TOMAZ SALAMUN


Lindi nė Zagreb tė Kroacisė dhe u rrit nė Koper tė Sllovenisė. U diplomua pėr histori arti nė Universitetin e Lubjanės dhe pas disa vitesh pune si artist konceptual, iu kushtua pėrfundimisht artit tė poezisė. I njohur gjerėsisht si njė prej poetėve mė tė rėndėsishėm tė Europės sot, ai ka botuar mbi njėzet e pesė vėllime me poezi dhe ėshtė pėrkthyer nė mbi 30 gjuhė. Ėshtė nderuar me ēmime tė rėndėsishme, si Ēmimi Mladost, Ēmimi Preseren, Ēmimi Jenko, Ēmimi Pushcart etj., si edhe ka fituar njė fellowship nė Programin Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve, pranė Universitetit tė Iowa dhe njė tjetėr nė Universitetin Kolumbia. Ka qenė atashe kulturor i Sllovenisė nė New York. Aktualisht jeton nė Lubjanė dhe SHBA, ku mban leksione nė universitete tė ndryshme.

Pėrktheu nga anglishtja: Ēelo Hoxha

KATĖR ĒĖSHTJET E MELANKOLISĖ

E di. Tani po nisesh nė luftė, tė shkelėsh lulet.
Do tė kafshosh mollė me pluhur. Do numėrosh
hapat e tu. Do vėresh gjithė flluskat qė do tė dalin
poshtė myshkut. Po dėgjon njė sirenė. Ajo lėshohet

si njė ylber i kuq mes malit, dhe zien, e ngjall
dėshira tė zjarrta te tė tjerėt dhe ai pak mėndafsh i rėndė
ngjitet pas kėmishės tėnde. Fshatarėt do tė bėjnė verė,
duke shtypur rrushin me kėngė nė buzė dhe tė lumtur.

Ti shtrihesh, me kokėn sipėr ēantės sė shpinės, kundron
kėrcellin tėnd masiv. Uji pėrkufizon konturet.
Ti shtrihesh pranė njė molle, ngjitur me stiva tė gjata
e tė larta drurėsh pėr dimėr. Ku e ke lepurin?

Ēfarė ke nė ēantėn e shpinės? Pse po pėrtyp kashtė?
Dhe pse kaq trishtueshėm? Luginėn e kanė konsumuar hijet
dhe treni i fundit ēapitet pėr nė Bohinj.
Binde fqinjin tėnd frulian tė ngjiteni malit

nė traktorin e tij. E majė malit, tė dy, mund tė uleni dhe tė krahasoni ngjyrat: tė zezėn sterrė tashmė
dhe blu nė shuarje. A shkrin gjarpėri yt sa herė qė ti
shfaqesh nė dritė? Kur kundron pyjet?

KĖNGĖ POPULLORE

Ēdo poet i vėrtetė ėshtė monstėr.
Ai shkatėrron njerėzit dhe ligjėrimin e tyre.
Kėnga e tij ēliron njė teknikė e cila zhduk
kokėn qė tė mos na hanė krimbat.
I dehuri shet pallton.
Hajduti shet nėnėn.
Vetėm poeti shet shpirtin e vet pėr ta ndarė
nga trupi qė ai dashuron.

FJALA

Fjala ėshtė i vetmi themel i botės.
Unė jam shėrbėtori dhe mjeshtri i saj.
Edhe pse shpirti shpėrndan atome
ta nuhasin, prekin dhe ndjejnė, ne jemi

tė barabartė me zotat nė kėtė fushė.
Gjuha nuk ndesh asgjė
tė re. Nuk ka as gjykim tė fundit,
as tė epėrm. Supozimi

Gjendet nė qendėrsoren, nė gjithēka
qė shohim, ndėrsa nuk shikojmė mė tepėr
se njė grimcė rėre. Nė kundrim gjėrat duken mė afėr,
por nuk ėshtė ky kriteri. E pėrsėris: gjėrat

nuk janė kriteri. Kriteri gjendet
brenda nesh, si shpėrbėrja e fundit.
Vdekja u emėrua gabimisht prej atyre
qė u ishte fshehur drita.

PA TITULL

Kushdo qė mė merr
pėr ironik
do tė jetė fajtor

pėrpara Zotit.
Unė jam indiferent
ndaj sistemit tuaj mbrojtės

dekadent
dhe gjithė ndyrėsisė
sė bosėve tė krimit

qė ju trumbetoni
si humor
dhe kioska

tė pėrvojės
tuaj
hipokrite.

VATĖR

Larg, aty ku livadhet janė tė errėta,
rritet njė lule e stėrpikur me dėborė.
Megjithėse dimėr, gjeli kėndon
e krekoset, me kėmbėt si thundra.

Larg, aty ku trėndafili ēel nė dėborė,
trėndafili blu mes borės sė bardhė,
dielli e pėrqafon vajzėn dhe e shtin nė gjumė
dashuria e mbron nga hija e njė peme.

Larg, aty ku ujėvarat pėrdridhen sipėr gurėsh,
aty ku dhitė e egra ruajnė barin me trupin e tyre,
aty ėshtė njė urė. Unė jam sipėr asaj ure.
Nuk di ē’tė bėj, tė hidhem apo tė shkoj tė lahem.

Tringėllimat e lugėve dėgjohen gjithandej nėpėr shtėpi.
Tym, tym i bardhė nė qiell tė kthjellėt.
Me aromė buke, aromė miell misri.
Vogėlushja hap dritaren qė tė ushqehen zogjtė.

Larg, nė pyllin me dėllinja plot kordele larushe.
Pemėt i ka mbuluar dėbora ndėrsa sajat mungojnė.
Kordelet grisen dhe sulen ajrit si skifterė
e ti mund tė prehėsh kokėn nė blunė e qiellit.

PĖRGJEGJĖSI

E keni parė ndonjėherė Zotin
tė vrapojė qė tė kapė orėn dy e gjysmė
pėrgjegjėsi pėrgjegjėsi
pa iu afruar as fillit as mbarimit
bashkuar palėvizmėrisht
nė vend qė tė koloviste kėmbėt
pėrgjegjėsi pėrgjegjėsi
botė pa karakter
botė pa arsye
pemėt, ende nė rritje, janė tė papėrgjegjshme
e ēfarė i mbetet fjalės tė bėjė me botėn
dielli nuk ia ka nevojėn ta ketė peizazh
as qiellin qė ėshtė veē blu e kulluar e asgjė mė tepėr
nė fillim kishte transparencė
njė botė sendesh dhe gjuhe tė vėrtetė
fjalėt ishin sende
kujt i mori mendje Zoti
kur e bėri fluturėn ajo qė ėshtė
kur mund t’ia kishte bėrė kėmbėt 6 cm tė trasha
pėrgjegjėsi pėrgjegjėsi
ushqim barok i njerėzve

PA TITULL

Poetėt e mėdhenj
e parathonė vdekjen e vet nė njė varg tė vetėm.
Kur vyshken
engjėllin mbrojtės ua vė nė gjumė lodhja
dhe ata shpojnė tokėn me tė vėrtetėn.

Asnjė dorė e zgjatur tė shtyjė
shenjat drejt errėsirės, tė afėrmit flenė
mbuluar nga ėndrrat si luginat ndėn myshk.

Ata nuk i dėgjojnė rrufetė,
nuk lėvizin
nuk dridhen nga zbulimi
kur godet vula.

Maruska mė magjeps e mė ēmonton sa hap e mbyll sytė.
Qėndron e pa epur si gjuetar dormice
nė shėrbim tė frikės dhe dashurisė
dhe me njė goditje shkopi mė flak nė anė tė gjėrave.

AJĖR

Trupi yt ėshtė ulluku ku rrjedh
miell, vajguri dhe ushqim,
ura sipėr tė cilės rend kalorėsi.
Duart e tua janė dritarja,
fjalėt e tua janė dritarja,
trupi yt ėshtė dritarja.
Ēfarėdo qė ti prek apo sjell ndėr mend
digjet nė flakė tė tmerrshme dhe kundėrmon.
Ti je guida ime
nė ēdo gjest, nė ēdo frymėmarrje.
E ti pėrkulesh
e unė pėrkulem
e unė ngrihem
e unė ngrihem e shkoj.
Ti mė thua tė mos pėrdor fjalor tė fryrė e tė uritur,
armė e thatė ajri.
Ti mė thua tė jem i kujdesshėm.
Mė thua tė jem zemėrmirė dhe jam zemėrmirė.
Mė thua tė jem i pasur dhe jam i pasur.
Fortesat e mia janė blu dhe tė fuqishme,
unė hyj nė shpirtra mbretėrish,
udhėtoj nga Babiloni nė Nineveh
dhe nga Ninevehu nė Babilon.
Ti mė zgjodhe:
jam i pashėm dhe kryelartė,
sepse jam i fortė dhe i lagėsht.
Trupi yt ėshtė ulluku ku rrjedh
miell, vajguri dhe ushqim,
ura sipėr tė cilės rend kalorėsi.
Duart e tua janė dritarja,
fjalėt e tua janė dritarja,
trupi yt ėshtė dritarja.
Ēfarėdo qė ti prek apo sjell ndėr mend
digjet nė flakė tė tmerrshme dhe kundėrmon.

NJERĖZ

Me se do tė vish?
Njerėzit qė jetojnė nė pyll
veshin kostum. Ata kanė
flatra dhe kapele tė kuqe.
Po ti si do tė vish?
A je njeri prej tyre?
Pėr ketrat nė pyll
ka kurora me gjemba
Grumbuj kulumbrish.
Ato rriten. Njerėzit shkojnė
nė ferr e kthim.
Kur heqin sandalet
nuk e merr vesh kush.

BURRI ME SYRIN E ARTĖ

Mė kujtohet murgesha qė studioi nė librarinė jagielloniane
tė Krakovit. Isha i trishtuar. Jashtė, mbi dėborė
kishin mbetur gjurmė sajash. Me mendje
ndodhesha diku nė jug. Haja kikirikė.
Dje pashė flatrat e Montezumės
dhe gjakimin e tij pėr vetėshkatėrrim,
pėr njė zot tė huaj
qė t’i pinte shpirtin.
Perandoria ėshtė e pėrjetshme.
Tė pėrjetshme janė pasqyrat. Uji avullon,
vetėm vėshtrimi mbetet. Kush e ruan?
Koēia me ushtėn e artė?
Nuk jam fruti i verdhė.
Nuk jam turma e hutuar nga Kurorėzimi.
Biletėn pėr nė muzeumin antropologjik e hėngra
ndėrsa flisja me njė turist
me sytė ngulur te ty.

RRUGA E SHESHTĖ

Kam pirė gjak.
Kam nisur kamionin.
Yjet u derdhėn si dėborė sipėr meje.
Njė ditė uji do tė thahet
e do tė mbeten vetėm tė ēarat.
Gjysmė unaza
pjesa e sipėrme e qemerit,
ajėr i thatė pa kujtesėn.
Gjithēka do tė jetė e qartė dhe precize
si te Safoja.
Zemra e njeriut do tė rrahė
nė fotografi me ngjyra pa shije.

FISI IM

Fisi im
ka kohė qė nuk e ndien
lirinė.
Nuk e njeh
nuk e shikon
as kur ajo ėshtė pranė.
Fisi im
mendon se
vrasja
e ngadaltė
e trupit
dhe shpirtit
ėshtė e natyrshme.
Vetėm kur
ndodh
tė shpohet pėr njė ēast
nga diēka
e ngjashme me ozonin
e ngjashme me kujtimet e fėmijėrisė,
fisi fshin ballin
e djersitur
shkundet
largon kėtė ėndėrr tė keqe,
dhe kėto zinxhirė
nga vetja,
rrotullohet
dhe e zė gjumi.

PĖR NJĖ GOLEM

Ti erdhe tė mė shikoje
zhytur nė mendime.
Unė jam si degė ulliri – fytyra jote.
Dielli u ka vėnė zjarrin shtėpive.
Ura ėshtė lartuar gur e nga njė gur
ndėrsa qielli gogėsin papushim.
Duart mė kanė mbėrthyer.
Ndjej lėvizjen e xinave tė buta.
Prej meje del tym.
Avulloj nė ty, duke shijuar
frutat e tua, kalimtar.
Delja kruhet pas shkėmbit,
dritaret pastrohen nė ėndėrr.
Pėrmbytem nga tinguj provash muzikore.
Kam mbėrthyer llozin e derės tėnde.
Qėroj hollin e zi festiv prej silku
tė frymėmarrjes tėnde tė ngrohtė,
pėrkohėsinė e jetės tėnde.

BALENĖ, BALENĖ, QĖNDRO VETĖM!

A vuan lopa nė qoftė se i shpon viēin
me thikė? A vuan lumi nė qoftė se ti e than? Po
balsami, a vuan nė qoftė se ti e lė tė thahet
e zverdhet
nė kuti nė vend qė tė lyesh lėkurėn?
Turmat
nuk vuajnė, ngaqė janė shumė.
Njerėzit bashkohen
e pėrhapin njė erė tė keqe.
Shikojnė njeri-tjetrin nė sy
dhe e dinė: po vdesim si jashtėqitje e poshtėruar.
Si mund tė mė prekė kjo!
Po, nė qoftė se dikush mes turmės
bėhet mbret dhe pastaj vritet! Ose,
nė qoftė se njė mbret varfėrohet e detyrohet
t’i djegė drutė
me kursim. Gjėra tė tilla mė prekin.
Por, pėrsa i takon turmės, njerėzit janė mbuluar
gjalpė i prishur qė mė helmon gjakun.
Tė gjitha balenat
janė budallaqe. Kam fakte.