ERICH FRIED

Erich Fried ka lindur nė Vjenė nė vitin 1921, u largua nga Austria nė 1938 dhe u zhvendos nė Londėr. Ndėr vėllimet e tij me poezi: Gjermania (Deutschland, 1944), Kundėrshtime (Anfechtungen,1967), Njėqind poezi (100 Gedichte ohne Vaterland, 1978). Midis romaneve dhe tregimeve: Fėmijė dhe budallenj (Kinder und Narren, 1957), Njė ushtar dhe njė vajzė (Mädchen Einund ein Soldat, 1960), Pothuajse ēdo gjė ėshtė e mundur (Fast alles möglich, 1975). Nė tekstet e tij eksperimentimi formal unifikohet me angazhimi politik. Nė vitin 1988 boton njė libėr me poezi: Ėshtė ajo qė ėshtė., Poezi dashurie frike dhe zemėrimi ", i cili do tė ketė njė sukses tė madh nė publikun italian, Nga ky libėr jajė zgjedhur kėto poezi.

Pėrktheu: Faslli Haliti


ĖSHTĖ ABSURDE
Poezi - rekomanduar nga Karmen

Ėshtė absurde
thotė arsyeja.
Ėshtė ajo qė ėshtė

thotė dashuria.
Ėshtė hidhėrim

thotė llogaria.
Nuk ėshtė veē dhimbje
thotė frika.
Ėshtė e kotė

thotė gjykimi.
Ėshtė ajo qė ėshtė

thotė dashuria.
Ėshtė qesharake

thotė krenaria.
Ėshtė e nxituar

thotė maturia.
Ėshtė e pamundur

thotė pėrvoja.
Ėshtė ajo qė ėshtė

thotė dashuria.

GJITHNJĖ MĖ E VĖSHTIRĖ

Tė tė shoh vetėm njė herė
dhe kurrė mė pastaj
duhet tė jetė mė e lehtė
qė tė tė shoh ende dhe njėherė
dhe kurrė mė pastaj
Tė tė shoh dhe njėherė
dhe kurrė mė pastaj
duhet tė jetė mė e lehtė
qė tė tė shoh ende dhe dy herė
dhe kurrė mė pastaj
Tė tė shoh ende dhe dy herė
dhe kurrė mė pastaj

duhet tė jetė mė e lehtė
qė tė tė shoh ende dhe tri herė

dhe kurrė mė pastaj
Por unė jam njė budalla
dhe dua tė tė shoh

ende shumė herė
para se

mund, mos tė tė shoh
kurrė mė.

ĒFARĖ?

Ē’je ti pėr mua?
ē’janė pėr mua gishtat e tu?
dhe ēfarė buzėt e tua?
dhe ē’ėshtė pėr mua tingulli i zėrit tėnd?
ē’ėshtė pėr mua parfumi yt
para pėrqafimit tonė
dhe parfumi yt
i pėrqafimin tonė
pastaj? ē’je ti, pėr mua?
ē’jam unė pėr ty?
ē’jam pra?