Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Hëna blu, fenomeni i rrallë kalendarik ndodh sot




    “Hëna blu” nuk është vetëm një frazë që përdoret si figurë. Hëna bëhet “blu” kur ajo shfaqet e plotë dy herë brenda një muaji dhe sot është një ditë e tillë.

    Hëna sot, për herë të parë pas dy vitesh, do ta shohim të plotë për të dytën herë për muajin gusht. Ajo ishte e plotë edhe me 2 gusht.

    Ajo do të jetë e plotë duke reflektuar në maksimum dritën e diellit sonte në orën 2:59.

    Kjo është herë e parë që do të shihet “Hëna blu” që prej marsit të vitit 2010 dhe hera e fundit qeri në korrik të vitit 2015.

    Arsye pse quhet “Hëna blu” ka lidhje me hirin e vullkanit “Krakatoa”. Në të vërtet ajo nuk merr ngjyrë blu por nga shpërthimi i vullkanit “Krakatoa” në Indonezi në vitin 1883, hiri u ngjit deri në skalionet më të larta të atmosferës, gjë e cila bërë që Hëna të marrë pamje blu, dhe kjo zgjati për dy vjet.

    Gjithashtu edhe vullkane të tjera e kanë kthyer Hënën në blu. Njerëzit ep anë Hënën blu edhe në vitin 1983 pas shpërthimit të vullkanit “El Chichon” në Meksikë.

    Hëna shfaqet e plotë një herë në 29 ditë dhe shfaqja e saj e plotë dy herë në muaj ndodh një herë në dy vjet e gjysmë.

    Sipas NASA-s, arsye e Hënës blu është prania e shumë grimcave më të gjerë se sa gjatësia e valës së dritës së kuqe.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  2. #2
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Mesa di une sot eshte dt 1 Shtator, pra nuk i bie dy her brenda nje muaji .......
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •