Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Nga Australia në Shqipëri për të luajtur me kombëtaren e vajzave

    Entela Resuli
    -“Ndeshja ka filluar shpejt dhe sulmuesja shkodrane që luan në Australi Ellvana Curo ka shënuar më kokë në minutën e 14-të të ndeshjes...” Ky ishte komenti i parë që iu bë sulmueses së re të kombëtares së vajzave gjatë ndeshjes me Malin e Zi, e cili përfundoi në rezultatin 4 me 3. Disa muaj më parë emri i saj doli në listën e personave që sapo kishin marrë shtetësinë shqiptare. U interesuam për të kuptuar më shumë për historinë e saj dhe faktin pse kishte zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar karrierën në futboll. Duket se gjaku që i rrjedh në vena e ka drejtuar drejtë kësaj toke. 20-vjeçarja e lindur dhe rritur në Australi po më babain nga Kraja i Shkodrës dhe mamanë nga Zogaj është pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Pasioni që ajo ka, shkon përtej çdo limiti, aq saqë paguan vetë edhe çdo shpenzim që ka të bëjë me vajtjen dhe ardhjen në Shqipëri. Curo jeton në Australi dhe vjen në Tiranë sa herë që ka grumbullime. Ajo është një personazh i rrallë mes shoqesh në atë kombëtare. Ne kemi biseduar me të dhe na ka rrëfyer jetën, dashurinë për futbollin dhe marrëdhënien e saj më Shqipërinë.

    Ellvana, kur janë hapat e tua të para në futboll?

    Kam filluar që fëmijë të kem topin nëpër këmbë. Ndërsa në moshën 12-vjeçare fillova seriozisht të merrem më futboll.

    Çfarë ju shtyu të merreshit më këtë lloj sporti?

    E kam traditë familjare. Babai dhe vëllai im kanë luajtur futboll dhe unë jam rritur në një terren sportiv pasi e tillë ka qenë familja ime. Kam filluar të stërvitem pikërisht me ata, më babain dhe vëllain. Parku ka qenë fusha ime e parë e sportit. Në fillimet e mia i habisja të gjithë ata që më shikonin teksa luaja me top. Ata habiteshin se si një femër arrinte të mbante topin me atë shkathtësi. Në atë periudhë familja vendosi të më dërgonte në një klub sportiv afër shtëpisë dhe që atëherë unë nuk u ndava më nga stërvitja e përditshme. Nga ana tjetër ajo që kisha dëshirë ishte të shikoja shumë futboll në televizor. Më pëlqen ky lloj sporti shumë. Futbolli është lojë e botës.

    Në këtë pikë, kush u shtyu drejtë kësaj rruge dhe ju tha: Po, ti mund të jesh një futbolliste shumë e mirë?

    Ka qenë babai im, ai më ka dhënë mbështetje gjatë gjithë kohës në futboll.

    Po më Shqipërinë, cila është lidhja juaj?

    Ishte një zotëri i nderuar. Ai ishte arbitër këtu në Melbourn, Australi edhe më ka parë duke luajtur futboll në kampionatin fillestar të femrave në Melbourn "Ëomen's Premier League". Më ka parë përgjatë një viti duke luajtur dhe më ka pyetur nëse do të kisha dëshirë të isha pjesë e kombëtares shqiptare të femrave, duke njohur në një farë mënyrë edhe origjinën time. Unë megjithë dëshirë i kam thënë: "PO".

    Pse vendosët të vinit e të luanit futboll këtu?

    Kam lindur në Australi, por përsëri jam rritur mes shqiptarësh. Gjyshi, gjyshja, mami dhe babi janë shqiptarë. Ishte një mënyrë për të përfaqësuar gjakun tim dhe doja të luaja për këtë vend.

    Si të duket Shqipëria, po Tirana?

    Tirana më duket shumë mirë, vij shpesh kur kemi grumbullime. Është një vend që është duke u përmirësuar në çdo aspekt.

    Habiten koleget e skuadrës, pse ti ke zgjedhur të vish në Shqipëri e të luash këtu, çfarë i thua?

    Po jemi i njëjti gjak dhe çfarë do që të bëj unë, nuk e ndryshoj dot. Për mua Shqipëria është si "atdhe",unë ndihem pjesë e tij pa e munduar shumë veten.

    Do të doje të jetoje në Shqipëri?

    Aktualisht jetoj atje ku kam familjen në Australi, në Shqipëri vijë sa herë që kam ndeshje.

    Po të martoheshe me një djalë shqiptarë?

    Po ishanllah, ashtu si të jetë shkruar nga Zoti (qesh).

    Ju përveç sportit, për çfarë studioni?

    Jam në fakultet, studioj për zhvillim të pronës komerciale. Aktualisht jam në vitin e tretë, kështu që kam edhe një vit studimi.

    Cila është familja juaj?

    Kam origjinë të pastër shqiptare dhe këtë e kam ndjerë gjithmonë, pavarësisht faktit që jam lindur dhe rritur në një vend të huaj nuk kam nguruar asnjëherë të shpreh dashurinë për një gjak që më rrjedh në damar. Me angazhimin tim në kombëtaren e femrave në futboll duket se ndihem më afër Shqipërisë dhe origjinës familjare. Im atë ka lindur në Malin e Zi dhe ime më, në Australi. Na bisedat që kam bërë më babain ai më ka treguar se familja e tij është larguar nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe janë vendosur në Malin e Zi. Po ashtu edhe nga mami kam origjinë shqiptare nëna e saj ka qenë nga Zogaj i Shkodrës. Në vitin 1970 im atë së bashku më vëllain dhe motrën e tij janë larguar nga Mali i Zi për në Australi ku gjenden edhe sot.

    Sulmuese

    Ellvana Curo është nga Kraja, por që jeton prej vitesh në Australi. 20-vjecarja është pjesë e ekipit Altona City në Australi dhe luan në pozicionin e sulmueses. Ndeshjen e parë me ekipin kombëtar të Shqipërisë e ka zhvilluar në muajin maj kundër përfaqësueses së Malit të Zi. Në atë kohë Kombëtarja Shqiptare fitoi të dy ndeshjet miqësore kundër përfaqësueses së Malit të Zi, në Tivar 4:2 dhe në Shkodër 4:3. Në ndeshjen e dytë në Shkodër Elvana luajti si titullare dhe shënoi në minutën e 14 duke kaluar Shqipërinë në avantazh 1:0.

    Jeta

    Emri: Ellvana

    Mbiemri: Curo

    Vendlindja: Melbourn, Australi

    Datëlindja: 22 Janar 19992

    Profesioni: Futbolliste

    Shkollimi: Studente për zhvillimin e pronës komercale
    Eshte edhe e lezetshme

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Eshte vertet kenaqsi kur lexon qe kane kaq shume krenari per origjinen e vet shqiptaret e lindur jashte. I uroj suksese! btw very pretty too!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •