Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Woody Allen

  1. #1

    Woody Allen

    (Monologė)


    Prindėrit e (Allen Stewart Konigsberg - Rebel) me pseudonimin Woody Allen - e arsimuan me parimet e judaizmit ortodoks. Nė listėn e gjatė tė punėve tė tij pėrfshihet edhe bashkėpunimi me njė organizatė kriminale. Kur ishte tre vjeē Allen sheh filmin Borėbardha dhe shtatė xhuxhėt, dhe u dashurua menjėherė me kinemanė: filloi tė shpikė histori dhe ngjarje, tetė vjeē shpalli dėshirėn pėr t'u bėrė regjisor. Pesėmbėdhjetė vjeē u vetėquajt Woody Allen, duke menduar se kjo gjė do ta shpallte regjisor. Shumė shpejt filloi tė shkruante skeēe tė shkurtra (batuta dhe barsoleta) pėr televizionin dhe programet e radios dhe filloi tė punojė si aktor komik nė njė klub nate. Nė vitin 1965 ai shkroi skenarin e tij tė parė pėr filmin: “Pėrshėndetje mace”, film nė tė cilėn bėri provėn e parė si aktor. Me filmin: “Unė dhe Ani” fiton dy ēmime Oskar pėr regjinė dhe skenar. Ėshtė njė nga aktorėt dhe regjisorėt komikė mė tė shquar tė kinematografisė botėrore. Prozat e tij humoristike janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.



    TĖ ZBUSĖSH SENDET ELEKTROSHTĖPIAKE




    Nuk e di nė se ua kam treguar herė tjetėr. Shumė kohė mė parė - ėshtė njė ngjarje e ēuditshme - ndodhesha nė Los Angeles, i ftuar nė njė festė, nė shtėpinė e njė producenti tė njohur, i cili donte njė komedi me temė nga Sistemi Metrik i Matjeve; me pakė fjalė, donin qė komedinė ta shkruaja unė.
    Pallati ndodhet nė qendėr tė Los Angeles. Hyj nė ashensor. Kėmbė njeriu. Bosh. Ashensori nuk kishte as butona. Po rrotullohesha pėr tė marrė vesh si mund tė funksiononte, kur papritur, dėgjoj njė zė qė thotė: “Thoni nė ē’kat doni tė shkoni, ju lutem”.
    Rrotullohem edhe njė herė tjetėr rreth vetes. Hiē. Mė hyri paniku. Nuk po merrja vesh asgjė, kur sytė mė shkuan tek njė biletė ngjitur pranė pasqyrės, nė tė cilėn shkruhej se ashensori ėshtė i tipit tė fundit dhe funksionon me urdhra vokale. Kruaj zėrin dhe pėrgjigjem: “Nė katin e tretė, faleminderit”. Mbyllen dyert dhe ashensori fillon tė ngjitet. Zbres nė katin e tretė dhe i drejtohem korridorit. Duke ecur, mu bė sikur dėgjoj, tė njėjtin zė, qė bėn njė batutė pak ofenduese kundrejt meje, ose mė mirė kundrejt tė folurės time Njujorkeze. Kthehem menjėherė mbrapsh, por nė momentin qė afrohem, ashensori mbyll dyert dhe fillon tė rizbresė poshtė. Lere… thashė me vete… tė merresh kot me njė ashensor tė Los Angeles…
    Kjo nuk ėshtė aspak pjesa e ēuditshme e ngjarjes, bile, ndoshta kjo ėshtė ajo mė normalja.
    Nuk kam pasur kurrė marrėdhėnie tė mira me sendet mekanike, tė ēfarėdo lloji. Tė gjitha gjėrat, me tė cilat nuk mund tė arsyetoj, mė shpien nė krizė mendimi. Nė shtėpi, kam njė orė tė varur nė mur, qė rrotullon akrepat nė kah antiorar, po orėn ta jep nė rregull… nuk e kam marrė vesh kurrė pėrsenė. Kam njė llampė diellore, me rreze ultraviolet, qė sa herė shtrihem nėn tė pėr tė marrė ndopak ngjyrė plazhisti, krijohet njė ré e zezė dhe fillon tė bjerė shi e mė lag tė tėrin. Kam edhe njė “thekės buke” po qė pėr mua ėshtė “djegės buke” Sa herė qė futem nė dushin e shtėpisė time, mjafton qė njė banor i Amerikės tė hapė ēezmėn dhe mua mė ikėn uji i ngrohtė. Bleva para disa kohesh njė magnetofon me shirit, por sa herė qė marr mikrofonin e dua tė regjistroj ndonjė gjė, ai mė pėrgjigjet: “e di…e di… kėtė e di.”
    Nuk po duroja mė. Kupa u mbush. I mblodha tė gjitha sendet elektroshtėpiake, njė mbrėmje nė dhomėn e pritjes, nga i pari tek i fundit dhe i detyrova tė mė dėgjonin me vėmendje. Kėshtu u thashė ato ē’kisha pėr t’u thėnė. E fillova me njė batutė humoristike pėr tė ulur pak tensionin dhe pastaj i kapa dhe analizova problemet nė thelb, njė nga njė. M’u duk se mė kuptuan. Pati edhe disa duartrokitje aty nga fundi i fjalimit.
    Dy mbrėmje mė vonė isha duke parė njė program tė bukur qė e ndiqja gjithnjė, kur televizori, papritur filloi tė hidhet pėrpjete, sa andej-kėtej nėpėr sallon. I bėrtita. Hiē… vazhdonte tė kėrcente si kangur i dehur. Nuk e mbajta dot mė veten. E mbėrtheva nga kordoni i korrentit dhe u hodha mbi tė duke e goditur nė ekran me grushte, deri sa u shfreva mirė. Pastaj mora antenėn dhe ia shtrembėrova nė trup: “Mua mė duket se fola qartė…”, i bėrtita.
    Tė nesėrmen, nė mėngjes herėt, duhet tė shkoja te dentisti. E ka studion nė katin e gjashtėmbėdhjetė tė njė pallati afėr meje. Edhe kėtu ashensori ėshtė me urdhėr vokal. “Thoni nė ē’kat doni tė shkoni, ju lutem”. “Nė katin e gjashtėmbėdhjetė, faleminderit”. U mbyllėn dyert. Filloi tė ngjitej, kur papritur dėgjoj prapė zėrin… “Ti je ai qė rrahe televizorin mbrėmė?!”… mė tepėr se panik… ē’farė po ndodhte… . Mė shpuri larte e poshtė pallatit pėr nja gjysmė ore, pa i hapur dyert, pėr tė mė lėshuar mė vonė (me njė sharje ofenduese mbi seksualitetin tim), nė katin pėrdhes.
    Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Mė vonė mora nė telefon nėnėn , e cila mė njoftoi se babanė e kishin pushuar nga puna. Dymbėdhjetė vjet kishte im at nė atė fabrikė dhe tani e kishin zėvendėsuar me njė makinė qė bėn tė njėjtėn punė qė bėnte babai, por shumė mė mirė. Sikur tė mos mjaftonte dhe kjo… nėna ime do tė blejė njė makinė tė tillė pasi e di qė babai kur ėshtė nė shtėpi nuk bėn asgjė.

    Pėrktheu Ben Meēe - Bolonjė




    NĖ GJUETI TĖ DRERIT TĖ EGĖR


    Kjo ėshtė megjithmend e pabesueshme. Njėherė vrava njė dre tė egėr. Shkoja pėr gjah, sipėr, nė kufi me Kanadanė. Atje ka shumė drera tė egėr. E lidha, e futa nė baulen e makinės dhe po kthehesha gjithė qejf nė New York.
    Kujtoja se e kisha vrarė, por nė fakt plumbi e kishte kapur shkarazi. Isha akoma nė autostradė, afėr New Yorkut, kur dreri i egėr pėrmendet. Ku tė veja...?! Unė me njė dre tė egėr e tė gjallė nė makinė! Nė shtetin e New Yorkut ėshtė e ndaluar rreptėsishtė tė udhėtosh me njė dre tė egėr tė gjallė nė makinė ditėt e marta, tė enjteve dhe tė shtunave.
    Njė miku im, atė mbrėmje, organizonte njė festė me kostume dhe maska, diku nė periferi tė qytetit.
    U tha u bė! Vendos tė shkoj nė festė. I bie ziles dhe derėn e hap miku im. “Mora dhe gruan me vete” i them tė zotit tė shtėpisė dhe i tregoj drerin e egėr. Ai na prezanton me gjithė tė ftuarit e tjerė. Dreri u miqėsua menjėherė me tė ftuarit e tjerė me kostume e maska dhe kjo me qetėsoi disi.
    Nė mesnatė filloi dhėnia e ēmimeve pėr kostumin me maskė mė tė bukur. Bashkėshortėt Berkowitz, tė veshur tė dy si drerė tė egėr, fituan ēmimin e parė. Aty ndodhi ajo qė nuk doja tė ndodhte. Drerit tim iu duk e padrejtė ndarja e ēmimeve dhe filloi tė godiste me brirė bashkėshortėt Berkowitz. Godit ky, e godit ata… njė pėrleshje e vėrtetė nė sallonin e vilės.
    Mbėrthej drerin, e nxjerr pėrjashta, e lidh dhe e fus prapė nė baulen e makinės. Vendos tė drejtohem drejt pyllit pėr ta lėnė atje pėrfundimisht. Tersi, nuk ka pėr tė m’u ndarė kėtė fundjavė… nuk kisha larguar nga festa drerin tim, por burrin e ēiftit Berkowitz. Tė udhėtosh me njė hebre tė lidhur nė makinė nė shtetin e New Yorkut ėshtė rreptėsishtė e ndaluar me ligj, sidomos ditėt e marta, tė enjteve dhe tė shtunave. E lė nė pyll dhe largohem. Fati i tij i zi! Kishte kaluar njė gjahtar pak mė vonė dhe e kishte vrarė.
    Tani trupi i tij i balsamosur ndodhet nė klubin e gjahut tė njė lagjeje perėndimore tė New Yorkut.
    Ironia e fatit… ėshtė i vetmi klub gjahu i New Yorkut ku nuk lejohet hyrja e hebrejve!



    VUAJTI SHUMĖ?



    Kisha disa ditė qė ndieja njė dhimbje tė vogėl. Vinte diku aty nga fundi i toraksit. Isha i sigurt qė kishte tė bėnte me stomakun… patjetėr djegie stomaku. Gruaja ime di tė gatuaj vetėm njė gjellė: mish pule me lėng Himmler. Unė e quaj recetė kuzhine naziste.
    Nuk doja tė shkoja te doktori. Tė paguaja 20 dollarė kot pėr tė konfirmuar qė ishte njė aciditet banal stomaku?
    Takoj rastėsisht mikun tim Eggs Benedits dhe nė bisedė e sipėr marr vesh se edhe ai kishte njė dhimbje qė i vinte nga fundi i toraksit. Pak a shumė tė njėjtat simptoma tė dhimbjes time. I mbush mendjen tė shkojė te doktori dhe ai ashtu bėn. Rezultati: djegie stomaku. 25 dollarė kishte paguar, pėr njė vizitė pesė minuta. I kėnaqur qė kurseva 25 dollarė, pėrshėndetem me Eggsin dhe kthehem nė shtėpi.
    Pas dy ditėsh, e marr nė telefon pėr ta pyetur si u bė, kur e ėma e tij mė jep lajmin tragjik: Eggsi kishte vdekur!
    I llahtarisur, i hipi taksisė dhe me njė frymė nė spital. Bėj tė gjitha analizat dhe kontrollet qė mė kėshilloi doktori. 110 dollarė mė kushtuan. Rezultati: djegie nė stomak.
    Dal dhe shkoj tė ngushėlloj nėnėn e Eggsit. “Vuajti shumė?”, e pyes. “Jo”, mė tregon “vdiq menjėherė. E shtypi njė makinė”.



    NINULLA



    Njė mbrėmje, po shikoja nė televizor njė program interesant, tė Ed Sallivanit. Kishte ftuar njė nga hipnotizuesit mė tė famshėm tė Amerikės, njė farė… Graet Rinaldo. Aty nga mezi i emisionit, ky Rinaldua, thėrret katėr djelmosha nga publiku dhe tak-fak, i hipnotizon. “Ju tani nuk jeni mė njerėz, por zjarrfikėse”, u thotė dhe tė katėr djelmoshat filluan tė ulėrinin si zjarrfikėse nėpėr studion televizive.
    Mua, ashtu siē isha i shtrirė nė divan, mė zuri njė gjumė qė mė kėputi brenda pak minutash. Njė gjumė i rėndė, i ēuditshėm. Pas dy orėsh, zgjohem, fik televizorin dhe shkoj te dollapi i rrobave. E hap dhe vesh njė kostum fanellate, tė kuq, tė cilin kisha vite pa e pėrdorur. Dal nė rrugė, ia fus vrapit dhe filloj tė ulėrij, siē bėn sirena e zjarrfikėses. Nė kryqėzimin me rrugėn nr.14, pėrplasem me njė tė panjohur, edhe ai i veshur me kostum tė kuq dhe ulėrinte si puna ime. Vrapojmė tė dy bashkė nė drejtim tė Greenwich Village. Disa minuta mė vonė shikojmė dy tipa, tė veshur edhe ata me kostum tė kuq, qė po vraponin duke ulėritur, por nė drejtim tė kundėrt me neve. Na ftojnė tė shkojmė me ta, pasi ata e dinė ku ka shpėrthyer zjarri dhe se ekuipazhi komplet i zjarrfikėses pėrbėhet prej katėr vetash. Kėshtu bėjmė. Vrapo e ulėri nėpėr natė, tamam si njė zjarrfikėse e vėrtetė.
    Nė kryqėzimin me rrugėn nr.86 na ndalon makina e policisė. Na ngatėrrojnė pėr katėr tė dehur dhe kėrkojnė tė na arrestojnė e tė na fusin me zor nė makinėn e policisė. Unė qesh me tė madhe duke u tallur me policėt e duke u thėnė: “Qenkeni me tė vėrtetė hajvanė. Si mund tė hyjė njė zjarrfikėse nė njė makinė policie!?”

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2010)

  2. #2

    Batuta Nga Woody Allen

    Pėrktheu nga italishtja
    Ben Meēe, Bolonjė



    1. Diferencat mė tė mėdha ndėrmjet kanaleve televizive, sot pėr sot, janė parashikimet e motit.
    2. Nuk jam tip atleti. Kam reflekse tė kėqija. Njė herė mė shtypi njė makinė qė po e shtynin nja dy veta.
    3. Truri im ėshtė organi i dytė i trupit qė preferoj mė shumė.
    4. Tė masturbohesh, do tė thotė tė bėsh seks me dikė qė do.
    5. Jam kundėr raportit seksual para martesės; rrezikon tė vish vonė nė ceremoni.
    6. Grada ime nė ushtri? Rob, nė rast lufte, natyrisht.
    7. Njė herė, tek po bėja dashuri me timeshoqe, verifikova njė iluzion optik shumė tė ēuditshėm; mu duk pėr njė moment sikur ajo lėvizi.
    8. Kam njė dėshirė tė jashtėzakonshme tė kthehem edhe njė herė nė mitėr… tė kujtdoje.
    9. Seksi ka qenė gjėja mė e kėnaqshme qė kam bėrė pa qeshur.
    10. Pa gjashtėmbėdhjetė orėt e gjumit, qė bėj ditė pėr dite, do tė mė dukej vetja njė invalid.
    11. Kur isha nė shkollė, mė pėrjashtuan nga skuadra e shahut se isha shumė i shkurtėr.
    12. Kur mė rrėmbyen njėherė, kur isha i vogėl, prindėrit e mi dhanė menjėherė me qira dhomėn time.
    13. Kur isha i vogėl, prindėrit e mi, mė donin aq shumė, sa njėherė mė futėn nė krevat njė arushė tė gjallė.
    14. E mbaj me shumė kujdes orėn time tė dorės. Ma shiti babai kur ishte sėmurė nė krevat, nja dy orė para se tė vdiste.
    15. Kur isha i vogėl dėshiroja njė qen, po ngaqė ishim familje e varfėr, prindėrit mė blenė njė milingonė.
    16. Zoti vdiq… Marksi vdiq… edhe unė kohėt e fundit nuk ndihem mirė.
    17. Vetėm pėr njė gjė jam pishmend nė jetė; qė nuk jam dikush tjetėr.
    18. Tė kėqijtė kanė kuptuar diēka nė kėtė jetė qė tė mirėt nuk e kanė kuptuar akoma.
    19. Tė vdesėsh, ėshtė njė nga tė paktat gjėra, qė mund ta bėsh shumė mirė duke qenė shtrirė.
    20. Jo vetėm Zoti qė nuk ekziston, po provoni tė gjeni njė hidraulik ditė tė diele.
    21. Falenderoj Zotin qė nuk mė bėri femėr, se ndryshe do kisha kaluar gjithė jetėn duke prekur gjokset.
    22. Burri mė i lumtur qė njoh ka njė grua dhe njė ēakmak dhe i funksionojnė qė tė dyja.
    23. Lash duhanin. Do rroj njė javė mė shumė, vė bast qė atė javė ka pėr tė rėnė vetėm shi!
    24. Njė autostopist, ėshtė njė vajzė e re me minifund qė tė del pėrpara kur ti je nė makinė me gruan.
    25. I vogėl, isha aq i shėmtuar, saqė babai mė lidhte njė bėrxollė nė qafė, se ndryshe qeni nuk afrohej pėr tė luajtur me mua.
    26. I vogėl, isha aq leshtor, saqė mamanė time e pyesnin gjithmonė nėse mė kishte lindur normalisht, apo mė kishte bėrė me shtiza.

  3. #3
    WOODY ALLEN
    Tregim humoristik


    Pėrktheu Ben Meēe
    Bolonjė




    PĖRMBLEDHJE E KORRESPONDENCĖS NDĖRMJET GOSSAGE DHE VERDEBEDIAN



    I dashur Verdeberdian,
    mbeta shumė i dėshpėruar sot nė mėngjes, kur, duke kontrolluar kutinė e postės, pashė se letra qė tė kisha dėrguar nė 16 shtator, nė tė cilėn pėrfshihej lėvizja ime e njėzetedytė (kali nė kutinė e katėrt tė mbretit), mė ishte kthyer mbrapsht pėr shkak tė njė problemi tė vogėl postimi – kisha harruar tė vija emrin dhe adresėn tėnde (si mund tė jetė njeriu kaq frojdian!), bile kisha harruar tė ngjisja edhe pullėn. Qė unė kohėt e fundit kam qenė pak i ēorientuar pėr shkak tė luhatjeve tė Bursės nuk ėshtė sekret, por nuk dua nė asnjė mėnyrė me kėtė tė shfajėsoj neglizhencėn time edhe pse nė atė 16 shtator famėkeq grafiku spiral nė rėnie i oshilacioneve tė aksioneve preku pikėn mė tė ulėt duke mė shkaktuar humbjen e tė gjitha kursimeve tė mia dhe duke e shndėrruar konsulentin tim financiar nė pėrmasat e njė zarzavateje.
    Fakti qė ti nuk e ke vėnė re mungesėn e kėsaj letre, mė shtyn tė mendoj pėr njė mungesė transparence dhe legaliteti nga ana jote, nejse… , ky qiell e di se tė gjithė mund tė gabojmė. Kėshtu e ka jeta, kėshtu e ka edhe loja e shahut. Tani qė gabimi doli mbi ujė duhet menduar pėr ta ndrequr. Nė qoftė se ke kortezinė dhe xhentilesėn tė lėvizėsh kalin tim nė kutinė e katėrt tė mbretit, them se mund tė vazhdojmė mė me preēizion kėtė lojėn tonė tė vogėl shahu. Paralajmėrimi qė mė bėje nė letrėn e fundit, tė cilėn e mora sot nė mėngjes, ėshtė njė alarm fallco. Po tė rishikosh edhe njėherė lojėn nėn dritėn e gabimit qė zbulova sot, do vėsh re menjėherė se ėshtė mbreti yt, nė fushė tė hapur dhe i pambrojtur nga sulmi i dy oficerėve tė mi egėrsira, qė rrezikon tė kapet mat. Ēfarė ironie pasojat dhe fatkeqėsitė e kėsaj lufte nė miniaturė! Ky ėshtė fati, i dashur, njė moment dhe ēdo gjė rrotullohet nė tė kundėrt. Tė lutem edhe njėherė tė pranosh faljet e mia mė tė sinqerta pėr harresėn qė na shkaktoi kėtė problem tė vogėl. Pres lėvizjen tėnde tė ardhshme.
    Po tė dėrgoj pra lėvizjen time tė dyzetepestė: kali im ha mbretėreshėn tėnde.
    Sinqerisht Gossage

    Gossage,
    e mora kėtė mėngjes letrėn ku mė dėrgove lėvizjen tėnde tė dyzetepestė (kali yt ha mbretėreshėn time?) dhe bashkė me tė edhe shpjegimin e gjatė tė korrespondencės tonė tė mezit tė shtatorit qė mua nuk mė ka ardhur. Sipas teje, duke i besuar njė letre tė humbur njėzetetre lėvizje mė parė, kali yt, qė unė e kam pėrlarė shumė lėvizje mė parė asaj tė njėzetedytės, mund tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit? Nuk arrij tė kuptoj njė gabim tė tillė pasi mė kujtohet shumė mirė se nė lėvizjen e njėzetedytė ti ke ēuar toren nė kutinė e gjashtė tė mbretėreshės, tė cilėn mė vonė e sakrifikove nė njė nga ata gambitėt e tua tė ēuditshėm qė dalin gjithnjė me humbje.
    Aktualisht kutia e katėrt nga ana e mbretit ėshtė e zėnė nga toria ime dhe duke tė kujtuar se ke kohė qė ke mbetur pa kuaj mė thuaj se me ēfarė kali po e ha mbretėreshėn time? Ti i ke tė gjithė gurėt e bllokuar dhe e vetmja lėvizje qė mund tė bėsh ėshtė mbreti nė kutinė e katėrt tė oficerit – njė sugjerim qė po marr mundimin tė bėj dhe tė tė lė kohė tė mendosh lėvizjet e tjera… nejse ti e di vetė… .
    Lėvizja ime e dyzetegjashtė ėshtė ngrėnia e mbretėreshės tėnde dhe njėkohėsisht shah. Tani mė duket se loja u bė plotėsisht e qartė dhe lėvizjet qė do pasojnė kam pėrshtypjen se do tė jenė mė tė shpejta e tė sakta njėkohėsisht.
    Tė fala Verdebedian

    Verdebedian,
    sapo mbarova sė lexuari me shumė kujdes letrėn tėnde tė fundit dhe u ēudita jashtė mase nga lėvizja jote e dyzetegjashtė nė tė cilėn ti mė ha mbretėreshėn nė njė kuti ku mbretėresha ime ka rreth pesėmbėdhjetė ditė qė nuk ndodhet mė. Pas disa llogaritjeve dhe rishikimeve tė kujdesshme mė ngjan se e kuptova shkakun e konfuzionit dhe ngatėrresave tė tua. Qė torja jote tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit ėshtė e pamundur, ashtu siē ėshtė e pamundur tė gjesh nė kėtė botė dy flokė dėbore njėlloj. N.q.s do t’i kthehesh lėvizjes sė nėntė tė kėsaj loje, do ta kuptosh se unė atė tore tėnden e kam ngrėnė qysh me kohė. Ishte ajo sakrificė qė ti doje tė bėje nė fillim pėr tė mė sulmuar nė qendėr dhe qė pėr fat tė keq tė kushtoi humbjen e tė dyja toreve.
    Ēfarė kėrkojnė akoma dy toret e tua nė kutinė e shahut? Dua tė tė sqaroj edhe njėherė atė ēfarė ka ndodhur: lėvizja ime e njėzetedytė tė hutoi dhe turullosi aq shumė saqė nuk vure re qė mungonte letra me lėvizjen time pasardhėse dhe ē’bėre? – dy lėvizje njėherėsh, duke i garantuar vetes njė avantazh tė padrejtė. Mė thuaj qė nuk ėshtė e vėrtetė?!
    Ajo qė ndodhi – ndodhi dhe ėshtė e pamundur t’i kthehemi prap nga fillimi. Mėnyra mė e bukur ėshtė qė ti tė mė lejosh tė bėj edhe unė dy lėvizje njėherėsh. Drejtėsia ėshtė drejtėsi! Me pak fjalė lėvizja ime e parė ėshtė: ushtari ha oficerin dhe meqė tani mbretėresha jote ėshtė e zbuluar, po ai ushtar ha edhe mbretėreshėn.
    Mendoj se tani mund tė vazhdojmė lojėn tė qetė dhe pa pengesa tė tilla.
    Me sinqeritet Gossage

    P.S. Po tė bashkėngjis me kėtė letėr njė skemė tė pozicioneve tė gurėve nė kutinė e shahut. Siē do e shohėsh mbreti yt ndodhet i zbuluar nė mes tė fushės dhe komplet i pambrojtur nga egėrsia e gurėve tė mi. Pėrshėndetjet e mia mė tė pėrzemėrta.

    Gossage,
    sot mora letrėn tėnde tė fundit dhe megjithėse ke shumė skarsitet nė koherencė, prap arrij tė kuptoj shkakun e turullosjes tėnde. Nė skemėn qė mė dėrgoje duket qartė se ne tė dy kemi rreth gjashtė javė qė luajmė dy lojra komplet tė ndryshme. Loja ime pėrputhet nė ēdo pikė me korrespondencėn tonė, ndėrsa ajo e jotja ndjek kritere empirike dhe joracionalė. Lėvizja e shumėpėrfolur e kalit, ajo e letrės sė humbur, ėshtė e pamundur tė bėhet ashtu siē pretendon ti, pasi duke qėnė nė anė tė fushės, nė kolonėn e fundit, ky kalė do tė pėrfundonte direkt e brenda nė tabakanė nė anė tė fushės.
    Pėrsa i pėrket lejes qė mė kėrkon: nėse mund tė kthesh dy lėvizje njėra pas tjetrės (gjithmonė pėr faj tė asaj letrės sė humbur), mua mė duket se ti ke qejf tė tallesh i dashur. Tė lejoj vetėm lėvizjen e parė (ti mė ha oficerin) por kurrsesi tė dytėn. Meqėnėse tani e kam radhėn unė, kundėrpėrgjigjem duke tė ngrėnė mbretėreshėn me tore, edhe pse ti vazhdon tė jesh i bindur se unė nuk kam mė tore.
    Duke e mbyllur, ajo skemė qė nė fantazinė tėnde paraqet gjendjen aktuale tė gurėve, mė sjell ndėrmend ndonjė skeē tė vėllezėrve Marx, pasi ėshtė shumė qesharake por nė kundėrshtim tė plotė me atė ēfarė ke lexuar te libri i Traktatit Tė Shahut tė Nimsowitsch, tė cilin e vodhe nė bibliotekė dimrin e kaluar, duke e fshehur poshtė bluzės. Kėtė nuk e kundėrshton dot, sepse tė kam parė vet me kėta dy sy. Tė kėshilloj ta studiosh kėtė skemė qė po tė dėrgoj dhe t’i rregullosh gurėt vetėm siē janė kėtu. E vetmja mėnyrė pėr tė mbaruar kėtė lojė pa ngatėrresa dhe keqkuptime.
    Me besim tė plotė Verdebedian

    Verdebedian
    Nuk dua tė zgjas e stėrgjas njė diskutim qė ka lindur dhe po vazhdon me shumė ngatėrresa (e kam marrė vesh pėr sėmundjen qė ke kaluar kohėt e fundit, duke i njohur edhe pasojat, por vetėm tani po konstatoj se tė paska krijuar njė frakturė tė keqe nė raportet e tua me realitetin) prandaj pėrfitoj nga rasti pėr tė zgjidhur kėtė lėmsh para se ai tė kthehet pėrfundimisht nė njė konkluzion kafkian.
    Po ta kisha ditur mė parė se ti nuk je nga ata burra qė e pranon gabimin dhe mė lejon tė bėj dy lėvizje njėherėsh, siē ke bėrė ti, nuk do ta kisha ngrėnė kurrė oficerin tėnd me ushtarin tim. Sipas skemės tėnde kėta dy gurė nuk mund tė hahen me njėri tjetrin. Po tė kujtoj se kėtė lojė e kemi nisur nė pėrputhje tė plotė me Rregulloren e Federatės Ndėrkombėtare tė Shahut dhe jo me rregullat e Federatės sė Boksit tė New Jorkut. Duke mos dyshuar kurrė nė aftėsitė e tua pėr tė ngrėnė mbretėreshėn time, vė re me keqardhje njė mėnyrė tėnden diktatoriale dhe arbitrare nė maskimin e gabimeve taktike. Pėr fat tė keq dhe pėr kėtė mungesė transparence gjatė kėsaj loje nga ana jote, nuk arrij dot tė llogaris me ekzaktėsi pozicionin e kalit tim, prandaj kam ndėrmend t’ia lė fatit. Do tė mbyll sytė dhe do ta hedh nė kutinė e shahut. Tė bjerė ku tė bjerė! Kėtė tė paktėn duhet tė ma pranosh. Vetėn kėshtu kjo lojė mund tė ecė pėrpara drejt fundit. Njė element i tillė rastėsor, mund t’i japė njė ngjyrė tė lezetshme.
    Lėvizja ime e dyzeteshtatė: torja ha kalin tėnd.
    Me sinqeritet Gossage

    Gossage,
    sa kurioze kjo letra jote e fundit! E vullnetshme, koncize, lakonike, d.m.th. i ka tė gjithė elementėt pėr t’u quajtur komunikuese me shumicėn e ambienteve tė letėrlexuesve, vetėm se Jean-Paul Sartre do ta quante patjetėr NULITET. Mbeta nė mėnyrė tė papritur i goditur nga njė ndjenjė dėshpėrimi, ndėrsa nė mend mė kalonin copėza ditarėsh qė kam lexuar nuk e di se ku, tė eksploratorėve tė humbur nė Polin e Veriut, apo tė ushtarėve gjermanė qė shkruanin nga Stalingradi. Duket qartė se si dėshirat e pabazta pėr integrim pėrplasen me realitetin e trishtuar qė tė paraqitet dhe vihen re shumė mirė veprimet kuturu drejt mirazheve tė krijuara prej teje.
    Kalova pjesėn mė tė madhe tė javės i dashur, duke u pėrpjekur tė gjej fillin e kėsaj loje dhe tė sistemoj ēorbėn qė ke arritur tė gatuash me mėnyrėn tėnde tė tė luajturit dhe tė tė konceptuarit tė shahut, prandaj po mundohem tė tė sqaroj disa gjėra pėr hir tė shpresės sė madhe qė kam qė kjo lojė tė pėrfundojė. Mbretėresha jote tė ka lėnė shėndenė, ka ikur, prandaj puthe fort dhe hiqe nga kutia ashtu siē duhet tė puthėsh fort edhe dy toret, t’i kam ngrėnė me kohė, hiqi! Harroje edhe oficerin tėnd, edhe atė ta kam pėrlarė! Tjetrin e ke nė njė pozicion aq tragjik, saqė pėr mua duhet t’i mbushėsh sytė me lot dhe tė pėrgatitesh pėr tė keqen. Pėrsa i pėrket kalit, qė edhe kėtė e ke humbur megjithėse nė mėnyrė tė denjė, po qė prap e ke tė vėshtirė tė ndahesh prej tij, po tė bėj njė lėshim, qė qysh nga koha kur persianėt kanė shpikur lojėn e shahut e deri mė sot, nuk e ka parė e dėgjuar asnjeri. Po tė lejoj ta rifusėsh prap nė fushė edhe pse nė pozicionin qė dėshiron ta vendosėsh do i bllokosh rrugėn mbretit tėnd. Kėtė komplot qė thure kaq bukur arrite ta kthesh nė avantazh pėr mua. Ky kalė i hyrė nė mėnyrė ilegale po tė siluron drejt fundit dhe natyrisht drejt humbjes sė ndeshjes.
    Lėvizja ime ėshtė: mbretėresha nė kutinė e pestė tė kalit, duke tė paralajmėruar se lėvizjen tjetėr do tė kesh njė shah tė fortė.
    Me pėrzemėrsi Verdebedian

    Verdebedian,
    ėshtė e qartė se tensioni i vazhdueshėm i shkaktuar nga mbrojtja e shumė pozicioneve tė vėshtira, pėr tė mos thėnė tė pashpresė pėr t’u mbrojtur, ka shndėrruar nė dembel dhe shumė delikat mekanizmin e tėrė aparatit tėnd psiqik, duke e transformuar kapacitetin tėnd tė tė arsyetuarit ndaj fenomeneve tė jashtėm, nė njė diēka qė pėr nga hollėsia mund t’i ngjajė vetėm letrės higjenike. Nuk kam tjetėr alternativė, veēse t’i jap fund kėsaj ndeshjeje, kėshtu qė tė tė liroj edhe ty njėherė e pėrgjithmonė nga ky tension i papėrballueshėm, me shpresėn e madhe qė tė mos mbetesh me ndonjė pasojė apo difekt.
    Kali – po, kali! Nė tė shtatėn e mbretėreshės. Shah!
    Gossage

    Gossage,
    Oficeri nė kolonėn e gjashtė tė mbretėreshės. Shah mat!
    Mė vjen keq qė kjo ndeshje tė ka sfilitur, por nėqoftėse fakti tė ngushėllon sadopak, po tė pėrmend se, shumė mjeshtra lokalė shahu, pasi kanė parė teknikėn time tė hollė, janė zhdukur nga qarkullimi dhe nuk duken mė prej kohėsh nė asnjė nga klubet e mirėnjohur tė shahut.
    Verdebedian

    Verdebedian.
    Toria nė kolonėn e shtatė tė mbretit. Shah mat
    Mos u mundo kot tė arrish tė studiosh kėtė mėnyrė tė luajturi. Ndonjė terapi qė do tė bėsh mė vonė ka pėr tė mė dhėnė tė drejtė.
    Gossage.

  4. #4
    WOODY ALLEN
    tregim humoristik


    Pėrktheu: Ben Meēe, Bolonjė



    RROFTĖ VARGASI!
    Copėza nga ditari i njė revolucionari


    3 qershor: Rroftė Vargasi! Sot u arratisėm nė kodra. Tė fyer dhe tė ofenduar nga shfrytėzimi qė po i bėn vendit tonė tė vogėl regjimi i korruptuar dhe mashtrues i Arroyos, vendosėm tė dėrgonim Julion, nė pallatin qeveritar, me listėn e ankesave dhe kėrkesave tona, tė radhitura nė mėnyrė tė pėrkryer dhe shumė tė arsyeshme, sipas mendimit tim. Impenjimet e shumta, (gjoja), tė Arroyos, nuk e lejuan, qoftė edhe pėr njė ēast, tė priste zėdhėnėsin tonė dhe e shkarkoi atė te njėri nga ministrat e tij, i cili premtoi se do ta merrte nė konsideratė peticionin tonė. Mirpo, mė pėrpara, donte tė shikonte se sa kohė mund tė qėndronte Julio duke qeshur me kokėn tė zhytur nė llavė tė nxehtė.
    Pas disa incidenteve tė tilla vendosėm mė nė fund tė merrnim situatėn nė dorė nėn udhėheqjen e ndritshme dhe largpamėse tė Emilio Molina Vargasit. Kjo ėshtė tradhti burra, - bėrtitėm me sa fuqi kishim kur e morėm vesh, - dhe do ta shohim ku do i dalė fundi! Po shtriqesha me kėnaqėsi nė vaskėn e mbushur me ujė tė vakėt, kur, pėr fat tė keq, mė informuan se policia po mė gjėmonte pėr tė mė kapur, e ndoshta pėr tė mė varur. Me njė shkathtėsi prej kaprolli dola nga vaska, por pa e parė vendosa kėmbėn mbi sapun dhe njė shkarje e vrullshme mė shpuri deri nė oborr. Arrita tė frenoj duke goditur me turi njė kolonė dhe vetėm aty e pashė se copėzat e bardha qė po mė dilnin nga goja nuk ishin ēimēakizė, por dhėmbėt e mi. Megjithėse lakuriq e me surratin tė shtypur, shpirti i tė mbijetuarit mė dha fuqi tė hidhem mbi kalin tim, El Diablo dhe me njė ulėrimė prej rebeli tė vėrtetė arrita tė largohem. Kali bėri gati dhjetė metra dhe nuk e di pėrse nguli kėmbėt e para e vendosi tė mos vrapojė mė, duke mė hedhur nė tokė. Pėr fat rashė me kėmbė dhe i vetmi dėm ishte krisja e falangjeve tė dy gishtave tė vegjėl.
    Kur tė vinė tė kėqijat hapu derėn: Ia kisha mbathur nga sytė kėmbėt, kur papritur u kujtova pėr printerin, nuk doja t’u lija armiqve njė armė tė tillė politike, do tė ishte njė provė shumė e fortė kundėr meje. U ktheva nga kisha ardhur pėr ta marrė. Printeri ishte aq i rėndė saqė nuk e ngrija dot as me ndonjė levė e jo mė me trupin tim tė brishtė gjithė gjithė pesėdhjetė kile. Kur arriti policia, dora mė kishte ngecur nė tamburin rrotullues dhe printeri qė nuk e morra vesh pse u ndez papritur, po mė stamponte nė gjoks faqe tė njė libri tė Marksit. Mos mė pyesni si arrita tė hidhem nga dritarja e tė shpėtoja, se as vet nuk e di. Pėr fat tė mirė u a hodha policėve dhe arrita tė strehohem nė kampin e Vargasit.
    4 qershor: Ē’paqe ėshtė kėtu, mbi kodra, nėn kėtė qiell tė pastėr e tėrė yje! Jemi njė grup kompakt luftėtarėsh tė bashkuar nė njė qėllim tė pėrbashkėt. Megjithėse i ka njohur dhe i vlerėson meritat dhe pėrpjekjet e mia nė realizimin e fushatave, Vargasi ėshtė i mendimit se unė kam cilėsi tė pashoqe si kuzhinier. Nuk ėshtė punė e lehtė me skamjen qė na rrethon, por dikush duhet ta bėjė. Gatimi im i parė mund tė konsiderohet si njė sukses i madh. Jo tė gjithė luftėtarėt janė dakort me pėrdorimin e hardhucave nė gatim edhe pse e dinė se kėtu nuk ėshtė as vendi, as kuvendi pėr pretendime. Ėshtė edhe njė pakicė e vogėl qė kanė disa paragjykime mbi zvarranikėt. Pikėrisht e quaj sukses darkėn e parė pasi pėrfundoi mirė e bukur, pa asnjė lloj incidenti.
    Sot dėgjova rastėsisht Vargasin tek fliste dhe m’u duk mjaft optimist. Ka besim tė patundur se do tė arrijmė tė kemi kontrollin e plotė tė kryeqytetit, diku aty nga mesi i dhjetorit. Nga ana tjetėr, vėllai i tij Luixhi, qė ka njė natyrė tipike prej vėzhguesi tė rafinuar, mendon se periudha ėshtė mė e shkurtėr, pak a shumė pėrpara se tė vdesim tė gjithė prej urie. Vėllezėrit Vargas zihen shpesh me njėri tjetrin pėr strategjitė ushtarake apo pėr pozicionin politik qė duhet tė mbajmė. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh qė kėta dy komandantė rebelė, jo mė shumė se njė javė mė parė, punonin si lustraxhinj kėpucėsh pranė hotelit Hilton. Ndėrkohė ne presim.
    10 qershor: Sot dita mė iku duke bėrė stėrvitje. Kemi bėrė ndryshime rrėnjėsore: nga njė bandė e paorganizuar dhe diletante jemi shndėrruar nė njė ushtri tė fortėsh. Nė mėngjes, me Hernandesin u stėrvitėm nė pėrdorimin e machetes, asaj thikės sė mprehtė qė pėrdoret pėr prerjen e kallamave tė sheqerit dhe, falė njė pėrdorimi tė zellshėm nga ana e shokut tim, zbulova se e kam grupin e gjakut 0. Gjėja mė e mėrzitshme kėtu ėshtė pritja. Artuti ka njė kitarė, po di tė luajė vetėm njė kėngė “ Cielito lindo”. Nė fillim luftėtarėve u pėlqente ta dėgjonin, ndėrsa kohėt e fundit ia kėrkojnė ta kėndojė gjithmonė e mė rrallė. U mundova t’i gatuaja hardhucat nė njė mėnyrė tjetėr dhe mendoj se shokėve u pėlqeu, megjithėse vura re disa prej tyre tė kthenin kokėn mbrapsh kur pėrtypeshin.
    Sot dėgjova pėrsėri Vargasin tek fliste. Bashkė me tė vėllanė diskutonin mbi planet qė do tė ndjekin pas marrjes sė kryeqytetit. Nuk e di ēfarė posti do mė japin pas revolucionit. Jam i sigurt se besnikėria dhe sinqeriteti im, qė mund t’i krahasoj vetėm me ato tė njė qeni, do tė vlerėsohen patjetėr.
    1 korrik: Sot, njė skuadėr e pėrbėrė prej shokėve tanė mė tė pėrgatitur, bėri njė ndėrhyrje nė formė inkursioni nė fshatrat kėtu poshtė, me shpresė mos gjenin pėr tė ngrėnė, duke shfrytėzuar rastin pėr tė eksperimentuar edhe shumė nga taktikat qė kemi mėsuar kėtu. Pėr mendimin tim taktikat u aplikuan nė mėnyrė tė pėrsosur. Edhe pse skuadra pothuajse u masakrua nga tė rrahurat e fshatarėve, Vargasi e quan si njė fitore morale. Ne tė tjerėt, qė nuk morėm pjesė nė aksion, qėndruam tė shtrirė nėpėr hijet e pemėve tė kampit, ku Arturi na thyente qetėsinė me kitarėn e tij duke kėnduar si gjithnjė “Cielito lindo”. Moralin e kemi tė lartė, megjithėse ushqimet dhe armėt janė pothuajse tė paekzistueshme dhe koha kalon ngadalė. Pėr fat tė mirė vapa, gati dyzet gradė, na detyron ta heqim mendjen shpeshherė nga hallet dhe problemet dhe pėr mendimin tim, ėshtė dhe shkaktare e gėrhimave dhe e ndonjė gogėsime tek-tuk qė del nga gurmazet e shokėve.
    Durim, do vijė edhe ora jonė.
    10 korrik: Sot dita ishte e bukur, pėrveē faktit qė ramė nė njė pritė tė ushtarėve tė Arroyos dhe pas luftimeve mbetėn gjallė vetėm njė e dhjeta e grupit. Ē’ka ndodhi ishte pjesėrisht pėr fajin tim, pasi zbulova nė mėnyrė tė pavetėdijshme pozicionin e grupit, me tė bėrtiturat, tė ulėriturat dhe tė hedhurit pėrpjetė, kur njė merimangė e madhe vendosi tė bėjė njė pushim mbi kėmbėn time. Vetėm pėr pak sekonda nuk u tregova i shkathėt ta hiqja insektin e tmerrshėm nga kėmba, qė gjeti njė rrugė nėpėr rrudhat e pantallonave dhe filloi tė ngjitej lart duke mė detyruar tė vrapoja si i marrė poshtė te pėrroi. M’u deshėn rreth dyzetė e pesė minuta zhytjesh, kėrcimesh, rrokjesh me vetveten, heqje dhe veshje rrobash, deri sa ta detyroja merimangėn tė largohej nga trupi im. Menjėherė mė pas ushtarėt e Arroyos hapėn zjarrin. Luftuam trimėrisht, megjithėse sulmi i tyre ishte i befasishėm dhe na gjeti fare tė papėrgatitur, aq sa ushtarėt tanė, dhjetė minutat e para, qėlluan vetėm njėri-tjetrin. Vargasi shpėtoi pėr qime nga katastrofa, kur njė bombė dore i ra afėr kėmbėve. Mė urdhėroi t’i hidhesha sipėr bombės, i vetėdijshėm se do tė ishte njė gjest i lartė patriotik pėr kauzėn tonė revolucionare, dhe ashtu bėra. Pėr arsye tė pashpjegueshme bomba nuk shpėrtheu dhe arrita tė largohem gjallė nga vendi i ngjarjes, megjithėse me dy pasoja tė vogla: njė tik nervoz dhe pamundėsinė, qysh nga ai ēast, i tė fjeturit natėn pa i shtrėnguar dorėn dikujt.
    15 korrik: Morali i shokėve duket se ėshtė ende i fortė, pėrveē disa ndodhive me rėndėsi tė vogėl. Njėra, pėr shembull, u provokua nga Migueli, qė kishte vjedhur disa bomba tokė-tokė dhe i ngatėrroi gabimisht me bomba tokė-ajėr, kėshtu qė, gjatė tentativės pėr tė rrėzuar ndonjė aeroplan tė Arroyos, na hodhi nė erė pėrfundimisht gjithė kamionėt tanė. Kur kėrkoi ta kalonte ngjarjen nė aspektin komik, Joseja nuk duroi dot mė dhe aty plasi grushti. Mė vonė u pajtuan dhe dezertuan bashkė. Dezertimi, nė atė moment tė vėshtirė, mund tė kishte arritur tė shndėrrohej nė njė problem tė madh, por falė frymės optimiste qė qėndron akoma lart, dezertuan vetėm tre vetė nė katėr. Unė, natyrisht, i mbeta besnik kauzės revolucionare dhe vazhdoj tė merrem me gatim edhe pse shokėt mė duket se nuk e kuptojnė rėndėsinė e detyrės sė kuzhinierit. Nė fakt, mė kanė kėrcėnuar me vdekje po qe se nuk shpik ndonjė gjė tjetėr veē hardhucave. Ndonjėherė ushtarėt bėhen si fėmijė, po unė shpresoj akoma, se nė njė nga kėto ditė, do arrij mė nė fund t’u bėj ndonjė surprizė tė kėndshme. Ndėrkohė rrimė ende shtrirė rreth kampit dhe presim. Vargasi ecėn para-mbrapa nė tendėn e tij, ndėrsa Arturi ėshtė ulur nėn njė pemė dhe vazhdon tė luajė nė kitarė “Cielito lindo”.
    1 gusht: Megjithse gjendja e pėrgjithshme ėshtė e kėnaqshme, nė jetėn e kampit kanė filluar tė shfaqen disa pakėnaqsira tė vogla qė herė pas here transformohen nė situata tė pakėndshme. Gjėra tė vogla, natyrisht, tė kapshme vetėm nga syri i njė vėzhguesi ekspert. Ka pasur disa tė qėlluara me thika ndėrmjet shokėve dhe sherret e zėnkat kėto kohėt e fundit janė shpeshtuar goxha, bile edhe njė tentativė nga ana e disave pėr tė vjedhur armėt nė depon e municioneve. Pėr fat tė mirė nuk pėrfundoi me sukses, pasi Jorges, fishekzjarret qė kishte vjedhur, iu ndezėn papritur nė xhep. Tė gjithė ia mbathėm vrapit me pėrjashtim tė tė gjorit Jorge qė ca nga frika, ca nga fishekzjarret, bėri njė fluturim prej disa metrash nė ajėr pėr t’u rrokullisur pastaj poshtė nėpėr lėndinė duke pėrfunduar nė duart e armiqve, tamam si cjapi te kasapi.
    Tė njėjtėn mbrėmje, pasi u shėrbeva shokėve shishqebapė me mish hardhucash, shpėrtheu kryengritja. Disa nga shokėt mė mbėrthyen nga kėmbėt e duart ndėrsa, Ramoni mė godiste vazhdimisht me qemshé. Shpėtova pėr mrekulli falė njė rrufeje edhe pse pėr fat tė keq vrau tre nga luftėtarėt tanė. Kur mendonim se ēdo gjė kishte pėrfunduar, Arturi, pėr tė qetėsuar gjakrat, mori kitarėn dhe filloi tė kėndonte “Cieliti lindo”. Tre a katėr nga luftėtarėt, ata qė nuk merrnin vesh fare nga muzika, e kapėn, e ēuan pas njė shkėmbi dhe e detyruan tė hante kitarėn.
    Pėr t’u pėrmendur, njė lajm shumė pozitiv: njėri nga diplomatėt e Vargasit arriti tė firmosė njė pakt me shėrbimet sekrete CIA-n, tė cilėt si shpėrblim pėr besnikėrinė tonė politike u zotuan se do tė na furnizonin me rreth pesėdhjetė pula tė pjekura.
    Vargasit kohėt e fundit, i ka lindur dyshimi se fitorja pėrfundimtare e revolucionit, e parashikuar pėr muajin dhjetor, ndoshta ka qėnė pak e pėrshpejtuar. Hartat gjeografike dhe skicat taktike i ka lėnė pothuajse mėnjanė. Ka filluar tė merret me studimin e yjeve dhe tė astronomisė, bile ndonjėherė mundohet tė bėjė ndonjė parashikim, gjithmonė nė lidhje me fitoren finale, duke vėzhguar glasat e zogjve.
    12 gusht: Gjendja sa vjen e po bėhet mė e nderė. Pėr fat tė keq, kėrpudhat qė mezi mblodha pėr tė ndryshuar menunė, paskėshin qenė helmuese. Megjithse provokuan vetėm pak kriza tė vogla stomaku, tė shoqėruara me tė vjella, nuk arrita tė kuptoj se pse nė mėnyrė tė pajustifikueshme u bėnė tė gjithė shumė nervozė.
    Ata tė CIA-s ekzaminuan edhe njėherė mundėsitė tona nė lidhje me fitoren e revolucionit dhe si rezultat ftuan Arroyon, me gjithė kabinetin e ministrave tė tij, nė hotelin Wolfie nė Miami Beach.
    Veē tė ngrėnave dhe tė pirave, i dhuruan Arroyos edhe 24 bombardues reaktivė, e cila u interpretua nga Vargasi si njė sjellje dyfytyrėshe nė mardhėniet tona.
    Morali duket akoma i lartė, ndėrsa pėrqindja e dezertorėve ėshtė rritur megjithėse kufizohet nė numrin e atyre qė mund tė ngrihen nė kėmbė e tė arrijnė tė ecin. Vetė Vargasi nuk duket nė humor tė mirė, bile ka filluar tė koleksionojė bileta autobuzi. Tani mendon se jeta nėn regjimin e Arroyos nuk ėshtė dhe aq e keqe. Ka mundėsi tė na mbledhė ne, pak luftėtarė qė kemi mbetur, tė braktisim pėrfundimisht idealet revolucionare dhe tė krijojmė njė orkestėr me muzikė dasmash. Ndėrkohė, shirat e shumta tė ditėve tė fundit kanė shkaktuar shkarje dherash dhe bashkė me to edhe kasollen ku flinin vėllezėrit Juares. Ikėn ashtu, nė gjumė, pa e ndjerė fare. Dėrguam njė korrier tjetėr te Arroya me listėn e kėrkesave tona tė modifikuar tėrėsisht. Kėrkesėn kryesore, atė tė dorėzimit pa kusht, e zėvendėsuam me njė recetė gatimi. Njė gjellė e mrekullueshme e quajtur guacamole e cila ka fituar shumė ēmime nė konkurse tė ndryshme gatimi. Mezi pres tė marr vesh se si do reagojnė ndaj kėrkesave tona.
    15 gusht: Arritėm mė nė fund tė marrim kryeqytetin! Ja dhe detajet: Pas njė mbledhje tė gjatė vendosėm njėzėri tė pėrdornim armėn e fundit tė shpresave tona, misionin vetėvrasės, duke mos lėnė mėnjanė elementin surprizė. Marshimi nėpėr xhungėl ishte raskapitės. Lodhja dhe uria na detyruan ta ndryshonim pak vendimin tonė. Kur iu afruam Pallatit Presidencial, vendosėm tė gjithė njėzėri tė pėrdornim ndonjė gjest diplomatik tė rafinuar, psh. T’i lėpinim kėmbėt diktatorit. U dorėzuam te rojet, tė cilėt me tytat e pushkėve tė drejtuara nga kokat tona, na shoqėruan te salla ku na priste Arroya. Diktatori, pasi vlerėsoi aktin tonė tė tė dorėzuarit vullnetarisht, na tha hapur e troē se ēfarė do tė na bėnte. Vargasit do ia merrte zorrėt dhe do ia varte nė njė pemė, ndėrsa ne tė tjerėve kishte ndėrmend tė na rripte tė gjallė. Duke ekzaminuar situatėn nėn dritėn e fakteve tė fundit dhe duke patur parasysh panikun qė na kapi nė ato momente, ia futėm vrapit si tė marrė duke u shpėrndarė nė tė gjithė pallatin pa ditur as vet ku po venim. Ushtarėt e Arroyos filluan tė shtinin ku tė mundnin. Unė dhe Vargasi arritėm tė ngjiteshim nėpėr shkallėt e kateve tė larta tė pallatit dhe duke kėrkuar njė vend pėr t’i shpėtuar vdekjes, pa e ditur, u futėm nė dhomėn e gjumit tė Madam Arroyos ku e gjetėm atė nė njė moment shumė intim pasioni me vėllanė e Arroyos. Mbetėm tė katėrt tė shtangur deri sa vėllai i Arroyos nxori pistoletėn dhe qėlloi. E shtėna shėrbeu si sinjal pėr njė grup mercenarėsh tė CIA-s qė kishin ardhur aty me kėrkesėn e diktatorit pėr tė spastruar kodrat nga prania jonė. Si shpėrblim Arroya do t’i jepte leje shtetit Amerikan tė hapte kioska pėr shitjen e hamburgėve nė tė gjithė vendin tonė tė vogėl. Mercenarėt, qė edhe ata nga ana e tyre nuk kishin ide tė qarta pėr misionin pėr shkak tė politikės sė jashtme konfuze qė po ndiqte Amerika javėt e fundit, sulmuan gabimisht Pallatin Presidencial. Arroya me tė tijtė dyshuan menjėherė nė njė dopjolojė nga ana e CIA-s dhe iu pėrgjigjėn zjarrit. Nė tė njėjtėn kohė, njė komplot maoistėsh pėr tė eliminuar Arroyon falimentoi, pasi bomba qė kishin fshehur nė njė panine me proshutė, shpėrtheu parakohe duke shkatėrruar pjesėn e djathtė tė pallatit dhe duke katapultuar nga ēatia gruan dhe tė vėllanė e Arroyos.
    Pasi mori me vete njė valixhe plot me ēeqe tė bankave zvicerane, Arroyo arriti tė largohet nga dera e pasme e pallatit dhe t’i hipte avionit tė tij privat. Piloti arriti tė ngrihet nė mes tė breshėrisė sė plumbave, por pėr shkak tė gjendjes tė turbulluar tė tij, tė shkaktuar nga ngjarjet e fundit, ngatėrroi njė buton tė vogėl dhe pas disa sekondash avioni u ngul nė pikiatė tamam nė kazermėn e mercenarėve duke u lėnė tė pėrfytyroni vdekjet dhe dėmet qė shkaktoi.
    Ndėrsa jashtė ndodhte gjithēka tregova, komandanti ynė i shtrenjtė, Vargas, u drejtua nga zyra presidenciale, u ul te kolltuku duke i dhėnė fund njėherė e mirė misionit tonė revolucionar. Pushteti u mor. Pak mė vonė sytė i vajtėn te frigoriferi nė fund tė zyrės. E hapi dhe filloi tė hidhte nė njė pjatė tė madhe gjithēka kishte brenda.
    Festuam fitoren gjithė natėn deri sa u dehėm e u bėmė bythė. Gjatė pijes diskutuam me Vargasin mbi vėshtirėsitė e mėdha qė na prisnin nė udhėheqjen e vendit. Megjithse ai ėshtė pėr zgjedhjet e lira dhe demokracinė e pastėr, preferon tė presė deri sa populli ynė i dashur tė piqet edhe pak politikisht. Gjatė kėsaj kohe, qė nuk e dimė sa do zgjasė, ka ndėrmend tė krijojė njė qeveri tė bazuar nė monarkinė absolute dhe tė drejtėn hyjnore. Si shpėrblim pėr besnikėrinė time mė emėroi pėrgjegjės tė personelit tė pastruesve tė pallatit dhe mė la nderin e madh tė provoj unė i pari tė gjitha ushqimet qė do hajė ai kėtej e tutje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •