(1884-1974)

Shqipėroi: Saimir Sinanaj

BALADA E ZOTNI MEDIUT

Nuk punon e thara dor'
me pahir edhe me zor!
Hiq tėrhirq lut e shaj
jetė shkreta’ lot e vaj!

Dit’ e natė nė zot e mik
me kamatė: hu dhe kamxhik!
Pėr gjithė botėn, mik e zot
rri pa bukė edhe sot.

Djem, po ē’djem tė mėsuar
me arsim e shkollė mbaruar
tulet dhe mishtė mi nxinė,
nuk mė lanė tok dy brinjė

Anembanė, fshat pa fshat
hyp e zbrit rrėpirė e shpat
nėpėr zheg, nėpėr acar
jepja shpirt pa zė, pa qarė

Njėzet vjeē, kėrriē gomari
ngrija gurė drejt nga damari
derisa mė lart se pishėn
ia lartova fshatit kishėn

Si u mbreva tok me kaun
tė mos i lija bosh krahun
lėrova arat matanė
jo pėr veten, pėr aganė.

Dhe nė luftė nuk mbeta mbrapa
ngrija barut e granata
qė tė vdesė popull’ i shkretė
pėr kurorė edhe pėr mbret.

Pėr kėtė surrat noksan
ngrita nuse, pajė e nishan
donte prikė: hėn’ e diell
po dhe nderin der’ nė qiell

Po pėr mua ēdo behar
lulja s’ēel, nuk mbin as bar
nė shtufė mė lidhin ēdo maj
dhe nuk di, pėllas a qaj.

Prifti me plėnc tek goja
tek e sillja dhe e ēoja
mė ēante kokė e bisht:
Mo’ u qaj! Puno pėr Krisht!

Puno! jep qė tė llufiti
dynjasė dhe po s’ta diti
Mo' b’za, mo’ pyet qysh-tek
rro si skllav,si zot me vdek!

- Nuk duroj! do bie n’tokė!
- Turp tė vijė nga miq e shokė!
- Po zalisem! Njė dorė miell!
- Do hash kur tė vesh nė qiell!

Dhe shpresoja se njė ditė
kur tė mė lėnė fuqitė
do rehatohesha dhe unė
buk’ e gjum’, jo djers’ e punė

Jo mė dru edhe samar
po ca ujė edhe pak bar
do mė linin nė njė qoshe
pensionist, pėr shkak moshe

Edhe kur t’fatlumen natė
tė mė dalė shpirt’ i ngratė
kur kandili s’do ketė vaj
nuk do lutem, as do qaj

Do tė struket shpirti im
nė t’ Abrahamit pėrqafim
do tė prehet ditė e natė
tek e buta mjek’r e gjatė!

Po mėnd s’kisha, kokėn bosh!
prandaj si mė hoqėn osh
tej mė hodhėn pa mėshirė
tė mė shqyejė ēdo egėrsirė

Ca mė tutje, pak mė thellė
gjeta Shėn Francesk’ n’shpellė
“O shėnjt mbrojtės-bėj derman
ti qė mbron ēdo hajvan!

Mė shpėto Medi plakun
nga agai qė mė pi gjakun.
Ti qė bėre mrekullinė
berr e ujk miq nė lėndinė

Bėji bashkė aga e bujk
mos e bėj njeriun ujk!”
Po i shėnjti menjėherė
mbylli tok vesh dhe derė.

Atėher’ njė gjarpėr i zi
doli nga qoshja ku rri
gjuhėn furkė e fėrshėlleu
foli drejt, nuk mė gėnjeu

“Presin vetėm budallejtė
edhe rajatė nga qiejtė
kėrkojnė zot edhe shejtanė
qė brenda vetes i kanė

Derisa tė drejtėn do,
mos lut zotin, por lufto.
Se liria nuk ėsht’ fat
por fitohet me shpat’.

Mos i bjer tėt vėllai
se fajin ta ka agai
se i yti ėshtė haku,
edhe djersa, edhe gjaku

Hajde leshko, hajd’ i metė
hajde simbol i pėrjetė
Po u zgjove veē njėherė
do t’i fusėsh botės tmerr

Hajde leshko, hajd i metė
hajde simbol i pėrjetė
Veē njėherė po tė lanė
do ta kthesh pėrmbys dynjanė

Hajde leshko, hajd’ viktimė
t’a japin bykun pėr himė
Veē njėherė po tė lanė
do kėthesh pėrmbys dynjanė

Shih! Tė tjerėt u zgjuan
edhe botėn e kuq’ luan
perėnduan diejt e vjetėr
nė njė det, nė njė dhé tjetėr’’.

FATZINJTĖ

Nė mejhanen-bodrum sterrė,
plot me sharje edhe tym,
tek gėrneta qan pėrherė.
pinim mbrėmė raki me gjym.
Mbrėmė, parmbrėmė, vite me rradh',
s’pijmė pėr qejf, po pijmė pėr hall.

Strukur-ngjeshur, kokė mė kokė
na kullojnė jargėt pėrtokė.
Oh, ky hall, i rėndė si plumb!
jeta jonė breng’ e pafund.
Ah, rropatesh kot mė kot,
ditė tė bardhė nuk gjen dot.

Det i kaltėr dhe ti diell
tyl floriri i agimit,
yje tė pamatit qiell
karafila tė mugėtimit,
edhe sot, si mot, si dje
pse nuk ēelėt dhe pėr ne?

Baba jot ka shtatė vjet
digjet me flakė xhenemi
ty, fatkeq nusen t'a tret
qiri tė vdekjes veremi.
Bir i vetėm nė burg m'ra
vashė e tij nė kuplara .

- Far' e pafat, farė e dėnuar!
- Zoti vendosi, faji ėshtė i tija!
- Veten tonė kemi mallkuar!
- Por mė shumė faj na ka rakia!
Faj' i ynė a faj i fatit?
Faj' i Birit a i Atit?

Nė bodrum pa dritė, pa emėr
pijmė tė krrusur, papushim
krimba qė pa frikė ēdo thembėr
shkel pam’shirė e papendim.
Burracakė, fatthėnė, si hije
Rob nė pritje tė njė ēudie.