HEINRICH BOLL (HAJNRIH BĖL)
(1917-1985)
Heinrich Boll u lind nė Kėln mė 1917. Iu dha Ēmimi Nobel mė 1972. Nė veprat e tij tė shumta ka denoncuar me njė mėnyrė satiriko-groteske tragjedinė e luftės, varfėrinė e pasluftės dhe hipokrizinė e Gjermanisė sė re kapitaliste. Nga librat e tij janė pėr tu shėnuar: Opinioni i njė klouni, Nderi i humbur i Katerina Blumit, etj.
Pėrktheu Afrim Koēi
FYTYRA IME E VREROSUR
Kur qėndroja nė skelė duke parė pulėbardhat, fytyra ime e vrerosur i ra nė sy njė polici qė patrullonte nė kėtė zonė. Unė kisha humbur krejt pas kėtyre zogjve zevzekė, qė mė kot ngjiteshin si shigjetė dhe pastaj rrėzoheshin me vėrtik nė kėrkim tė ndonjė ushqimi; skela e shkretuar, ujė i blertė i trashė dhe i ndyrė nga vajrat, mbi koren e syprinės sė tė cilit notonin lloj-lloj hedhurinash, asnjė anije pėr be, vinēat tė ndryshkur, depo tė mėdha tė rrėnuara; as edhe minjtė nuk e prishnin qetėsinė e thellė qė mbulonte gėrmadhat e zeza tė skelės. Po bėheshin vite qė ishte ndėrprerė ēdo lidhje me jashtė.
I kisha vėnė syrin njė pulėbardhe dhe po ia ndiqja fluturimin me kujdes. E trembur, si njė dallėndyshe qė ka nuhatur stuhinė, ajo mė tė shumtėn rrinte pezull fare pranė ujit dhe vetėm mė tė rrallė guxonte tė vėrvitej lart me klithmė pėr t'u bashkuar me shoqet. Tė ishte e mundur tė mė plotėsohej njė dėshirė, do tė kisha dashur njė bukė qė tė ushqeja pulėbardhėn, ta bėja atė copa-copa dhe ti shėnoja njė pikė tė bardhė fluturimit tė shqetėsuar, t'i caktoja njė fund zbritjes sė saj; me anė tė asaj cope buke t'i tendosja rravgimet e ngatėrruara tė endjeve kėlthitėse, duke i pėrmbledhur nga brenda si njė tufė fijesh. Mirėpo unė vetė isha i uritur si ajo, i lodhur, sido qė edhe i lumtur nė gjithė atė pikėllim, sepse ishte gjė e bukur shumė tė qėndroje atje, me duar nė xhepa, duke soditur pulėbardhėn dhe duke pirė pikėllimin.
Befas njė dorė zyrtare mbėshtetet nė supin tim dhe njė zė shqipton:
- Ejani me mua!
Ndėrkaq dora nė sup rrekej tė mė kap dhe tė mė ngrerė lart.
Unė qėndrova nė vend, e shkunda dorėn tej dhe thashė qetėsisht:
- Ju s'jeni nė vete.
- Shok, - vazhdoi i padukshmi, - kini kujdes.
- Zotėri, - ia ktheva unė.
- Nuk ka mė zotėrinj, - thirri ai me zemėrim. - Jemi shokė tė gjithė.
Dhe ai bėri pėrpara, mė vėshtroi anash dhe unė qeshė i detyruar ta ktheja vėshtrimin tim, qė deri atėherė bridhte i lumtur, dhe ta kridhja nė sytė e tij tė rreptė: ai ishte serioz sa edhe njė buall, qė pėr dhjetė vjet ėshtė ushqyer vetėm me detyrė.
- Pėr ē'arsye... - desha tė filloja unė.
- Arsye ka plot, - tha ai, - fytyra juaj e vrerosur.
Unė qesha.
- Mos qeshni!
Zemėrimi i tij ishte i vėrtetė. Nė krye pata menduar se ai do tė ishte mėrzitur, meqė nuk gjente asnjė lavire, asnjė detar tė dehur, asnjė vjedhės ose tė arratisur pėr ta arrestuar, mirėpo tani e pashė se e kishte me tėrė mend: donte tė mė arrestonte.
- Ejani me mua...!
- Po pėrse? - pyeta unė qetėsisht.
Pėrpara se tė merrja vesh se ē'bėhej, njė zinxhir i hollė mė pėshtolli kyēin e dorės tė majtė dhe nė atė ēast e kuptova qė isha i humbur pėrsėri. Pėr herė tė fundit u ktheva nga pulėbardhat rravguese, vėshtrova qiellin e mrekullueshėm gri dhe u pėrpoqa tė hidhesha me njė vrull nė ujė, sepse mė dukej mė e mirė tė mbytesha vetė nė kėtė ēorbė tė ndyrė, sesa tė mė mbyste me duar ndonjė rreshter, diku nė ndonjė kazermė ose ta shihja veten pėrsėri nė kamp.
- Po pėrse? - pyeta unė sėrish.
- Ka njė ligj qė thotė se duhet tė jeni i lumtur.
- Unė i lumtur jam! - thirra.
- Fytyra juaj e vrerosur... - tundi ai kokėn.
- Por ky ligj ėshtė i ri, - thashė unė.
- Ėshtė tridhjetegjashtėorėsh dhe ju e dini qė ēdo ligj hyn nė fuqi njėzet e katėr orė pas shpalljes sė tij.
- Unė nuk kam dijeni.
- Kjo nuk ju shfajėson. Pardje u shpall me anė tė radios, u botua nė tė gjitha gazetat dhe pėr ata, - kėtu ai mė hodhi njė vėshtrim pėrbuzės, - pėr ata qė nuk dinė tė pėrfitojnė as nga tė mirat e radios, as tė shtypit, ai u bė i njohur me anė tė fletushkave qė u hodhėn nė tė gjitha rrugėt e Rajhut. Kėshtu qė tani ju shok, duhet tė vėrtetoni edhe se ku keni qenė kėto tridhjetė e gjashtė orėt e fundit.
Dhe mė tėrhoqi pas. Vetėm tani e vura re se ishte ftohur dhe unė nuk kisha pallto, vetėm tani e ndjeva me tamam urinė tek trokiste nė portat e stomakut, vetėm tani e kuptova se isha edhe i palarė, i parruar, i leckosur dhe se kishte ligje qė kėrkonin nga ēdo shok tė ishte i larė, i rruar, i lumtur dhe i ngopur. Polici me shtynte pėrpara, si njė dordolec qė hajdutėt nuk e lėnė nė vendin e ėndrrave tė tij, aty buzė arės. Rrugėt ishin tė shkreta dhe posta e policisė nuk ishte larg, dhe, megjithėse e pata ditur qė ata do tė gjenin njė shkak pėr tė mė arrestuar pėrsėri, ndieja, megjithatė, njė rėndėsim nė zemėr, sepse ai po mė ēonte nėpėr vendet e fėmijėrisė, tė cilat unė kisha pasur ndėrmend t'i shihja; pasi tė kthehesha nga skela; kopshte tė mbuluara nga shkurret dhe tė bukura nė braktisjen e tyre, udhė tė mbajtura me kujdes, tė rregullta, tė pastra, tė gjera, tė ndėrtuara me plan enkas pėr skuadronet patriotike, qė zhvillonin kėtu marshimet e tyre edhe tė hėnė, tė mėrkurė dhe tė shtunė. Vetėm qielli ishte ai i pari dhe ajri si i atyre ditėve kur zemra ime ishte e mbushur me ėndrra.
Tė gjithė njerėzve qė ndeshnin rrugės, u lexohej qartė nė ballė vula e zellit dhe veli i hollė i dėshirės pėr t'u dukur tė bindur i mbėshtillte ata, sidomos sapo shihnin policin; tė gjithė shpejtonin hapin duke marrė njė shprehje dashamirėsie, ndėrsa gratė, qė dilnin nga dyqanet, pėrpiqeshin t'i jepnin fytyrės atė shprehjen e gėzimit qė kėrkohej prej tyre, sepse kishte porosi qė tė tregoheshin tė gėzuara dhe tė kėnaqura me punėn e amvisės, e cila kishte pėr detyrė qė t'u pėrgatiste ushqim tė mirė e tė freskėt punėtorėve shtetėrorė.
E megjithatė tė gjithė kėta njerėz na shmangeshin me mjeshtėri, asnjė nuk kryqėzohej me ne; me t'u shfaqur ndonjė gjurmė jete nė rrugė, ajo zhdukej njėzet hapa para nesh dhe secili pėrpiqej tė futej nė ndonjė dyqan, tė kthente qoshen e rrugės ose tė fshihej pas ndonjė porte tė huaj e tė priste atje gjithė frikė gjersa tė mekej zhurma e hapave tanė.
Vetėm njėherė, kur sapo kaptuam njė kryqėzim, na doli pėrballė njė plak, nė jakėn e tė cilit mė zunė sytė kalimthi distinktivin e mėsuesit; ai nuk kishte mė si tė na shmangej dhe u pėrpoq, pasi pėrshėndeti mė parė policin, sipas urdhrave nė fuqi (duke goditur tri herė rresht me pėllėmbė ēaēkėn e kokės sė vet, nė shenjė nėnshtrimi absolut), u pėrpoq, pra, tė kryente detyrėn, e cila i kėrkonte tė mė pėshtynte tri herė nė fytyrė, duke e shoqėruar atė veprim me thirrjen e detyrueshme: Derr tradhtar! Ai kishte nishan tė mirė, por dita qėlloi e nxehtė, grykėn ai duhej ta kishte tė thatė, dhe mua mė arritėn vetėm disa cirka tė mjera, thuajse tė palėndėta, qė unė - nė kundėrshtim me urdhrat - u pėrpoqa padashur t'i fshihja me mėngė, pėr kėtė polici mė dha njė shkelm bythės dhe njė grusht nė mes tė shtyllės sė kurrizit, duke shtuar qetėsisht me zė shkalla njė, qė donte tė thoshte: shkalla e parė dhe mė e butė e dėnimit qė kishte tė drejtė tė jepte njė polic.
Mėsuesi, ndėrkaq, ia kishte mbathur me tė shpejtė. Tė tjerėt arritėn tė na shmangeshin, hiq kėtu, mbase, njė grua, qė, pėrpara se t'u kushtohej gėzimeve tė mbrėmjes nė kazermat e dashurisė, po bėnte shėtitjen e detyruar, njė leshverdhė e zbehtė dhe e fryrė, qė mė dėrgoi njė puthje nga lart, pėr ēka unė i buzėqesha me mirėnjohje, ndėrsa polici u shtir sikur nuk vuri re gjė. Ata ishin porositur t'u lejonin kėtyre grave ca liri, qė pėr cilindo shok tjetėr do tė kishte pasur pasoja shumė tė rėnda; por, meqenėse ato ndihmonin shumė pėr ngritjen e gėzimit tė pėrgjithshėm tė punės, atyre u ishte lejuar tė shkelnin ca ligjin, njė rrethanė, kjo, tė cilėn filozofi zyrtar, dr.dr.dr.Biajgot, e damkosi nė revistėn e detyruar tė filozofisė (zyrtare) si njė shenjė qė dėshmonte pėr fillimin e njė procesi liberalizimi. Kėtė e pata lexuar njė ditė mė parė, tek kthehesha nė kryeqytet, nė disa fletė tė revistės nė fjalė, tė cilat i gjeta nė nevojtoren e njė fshatari, qė njė student, me siguri djali i fshatarit, i kishte qėndisur me disa epitete fort tė goditura...
Pata fat qė arritėm stacionin e policisė, sepse pikėrisht nė atė ēast ushtuan sirenat, shenjė, kjo, qė rrugėve do tė vėrshonin mijėra njerėz me shprehjen e njė lumturie tė matur nė fytyrė (sepse urdhri thoshte qė nė mbarim tė punės tė mos tregohet gėzim i madh, meqė kjo do tė merrej sikur puna ishte barė; ndėrsa kur fillonte puna, po, atėherė duhej tė mbretėronte ngazėllimi, ngazėllimi dhe kėnga) dhe tė gjithė kėta mijėra do tė ishin tė detyruar tė mė pėshtynin nė fytyrė. Megjithėse, ē'ėshtė e vėrteta, sirenat binin dhjetė minuta (pėrpara mbarimit tė orarit, sepse ēdo punėtor ishte i detyruar qė nė kėto dhjetė minuta tė bėnte njė pastrim rrėnjėsor, sikundėr e kėrkonte parulla e kryetarit tė shtetit tė asaj kohe: lumturi dhe sapun.
Dera e postės tė policisė tė kėsaj zone, njė katror betoni, ruhej nga dy roja, qė, kur u kalova pranė, mė dhanė racionin e zakonshėm tė ndėshkimeve trupore; mė goditėn fort nė tėmtha me kondakėt e pushkėve dhe mė shembėn klavikulat me tytat e revoleve tė tyre, nė pėrputhje me nenet e ligjit Nr.1 Ēdo polic ka tė drejtė qė kundrejt ēdo tė kapuri (me kėtė nėnkuptojmė tė arrestuarin) ta shfaqė veten si pushtet, me pėrjashtim tė atij qė e ka kapur vetė meqenėse ky do tė ketė fatin tė marrė pjesė nė ndėshkimet e nevojshme trupore gjatė marrjes nė pyetje. Vetė ligji penal ka kėtė formulim: Ēdo polic ka tė drejtė tė dėnojė cilindo, ai ka pėr detyrė tė dėnojė cilindo qė ka bėrė faj.
Kaluam pėrmes njė korridori tė gjatė e tė zhveshur, me dritare tė mėdha nė tė dyja anėt; sė fundi u hap automatikisht njė derė, sipas lajmėrimit qė kishin bėrė ndėrkohė rojat pėr ardhjen tonė, sepse nė atė kohė, kur mbretėronte lumturia, kur ēdo gjė ishte e mirė, e rregullt dhe kur secili pėrpiqej qė ta harxhonte brenda ditės racionin e sapunit, nė ato ditė, pra, ardhja e njė tė kapuri (tė arrestuari) ishte ngjarje mė vete.
Hymė nė njė dhomė thuajse tė zbrazėt, ku kishte vetėm njė tryezė shkrimi me telefon dhe dy kolltukė. Unė duhej tė rrija nė kėmbė nė mes tė dhomės, kurse polici hoqi helmetėn dhe u ul.
Nė fillim u bė heshtje dhe nuk ndodhi gjė; ata kėshtu veprojnė pėrsėri, kjo ėshtė mė e keqja; unė e ndieja se si fytyra ime brengosej gjithnjė e mė shumė, isha i lodhur dhe i uritur dhe ishte zhdukur edhe gjurma e fundit e asaj lumturie tė pėrzitur i bindur tashmė qė isha i humbur.
Disa sekonda mė vonė hyri i heshtur njė burrė i gjatė e fytyrėzbehtė, me uniformėn e murrme tė kryehetuesit. Ai u ul pa thėnė asnjė fjalė dhe zuri tė mė vėshtronte.
- Profesioni?
- Shok i thjeshtė.
- Ditėlindja?
- 1. 1. - i thashė unė.
- Puma e fundit qė keni bėrė?
- I burgosur.
Ata tė dy u vėshtruan nė sy.
- Kur dhe nga ku jeni liruar?
- Dje, shtėpia 12, qelia 13.
- Vendqėndrimi i lejuar?
- Kryeqytet.
- Dokumentin.
Nxora nga xhepi vėrtetimin e lirimit dhe ia dhashė. Ai e mbėrtheu atė me kartelėn e gjelbėr qė pati filluar tė mbushte me tė dhėnat e mia.
- Krimi i mėparshėm?
- Fytyrė e gėzuar.
Ata tė dy u vėshtruan nė sy.
- Shpjegohuni, - tha kryehetuesi.
- Asokohe, - thashė unė, - njė polici i ra nė sy fytyra ime e gėzuar nė njė ditė kur ishte urdhėruar zi e pėrgjithshme. Ishte dita e vdekjes sė shefit.
- Masa e dėnimit?
- Pesė.
- Sjellja?
- E keqe.
- Arsyeja?
- Zell i pamjaftueshėm nė punė.
- E qartė.
Kryehetuesi u ngrit, m'u afrua dhe me njė goditje tė saktė mė theu, tri dhėmbėt e parė; shenjė, kjo, qė mė damkoste si pėrsėritės, njė masė rėnduese, qė unė nuk e kisha llogaritur. Pastaj kryehetuesi doli nga dhoma dhe hyri njė djalosh trashaluq me uniformė tė murrme hetuesi.
Ata mė rrahėn tė gjithė: hetuesi, hetuesi i parė, kryehetuesi, pėrveē atyre ndėshkimeve trupore qė mė dha polici im, sipas sė drejtės qė i jepte ligji. Dhe mė dėnuan dhjetė vjet burg, sepse kisha pasur fytyrė tė vrerosur, ashtu siē mė patėn dėnuar para pesė vjetėsh me pesė vjet, sepse kisha pasur fytyrė tė gėzuar.
Tani, nė dalsha i gjallė nga kėta dhjetė vjet me lumturi e sapun, do tė provoj tė mos kem fare fytyrė...
Krijoni Kontakt