Rreth 100 mijė fotografi tė realizuara nga viti 1878 deri mė 1944, pjesė e fototekės sė Arkivit tė Shtetit do tu serviren studiuesve nė mėnyrė dixhitale. Nga ana tjetėr, tė njėjtit proces i janė nėnshtruar materialet fotografike dhe regjistrimet qė kanė qenė pjesė e Arkivit tė Partisė
Oliverta Lila
Rreth 100 mijė fotografi, pjesė e fototekės sė Arkivit tė Shtetit do tė jenė sė shpejti tė dixhitalizuara. Procesi qė ka filluar njė vit mė parė, vazhdon ende. Janė fotografi nga vitet 1878 deri mė 1944. Deri mė sot, ēdo studiues, nė bazė tė rregullave tė institucionit ka punuar mbi origjinalin qė ruhet nė fondet e arkivit. Sipas specialistėve, pėrveēse njė procedure mė tė koklavitur (qė do tė thjeshtohet pėrmes sistemit dixhital), shqetėsimi kryesor ishte rreziku i njė dėmtimi tė vazhdueshėm tė fotografive nga pėrdorimi. Ne do ti dixhitalizojmė tė gjitha dhe me njė program tė veēantė do tė jenė tė disponueshme online nė sallėn e leximit. Ēdo i interesuar do tė mund tė shohė materialin, pa pasur mundėsi ta kopjojė apo pėrdorė kundėr rregullave tė institucionit. Sa mė shumė qė preken kėto fotografi aq mė shumė dėmtohen, prandaj ne duam ti dixhitalizojmė, shprehet Endrit Musaj, pėrgjegjės i sektorit audio-vizual nė Arkivin e Shtetit. Fotografia mė e hershme qė ruhet nė kėtė fototekė ėshtė ajo e Hamz Kazazit, e vitit 1858, por qė nė fakt nuk ėshtė origjinali i realizuar nga Marubi. Tė tjera fotografi nisin nga viti 1878, qė pėrkon me Lidhjen e Prizrenit, pėr tė vazhduar mė tej deri nė vitin 1944. Dixhitalizimi i tyre po bėhet nė bazė tė njė skeme klasifikimi, ku dosjet janė ndarė nė jetė politike, ekonomike, shoqėrore dhe kleri, pėrfaqėsuar me tri fetė kryesore. Ėshtė dixhitalizuar pjesa kryesore e fototekės, ajo qė quhet jeta politike nė Shqipėri, qė nga viti 1878-1944. Ėshtė kjo kategori qė kėrkohet, ėshtė studiuar dhe shfrytėzuar mė shumė nga studiuesit shqiptarė, tregon Musaj. Fototeka pėrfshin fotografi origjinale, tė tjera tė riprodhuara, negativė nė xham, etj. Kėto tė fundit do tė mbeten tė fundit nė kėtė proces, pėr shkak tė kėrkesės sė njė teknologjie mė tė avancuar pėr skanimin e tyre. Megjithatė nuk do tė jetė thjesht ēėshtje muajsh hedhja nė sistemin dixhital. Musaj nuk pėrcakton njė limit kohor, por thekson se puna po vazhdon. Mes dosjeve tė sistemuara nė fototekė, gjen edhe nga ato qė mbajnė shėnimin: fotografi pėr tu restauruar. Pėrgjegjėsi i sektorit audio-vizual shpjegon se janė fotografi qė kanė nevojė ti nėnshtrohen njė procesi restaurimi pėr shkak tė dėmtimit tė tyre, ndoshta nga ruajtja nė kushte jo tė pėrshtatshme. Nė pėrgjithėsi, gjendja e fotografive ėshtė e mirė. Edhe ato qė shfaqin dėmtime tė vogla apo zbehje tė ngjyrės, gjatė procesit tė dixhitalizimit do tė restaurohen dhe do tė kenė njė qartėsi mė tė madhe se origjinali, thekson Musaj. Nga ana tjetėr, pjesė e kėsaj fototeke, pėr mungesė tė informacioneve nė pjesėn e pasme tė fotografisė apo tė personazheve apo situatave tė fiksuara, ka dosje me fotografi tė paidentifikuara. Dixhitalizimi ėshtė njė kėrkesė qė po shtrohet gjithnjė e mė fort pėr fondet e trashėguara, si pasojė e njė kėrkese nė rritje pėr shfrytėzimin e tyre.
Procesi
Ish-Arkivi i Partisė
Fototeka e Arkivit tė Shtetit nuk ėshtė sektori i vetėm qė i ėshtė nėnshtruar procesit tė dixhitalizimit. Ish-Arkivi i Partisė sė Punės, i vendosur pas viteve 90 pranė Arkivit tė Shtetit po dixhitalizohet. Procesi pėrfshin fototekėn, por edhe fonotekėn me materiale qė nisin nga 1945 deri nė fund tė viteve 80. Dixhitalizimi nė kėtė fond po vazhdon me ritme tė shpejta dhe ndoshta do tė jetė nė shėrbim tė studiuesve mė parė se fototeka e vetė arkivit.
Fotografitė
Zbardhet arkivi Luēe
Mes dosjeve tė shumta tė sistemuara nė fototekėn e Arkivit Shtetėror, gjenden njė sėrė kutish qė mbajnė shėnimin Luēe. Instituti Luēe ėshtė i njohur pėr imazhet e xhiruara dhe tė fiksuara nė Shqipėri. Endrit Musaj, pėrgjegjės i sektorit audio-vizual nė Arkivin e Shtetit shprehet se ky fond ėshtė pėr tu sistemuar dhe do tė bėhet pjesė e procesit tė dixhitalizimit. Nuk e dinė me saktėsi se sa fotografi ruhen nė kėtė fond dhe ēfarė paraqesin nė tėrėsinė e tyre. Po pėrpiqemi tė sistemojmė fondin e shoqėrisė fotografike Luēe qė ka qenė nė Shqipėri nė vitet 1939-43 dhe ka lėnė njė fond tė pasur, kryesisht nga jeta politike, por ka fotografi edhe pėr punėt publike, si ndėrtimi i bulevardit kryesor, ministritė, korpusi, pėrfshirė edhe rrugėt kryesore qė janė bėrė nė tė gjithė Shqipėrinė, vizita tė funksionarėve tė asaj kohe, shqiptarė nė Itali, pjesė nga luftimet nė frontin italo-grek, etj., thekson Musaj. Sipas tij, fotografitė tregojnė ngjarje qė pas vitit 1945 nuk janė paraqitur nė publik, tė ndaluara pėr shkak se i pėrkisnin periudhės sė fashizmit. Nė fakt, nga kėrkesat e pėrditshme pėr shfrytėzimin e kėtij fondi, Musaj thotė se janė kryesisht studentė apo studiues tė arkitekturės e jo tė shumtė nė numėr.
Alarmi
Zhduken objektet origjinale tė Shtėpisė sė Flamurit
Njė ditė pas lajmit pėr ringritjen e Shtėpisė sė Flamurit, shembur mė 16 gusht nė Korēė, studiuesit ngrenė njė tjetėr shqetėsim. Bėhet fjalė pėr zhdukjen e objekteve origjinale qė i pėrkisnin monumentit tė kulturės, shtėpisė ku u ngrit flamuri i Krahinės Autonome tė Korēės nga Themistokli Gėrmenji. Historiani Bashkim Jahollari, njėkohėsisht ish-drejtor i muzeve dhe studiuesi Niko Kotherja japin alarmin se nė Shtėpinė e Flamurit nuk gjenden mė objektet e vjetra me vlerė tė mėdha historike, pasi ato janė zhdukur nė kohė tė ndryshme. Studiuesit pretendojnė se objektet e muzeut ishin dėrguar pas viteve 1990 nė Pallatin e Kulturės, por kėta tė fundit kanė hedhur poshtė akuzat duke thėnė se nė kėtė institucion ruhen vetėm objekte tė luftės. Sipas studiuesve, muzeu do tė rindėrtohet me objekte jo origjinale, ndėrkohė qė shprehin shqetėsimin se objektet tashmė tė zhdukura mund tė jenė pjesė e tregut tė zi. Kėto javė, Korēa ėshtė pėrfshirė nga njė sėrė skandalesh qė kanė tė bėjnė me veprat e artit dhe objektet e trashėgimisė kulturore. pas zhdukjes sė pikturave nga galeria Guri Madhi, mes tė cilave pjesa kryesore e piktorit Vangjush Mio, shembet monumenti i kulturės sė kategorisė sė I, banesa qė nga pikėpamja historike vinte e dyta pas shtėpisė sė pavarėsisė nė Vlorė. Tashmė studiuesit hedhin alarmin edhe pėr zhdukjen e objekteve origjinale, ndėrkohė qė policia vijon hetimet pėr tė gjetur pėrgjegjėsit e shembjes qė deri mė tani rezulton tė jetė e qėllimshme.
Shqip
Krijoni Kontakt