Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22

    Kreshnik Spahiu jep doreheqjen nga KLD-ja. Komisioni: Kerkojme ndjekje penale te tij

    TIRANĖ- Grupi parlamentar i PD-sė ka paraqitur njė kėrkesė pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė, Kreshnik Spahiu. Nė mbledhjen e sotme tė grupit, Sali Berisha ka deklaruar se partia e nėnkryetarit tė KLD ėshtė parti direkt e kryetarit tė KLD, i cili nė dhunim flagrant tė Kushtetutės sė vendit i ka lejuar vetes qė institucionet qė i janė besuar, tė perdoren nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme pėr interesa strikt partiake.
    Sa pėr presidentin aktual, Bamir Topi, Berisha ka deklaruar se do tė veprojė deri mė 22 korrik kohė kur do tė ketė krijuar partinė e vet.
    “Ai bėri mirė qė e mori mesazhin, pasi u tha qė nuk do kandidohet, deklaroi se nuk do kandidojė dhe unė e vlerėsova”- tha Berisha.
    Kreu i qeverise ka perseritur se procesi i zgjedhjes se presidentit do te jete kryekeput kushtetues.
    “I pėrshėndes deputetėt, ka pasur qė kanė deklaruar qė KLD nuk do ia heqė mandatin kėtij aventurieri dhe sharlatani, mundet se kėtė aktivitet e ka tė bashkėrenduar me kryetarin, por ne bėjmė detyrėn tonė, ai nuk pėrfaqėson kėtė parlament, pėrfaqėson zotin Topi. Nė Parlamentin shqiptar njė sharlatan qė pasi ka vendos standardet mė tė pranueshme nė funksionimin e institucionit e kthen nė forcė politike kjo ėshtė gjė shumė e rėndė”- tha Berisha.
    Sipas Berishės kjo nuk ėshtė katastrofale. Ai ka theksuar se ata qė veprojnė nė kėtė mėnyrė ditėn pėr diell duke ēuditur cdo shqiptar e mik tė Shqipėrisė, ata kthehen ku kanė qenė nė skutat e errėsirės.

    Panorama

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    po le ta mari nen vartesi kryeministria edhe kete institucion...c'beri nje institucion me shume per shpatullat e fuqishme te sergei bupkes...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Tė shkarkohet nėnkryetari i KLD. Spahiu: Kėrkesa, antikushtetuese


    TIRANĖ- Kryeministri Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar i Partisė Demokratike pritet t'i paraqesė Kuvendit njė kėrkesė pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė Kreshnik Spahiu nga posti i tij. Kjo kėrkesė sipas kryeministrit tė vendit vjen pas abuzimit qė ky i fundit bėn me ligjin dhe institucionet e drejtėsisė.

    “Grupi parlamentar i PD-sė ka marrė njė vendim, ka paraqitur njė kėrkesė pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė. E vėrteta ėshtė se kjo parti, e nėnkryetarit tė KLD-sė ėshtė parti direkte e Kryetarit tė KLD-sė (Topit), i cili nė dhunim flagrant tė Kushtetutės sė vendit, tė ligjeve tė vendit i ka lejuar vetes qė institucionet qė iu besuana nė pėrputhje me kushtetutėn, tė pėrdoren nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme pėr interesa strikte, partiake por do tė thosha... duke dhunuar rėndė kėto institucione”, tha Berisha.

    Kryeministri Berisha e akuzoi numrin dy tė KLD-sė se ėshtė sharlatan qė ka vendosur tek ai institucion, standarte tė dyfishta, duke shndėrruar institucionet nė paticka. “Emrin e ka Kreshnik, po ėshtė nje liliput i pavlerė”, ironizoi mė tej kryeministri.

    Kreu i qeverisė shkoi mė tej, duke folur pėr njė lidhje mes tė ashtuquajturės parti tė Presidentit Topi dhe numrit dy tė KLD-sė Kreshnik Spahiu me Edi Ramėn.

    “Nuk mund tė lejojmė qė dy institucionet mė tė depolitizuara tė vendit tė shndėrrohen nė paticka pse do Edi Rama, se Edi Rama ėshtė 100% i sigurtė qė kėto zgjedhje si fiton dot. (qesh) Se Edi Rama thotė se po tė kėndoj unė himnin e kreshnikut do ta dėgjojnė edhe mė shumė”, tha Berisha mė tej.

    Spahiu: Kėrkesa pėr shkarkim, antikushtetuese
    Nėnkryetari i KLD-sė Kreshnik Spahiu reagoi pas deklaratės sė kryeministrit Berisha nė mbledhjen e grupit tė Partisė Demokratike.

    Nė njė konferencė pėr mediat, Spahiu e cilėsoi kėrkesėn pėr shkarkimin e tij si njė goditje ndaj drejtėsisė nė njė kohė kur opinioni publik pret vendime tė rėndėsisshme nga organet e drejtėsisė.

    “Iniciativa pėr tė shkarkuar zv/kryetarin e KLD-sė vjen nė ditėn kur gjithė opionini publik i ka sytė tek drejtėsia dhe tek ēėshtje tė caktuara. Qėllimi nė vetvete ėshtė tė shkėputet vemendja e publikut pėr t’i dhėnė njė grusht drejtėsisė shqiptare nė ditėn kur priten vendime tė rėndėsishme.”- deklaroi Spahiu.

    Duke rikujtuar se pėrplasja e tij me mazhorancėn ka ndodhur vite mė parė, kur qeveria kėrkoi shkarkimin e gjyqtarėve tė Gėrdecit, Spahiu nėnvizoi se kėrkesa pėr shkarkimin e tij ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Kushtetutėn dhe ligjin pėr funksionimin dhe organizimin e KLD-sė.

    “Natyrisht qė kjo ēėshtje vjen nė kundėrshtim tė hapur me Kushtetutėn dhe nė kundėrshtim tė hapur me ligjin pėr organizimin dhe funksionin e KLD-sė qė nuk shkarkohet dot nga Kuvendi i Shqipėrisė. Nėnkryetari emėrohet dhe shkarkohet me propozim tė Presidentit dhe nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Situata ėshtė tėrėsisht e papranueshme ku hapat dhe vendimet politike godasin njerėzit e drejtėsisė dhe institucionet e pavarura. Ēlidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, ēlidhje ka politika me gjyqėsorin? Si ka mundėsi qė nė 2012 pushtetet tė mbivendosen me njėra-tjetrėn?”-vijoi mė tej Spahiu.

    Ndėrkohė nėnkryetari i KLD-sė nėnvizoi se ėshtė i hapur pėr t’u ballafaquar me kėdo nė komisionin parlamentar qė do tė ngrihet pėr kėtė ēėshtje.
    “Klasės politike pushka top t’i bėhet por ta harrojnė se do t’i hapet krahu ndokujt.”, pėrfundoi nėnkryetari i KLD-sė.

    (m.Arapi/e.nurcelli/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Kerkesa e kryeministrit te vendit eshte e vonuar. Pergjegjesia per shkarkimin e Spahiut eshte e presidentit te vendit, qe e ka emeruar ne ate post, dhe qe eshte kreu i institucionit te drejtesise ne vend, pasi eshte presidenti ai qe i emeron te gjithe gjyqtaret e vendit, qofshin keta te Gjykates se Larte apo Gjykates Kushtetuese.

    Me lart Spahiu flet per "shkelje kushtetuese" kur kryeministri i vendi i drejtohet Kuvendit per shkarkimin e tij. Kerkesa e kryeministrit eshte vertete anomali, por jo per arsyet qe jep Spahiu, por per faktin e thjeshte qe presidenti i vendit ka heshtur dhe ka lejuar kete maskarade te ndodhi ne vend per muaj te tera. Eshte paprecedent ne gjithe demokracite e botes qe nje prej gjyqtareve te Keshillit te Larte te Drejtesise, te dali hapur ne publikur kunder ligjeve te aprovuara nga Kuvendi, sic doli Spahiu ne lidhje me ligjin e gjendjes civile. Eshte akoma me e paprecedent, qe nje gjyqtar i larte i vendit te shprehet per ceshtje politike, te beje fushata propagandistike dhe politike, kur vazhdon te jete ne krye te detyres si gjyqtar. Minimumi eshte konflikt i hapur interesi, maksimumi eshte shkelje me te dyja kembet e ligjeve kushtetuese dhe profesionit te gjyqtarit. Gjyqtaret profesioniste e me integritet, zgjedhin te heshtin per te gjitha ceshtjet politike qe kalon vendi, pasi ne kete menyre ata ruajne panjeanshmerine e gjykimeve te tyre per ceshtjeve qe shume mire neser mund te kalojne ne tavolinen e tyre per gjykim.

    Turp per presidentin e vendit Bamir Topi, qe ka lejuar Spahiun qe te perdhosi institucionin e Gjykates se Larte dhe profesionin e nderuar te gjyqtarit ne vend, per muaj te tere, per qellime te pasterta politike. Spahiu le te beje fushata politike e propagandistike sa te doje, por vetem pasi te jete shkarkuar nga detyra qe mban ne Gjykaten e Larte te Drejtesise. Nese ky sharlatan do te kish sadopak integritet profesional, do te jepte doreheqjen vete nga detyra, e do te vazhdonte aktivitetin e tij politik si qytetar i thjeshte i atij vendi.

    Kete gje qe Berisha e kerkon sot, une e kam shprehur ne forum muaj me pare. Turp edhe per analistet e mediave shqiptare dhe gazetaret shqiptare qe kane zgjedhur te heshtin perballe ketij konflikti te hapur interesi, qe demton nje prej institucioneve me te rendesishem te vendit.

    Albo

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Spahiu i pėrgjigjet Berishės: Pushka top tu bėhet! Harrojeni se do tua hap krahun

    Berisha sulmon drejtėsinė atėherė kur i gjithė opinioni publik pret drejtėsi. Kėshtu tha nėnkryetari i KLD-sė Kreshnik Spahiu nė njė deklaratė pėr median, pak ēaste pasi kryeministri Sali Berisha deklaroi se PD ka kėrkuar nė Kuvend shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė. Sipas Spahiut, ėshtė e qartė se goditja vjen nė ditėn kur qytetarėt presin drejtėsi nga gjykatat pėr ēėshtje tė caktuara. Sipas Spahiut, pėrpasja e tij me maxhorancėn ka ndodhur prej vitesh mė parė qė kur qeveria kėrkoi shkarkimin e gjyqtarėve tė Gėrdecit. Mė tutje Spahiu tha se “pėrsėri jepet goditje fatale pėr drejtėsinė. Nėse dikush i vė nė dyshim mjetet e presionit le ti referohet dokumenteve tė botuara nga ėikileaks pėr presionin qė mė ėshtė bėrė mua. Natyrisht qė kjo ēėshtje vjen edhe nė kundėrshtim tė hapur me Kushtetutėn dhe nė kundėrshtim tė hapur me ligjin pėr organizimin dhe funksionin e zv.kryetarit tė KLD-sė qė nuk shkarkohet dot nga Kuvendi i Shqiėprisė”. Sipas tij, vendimi ėshtė i pastėr nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe ligjin mbi KLD-nė. “Zv/kryetari emėrohet dhe shkarkohet me propozim tė Presidentit dhe nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Situata tėrėsisht e papranueshme ku hapat dhe vendimet politike godasin njerėzit e drejtėsisė dhe institucionet e pavarura. Ēlidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, ēlidhje ka politika me gjyqėsorin? Si ka mundėsi qė nė 2012 pushtetet tė mbivendosen me njėra tjetrėn? Jam i hapur tė ballafaqohem me kėdo nė komisionin parlamentar qė do tė ngrihet. Klasės politike pushka top t’i bėhet por ta harrojnė se do t’i hapet krahu ndokujt”, insistoi Spahiu.

    Lajmi i Fundit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-01-2012 mė 14:29
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Eh mer Sale nuk le njeri pa denuar e shkarkuar ...i zbulove te gjitha grupet armiqesore brenda dhe jashte partise
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ore po si ka mundesi qe nenkryetari i KLD-se te merret me partira dhe te leje pas dore detyren e tij?!
    Apo e kemi ne rregull sistemin e drejtesise dhe hajde te merremi me gjera te tjera!
    Po ja mo Kreshnik, vate ti deri te posti i kryeministrit e ce pastaj?!Ose cove Topin!
    Po keshtu behet drejtesia more djale?
    Po shko more ne pune!
    E di ti qe nje puntor nese shkon 5 minuta me vonese ne pune e perjashtojne nga puna?E di ti mo?
    Po beni palle se vete i keni ligjet ne dore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ne shyqyr qe ja kemi arritur qe te gjitha institucionet ti kemi te depolitizuara Kreshniku do te merret me politike. lool
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ta shkarkojne qe cke me te .....

    dua qe as me shume dhe as me pak te ndiqen te njejtat rregulla qe ndjekin francezet, italianet, gjermanet apo edhe amerikanet ne vendet e tyre per nje rast flagrant si ky .....




    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Prit ta pysim dhe Brarin per shkarkimin....smbulohet dielli me peshtyma or miq ..Kreshnik Spahiun e do nje pjese e madhe e popullit...pune e madhe fort se po e heq Sala me ata te tredhurit qe ka ne parlament.
    E degjove si tha sot...
    TE HAPEN DOSJET E GJITHE SPIUNEVE TE ASFALISE GREKE DHE UDB SERBE:
    Kushedi sa do jene tremb Sala me shoke
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •