(Poezi tė periudhės futuriste)
«I doja thellėsisht poezitė e para tė Majakovskit. Nė sfondin e farsave tė kohės, serioziteti i tij i rėndė, i rreptė, akromatik, ishte kaq i pazakontė! Ishte njė poezi e skalitur magjistralisht, demoniake dhe nė tė njėjtėn kohė tmerrėsisht e dėnuar, pikėlluese, pothuajse lutėse pėr ndihmė...» - (Boris Pasternak)
Pėrktheu Faslli Haliti
MAMAJA DHE MUZGU I PUSHKATUAR
NGA GJERMANĖT
Nėnat e bardha nė rrugė tė zeza
u shtrinė pėrpėlitėse, si kumash mbi arkivol.
Duke qarė, i thanė atij qė bėrtet disfatėn e armikut:
«Ah, mbyllini, mbyllini bebėzat e gazetave!»
NJĖ LETĖR
Mama, mė fort!
Tymos.
Tymos.
Tymos ende!
Ēmė pėshpėrit, mama?
Shikoni,
ajri ėshtė mbushur
me gurė gjėmues nėn goditjet!
Ma-a-a-ma!
Zvarritėn, tani, muzgun e shoshitur nga plumbat.
U mbajt gjatė,
i ashpėr,
i cungėt,
dhe, befas,
duke krisur shpatullat e majme
nisi tė qajė, i mjeri, mbi qafėn e Varshavės
Klithėn
Yjet nė facoleta pambuku:
« U vra
i dashuri im,
i dashuri im».
Dhe syri i hėnės sė re pa tmerrėsisht me vėmendje,
grushtin e plogėt tė shtrėnguar nė karikatorė.
Fshatrat lituanė u kujtun tė shikonin,
si tė kapur nė njė puthje mbi cung
duke mbushur plot me lot sytė e artė tė kishave,
Kovno thyente gishtat e rrugėve.
Dhe muzgu bėrtiti,
pa kėmbė,
pa krahė:
«Sėshtė e vėrtetė,
Akoma mund
- dhe si!
duke bėrė tė tringėllijnė mamuzet nė njė muzikė tė zjarrtė,
tė spėrdredh mustaqet e verdha»
NJĖ BRITMĖ
Ēthua,
Mama?
E bardhė e bardhė, si kumash mbi arkivol.
«Mos qani!
Ėshtė ai
Vrasėsi i telegramit,
Ah, mbyllini,
Mbyllini bebėzat e gazetave».
*Kovno- geto e ngritur nga gjermanėt pėr hebrenjtė e Lituanisė
PĖRFUNDIMI
Asgjė sdo ta fshijė dashurinė,
as grindjet
as kilometrat,
Ėshtė medituar
provuar,
kontrolluar.
Duke ngritur solemnisht vargjet, gishta rreshtash,
betohem:
dua
me njė dashuri tė pandryshueshme e besnike.
PASTAJ ERDHE TI
Pastaj erdhe ti.
Dhe tė mjaftoi vetėm njė vėshtrim,
pėr tė parė
prapa asaj hungurime,
pas atij trupi vigan,
thjesht njė fėmijė.
E more
ia hoqe zemrėn
dhe
fillove tė luash me tė,
si njė vajzė e vogėl me topin.
Dhe tė gjitha;
zonja dhe vajza
mbetėn tė ngrira
si para njė mrekullie.
"Tė duash njė, kaq ?
Po ky tė hidhet mbi kurriz !
Do tė jetė ndonjė zbutės,
qė vjen nga njė kopsht zoologjik! "
Por unė, unė gėzoja.
Ska
mė zgjedhė!
I tėrbuar nga gėzimi,
galopoja,
kėrceja si njė indian nė dasėm
kaq i lumtur ndihesha,
kaq shumė i lehtė.
SKAM NEVOJĖ PĖR TY
E di mirė
sė shpejti do tė vdes.
Nėse vėrtetė ti ekziston
o Zot,
o Zoti im,
nė qofsh ti ai qė thur qilimin me yje,
nėse ky mundim i pėrditshėm, i shumėzuar
ėshtė pėr mua njė eksperiment yti,
vesh petkun zyrtar.
Vizitėn time prit.
Do tė jem i pėrpiktė,
nuk do tė vonohem njėzetekatėr orė.
Inkuizitar i larėi
dėgjomė!
DĖGJO
Flakma nė fytyrė fjalėn e tmerrshme.
pėrse sdo tė dėgjosh?
Se kupton se ēdo nerv yti i pėrdredhur
bėrtet si njė trombė qelqi
dashuria vdiq...
dashuria vdiq...
dėgjo
pėrgjigjmu pa gėnjyer...
si dy gropa
nė fytyrė tė gėrmohen sytė...
Tashmė unė e di se ėshtė konsumuar dashuria.
Tani
nė mė shumė se njė shenjė, unė njoh aty mėrzinė.
TASHMĖ KALOI ORA NJĖ
Tashmė kaloi ora njė.
Nė kėtė orė ti do tė jesh nė krevat.
Si njė lumė i argjendė
pėrshkon nata
Udhėn e qumėshtit.
Unė nxitoj
Dhe sdua tė tė zgjoj
Me mesazhe speciale.
Siē thuhet,
incidenti u mbyll.
Varka e dashurisė
U thye kundėr jetės pėrreth.
ti dhe unė
jemi tė barabartė,
sia vlen fare tė pėrmend
fyerjet
dhe dhimbjet
dhe gabimet e ndėrsjellta.
Shiko sa paqėsore ėshtė bota.
Nata
I ka paguar qiellit
njė haraē me yje.
Ėshtė nė ēaste si ky
qė ngrihesh
dhe flet nė shekuj,
pėr historinė,
pėr krijimin.
* Majakovskij - poet e dramaturg sovjetik, kėngėtar i revolucionit tė Tetorit e interpreti mė i madh i kursit tė ri, ndėrmarrė nga kultura ruse post-revolucionare.
DASHUROJ - POEMĖ NGA VLADIMIR MAJAKOVSKI
Pėrktheu Faslli Haliti
ZAKONISHT KĖSHTU
Ēdo tė linduri nga njė grua i lejohet dashuria,
por midis punėve,
tė ardhurave,
dhe tepricave,
dita - ditės
thahet trualli i zemrės.
Mbi zemėr ėshtė veshur trupi,
mbi trup kėmisha.
Dhe si tė mos mjaftonte kjo
njė idiot -
i tillė -
ka krijuar dhe manshetat
dhe gjoksin e kėmishės me amidon e ka ngrirė !
Rreth pleqėrisė, kujtohemi befas pėr tė.
Gruaja lyhet.
Burri pėrvishet si njė mulli, metodė Myler.
Por ėshtė vonė.
Lėkura shumon rrudhat.
Dashuria lulėzon pak,
lulėzon paksa.
dhe rrudhet ndėrkaq.
DJALĖ I KEQ
Unė me dashuri kam qenė i pajisur me tepricė.
Qė nga fėmijėria
I rekrutojnė njerėzit
Nė punė.
Unė, pėrkundrazi,
Ia mbathja bregut tė Rionit,
Endesha pėrherė poshtė e lart,
Me dėshirėn qė tė mos bėja asgjė.
Tėrbohej nėna:
«Ē'djalė i mbrapshtė !»
Babai mė kėrcėnonte me rrip.
Por unė
I pasur, me njė monedhė trirublash, fals,
Luaja spathi me ushtarėt nėn njė gardh
Pa mėrzinė e kėmishės,
Pa sikletin e kėpucėve
Skuqesha nė vapėn e Kutaisit.
Herė shpinėn,
Herė barkun i ktheja diellit
Gjersa diēka mė kėndonte nė gojėn e stomakut.
Habitej dielli :
''As nuk e sheh dot, aq i imėt ėshtė,
Megjithatė
Ka njė zemėr tė vogėl.
Po sa punė bėn qė me tė !
Si bėn
Ky dy pėllėmbė njeri,
Tė gjejė kaq vend
Brenda vetes
Pėr mua,
Pėr lumin,
Pėr kėta shkėmbinj kilometrikė?
ADOLESHENTI
Pėr fėmijėt ka njė thes gjėrash pėr t'i studiuar.
U mėsojnė gramatikėn idiotėve tė dy sekseve.
Mua pėrkundrazi
Mė pėrzunė qė nė klasė tė pestė.
Filluan tė mė flakin nė burgjet e Moskės.
Nė botėn tuaj
Tė vogėl
Tė apartamenteve
Rriten lirikat me flokėt kaēurrela nėpėr dhomat e gjumit.
Ē'dėshiron tė gjesh nė ato lirika si qenushė pekineze?
Mua, pėr shembull,
Tė dashuroja
Mė mėsuan
Nė burgjet e Butirkit.
Aq mė bėn pėr nostalgjinė e pyllit tė Bulonjės
Dhe pėr psherėtimat para pamjeve detare.
Ja, unė
U dashurova
Me vrimėn e derės sė qelisė 103,
Pėrballė "Ndėrmarrjes sė shėrbimeve funerale."
Kush sheh pėrditė diellin
Thotė me fodullėk:
«Ē'do tė jenė vallė ato katėr rreze?»
Por unė
Pėr njė ndriēim tė verdhė
Mbi njė mur
Do t'i jepja atėherė botės ēdo gjė.
UNIVERSITETI IM
Njihni frėngjishten.
Dini tė pjesėtoni.
Tė shumėzoni.
Tė lakoni mrekullisht.
Mirė, lakoni pra!
Pa mė thoni,
A dini tė kėndoni nė harmoni
Me njė shtėpi ?
Gjuhėn e tramvajeve e kuptoni?
Zogjtė lakuriq tė njeriut,
Sapo u dalin pak puplat,
Venė dorė mbi libra,
Mbi fletėt e fletoreve.
Unė e mėsoja alfabetin nga tabelat e dyqaneve,
Duke shfletuar fletė hekuri dhe teneqeje
Ata marrin tokėn,
E qethin,
E rrjepin
dhe japin mėsim,
duke e reduktuar tokėn krejt nė njė glob.
Por unė
E mėsoja gjeografinė me brinjėt,
Jo mė kot
Shtrihesha pėrtokė
Qė tė flija !
Ilovajskėt merren me probleme pėrvėluese:
"A ishte pikėrisht e kuqe mjekra e Mjekėrkuqit ?"
Le tė grijnė po deshėn !
Unė nuk rrėmoj nė budallallėqe pluhurore.
Mua mė mjafton tė njoh ēdo histori tė Moskės!
Nisin e studiojnė Dobrolubovin ( qė tė urrejnė tė keqen ),
Por familjen e kanė kundra
Dhe rėnkon gjithė fisi.
Unė
Jam mėsuar
Tė urrej qė fėmijė tė dhjamurit,
Gjithmonė gati ata
Tė shiten pėr njė drekė.
Tė mirinstruktuar
Nguten t'u pėlqejnė zonjave
Dhe mendime tė vockla
Tingėllojnė nė ballėt e tyre tė vegjėl prej bronzi.
Por unė
Flisja
Vetėm me shtėpitė.
Tė vetmit bashkėbisedues tė mi, serbatorėt e ujit nė rrugė.
Sė bashku me papafingon, gati tė dėgjojnė,
Ēatitė kapnin fjalė qė unė ua hidhja nė veshė.
Dhe pastaj
Kėrcėllonin
Nga nata
Dhe nga njėri - tjetri
Duke tundur gjuhėn e tyre banderolė.
I RRITURI
Pėr tė rriturit punėt.
Xhepa tė fryrė me rubla.
Tė dashuroj?
Ju lutem!
Pėr nja njėqind rubla.
Por unė
Pa ngurrim,
Me duart e mėdha
Futur
Nė xhepat e grisur
Sorollatesha me goxha sy tė hapur.
Ėshtė natė.
Ju vishni kostumin mė tė mirė
Dhe pushoni shpirtin mbi gra apo vejusha.
Mua, pėrkundrazi,
Moska mė mbyste nė pėrqafimet
Me unazėn e saj tė pafund tė Sadovie-s.
Nė zemrat tuaja,
Nė orėt
Bėjnė tik - takun e tyre tė dashurat.
Ē'dalldi, ēiftet e dhomave tė gjumit !
Unė dridhmėn e egėr tė kryeqyteteve
Ndiqja,
I shtrirė nė Sheshin e Pasionit.
Gjokszbėrthyer,
Me zemrėn gati jashtė,
U hapem diellit dhe pellgjeve,
Futuni me pasionet tuaja!
Ejani me dashuritė!
Tani s'ėshtė mė nė pushtetin tim tė kontrolloj zemrėn.
E di ku e kanė shtėpinė e zemrės tė tjerėt.
Brenda gjoksit, dihet.
Pėr mua, pėrkundrazi,
Ėshtė ēmendur anatomia.
Ėshtė e gjitha zemėr,
Gjėmon kudo.
Oh,
Sa diell pranveror kanė futur
Brenda zjarrit tim nė njėzet vjet!
Ajo ngarkesė e patretur ėshtė e padurueshme.
Dhe jo e padurueshme dhe kaq,
Por sa pėr tė bėrė literalisht
Njė varg.
Ēfarė doli nga kjo
Mė shumė se sa ishte e mundur,
Mė shumė se sa ishte e nevojshme,
Si
Nė ėndėrr njė makth poetik,
Ai lėmsh i zemrės si mal u rrit:
Njė mal dashurie
Njė mal urrejtjeje.
Nėn peshė
Kėmbėt
Lėkundeshin.
E di
Nėse unė
Jam i fuqishėm,
Megjithatė
Zvarritem i katandisur nė njė apendiks kardiak
I kėrrusur nė gjithė gjerėsinė e shpatullave.
Fryhem me qumėshtin e vargjeve,
S'arrij ta derdh jashtė;
Siē duket s'e do kush dhe unė fryhem pėrsėri.
Mė ka sfilitur lirika,
Mėndeshė e botės,
Hiperbolė
E prototipit tė Mopasanit.
THĖRRAS
Fillova ta ngre si njė atlet,
Ta mbaj si akrobat.
Siē thirren zgjedhėsit nė njė mbledhje,
Siē thirren
Fshatrat
Me kambanė kur bie zjarri,
Unė thėrrisja:
"Ja ajo!
Ja!
Kapeni!"
Kur
Njė kolos i tillė ngashėrente
Pa pėrfillur asgjė prej gjėje,
Nė mes tė pluhurit,
Nė mes tė baltės,
Nė mes tė grumbujve tė dėborės
Damarumet,
Ikin
Larg meje
Si raketė.
«Pėr ne do tė duhej diēka mė e vogėl,
Diēka si tango
»
S'ia dal dot mė,
Por njėlloj e mbaj.
Do doja ta shkundja nga shpina,
Por e di,
Qė s'do ta lė!
Harqet e brinjėve nuk e mbajnė peshėn.
Kėrcet kasa e toraksit nga sforcimi
TI
Pastaj erdhe ti,
Dhe tė mjaftoi njė vėshtrim
Pėr tė parė
Prapa atij hungėrimi,
Pėr tė parė pas atij trupi,
Thjesht njė djalė.
E more,
I hoqe zemrėn
Dhe, kėshtu,
Fillove tė luash me tė
Si njė vogėlushe me topin.
Dhe tė gjitha,
Zonja dhe vajza,
Mbetėn tė shtangura,
Si para njė mrekullie.
«Tė duash njė tė tillė?
Po ai tė hidhet mbi shpinė!»
Do tė jetė njė zbutėse,
Njė qė vjen nga kopshti zoologjik !"
Por unė, unė ngazėllehesha.
Asnjė zgjedhė
Mė !
I ēmendur nga gėzimi,
Rendja me galop,
Hidhesha si njė indian nė dasmė,
Kaq gazmor e ndieja veten
Kaq tė lehtė.
E PAMUNDUR
Vetė nuk ia dal dot,
nuk arrij tė ngre njė pianoforte
(Mendo pastaj
Njė kasafortė).
Dhe nėse jo njė kasafortė
Dhe nėse jo njė pianoforte,
Si do t'ia dilja ta mbaja,
Pasi ta kisha marrė zemrėn prapė. ?
Bankierėt na mėsojnė:
"Ne jemi fort tė pasur.
Nė mos mjaftofshin xhepat,
Ka vend nė kasafortė".
Kam mbyllur
Brenda teje
Dashurinė,
Thesar i fshehur brenda hekurit,
Dhe iki, dal shėtitje
I lumtur si njė Krez".
Dhe mbase
Mė ecėn vėrtet,
Do tė marr njė buzėqeshje
Ose njė gjysmė,
Ose dhe mė pak,
Dhe nė njė shoqėri gazmore
Do tė shpenzoj pėr tė njė gjysmė mesnatė
Njė pesėmbėdhjetrubėlshe lirikash tė shkoqura.
DHE KĖSHTU EDHE MUA
Flotat: edhe ato lundrojnė drejt portit.
Treni: edhe ai vrapon drejt stacionit.
Dhe unė drejt teje pėr mė tepėr,
Sepse unė dashuroj,
E ndjej veten tė tendosur dhe tė joshur.
Kavalieri koprrac pushkinian zbret
Tė shijojė nė llagėm tė nėndheshėm tė mirat e tij dhe tė rrėmojė.
Kėshtu unė
Te ti kthehem e dashur.
Imja ėshtė kjo zemėr,
Dhe unė shijoj ē'ėshtė imja.
Ju ktheheni nė shtėpi tė gjithė tė gėzuar
Qė tė kruani nga shpina pisllėkun
Duke u rruar e duke u larė.
Kėshtu unė
Duke u kthyer te ti.
Mos nuk shkoj nė shtėpinė time vallė
Kur unė vij te ti?
Gjiri i tokės pret tokėsorėt.
Ne i kthehemi cakut final.
Kėshtu
Drejt teje
Pashmangshmėrisht unė synoj
Edhe pse tė sapondarė,
Edhe pse sapo i dhamė fund shikimit me njeri - tjetrin.
KONKLUZION
Asgjė s'do ta fshijė dashurinė,
As zėnkat,
as largėsitė.
Ėshtė menduar,
Provuar,
Kontrolluar.
Duke ngritur solemnisht vargjet, gishta rreshtash,
Betohem se :
Unė dashuroj
Me njė dashuri tė palėkundur dhe besnike.
1922
NJERIU
(poemė)
Meshtar i botės qė gjithė mėkatet e tokės i zgjidh,
dielli vė dorėn mbi trupin tim.
Mė i devotshėm se gjithė ata qė ēojnė jetė murgu,
Janė mbi shpatullat veshjet priftėrore tė natės.
Pėr ditėt e dashurisė sime unė puth ungjillin mijėra faqesh.
Duke kėrkuar faljen e dashurisė me dhimbje kumbuese,
me shpirt dėshiroj njė tjetėr procesion,
dėgjoj,
tokė, thėnien tėnde
«Sot do tė falėsh!».
Nė harkun e natės,
Noe i ri,
pres
qė nė njė vėrshim planetėsh,
tė vijnė,
tė mė ndjekin
dhe tė copėtojnė nyjėn tokėsore
me sėpatat e agimit.
Vjen !
Erdhi.
U zbulua.
Rreze kudo!
Qė japin shqetėsim.
Menteshat kėnduan dobėt,
dhe zėulėt hyjnė ditėt
me lėvozhgė pėshtjelluese.
Pėrsėri dielli.
Thėrret shefat e zjarrit.
Agimi i bie tamburit
dhe e nis,
pas ndyrėsisė sė tokės !
Diell,
pra
kėshtu harron ti
kasnecin
tėnd?
Lindja e Majakovskit
Shkruajnė pra tė nxitur nga bashkohėsit, historianėt budallenj:
«Njė jetė tė zymtė e monotone bėri poeti»
E di,
sdo thėrrasin emrin tim
mėkatarėt,
qė mbyten nė ferr.
Midis brohoritjeve tė priftėrinjve
sipari im nuk do tė ulet mbi Golgotė.
dhe kėshtu, ja,
nė kopshtin veror*
unė kafenė time tė mėngjesit do tė pi .
Nė qiellin e Betlehemit tim
su dogj ndonjė shenjė,
askush s'i ka penguar
magjistarėt kaēurrelėsa tė flenė
me varret
Ka qenė absolutisht si tė gjithė
-gjer nė neveri- njėsoj
dita
e ardhjes sime midis jush.
Dhe asnjė
smendoi tė tregojė
yllin e ēuditshėm,
tė afėrt:
«Ylli, thotė,
nuk ka dėshirė
Tė shkėlqejė kot pėr ju!
Nėse nuk ėshtė
dita e lindjes sė njė njeriu;
e djallit, mbase,
ylli,
edhe atėherė,
do tė duhet tė bėjė festė?»
Mendoni:
peshkun qė flet
marrim me fijet e rrjetės me zvarritje
dhe kėndojmė,
tė kėndojmė pėr peshkun e vogėl tė artė
duke himnizuar guximin e peshkatarit.
Po pėrse sdo tė duhet
tė kėndoj veten,
nėse unė jam krejt
njė mrekulli e pandėrprerė,
nėse ēdo gjest imi
ėshtė njė mrekulli
pafundėsisht e pashpjegueshme ?
Vizitoni tė dyja vendet.
Do tė admironi
Nė secilin pesė rreze.
«Duart» kanė emėr.
Njė palė duar shumė tė bukura!
Vėreni:
mund ti lėviz nga e djathta nė tė majtė
dhe nga e majta nė tė djathtė.
Vėreni:
mund tė zgjedh
qafėn mė tė mirė
dhe tė rrokemi sė bashku.
Hapni peshtafin e kokės:
do tė shndrit
mendja mė e ēmuar.
Ka, mbase,
ndonjė gjė qė unė tė mos mund ta bėj?
Doni qė tė shpik njė kafshė
Tė re?
Do tė ecė
Me dy bishta
ose tre kėmbė.
Kush mė ka puthur,
mund tė thotė
nėse ka
pėshtymė mė tė ėmbėl se imja.
Aty pushon
njė gjuhė
e bukur, e kuqe.
«O-ho-ho» mund tė bėj:
do tė kumbojė fort, fort
O ho-ho mund tė bėj
dhe, skifter i gjuetisė sė poetit,
zėri
ėmbėlsisht do tė zbresė mbi tė pėrulurit.
Nuk mund tė llogarisėsh gjithēka!
Mė nė fund,
qė nė behar
tė shndėrrojė dimrat,
dhe ujin mund tė shndėrrojė, nė verė,
nėn leshin
e barkut tim
rreh
njė shuk i jashtėzakonshėm.
Rreh djathtas dhe, djathtas dasma.
Nga njė zhytje majtas dhe, dridhen mirazhet.
Kė tė shtrish ende
pėr tė dashuruar?
Kush dergjet
i dehur,
travestit nate?
Njė lavanderi.
Rrobalarėset.
Shumė dhe, bėn lagėshtirė.
Tė argėtohesh, mbase, me flluska sapuni?
Shikoni,
zhduket proshuta shumėkėmbėshe!
Cilat janė?
Bijat e qiellit dhe zbardhėllimit?
Dyqan buke.
Bukėshitėsi.
Ka pjekur paninet.
Ēėshtė bukėpjekėsi?
Njė zero i pluhurosur me miell.
Dhe papritur
para panineve
pėrkulen doreza violinash.
Ajo bie.
Ēdo gjė ėshtė dashuruar me tė.
Kėpucaria.
Kėpucari.
Njė horr dhe njė lypės.
Mbi ēizme
Na duhen
disa me syprina,
hedh njė shikim:
dhe nė harpa treten kėmbalet.
Ka kurorėn.
Ėshtė njė princ.
I gėzuar e i shkathėt.
Jam unė
qė kam ngritur
zemrėn si njė flamur.
Mrekulli e padėgjuar e shekullit njėzet!
Dhe pelegrinėt kanė lėnė varrin e Zotit.
U shpopullua prej ortodoksėve Meka e lashtė.
Jeta e Majakovskit
Nga njė hungėrimė u trondit strofka e bankierėve, manjatėve
E dogjėve.
Dolėn
Mburojat
Me tingėllima ari.
«Nėse zemra ėshtė gjithēka,
atėherė pėrse,
pėrse, pra
tė kam mbledhur, o e shtrenjti parą ?
Dhe si guxojnė tė kėndojnė?
Kush ua jep tė drejtėn?
Kush u ka dhėnė urdhėr ditėve
Tė shkėlqejnė si nė korrik?
Pengoni qiellin me tela
Rrethoni tokėn e rrugės!
U mburr:
Duart ?!
Armėve, pra!
Ke pėrkėdhelur ditėt e verės?
Atėherė do tė jesh
gjithēka!
shpues si njė iriq
Poshtėrojeni gjuhėn
Me thashetheme!»
I pėrzėnė nga vatha
tėrheq zgjedhėn e pėrditshme.
Dhe kalėron
mbi tru
«ligji»,
mbi zemėr njė zinxhir,
« feja».
Gjysma e jetės ka kaluar, tani nuk do tė shpėtosh.
Njė roje me mijėra e mijėra sy,
Llamba, llamba, llamba...
Jam i burgosur.
Dhe skam si tė shlyej veten!
Mė magjepsi toka e mallkuar.
Tė gjitha do ti paguaja me dashurinė time,
Dhe oqeanin e saj, nė shtėpitė me gardhe!
Thėrras...
Dėgjo, mė nė fund!
Tringėllijnė ēelėsat!
Ngėrdheshje e gardianit.
Hedh
Nga maja e njė rrezeje
Njė copėz tė prishur mishi.
Midis nėnqeshjes
«aha!»
Zvarritem nė kllapinė e ethes.
Mė oshtin,
lidhur kėmbėt me zinxhirė
gjylja e botės.
Ari ka lidhur sytė
me ēelės.
Kush do ta shoqėrojė tė verbrin?
Unė
jam i burgosur
pėr gjithmonė
nė tregimin absurd!
Ul dengun
E shtirjeve krenare!
Revoltė
e muzave
tė vasalit tė dėnuar.
Ju qė besoni nė pallonjtė
- trillime tė Brehmit!
ju qė besoni nė trėndafila
-gėnjeshtra botanistėsh dembelė-
pėrshkrimin tim
tė pagabueshėm tė tokės
ktheni nga gjini nė tjetrėn.
Duke u shkėputur nga meridianėt,
harqe tė atlasit,
shkumėzon
arganoja prej floriri kumbon
nga frangat,
nga dollarėt,
nga rublat,
nga koronat,
nga markat,
nga jenėt.
Mbyten gjenet, pulat, kuajt, violinat.
Mbyten elefantėt,
Mbyten vogėlimat
Nė grykėt,
nė flegrat,
nė veshė njė tingull:
«Ndihmė!
Nuk ka vend pėr ankimin e paarritshėm.
Por nė mes,
i rrethuar nga njė hendek i paturbulluar
ėshtė ishulli i paprekur i njė qilimi plot lule.
Kėtu
jeton
Sovrani i gjithēkaje,
rivali im,
armiku im i pakapėrcyeshėm.
Bizele shumė tė brishta mbi pantallonat e tij tė holla.
Kravata,
ngjyrė kapriēioze,
nga qafa e trashė
zbret mbi globin e barkut.
Vdesin pėrreth,
Por, si njė trapano nė qiell,
nė nderim
tė dinjitetit tėnd,
Lartėsi:
Br-a-v-o!
Rroftė!
Banzai!
Urra !
Hok!
Hip, hip!
Rroftė!
Osana !
E qortojnė pėr bubullimat, forcėn
e profetėve!
Budallenj !
Ėshtė ai
Qė lexon Loken*
I pėlqehet.
Nga e qeshura
mbi bark
kumbojnė,
vetėtijnė zinxhirė tė gjatė varėsesh.
Tė heshtur qėndrojnė para veprės sė helenit.
Mendojmė:
«Kush vallė,
ku,
kur?»
Por kėtė
e ai
i kishte pėrgatitur
Fidias sė ndjerė:
«Dua
Gra tė mrekullueshme prej mermeri».
Ora katėr,
Pretekst i shkėlqyer:
«Skllevėr,
Dua tė drekoj pėrsėri!».
Dhe Zoti,
kuzhinieri i tij ekspert,
me argjil
plazmon mishin e fazanit.
Shtrihet,
Pasi ka pėrkėdhelur njė femėr.
«A do ti,
Masivin mė tė ēmuar tė yjeve?».
Dhe ja
pėr atė
njė legjioni Galikenjsh
zvarritet midis yjeve nė sytė e teleskopėve.
Revolucionet tronditin palcėn e mbretėrive,
kopeja njerėzore ndryshon barinjtė,
Por asnjė revoltė stė prek
ty,
sovranin e zemrave, i pakurorėzuar.
Pasionet e Majakovskit
Dėgjoni?
I dėgjoni hingėllimat e kuajve?
Dėgjoni ?
I dėgjoni ulėrimat e automobilave?
* shkrimtar popullor atėherė nė Rusi
Ikin,
Janė qytetarėt qė ikin
Pėr tu larė nė bollėkun e tij.
Njė vėrshim njerėzish.
tė turbulluar dhe tė varfėr.
Kapem pas frenave.
Kapem
pas kindave tė fundeve.
Pėrse kėto?
Ti?
Atje, pra, u drejtove?
Nė fanatizėm fillove tė gėnjesh!
Si njė fanar i kuq nė njė shtėpi publike,
Ėshtė i pėrgjakur
syri i injektuar.
Pėrse ti?
Ndal !
Unė njoh njė gėzim mė tė ėmbėl!
Me krenari kėrcėnon pyllin e qerpikėve.
Ndal!
U largua tashmė...
Dhe atje, mbi kokat duke u ngritur, Ai.
Kafka shkėlqen,
ndonėse fshehur mes kėmbėve,
tullace,
dhe gjithēkaje i jep shkėlqim,
vetėm
nė falangėn e fundit
tė gishtit tė unazės,
nėn brilant
tre
qime ngriheshin pėrpjetė.
Shoh: ėshtė afėr.
Pėrkulet mbi dorė.
Buzėt mbi qime
Mėrmėrisin diēka:
«Flautin» thėrrasin njė,
«Re e vogėl» e dyta,
i treti me shkėlqim tė panjohur
tė njė emri,
tani pėr tani tė krijuar prej meje.
Ngjitja e Majakovskit
Unė jam poeti. U mėsoni fėmijėve: « Dielli ngrihet mbi
barin e stepave ». Nga krevati i dashurisė, prapa flokėve tė Tij,
koka e sė dashurės.
Me sytė ka flakur njė shigjetė.
Largo buzėqeshjen e tėnde!
Por zemra kėrkon njė tė shtėnė,
Dhe gryka ėndėrron njė brisk rroje.
I shqyer nė njė delir mbi demonin
rrite trishtimi im,
vjen pas meje,
mė josh drejt ujit,
mė ēon mbi strehėn e njė ēatie.
Dėborė pėrreth.
Njė depozitė dėborėrash.
Do tė shtillen e do tė vdesin.
Dhe bie
pėrsėri !-
Mbi akull
Smeraldi i akullt.
Shpirti dridhet.
Ėshtė nė mes tė akujve,
Dhe nuk mund tė dalė!
Kėshtu do tė shkoj
i mrekulluar
gjatė bregut tė Nevės.
Lėviz
Dhe, pėrsėri jam aty.
Sulem
dhe pėrsėri mė kot.
Mė ngrihet para syve njė shtėpi.
Prapa akullit tė dritares
ka zbardhėlluar
barkmadh
agimi.
Atje lart!
Maēoku mjaullinte.
Tymosej duke u djegur
qiriri.
Unė i bie ziles.
Farmacistė!
Farmacistė!
Varur mbi bastunin e kėmbėve.
U rritėn,
u koklavitėn mendimet,
briri
dreri.
Duke laturisur me tė qara
dyshemenė,
u shtriva pėr tė kėrkuar
parajsėn time tė humbur.
Farmacist!
Farmacist!
Ku
mund
ta lodhė zemra
deri nė fund trishtimin?
Nė fushat e qiellit tė pakufishėm,
nė delirin e Saharės,
nė zhegun e ēmendur tė shkretėtirave,
ka mbase njė strehim pėr xhelozėt?
Pas faqeve tė flakonėve
ka shumė mistere.
Ti njeh drejtėsitė mė tė larta.
Farmacist,
Bėj
qė shpirtin
unė tė mund ta ēoj
pa dhimbje
nė hapėsirė.
Shtrin dorėn.
Njė kafkė.
« Helm »
Njė kockė e kryqėzuar mbi njė tjetėr kockė.
Kujt ia jep?
Jam i pavdekshėm unė,
Mysafiri yt i jashtėzakonshėm.
Sytė e verbėr,
zėri memec
dhe arsyeja i ka mbyllur portėn,
atėherė ēgjė
-ende-
Kam gjetur nė veten time,
Pėr tu sfilitur nga helmi?
Njė supozim i turbullt u shfaq te budallai.
Punėkotė nė dritare.
Ngrihen flokėt pėrpjetė.
Dhe unė pėr njė ēast
rreth banakut fluturoj lehtė.
Tavani u hap vetė.
Klithma.
Potere.
«Varet mbi shtėpi!»
Mbi shtėpi rri pezull.
Kisha nė muzg.
Kryqi ėshtė njė bisht qiriu.
Pėrpara!
Majat e pyllit.
Mė krrokatin korbat.
Pėrpara!
Studentė !
Ėshtė njė ēmenduri
gjithēka qė dimė dhe studiojmė!
Fizikė, kimi, astronomi: absurditet!.
Kam pasur dėshirė,
dhe fluturoj tani
mbi retė.
Kudo mund tė shkoj!
Tundu baltė e baladave poetike.
Kėndoni tani,
Kėndo tani demonin e ri
me xhaketė amerikane
dhe me kėpucė tė lustruara tė verdha.
Majakovski nė qiell
Ndal !
Shkarkoj mbi njė re
barrėn
e gjėrave
dhe tė trupit tė lodhur.
Vende magjepsėse, ku deri tani skisha qenė kurrė.
Shikoj pėrreth.
Po kjo na qenka vallė,
kjo sipėrfaqe e lėpirė
qielli aq i hyjnizuar ?
Vėzhgojmė, vėzhgojmė !
Njė shkreptimė,
njė flakėrim,
njė vetėtimė
Dhe
ndihet tė frushkullojė:
njė re
ose figura jo materiale
kanė rrėshqitur dal dalėngadalė.
«Nėse njė bukuroshe tė betohet pėr dashuri...»
Kėtu,
Mbi shkėmbin qiellor,
tė dėgjojmė muzikėn e Verdit?
Nė njė re ka njė vrimė.
Shikoj:
Engjėjt kėndojnė.
Madhėrisht jetojnė engjėjt.
Madhėrisht.
Njėri shfaqet
Dhe fisnikėrisht
Thyen qetėsinė e pėrgjumur:
« E, pra,
Vladimir Vladimiroviē,
Ju pėlqen humnera?»
Dhe unė iu pėrgjigjem me tė njėjtėn
Kortezi:
«Humnera ėshtė magjepsėse.
Humnera ėshtė njė ekstazė!»
U xhindosa sė pari:
Nuk ke
As edhe njė skutė,
As ēajin
As gazetat pėr ēajin.
Pastaj, dalė nga dalė u mėsova me mėnyrėn e jetės sė qiejve.
Dilja me tė tjerėt pėr tė parė me kujdes
a kishte ardhur dikush.
«Ah edhe ju!».
E pėrqafova me gėzim.
«Mirėdita, Vladimir Vladimioviē!»
«Mirėdita, Abram Vasilieviē!
E si pėrfunduat ?
Jo keq?
U rregulluat?»
Ēshaka tė kėndshme, apo jo?
Mė pėlqeu.
Fillova tė qėndroj pėrpara hyrjes.
Dhe nėse paraqiteshin
Disa tė njohur,
I shoqėroja,
Duke iu treguar atyre skenėn e konstelacioneve
Skenat madhėshtore tė botėve.
Stacioni qendror i gjithė fenomeneve,
Lėmsh kushinetash, levash, dorezash.
Kėtu,
Dhe botėt e ngadalėsojnė
Dembelėsit vrapojnė;
atje,
dhe vėrtiten mė lehtė, mė ashpėr.
«Rrotulloni-luten- mė fortė,
Kėshtu qė bota tė mbetet shkretėtirė.
Pėr ēfarė kanė nevojė?
Tė vaditin fushat me gjak?»
Unė qesh me kėtė lloj pasioni.
«Luaj bufonin me ta!
Le ta pėrmbytin pra,
smė intereson!»
Depo qendrore e ēdo tipi rrezesh.
Ku hidhen yjet e konsumuar.
Njė skicė e vjetėr,
Sdihet nga kush,
Skica e parė e dėshtuar e njė balene.
Seriozitet.
Ka shumė pėr tė bėrė.
Kush riparon retė,
Kush rregullon ngrohtėsinė e sobės sė diellit.
Gjithēka ėshtė tmerrėsisht e pastėr,
e qetė,
e rregullt.
Askush nuk ju shtyn.
Veē kėsaj, nuk ka shkak.
Mė parė shanė.
«Bredh pa bėrė asgjė!»
Unė punoj pėr zemrėn,
Po ku ėshtė zemra e atij qė nuk ka trup?!
U propozova atyre:
«Nėse doni,
Mbi njė re
Shtrihem me trup
Dhe nis
Tė kundroj gjithēka»
«Jo, - thonė nuk na pėlqen!»
«Mirė, nėse sju pėlqen, ska rėndėsi. Detyra ime ėshtė tė propozoj».
Farkėtarėt e kohės
fryjnė kacekėt,
dhe njė vit
i ri
ėshtė gati tashmė.
Kėtu
bie me rropamė,
shembja e tmerrshme e viteve.
Nuk bėj llogarinė e javėve.
Ne,
tė ruajtur nė kornizat e kohės,
dashurinė nuk e ndajmė nė ditė,
dhe nuk i kėmbejmė emrat e dashur.
U qetėsova.
Mbi zallishte, nėn rrezet e hėnės
shtrihesha pa lėvizur,
duke lodhur me ėndrra fermentimin.
Mė dukej se isha
nė njė plazh tė jugut,
por ende mė i mpitė,
mbi mua,
me butėsi tė thellė,
rrotulloheshin detet e pėrjetėsisė.
Rikthimi i Majakovskit
1, 2, 4, 8, 16, mijė, miliona.
Ēohu,
Mjaft!
Sytė nė diell!
Deri kur do tė rrish i strukur, memec ?
Shfryj pėrgjumėsh:
« Pėr ēfarė bėrtasin vallė?
Kush guxon tė zhurmojė nė mua si njė zemėr?»
Mėngjes,
mbrėmje, mbase.
E njėllojtė ėshtė drita bardhoshe e qiellit.
Sa shekuj
kanė ikur,
dhe sa ditė ju thėrrmuan mbi largėsinė...
Mendoj rrugėt e qumėshtit:
«Nuk ėshtė shpėrndarė pra mjekra ime e thinjur?»
Yjet bien.
Filloj tė kthej sytė.
Shikoj,
atje poshtė,
tokėn e shpejtė !
Nė zemėr u zgjuan zilira tė harruara,
dhe truri
dembel
konstruktoi njė fantazi.
Tani
mbi tokė,
gjithēka duhet tė jetė e re.
Kundėrmime pranverore janė pėrhapur mbi fshatra.
Ēdo qytet, mbase, ėshtė ndriēuar.
Kėndon njė familje me njerėz tė gėzuar dhe gjithė ngjyra.
Nostalgji,
Mė e mprehtė, pėrherė mė e mprehtė.
Madhėrisht ngrihet njė re,
mė larg ndizet njė re
pėrherė mė duket se shoh
afėrsinė
e njė pamjeje tokėsore.
Jam shtrirė,
dhe kėrkoj
midis pikave tė tjera
tokėn.
Ja ajo!
Kam depėrtuar.
Dalloj detet
Dhe malet nė klithmėn e shqiponjės...
Pėrbri babai im.
Po ai.
Por mė i rėndė nga veshėt,
dhe pak e ngrėnė
nė bėrryl
uniforma e rojės sė pyllit.
Mė xhindos.
I ka sytė
tė ngulur nė tokė.
Cili mendim ėshtė i qartė pėr plakun e mjerė ?
Thotė zėulėt:
«Nė Kaukaz,
Mbase, ėshtė pranverė».
Njė kope pa trup
qė trishtimi
shkon duke e ndjekur!
Shpėrthen zemėrimi i rrugaēėve.
Baba,
mėrzitem!
Mėrzitem, baba!
Me qiellin joshni poetėt budallenj,
Ju jeni dekoruar,
me medalje yjesh!
Diell!
Pėrse grafullon nė njė mantel ?
E pandeh veten njė kardinal?
Pushoni sė thithuri rrezet nė letargji.
Pasomėni !
Ska gjė nėse jeni pa kėmbė:
Pse do tė donit ti bėnit pis?!
As edhe pa galloshe nuk ka nevojė nė baltėn tokėsore.
Yje!
Pushoni
sė thururi
kurorėn e martirit
pėr tokėn!
Njė shkreptimė rozė.
Kush ėshtė atje
qė me krahė
drejt tokės shkėlqen?
Agimi ?
Ndal!
Jemi ende nė rrugė.
Tani do tė shtrihem nė njė ylber,
Tani si njė kometė do ta gjarpėroj bishtin.
Pse kam nisur tė luaj me harkun?
Nė fshirėsen ēfarė gabimi fsheh unė?
U tregoj
botėve
shifrat
e njė shpejtėsie tė pabesueshme.
Shpirti,
prej kohės pa strehė,
ėshtė i mbushur me mendime
pėr ditė tė largėta.
Shoh
Dromcat e hemisferave tokėsore:
Atje shtrihen qytetet.
Zėra tė veēantė dallon veshi.
Nė njėqind lėvizje.
«Mirėdita, plakush!»
Rrėshqet mbi asfalt.
Ndalet.
I ēudit forca e udhėtarit tė qiejve
qė ata se kanė.
Zėra:
«Shikoni,
Duhet tė jetė ngjyruesi
nga ēatia.
Shumė urime!
Njė punė shumė e rėndė».
Pėrsėri
turma
ėshtė nė mėshirė tė faktit,
dhe e rrokullis me bujė ditėn e vet
por ka, vallė
njė fyt
qė gumėzhin mė fort
-mė fort se qyteti-
brenda gumėzhimės sė tij?
Kush do tė kapė gulēin shpėrthyes tė rrugėve!
Kush do tė mund ti zgjidhė galeritė e tunelit!
Kush do ti ndalė,
ndėrsa nė ajėr
ēajnė me avionė blozėn e ferrit!
Nėpėr pjerrėsinė e ekuatorit
Nga Ēikago
Nėpėrmjet Tambovit
Rrokullisen rublat,
Duke shtrirė qafėn,
Vrapojnė tė gjithė, lakmues
Duke goditur me trup
Male,
Dete,
Kalldrėme.
I drejton i njėjti
Tullac i padukshėm,
I pari mjeshtėr balloje tė poteres tokėsore.
Herė ka pamjen e njė ideje,
herė ėshtė i ngjashėm me djallin,
herė shkėlqen si Zoti duke u venitur brenda njė reje.
Heshtni, filozofė!
Unė e di mirė
nuk diskutohet-
pėrse atyre u kanė dhuruar burimin e jetės.
Pėr tė grisur,
Pėr tė zhubravitur
Ditėt e fletėve tė kalendarit.
Tė mė vij keq pėr to ?
A u vjen keq pėr mua atyre?
Kanė zhvatur rrugėt,
Kopshtet,
Periferitė !
Jam njė antikuar?
Provojeni!
Blej njė thikė.
Dhe ėshtė e ėmbėl tė ndjej
Qė tashmė jam
Afėr hakmarrjes, ziej.
Ku shkoj,
Pse?
Nėpėr tė njėqindtėn rrugė
pėrpėlitem,
Si njė zgjua
gumėzhitės njerėzor.
Sytė pėrshkojnė
hojėzat e dritareve,
dhe ndėshkim,
dhe largėsi,
dhe turp ka pėr ta nė korrik.
Vitrina dhe dritare shuan
qyteti.
Jam i lodhur dhe i trishtė.
Dhe vetėm
Kasapi i pėrgjakur perėndim
u ēan barkun kufomave tė reve.
Shkoj duke bredhur kot.
Njė urė pėrralle.
E kaloj.
Dhe, me trazim tė tmerrshėm, qėndroj pėr tė parė.
U ndala, e mbaj mend.
Ishte ky shkėlqim.
Dhe kjo
atėherė
quhej Neva.
Ishte kėtu qyteti.
Njė qytet absurd,
ndėrtuar nė njė pyll oxhakėsh.
Nė kėtė qytet tė njėjtė
shpejt
do tė fillojnė netėt,
qelqore
bardhoshe.
Pėr korrikun ėshtė fundi.
Sapo ngrohet, bėn dritė.
Nxirret nga deliri me njė pėshpėritje zhbiruese.
Aty shihet kryqi i njė ambulance,
aty ndihet njė e shtėnė.
Do tė heshti,
pėrsėri, pastaj.
E di
Qė njė si unė
Nuk mund
tė nxehet gjatė,
sigurisht,
e megjithatė ėshtė kafshė
kur nuk janė mijėra llamba,
por fytyra njeriu.
Ka qenė vallė njė tik i tillė?
Shoh qė mbi shtėpi
nė rrezik tė pjerrėsisė
shkon me rrezet
grumbull i mbledh.
Zgjatem
por nė mjegull ike,
nėn hundė.
Dhe jam kėtu pėrsėri
i heshtur, i gozhduar.
Ėshtė ndarė turma e dembelėve tė mesnatės,
gati ndjej erėn e lėkurės,
gati frymėmarrjen,
gati zėrin,
dhe mė duket njė fantazmė
e rilindur papritmas.
U vėrsul,
duke u shkėputur nga ajri.
Ishte pak pėr tė
Tė ishte vetėm!
U shkri nė procesion.
Zemrėn e rilindur shtyu rėndshim.
Pėrsėri torturat tokėsore mė njohin.
Rroftė
pėrsėri -
Marrėzia ime!
Nė tė njėjtėn mėnyrė llambat ishin mbėrthyer.
Nė mes tė rrugės.
Tė njėjta shtėpitė.
Nė tė njėjtėn mėnyrė,
Nė kamaren
Do skalitur
Njė kokė kali.
«Kalimtar,
A ėshtė kjo nga «Zhukovskij?»
Shiko,
si njė fėmijė sheh njė skelet;
ēsy!
Turret pėrpara.
Ka qenė «Majakovskij» mijėra vjet:
ai qėlloi veten kėtu, mbi portėn e sė dashurės».
Kush qėlloi veten,
unė?
Do tė shajnė shumė !
Krijo, o zemėr, njė gėzim tė shkėlqyer!
Fluturoj
nė dritare.
Njė zakon i qiejve.
Lart.
Pėrherė mė lart,
njė kat mbi tjetrin.
Ishte maskuar.
Shikoj prapa mėndafshit:
Krejt njėsoj,
e njėjta dhomė gjumi.
Ka kaluar nėpėrmjet mijėra viteve
dhe ėshtė e re.
Shtrihesh,
Duke i kaltėruar flokėt me hėnė.
Njė minutė...
Dhe ajo qė kishte qenė hėnė,
Zbuloi tullėn e vet lakuriqe.
E gjeta!
Tani le tė flenė.
Dorė,
shtrėngo tehun e thikės.
Depėrtoj tinėz,
vėzhgoj,
dhe pėrsėri -
diskutoj
dhe kthehem prapa
te dashuria dhe mėshira.
Mirėdita!
U ndez drita.
Dy sy tė zgurdulluar.
«Kush jeni?»
«Jam Nikollajevi,
Inxhinier.
Kjo ėshtė shtėpia ime.
Po ju kush jeni?
Pse e bezdisni gruaja time?».
Dhoma e njė tjetri.
drithėronte mėngjesi.
Me njė dridhje nė cepat e buzės,
gruaja e njė tjetri
gjysmė lakuriqe.
Iki.
Hije e grisur,
e kreshpėruar,
vigane,
vrapoj gjatė murit,
tė pėrmbytur nga hėna.
Qiraxhinjtė ia mbathin jashtė,
Duke kryqėzuar kindat e veshjeve,
Buēas mbi njė plloēė.
Me tė shtyra pėrzė portierin nė njė qoshe.
«Dhe nga dyzetedyshi
Ku ka pėrfunduar ?»
«Ėshtė njė legjendė:
Rendi drejt tij
Nga dritarja.
Kėshtu u shtrinė,
Trup me trup»
Ku do tė shkosh tani?
Ku shikojnė
Sytė.
Nė fusha?
Ashtu qoftė nė fusha!
Trala-la,zin-za,
tra-la-la-la-la-la-lą.
Hidh njė rreze nė qafė si njė lak!
Do tė pleksen nė zhegun e verės!
Kumbojnė mbi mua
prangat,
dashuritė e njė mileniumi...
Do tė vdesė gjithēka.
Gjithēka do tė zhduket.
Dhe rrezja e fundit,
qė lėviz jetėn,
mbi errėsirė planetėsh,
do tė digjet nga diejt e fundit.
Por vetėm dhimbja ime
ėshtė mė torturuese:
rri nė kėmbė,
i mbėshtjellė nga zjarri,
mbi turrėn e druve qė sdigjet
tė njė dashurie tė pamundur.
I fundit
Hapėsirė,
Por pa strehė
mblidhi
pėrsėri nė prehrin tėnd!
Cilin qiell tani?
Cilin yll?
Me mijėra kisha
poshtė meje
tėrhiqte
dhe tėrheq bota:
«Pushon nė paqe!»
Shkruar, nė 1916 -1917
Botuar nė 1918
Krijoni Kontakt