LI QINGZHAO
(Poetesha mė e madhe kineze)
(1084-1151)

Li Qingzhao u lind nė A.D.1084 nė njė familje aristokratike nė provincėn e Shandongut. I ati, Li Gefei ishte profesor nė Akademinė Perandorake nė Kaifeng. Si bijė e njė familje elitare dhe te arsimuar, Qingzhao mori njė edukatė liberale tepėr tė pazakontė pėr njė grua. Nė 1101 u martua me Zhao Mingcheng, djalin e njė politikani shumė tė njohur Zhao Dingji. Pas kėsaj jeta e Li Qingzhaos u ndikua thellėsisht nga politika e periudhės Zong. Babai i saj kishte miqėsi me Su Dongpo dhe klanin qė kundėrshtonte reformat e Wang Anshi-se. Vjehrri i saj nga ana tjetėr ishte kundėrshtar politik i Su-sė. Nė 1102 i ati i saj u internua nga kryeqyteti Zong si anėtar opozite. Mė vonė atij i ofruan amnisti, sidoqoftė Zhao Dingji u pėrzu nga zyra e Kryeministrit nė 1107 dhe vdiq shumė shpejt pas kėsaj. Anėtaret e familjes sė tij u persekutuan, dhe aspiratat politike tė burrit tė poeteshės u prenė nė mes. Li Qingzhao dhe Zhao Mingcheng kaluan dhjetė vjet nė ekzil politik duke ndarė me njėri tjetrin tė njėjtat aspirata dhe shije letrare artistike. Qė tė dy mblodhėn dhe shkruan mbi veprat nė bronz tė dinastive Shang dhe Zhou. Sė bashku ata pėrpiluan Jinshilu “Katalogun e Epigrafėve mbi Gur dhe Eshtra”, njė vepėr qė dokumentonte dymijė tekste tė lashtėsisė. Li Qingzhao dhe Zhao Mingcheng gjithashtu ushqenin tė njėjtėn dashuri pėr poezinė dhe shumė shpesh shkruan pjesė pėr njėri tjetrin. Kur Jurchen pushtoi Kaifeng nė 1126 dhe detyroi Zongun Verior tė shkatėrronte kryeqytetin, ata u bėnė refugjatė. Pas njė viti jetė nė Nanjing pėr gati njė vit tė tėrė ata hartuan njė pėrmbledhje tė krejt udhėtimit tė tyre tė pėrbashkėt. Zhao Mingcheng vdiq nga njė sėmundje nė 1129; Li Qingzheng vazhdoi e vetme tė jetonte nė Hangzhou nė provincėn e Zhejiangut. Si njė grua tashmė e vetmuar dhe autore e satirave politike, ajo nuk u pranua nė mėnyrė konsekuente as nga bota politike as nga ajo letrare. Vdiq
nė mjerim tė plotė nė 1151.

Pėrktheu: Majlinda Bashllari

PRANVERĖ NĖ WULING

...ende fryn ere, puhizė kundėrmuese
petalesh tė verdha harlisur
Kur dita shuhet,
e lodhur ndihem tė kreh flokėt e mi tė mėndafshtė.
Sendet janė po ato, vetėm thelbi ėshtė zhdukur saora
asgjė s'pipėtin. rrėfimin tim lotėt e zėnė pėr fyti
Oh, Shuangxi nė pranverė ėshtė i mahnitshėm, thonė
do doja tė lundroja atje mbi njė varkė,
heshtur si njė gjethe
Por a do mundeshin anijet e lehta si pupėl tė Shuangxit
tė mbanin barrėn e kobshme tė brengės sime?

***
Fllad i butė… perėndim i ėmbėl
Akoma rioshe pranvera

U veshėn menjėherė petkat e lehta
Qė shpirtin ma ngrohėn

Por me t’u zgjuar nga kjo dremitje
I ftohti i hidhur me hyri
Lulja e kumbullės u vyshk mbi flokun tim …

Kur mund ta shoh tokėn time?

Kurrė! Kurrė mė- ndoshta vetėm po tė mbys
Nė njė gotė verė vetėdijen time

Temjani bėnte dritė kur rashė tė flija,

Megjithėse thėngjijtė tani janė tė ftohtė
Nxehtėsia e verės ende ma ngroh gjakun