-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
per te gjithe konzervatoret!!!!!
po mund te pergjigjeni edhe ju te dashur anetar te ketij forumi
une desha vetem te bej nje pyetje te gjitheve anetareve qe jane ketu
a thua letersia jone duhet qe te jete konzervatore ?
sa per mua une po postoj tani nje poezi timen
NEC SPE NEC METU
(as me shprese , as me frike)
e atehere shkuam tek anija
cdo te vdekuri i zbrazem pije
u beme shume lutje kokave te zbehta
ende duke bartur arme te pergjakura
ku secili bllok i lastruar puthitet
atehere virgjiresha e pranoi njoftimin
e ndryshkur me mjeshteri nga kurvat
kurse kufomat ishin shtruar per gosti
pas shtate liqeneve sipas urdherit
e keto vargje prej atje vijne
i bart era si fenere dhe i pengojne te riut
t`i shfaqe dashuri te dashures
te pakten para gjumit te gjate
ndersa ajo plaka atje qeshet
hingellon
e bushtra leviz bishtin si gjithmone
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga che guevara : 17-05-2002 mė 15:23
-
-
mos u tremb.
pershendetje! urime qe shkruan, ti nuk shkruan qe te te pelqejne, as qe te genjesh veten se po ben letersine e kombit, ti shkruan se te duket se ke talent, se te duket se po ben nje gje te mire qe mendon se po e ben maksimalisht.maksimumi yne nuk varet sa del tek matja e te tjereve, por se kjo eshte gjithe c'po ben ti .
Ndersa per qellimin tend, varet se cfare qellimi i ve njeriu vetes, e pse u dashka te veme qellime te medha qe te dukemi te medha,
nese ti i ke vene vetes te botosh nje liber, me parathenie...ose pa parathenie kjo eshte zgjidhja jote dhe zgjedhja jote, nese te ka pelqyer Plasari, kjo eshte preferenca jote, ndonese mua psh nuk me pelqen...Nqs e lexoj une librin tend dhe me pelqen mua, me pelqen per veten jo per te gjithe , ose e kunderta.
Sa per ata qe duan letersine e moralit, dhe te idealit te madh, te lexojne Letersine e Realizmit Socialist, te cilen e cmoj per vlerat ashtu si e kunder cmoj per antivlerat. Ti nuk ke pse te shkruash ate poezi qe dua une apo ai, ate poezi qe une e kuptoj se e kuptokam une, ti shkruaj ate poezi qe mund ta shkruash...e kuptuan se kuptuan mos e virt mendjen se po e vrave mendjen shume nuk ke per te bere asgje, vrarja e mendjes eshte frike.
Nese me lejon duke e respektuar lirine tende te vendimit, do te kisha thene ji pak me i guximshem, dhe boto pa parathenie te bujshme sepse edhe nese je i destinuar te besh buje, nuk eshte ose nuk do te quhet buja jote, por buja e mire ose e keqe e atij qe firmosi librin tend, nuk ke pse e ve nje emer te njohur mbi emrin tend sepse ke frike se nuk qendron dot vetem. Duke hequr firmat e medha mbi emrin tend , ky i fundit do te marre fryme me lirisht. Lufto te kesh nje pasthenie kur ti vij koha. Te cmoj shume qe shkruan poezi e nuk ben ato per te cilat eshte i trishtuar drari. Poezia jote nuk eshte e mire pse tha Aureli ato qe tha, as nuk eshte e pamoralshme pse tha drari ato qe tha, poezia jote eshte Ti. Sa per moralin e theksoi, ka ikur koha e moralit ne letersi. Per mua poetet nuk jane shpirti i nje kombi, por jane shpirti i kohes ne te cilen jetuan. Kemi mesuar ca thenie kohet e fundit " atdheu fillon ke oborri im" ose "Kombi fillon ke familja ime", ka plot nga ata qe e pelqejne kete thenie , ndonese atdheu i tyre fillon ke stacioni i autbuzit(atje ku ka me shume shanse per zhurme e shamate) Apo qe ju fillon familja ke gruaja e Aurel Plasarit. Te zemeruarit me veten nuk kane per te pelqyer kurre asgje, aq me pak poezine tende. Mbase e teprova po me vjen mire qe di te durosh duke heshtur dhe qe mund te shkruash pa pretenduar se je hero.... urime!
-
-
i/e regjistruar
-
-
Brari
Niset Brari me makine per ne Temen e shtypit te dites, si gjithnje.
Por ate dite i mbet makina rruges e mbet te forumi i letersise (kohet e fundit as qe e merr vesh ku ndodhesh ne se nuk lezon me vemendje ne maje te ekranit). Pasi konstatoi gomen e cpuar Brari vu re se i duhej nje krik per ta rregulluar difektin, po krik nuk kish me vete. Niset me kembe, rruge pa rruge ne kerkim te vendbanimit me te afert. Rruga i doli me e gjate nga c'kish menduar dhe ecja e lodhi e djersiti aq shume sa e beri te mallkoje deri dhe djepin ku ish perkundur. Me ne fund ndeshi nje zone te banuar. I nervozuar sic ish u sul te trokase ne banesen me te afert qe gjeti. Deren e hap Che Guevara.
Brari na ish lodhur e nevrikosur aq shume me peripecite e dites, sa te vetmet fjale qe arriti te shqiptoje qene :
-Te kam dhjere ty me gjithe krik!!!
p.s.
Njė kabllė qė ka rėnė ndė redaksinė e forumit tėnė njėfton se kjo gjė u ka bėrė vaki edhe disa pjestarėve tė tjerė tė forumit.
Urojmė me dorėn nė zėmėr qė tė gjithė kalemxhinjtė e forumit tėnė tė mos kenė mė probleme me automobillat e tyre.
Sokol qerratau
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 18-05-2002 mė 05:08
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
It's not enough to speak.
Che Guevara!
Poezia jote i ben nder ketij forumi dhe jo vetem ketij....Pershendetje
-
-
EDUKATOR SHPIRTĖRASH
ju falemnderit macja blu
une pajtohem ploteshisht me mendimin tuaj (edhe pse une i tille jam po kete e bera per te kuptuar brari gabimin qe beri)
apo mos valle jam gabim dhe une?
-
-
i/e regjistruar
Ja edhe disa te tjera
TIRANIA E GENJESHTRES SE PERSERITUR
Une nuk lotoj vogelushja ime
Shi bie nga rrete e zeza
Shkundin themelet e shtepise sone
Une nuk ofshaj vogelushja ime
Nen kembet e kohes sone
I ngordhur ra ,ai korbi
E une se luaj vendin prej ketu
Vogelushja ime e dashur
E verteta e thjeshte mbetet ne histori
Dhe vijon me predestinimin nga prapesite
te modifikuara ne diagonale tjera
me triumfatore genjeshtare
qe takohen vetem me vetveten
e nuk shohin plaget qe pikojne gjak
po pikojne gjak dhe prish faren e tyre
sa keq
-
-
i/e regjistruar
NJE KRONILOGJI
Njemije vjet qent e zinje
Talleshin me kacubat e egra
Dhe vjellnin semundjen e leprozes
Ne kohe t`Adamit me shall
Qe gelltit traumat e kohes
Ne pike te kesaj nate pa yje
Ku toka rruan lageshtine
E hija e flatrave te korbit
Shkund bjeshjet nga bora
Ngarkuar me shekuj acari
Ata perseri shetisin shtepi ne shtepi
Nuk mund t`u themi MOS
Se zeri shumezohet e pastaj
Trupi i vizatuar i bajlozit
Del na deti anonim i egersuar
Dhe nuk frikesohet aspak
Se sa na perket neve
Tashti e dime shume mire
Se mollet kur piqen bien
Prane embrionit te kurtizanes
Se pafajshme me trendafil te zi ne koke
Cfare kronologjie
-
-
i/e regjistruar
ELEGJI PER TRAGJEDITE QE S`DUKEN
Dhe ata te vdekurit tane
Na mbajne per krahu te gjoret
S`dine te hyjne ne kokat tona
Pas hekurave te burgut te hapur
Qe levizin si plaget e mija te haruara
Per profilin tuaj tash me te ndryshkur
E te denuar per lumturine e rrejshme
Zbukuruar nga gabimet tona
Duke sakrifikuar ne shekuj dicka me te shtrejte
Oh c`zgenjim provokues pa faj per kafkat
Mallkuese qe ecin aq larg me barren
Sikur shpirt i hapur qe zvaritet
Rrugeve te bukura te qytetit me tete hove
Ngjarjesh te ngurta qe hane ndere grash
Pastaj ikin dhe bashkohen per te nisur
Beteja te reja per ndonje fitore
Te mesjetes se vrare nga statujat
E mbushura me kriminele te kapur
Koridoreve te drunjve te kalbur qe treten
Varur pafund nga kembet e
Prostitutave lakuriq qe shetisin
Ne kohe tragjedish qe s`duken
Per te gozhduar ne kryq
Aty ku protestoj per nje gje te kote
Ngaqe s`thyej dot prangat shekullore
Dhe
Une hutohem dhe flas percarte si rrober i lire
O zot!!!
-
-
i/e regjistruar
POST SKRIPTUM
Degjohen klithje nga fundi i humneres
E ndieshme behet frika
Mbase me kane zgjedhur mua
Te pagezoj kriminelin modern
Ose rastesisht ndodha aty
Ku s`kalojne kalimtaret e hareses
Qe rrezojne dhe permbysin statuja
Me percmim te lind nje jete e re
Kursyer nga armiqte me te medhej
Mirepo keto vizione te paraqitura
Te mbyllin ne retinen e syrit te qelte
Humbur ne horizontet e panjohura
Te pejsazhit te verdhe te ferrit
Apo ne te carat e murrit te dhembjeve
Ku eshte shenuar frika nga vetmia
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt