-
Li Bo
(701-762)
Li Bo, ka qenė njė poet kinez, i konsideruar mė i Madhi i dinastisė Tang dhe i gjithė letėrsisė kineze( sė bashku me Du Fu)
Pėrktheu Faslli Haliti
MENDIME NATE
Pėrballė shtratit tim,
ndriēon hėna
si reflekse bryme.
Ēoj shikimin te hėna e shndritshme,
Pastaj ul kokėn: toka ime ėshtė larg.
DY DALLĖNDYSHE
Dy dallėndyshe tė ndara,
dy dallėndyshe
fluturojnė tė bashkuara si pėr zili
tė njerėzve
Njė ēift e kishte folenė e tij
mbi kullėn e Pavijonit me Xhevahir
Gjatė i shkoje sė bashkė mbi dritaren prej ari
me perde mėndafshi.
Zjarri dogji trarėt
prej kedri.
Nė pallatin e mbretit Wu u strehuan
Edhe pallatin e Wus e pėrpiu zjarri
Prishi folenė dhe asgjė
su kursyer
E rraskapitur nga dhimbja vetėm njėra
gjeti shpėtim
Qan tani femra shokun e saj
tė vdekur
Kurrė sdo tė kthehet mė ēift
nė fluturim
Nė zemrėn time u hap
njė plagė.
KORBAT QĖ TROKASIN NĖ MBRĖMJE
Retė e arta lagin muret e larta,
Korbat e zeza krakėllijnė fluturimthi mbi foletė,
Foletė ku do tu duhej tė pushonin:
E trishtuar dhe e vetmuar gruaja e re ofshan.
Duart e braktisin gjergjefin,
Sytė shikojnė tendėn e kaltėr tė qiellit.
Tendė qė duket se e ndan nga bota
Si mjegulla qė mbulon lumin.
Ėshtė vetėm: dhėndri udhėton nė toka tė largėta;
E vetmuar ajo ēdo mbrėmje ajo nė dhomėn e saj.
I shtrėngon zemrėn ajo vetmi,
Dhe lotėt e saj si shi i imėt-bien
mbi tokė.
DĖSHIRA IME
Lumi i Verdhė vrapon nė Oqeanin e Lindjes,
Dielli zbret drejt detit tė Perėndimit.
Si koha uji vrapon pėrgjithmonė,
Se ndalin kurrė vrapin e tij.
Me rininė zhduket pranvera,
Vjeshta arrin me flokėt e mi tė bardhė.
Jeta njerėzore ėshtė mė e shkurtėr se njė pishe.
Ēmrekulli atėherė -
Nėse ikėn, bukuria, ikėn dhe forca?
Pse smund tė vė njė Dragua Qiellor
Qė thith esencė hėne dhe dielli
E tė bėhem i pavdekshėm?
MANJOLIA
Nė gjumė pema e manjolias
hap duart e bardha.
Pushon nė rrezen hėnore
shkėlqimi i luleve.
Lapurakėt vėrsulen tė heshtur
midis degėve blu.
-
-
Poezi Nga Li Bo
(701-762)
Pėrktheu: Ismail Kadare
PI I VETĖM NĖ HĖNĖ
Mes lulesh sonte veē e mbusha
Njė kupė nė qetėsi
Po pi un' verė nė kėtė natė
E pranė skam njeri.
Athere hėnėn seē e ftova
Qė bridhte lart nė re
Dhe hijen time seē e ftova
Dhe ja, u bėmė tre.
Po vallė hėna a di tė pijė
Mendova nė atė breg
Dhe hija ime a di tė pijė
Megjithse pas mė ndjek?
Dhe hije e hėnė ngatėrrova
pa nisa qė tė pi
Ta zgjas gostinė isha gati
Deri nė pėrjetėsi
Un' ia marr kėngės dhe nė qiell
Lėviz hėna pėrtej
Un nis kėrcej dhe hija ime
Ja nis qė tė kėrcejė.
Dhe ēakėrrqejf u bėmė tė tre,
U dehėm pėr qamet
Dhe si dėfryem ikėm ne
Sikush nė rrugė tė vet
Dhe prapė siē duket nė vetmi,
Do pi nė kėtė jetė
Gjersa tė pjek atė qė n'yjet
Iku, mė la pėrjetė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt