-
Ezra Paund
EZRA PAUND
(Ezra Pound)
Ezra Pound (emri i plotė Ezra Pound Weston Loomis-sė, 1885-1972) ishte njė poet i famshėm amerikan, por qė ka jetuar kryesisht nė Evropė. Mbahet si njė nga autorėt kryesorė tė lėvizjes letrare tė modernizmit (kryesisht tė imazhinizmit dhe vortiēizmit), ka ndikuar nė mėnyrė domethėnėse mbi lirikėn angleze duke futur nė tė elemente lindore, perėndimore, amerikane dhe evropiane. Qe gjithashtu promotor i pėrhapjes sė veprave tė Dantes dhe Guido Cavalcantit nė publikun britanik.
Pėrktheu Faslli Haliti
PROLOG KRISHTLINDJEVE
Jehonė Engjėjsh qė kėndojnė U ngazėllove
Nga shumė heshtje lind heshtja
Kėshtu, drita e yjeve thuret nė litarė
Me tė cilėn Fuqitė e paqes harmonizohen ėmbėl.
Gėzohu, o tokė, Zoti yt
Ka zgjedhur vendin e tij tė shenjtė tė pushimit.
Ja, shenja me krahė
Fluturon mbi atė krizalidėn e shenjtė.
Shpirti i padukshėm i yjeve u pėrgjigjet atyre:
Pėrkuluni nė kėngėn tuaj, fuqi pėrdėllese.
Pėrkuluni mbi harqet tuaja tė fildishta e tė arta !
Ajo qė ju njihni vetėm vagėllimthi ėshtė bėrė
Nė rrugė tė shkurtra e tė ndritshme, blu:
Pėrkuluni nė lėvdatėn tuaj;
Sepse nėse mendimi juaj i hollė
Nuk sheh veēse pjesėrisht burimin e mistereve
Edhe nė kėngėt tuaja, jeni urdhėruar ti kėndoni:
"Lavdi! Lavdi qiejve tė lartė
Paqe menjėherė nė tokė".
Engjėjt qė vazhdojnė me kėngėn e tyre:
Barinj dhe mbretėr, me qengja dhe temjan
Shkoni e shlyejeni injorancėn e njerėzimit:
Me mirrėn tuaj tė kuqe bėjeni shije tė ėmbėl.
Ja biri i Perėndisė bėhet lėmoshėdhėnėsi i Perėndisė
Jepni kėtė pak gjė
Para se ai tju japė gjithēka.
PAPAFINGO
Ejani, ti qajmė ata qė janė mė mirė se ne.
Eja, mike, dhe kujto
se tė pasurit kanė shėrbėtorė dhe jo miq,
Kurse ne kemi miq dhe jo shėrbėtorė.
Ejani, tė vajtojmė pėr tė martuarit e beqarėt.
Agimi hyn me hapa tė vegjėl
si njė Pavlova e praruar,
Dhe unė jam pranė dėshirės sime.
A ska nė jetė diēka mė tė mirė
Qė kėtė ēast freskie tė qartė,
Ēasti pėr tu zgjuar nė dashuri.
HYRJE
(Nė njė nga poezitė e hershme e titulluar "Histrion" poeti shpreson se identifikimi i tij me aktorin, me qėllim qė tė komunikojnė mė afėr me mjeshtrit e shpirtrave tanė. Nė Romėn e lashtė, Histrioni ishte njė aktor teatri, nga etruskja Hister (termi u rezervuar fillimisht pėr akrobatėt dhe zbutėsit etruskė tė kafshėve, iu dha pastaj aktorėve lokalė qė imitonin etruskėt dhe mė vonė zgjerohet pėr aktorėt e komedisė latine)
HISTRION
Askush nuk guxoi kurrė ta shkruajė kėtė,
por unė e di se si shpirtrat e tė mėdhenjve
ndonjėherė banojnė te ne,
dhe tė shkrirė nė ta ne sjemi
Veēse refleksi i kėtyre shpirtrave
Tė tillė janė Dantja paksa dhe janė
gjithashtu njė farė Fransua Vijon, poet hajdut
ose janė ata tė shenjuarit pėr shenjtėri
do tė blasfemohej emri im;
njė ēast dhe flaka vdes.
Si tė digjej nė qendrėn tonė njė sferė
transparente ari tė shkrirė, "Uni ynė
dhe nė kėtė rrėnjoset ndonjė formė:
Krishti ose Gjoni apo Fiorentinasi;
dhe pastaj ēdo formė takse
zhduk qartėsinė e sferės,
ne pushojmė sė qeni atėherė
dhe mjeshtrit e shpirtrave tanė vazhdojnė.
***
Nė praktikė i bėhej thirrje idesė aristotelike tė fajdesė, e bėrė pikėrisht edhe nga tradita kristiane, sipas sė cilės interesit pėr kreditė e parave do tė ishte njė mėkat kundėr natyrės, por pa u kaluar nė ekstrem pėr tė dėnuar ēdo aktivitet financiar. Pėr atė, fajdeja ėshtė "njė taksė qė vihet mbi fuqinė blerėse pa marrė parasysh produktivitetin", dhe shpesh edhe pa marrė parasysh mundėsinė e prodhimit, siē thuhet nė Canto XLV (45).
KUNDĖR FAJDESĖ
Me fajde askush nuk ka njė shtėpi tė fortė
me gurė katrorė e tė sheshtė
me fasadė tė stolisur,
me fajde
nuk ka kishė me afreske parajse
Harpes et Luz
dhe paralajmėrimi i Engjėllit
me aureola largoni,
me fajde
askush nuk sheh trashėgimtarė tė Gonxagės dhe konkubina
spikturohet pėr ta mbajtur vetė artin nė shtėpi
por pėr tė shitur e shitur shpejt e me fitim, mėkat kundėr natyrės
buka jote do tė jetė si sitė e vjetėr
e thatė si letėr,
pa thekėr ose miell gruri tė fortė,
fajdeja e rėndon shtrirjen
i shtrembėron kufijtė me fajde
askush nuk gjen qėndrim tė kėndshėm.
Endėsit tė pėlhurės
i ndalohet gdhendja e gurit,
Me fajde
leshi nuk vjen nė treg
dhe delet nuk japin lesh
fajdeja ėshtė mė e keqe se murtaja,
u heq gjilpėrėn nga duart vajzave tė reja
dhe ngatėrron atė tjetrėn qė tjerr. Peter Lombard
nuk bėhet me fajde
Duccio nuk bėhet me fajde
as Piero della Francesca dhe Zuan Bellini
as "Shpifja" sishte pikturuar me fajde.
Angelik nuk u bė me kamatė, as Ambrose de Praedis,
asnjė kishė me gurė tė gjallė sėshtė firmosur: "Adamo me fecit."*
Nuk u ngrit me fajde
Shėn Hiler dhe Shėn Trofini,
fajdeja ndryshk daltėn
ndryshk artin dhe artizanin
bren pėlhurėn nė telajo, askush
nuk mėson artin e pleksjes sė arit nė endje ;
e kaltra kalbėzohet me fajde, nuk qėndiset
nė purpur, smeraldi nuk gjen Memlingun e vet
fajdeja mbyt fėmijėn nė bark
arreston tė riun e dashuruar
ia u lė krevatin pleqve tė dobėsuar,
futet nė mes tė tė martuarve tė rinj
Kundėr natyrės
Nė Elusi kanė sjellė ******
kėrma zdėrhallėse
mysafirė tė fajdesė.
* lat. Mua mė bėri Adami.
PEMA MU FUT NĖ DUAR
Pema mė hyri thellė nė duar,
Limfa e saj mė zbriti nė krahė,
Pema mu rrit nė gjoks
Thellė,
Degėt dalin nga unė si krahė.
Je pemė,
Je myshk,
Je manushaqe pėrkundur prej erės-
Krijesė - tepėr e lartė - je ti
Dhe e gjithė kjo ėshtė marrėzia e botės.
KĖNGĖ PIZANE
Ajo qė ti e do me tė vėrtetė mbetet,
teprica ėshtė skorie
Ajo qė ti e do me tė vėrtetė ska pėr tu shkulur,
Ajo qė ti e do me tė vėrtetė ėshtė trashėgimia e vėrtetė
Bota kujt i pėrket, mua, atyre
apo askujt?
E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi
Elize, edhe pse ėshtė nė banesat e ferrit,
Ajo qė ti e do me tė vėrtetė ėshtė trashėgimia e vėrtetė
Milingona ėshtė njė centaur nė botėn e tij tė dragonjve.
Shkule nga vetja krenarinė, nuk qe njeriu ai
Qė krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinė
Shkule nga vetja fudullėkun, shkule, tė them
Mėso nga bota e gjelbėr se cili ėshtė vendi yt
Nė masėn e shpikjeve ose nė aftėsinė e vėrtetė tė krijuesit,
Shkule nga vetja fudullėkun,
Paquin shkule!
Kaska e gjelbėr fitoi mbi elegancėn tėnde.
Sundoje veten dhe tė tjerėt do tė tė durojnė
Shkule nga vetja fudullėkun,
Je njė qen i rrahur nėn breshėr,
Njė laraskė fryhet nė njė gulē dielli
Gjysmė e zezė, gjysmė e bardhė
As ia dallon dot krahun nga bishti
Shkule nga vetja fudullėkun
Sa tė mjera janė ligėsitė e tua
Tė ushqyera me mashtrime
Shkule nga vetja fudullėkun,
Lakmues nė tė shkatėrruar, koprrac nė mėshirė
Shkule nga vetja fudullėkun,
Shkule, tė them.
Por tė kesh bėrė, nė vend qė tė mos bėje asgjė
Ky nuk ėshtė fodullėk. Tė kesh, trokitur me maturi
Qė njė Tarallak ta hapte
Tė kesh korrur nga era njė traditė tė gjallė
Ose nga njė sy i bukur antik flakėn e padhunuar
Ky sėshtė fodullėk.
Kėtu gabimi ėshtė nė atė se sėshtė bėrė, nė mosbesimin qė u mėdyshe.
FRANĒESKA
Vije pėrpara duke dalė nga nata
Mbaje lule nė dorė
Tani do tė dalėsh nga njė turmė e rrėmujshme,
Nga njė pėshtjellim fjalėsh rreth teje.
Unė qė tė kisha parė mes gjėrave tė para
U nxeha kur dėgjova tė thuash emrin tėnd
nė vende tė rėndomta.
Do tė kisha dashur qė dallgėt e ftohta nė mendjen time tė lėkundeshin
Dhe qė bota tė thahej si njė gjethe e vdekur,
ose rrushku bosh i qumėshtores dhe, tė ishte hedhur tutje,
pėr tė tė gjetur
vetėm
ME DRITĖ TĖ SHUAR
Kthehu tek ėndrrat e vjetra
Qė kjo bota jonė tė mos humbė guximin
Me dritė tė shuar
Duaje ėndrrėn tėnde
Duke pėrbuzur ēdo dashuri inferiore,
Duaj erėn
Dhe kujtohu kėtu
Qė vėrtet vetėm ėndrrat mund tė jenė
Prandaj, unė nisem nė ėndėrr, qė tė tarrij.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt