-
i/e regjistruar
Nuk i paskeni lexuar?
Keto poezi jane shkruar nga "Che guevara"
Shkruan bukur por ma ka lene mua ne dore ti botoj ne forum.
BESOMENI
Besomeni per cka ju betohem
Se ishte vetem kori i qenve te terbuar
Qe vraponin me shekuj
Qysh ne ditet e foshnjerise
Bertitnin me mijera gjuhe
Anekend ketij planeti te qelbur
Si xhentelmene me **** te fryera
Qe zbulojne ndergjegjen e tyre
E urdherojne me kengen tone
Kengen qe degjohet ne sheshin qendror
Me denesje plakash ne gjendje te dehur
Larg vendtakimit te humbur me vite
Pa i cakeruar gotat e ahengut
Birra u ngrohet ngadale ne shishe
Ndersa shperthimi i vrullit te akumuluar afrohet
Cdonjerit do t`i numerohen oret e nates se fndit
Te varura ne qafesi myshqe e alga
E bythesite do t`i kemi deshmitare
Besomeni per cka ju betohem
Besomeni besomeni
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 15-05-2002 mė 23:38
-
-
i/e regjistruar
Rebeli I Heshtur
REBELI I HESHTUR
Perpiqem t`u jap fund dhimbjeve
Dhimbjeve qe me nxoren gjalle
nga ky labirinth i pagezuar jete
e me futen ne kohe te humbura
te qendroja perballe meje
ne ca rruge te padukshme
perballe murit te gjalle
ku te munduarit bredhin zbathur
e une perseri desha t`u jap fund dhimbjeve
se s`ishte burg ai qiell dhimbjesh
derisa kohet e qeta kishin vdekur
duke u bere lutje hipikash vargonjve
qe mbajne vetem draftew ne duar te tyre
e une si t`ju rrefej valle me mire
kalbesirat do t`kendojne kengen time
pa turp dhe pa droje
aq embelsisht saqe
dhimbja e shkrete do te harohej per nje kohe
-
-
i/e regjistruar
Fundi I Kohes Se ftohte
FUNDI I KOHES SE FTOHTE
Po shkruaj me gjakun e zemres sime
Per njerezit c`njerezor te kohes sone
Per bushtrat e kenaqura
Qe lepijne zuzat e veta
E zoti s`don ti vrase ata
Ata qe intrigojne te mendosh rrejshem
Nga fotot e gazetes se kaluar
Ndoshta pse lene fragmente lufte
Apo vetem kufoma prapa
Ku ta di une kaos
Ndersa teritoret e lira qeshin me ironi
Ku njyra eshte e zeze
Dhe pikellimi i buzeqesh mashtrimit
Flijues per te ardhemen e lire
Vetem pa miq dhe pa shoke
Duke bertiturprapa shpine
Derisa qielli e toka te copetohen
E te therrmohen krejt
Mbi tufa kujtimesdhe kengesh
Qe s`harohen aq lehte ne zemer te lidhur
E te flas fjale te pathena asnjehere
Fj ale qe deshirojme ti degjojme
-
-
i/e regjistruar
Endesi I Botes
Dėgjohet shushuritja e ujit tė kulluar
Mes pejsazhit tė ngrirė
Mpleksur nga mendimet shekullore
Tė rreve tė trazuara
Nga vala lozonjare qė vjell katran
Nė dhomėn tėnde qė shkrihet
Si udhėtar i njė bote tjetėr
Nė domosdoshmėrinė e gjallėruar
Pritėse tė dyshimit
-
-
i/e regjistruar
LAJ TURPIN E KOHĖS ME KLITHJE DASHURIE
Mė zuri shekulli me librin tėnd nė duar
Tek pėrdridhet tymi i idhėt i duhanit
Fejtoni vjell tė zitė e ullirit
E ty tė zunė duke bėrė striptiz
Mbi syprinėn e sheshit tė unazės
Qė vallėzonin turpin e kohės
Ngjizur me klithje dashurie
Befasuar nga heshtja misterioze
Nė ditėt e tretura tė shpirtit
----------------------------------------------------------------------
RRUGĖT E QYTETIT TĖ SHUAR
Vij e hyj por jashta s`di tė dal
Si nė pėrallėn e dashur
Me sy tė shkruar qė vėshtirė i dallohen lotėt
M`i lidh plagėt tė nėntat
Shuplakė e rrokullisur margaritari
Dhe fillon koha e varrit
Lėkurė gjrpėrinjshė tė varura
Nė hyrje tė arenės shpėtimtare
Rruajtur nga Zoti qė shėtit
Rrugėve tė qytetit tė shuar
--------------------------------------------------------------
SHEKULLI I INSEKTEVE
Nė maje tė gishtėrinjėve
Mė vjen kujtesa
Plagė e skalitur nga ndėrgjegja
Kureshtje kohe mizore
Dalur si kalli gruri bosh
Shekullit tė insekteve
Nė stinė tė akullta
Me ethe dasmorėsh tė agimit
Qė numėron jetėrat tona
Si brinjėt e viteve tė njoma
-
-
i/e regjistruar
TASH ASGJĖ NUK FLET
Me gojė bilbili tė hakėruar
Qė vazhdimisht akuzon
Notin e erėrave tė lulėzuara
Horizonteve tė koqėrremta
E syrri i vdekur
Pėrpiqet tė ndėrpresė
Trurin e praruar
Bartės tė vdekjes
Ndjellėse e heshtjes
Sė qiellit thumbues
-----------------------------------------------------------------------
TREGOVE VEHTEN TĖNDE
Nga toka e zotėrave tė mallkuar
Ku s`kalon as dreri as qeni
Preke me duar tė shėmtuara
Sheshin e qytetit tė humbur
Tregove vehten tėnde
Me rroba tė kristalta
Sikur udhėtar i botės sė amshuar
Nė ftohtėsinė e valėve tė liqenit
Gjykuar nga rretė e zeza
Vėrdallė qė shkonin
-----------------------------------------------------------------------
AMANETET E LODHURA
Heronjtė kėrkojnė vdekjen qė reprizohet
Pas gėzimit tė ahengut dehės
Qė rrėshqet si ngjalė nė jetėn time
Tė lodhur nga amanetet
Derisa kam ndjenja poeti
Me forcė veniten e vdesin
Kjo s`ka dyshim
Po mbresė tė krijon nė zemėr
E s`tė kujtohet asgjė mė tutje
-----------------------------------------------------------------------------
ENDEM RRUGĖVE I HUTUAR
Si barkė e vetmuar mbi kurriz deti
Hapi ndjek hapin
Nėpėr ėndėrr tė bjondinės
Unė pėrsėri hapėroj i qetė
Drejt gjurmėve tė sė Bukurės sė Dheut
Ndjekur nga Orėt e liga
Qė rrėfejnė pėr dashurinė nė ethe
Ndėrsa natės i rrjedhin pika loti
Korse unė mbetem nė rrugėt
E ngrehisė sė natės i hutuar
ĖNDĖRRA EVJETĖR
Ėndėrra ime e vjetėr
Fushė e njė tablloje
Me ngjyrė tė kishtarit tė mjerė
Ec e s`arrin askund
Ajo s`ka mbaruar
Po vazhdon
-
-
i/e regjistruar
FYTYRAT VETĖM KĖRKOJNĖ VARRE
Natėn nė bregun e paturpshėm
Pėrkulur mbi retė e lodhura
Qė pikojnė pika loti tė fyera rėndė
Pėr njė puthje pulskuese
Pa e gėzuar jetėn me ėndėrra
Dhe pa pyetur mė pėr zgjimin e shpresės
-----------------------------------------------------------------------
HEDH SYTĖ NGA VETVETJA
Shoh lumin vdekjeprurės tė zgjeruar
I afrohet kokės sime
Si hije pa shpirt e lindjes sė kėngės
Sė gruas qė s`i do lulet
E kohės me fuqi ēmendėse
Ngris dorėn qė ta thyej lirimin e vetes
Nga fluturimi i viteve
Gozhduar nė besė ferri
Por s`mundem
--------------------------------------------------
HOMOSAPIENSI KRENAR
Kur freskia e natės
Tė thotė lamtumirė
N`hapėsirė tė kufomės sė tretur
Qė pėlcet pėrbrenda
Me klithje aprovimi
Mbulon vargjet
Me oshėtima trmbėse
Tė kohės sė zhveshur nga mėkati
------------------------------------------------------------------
IKJA NGA LIRIA
Puhija vjeshtore ndihej
E zemra e pėrplasur nė ėndėrra
Lėkundte degėt e drunjtve tė varfėruar
Para pafundėsive tė universit
Tė trumcakėve qė fluturojnė
Ndėr tokat dhe ishujt e dėshirės
Nė mes melodisė sė hollė tė kohės
E unė po iki nga liria e shpirtit
Nė drejtim tė manthit vdekjeprurės
Si imshtak ligaē i pamoral
Nė myzhdėn e dimrit tė vonuar
-----------------------------------------------
IMAZHI ARTISTIK
Radioja ekzekutonte muzikė tė pėrmortshme
Me gojė tė fėlliqur nga koha e ligė
Qė do viktima tė murrosura
Nė kujtesėn e ditėve tė vona
Pasqyrim imediat i imazhit tėnd
Zorrėshpues i melodisė sė pėrvajshme
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 16-05-2002 mė 01:03
-
-
i/e regjistruar
S`ĖSHTĖ KOHĖ BRNGE KJO
Fshati s`po mė pėlqen si dikur
As mė tepėr edhe qyteti
Gjithēka u fundos nė atė luginė vitesh
Do tė lė mjekėrr dhe flokė tė gjata
E me kokė nėn sqetull tė bredh
Qė dritė territ t`i hedh
Dhe me frikėn e Zotit
Tė endem nė fundin e kėnetės sė verbėrt
Sepse s`ėshtė kohė brenge kjo jo
E nėse ėshtė nuk e mjeron aspak
Ndjenjėn time tė ndryshkur
---------------------------------------------------------------------
AGONIA E VDEKJES
Dikush vjen me kėmbė tė mallkuara
Bredh kėndej me pishtar nė dorė
Dhe pengon pėshpėritjen e tė dashurės
Kjo i ndodh shpeshherė njeriut
Kur ėshtė nė agoninė e vdekjes
Qė pushtohet nga njė frigė e madhe
E tė fton pėrpara vdekjes dhe shikon fundin
Qė e vulos me njė puthje legjitime
E vdekjes dhe gjumit tė pėrjetshėm
---------------------------------------------------------------------
DĖNIMI I CUNGUAR
Ēdo gjė ka rrėnė poshtė
Ėshtė pėrmbysur krejt
Pas kataklizmave e luftėrave
Nė fillim tė dimrit tė cunguar
Tė mbetur torzo pa duar e kėmbė
Qė pushton male betejash tė pambaruara
Drejt lumit tė rrudhur tė shpejtė por pa ujė
E lotėt pėrzihen me shiun e mbrėmjes
Nė thellėsinė e luginave tė barit
Ku gjendet tyta e letėrshkrimit
------------------------------------------------------------------
HERROI I DHEMBJES
Dėgjohet ulurima dhe rrėzimi i sorkadhes
Mbi kroin e pastėr ku merimangat tjerin
Skėterė ndėrsa
Poetėt shikimmpirė shkruajnė poezi
Pėr fundin e natės sė gjatė
Ku koha rri nė pranga varrur
E herroi i dhembjes zgjuar
-
-
i/e regjistruar
MĖSO MES FJALĖSH
Mes dhimbjesh
Fare tė pakuptimta
Tė njė mizantropi tė realtė
Njė tullė nė murre
Vėrtetė po shtohet
------------------------------------------------------------------
NATA E SHENJTĖ
Ėndėrat e vuajtjeve tė mija
Qė digjen shpatijeve tė kuqėremta
Dhe plagosin zemra vajzash
Tė shaluara nė atin e zi
Pėr njė puthje tė pambaruar
Tretėse pėr t`iu pėrtrirė
Si fjolla bore nė pranverėn
Plehėruese tė natės sė shenjtė
Ulur kėmbėkryq nė ballė
Tė valles sė zogjėve tė pėrgjumur
------------------------------------------------------------------
NĖ PRAG TĖ SHEKULLIT TĖ RI
Dėrgoje ėndėrren homogjene
Nė agoninė e vdekjes
Agliēeve tė pranverės bjonde
Pragut tė shekullit pasues
Qė kundėrmon erė gjaku e toke
Nga mitropoli mizantrop i kohės
Njollosėse tė sihariqit njerėzorė
---------------------------------------------------------------
POEZI E PAPĖRFUNDUAR
Mesdita mė ėshtė bėrė mesnatė
E mesnata mesditė
E cila i ka ndezur pishat
Nė duar tė demonėve
Ndėrsa unė po ofshaj
Mė mirė se ēdokush tjetėr
Dhe Ju mė keni dėgjuar dhe po mė dėgjoni
Plagėt e mia mund t`ju bien nė sy
Ose mund tė mos ju bien
Kjo s`ka rėndėsi
Sepse unė ndjej vetėm tingėllima kėmbėsh
Mbi lėkurė dhe urrinė demonėsh
Ndėrsa unė verbohem e shurdhohem
Dhe nuk mendoj pėr asgjė
I prek plagėt e pambyllura
Tė trupit tim tash tė ftohtė
Frymėmarrja po mė lėshon tė vdes
E Ju nuk do t`a dėgjoni
Zhurmėn e dhėnies sė shpirtit
Sepse unė kaherė kam vdekur
Dhe kėshtu i vdekur po shkruaj
Nė vargje tė gjata e tė papėrfunduara
-----------------------------------------------------------------
PRITĖSI I TRAGJEDIVE TĖ ĖNDĖRRAVE
Puhija e natės verore hynte
Me aromėn e gjetheve
Qė kumbonin thellė nė zemrėn time
Dėgjova njė zė tė mekur
Mi shtrėngoi duart
Nė faqe ndjeva tė puthurat e saja
Sytė m`u mbyllėn tė pėrlotur
E shikoja po i dorėzohem
Dashurisė sė vogėlushes
Jo unė s`jam nisur drejt teje
Nė shtratin e brengės sate
Sepse unė jam poet me kokė tė ngrirė
Pa vetėdije por me dhembje
Dhe
Pres tragjedinė e ėndėrrave moderne
-
-
estella , ky cikel duhet te rri nje muai ketu bej si bej e mbaje.
vetem sa i kam prekur, kam frike ti lexoi se dyti..kur ti lexoji per te treten do te flas ...te lutem estella bej nje gje qe te rine me shume se nje jave ketu..duhen lexuar nga te gjithe nga tre deri ne pese here.
besoj nuk ke nevoj te te them faleminderit qe i solle se e thashe me duket...dua te uroj autorin, po e harrova emrin jam mbytur ne poezite...hrern e trete do ti shkruaj nje mesazh...
macia u cmend prap kenaqesisht....sa e bukur me duket kjo lloji cmendurie...me mban gjalle...mbame estella mbame.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt