Tatimi Progresiv VS Tatimi Sheshte
Me Tatim kuptojme nje detyrim qe duhet t’I paguajme shtetit nga cdo e ardhur qe nje individ apo njesi bisnesi gjeneron.
Rasti klasik eshte kur nje biznes I cili gjeneron nje fitim,nje pjese te tij duhet ta paguaje ne forme tatimi shtetit.
Rasti I vecante eshte kur nje individ blen nje pajisje elektroshtepiake me cmimin e supozuar 50.000 lek dhe te njejten pajisje ia shet nje individe tjeter mbas nje periudhe kohe relativishte te shkurter ku norma amortizimit pajisjes eshte e vogel apo e paperfilshme ,me nje cmim 60.000 lek .Ne kete rast individi ka gjeneruar 10.000 lek fitim nga I cili duhet te paguaje tatim fitim.Ne realitet ky individ nuk paguan tatim per arsye se shteti nuk ka si te vertetoje fitimin e realizuar prej tij.
Qe te krahasojme dy lloje tatimesh ,konkretisht tatimin e sheshte me tatimin proporcional duhet te caktojme me perpara disa parime apo kritere.
Parimi I drejtesiseNqse nisemi nga parimi I drejtesise tatimi proporcional eshte me I drejte se tatimi I sheshte per arsye se nuk mund te paguaje te njejten norme tatimi si nje biznes A I cili ka nje fitim 12000 euro ne vit ashtu edhe nje biznes tjeter B I cili realizon nje fitim prej 1.000.000 euro ne vit.Pavaresisht se norma proporcionale prej 10% ne rastin konkret eshte e tille qe biznesi A ka nje detyrim tatimor 10% * 12.000 euro =1.200 euro kurse biznesi B ka nje detyrim tatimor 1.000.000 * 10% = 100.000 euro,me rritjen e fitimit ulet ndjeshmeria ndaj detyrimit tatimor dmth nqse rrisim normen proporcionale qe vepron mbi fitimin e biznesit B dobishmeria nga fitimi neto nuk do te ndryshoje ose do te ndryshoje shume pak.E kunderta ndodh me biznesin A.Si perfundim nqse nisemi nga parimi I drejtesise pra se cili tatim eshte me I drejte tatimi proporcional ka nje avantazh ndaj tatimit te sheshte.
Parimi I performances dhe I grumbullimit te te ardhuraveNqse nisemi nga keto kritere duhet qe te bejme nje analize te mirefillte financiare.Pra qe te shohim funksionalitetin,pershtatshmerine e dy llojeve te tatimeve dhe se cili prej tyre grumbullon me teper te ardhura ne buxhetin e shtetit.Kjo analize konsiston ne faktin e krahasimit te dy tatimeve ne dy periudha te barabata kohe psh 5 vjecare dhe duke pasur parasysh se nje vit mund te jete I mbare dhe mund te grumbullohen te ardhura nga tatimi me shume se nje vit tjeter.Duke u bazuar te kjo e fundit lind nevoja e modifikimit te statistikave te ardhurave me normen e rritjes ekonomike te vendit.Meqe vendi yne ka pasur cdo vit rritje pozitive pra nuk ka rene ne recesion atehere edhe te ardhurat nga tatimet kane pasur nje rritje pozitive cdo vit.Duke krahasuar nga viti ne vit te ardhurat nga tatimet shtesa qe krijohet pra diferenca e vitit pasardhes me vitin paraardhes pjestohet me normen e rritjes ekonomike te viti pasardhes dhe gjejme rritjen e te ardhurave nga tatimet per cdo 1% rritje ekonomikle.Keto statistika I vendosim ne nje grafik ne te cilin mund te krahasojme shume lehte dy llojet e tatimeve pra ate progresiv dhe te sheshte.
I vetmi defekt I kesaj analize financiare eshte se nuk parashikon apo ndan ne vleren e rritjes e te ardhurave nga tatimet si pasoje e luftes kunder korrupsionit me performancen e tatimit.