kujtonjam se vetem une e kam pikasur qe ki leshkuqua eshte pis.
mirpo e njihka mire dhe populli..
ja cfar i thone ne fund.. komentonjesit..
--
panorama
---
AK: Dosja penale e Berishës, gati për 100- vjetor
1
Lajmi i Fundite Dielë, Shtator 2nd, 2012
Posteri i AK-se
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi tha sot se me rastin e 100 vjetroit të shpalljes së Pavarësisë, do të përgatisë dosjen penale që i përket kryeministrit, Sali Berisha, për siç tha ajo, krimet e kryera nga 1997 deri në marveshjen për dorëzimin e teritorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka thirrur sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit për të komunikuar nisjen e fushatës “FYTYRAT E KRIMIT”.
”Parlamenti i ri KuqeZi si dhe qeverija e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca KuqeZi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha”- tha Spahiu.
Më tej, Spahiu shtoi se, është në moralin e një shoqërie që jo vetëm të vlerësoj heronjtë dhe rilindasit por edhe të ndëshkoj tradhëtarët e kombit apo ata që kryejnë krime.
“Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk do kenë stabilitet nëse nuk do vendosim një shtet të hekurt ligjor nëpërmjet ndëshkimit të qeveriterve që kanë kryer krime, ky është respekti më i madh që ne mund të kemi për historinë dhe integritetin e vendit. Shqipëria ka nevoj të aplikoj për modelin kroat që dërgoj në bankon e të akuzuarve ish kryeministrin Sanader si precedent besimi për t’iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.- tha ai.
Kjo nismë e Aleancës Kuq e Zi do të vazhdojë të zbatohet për për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që ka kryer vepra penale.
Veprat penale të kryra nga kryeministri, Sali Berisha sipas Aleancës Kuq e Zi
■Neni 208 i Kodit Penal
■Dorëzimi i Territorit
■Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbedhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
■Neni 210 i Kodit Penal
■Marrëveshja për Dorëzim Territori
■Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”
----------------
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori
15 Komente per “AKosja penale e Berishës, gati për 100- vjetor”
durimi
2 Shtator, 2012 - 11:23
Sa shpejt e hoqe masken o Kreshnik. Shum spiun ka futur PPSH per te shkaterruar Berishen dhe PD-ne por te gjithe mbanin nje maske te pakten per disa muaj ose vite kurse ti e vet corre shum shpejt masken or djal. Kaq i ri e kaq i shitur dole. Ka 20 e ca vjet Nemonklatura staliniste qe perpiqet te gropose Berishen. Paske mbet ti shpresa e fundit e saje. Te doli boja o “flamurtar”. Dole lakuriq tani qe sje tjeter vec nje hafije i Seli Rozes.
Përgjigjjuni
shoqeria civile
2 Shtator, 2012 - 14:24
Te gjithe ju qe beni komente kunder AK jeni sherbetore te Berishes . Vetem budallenjte nuk e shohin se ne cgjendje eshte katandisur ai vend . Edhe neper xhungla nuk e gjen nje vend si ai . Berisha i trembet AK me shume se PS
Përgjigjjuni
Bec Banuku
2 Shtator, 2012 - 11:59
Kreshniku do te tregohet i squar.
Nga friga gjuane shume larte,per tu bere i rendesishem, dhe per te patur imunitet.Po tregohet shume i vogel , dhe i ulet me kete manover te tije.Eshte kujtuar shume vone per keto shpifje
Përgjigjjuni
emigranti
2 Shtator, 2012 - 12:10
propagande, propagande, propagande … bla bla bla ….
Përgjigjjuni
Billy no fingers
2 Shtator, 2012 - 12:14
Perse nuk i more keto inisjativa kur ishe nen kryetar i KLD? Lere propaganden dhe ik e zvarritu tek guri nga ke dale.
Përgjigjjuni
hasani
2 Shtator, 2012 - 12:33
O Kreshnik Spahiu po si nuk te shkoj mendja ta akuzoje Berishen per tradheti,atehere kur ti mbaje postin e nenkryetarit te KLD-se, tani keto jane fluska elektorale te parakoheshme. Berisha nuk mund te largohet nga pushteti me shpifje ,por me kritike konstruktive per punen jo te mire nga qeveria ne segmente te caktuara ,te argumentuara me te dhena reale .
Përgjigjjuni
Deda
2 Shtator, 2012 - 13:37
Nje akuze sa trashanike, aq edhe e nxitur nga urrejtja e verber e nje njeriu te akuzuar publikisht qe ka shperdoruar postin e larte te nenkryetarit te KLD per perfitime personale.
Nese eshte e vertete se shteti ne te cilin Berisha eshte kryeminister i paska “dorezuar teritorin” dikujt, ti Spahi me se pari duhet te akuzohesh per “tradheti” pasi me cilesine e n/kryetarit te Keshillit te larte te drejtesise nuk e ke ngritur zerin kunder ketij akti kur ishe ne detyre.
Përgjigjjuni
Lindra
2 Shtator, 2012 - 14:02
28 Shtetet e NATO-s dhe udhëheqësit e tyre gëzojn Imunitet të përjetshëm.AK-ja bën mir të mos merr pjes në zgjedhjet e 2013-ës pasi s’do kualifikohet.
Përgjigjjuni
xhaku
2 Shtator, 2012 - 14:21
Ne qoftese Kreshnik Spahiu ka te dhena per te gjithe pushtetaret qe kane abuzuar mire ben qe ngre zerin,por dalin pyetjet.
-Cfare keni bere ju si N/Kryetar i KLD kur ishit ne detyre
-Pse kujtoheni tani qe po vjen fushata per 2013.
– Pse nuk e ngrini zerin per heqjen e imunitetit.
-Ju vete jeni te akuzuar per shperdorim fondesh e djetash te pa merituara.
Ngrejtja e nje partie nga ju tregon qe ju kerkoni te mbroheni me imunitet ,prandaj nuk ju intereson heqja e tij.Bashkimi me korrin socialis tregon se ju jeni me te korruptur se te gjithe te tjeret.
Përgjigjjuni
Kolin, cun tirone dje-shtetas europjan sot
2 Shtator, 2012 - 14:42
Provo të nxjerrësh dhe atë të Ra-mës se do dalin xhevahire por pas heqjes së imunitetit. Ti po merresh me gjurmët kur ujkun e ke në krah.
Përgjigjjuni
shkumbini
2 Shtator, 2012 - 15:32
sa ka qene cmimi per nje vend prokurori gjykatesi apo cdo lloj emerimi qe ish kryetari i kld ka bere bashke me kryetarin e atehershem te kld-se dhe ne c monedhe ishin ne euro apo dollare…..pasi te pergjigjesh per keto dhe per moskryerje te detyres atehere ta marrin vesh shqiptaret se cili je ti dhe c te drejte ke ti per te folur per moral apo zbatim ligji …ti je nje turp i vertete per pozicionin qe ke mbajtur dhe per shkallen e korrupsionit ne te cilen e ke lene ate istitucion te cilin e keni cuar ne piken me te ulet qe mund te kete qene ndonjehere dhe kjo sipas atyre istitucioneve qe jane jo shqiptare per te cilet ju smund te hapni gojen dhe te mohoni ..por edhe ti si velia dhe g99 me xero do te shumezojn shqiptaret te jesh i sigurt
Përgjigjjuni
abdyl alija
2 Shtator, 2012 - 15:41
vetem neper mjet nje diktature ligjore mund te eci shqiperia. c’do kush duhet te japi llogari para ligjit nqs ai e ka abuzuar ate. ne shtetin e Arizones nje nga Sherifet me te forte ne SH.B.A eshte gati te veje ne prannga sepse mendohet qe ka shkelur ligjin federal ne lidhje me emigracionin. e doni Shqiperine a po Jo??!!!. Populli shqiptar doli nga sketera komuniste i shkateruar totalisht dhe fatalisht perfundoi ne nje Anarshi te pa llogaritur sa gjak shqiptari rrjedh kot per dit nuk mjaftuan dyzet e tete vjete terror dhe denime pushkatime internime dhe pse per te plotsuar egoizmin e njeriut dhe ky egoizem po vazhdon akoma edhe sot por ne nje forme tjeter. popull shqiptar thirini mendjes nqs doni vendin tuaj dhe familjet e juaja
Përgjigjjuni
vullnet
2 Shtator, 2012 - 15:53
Edhe i thote vedit jurist.Berisha ka shitur territor kur mareveshja ka rene poshte ose sic thote Krisafi ne Mapo eshte nul se nuk eshte ratifikuar as nga pala greke.Ky njeri semure duhet te zhduket njehere e mire nga media se turperon Prizrenin nga e ka origjinen
Përgjigjjuni
Reno
2 Shtator, 2012 - 15:54
Po ky sharlatani ben sikur e ka marre serjozisht na hiqet per patriot e atdhe dashes.Eshte teresisht qesharak kapet pas Kryeministrit dhe Qeverise amos fitoje ndo pak popullaritet.E lilputi i Edvinit akoma nuk te paskan mbaruar leket qe ju grabite gjyqtarve e prokurorve berisha mund te shkoje ne burg po jo para teje…..
Përgjigjjuni
agimi
2 Shtator, 2012 - 17:11
Ku u bere ti more komunist i shkurter te shkruash per te tjeret qe te ngriten e te dhane karrike,i thone nje fjale” e hodhe lumin te dh…kalin ‘
Përgjigjjuni
paborama
Krijoni Kontakt