Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ti po bie dakord me kryeministrin me lart dhe nuk e kupton. Investimet private ne shkolla e spitale, rrisin edhe cilesine e ambienteve te reja qe do te ndertohen mbi ate toke, rrisin edhe konkurrencen mes universiteteve ekzistuese private. Ti si student apo prind neser, do te preferosh te shkosh ne ate shkollen e re me godine te re, me staf te ri, investim i bere nga nje shkolle private ne bote, e jo ne nje nga ato 100 kioska-shkolla private qe ka Tirana e Shqiperia.
    Shkolla e re nuk mund te jet nje tjeter kioske-shkolle? Biles ai qe po pret per toke falas qe te ndertoje nje shkolle, ka me shume mundesi te ndertoje nje kioske-shkolle.

    Stafin e ri se kuptoj pse eshte pozitiv. Gjithashtu nuk dihet nese do jete investim nga nje shkolle private ne bote, apo thjesht dikush qe do te shese diploma fallco.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po nuk pati konkurence nuk ka rritje cilesie, nuk ka ndryshim qe ti e te gjithe kerkojme. Shembulli me i mire: ne fillimet e demokracise Shqiperia u mbush me kioska e shites ambulante, sot nuk gjen me kioska si kerpudha ne mbare qytetet e vendit, gjen dyqane te mirembajtura ne katet e para te godinave e anes rruges. Por kjo nuk ndodh brenda dites, kjo kerkon kohe. Dhe mbi te gjitha nuk e beri shteti, e bene ata shqiptaret qe moren inisiativen private qe te investonin ne keto biznese.
    Pikerisht ky shembull kaq i mire duhet ndjekur. Ekonomia e tregut funksionioka edhe ne Shqiperi dhe ashtu sic u zhduken kioskat do zhduken edhe kioske-shkollat. Sic nuk pati nevoje qeveria tu jepte falas katet e para dyqaneve, nuk ka nevoje as tani tu fali token per te ndertuar shkolla private.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Albo, pse mos te rritet cilesia e spitaleve shteterore, dhe ne kete menyre privati konkurron shtetin. Ne kushte e mjerueshme qe jane spitalet shteterore privati nuk sheh konkurrence dhe nga kjo perfiton dhe i ngre cmimet. Nuk eshte nevoja te ngresh te reja, rregullo ekzistueset. Sado te kene konkurrence spitalet private me njera-tjetren nuk jane per popullin e thjeshte qe njesoj nuk i perballon dot. Psh nese shkolla publike ku shkon femija im eshte cilesore, nuk kam pse harxhoj leke kot per te njejten cilesi.
    Pas sistemit te drejtesise, ai arsimor dhe i mjekesise jane me te korruptuarit ne vend. Qeveria eshte munduar te luftoje korrupsionin ne keto sisteme publike, por ka deshtuar e do te deshtoje per nje arsye te thjeshte: te gjithe mesuesit e mjeket ne kete sistem publik punojne per llogari te shtetit, jo per llogari te tyre, e detyrimisht nuk do te vene uje ne zjarr e nuk do te japin maksimumin e tyre, pasi si ai doktori/mesuesi i mire, si ai parazit, marrin te njejten rroge per te njejten pune, rroge qe u ka caktuar nje burokrat ne Tirane.

    Kurse sistemi privat punon ndryshe: doktoret me te mire do te punojne ne spitalet me te mira te vendit, pasi ata paguajne me mire se te tjeret, e detyrimisht qytetaret do te preferojne keto spitale/shkolla private para atyre te tjerave. Ekonomia e lire e tregut dikton kompensimin e doktoreve/mesuesve bazuar ne meritat e cilesise se punes se tyre profesionale.

    Kjo eshte e vertete e problem ne Shqiperi, kjo eshte e vertete e problem ne cdo shtet te botes me "mjekesi/arsim social".

    Shkolla e re nuk mund te jet nje tjeter kioske-shkolle? Biles ai qe po pret per toke falas qe te ndertoje nje shkolle, ka me shume mundesi te ndertoje nje kioske-shkolle.

    Stafin e ri se kuptoj pse eshte pozitiv. Gjithashtu nuk dihet nese do jete investim nga nje shkolle private ne bote, apo thjesht dikush qe do te shese diploma fallco.
    Jo, nuk mund te jete kioske shkolle, pasi ligji ne fjale do te vere kushte qe kane te bejne me si me shifren e investimit qe do te kete nje minimum: (le te themi 1 milion euro), ashtu sic vendimin e merr po ministria e arsimit nese subjekti privat mund te licensohet dhe a i ploteson kushtet per te perfituar "toke falas".

    Ftesa e qeverise eshte: Investo X milion euro ne Shqiperi per te ndertuar nje shkolle apo spital privat, dhe token mbi te cilen do ta ndertosh do te ta bleje shteti.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2012 më 14:07

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ti thua qe shteti eshte me i korruptuar se privati? Vertet? Nese pushtetaret shekullor s'jane te zote te luftojne korrupsionin le te zbresin nga karrigia qe e kane bere grope, e t'ja lene vendin te rinjve qe jane edukuar neper bote. Vetem ata mund ta ndryshojne Shqiperine. Nuk do endryshojne shkollat e spitalet private qe drejtohen nga vet ata.
    Feelings change - memories don't.

  4. #54
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Ne kohen e xhaxhit pasi mbaroi lufta xhaxhi u mori token pronareve te ligjshem dhe jua dha fshatareve. Edhe Sala te njejten gje po ben. Do kthehem ne Shqiperi qe neser dhe do hap Universitetin "Ujevara" ("Ujevara" sepse e ka ujin te paster si "KRISTALI"). Kush do te diplomohet ca xhixha me vete dhe miresevini, plus qe do behem dhe pronar toke. Eh rrofsh o Sali, kot qenkam ankuar prej teje une.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po mire, po sikur mos ti eci biznesi shkolles private a lejohet pronari ta shnderroje ne dicka tjeter? Fundja token e tij e ka apo jo?
    Feelings change - memories don't.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Albo.. më bën çudi nga buron gjithë ky naivitet.. dhe që mos ta lodhim trurin qeveria është super mafie, akoma dhe qeveritë gjoja si më humaniste (shiko suedin)... po të kërkosh pakë do gjesh ça krime kanë bërë (inteligjenca Suedeze në Irak, industria e armëve etj).

    Konkretisht qeveria Shqiptare është copë copë... e di që do mërzis shumë njërëz këtu por do e them.. ne vetë si qytetarë jemi për të na vënë flakën.. e kam fjalën për ne njerzit e thjeshtë!

    E them këtë sepse ne për të qen njerëz u mësuam gjithë kohës me dhunë, gjithmonë ka qen dikush që na shtypte. Nuk jemi mësuar me liri, liria për arsye se të sjellë përball me veten tënde reale, pra ke brënda dhe të mirën dhe të keqen, kërkon dhe aftësi, vet-kontroll, për të dalë i fituar më së fundi.

    Sa për Shqipërinë i lini përrallat... qeveria po zbaton recetën e vjetër që është zbatuar në shtetet e tjera! Prandaj ngulë këmbë dhe them mos ëmbëlsoni veten me iluzione!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË


    Pa Nënë Terezën kombi do ishte jetim në këtë 100 vjetor
    07-09-2012 / Nga Sali Berisha*

    Të nderuar klerikë.
    Zonja Kryetare e Parlamentit.
    Zotërinj deputetë.
    Të nderuar të pranishëm.
    Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë kudo që jeni.
    Në këtë ceremoni modeste, ne nderojmë sot në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta dhe në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, nënën, motrën, gruan, që pas Shën Mërisë është dhe mbetet gruaja më e njohur , më e dashur , më njerëzore, më fisnike e krishterimit dhe njerëzimit.
    Ndaj dhe falënderimi i parë është për Zotin, që i dha kombit dhe njerëzimit në shekullin XX , një simbol kaq të fuqishëm të moralit njerëzor, të përkushtimit njerëzor, të dashurisë njerëzore.
    Në këtë 15 vjetor të ndarjes së saj nga jeta dhe të kalimit në përjetësi, çdo shqiptar përulet para saj me nderimin më të madh, pasi kur hedh sytë në 100 vitet e fundit, por edhe në shumë shekuj, gjen dritën e saj, gjen nderin e madh, që ajo i bëri nënës shqiptare, motrës shqiptare, por që i bëri njeriut dhe njerëzimit në tërësi.
    Ndaj dhe le ti themi asaj me gjithë zemër, Faleminderit Nënë Tereza.
    Na dhe nder kur vuanim për të, kur nuk e kishim, kur në botë nga një regjim barbar përcillnim lajmet më të përçudnuara, më poshtëruese, kur në një histeri të paparë rrënonim kisha, tempuj e libra të shenjta, ti qëndroje si dëshmitare e shpirtit të këtij kombi, e vlerave të mëdha shpirtërore të këtij kombi.
    Faleminderit se kurrë nuk e mohove.
    Këto 20 vite kam takuar, jo pak personalitete të mëdha shqiptare në botë, prej tyre me sinqeritet ka patur dhe që më kanë rrëfyer, -“Sali për ne ishte e pamundur të pohonim se jemi shqiptarë me origjinë, sepse me ato që ndodhnin në Shqipëri, Shqipëria ishte bërë simbol poshtërimi, përçmimi dhe ne nuk e gjenim veten , nuk gjenim kurajën shpirtërore t’ju thonim miqve tanë amerikan apo të tjerë, të pohonim përkatësinë tonë shqiptare”.
    Kurse ti në çdo minutë, në çdo orë, çdo ditë, kudo shfaqeshe krenare me nënën tënde , me familjen tënde, me babain tënd, me kombin tënd.
    Dëgjoje marrëdhëniet e saj me vendin, diktatura e konsideroi atë një rrezik kombëtarë, nuk e lejoi kurrë, përveçse në vitet e saj më të fundit, që të vizitonte Shqipërinë e saj të dashur, nënën e saj të dashur, motrën e saj të dashur, por duhet të jem i sinqertë, ajo është Nënë Tereza e Kalkutës dhe nuk duhet të kemi xhelozi.
    Ata, të cilët kanë vizituar këtë qytet dhe unë jam njëri prej tyre që e vizitova me rastin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, do të shohin se në rrugët, rrugicat, sokaqet e saj vërshojnë dhimbjet më të mëdha njerëzore. Në rrugët, rrugicat, sokaqet e saj është braktisja njerëzore, kështu që Nënë Tereza, nuk mund të ishte askund në planet siç jua çoi Zoti Shqiptarëve, për tu bërë simbol i shpirtit të tyre. Zoti, e çoi atë në Kalkuta për tu përballur në vendin më të vështirë, me dhimbjen, sakrificën njerëzore.
    Zonja dhe zotërinj.
    Dua të falenderoj Nënë Terezën me një mirënjohje të pakufishme se ajo u shndërrua në ikonë e forcës së pakufishme të dashurisë njerëzore, të përkushtimit njerëzor. Më shumë se kushdo tjetër në shekullin që jetoi. Kombi në këtë 100 vjetor pa Nënë Terezën do të ishte jetim. Sot duke e nderuar atë është krenar për vajzën, gruan, nënën, që i dhanë mbarë njerëzimit.
    Faleminderit”.

    Fjala e Kryeministrit, në seancën e posaçme në nderim të veprës së Nënë Terezës

    ...

    55


    --



    bukur ka fol Kryeministri..
    por cfar thot brari se..
    hmm..


    ai thot keshtu..

    nderimi i vertete per Nen Terezen nuk jan as bustet as pallavrat as librat as poezite e as seminaret.. por jan spitalet e azilet.. kopshte cerdhet e shkolat..ku prindi e i semuri..nuk paguan rrushfet.. ku femija mund ta haj nji cop buk apo pij nje filxhan qumesht.. ku pacienti nuku paguan ne cdo 5 minuta doktoret e infiermiret per cdo me te voglin sherbim qe mjekesia e shteti e ka me qitapo qe tu a bej te semurve pa pages..

    ki eshte Bab Terezi apo nen tereza..

    tjerat jan vec po.rdhe..

    Dhe ti si Mjek o Kryeminister.. do duheshe ta beje kte lloj mjekesie..

    mirpo nuk e ke bere..
    cdo minut e sekond .. familjaret e te semurve zbrazin xhepat.. sa her hyn infermieri apo mjeku ne dhom te te semurit..

    e kur nuku e ben ne sektorin qe e njeh dhemb e dhemballe..ahere cdo presim ne te tjera fusha..

    ..

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Të paktën Shqiptari nuk ka pirë gjakun e planetit.. kështu që nuk ka fare përse të ndihet më i ulët para Amerikanit!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •