LUIS GARSIA MONTERO
(I ėshtė dhėnė “Ēmimi Servantes”, vlerėsimi mė i lartė nė letrat spanjolle, 1999.)


Luis Garcia Montero u lind nė Granada tė Spanjės mė 1958. Kreu studimet pėr filozofi dhe letėrsi nė Universitetin e Granadės, ku u doktorua mbi njė tezė pėr poetin e madh spanjoll Rafael Albertin me tė cilin filloi tė ketė njė miqėsi tė madhe. Montero ėshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė sė sotme spanjolle, aktualisht ėshtė profesor i filologjisė spanjolle nė Universitetin e Granadės. Konsiderohet si njė poet prestigjioz, tė cilit i janė dhėnė shumė ēmime tė rėndėsishėm, si ēmimi: “Federiko Garsia Lorka”, “Ēmimi i Sevilies”, “Ēmimi Loewe”, “Ēmimi Kombėtar i Poezisė”, mė 1995. Nė vitin 1999 iu dha “Ēmimi Servantes”, vlerėsimi mė i lartė nė letrat spanjolle. Ka botuar ndėr tė tjera vėllimet: “Trishtim” 1980, “Kopshti i huaj” 1983, “Ditar i komplikuar” 1987, “Shtėpi tė ndara” 1994 dhe mė 1998, “Poezitė e plota”.

Pėrktheu nga Spanjishtja
BEN MEĒE
Bolonjė, Itali


UDHĖTIMET

Pranė rrobave tė pista letra pėr tė mbėshtjellė dhuratat.

Largėsia kishte ngjyrė bari, pylli,
autostrada tė lara nga shiu,
adresa tė shkruajtura nėpėr copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mėngjese nė makinėn
e njė tė panjohuri tė zakonshėm,
ndoshta mik i njė miku tjetėr,
njė i panjohur qė me zor i nxjerr fjalėt,
dėgjon radio me lajme nga Jugu
e mė pyet pėr diellin e marsit.

Largėsia kishte ngjyrė vitrinash,
telefona tėrė taksa sipėr,

pas fanarėve tė makinave,
ato fytyrat qė mė pas,
kur arrin nė shtėpi
humbasin emrat nėpėr fotografi.

Lokalet mbusheshin tėrė njerėz
lindnin premtime, nėn nxehtėsinė e njė takimi,
netė pėr t’u rrėfyer,
qytete tė transformuara nė anekdotė.

Pranė rrobave tė pista letra pėr tė mbėshtjellė dhuratat.

Por qysh kur udhėtoj pa mungesa
e marr ēdo gjė me vete,
pyjet nuk mendojnė mė pėr Jugun
largėsia ka
ngjyrė fjalėsh qė pėrmbajnė,
ngjyrėn e heshtjes sime,
udhėtimin tim.

DASHURI E VĖSHTIRĖ

Kush e di nė mė ka parė ajo ndonjėherė kėshtu,
kush e di nė mė ka parė ndonjėherė njeri, kaq pėrtokė,
kaq tė ftohtė nė kėtė kėnd. Por era
kujtoi se unė isha gur
dhe trupin tim donte tė shpėrbėnte.

Po tė mundja tė tė takoja,
kushedi nė do mund tė takohemi ndonjėherė, unė do tė di
tė sqarohem me ty.

Por klubet e hapur dhe tė mbyllur,
rrugėt netėve dhe ditėve,
stacionet pa njerėz,
lagjet e tėra me banorėt e tyre, dritat,
telefonat, hapat dhe ky kėnd,
nuk dinė gjė, se ku je ti.

Dhe kur era kėrkon tė shkatėrrojė
mė kėrkon te porta e shtėpisė tėnde.

Unė ia pėrsėris edhe erės,
po qe se do mundem tė tė takoj,
po qe se ti mė shfaqesh, unė do tė di
tė sqarohem me ty.

PASQYRAT

Ke fjetur mirė apo keq, ka pak rėndėsi,
pasqyrat e hoteleve nuk falin
janė si kafshėt e maleve
prezenca e njerėzve i bezdis.

Drita e pasqyrave tė shtėpisė
ka mėshirė pėr ne, bile,
na ndihmon tė shtiremi, pėr dashuri
apo zakon, gjithnjė na fal.

Pasqyrat janė ujė
i shkėputur nga njė lumė nė rrėmbim.
I kam parė kur reflektojnė diellin
si verbojnė siluetat e reve.

Nė thellėsi tė syve
u dallohen plasaritjet e kohės, merimangat
e sė kaluarės qė shfaqen papritur
nė mėngjese hotelesh e na ofendojnė.

Pėrse nxehesh. Mbylli sytė,
nuk ka gjė tjetėr qė mplak
mė keq se shikimi yt.

DĖSHIRA

E ardhmja dhe rregulli janė vende jomikpritės,
sepse dyshemeja ėshtė e ftohtė e nuk mund
tė ecėsh kėmbėzbathur e tė harrosh tė vishesh.

Njė vend nė tavolinė, pirunėt e pistė,
gota bosh, njė arsye tė qeni
sentimental, njė trup
i veshur vetėm me numra ēift.
Ky ėshtė rregull.

Ėshtė edhe hija
qė ecėn dy hapa para teje
pėr tė ftohur dyshemenė qė ndodhet pas derės.
Njė shtėpi e shkatėrruar,
rregull i mbrapsht e xhama tė thyer.
Kjo ėshtė e ardhmja. Nuk mund
tė ecėsh kėmbėzbathur e tė harrosh tė vishesh.

Por ekzistojnė edhe vende kalimtarė,
tė kaluar e tė tashėm me dritė ardhshmėrie,
qytete tė kufijtė,
anije tė ankoruara nėpėr sirtarė
vezullime portesh nėpėr natė
e emra nėpėr harta.

Tė jetosh me shikimin e menduar
apo nė moralet e fabulave qė konservohen
poshtė mollėzave tė gishtave,
kur koha bėhet vullnet
e shpie drejt Jugut
bindėsinė e njė skllavi

pa u menduar, sepse ēdo gjė ėshtė mendim,
pa dashuruar, sepse vetė ai
ėshtė dashuria e ngatėrrohet
si drita nėn dritė,
si rrjedhja e ujit
nė tė paqeverisshmit korrente tė oqeaneve.

Vende kalimtarė,
agime qershori shpesh tė jetuara
nė vetėn e parė shumės.

PROBLEME TĖ GJEOGRAFISĖ PERSONALE

Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, gjithnjė ngelem
me tė ftohtin e ndonjė fjale qė nuk kam thėnė dot,
me njė moskuptim qė mė sjell ethe,
ajo zgavėr e njė ekzistence tė kotė
qė shpeshherė shndėrrohet pika-pika
nė dėshpėrim.
Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, sepse nuk jam
ai udhėtari qė kryqėzohet me njerėz,
ai qė shkon nga aeroporti nė aeroport
apo ai qė vėzhgon makinat nė drejtim tė kundėrt,
duke nxituar drejt qytetit
atje ku ke mbetur ti.
Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, sepse jam
njė i verbėr qė humbet nė tunelin
e duarve dhe buzėve tė tua kur thonė lamtumirė,
njė i verbėr qė pengohet me keqkuptimet
dhe me ato fjalė
qė nuk dinė tė shprehen.
I shuar nga dashuria,
asnjėherė nuk mund tė largohem nga ē’ka je.
Nė njė hendek tė turpshėm joekzistence,
iki nga vetja
eci nė hiē.

POETIKE

Ka momente nė tė cilat lemė mėnjanė
fjalėt e dashurisė dhe heshtjet
pėr tė folur pėr poezinė.
Ti shplodh zėrin nė tė kaluarėn,
e rikujton titullin e njė libri,
historinė e disa vargjeve,
netėt rinore tė disa kėngėtarėve,
rėndėsinė qė kanė
poetėt dhe flamurėt nė jetėn tėnde.
Unė tė flas pėr presje e gėrma tė mėdha,
pamje tė bollėkshme apo qė mungojnė,
rėndėsinė e tė kapurit tė njė ritmi
qė tė mbajė historinė,
ashtu siē mbajmė me duar
muret e lagėshta tė njė kėshtjelle prej rėre.
Kujtoj edhe disa vargje,
nė netėt ku presjet dhe gėrmat e mėdha,
metaforat dhe ritmet,
ngrohėn shtėpinė time,
mė bėnė shoqėri,
ditėn tė mė bindnin
me tė njėjtėn fuqi joshėse si tėnden.

Eh, e di qė poetėt e tjerė,
vishen si poetė,
hynė nėpėr zyrat e qetėsisė,
administrojnė bankat e suksesit,
kalkulojnė nė esencė
llogaritė e fondeve tė tyre tė brendshme,
janė pishtarė mbretėrish e perėndish
apo janė gjuhėzat e ferit.
Ndoshta sepse ata kanė botė.
Unė eci pėrpara duke tė pasur ty
e duke pasur koshiencėn.

PARASHIKIME NĖ NJĖ MĖNGJES TĖ DJELEJE

Ndonjėherė mund t’i besosh ndonjė dėshmimtari
apo kujtesės sė saktė tė sendeve.
Kjo llampė e lagėsht e llampadarit,
kėtij kortezhatori metalik qė ofron
si njė mazhordom, elegancėn e tij,
kjo pasqyrė e thjeshtė qė tenton tė fshihet
nė njė botė hijesh tė nėndetshme,
lakuriqja e pikturės,
romani qė fle me historinė e palosur
nė faqen njėqindetridhjetepesė,
dollapi i elegancės sė dikurshme
qė tė kthen shpatullat pėr mos tė tė shqetėsuar,
poltrona qė u hap krahėt teshave,
vazoja e vjetėr prej porcelani,
gjithė koleksioni i sendeve e kujtimeve
qė shėnojnė kufijtė e territorit tonė,
ndonjėherė, padyshim,
janė njė trashgimni e fatit,
pas njė shpėrnguljeje
apo mikpritjeje tė poshtēatisė,
do tė flasin me zili pėr ne,
do autopohoen dėshmitarė tė njė dashurie
e do kėrkojnė fjalė qė tė mund tė evokojnė
flakėn ku bashkohen dy tė vėrteta,
dy hije qė i ofrohen kthjellimit,
trupat e vendosur nėn dritėn e viktimės sė tyre.

Duhet tė jetė mė mirė atėherė ti besojmė sekretit
qė ruan hirin e numėruar
tė njė zileoreje tė vjetėr.