ēapa pranė mėzit Trofimi po pėrpėlitej dhe buzėt e tij mavi te thara: qė prej pesė vjet s'i kishin puthur fėmijėt, po i qeshnin dhe po i rridhnin gjak.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •