Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e AL_BUNDY
    Anëtarësuar
    05-07-2012
    Vendndodhja
    I pa martuar por me femij per inat te komshiut.
    Postime
    18

    Kompania greke DEMCO e interesuar të investojë në portin e Vlorës e miniera

    Contominas: Treguesit e ekonomisë garantojnë investimet në Shqipëri

    Investitorët grekë kërkojnë nga qeveria shqiptare Portin e Vlorës, për të zhvilluar në të projekte strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Kryeministri Berisha priti dje në një takim një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO, të kryesuar nga presidenti i saj, Dimitri Contominas. Gjatë këtij takimi, Contominas i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet dhe simpatinë për zhvillimet e mëdha ekonomike te Shqipërisë dhe ndryshimet e shpejta e të gjithanshme të ndodhura në Shqipëri. Një ndër fushat e rëndësishme ku grupi DEMCO mendon të investojë, është fusha e transportit dhe konkretisht portet. Presidenti Contominas veçoi Portin e Vlorës, për të cilin u shpreh se është një projekt me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Gjithashtu, Contominas u shpreh se fusha e energjisë së rinovueshme është shumë tërheqëse dhe e përshtatshme për portofolin e investimeve te kësaj kompanie. “Sjellja e ekonomisë suaj dhe rezultatet e arritura na kanë bërë të drejtohemi për të zhvilluar projektet tona në këto fusha të rëndësishme”, tha ai. Contominas vuri në dukje se edhe situata jo e favorshme në Greqi ka bërë që bizneset greke te hulumtojnë dhe gjejnë vende dhe fusha të reja investimesh. Nga ana e tij Kryeministri u shpreh se energjia e rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i gjelbër, duke qenë në fokus të reformave të ndërmarra gjatë dy mandateve qeverisëse, kanë bërë që numri i projekteve hidrike të realizuara me sukses në këto 5 vitet e fundit të arrijë në 72 dhe të vazhdojë puna në 50 projekte të tjera. Berisha premtoi mbështetje ligjore dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të qeverisë për investimet në Shqipëri.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-08-2012 më 11:06
    Atdhedashes.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha pret një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO, të kryesuar nga presidenti i saj zoti Dimitri Contominas, e cila vepron si operuese dhe financuese në shumë fusha, më kryesoret përmenden energjia, miniera, infrastruktura dhe media.

    Gjatë këtij takimi, Zoti Contominas i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet dhe simpatinë për zhvillimet e mëdha ekonomike te Shqipërisë dhe ndryshimet e shpejta të gjithanshme të ndodhura në Shqipëri. Reformat e ndërmarra nga ju – u shpreh zoti Contominas, kanë dhënë rezultate në krijimin e një klime ftuese dhe shumë të përshtatshme investimi. Është pikërisht kjo - vijoi më tej ai, që e bëri grupin tim të drejtojë vëmendjen dhe të vendosë për të zhvilluar projekte në Shqipëri.

    Një ndër fushat e rëndësishme ku grupi DEMCO mendon të investojë është fusha e transportit dhe konkretisht portet. Presidenti Contominas veçoi konkretisht portin e Vlorës, për të cilin u shpreh se është një projekt me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Gjithashtu, zoti Contominas u shpreh se fusha e energjisë së rinovueshme është shumë tërheqëse dhe e përshtatshme për portofolin e investimeve te kësaj kompanie.

    Zoti Contominas u shpreh ndër të tjera se nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe nga studimet dhe vlerësimet e kompanive konsulentë ndërkombëtare, kompanisë DEMCO i është tërhequr vëmendja dhe po studion mundësinë e investimit në fushën e minierave. “Sjellja e ekonomisë suaj dhe rezultat e arritura na kanë bërë të drejtohemi për të zhvilluar projektet tona në këto fusha të rëndësishme”- tha ai. Zoti Contomanis vuri në dukje se edhe situata jo e favorshme në Greqi ka bërë që bizneset greke te hulumtojnë dhe gjejnë vende dhe fusha të reja investimesh.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e prezantoi grupin me reformat konkrete te ndërmarra nga qeveria në ekonominë shqiptare dhe u ndal ne veçanti në fushat me interes dhe për kompaninë DEMCO. Kryeministri bëri një ekspoze të rezultateve të arritura në fushën e infrastrukturës, minierave dhe sidomos në atë të energjisë, ku projektet në zbatim nga kompani të mëdha ndërkombëtare dhe vendase rriten nga dita në ditë. Kryeministri u shpreh se energjia e rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i gjelbër, duke qenë në fokus të reformave të ndërmarra gjatë dy mandateve qeverisëse, kanë bërë që numri i projekteve e hidrike të realizuara me sukses në këto 5 vitet e fundit të arrijë në 72 dhe të vazhdojë puna në 50 projekte të tjera.

    Në këtë kontekst, Kryeministri vuri në dukje se interesi i investitorëve të huaj për këtë fushë dhe fusha të tjera është në rritje dhe propozime vazhdojnë të paraqiten në strukturat përkatëse.

    Më tej, Kryeministri Berisha e garantoi grupin DEMCO që projektet e tyre do të gjejnë mbështetjen e plotë të gjithanshme institucionale dhe ligjore të qeverisë së tij dhe bashkëpunimi për suksesin e tyre do të jetë i vazhdueshëm dhe i garantuar si me dhjetëra e qindra projekte të tjera investimesh të huaja tashmë vepruese në Shqipëri.


    Kryeministria
    27/08/2012

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga AL_BUNDY Lexo Postimin
    Contominas: Treguesit e ekonomisë garantojnë investimet në Shqipëri

    Investitorët grekë kërkojnë nga qeveria shqiptare Portin e Vlorës, për të zhvilluar në të projekte strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Kryeministri Berisha priti dje në një takim një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO, të kryesuar nga presidenti i saj, Dimitri Contominas. Gjatë këtij takimi, Contominas i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet dhe simpatinë për zhvillimet e mëdha ekonomike te Shqipërisë dhe ndryshimet e shpejta e të gjithanshme të ndodhura në Shqipëri. Një ndër fushat e rëndësishme ku grupi DEMCO mendon të investojë, është fusha e transportit dhe konkretisht portet. Presidenti Contominas veçoi Portin e Vlorës, për të cilin u shpreh se është një projekt me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Gjithashtu, Contominas u shpreh se fusha e energjisë së rinovueshme është shumë tërheqëse dhe e përshtatshme për portofolin e investimeve te kësaj kompanie. “Sjellja e ekonomisë suaj dhe rezultatet e arritura na kanë bërë të drejtohemi për të zhvilluar projektet tona në këto fusha të rëndësishme”, tha ai. Contominas vuri në dukje se edhe situata jo e favorshme në Greqi ka bërë që bizneset greke te hulumtojnë dhe gjejnë vende dhe fusha të reja investimesh. Nga ana e tij Kryeministri u shpreh se energjia e rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i gjelbër, duke qenë në fokus të reformave të ndërmarra gjatë dy mandateve qeverisëse, kanë bërë që numri i projekteve hidrike të realizuara me sukses në këto 5 vitet e fundit të arrijë në 72 dhe të vazhdojë puna në 50 projekte të tjera. Berisha premtoi mbështetje ligjore dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të qeverisë për investimet në Shqipëri.

    Panorama
    Hajt për hajër! Po Tiranën kujt ia ka premtuar?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Me duket se do behet me portin e Vlores si ajo historia e depozitave greke te karburantit ne Durres qe u ndertuan kastile per pengimin e koridorit te 8.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Do zoti nuk e lene.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Hajde gjeje

    Greqia i ka vene ne shitje pothuajse te gjithe portet e veta, tani dashka te investoje ne port te Vlores

    Shpresoj ta vene marveshjen per kufirin detar ne Vlore ose Seman
    Revolution 1848

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Hajde gjeje

    Greqia i ka vene ne shitje pothuajse te gjithe portet e veta, tani dashka te investoje ne port te Vlores

    Shpresoj ta vene marveshjen per kufirin detar ne Vlore ose Seman
    I ka vene ne shitje por turqis asnje nuk i shet kurse ne shqiptaret e i hapim krahet edhe mirepresim greket. Turp!
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    I ka vene ne shitje por turqis asnje nuk i shet kurse ne shqiptaret e i hapim krahet edhe mirepresim greket. Turp!
    Nga ndryshon dollari apo euro qe investon nje kompani private turke, greke, amerikane apo kineze e indiane? Nuk ndryshon, ka te njejten ngjyre dhe te njejten vlere. Dhe sa here qe nje kompani e huaj zgjedh te investoje ne ekonomine shqiptare, do te thote me shume vende pune, me shume aktivitet tregtar, me shume taksa per shtetin qendror e lokal, rritje te mireqenies se gjithe qytetareve te atij vendi.

    Shteti shqiptar mirepret te gjithe investitoret e huaj te gjitha vendeve te botes. Hajdeni e investoni ne Shqiperi, e nuk diskriminon ndaj askujt. Dhe po te lexosh me vemendje fjalet e investitorit grek me lart, ai thote se "..klima e biznesit dhe fitimit ne Shqiperi eshte me e mire se ne Greqi..", pra politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare ne 7 vitet e fundit per te afruar sa me shume investitore te huaj ne vend, po i japin frutet e veta.

    Dhe kete gje une e kam parashikuar qe vitin e kaluar ne forum. Investitoret private greke nuk do te investojne ne Greqi por ne Shqiperi, pasi kriza qe ka pushtuar Greqine ka bere qe shteti grek jo vetem te uli shpenzimet e veta, por edhe te rrisi taksat qe rendojne si mbi biznesin edhe mbi popullaten. Kur une shkruajta per kete gje ne ate temen tjeter, shume nga ju qeshet e u tallet. Por ja qe koha i beri fjalet e mia realitet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-08-2012 më 13:22

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Edhe nje tjater hijene erdhi .........erdhi se kundermoi (kompromentoje) kllasen poli-pise, dhe te marre me 2 pare copa pasurie te patundshme ($1 km) e te propozoje investime te poli-dyshimta (gropa per homot, tv per dembela, licencen celuide per 5G'ne, stacione multi-energjitike per karrocat e dylit)........ sic ka bere edhe ne vende te tjera te rajonit tone te shum vuajtur......vine hapin gropa e zhduken. .........erdhi edhe per ti bere nje dhurate te majme kishes se vetkryesuar e vetdrejtuar, tejet te emancipuar te hireve te saj Janull....ya, ya,..ya suu...ya zuuuu... palikari Dhimitrios Kondominas... paska harruar te mare nga pas Liana Kanelin ????
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #10
    Dy gjera nuk kuptoj une Albo

    Pse 99% e investitoreve ne Shqiperi jane Turq, Grek, Serb ?

    Pse refuzohen investitoret Gjermane, Austriake, Amerikane etj shtete

    A mos valle nuk paguajne keto 10 ose 20% e politikaneve ?
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •