Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Dylan Thomas

  1. #1

    Dylan Thomas

    DYLAN THOMAS

    Dylan Thomas
    u lind nė 1914 nė Swansea, Uells. Djali i njė profesori anglishteje, nė 1934 boton pėrmbledhjen e parė me vargje, tetėmbėdhjetė poezi, qė lėnė shenjė menjėherė nė ambientin letrar anglez tė kohės duke befasuar kritikė e poetė tė afirmuar. Nė 1940 dalin tregimet autobiografike dhe nė 1946, libri me poezi “Vdekje dhe hyrje” qė do e radhisė pėrfundimisht pėrkrah poetėve mė tė mėdhenj anglosaksonė tė tė gjitha kohrave. Ka jetuar ndėrmjet Anglisė dhe Amerikės duke punuar edhe si aktor, libretist, gazetar. Vdiq nė New York nė 1953, i shkatėrruar nga alkooli.

    Pėrktheu: BEN MEĒE
    Bolonjė, Itali


    TĖ NDRIĒONIN KANDILA...

    Tė ndriēonin kandila, fytyra e shenjtė,
    E kapur nė njė tetėkėndėsh tė njė tė ēuditshmeje dritė,
    Do tė plakej, dhe dashnori i ri
    Do tė hezitonte, pėrpara se tė bėnte dashuri.
    Linjat, nė errėsirėn e tyre sekrete,
    Janė prej mishi, po lini tė hyjė dritėn fallco
    Dhe nga buzėt do t’i rrėzohen pigmente shkarpash,
    Ēarēafi i mumies do tė lėrė tė duket njė gji antik.

    Mė qe thėnė: arsyeto me zemrėn;
    Po zemra, ashtu si koka, ėshtė njė udhėheqėse e kotė.
    Mė qe thėnė: arsyeto me pulsin;
    Po, kur pėrshpejtohet, alteroj hapin e veprimeve
    Derisa ēatia me fushėn nivelohen, njėsoj,
    Kaq shpejt iki, duke sfiduar kohėn, xhentėlmeni i qetė,
    Sa qė i bėn shenja me mjekėr erės egjiptiane.

    Kam dėgjuar shumė vite fjalėsh, dhe shumė vite
    Mund tė tė ēojnė nė mutacion.

    Topi qė gjuajta duke lozur te parku
    Nuk ka rėnė akoma nė tokė.

    PASHĖ NĖ ĖNDĖR GJENEZĖN TIME

    Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e gjumit, duke ēpuar
    Lėvoren qė rrotullohej, tė fortė si muskuli
    I njė motori nė trapano, duke u transportuar
    Te shėmbėllimi dhe te trari i nervit.

    Prej gjymtyrėsh tė bėra me pėrmasa krimbi, i hequr qafe
    Prej mishit kryeneē, i limuar
    Nga tė gjitha veglat e barit, metal
    Prej diejsh nė natėn qė njerėzit shkrin.

    Trashėgimtar i venave ku valon pika e dashurisė,
    E shtrenjtė nė kockat e mia njė qenie, unė
    Bėra xhiron e globit tė trashėgimisė sime, udhėtim
    Nė klasė tė parė, te njeriu qė u ingranua gjatė natės.

    Pash nė ėndėr gjenezėn time dhe prapė vdiqa, shrapnel
    I ngulur nė zemrėn nė lėvizje, e grisur
    Nė plagėn e qepur dhe erė e mpiksur, vdekje
    Me maskė nė gojėn qė gėlltiti gazin.

    Esnaf nė vdekjen time tė dytė dallova lartėsitė,
    Vjelje thikash dhe bimėsh helmuese, ndryshk
    Gjaku im mbi tė vdekurit e temperuar, duke forcuar
    Luftėn time tė dytė pėr tu shkėputur nga bari.

    Dhe nė lindjen time ishte infektues pushteti, i dyti
    Rresureksion i skeletit dhe
    Veshje e re pėr shpirtin lakuriq. Virilitet
    Rrodhi nga e dhimbshmja dhimbje.

    Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e vdekjes, i rėnė
    Dy herė nė detin qė ushqen, jo mė i freskėt
    Nė ujin e kripur tė Adamit derisa, shėmbėllim
    I njė force tė reje njerėzore, unė tė kėrkoj diellin.

    KĖTU NĖ PRANVERĖ

    Kėtu nė pranverė, yjet lundrojnė nė boshllėk;
    Kėtu nė dimrin ornamental
    Lakuriqi qiell zbret poshtė me breshėrimė;
    Vera varros zogjtė e lindur nė pranverė.

    Shenjat vinė nga largimi i ngadaltė i vitit
    Brigjet e katėr stinėve;
    Zjarre tė tre stinėve na mėsojnė nė vjeshtė
    Dhe natė e katėr zogjve.

    Duhet tė dalloj verėn e pemėve, krimbat
    Kur duan, na rrėfejnė furtunat e dimrit
    Apo funeralin e diellit;
    Duhet ta njoh pranverėn nga kėnga e qyqes
    Dhe kėrmilli duhet tė mė shpjegojė shkatėrrimin.

    Njė krimb e rrėfen verėn mė mirė se ora,
    Kėrmilli ėshtė njė kalendar jetėsor i ditėve
    Ēfarė do tė thotė njė insekt pa kohė
    Tregon se bota avash-avash po konsumohet?

    PREJ PSHERĖTIMAVE

    Prej psherėtimave lind diēka,
    Jo frikė, kėtė e kam anuluar
    Para agonisė; shpirti rritet,
    Harron, qan;
    Lind njė kotėsi qė, po ta provosh, ėshtė e mirė;
    Jo ēdo gjė mund tė deziluziononte;
    Ka, falė Zotit, disa qartėsira:
    Qė nuk ėshtė dashuri, kur nuk dashurohet mirė,
    Kjo ėshtė e vėrtetė pas njė humbjeje tė plotė.

    Pas njė tė tille lufte, ashtu siē e di mė i dobėti,
    Ka mė tepėr se sa tė vdesėsh;
    Lė dhimbjet e mėdha, apo mbyll plagėn,
    Akoma pėr shumė kohė ai duhet tė vuaj,
    Dhe jo prej pendimit tė tė lėnit tė njė gruaje nė pritje
    Tė ushtarit tė saj tėrė fjalė tė pista
    Qė shpėrndajnė gjak aq tė hidhur.

    Po tė mjaftonte, po tė mjaftonte kjo pėr tė lehtėsuar dhimbjen,
    tė provosh pendim pėr diēka tė humbur
    qė mė bėnte tė isha i lumtur nėn diell,
    Sa e lumtur koha qė zgjaste,
    Po tė mjaftonte dykuptimshmi dhe bollėku i gėnjeshtrave tė ėmbla,
    Do tė mundnin fjalėt e boshta pėr tė pėrballuar gjithė dhimbjen
    E tė mė shėronin nga e keqja.

    Po tė mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku,
    Truri i bėrė gongėl, beli i bukur,
    Duke kėrkuar me duar materien poshtė kusisė sė qenit,
    Njeriu mund tė shėrohej nga sėmundja e qenit.
    Ēdo gjė qė duhet tė thuhet, unė e ofroj:
    Thėrrmijėza, stallėn, frerėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •