Po lexoja shkrimin me poshte te Vehbiut ne blogun e tij (te botuar edhe ne gazeten Shekulli, sic shkruan edhe vete ne blog) e m'u duk interesant si shkrim, keshtu qe po e sjell ketu.
Shkrimi ne gazeten shekulli nga Ardian Vehbiu
E me poshte shtjellimi i shkrimit ne blogun e tij.Fjalėve su del kurrė pronari
Published on Wednesday, 08 August 2012 16:03
Shumė gjėra thuhen pėr pasurimin e shqipes sė folur e tė shkruar dhe sidomos pėr hapjen e standardit ndaj leksikut tė gegėrishtes. Ēfarė ėshtė e drejtė dhe e pėrligjur mes kėtyre dėshirave ka kohė qė ėshtė nyjėtuar; ndėrsa ēfarė ėshtė e re, nuk ėshtė as e drejtė as e pėrligjur.
Natyrisht, ėshtė mirė qė shqipja tė pasurohet, sikurse ėshtė mirė qė gjithēka tė pasurohet: letėrsia, artet, sporti, veshjet, madje edhe vetė qytetarėt. Puna ėshtė si do tė arrihet kjo, meqė vetėm dėshira pėr pasurim nuk mjafton.
Edhe nė vetė fjalorėt e shqipes tė hartuar nė vitet 70-80, mbi bazėn e materialeve tė Kartotekės sė Leksikut Shqip, gjen ende shumė material tė vyer, qė pret tė hyjė nė pėrdorim. Qė kjo nuk ndodh, ska tė bėjė as me standardin, as me bazėn dialektore tė leksikut; por me faktin e thjeshtė qė kultura jonė publike, sė cilės i pėrgjigjet ligjėrimi, ėshtė ajo vetė e varfėr. Me fjalė tė tjera, kot tė shpresojmė e tė bėjmė thirrje pėr pasurimin e shqipes, sa kohė qė kjo shqipe vijon ti shėrbejė si veshje njė kulture tė varfėr e djerrė. Arsyet pse kultura shqipe sot ėshtė e varfėr dalin jashtė caqeve tė kėtij debati pėr gjuhėn, sikurse edhe smund ti kėrkohet gjuhės qė tė pasurojė kulturėn. Nga ana tjetėr, ata qė kėrkojnė hapjen e standardit ndaj leksikut tė gegėrishtes nėnkuptojnė se deri mė sot standardi ka qenė njėfarėsoj i mbyllur ndaj kėtij leksiku ēfarė pėrbėn, pėr mendimin tim, njė spekulim toksik. Askush prej nesh, me pėrjashtim tė pak specialistėve dialektologė dhe etimologė, se di, as mund ta dijė origjinėn dialektore tė fjalėve qė pėrdor. Edhe kur dikush ėshtė i bindur se kjo apo ajo fjalė ndeshet nė tė folmen e katundit ose tė krahinės sė tij, kjo nuk pėrjashton qė, e njėjta fjalė, tė pėrdoret edhe nė njė katund tjetėr, nė anėn e kundėrt tė trevave shqiptare. Tek e fundit, njė pjesė e madhe e leksikut shqip, pėrfshi kėtu edhe leksikun normativ (atė tė fjalorėve standard) ėshtė ose e pėrbashkėt pėr tė dy kryedialektet le tė sjellim nė mend fjalė tė tilla si mal, dorė, lis, eci, kodėr, i mirė, i gjatė, kot etj.; ose ėshtė pėrftuar a huazuar nė kontekstin e shqipes sė shkruar dhe nuk e ka prejardhjen nga ndonjė dialekt (p.sh. pėrmbaroj, lokomotivė, gjakderdhje, imunitet). Ka pastaj edhe fjalė qė ndeshen nė njė dialekt, por jo nė dialektin tjetėr; sikurse ka edhe fjalė qė ndeshen nė njė tė folme tė njė dialekti, por jo nė tė folmet e tjera tė po atij dialekti. Kėto fjalė ndonjėherė i ndesh nė fjalorėt e fjalėve tė rralla; koleksionistėt leksikorė mahniten me to, ndonjėherė edhe vihen ti lėvdojnė publikisht si fjalė tė bukura; mirėpo problemi me to ėshtė pikėrisht arsyeja pse kanė mbetur tė rralla. Nė pėrgjithėsi, ne duhet tė heqim dorė, sot, nga gjykimi etimologjik ose edhe thjesht historik i fjalėve; ose, pėr ta thėnė mė thjesht, ti japim fund praktikės ideologjike tė vlerėsimit tė fjalėve sipas biografisė. Shqipfolėsi, madje edhe ai mė eruditi, fjalėt qė pėrdor nuk i gjykon nėse janė toske apo gege, tė vjetra apo tė reja, huazime apo neologjizma; por sipas kriterit thjesht funksional: nėse ia bėjnė punėn apo jo.
Bash pėr kėtė arsye, gjuhėn se pasurojnė dot gjuhėtarėt dhe aq mė pak kalemxhinjtė qė zėvendėsojnė njė fjalė tė listės sė zezė me njė tjetėr tė listės sė bardhė; por kryesisht shkrimtarėt e tė gjitha llojeve e profileve, qė janė tė vetmit nė gjendje ti peshojnė fjalėt pėrtej funksionalitetit *praktik nė komunikimin e pėrditshėm; dhe arrijnė tu hapin vend nė tė gjithė regjistrat. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse ka krahina dhe tė folme, tė cilat ende nuk pėrfaqėsohen mirė nė trashėgiminė leksikore tė standardit, atėherė nuk ka rast mė tė mirė pėr shkrimtarin me ndjeshmėri gjuhėsore, qė ta vjelė kopshtin e tyre gjuhėsor, nė emėr tė artit tė vet dhe tė lexuesit qė do tia shijojė.
MISTIFIKIMI I FJALĖS GEGE
Kohėt e fundit, nė kontekstin e debateve pėr rishikimin e marrėdhėnieve tė standardit me dialektet, dėgjon tė flitet rėndom pėr nevojėn qė shqipja tė pasurohet me fjalė tė dialektit geg/tė gegėrishtes.
E formuluar kėshtu, kjo nevojė mbėshtetet mbi njė keqkuptim ose moskuptim tė strukturės sė leksikut tė shqipes standard; keqkuptim i ushqyer dhe nga njė analizė nė thelb manipuluese e Arshi Pipės, nė veprėn e vet tė mirėnjohur, kushtuar standardizimit tė shqipes nga regjimi totalitar i Tiranės.
Kėsaj ēėshtjeje i kushtova, tani sė fundi, njė artikull tė shkurtėr nė Shekulli; por besoj se blogu mė jep mundėsinė pėr ta ilustruar mė mirė tezėn time.
Para sė gjithash, shumė njerėz tė interesuar pėr argumentin, por pa ndonjė formim gjuhėsor pėr tė qenė, ngatėrrojnė fonetikėn e gegėrishtes me leksikun; pėr kėta njerėz, ranė dhe venė janė fjalė tė gegėrishtes, ndėrsa rėrė dhe verė fjalė tė toskėrishtes, tė cilat i ka adoptuar pastaj si normė edhe standardi; edhe pse, nė tė vėrtetė, ranė dhe rėrė janė e njėjta fjalė (leksemė), me dy veshje tė ndryshme fonetike; dhe standardi nuk ka adoptuar fjalėn toske duke lėnė jashtė fjalėn gege, por vetėm ka adoptuar rotacizmin tosk (shndėrrimin e n-sė ndėrzanore nė r), i cili ėshtė dukuri fonetike dhe nuk ka tė bėjė me leksikun.
Fakti mė i dukshėm, mė absolutisht i rėndėsishėm, qė u shpėton nga padija ose nga mendja e keqe ithtarėve tė pasurimit tė standardit me fjalė gege tė lėna deri mė sot jashtė, ėshtė se dy kryedialektet e shqipes dallojnė mes tyre sidomos nė fonetikė dhe gramatikė, por jo dhe aq nė leksik; dhe se kėto dialekte i kanė shumė fjalė, me qindra nė mos mijėra, tė pėrbashkėta mes tyre duke filluar nga fjalė tė rėndomta, si pishė, dorė, mend, gjej, shkoj, i mirė, kot, dje, etj.; pa pėrmendur pastaj qė variacioni leksikor brenda njė kryedialekti ose dallimet leksikore midis tė folmeve (tė themi, e folmja e Zadrimės dhe e folmja e Drenicės), shpesh ėshtė po aq i theksuar, nė mos mė tepėr, se variacini leksikor midis kryedialekteve.
Me kėtė lidhet edhe fakti tjetėr se dallimet leksikore mes dy kryedialekteve kanė tė bėjnė, nė masė tė madhe, me pėrdorimin, prej bartėsve pėrkatės, tė huazimeve tė ndryshme dialektore kontakti p.sh. njė numėr mjaft i madh huazimesh nga greqishtja e re nė toskėrishte (sidomos nė tė folmet e Gjirokastrės e tė Lunxhėrisė dhe nė ēamėrishte), krahasuar me huazime mė tė shumta tė gegėrishtes, sidomos verilindore, nga serbo-kroatishtja.
Pėrndryshe, dallimet leksikore ndėrdialektore luajnė rol tė parėndėsishėm nė mėnyrėn si strukturohet dhe si funksionon leksiku i sotėm normativ i shqipes; para sė gjithash, ngaqė folėsi pėrgjithėsisht nuk mund ta dijė se nga ēdialekt ka hyrė njė fjalė e caktuar nė standard, pėrveēse po tė jetė specialist dialektolog; kėshtu, rastėsisht njė ditė lexova, besoj se Ēabej, se dalloj qenka fjalė e gegėrishtes, qė i mungon toskėrishtes; por ndėr shqiptarėt nuk besoj tė ketė mė shumė se 10 vetė qė ta dinė kėtė.
Kjo ndryshon dramatikisht nga vetėdija e folėsve pėr tiparet fonetike tė standardit (dhe ato drejtshkrimore qė i bashkėlidhen), sepse dialektet perceptohen, si rregull, mė shumė nė nivelin fonetik, nė kuptimin qė forma si shkue, punue, etj. do tė perceptohen sakaq si tė gegėrishtes, edhe pse foljet shkoj, punoj janė tė mbarė shqipes, ose tė pėrbashkėta pėr tė dy dialektet.
Gjithsesi, leksiku i shqipes sė sotme, pavarėsisht nga mistifikimet dhe profkat, nuk ėshtė asfare njė kombinim i leksikut me prejardhje nga dy kryedialektet; por kryesisht njė sistem i cili ėshtė vetėzhvilluar, nėpėrmjet neologjisė, modeleve fjalėformuese dhe huazimeve librore. Kėtė dua ta ilustroj me njė shembull tė rastit, ose pikėrisht me paragrafin e parė tė Kushtetutės, tė cilin po e sjell tė riprodhuar nė vijim, duke i koduar fjalėt me ngjyra, nė bazė tė prejardhjes sė tyre.
Me ngjyrė tė kuqe, kam shėnuar fjalėt qė nuk i pėrkasin njėrit kryedialekt ose tjetrit, por mbarė shqipes; veē pėremrave tė thjeshtė, parafjalėve dhe lidhėsave, nė kėtė grup bėjnė pjesė fjalė si populli, Shqipėria, njeriu, fryma, vlera, ndėrtoj, mbrojtje, e drejtė, liri, komb, paqe, bashkim, i thellė, bindje, etj.
Me ngjyrė vjollcė, kam shėnuar fjalė si histori, universal, harmoni, demokratik, social, garantoj, dinjitet, personalitet, tolerancė, prosperitet, kulturė, solidaritet,aspiratė, identitet, harmoni, tė cilat nuk i pėrkasin ndonjė dialekti, as pėrdoren nė dialekte, por janė huazime kulturore, tė shqipes sė shkruar, kryesisht gjatė shekullit XX, nga gjuhėt e mėdha perėndimore dhe qė njihen si ndėrkombėtarizma.
Fjalėt e shėnuara me ngjyrė tė kaltėr pėrbėjnė kategorinė mė interesante pėr argumentin tonė: kėto fjalė janė formime tė brendshme tė shqipes sė shkruar, tė cilat i pėrkasin gjithashtu shqipes jodialektore. Dikur fjalė tė tilla funksiononin si neologjizma, ose fjalė tė krijuara rishtas, nga shkrimtarė, mėsues, gazetarė e gjuhėtarė, pėr nevojat nė rritje tė shqipes sė shkruar pėr leksik abstrakt; dhe si bazė pėr formimin e tyre shėrbenin, zakonisht, fjalė tė thjeshta dhe tė pėrbashkėta pėr tė dy kryedialektet kėshtu gjejmė vetė dhe dije nė vetėdije; pėrgjigjem te pėrgjegjėsi; vendos te vendosmėri; themel te themelore; njeri te njerėzor dhe njerėzim; i mirė dhe qenie te mirėqenie; shok/shoq te shoqėri; shekull te shekullor; komb te kombėtar; i drejtė te drejtėsi; bashkė dhe punoj te bashkėpunoj, etj. Ato janė fjalė shqipe, por nuk i pėrkasin tė njėjtit rrafsh me fjalė si sy, shoh, kodėr dhe i bukur.
E kuqja, e kaltra dhe vjollca mbulojnė pothuajse krejt leksikun e paragrafit qė kemi marrė nė shqyrtim; mbeten vetėm dy-tre fjalė, tė cilat meritojnė vėmendje veēan. Kėshtu, mbiemri i lartė mund tė analizohet si i toskėrishtes, sa kohė qė gegėrishtja pėrdor formėn i naltė; nė njė kohė qė mbiemri*krenar, parafjala*ndėrmjet,*dhe ndoshta emri*e ardhme mund ti atribuohen gegėrishtes; meqė krenar lidhet me kren-i/krena tė gegėrishtes (toskėrishtja e ka kreu/krerė); ndėrsa e ardhme nė toskėrishte ndeshet zakonisht si e ardhshme.
Me fjalė tė tjera, nė njė paragraf prej 114 fjalėsh, praktikisht 11o janė fjalė tė shqipes letrare ose tė pėrbashkėta pėr tė dy kryedialektet ose tė adoptuara nga shqipja si gjuhė mbidialektore; dhe vetėm tre janė me siguri fjalė tė njėrit dialekt ose tjetrit.
Shembulli i dhėnė ėshtė ilustrues vetėm (pėr tė shkuar mė tutje duhen studime shumė serioze); por mjafton pėr tė krijuar njė ide tė mirė se thirrja pėr pasurimin e shqipes standard me fjalė tė gegėrishtes mbėshtetet mbi njė mistifikim; aq mė tepėr qė nė paragrafin e mėsipėrm leksiku ekskluziv i gegėrishtes pėrfaqėsohet mė mirė se leksiku ekskluziv i toskėrishtes (pėrsėri tė mos ngatėrrohet kjo me trajtat fonetike tė fjalėve, tė cilat ndryshojnė nga dialekti nė dialekt).
Theksoj edhe se ndonjė interpretim imi mund tė lėrė shteg pėr diskutim; kėshtu, etimologėt shpjegojnė se prapashtesa im (qė ndeshet nė zotim, besim, punim) ėshtė mė tepėr e gegėrishtes, ndėrsa prapashtesa je (mbrojtje, bindje) ėshtė mė tepėr e toskėrishtes; por kėtu kemi tė bėjmė mė tepėr me njė dallim gramatikor (morfologjik) sesa leksikor; aq mė tepėr qė sot emrat e veprimit (nomina actionis) tė formuar me kėto dy prapashtesa konsiderohen pa dyshim si tė mbarė shqipes dhe askush nuk percepton sot ndonjė gjurmė dialektore te njėra prapashtesė ose te tjetra.
E pėrsėrit: shqipja ka plot vend pėr tu pasuruar me prurje nga dialektet dhe tė folmet, tė kaluara sidomos nė filtrat e letėrsisė dhe tė terminologjisė; por kjo vlen njėlloj si pėr fjalėt me prejardhje gege, ashtu edhe pėr fjalėt me prejardhje toske; tė cilat, nė ēdo rast, folėsi i sotėm i shqipes, edhe i shqipes sė folur, dhe veēanėrisht nė mjedise sociale tė urbanizuara, nuk mund ti dallojė mė nga prejardhja.
Tė gjithė ata qė i japin mė rėndėsi se ēduhet nevojės (fiktive) pėr tė pasuruar shqipen me elemente leksikore tė gegėrishtes refuzojnė tė kuptojnė qė shqipja e sotme e njėsuar (letrarishtja, standardi, le ta quajmė si tė duam) ka njė leksik qė ėshtė pėrftuar, nė masė tė madhe, jashtė mjediseve tė dialekteve gjeografike, ose nė kontekstin mbidialektor tė shqipes sė pėrbashkėt, si dialekt social nėse duam ta quajmė kėshtu tė qytetarėve shqiptarė.
Krijoni Kontakt