Në pritje të një telefonate!….
Mbi tavolinë maçok i strukur
Më dukesh sot ti telefon.
Mos vallë ky numur diku ka humbur…
Ndaj shurdhmemeci nuk tringëllon
Kam celular, prodhim i fundit
E mbaj në xhep, në dorë e gjetkë…
Vehtja më ngjan djalosh katundit
Ndrroj meloditë, pres ditë dhe netë.
Një herë e vë në “tarantella”
Past në "Bethoven".., çip ripi çip..
E vë në dridhje, plot herë të tjera
Dridhem veç unë…pa patur grip! (lol)
Ah, pse nuk bije moj zile e dreqit
Shkund telefonin, me forc e shkund
PINI-in e shoh, dyshoj së tepërmit
Askush s’thërret, vallë ku u humb?
Befas një natë tek po dremisja
Ndjeva një dridhje përposh nënkresë...
Ngrihem i trembur dhe u gremisa
kap telefonin… thirrje për besë!
Alo! Kush jeni? Unë jam Agimi
Fol veç një fjalë moj e uruar!
Fol, se po çmëndem unë nga gëzimi
- numri filan?....S’keni paguar!!!...
- Kush je moj zonjë?! E ke gabim!
Unë jam i regullt, më ke ngatrruar!
-Jam Telecomi!…Ej shpirti i im!
ke një Faturë pa likujduar!....
- nuk është e mundur,- në çast ia ktheva
unë nuk mbaj mend t’i jem kujt borxh!
Kisha shumë frikë, mos e gënjeva…
Alo zonjushe…mund t’më tregosh!
- çfarë të tregoj, je dhe i pjekur?
më foli, zëri pas telefonit
- kur pret një zile, me zemër thekur…
Pse nuk i thoni dhe... Telecomit…??
…bobo i ziu, zëri më ngjante
me miken time, që e doja nuse!
Asaj kërkush hallin s’ia qante...
Se kishte mbetur bosh pa impulse! (lol)
Befas ia plasi gazit dhe foli:
- mirë që ke pritur me ditë dhe net’
por numri im nëse s’të morri
pse nuk më thirre 1 herë dhe vet’!?..
Alo?!...Moj Alo!, nuk të vjen zëri!
Fol pak më fort, se nuk dëgjoj!
Dridhesha unë komplet i tëri
Befas ra dera,...Zot ç'të shikoj!
Kishte në dorë një Motorola
qeshte dhe qeshte ajo me mua!
Mbeta memec, një fjal nuk fola
- Erdha idjot, se fort të dua!...
Lëre se ç'vajti...u dogjëm fare
kisha ca dridhje, thellë shumë në zemër
Befas një mace erdh në dritare
Më mjaulliti... isha në endërr!
Një puthje të fortë çupave e grave të forumit që kanë IMPULSE!
Gimi
Krijoni Kontakt