-
Ewa Lipska
EWA LIPSKA
Eva Lipska ėshtė pa mėdyshje njė nga poeteshat mė tė shquara tė letėrsisė bashkėkohėse polake krahas Visllava Shimborskės. U lind mė 1945 nė Krakov. Kreu filozofinė dhe historinė e artit nė Universitetin e famshėm tė Jagielloneve nė Krakov. Sipas vlerėsimeve tė kritikės, Eva Lipska ėshtė njė nga emrat mė seriozė dhe mė tė njohur nė poezinė moderne polake nė botė. E pėrkthyer nė shumė gjuhė dhe e prezentuar me vėllime tė veēanta poetike nė SHBA, Angli, Austri, Gjermani, Francė, Spanjė, Itali, Hungari, Suedi, Danimarkė, Rumani, Izrael, Kosovė etj; e laureuar me shpėrblime dhe mirėnjohje tė ēmuara nė fushė tė letėrsisė nė atdhe dhe nė botė. Deri sot Eva Lipska shkroi dhe botoi mė se 25 libra me pėrmbajte poetike dhe dramatike. Nė mes tė tjerash, botoi kėta libra me poezi: Vdekja e gjallė, Vėllimi i parė i poezive, Vėllimi i dytė i poezive, Mėsohu me vdekjen, Poezi tė zgjedhura, Pushimet e mizantropit, Dyqanet zoologjike, Bursistėt e kohės, Sekwens(Poezi tė zgjedhura), Kujdes: shkallėt, Unė, Diku Gjetiu etj.
Pėrktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja
IME MOTĖR
Ime motėr ende nuk di
Se bota ėshtė e dėnuar nė atlas
Atlasi kjo pjatė e madhe gjithnjė e pangopur
Ky model shtetesh tė ndara. Nganjėherė i dalė jashtė mode
Qė gjithēka ėshtė e qartė atėherė kur del jashtė kinemasė
Sepse idetė mė tė mira i kanė manekinet
Sepse nuk ka vdekje pėr shembull
Sepse vdekja ėshtė vetėm pėr natyrėn
Sepse po deshe tė vėshtrosh qiellin
Duhet ta bartėsh para censurės
Sepse dija mė e thellė ėshtė nė hapėsirė bibliotekash
Sepse dashuria kjo ėshtė dashuria. Ndėrsa kjo dashuri
Ėshtė kopsht.
Sepse duhet nė kėtė kopsht ti shmangemi vjeshtės
Sepse nuk bėn qė nė kopsht ti shmangemi vjeshtės
Sepse ndarjen e dhomave tė vogla askush nuk e ndal dot
Sepse jeta mbaron atėbotė kur fillon
Sepse Izolda ėshtė e moshuar. Vuan nga reumatizmi.
Sepse historia qenka njė shportė e madhe mbeturinash
Shėrben pėr zhdukjen e datave dhe frikėsimin e fėmijėve
Sepse kur nata sytė tanė pėr njė ēast i errėson
Pastaj zgjohen nė ne zogjtė duke kėlthitur: Toka! Toka!
Dhe zbulojmė pastaj tokėn e re: Njeriun
I cili na i vė duart e ngrohta nė qepalla
Tashmė ime motėr di
Se Alisa ka mace
QETĖSIA
Ankthi im jo mė i vogėl se Evropa
Dhe dyert prapa meje tė kthyera nė ankth
Dhe nė ankth rri e qėndroj me shpinė tė kthyer
Dhe njė shi i rrėmbyer bie
Dhe njė heshtje mbretėron mes nesh
Nė katin e dytė tė shtėpisė.
Fytyrės tėnde fytyrės sime
Ai shi i rrėmbyer
Nga kati i dytė i shtėpisė
Bart me vete talljet e botės
Net tė tėra qėndroje. Edhe unė qėndroja
Dhe ajo qetėsi pėrreth nesh
Gjithnjė e mė hidhur tė lexoj
Dikush e pret me padurim kėtė ēast
Si martesėn si trenin
Gjithnjė e mė hidhur tė shikoj
Gjithnjė e mė vėshtirė tė kesh qetėsi
Tė kesh fqinj miq familje
Njė qetėsi e plotė e thellė mes nesh
Dhe nuk beson se kush e ka fajin.
***
Deri kėtu kemi ardhur. Kėtu janė zgjidhur
fundi me fillimin. Pėrkthimet e Homerit
tė ulur nė breg vėshtrojnė tani.
Askush nuk noton pas nesh. Oqeane tė qeta tė zbrazėta.
Njė qetėsi hijerėndė. Ndoshta tashmė ėshtė gushti
Ndoshta mbretėron njė ankth. I shpėrndarė mes nesh
Njė erė e lehtė pėrshkon tejpėrtej e davarit gjithēka
Ndoshta ėshtė gushti. Po kėtu asnjė dru i blertė
Ndėrsa nė gusht gjithnjė piqen frutat
Askush nuk noton. Shakaja e Homerit
Dhe njė erė hijerėndė nga gurėt na parashikon si nga karta
Askush nuk noton.
LETĖR
Mė shkruaj letėr kur tė vdes
Njė letėr tė gjatė si bota e pafund
Mė shkruaj si vdiset nė jetė. Si pastaj
Kėsaj vere janė botuar pėrmbledhje vjershash.
Pastaj kur hap dritaren njė hapėsirė e paanė
A e mbėrthen pallton nė fishkėllimėn e erės
Ndėrsa lumenjtė a lagen prej shiut me rrėshekė
Apo prore rrjedhin tė thatė
A ēuditesh mė tutje qė poeti V.
Shkruan ngjashėm si poeti A.
Dhe ai me kėmishė tė kuqe dėshiron tė flasė me ty
Dhe dy plus dy barazohen me dy
Mė shkruaj si vete tani:
Me kujdes? I pikėlluar? Apo me berete?
Mė shkruaj si vdiset nė jetė
Letrėn tėnde e pres. Megjithatė ti e di.
Nėse do tė mund
Do tė tė shkruaj dhe nė ėndėrr ta jap
Ose do tė vij. Aq shumė do tė doja
Por nuk di koha ēfarė do tė jetė.
NĖ BREG
Deti gėlltit violina re dhe ishuj
Magelanin dhe anije arka nėna dhe fėmijė
Kapitenė vathė kėpucė kopsa dhe nyje
Dėshpėrime dhe ankthe pirunė fotografi familjare
Dhe klithma nė ajėr.
Nė brigje vite tė tėra presin
Tė afėrmit. Nė tė zeza veshura. Me lule
Dhe mbi varr hedhin nga njė grusht dhe
Ata tė cilėt nė thellėsi tė detit kanė ardhur
Ndėrtojnė postėn pastaj. Marrin letra
Revista vėllime me vjersha poetėsh ende tė gjallė
Kufizohen buxhetet lirohen njerėzit
Njerėzit shkojnė dhe zgjedhin vendet
Nėn rregullimin e shteteve tė reja
Tė tejdukshme tė papėrshkrueshme
Gjithnjė pranohen luftanije dhe anije tė reja
Kapitenė kopsa ajėr dhe fėmijė
Dėshpėrime dhe pirunė arka dhe vathe
Lumė njerėzish tė mirėpritur
Dhe nė brigje
Vite tė tėra presin
Tė afėrmit.
ASGJĖ NUK ĖSHTĖ E SIGURT
Mund tė bėhesh i ēmendur
Valutėn e ēmendurisė mund ta kėmbesh me gjeniun
Asgjė nuk ėshtė e sigurt
Prej dhjetė dėshmitarėve
Tė pranishėm nė sallė
I njėmbėdhjeti dėshmon
Se ėshtė fajtor
Mund ta sjellin nė valixhe popullin
Mund ta dashurosh nga frika
Apo nga dashuria
Mund tė kultivosh zarzavate
Tė cilat tė helmojnė
Koleksioni i armėve tua
Mund tė tė qėllojė
E nesėrmja vjen fatlume ndoshta
Ndonėse do jetė e martė
Asgjė nuk ėshtė e sigurt
Kanceri nė indin tim
Madje nuk ėshtė i sigurt.
SHTĖPIA E FĖMIJĖVE
Tridhjetė palė pantofla tė leshta
Tė qepura nė mes me lulėkuqe
Tridhjetė pėrparėse
Me njolla tė lėngut me rrush serezi
Tridhjetė mace tė palėvizshme
Tridhjetė palė duar tė zgjatura
Pėr tė ngrėnė sytliaq
Tridhjetė palė sy tė zgjuar nė ėndrra
Qė ti mbėrrijė prindėrit nė majat e kėshtjellės
Sikur nėna ime tė donte
Do tė mund tė bėhej mbretėreshė
Po ėshtė dashur tė vdesė
Sepse babai u shndėrrua nė ujk.
Nėna ime ka qenė e dobėt
Ndaj nuk ka mundur tė mė dojė
Por nėse do tė jetė vetėm pak mė e dobėt
Do tė pėrfitojė pėrgjithmonė
Nėna ime ėshtė e bukur. Babai im ėshtė i fuqishėm
Nėna ime ėshtė e pasur. Do tė mund tė blente
Amerikėn Veriore dhe arin e botės. Ndėrsa babai
Di tė qėllojė nga pushkė e vėrtetė.
JOHN KEATS
Kur ai erdhi nė botė
Fati humbi mendjen dhe u ēmend.
Nė shtegun e fshehtė tė humnerės
Qeni i ndodhur gėnjen.
Fati u fundos nė kėneta
Moēale kėnetishta
U harxhuan
Rezervat e tė afėrmve
Mbaroi dashuria.
Sepse vėrtet
Atė e dashuroi
Vetėm tuberkulozi.
Pastaj koha filloi
Me kurtha pėrreth
Ndjekjet nė poezitė e tij
Me kritikėt e shurdhėr
(qė u zhdukėn pa gjurmė).
Sot ai ekziston
Nė njėqind qytete
i shkapėrderdhur
do tė shkruante pėr tė W.H.Audeni
nė poezinė e tij tė gjatė.
Tashmė jeta e tij e tretė
Kollitet nė mua
Duke pėshtyrė rivalėt nga mushkėritė.
KLITHMA E MODĖS
Vdesim gjithnjė mė bukur
Nė koleksionin e Gianno Versace.
Eleganca ėshtė fidanishte e estetikės
Vrapojmė pas kishave tė modės
Duke besuar se e portokallta na shkon pėr fytyrė.
Mė puth nė dhomėn e provės
Shiko, nė tė blertė thjesht disfata e Romės
Zgjidhim rebusa tė arketipeve tona.
I ndėrrojmė beretat nė gjuhė tė huaja.
Nė mbrėmje na ftojnė
Nė vernisazhin e Gjyqit tė Fundit.
Hyjmė pa bileta.
Sot hyrja ėshtė e vdekur.
KRAKOVI
Ēfarė di pėr vendin tim?
Re e paaftė
Mė vjen rrotull
Kur kaloj kufirin
Dhe ndez radion nė automobil.
Fashistin djathtist e merr malli pėr Hitlerin
Lutja mėkatare nė listėn e hiteve
Admiroj peshqirin e fushės.
Tipare semite tė maleve.
Jeta e rėndomtė e qytezave.
Veti shprehėse tė perėndimit tė diellit.
Ēfarė di pėr vendin tim?
Valėvisin kambanat
Dhe alarmojnė.
Vjen rrotull mbrėmja
Kur arrij nė qytet.
Nė qytetin
Pėr tė cilin mė merr malli
Derisa miqt e mi mė thonė:
Nė lumturi ėshtė lumturia
Dhe kėtu mund tė jetosh.
DIKU GJETIU
Dėshiroj tė jetoj Diku Gjetiu.
Nė qyteza tė zbukuruara me dorė.
Tė takohem me ata.
Tė cilėt nuk vijnė nė botė.
Mė nė fund do tė ishim tė vetmuar tė lumtur.
Dhe asnjė stacion nuk do tė na priste.
Asnjė ardhje. Asnjė vajtje.
Ikėn koha nė muze.
Asnjė luftė nuk do ta bėjnė pėr ne
Asnjė njeri. Asnjė ushtri. Asnjė armė.
Vdekja nė dehje. Gjithė gaz
Nė bibliotekė kohė e pafund.
Dashuria. Kapitull i papėrqendruar.
Qė do tė na kthente me pėshpėritje kartat nė zemra.
KOHĖ TĖ TILLA
Shkoj oborrit. Dhe befas
Vrapon kah unė djali gjashtė vjeē
Me faqe tė kuqe
Nė duar mban pistoletėn e drunjtė
Bam! Bam! qėllon nė drejtim timin
Pastaj fsheh armėn nė xhep
Puna ka mbaruar thotė dhe shkon
Pastaj njoftoj familjen. Miqtė.
I telefonoj policisė dhe lajmėroj vdekjen time
Po tė gjithė shtrijnė duart:
Kohė tė tilla ia behėn thonė.
PROVĖ
Atėherė kur provuam tė bisedojmė me vetveten
Ėshtė dėshmuar
Se kemi gjuhė tė ndryshme
Atėherė kur filluam tė flasim
Me gjuhė tė pėrbashkėt
Na rrėmbyen tė folurit
Atėherė kur zbritėm nga lart
Na bashkuan vetėm
Hijet e tė vdekurve
POETI? KRIMINELI? I ĒMENDURI?
Ia shpik vetvetes botėn prej fillimit deri nė fund
Provinca e zbehtė e letrave ku rrit bimėt e trėndafilta
Ka frikė para pėrfytyrimit
Shkretėtirėn qė mbulon sytė dhe gojėn
Atėbotė kur ia pėrfytyroj vetvetes vėrshimet
Ujėrat qė vėrshuan qytetin
Dashuroj poetin dhe tregtarin e armėve
Net tė tėra ia lexoj poezitė e tij
Iluminacionet Sezoni nė ferr
Vdes bashkė me tė
Megjithatė shkurt
Derisa rreth e pėrqark zien realiteti
Nė livadhe rritėn arkivole
Nė vend tė pyllit paruka e pyllit
Nė vend tė ajrit orkide tė tymit
Si dashamir i natyrės
Kujdeset pėr burimin e lumit
I shmanget fanarit
Qė i dėrgon shenja profetike
Vdes pėr herė tė dytė
Nė sulmin e lirisė
Pastaj edhe njėherė
Kėrkon shpėtim nė gjuhė
E cila si tė gjitha llojet e gjalla
Ėshtė e gatshme pėr krime dhe tradhti
E zgjon britma e sė kaluarės
Askush pėr tė nuk di asgjė
Thuhet se duke kaluar pėrmes luginės sė fėmijėrisė
Kafshoi gjarpėrin
BURSISTĖT E KOHĖS
Bursistėt e tatueshėm tė kohės.
Kryengritėsit e fshehur nė vullkanet e shuara
Tė filozofisė.
Duke rendur nėpėr shkallė kundėr zjarrit
Nė rrafshina tė bardha tė letrės.
Zotėrinj tė zgjedhur duke u zvarritur me vete
Heronj tė zėshėm plot britma:
Vrasės tė vajzave tė mitura. Eksbicioniste.
Nimfomanka. Dashnorė tė braktisur.
Romane tė shkruara
Me pseudonim psikik
Edukatori Torless. Jozef K. Leopold Bloom.
Tė gjithė jemi tė ngjashėm njėri me tjetrin
Dhe dukemi si aksione tė rėna
Apo telegrami vdekjeprurės.
HANNAH ARENDT
Ajo
Hannah Arendt
Euro City nė trasenė Heidelberg-Hamburg
Dashuria kronike qė pėrshkon
Pėrmes kuadrateve tė shtruara tė fushave
Tė infektimit kronik tė Evropės
Tė thjeshtėsirės tė sė keqes.
Martin Heidegger
Fuhrer i filozofisė
Do tė ishte tren i saktė
Si dykuptimėsia e besimit
Marshim. Marshim. Marshim i largėt.
Ndėrlikimi fanatik i stacioneve tė pėrshkuara
Vaterland
Nėn velat e zbėrthyera tė fatit.
Ata.
Hannah Arendt
Martin Heidegger
Vdiqėn
Duke mos rifituar vdekjen.
Vullnetarėt e rinj
Tashmė qėndrojnė nė perone
Duke paraqitur bagazhin e vet.
Me kujdes i shpaketojnė ideologjitė
Tė cilat i pėrmbyt ekskavatori ontologjik
Tezja e adoptuar e filozofisė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt