Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Janis Ricos

  1. #1

    Janis Ricos

    (1909-1990)

    Janis Ricos lindi nė Monemvasia mė 1 maj 1909 dhe u nda nga jeta mė 11 nėntor 1990 nė Athinė. Ishte fėmija i katėrt dhe mė i vogli i njė familjeje fisnike pronarėsh toke. Nė moshėn tetė-vjeēare nis tė pikturojė, tė shkruajė poezi dhe tė luajė nė piano. “Nėntė dritare kish nė shtėpinė tonė dhe tė gjitha hapeshin nga ana e universit”, do tė ndėrmendė ai mė vonė vitet e fėmijėrisė. Por, parajsa fėmijėnore nuk vazhdon gjatė. Nga viti 1921, poeti i ardhshėm nis tė njohė njė mori fatkeqėsish: familja rrėnohet ekonomikisht, nėna dhe vėllai i madh vdesin para kohe, babai, qė vuante nga trazime mendore, shtrohet nė njė spital psikiatrik. Vetė poeti do tė kalojė tre vjet (1927-1930) nė sanatorium pėr t’u kuruar nga tuberkulozi, sėmundje qė e shoqėroi gjithė jetėn. Kėto ngjarje tragjike do tė mbeten tė pashqitshme nga vepra e tij poetike.
    Njė prirje vetjake dhe sidomos leximet e ndryshme tė kėsaj kohe e nxitin Ricosin tė bėhet poet dhe revolucionar. Nė vitin 1934, ai boton librin e tij tė parė Traktori, i frymėzuar kryesisht nga futurizmi i Majakovskit dhe, njė vit mė vonė, librin Piramidat, dy vepra kėto qė realizojnė njė ekuilibėr tė brishtė midis besimit tek e ardhmja, qė bazohet mbi idealin komunist, dhe dėshpėrimit vetjak. Nė vitin 1936, poema e gjatė Epitafi shfrytėzon formėn e poezisė popullore tradicionale dhe jep, nėpėrmjet njė gjuhe tė thjeshtė, njė mesazh prekės vėllazėrimi. Muzika e Miki Theodhoraqisit mė 1960-n, do ta bėjė kėtė poemė ndezėsin e revolucionit kulturor nė Greqi.
    Nė vitet 1937–1940, Ricos boton librin Kėnga e motrės sime. Me kėtė rast, patriarku i letrave greke, Kostis Palamas, i shkruan Ricosit: “... Po mėnjanohemi, Poet, qė tė kalosh.” Librat Simfoni pranverore dhe Marshi i Oqeanit pėrbėjnė bazėn e Simfonisė sė Shtatė tė Theodhoraqisit, e njohur ndryshe si “Simfonia pranverore”. Te libri Mazurka e vjetėr me ritmin e shiut (1942), Ricosi artikulon pėr tė parėn herė lidhjen e tij me hapėsirėn greke – mbartėse e kujtesės historike, qė do tė lejė gjurmė tė pashlyeshme nė krejt veprėn e tij tė ardhme.
    Gjatė luftės civile, Ricosi angazhohet nė luftėn kundėr tė djathtės fashiste, ēka i kushton katėr vjet qėndrim nėpėr kampe tė ndryshėm “riedukimi”: Limnos, Ajos Efstratios, Makronisos. Megjithatė, ai vazhdon nė kushte nga mė tė vėshtirat, tė shkruajė vepra tė rėndėsishme nė kėtė kohė, qė do tė pėrmblidhen nė librin Zgjim. Nga ferri i kėtyre kampeve do tė shpėtojė pėrkohėsisht duke rigjetur Athinėn, falė solidaritetit ndėrkombėtar tė nxitur prej poetėve dhe artistėve si Eluard, Aragon, Neruda, Picasso-s, etj.
    Nė vitin 1956, Ricosi boton veprėn e madhe tė pjekurisė sė tij, Sonatė nė dritėn e hėnės, qė e vlerėson me Ēmimin Kombėtar tė Poezisė e, mė pas, nė vitet 1958 – 1966, vijnė me radhė pėrmbledhjet Kur vjen i huaji, Plakat dhe deti, Shtėpia e vdekur, ku nis seria e monologėve tė gjatė tė frymėzuar nga mitologjia dhe tragjedia antike, pastaj Filokteti, pastaj Oresti. Nė vitet 1967 – 1971, junta ushtarake e ardhur nė pushtet me grusht shteti, e internon pėrsėri poetin nė Jaros dhe Leros e mė pas nė Samos, ēka nuk e pengon ta pasurojė mė tej veprėn e tij tė gjerė dhe ta zgjerojė frymėzimin nė antikitetin grek: Persefoni, Agamemnoni, Izmini, Ajaksi, Helena, Kthimi i Ifigjenisė, Fedra janė poemat e shkruara nė vitet 1965 – 1975. Pėrmbledhja madhore Pėrmasa e katėrt do tė grupojė tė gjitha kėto tekste qė kanė formėn e monologut “teatral” e qė janė frymėzuar, siē thamė, prej mitit antik. Heronjtė e kėtyre veprave gjenden shpesh para njė konflikti ose nė zgrip tė vdekjes, nė ēastin kur duhet tė bėjnė bilancin e jetės sė tyre. Tė gjitha kėto poema janė njė meditim i thellė pėr pleqėrinė, vdekjen, kohėn, historinė dhe copėtimin e njė ekzistence tė kapur midis ekzigjencave vetjake dhe imperativėve kolektivė, pėr vetminė dhe krizėn e lėvizjeve revolucionare. Paralelisht me kėtė kulm tė krijimtarisė sė tij, Ricosi shkruan edhe njė numėr tė madh poezish tė shkurtra qė pasqyrojnė, nė mėnyrė therrėse, makthin e zgjuar tė popullit tė tij, tė cilat i mblodhi nė vėllimet Muri nė pasqyrė, 18 kėngė tė atdheut tė hidhur, Korridor dhe shkallė, Gjeste, letra, etj.
    Nga viti 1970, poezia e Ricosit merr formėn e sintezave tė gjata apo tė thyerjeve onirike, ku ėndrra dhe mbirealja ndėrfuten pa ndėrprerje tek e pėrditshmja, sidomos me praninė e personazheve tė ēuditshėm dhe zhvendosjen e vazhduar nė kohė dhe hapėsirė. Njė univers mė vete krijohet te librat E ardhme dhe Kėngė fitoreje, tė cilėt kėndojnė bukurinė e jetės, teksa Erotiket pėrbėjnė njė himn shndritės pėr dashurinė nė tė gjitha dimensionet e saj. Ndėrkohė, nė vitin 1975, Ricosit i jepet titulli doktor honoris causa i Universitetit tė Selanikut, si dhe ēmimi Alfred de Vigny i qytetit tė Parisit. I diskutuar pėr ēmimin Nobel, ai deklaron se nuk do tė mund tė pranonte njė ēmim qė dy vjet mė parė ia kishin dhėnė Henri Kissinger-it. Nė 1977, Ricosit i jepet ēmimi Lenin pėr paqe. Me kėtė rast, ai udhėton nė Moskė nė shoqėrinė e Aragon-it.
    Vitet tetėdhjetė e kthejnė Ricosin te proza. Nėntė libra pėrmblidhen nėn titullin Ikonostas shenjtorėsh anonimė, ku mbizotėrojnė ngadhėnjimet e poetit: liria e metaforave, alternimi i reales me oniriken, gjuha e guximshme, hapja e shqisave mbi njė univers erotik ku bashkekzistojnė epokat dhe moshat. Poezitė e librit tė tij tė fundit Vonė, shumė vonė nėpėr natė (1987-1989) janė tė mbushura me trishtim dhe ndėrgjegjėsim pėr humbjet, por mėnyra pėrvujtnisht poetike me tė cilėn poeti rimėkėmb jetėn dhe botėn rreth tij, u ruan atyre njė dritė shprese nė njė hovje tė fundme krijimi. Pikėrisht nga ky libėr i kemi zgjedhur kėsaj here kėto poezi qė po ia paraqesim lexuesit tė “Milosaos”.

    Pėrktheu Alket Ēani
    (Marrė nga "Milosao")

    NJĖ DIJE E HIDHUR

    Qėndron, me krahė tė kryqėzuar, nė gjysmėhijen mbrojtėse.
    Gardiani ēalaman i natės s’ka mė vend ku tė ulet. Karriget
    i kanė shitur qė para dy javėsh. Pėrjashta, nė oborr,
    po pastrojnė fuēi tė mėdha. Nė port lagen
    rimorkiatorė tė rėndė. Te shtėpia pėrkarshi,
    dėgjohet zėri i spikerit tė radios. Nuk dua tė dėgjoj.
    Mbi tryezė unė mbledh fluturat e djegura tė natės, duke ditur vetėm
    se gjithė pesha e tyre ėshtė tek lehtėsia.

    DISFATĖ

    Gazeta tė vjetra hedhur nė oborr. Pėrherė tė njėjtat avaze:
    vjedhje, krime, luftra. Ē’tė lexosh?
    Bie njė mbrėmje e ndryshkur. Drita tė verdha.
    Dhe ata, qė dikur kishin besuar tek e pėrjetshmja, janė plakur.
    Nga dhoma ngjitur ēlirohet avulli i heshtjes. Kėrmijtė
    i ngjiten murit. Buburrecat koloviten
    nėpėr kutitė prej hekuri tė biskotave.
    Dėgjohet zėzėllima e zbrazėtisė. Dhe njė dorė e madhe e paformė
    i zė gojėn e trishtė dhe fisnike Atij
    qė bėri ēmos tė shqiptonte fjalėn lule.

    NĖ SPITAL

    Mbrėmje e qetė. Njė oxhak, ēatitė, vija e kodrės,
    njė re e vockėl. Me sa dashuri
    vėshtron ti qiellin nga dritarja e hapur
    sikur tė merrje leje prej tij. Edhe qielli tė vėshtron. Nė fakt,
    ē’ke marrė? Ē’ke dhėnė? Tani ėshtė tepėr vonė tė bėsh njė bilanc.
    Fjalėn tėnde tė parė dhe tė fundit
    e ka thėnė dashuria dhe revolucioni.
    Gjithė heshtjen tėnde e ka thėnė poezia. Sa shpejt thahen
    trėndafilat! Prandaj dhe ti do ikėsh kur tė tė vijė ora
    i shoqėruar nga arushi qė rri nė kėmbė
    me njė trėndafil tė madh artificial nė putrat e parme.

    PAS TROJĖS

    Fjalėt tashmė tė mbyllura pėr bujarinė e yjve.
    Fėmijėt janė rritur. Tė tjerėt kanė ikur.
    Nė dhomėz, njė kukull e thyer.
    Kali i vogėl prej druri i Neoptolemit ka mbetur
    nė korridorin e errėt me pllaka bardh-e-zi. Askush
    nuk i hipėn mė. Sa pėr atė tjetrin, kalin e madh tė zgavėrt,
    aty strehohen buburrecat dhe merimangat. Ai nuk mashtron
    as miq, as armiq. Ēarēafėt e dikurshėm, nė sėnduk,
    me veshjet e ditės sė fundit tė karnavaleve, pa naftalinė.
    Gjithēka e kanė ngrėnė mola. Me ēfarė rasti
    ai filozof i marrė kėlthiti njė natė tė egėr:
    “Hirin tim e ēova lart nė mal”. Pastaj heshti pėrgjithmonė.

    POST-SCRIPTUM

    Duke u pėrsėritur e pėrsėritur, gjėrat humbasin kuptim dhe ngjyrė –
    gurė, ujėra, dritare, dhe ai burrė me valixhe tė shformuar
    qė pret para doganės teksa sahati i madh
    thėrret orėn tetė dhe anija nuk do tė vijė mė
    ndonėse ėshtė dėgjuar sirena. Mbi mol,
    ka mbetur vetėm vinēi i kryqėzuar dhe koshat e zbrazėt.
    Pastaj yjet u ngritėn mbi maunat e pėrgjumura
    dhe atje, nė sheshin e shkretuar, nė kėmbė tė pėrmendores pėr tė vdekurit,
    katėr marinarė vunė trupin e palombarit tė mbytur.

    STATUJAT DHE NE

    Statujat gjakftohta s’e vrasin mendjen qė roniten;
    u presin krahėt, kėmbėt a kokėn
    dhe ato prap rrinė drejt, nė tė njėjtin qėndrim,
    apo, tė shtrira pėrmbys, buzėqeshin,
    apo, me hundėn pėrtokė, na kthejnė shpinėn, i kthejnė shpinėn kohės
    a thua se ēiftėzohen, a thua se i dorėzohen
    njė dashurie tė pafund, teksa ne i vėzhgojmė
    me njė lodhje dhe njė brengė tė pashpjegueshme. Mė vonė
    hyjmė nė njė hotel tė lirė, hapim perdet
    qė tė futet drita e mesditės dhe nisim,
    tė zhveshur krejt edhe ne, tė shtrirė nė shtratin e parehatshėm,
    tė imitojmė shtangien e qetė tė statujave.

    IDEM

    Shtėpitė dhe pemėt janė zbrazur. Zogjtė nuk kanė mė
    ku tė ulen. Gjatė gjithė ditės
    parakalojnė tregtarėt shėtitės. Me kėtė jemi mėsuar.
    Petka tė rreme, stoli tė rreme.
    Kur bie mbrėmja, ata ikin. Pa shitur asgjė. Megjithatė
    nė rrugėn bregdetare, kur ndizen dritat,
    njė lukuni e madhe qensh tė egėr endacakė
    zihen akoma pėr njė kockė.

    KJO “NDOSHTA”

    Ndoshta kanė njėfarė vlere
    gjėrat qė kemi lėnė pas,
    ndoshta shkėlqejnė dymbėdhjetė gotat
    mbi tryezėn e gostisė zyrtare,
    ndoshta do t’i japin njė ditė emrin tonė
    njė fshati, njė mali, njė rruge.
    Ndoshta. Ndoshta. Por ja sesi tani
    kjo “ndoshta” nė buzėt e tua
    ka humbur shkėlqimin dhe freskinė.

    SHPĖRNGULJE

    Shtėpitė po zbrazen pak nga pak. Fjalėt po zbrazen.
    Deri dje, kishte dy mollė tek ajo shportė.
    Zejtari, nė rrugė, mprihte thikat e vjetra. Tani
    ti nxjerr dorėn nga dritarja
    jo pėr t’i bėrė shenjė ndonjė reje apo anijeje
    por thjesht pėr tė ndier prekjen e ajrit, dhe nė dorė
    ti mbart erėn e akullt e gėrryese tė zbrazėtisė.

    MĖ KOT

    Fytyra tė lodhura, duar tė lodhura.
    Kujtesa e lodhur. Dhe ky shurdhim
    i pikėlluar. Ka rėnė mbrėmja.
    Fėmijėt janė rritur. Kanė ikur.
    Ti nuk pret pėrgjigje. Se mos
    kishe pėr ēfarė tė pyesje! Mė kot
    je pėrpjekur kaq vjet tė ngjitėsh
    mbi kėtė maskė prej kartoni
    njė buzėqeshje miratuese. Mbylli sytė.

    NDRYSHIME

    Ata qė ikėn ishin nga tanėt. Na ka marrė malli.
    Ata qė u kthyen janė krejt tė panjohur pėr ne.
    Dikur nuk kishin syze. Tani mbajnė.
    Vėshtirė tė thuash qė ka sy pas xhamave.
    Vetėm nėse ua sheh nė befasi teksa flejnė,
    kur valixhet e tyre tė hapura nė korridor
    ēlirojnė erėn e pazakontė tė ndėrresave tė reja,
    kur feneri i madh ndizet nė rrugė
    duke ndriēuar dyert e dyqaneve tė mbyllur
    dhe kur e pamundura bėhet e mundur sepse ti
    nuk ke mė asgjė pėr tė blerė a pėr tė shitur.

    NĖ NJĖ ORĖ SHIU

    Balona tė vjetra, tė grisura, tė mbajtura me fije
    nė pemėt e zhveshura dhe telat e telegrafit
    kėrcasin nė erė. Papritmas
    ra njė rrebesh i rrėmbyer dhe tregtari i ri i katėr stinėve
    hapi njė ēadėr tė madhe e tė zezė mbi karrocėn e tij
    pėr tė mbuluar portokallet. Dhe ky kontrast
    midis portokalleve tė praruara dhe ēadrės sė zezė
    u bashkua me zhurmėn e shiut, duke pasuruar
    tė errtėn e tė pashpjegueshmen bukuri tė botės.

    VARKA E ZEZĖ

    Plaku ėshtė ulur te pragu. Ėshtė natė. Ėshtė vetėm.
    Nė dorė mban njė mollė. Tė tjerėt
    e kanė lėnė jetėn nė dorėn e yjve.
    Ē’tu thuash? Nata ėshtė natė.
    Nuk dimė as ē’do tė vijė mė pas. Hėna
    bėn sikur zbavitet
    tek shndrit deri tutje mbi det. Mirėpo,
    nė mes tė kėsaj madhėshtie, dallohet mė qartė
    varka e zezė me dy rrema dhe varkėtari i zymtė qė afrohet.

  2. #2

    Janis Ricos

    pėrktheu: Faslli Haliti

    HAJDUTI

    Hajdut -vėrtet, njė hajdut i ulėt, i dėnuar njė herė mė parė,
    u zinte prit
    grave dhe burrave, pleqve e fėmijėve, gjetheve, dritareve,
    llambave,
    kitarave tė vjetra, makinave qepėse, degėve tė thata,
    vetes. Vidhte gjithmonė
    njė sjellje tė tyre, njė shprehje tė tyre, bishta cigaresh
    tė hedhura nė rrugė
    rrobat e tyre, tė zhveshura nė ēastin e dashurisė,
    mendimet e tyre,
    format e tyre tė panjohura, tė tyret dhe tė tijat dhe, bėnte me to
    buqeta tė mėdha dhe tė ēuditshme me lule ose i mbillte nė vazo.
    Tani
    te dyqani i lulerritėsit, nė cep, e shihnim atė pas xhamave
    duke spėrkatur me pompė trėndafilat e mėdhenj, gjeogjinat,
    karafilat,
    nuk i shiste as i dhuronte - njė hajdut i veēantė,
    njė princ i rrėnuar brenda serrės sė tij. Vetėm fytyra
    e tij
    e zbehtė, dallohej midis zambakėve shumė tė lartė,
    si njė i vdekur nė njė arkmort qelqi. Megjithatė,
    nė cingėrimėn e dimrit, ky luleshitės, me lulet e tij
    tė pashitura
    na jepte gjithmonė pėrshtypjen e njė pranvere tė pėrjetshme;
    edhe pse mė vonė mėsuam
    qė tė gjitha lulet e tij ishin prej letre, tė ngjyrosura
    me ngjyra tė kuqe e tė verdha - por mbi tė gjitha, me tė kuqe -
    me nuanca tė ndryshme.

  3. #3

    Janis Ricos

    Pėrktheu: Ardian dhe Kopi Kyēyku


    GJEMBA

    Njė pejsazh plot erė e gjemba
    Gjemba tė tharė, tė fortė, ngjyrė gėshtenjė, tė verdhė
    E madhja vetmi, tokė e pėrtharė
    Gjemba tė ngulur nė erė. Njė grua e re
    Kalonte nė mesditė. Dy gjemba tė drejtė, tė gjithėfuqishėm
    Nė gjoksin e saj
    Ajo synonte erėn, era ulėrinte
    Dy gjemba tė kuq. Era hakėrrehej kundėr saj.
    Muzgu u mbush me plagė tė kuqe.
    Toka u njom. Bota –
    Njė lumturi e kuqe shkėlqeu gjer nė agim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •