WOODY ALLEN
Tregim humoristik
Pėrktheu Ben Meēe
Bolonjė
PĖRMBLEDHJE E KORRESPONDENCĖS NDĖRMJET GOSSAGE DHE VERDEBEDIAN
I dashur Verdeberdian,
mbeta shumė i dėshpėruar sot nė mėngjes, kur, duke kontrolluar kutinė e postės, pashė se letra qė tė kisha dėrguar nė 16 shtator, nė tė cilėn pėrfshihej lėvizja ime e njėzetedytė (kali nė kutinė e katėrt tė mbretit), mė ishte kthyer mbrapsht pėr shkak tė njė problemi tė vogėl postimi kisha harruar tė vija emrin dhe adresėn tėnde (si mund tė jetė njeriu kaq frojdian!), bile kisha harruar tė ngjisja edhe pullėn. Qė unė kohėt e fundit kam qenė pak i ēorientuar pėr shkak tė luhatjeve tė Bursės nuk ėshtė sekret, por nuk dua nė asnjė mėnyrė me kėtė tė shfajėsoj neglizhencėn time edhe pse nė atė 16 shtator famėkeq grafiku spiral nė rėnie i oshilacioneve tė aksioneve preku pikėn mė tė ulėt duke mė shkaktuar humbjen e tė gjitha kursimeve tė mia dhe duke e shndėrruar konsulentin tim financiar nė pėrmasat e njė zarzavateje.
Fakti qė ti nuk e ke vėnė re mungesėn e kėsaj letre, mė shtyn tė mendoj pėr njė mungesė transparence dhe legaliteti nga ana jote, nejse
, ky qiell e di se tė gjithė mund tė gabojmė. Kėshtu e ka jeta, kėshtu e ka edhe loja e shahut. Tani qė gabimi doli mbi ujė duhet menduar pėr ta ndrequr. Nė qoftė se ke kortezinė dhe xhentilesėn tė lėvizėsh kalin tim nė kutinė e katėrt tė mbretit, them se mund tė vazhdojmė mė me preēizion kėtė lojėn tonė tė vogėl shahu. Paralajmėrimi qė mė bėje nė letrėn e fundit, tė cilėn e mora sot nė mėngjes, ėshtė njė alarm fallco. Po tė rishikosh edhe njėherė lojėn nėn dritėn e gabimit qė zbulova sot, do vėsh re menjėherė se ėshtė mbreti yt, nė fushė tė hapur dhe i pambrojtur nga sulmi i dy oficerėve tė mi egėrsira, qė rrezikon tė kapet mat. Ēfarė ironie pasojat dhe fatkeqėsitė e kėsaj lufte nė miniaturė! Ky ėshtė fati, i dashur, njė moment dhe ēdo gjė rrotullohet nė tė kundėrt. Tė lutem edhe njėherė tė pranosh faljet e mia mė tė sinqerta pėr harresėn qė na shkaktoi kėtė problem tė vogėl. Pres lėvizjen tėnde tė ardhshme.
Po tė dėrgoj pra lėvizjen time tė dyzetepestė: kali im ha mbretėreshėn tėnde.
Sinqerisht Gossage
Gossage,
e mora kėtė mėngjes letrėn ku mė dėrgove lėvizjen tėnde tė dyzetepestė (kali yt ha mbretėreshėn time?) dhe bashkė me tė edhe shpjegimin e gjatė tė korrespondencės tonė tė mezit tė shtatorit qė mua nuk mė ka ardhur. Sipas teje, duke i besuar njė letre tė humbur njėzetetre lėvizje mė parė, kali yt, qė unė e kam pėrlarė shumė lėvizje mė parė asaj tė njėzetedytės, mund tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit? Nuk arrij tė kuptoj njė gabim tė tillė pasi mė kujtohet shumė mirė se nė lėvizjen e njėzetedytė ti ke ēuar toren nė kutinė e gjashtė tė mbretėreshės, tė cilėn mė vonė e sakrifikove nė njė nga ata gambitėt e tua tė ēuditshėm qė dalin gjithnjė me humbje.
Aktualisht kutia e katėrt nga ana e mbretit ėshtė e zėnė nga toria ime dhe duke tė kujtuar se ke kohė qė ke mbetur pa kuaj mė thuaj se me ēfarė kali po e ha mbretėreshėn time? Ti i ke tė gjithė gurėt e bllokuar dhe e vetmja lėvizje qė mund tė bėsh ėshtė mbreti nė kutinė e katėrt tė oficerit njė sugjerim qė po marr mundimin tė bėj dhe tė tė lė kohė tė mendosh lėvizjet e tjera
nejse ti e di vetė
.
Lėvizja ime e dyzetegjashtė ėshtė ngrėnia e mbretėreshės tėnde dhe njėkohėsisht shah. Tani mė duket se loja u bė plotėsisht e qartė dhe lėvizjet qė do pasojnė kam pėrshtypjen se do tė jenė mė tė shpejta e tė sakta njėkohėsisht.
Tė fala Verdebedian
Verdebedian,
sapo mbarova sė lexuari me shumė kujdes letrėn tėnde tė fundit dhe u ēudita jashtė mase nga lėvizja jote e dyzetegjashtė nė tė cilėn ti mė ha mbretėreshėn nė njė kuti ku mbretėresha ime ka rreth pesėmbėdhjetė ditė qė nuk ndodhet mė. Pas disa llogaritjeve dhe rishikimeve tė kujdesshme mė ngjan se e kuptova shkakun e konfuzionit dhe ngatėrresave tė tua. Qė torja jote tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit ėshtė e pamundur, ashtu siē ėshtė e pamundur tė gjesh nė kėtė botė dy flokė dėbore njėlloj. N.q.s do ti kthehesh lėvizjes sė nėntė tė kėsaj loje, do ta kuptosh se unė atė tore tėnden e kam ngrėnė qysh me kohė. Ishte ajo sakrificė qė ti doje tė bėje nė fillim pėr tė mė sulmuar nė qendėr dhe qė pėr fat tė keq tė kushtoi humbjen e tė dyja toreve.
Ēfarė kėrkojnė akoma dy toret e tua nė kutinė e shahut? Dua tė tė sqaroj edhe njėherė atė ēfarė ka ndodhur: lėvizja ime e njėzetedytė tė hutoi dhe turullosi aq shumė saqė nuk vure re qė mungonte letra me lėvizjen time pasardhėse dhe ēbėre? dy lėvizje njėherėsh, duke i garantuar vetes njė avantazh tė padrejtė. Mė thuaj qė nuk ėshtė e vėrtetė?!
Ajo qė ndodhi ndodhi dhe ėshtė e pamundur ti kthehemi prap nga fillimi. Mėnyra mė e bukur ėshtė qė ti tė mė lejosh tė bėj edhe unė dy lėvizje njėherėsh. Drejtėsia ėshtė drejtėsi! Me pak fjalė lėvizja ime e parė ėshtė: ushtari ha oficerin dhe meqė tani mbretėresha jote ėshtė e zbuluar, po ai ushtar ha edhe mbretėreshėn.
Mendoj se tani mund tė vazhdojmė lojėn tė qetė dhe pa pengesa tė tilla.
Me sinqeritet Gossage
P.S. Po tė bashkėngjis me kėtė letėr njė skemė tė pozicioneve tė gurėve nė kutinė e shahut. Siē do e shohėsh mbreti yt ndodhet i zbuluar nė mes tė fushės dhe komplet i pambrojtur nga egėrsia e gurėve tė mi. Pėrshėndetjet e mia mė tė pėrzemėrta.
Gossage,
sot mora letrėn tėnde tė fundit dhe megjithėse ke shumė skarsitet nė koherencė, prap arrij tė kuptoj shkakun e turullosjes tėnde. Nė skemėn qė mė dėrgoje duket qartė se ne tė dy kemi rreth gjashtė javė qė luajmė dy lojra komplet tė ndryshme. Loja ime pėrputhet nė ēdo pikė me korrespondencėn tonė, ndėrsa ajo e jotja ndjek kritere empirike dhe joracionalė. Lėvizja e shumėpėrfolur e kalit, ajo e letrės sė humbur, ėshtė e pamundur tė bėhet ashtu siē pretendon ti, pasi duke qėnė nė anė tė fushės, nė kolonėn e fundit, ky kalė do tė pėrfundonte direkt e brenda nė tabakanė nė anė tė fushės.
Pėrsa i pėrket lejes qė mė kėrkon: nėse mund tė kthesh dy lėvizje njėra pas tjetrės (gjithmonė pėr faj tė asaj letrės sė humbur), mua mė duket se ti ke qejf tė tallesh i dashur. Tė lejoj vetėm lėvizjen e parė (ti mė ha oficerin) por kurrsesi tė dytėn. Meqėnėse tani e kam radhėn unė, kundėrpėrgjigjem duke tė ngrėnė mbretėreshėn me tore, edhe pse ti vazhdon tė jesh i bindur se unė nuk kam mė tore.
Duke e mbyllur, ajo skemė qė nė fantazinė tėnde paraqet gjendjen aktuale tė gurėve, mė sjell ndėrmend ndonjė skeē tė vėllezėrve Marx, pasi ėshtė shumė qesharake por nė kundėrshtim tė plotė me atė ēfarė ke lexuar te libri i Traktatit Tė Shahut tė Nimsowitsch, tė cilin e vodhe nė bibliotekė dimrin e kaluar, duke e fshehur poshtė bluzės. Kėtė nuk e kundėrshton dot, sepse tė kam parė vet me kėta dy sy. Tė kėshilloj ta studiosh kėtė skemė qė po tė dėrgoj dhe ti rregullosh gurėt vetėm siē janė kėtu. E vetmja mėnyrė pėr tė mbaruar kėtė lojė pa ngatėrresa dhe keqkuptime.
Me besim tė plotė Verdebedian
Verdebedian
Nuk dua tė zgjas e stėrgjas njė diskutim qė ka lindur dhe po vazhdon me shumė ngatėrresa (e kam marrė vesh pėr sėmundjen qė ke kaluar kohėt e fundit, duke i njohur edhe pasojat, por vetėm tani po konstatoj se tė paska krijuar njė frakturė tė keqe nė raportet e tua me realitetin) prandaj pėrfitoj nga rasti pėr tė zgjidhur kėtė lėmsh para se ai tė kthehet pėrfundimisht nė njė konkluzion kafkian.
Po ta kisha ditur mė parė se ti nuk je nga ata burra qė e pranon gabimin dhe mė lejon tė bėj dy lėvizje njėherėsh, siē ke bėrė ti, nuk do ta kisha ngrėnė kurrė oficerin tėnd me ushtarin tim. Sipas skemės tėnde kėta dy gurė nuk mund tė hahen me njėri tjetrin. Po tė kujtoj se kėtė lojė e kemi nisur nė pėrputhje tė plotė me Rregulloren e Federatės Ndėrkombėtare tė Shahut dhe jo me rregullat e Federatės sė Boksit tė New Jorkut. Duke mos dyshuar kurrė nė aftėsitė e tua pėr tė ngrėnė mbretėreshėn time, vė re me keqardhje njė mėnyrė tėnden diktatoriale dhe arbitrare nė maskimin e gabimeve taktike. Pėr fat tė keq dhe pėr kėtė mungesė transparence gjatė kėsaj loje nga ana jote, nuk arrij dot tė llogaris me ekzaktėsi pozicionin e kalit tim, prandaj kam ndėrmend tia lė fatit. Do tė mbyll sytė dhe do ta hedh nė kutinė e shahut. Tė bjerė ku tė bjerė! Kėtė tė paktėn duhet tė ma pranosh. Vetėn kėshtu kjo lojė mund tė ecė pėrpara drejt fundit. Njė element i tillė rastėsor, mund ti japė njė ngjyrė tė lezetshme.
Lėvizja ime e dyzeteshtatė: torja ha kalin tėnd.
Me sinqeritet Gossage
Gossage,
sa kurioze kjo letra jote e fundit! E vullnetshme, koncize, lakonike, d.m.th. i ka tė gjithė elementėt pėr tu quajtur komunikuese me shumicėn e ambienteve tė letėrlexuesve, vetėm se Jean-Paul Sartre do ta quante patjetėr NULITET. Mbeta nė mėnyrė tė papritur i goditur nga njė ndjenjė dėshpėrimi, ndėrsa nė mend mė kalonin copėza ditarėsh qė kam lexuar nuk e di se ku, tė eksploratorėve tė humbur nė Polin e Veriut, apo tė ushtarėve gjermanė qė shkruanin nga Stalingradi. Duket qartė se si dėshirat e pabazta pėr integrim pėrplasen me realitetin e trishtuar qė tė paraqitet dhe vihen re shumė mirė veprimet kuturu drejt mirazheve tė krijuara prej teje.
Kalova pjesėn mė tė madhe tė javės i dashur, duke u pėrpjekur tė gjej fillin e kėsaj loje dhe tė sistemoj ēorbėn qė ke arritur tė gatuash me mėnyrėn tėnde tė tė luajturit dhe tė tė konceptuarit tė shahut, prandaj po mundohem tė tė sqaroj disa gjėra pėr hir tė shpresės sė madhe qė kam qė kjo lojė tė pėrfundojė. Mbretėresha jote tė ka lėnė shėndenė, ka ikur, prandaj puthe fort dhe hiqe nga kutia ashtu siē duhet tė puthėsh fort edhe dy toret, ti kam ngrėnė me kohė, hiqi! Harroje edhe oficerin tėnd, edhe atė ta kam pėrlarė! Tjetrin e ke nė njė pozicion aq tragjik, saqė pėr mua duhet ti mbushėsh sytė me lot dhe tė pėrgatitesh pėr tė keqen. Pėrsa i pėrket kalit, qė edhe kėtė e ke humbur megjithėse nė mėnyrė tė denjė, po qė prap e ke tė vėshtirė tė ndahesh prej tij, po tė bėj njė lėshim, qė qysh nga koha kur persianėt kanė shpikur lojėn e shahut e deri mė sot, nuk e ka parė e dėgjuar asnjeri. Po tė lejoj ta rifusėsh prap nė fushė edhe pse nė pozicionin qė dėshiron ta vendosėsh do i bllokosh rrugėn mbretit tėnd. Kėtė komplot qė thure kaq bukur arrite ta kthesh nė avantazh pėr mua. Ky kalė i hyrė nė mėnyrė ilegale po tė siluron drejt fundit dhe natyrisht drejt humbjes sė ndeshjes.
Lėvizja ime ėshtė: mbretėresha nė kutinė e pestė tė kalit, duke tė paralajmėruar se lėvizjen tjetėr do tė kesh njė shah tė fortė.
Me pėrzemėrsi Verdebedian
Verdebedian,
ėshtė e qartė se tensioni i vazhdueshėm i shkaktuar nga mbrojtja e shumė pozicioneve tė vėshtira, pėr tė mos thėnė tė pashpresė pėr tu mbrojtur, ka shndėrruar nė dembel dhe shumė delikat mekanizmin e tėrė aparatit tėnd psiqik, duke e transformuar kapacitetin tėnd tė tė arsyetuarit ndaj fenomeneve tė jashtėm, nė njė diēka qė pėr nga hollėsia mund ti ngjajė vetėm letrės higjenike. Nuk kam tjetėr alternativė, veēse ti jap fund kėsaj ndeshjeje, kėshtu qė tė tė liroj edhe ty njėherė e pėrgjithmonė nga ky tension i papėrballueshėm, me shpresėn e madhe qė tė mos mbetesh me ndonjė pasojė apo difekt.
Kali po, kali! Nė tė shtatėn e mbretėreshės. Shah!
Gossage
Gossage,
Oficeri nė kolonėn e gjashtė tė mbretėreshės. Shah mat!
Mė vjen keq qė kjo ndeshje tė ka sfilitur, por nėqoftėse fakti tė ngushėllon sadopak, po tė pėrmend se, shumė mjeshtra lokalė shahu, pasi kanė parė teknikėn time tė hollė, janė zhdukur nga qarkullimi dhe nuk duken mė prej kohėsh nė asnjė nga klubet e mirėnjohur tė shahut.
Verdebedian
Verdebedian.
Toria nė kolonėn e shtatė tė mbretit. Shah mat
Mos u mundo kot tė arrish tė studiosh kėtė mėnyrė tė luajturi. Ndonjė terapi qė do tė bėsh mė vonė ka pėr tė mė dhėnė tė drejtė.
Gossage.
Krijoni Kontakt