Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Interneti, një dekadë më vonë



    Interneti, një dekadë më vonë




    Rritja e internetit në këto 10 vitet e fundit ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Le të shohim disa statistika të këtij viti krahasuar me ato në 2002-in.

    - Në vitin 2002 kishte 569 milionë përdorues interneti (9.1% e popullsisë së botës), në 2012 ky numër shkon në 2.27 miliardë (33%).

    - Në 2002-in njerëzit kalonin mesatarisht 46 minuta në ditë në internet. Sot ata harxhojnë rreth 4 orë.

    - Numri total i faqeve ueb në 2002-in ishte 3 milionë, në 2012-n ky numër është 555 milionë.

    - Në vitin 2002, Internet Explorer kapte 95% e shfletuesve të uebit ndërsa sot 39%. Pas tij vjen Google Chrome me 28%, Mozilla Firefox me 25%, Opera 6% dhe të tjera 2%.

    - Fjalët më të kërkuara në ueb në vitin 2002 ishin: Spiderman, Shakira, Winter Olympics, World Cup, Avril Lavigne, Star Wars, Eminem, American Idol, Morrowind dhe Warcraft 3. Në vitin 2012 fjalët më të kërkuara janë: Rebecca Black, Google+, Hurricane Irene, Pinterest, Ryan Dunn, iPhone 5, Casey Anthony, Adele, Osama Bin Laden, Steve Jobs.

    - Top Memes në vitin 2002 ishin Ninjat ndërsa në 2012-n Forever Alone.

    - Në 2002-in nevojiteshin 12.5 minuta për të shkarkuar një këngë (me një modem 56k), ndërsa në 2012-n duhen vetëm 18 sekonda.

    - Koha e ngarkimit të një faqeje ueb në 2002-in ishte 16 sekonda, ndërsa sot vetëm 6 sekonda.

    - Në 2002 u lançua Friendster që kishte 3 milionë përdorues. Në 2012-n, numri një i rrjeteve sociale është Facebook me 900 milionë përdorues.

  2. #2
    Ke harruar pa permendur "2 girls one cup".
    Keyboard not found .... press any key to continue!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •