Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Giovanni Boccaccio

    (Dekameroni)

    Pėrktheu: Shpėtim Ēuēka

    DITA E DHJETĖ
    (rrėfenja e parė)

    Fillon dita e dhjetė dhe e fundit e Dekameronit, nė tė cilėn, nėn mbretėrimin e Panfilit, bėhet fjalė mbi ata njerėz qė kanė vepruar bujarisht dhe nė mėnyrė tė lavdėrueshme rreth ndonjė ēėshtjeje dashurie a tjetėr.

    Ishte njė mėngjes i bukur. Retė e holla nga ana e perėndimit kishin marrė njė ngjyrė si tė kuqėrremtė, kurse nga lindja, rrezet e diellit, qė po afroheshin gjithnjė mė shumė, filluan tė binin drejt pėrmbi retė, duke u dhėnė anėve tė tyre njė shkėlqim si prej ari. Nė kėtė kohė tė gėzueshme u ngrit nga gjumi Panfili dhe zgjoi dhe shoqet e shokėt e tij. Kur u ndodhėn tė gjithė rreth tij, ai duke marrė parasysh dhe dėshirėn e tyre, u caktoi vendin se ku do tė venin pėr t'u dėfryer; pas kėsaj nisi rrugėn me hapa tė ngadalshėm, duke ecur nė krye tė grupit tė gėzueshėm, midis Filomenės e Fiametės. Shėtitja qė bėnė qe e gjatė dhe bisedimi e pyetjet e pėrgjigjet e tyre u vėrtitėn tė gjitha rreth dėfrimeve tė kėsaj dite. Si erdhėn rrotull pėr njė copė herė tė madhe dhe dielli zuri tė digjte pak, u kthyen nė pallat. Kėtu qerthulluan burimin e pastėr dhe kush deshi, shpėlau nga njė gotė e piu ujė. Pastaj e kaluan kohėn nė hijet e kopshtit gjer sa erdhi dreka.
    Si hėngrėn drekė, ranė e fjetėn pak sipas zakonit dhe mė vonė u mblodhėn nė vendin qė u caktoi mbreti. Neifila u caktua tė fliste e para dhe filloi e gėzuar nė kėtė mėnyrė:
    Njė kalorės shėrben te mbreti i Spanjės, por i duket se nuk shpėrblehet mirė. Mbreti atėherė i provon nė mėnyrė bindėse se nuk e ka ai fajin pėr kėto, por fati i keq i kalorėsit. Mė nė fund e shpėrblen bujarisht.
    -Ėshtė njė nder fort i madh pėr mua, o gra tė shquara, mundėsia qė m'u dha nga sovrani ynė tė flas e para pėr shpirtmadhėsinė, pėr kėtė virtyt qė hedh dritė e qartėsi mbi ēdo virtyt tjetėr, ashtu sikundėr dielli stolis e hijeshon tėrė kupėn qiellore. Do t'ju rrėfej pra njė ndodhizė mjaft tė kėndshme, pas mendjes sime, tė mėsuarit e sė cilės nuk ka asgjė tjetėr veē sė mirės.
    Duhet ta dini se midis kalorėsve tė shumtė e trima, qė kanė rrojtur prej kohėrave mė tė largėta nė qytetin tonė; ka qenė edhe njė, ndofta mė i shquari, i quajtur Ruxheri Dei Fixhovani. Ky, si njeri i pasur dhe shpirtmadh qė ishte, e shihte se po tė vazhdonte tė rronte nė Toskanė, me atė jetė e me ato zakone qė mbizotėronin atje, nuk do tė kishte pothuajse asnjė rast pėr tė shfaqur trimėrinė, prandaj e ndau mendjen tė shkonte e tė vihej pėr ca kohė nė shėrbim tė Anfonsos mbretit tė Spanjės, nami i trimėrisė sė tė cilit asokohe kapėrcente atė tė ēdo sovrani tjetėr. Shkoi pra me armė, kuaj e pasues, siē ia lypte nderi, nė Spanjė te mbreti dhe ky e priti po me nderime.
    Kėtu zoti Ruxheri me jetėn e shkėlqyer dhe bėmat e mrekullueshme nė fushė tė betejės u shqua shumė shpejt pėr trimėri. Mirėpo, pas njėfarė kohe e pasi i vuri re mirė sjelljet e mbretit, ai pa qė sovrani shpėrndante sa mė tė djathtė, sa mė tė mėngjėr, kėshtjella, qyteza e ēifligje pa ndonjė kujdes tė veēantė atyre qė e meritonin. Pėrkundrazi atij qė e dinte mirė veten se sa vlente, nuk i kish dhuruar asgjė, prandaj zotit Ruxheri duke e quajtur kėtė si nėnēmim nė sy tė shoqėrisė, vendosi tė largohej dhe i lypi leje mbretit. Mbreti ia dha dhe i dhuroi mė tė mirėn e mė tė bukurėn ndėr mushkat, dhuratė kjo fort e pėlqyer pėr kalorėsin tonė, tė cilin e priste goxha rrugė e gjatė. Pas kėsaj mbreti vuri njė shėrbėtor tė besuar, qė tė gjente mėnyrėn mė tė pėrshtatshme pėr tė, qė t’i qepej prapa me kalė zotit Ruxheri, veē pa i rėnė nė sy se kush e kish dėrguar; dhe si tė dėgjonte ato qė do tė thosh kalorėsi, t'i ngulitte nė mendje pėr t'ia sjellė tė zot, ndėrsa tė nesėrmen nė mėngjes t'i bėnte tė ditur urdhrin e sovranit qė tė kthehej pas.
    Shėrbėtori iu qep prapa zotit Ruxheri dhe kur ky doli nga mbretėria, u bashkua me marifet me tė sikur gjoja edhe ai udhėtonte pėr nė Itali. Kėshtu zoti Ruxheri kaluar majė mushkės qė i kish dhuruar mbreti, vazhdoi udhėn gjithė duke u fjalosur herė pėr njė gjė e herė pėr njė tjetėr. Aty nga ora nėntė kalorėsi tha:
    -Them se bėjmė mirė t'i lėmė ca kafshėt tė ēlodhen.
    U ndalėn dhe tė gjitha kafshėt, pėrveē mushkės, u shtrinė pėrdhe. Pastaj, si bėnė edhe njė copė udhė tjetėr, gjatė sė cilės shėrbėtori s'linte fjalė tė kalorėsit t'i shpėtonte, arritėn te njė lumė, ku u dhanė kafshėve pėr tė pirė. Kur ja mushka vajti e u zhgėrrye mu nė mes tė ujit.
    -Tė vraftė Perėndia, tė vraftė, -e nėmi zoti Ruxheri kur e pa. -Po ti paske qenė njėlloj si yt zot i parė, moj!
    I dėgjoi kėto fjalė shėrbėtori ashtu si dhe plot tė tjera gjatė ditės, po mė e mė s'i zuri veshi veēse lėvdata tė mėdha pėr sovranin. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur u hipėn kafshėve e mateshin tė merrnin udhėn pėr nė Toskanė, shėrbėtori i bėn tė ditur urdhrin e mbretit, kėshtu qė zoti Ruxheri pa ē'pa, u shtrėngua tė kthehej.
    Mbreti, si mėsoi fjalėt qė i kishte thėnė kalorėsi mushkės, dėrgoi ta thėrrisnin dhe pamjeqeshur e pyeti se pėrse e kishte krahasuar atė me mushkėn ose mushkėn me tė.
    Zoti Ruxheri u pėrgjigj fare ēiltėr:
    -Imzot, e krahasova mushkėn me ju, pasi sikundėr ju dhuroni atje ku nuk duhet dhe atje ku duhet nuk dhuroni, -po kėshtu edhe mushka nuk u shtri ku duhej dhe vajti u shtri atje ku nuk duhej.
    -Zoti Ruxheri, -i tha atėherė mbreti, -nė rast se unė nuk ju kam bėrė edhe juve dhurata sikundėr mjaft tė tjerėve, tė cilėt janė njė hiē pėrpara jush, kjo nuk ka ardhur ngaqė s'jua kam njohur trimėrinė e rrallė e tė denjė pėr ēdo lloj dhurate, pra s'ka qenė faji im, por fati juaj ai qė s'mė ka lejuar. Dhe qė ju them tė vėrtetėn, do t'jua provoj qartė tani.
    -Imzot, -iu pėrgjigj zoti Ruxheri, -nuk qahem qė nuk kam marrė dhurata prej jush, sepse s'mė ka vajtur mendja tė pasurohem, por mė vjen keq qė s'mė keni dhėnė asnjė dėshmi pėr trimėrinė, qė kam rrėfyer. Sidoqoftė, arsyen tuaj e pranoj pėr tė drejtė e pėr tė qėruar dhe jam gati tė shoh atė qė doni tė mė tregoni, sido qė ju besoj edhe pa dėshmitar.
    Mbreti atėherė e mori dhe e shpuri nė njė sallė tė madhe, ku sipas urdhrit tė tij ishin vendosur dy sėndukė tė mbyllur. Atje nė prani tė shumė vetave i tha kalorėsit:
    -Zoti Ruxheri, nė njėrin nga kėta sėndukė ndodhet kurora, skeptri dhe rruzulli mbretėror, si dhe mjaft breza, mbėrthejca, unaza e plot e plot stolira tė vyera tė miat. Sėnduku tjetėr ėshtė mbushur me dhe. Zgjidhni pra njėrin dhe ai qoftė juaji! Me kėtė rast do tė shihni se cili ka qenė mosmirėnjohės ndaj trimėrisė suaj, unė apo fati juaj.
    Zoti Ruxheri, duke parė qė kjo ishte dėshira e mbretit, zgjodhi njėrin nga sėndukėt dhe sovrani urdhėroi tė hapej nė ēast. Tė gjithė vunė re qė ai ishte mbushur me dhe. Atėherė mbreti buzagaz i tha:
    -Siē e shihni, zoti Ruxheri, ato qė ju thashė pėr fatin janė tė vėrteta. Sidoqoftė trimėria juaj e meriton qė unė t'i kundėrvihem forcės sė tij. Unė e di qė ju nuk keni ndėrmend tė bėheni spanjoll, prandaj as unė nuk kam ndėrmend t'ju fal kėshtjella a qytete, por dua pėr inat tė fatit, t'ju dhuroj atė sėnduk qė ai jua mohoi, me qėllim qė tė keni mundėsinė ta shpini nė viset tuaja dhe me dėshminė e dhuratave tė mia tė mund tė krenoheni pėr trimėrinė tuaj pėrpara bashkėvendėsve.
    Kėshtu zoti Ruxheri, si mori sėndukun dhe i shprehu mbretit falėnderimet e duhura pėr tė tilla dhurata, u kthye shend e verė nė Toskanė.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    Benjamin Vila (01-10-2015)

  3. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Vepra erotike me e bukur qe kam lexuar.Eshte bukur te rikujtosh leximet e hershme!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •