CZESLAW MILOSZ (NOBEL, 1980)
(1911-2004)
Pėrktheu: Pandeli Ēina
PĖR LIBRIN
Nė tė ēuditshmen armiqėsoren kohė jetonim
Atėherė kur mbi krye predhat na kėndonin
dhe vitet kobzinj si shrapnela qė shkallmojnė
atyre qė luftė spanė tmerrin u mėsojnė.
Me zjarr javė tė tėra, me flakė zhuritur
punonim rėndshėm pėr bukė tė uritur.
Kėto ēudi mbi tokė si tė njė bote tjetėr
pa vėnė gjumė nė sy, trishtuar ne krejt,
shihnim nga dritaret atė natė tė errėt
kope zezelinash mos turreshin drejt nesh,
mos u shpėrthente kontinenteve njė i ri sinjal
ndaj, kėqyrnim nė pasqyrė, mos na shfaqej nė ballė
njė vuratė, si shenjė, qė tashmė ishim dėnuar.
Smjaftonte tė mashtroje me fjalė tė kulluar,
pėr tė pėrjetshmin patos tė gjithė kėsaj bote,
se ish ditė apokalipsi, e stuhive epoke,
rrėnuan ish-shtete, kryeqytetet e dehur
vėrtiteshin rreth boshtit nėn qiellin e vrenjtur.
Nė kėtė shekull trazirash vendin ku e ke,
o i urti libėr, ku shkrihen elementet
puthitur nė shekuj nga i artistit vėshtrim?
Mbrėmje mjegulltė nga ato letra nuk do na ndrijė
nė ujėrat e qeta si nė prozėn e Konradit,
qielli sdo tė flasė as me korin e Faustit,
ballin kėngė e Hafizit qė sdėgjohet pėrkund
sdo ta prekte me acar, asnjė krye sdo pėrkundte,
tė rreptat ligje historie as Norwidi si zbulon
se ato njė tis i kuq tejendanė i mbulon.
Shqetėsuar, tė verbėr besnik tė epokės prore,
diku larg po shtegtojmė, por mbi ne tetori
siē valėvitet flamuri ai gjethet fėshfėrin.
Si afrohemi livadhit, se dėnimin e dimė,
qė koha u jep gjithėve ējanė dashuruar
me realitetin, nga zhurmė metali shurdhuar.
Pra, lavdinė na ėshtė dhėnė ta stisim pa emėr
si klithmė lamtumire e ikanakėve nė tė errėt.
Wilno, 1934
HIMNI
Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje.
As bima qė thith lėng nga thellėsi e tokės,
as ndonjė kafshė a rob i gjallė,
as era qė rend pėrmes reve.
Kurmi mė i bukur ėshtė si qelq i tejdukshėm,.
Flaka mė e fuqishme si ujtė, qė lan kėmbė
tė lodhura shtegtarėsh.
Nė mesnatė mė tė vlertat peme ēelin ngjyrė plumbi.
Dashuria ėshtė si rėra qė gėlltit njė gojė tė thatė.
Urrejtja si ibrik me ujė tė njelmėt qė i jepet njė tė eturi.
Rridhni lumenj; ngrijini duartė lartė
o kryeqytete! Unė bir besnik i kėsaj toke tė zezė,
[pėrsėri te kjo tokė e zezė do tė kthehem
sikur atje jetė tė mos kish pasur,
sikur kėngėt e fjalėt tė mos i kish krijuar
as zemra ime, as gjaku im,
as qenia ime,
por njė zė i panjohur, pavetor,
shushurima e valėve, njė kor erėrash,
pėrkundja vjeshtake e pemėve tė larta.
Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje,
por mua fuqia mė ėshtė dhėnė.
Malet e bardhė kullotin nė lėndinat e kėsaj toke,
drejt detit shkojnė, te gurra e vet,
diej pėrherė e mė tė rinj ulin kryet
mbi pllajėn e njė lumi tė vogėl e tė errėt, atje ku u linda vetė.
Unė sjam i menēur, i ditur nuk jam, as besė nuk kam,
por kam marrė atė fuqi qė botėn shpėrthen.
Me dallgė tė furishme pėrplasem nė brigjet e sajė
dhe zmbrapsem, pėr tu rikthyer nė zona ujėrash
tė pėrjetshme,
ndėrkaq, njė valė e re mbulon me shkumė gjurmėt
e mija. O errėsirė!
Ngjyrosur nga shkėlqimi i agut qė sapo feks
si mushkėri zhvatur nga njė kafshė e shqyer
ti pėrkunde, zhytesh nė ujė.
Sa herė me ty kam notuar
dhe jam ndalur nė mesnatė,
tek dėgjoja njė si zė mbi tė ngurosurėn kishėn tėnde,
si klithma e njė gjeli tė egėr, shushurima e shqopės
u pėrhap tek ty,
dhe dy mollė ndrinin mbi tryezė
apo tė hapura shkėlqenin gėrshėrėt-
- kurse ne i ngjanim njėri-tjetrit:
mollėt, gėrshėrėt, errėsira dhe unė
nėn apo atė hėnė, tė palėvizshmen
asire, egjiptiane dhe romake.
Pranverat ndėrrohen, meshkujt me femrat bashkohen,
gjysmė tė pėrgjumur u prijnė me duar fėmijėve drejt
mureve,
tė errėta troje vizatojnė me gishta lagur nė
pėshtymė,
trajtat po shndėrrohen, tani po shkėrmoqet edhe ajo
qė dukej e pamposhtur.
Por, mes shtetesh qė dalin nga fundi i detit,
midis rrugėsh dritėshuar, nė vendin e tė cilave
ēohen male nga njė planet i gremisur,
ndaj gjithēkaje qė shkoi e vate, ndaj gjithēkaje qė po ikėn,
mbrohet rinia, e pastėr si tis diellor,
pa u dashuruar as me tė mirėn as me tė ligėn,
nėn kėmbėt e tua gjigande degdisur,
qė ti ta shtypėsh, tė ecėsh mbi tė,
dhe me frymėn tėnde tė lėvizėsh rrotėn
qė ngrehina imcake nga kjo lėvizje tė tronditet,
qė asaj uri, por tė tjerėve kripė, verė e bukė tu japėsh.
Asgjė smė ndan prej teje.
Nė qofsha ushtar, ti zhabė mbi helmetė do tė jesh,
e shtėnė, plumb zjarresh, dhe sapo tė qėllosh
ēdo qenieje tė gjallė atė qė meriton do ti japėsh.
Nė qofsha bujk, ti me duart e mia do punosh mbi atė
katrahurė
bari degdisur hullive dhe baltėrat do tė thashė,
gjer tė mbijnė fruta dhe rakia popujve tė etur,
si ermiku, gurmazet e pėrvuajtur tu njomė.
Tė eturin pėr pushtet, ti si perde e zezė
Do ta mbulosh gjer poshtė, pėr tia fshehur tė robėve strehėt.
Nė mjegull pushtetari me kėmbė bronxi shkelmon
dhe shkėndi si xixa hekuri prej sajė fluturojnė
dhe ulurin kori qė ligjvėnėsin lėvdon
para se tė na pėrlajė dallgė e pėrmbytjes.
Nuk po ndihet ende zėri i burijes
tė thėrrasė robt e shpėrndarė, shtrirė mbi pllaja.
Mbi kėtė truall ende spo zhurmon rrotė e qerres sė fundit.
Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje.
Paris, 1935
Krijoni Kontakt