Zbulohet skandal ne Greqi: SHIK-u pergjon 50 mije qytetare
Nje skandal ka dale ne drite dje ne Greqi. Sherbimi Kombetar i Informacionit dhe policia e vendit fqinj kane pergjuar telefonatat e mbi 50 mije qytetareve greke. Te dhenat jane publikuar nga Instituti i Sigurise se Konfidencialitetit te Komunikimit ADAE, i cili ka vene ne dukje, se autoritet e sherbimeve sekrete dhe policia hetimore kane abuzuar me ligjin, duke pergjuar nje numer te madh qytetaresh. Mediat greke shkruajne se Organi i Sigurise se Konfidencialitetit te Komunikimit ka verifikuar shifrat ne lidhje me kete skandal per te denoncimeve qe kane bere disa qytetare greke. Pas verifikimeve ka rezultuar dhe shifra e madhe e personave qe kane qene nen pergjim nga policia. Sipas raportit, argumenti i perdorur nga sherbimi sekret per pergjimet ka qene "per ceshtje te sigurise kombetare". Vetem ne vitin e fundit, numri i personave nen pergjim, "per ceshtjet e sigurise kombetare" eshte rritur ne 70%. Sipas raportit, nene argumentin per ceshtjet e sigurise, organet sekrete greke kane kerkuar te pakten 3400 urdhera te reja pergjimi prej organeve greke. Nderkohe qe nje numer pergjimesh eshte bere per ceshtje qe, sipas organeve te hetimit greke jane bere per terrorizimin dhe spiunazhin.
Nje numer i madh lejesh pergjimi eshte bere dhe per ceshtje qe lidhen me kriminalitetin dhe vepra penale te pazbardhura. Sipas raportit, 4000 personave u eshte shtyre periudha e pergjimit gjate vitit 2010 ne vitin 2011. Ndersa 1700 urdhra jane dhene per pergjimin e ceshtjeve qe lidhen me vrasje dhe me trafik droge. Raporti shpreh dhe shqetesimin e qytetareve ne lidhje me kete fenomen. Autoriteti i Konkurrences ka marre 37 ankesa per shkelje te fshehtesise se komunikimit. Mes pergjimeve bejne pjese vec telefonatave dhe ato te postes elektronike. Organi i Sigurise se Konfidencialitetit te Komunikimit shpreh rezerva per dhenien e lejeve. Sipas raportit, jane shfrytezuare boshlleqe ligjore qe krijojne paqartesi mbi dhenien e lejeve dhe motivet e pergjimeve. Per te zbardhur te verteten ne lidhje me kete ceshtje, ky raport eshte derguar tek Gjykata e Larte me propozime dhe verejtje per menyren e vendimmarrjes.
Skandali i vitit 2005
Nuk eshte hera e pare qe Greqia perfshihet ne nje skandal te tille. Ne vitin 2005, rreth 100 telefona celulare te politikaneve dhe ministrave rezultuan te pergjuar. Mes tyre dhe kryeministri i atehershem Kostas Karamanlis.
Koha Jone
Krijoni Kontakt