Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Berisha: Të vendosur për statusin, Rama i vetmi bllokator

    TIRANE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e vuri theksin tek miratimi i disa ligjeve që sic tha ai, përmbushin disa prej rekomandimeve të qeverisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Qeveria miratoi sot sot ligjin "Për nëpunësin civil" dhe ligjin "Për administratën publike" që synojnë konsolidimin më tej të shërbimit civil.

    “Cështjet më të rëndësishme të kësaj mbledhje janë një seri ligjesh dhe vendimesh që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimieve të qeverisë dhe mazhorancës, të obligimeve për statusin e anëtarësimit në BE", tha ai.

    Kryeministri Sali Berisha, në komentin e tij rreth këtij p/ligji, që kërkon 3/5 e votave në parlament, tha se ai është hartuar në bashkëpunim me ekspertizën katërvjeçare të kompanive të kontraktuara nga BE (SIGMA). "Ndonëse ekspertët nuk kanë sugjeruar një ndarje të këtij shërbimi nga politika mendoj se në praktikën e konsoliduar të disa vendeve perëndimore ekziston dhe mendoj t'i përmbahemi kësaj praktike se është interesi më mirë i këtij shërbimi, si një pasuri e madhe kombëtare, që të qëndrojë jashtë betejave politike", tha kryeministri.

    Sipas tij, edhe për disa vite tek ne shërbimi civil mund të qëndrojë apartiak dhe larg fushatave elektorale.
    Duke folur për ligjin e "administratës publike", kryeministri tha se drafti qartëson kriteret e rekrutimit në këto shërbime. "Të dy ligjet i japin atributet përkatëse punonjësve të 'shërbimit civil' dhe atyre të 'administratës publike'. Ato lejojnë meritën, të cilën duhet ta plotësojnë të gjitha institucionet dhe segmentet e këtij shteti", tha Berisha.

    Një tjetër ligj me rëndësi për statusin, tha kryeministri është ai për Gjykatën e Lartë, por sic nënvizoi ai, Rama e ka bllokuar atë.
    “Ligji për Gjykatën e Lartë është dërguar në Parlament, por është bllokuar nga bllokatori konstant i procesit të integrimit zoti Rama. Sot merr pjesë në internacionalen socialiste por është njësoj si të merrte pjesë në atë komuniste. Ai i vetmi bllokator në atë forum të nderuar”, tha kryeministri, ndërsa nënvizoi se bllokimi i tij i fundit ishte në 6 gusht, kur nuk votoi heqjen e imunitetit.

    MIRATOHET LIGJI 'PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË UJËRAVE"

    Qeveria miratoi të mërkurën ligjin "Për menaxhimin e integruar të ujërave", duke u dhënë përgjigje problemeve themelore të kësaj pasurie kombëtare.
    Kryeministri Sali Berisha tha se ligji është hartuar mbi ekspertizën e gjerë dhe është një nga ligjet e domosdoshme për ujërat, por edhe për mbrojtjen e mjedisit.
    "Ujërat janë pasuria më e madhe e këtij kombi dhe vlera e tyre veçse rritet, ndaj dhe ky ligj i jep përgjigje problemeve themelore të kësaj pasurie të madhe kombëtare, shfrytëzimit të saj racional në të gjitha aspektet dhe drejtimeve e përgjegjësive përkatëse në menaxhimin e tyre", u shpreh kreu i qeverisë.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    o SALE ,perse nuk e con ne pozite kete opoziten dhe ndoshta ecin gjerat me mire

    opozita ,opozita te ka ngelur goje po ti cfare po ben harrova punet me madhore ,duke shitur shqiperin ke greket

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    opar ma gjej nje cm qe e ka shitur sala te greku..
    1 po gjete..

    po te kish shit e kish dasht ma shum edvin rucua saliun..or gor opari..

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    opar ma gjej nje cm qe e ka shitur sala te greku..
    1 po gjete..

    po te kish shit e kish dasht ma shum edvin rucua saliun..or gor opari..
    3 ishuj ne sarande i ka shitur edhe media nuk ka njoftuar. Nese je ne shqiperi shko ne ksamil aty behen shetitje me skaf per $20.00 jane 3 ishuj qe patrullohen nga ushtaret greke edhe nese shqiptaret shkojne atje qellohen sepse tani eshte prone e greqis kete ta thote cdo banor i ksamilit. Biles ne 2 prej ishujve greku ka ndertuar reserves per peshkim vetem per greket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 29-08-2012 më 12:56
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lonush, cdo banor i ksamilit eshte nje kulish ed ruci dhe shperndan parullat e seli rozes..

    kjo qe thua eshte genjeshter..por nuku je ti genjeshtari..
    ti je shperndaresi i pafajshem..

    thx qe e the kte genjeshter.. sepse kemi miletin ketu e le te flasin te gjithe..se eshte pallaver apo fakt..

    ne se eshte e vertete se saliu ka shitur ndonje ishull.. qe neser me ke te kryeministria ne proteste..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    opar ma gjej nje cm qe e ka shitur sala te greku..
    1 po gjete..

    po te kish shit e kish dasht ma shum edvin rucua saliun..or gor opari..


    kufiri detar me greqin qe dhe gjykata kushtetuse e hodhi poshte

    apo deti nuk quhet


    te gjithe qe nuk pajtohen me salen dhe ty te duken sikur jane edi e rucra

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •