Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Luftar Paja

  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Luftar Paja

    Luftar Paja: Si ika nė drejtim tė paditur
    “Talentin tim e zbuloi njė shofer nga Patosi, i cili luante nė estradat diletante”


    Mjeshtrin e humorit shqiptar, Artistin e Popullit, Luftar Paja, ka vite qė e kanė fiksuar dhe e ndjekin tė gjithė nė interpertimet skenike teatrore dhe filmike. Ka krijuar tipa e karaktere, ku ėshtė bėrė mjaft i besueshėm dhe i veēantė pėr artdashėsit tanė. Detajet artistike, humorin e hollė, si dhe satira e mprehtė pėrshkon personazhet e tij.
    Artisti Paja ėshtė i vėrtetė, sepse luan me njė realizėm jo tė ngjizur, njė realizėm qė ai e bie nė skenė tė ngritur nė art. Portreti psikofizik dhe fjala e tij tė bėn pėr vete, jo vetėm nė skenė, por dhe nė mjedise shoqėrore. Shpesh herė dashamirėsit e artit e thėrrasin nė emrin e personazheve qė ka interpertuar, sepse ai ėshtė njėsuar me personazhet. Mjeshtri i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja lindi mė 1 dhjetor tė vitit 1941 nė Gorishov tė Fierit. Ka interpertuar mbi 300 role, ku personifikon mjaft tipa e karaktere. Ka marrė pjesė nė 15 filma. Humorin e gjen mes popullit e satirėn e ka nė majė tė gjuhės. Ka interpertuar mjaft pjesė, ku ka spikatur tek “Ēobo Rrapushi”, “Kėtu paska konita”, “Telefoni i prishur”’, “Lufta e ngatėrruar”, “Ēeēoja”, “Tetė persona plus”, etj. Ja ē’na tha ai dje, pėr lexuesit tanė.

    Nga e ka burimin humori i Luftar Pajės?
    Nė pėrgjithėsi pjesėtarėt e familjes time njihen si njerėz me humor. Qė nga gjyshi, por dhe babai kishte njė humor tė pėlqyeshėm nė fshat. Edhe nėna kishte humor. E pyesin njė herė nėnėn se si e ka nisur Luftari kėtė estradėn…. E, ajo u thotė: “Oi, o u keqen nėna… si e nisi, ashtu e bitisi, rrėnga dėnga… me ca kėmborė e ca zile…”. Humorin nė drejtim tė punės time e gjej nė popull. Qė tė bėsh humor, ėshtė e vėshtirė, sepse halli im ėshtė komedia jote. Nėqoftėse nuk do tė gėrmosh pėr personazhin qė do tė luash nė skenė, do tė mbetesh i thatė. Unė kam vrojtuar shumė tipa e peronazhe qė kanė ekzistuar dhe kam marrė atė qė mė ka interesuar. Kėshtu tek “Konitat” mora mėnyrėn se si lėvizė kėmbėt, tek njė tjetėr mėnyrėn se si dredh duhanin, tek njė tjetėr se si lėviz kokėn. E kėshtu, ca e nga ca, i bėj kostumin vetes sime
    Njė gamė tė gjėrė rolesh nė filma dhe nė teatėr, kush nga kėta ju ka lodhur mė shumė?
    Me ka lodhur mė shumė Ēobo Rrapushi, sepse pėr atė rol mora rrugėn pėr nė Smokthinė, qė ėshtė nė zėmėr tė Labėrisė tė Vlorės. Qėndrova gati njė muaj tek miqtė e mi, mes fshatarėve tė kėsaj krahine, ku ishin shumė mikpritės. Po dhe role tė tilla tek “Kėtu paska konita”, “Luftė e ngatėrruar”. Ndėrsa nė filmin “Gunat pėr mbi tela”, “Ėndėrr pėr njė karrike”, “Gurėt e shtėpisė time”, “Kėshilltarėt”, “Gjeneral gramafoni”, etj.
    Para pak kohėsh ishe nė qytetin e Korēės, ku ke interpertuar nė komedinė e autorit grek, Dhimitėr Psaha, tek “Hajdutėt ikėn nė drejtim tė paditur”, pak fjalė pėr komedinė dhe rolin tuaj?
    Komedia “Hajdutėt ikėn nė drejtim tė paditur” shtjellon problemet qė ka pasur Greqia nė vitet 1975, ku ne kėto probleme i kemi dhe sot. Nė qendėr tė kėsaj komedie ėshtė korrupsioni, qė shkon deri nė institucionet mė tė larta. Unė isha nė rolin e njė gjenerali nė ushtri, qė mė vonė bėhet ministėr dhe ka tė zhvilluar shumė nepotizmin nė Ministri. Nė fund tė komedisė, gjenerali thotė: “Kėta vjedhin dhe parat i shpėrdorojnė me dashnoret e tyre, ndėrsa unė i shpėrdoroj me gruan time”. Njėlloj shoqėrie e pakontrolluar, vidh tė vjedhim, derisa ju del boja. Komedia u prit mirė nė takimin e teatrove nė Fier, ku u rendit pas Teatrit Kombėtar.
    More titullin e lartė “Artist i Popullit”, si e prite kėtė vlerėsim?
    Ēdo njeri ndjen njė diēka tė veēantė, kur i vlerėsohet puna. E quaj njė eveniment tė rrallė nė punėn time. Ishte viti 1990, kur mora kėtė titull.
    Dhe vjen njė ditė, kur artisti ecėn drejt majave tė suksesit, por pėrsėri kujton fillesėn drejt rrugės sė artit?
    Qė tė arrish majat, duhet ta zėsh nga rrėnjėt, sepse nuk i hipėn nga majat, por hipėn nga poshtė e ngjitesh lart. Pėr tė arritur tek maja, duhet tė grisėsh pantallonat. Artisti bėn njė rrugė tė mundimshme, nėqoftėse pretendon tė arrijė diēka. Kjo nuk ka qėnė e lehtė, por ka qėnė dashuria e atyre njerėzve qė mė kanė pėrkrahur. Kam lėvizur nė shumė qytete, sepse babanė e kam pasur oficer. Por, nė Patos mė 1949 njoha njė shofer. Ndreka e quanin, burrė zotni, i cili luante nė estradė e bėnte njė humor tė kėndshėm. Ai mė aktivizoi. Mbarova shkollėn teknike e mė vonė njė kurs tė aktrimit pranė Teatrit Popullor, ku kam pasur pedagog Andrea Malon e Pjetėr Gjokėn. Mė 1968 fillova punėn nė estradėn e qytetit tė Fierit. Kam punuar me aktorė tė mirė si Nestor Pogaēen, por dhe me regjisorin e mirėnjohur Pėllumb Kulla. Estrada e Fierit u cilėsua “Estrada shkollė” nė Republikė. Nė Tiranė erdha mė 1993, ku fillova nė Teatrin Kombėtar, ku kam luajtur nė katėr premiera, si “Tetė persona plus”, “Inspektori”, por dhe tek “Oportunesku”, “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit” etj.
    Nė cilin rol e ke ndier veten tė lumtur?
    Nė rolin e Ēobo Rrapushit
    Cili nga regjisorėt, po dhe nga aktorėt shqiptarė ėshtė i preferuari yt?
    Piro Mani, Kujtim Spahivogli, ku kam pasur respekt pėr tė. Nga aktorėt, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, aktor i dramės dhe i komedisė, por dhe pėr mė tė rinjtė si Robert Ndrenika, Ndriēim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, etj
    Po nga regjisorėt apo aktorėt botėrorė?
    Kam respekt pėr regjisorin italian Felinin, mė pėlqen loja e Marlon Brandos dhe aktori italian Totoja, i cili ishte mjeshtėr i komedisė, por dhe Gregor Impak si dhe Entonio Kui tek “Plaku dhe deti”.
    Sikur ta filloje dhe njė herė jetėn nga fillimi, ēdo tė ndryshoje?
    Tė bėhesha dhe njė herė nuse, pa do tė dija si tė nusėroja…
    Si e kalon kohėn e lirė?
    Kohėn s’e kam shumė tė organizuar, por me miq e me shokė, me shoqėri produktive.
    Fėmijėt a e kanė pasion artin?
    Djali i madh kishte tė dhėna, por erdhi koha e trazicionit dhe iku nė Greqi. Ndėrsa djali tjetėr, Gazmendi, vazhdon shkollėn e aktrimit, po ėshtė aktivizuar qysh pesė vjeē.
    Tani e mė pas, cilat janė pikėsynimet tuja?
    Mendoj tė aktivizohem nė njė komedi nė Fier, por dhe nė njė film. Edhe nė Greqi mė kanė ftuar pėr njė komedi, ku do tė japin shfaqje pėr emigrantėt. Kurdo qė tė mė thėrrasin regjisorėt, jam i gatshėm. Jeta ime ėshtė arti e pranė tij ndihem pėrherė i ri.


    P.S. Luftar Pajes edhe ja fal qe mbase nuk i di tamam emrat e dy aktoreve te shquar, Gregory Peck dhe Anthony Quinn. Por me shume injorant eshte gazetari qe i ka marre intervisten dhe nuk i ka korigjuar. Apo i ka shkruar ashtu si i ka degjuar nga Luftari, se nuk i kish degjuar ndonjehere me perpara

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22
    INTERVISTA/ Flet pwr “Telegraf” “Artisti i Popullit”, Luftar Paja

    Jam nė plazh, mos mė ngacmoni

    Albert ZHOLI

    Ai mbetet gjithomė i ri, sepse tė tillė e mban profesioni qė ka, profesioni si aktor i humorit. Atė e gjen ēdo ditė mes njerėzve, pasi tė qėnit popullor nuk mund ta shmang atė nga takimet nėpėr rrugėt e Tiranės, por dhe tė gjithė hapėsirave mbarėshqiptare. Njė tip i qetė, babaxhan, fisnik, i gjendur, kėto janė disa nga cilėsitė e Luftarit. Jeta sipas tij ėshtė njė rrugėtim qė duhet ta shfrytėzosh nė interes tė kombit qė pėrfaqėson. Por mbi tė gjitha, ai ka njė vlerėsim pėr femrat qė dinė tė respektojnė familjen, bashkshortin, miqtė.
    Kam kohė qė stė kam parė, ku ka qenė Luftari?
    Ku kam qenė? Sa ėshtė temperature sot? Pa nxirr dorėn nė diell dhe mate. Shėnon 40 gradė celsius. Nė det kam qenė, nė Orikum. Tė bėj dhe unė dy dit plazh. Boll kam punuar pėr dy ditė. Dielli nuk do diell por det. Po se din dėgjoje.
    Si tė duket Orikumi kėtė vit?
    Mė mirė se vitet e tjera. Kryetari Baskisė, Gėzim Capo ka bėrė njė punė tė mirė. Plazhet publike duken mė tė organizuara, janė eleminiuar bagėtitė nėpėr plazhe, energjia elektrike ėshtė pa ndėrprerje, mikpritja labe ngelet e pashoqe, ku dhe pushuesit pėrshtaten shpejt me vendasit. Sivjet ka disa pika tregėtimi ku ėshtė pėrmirėsuar shėrbimi ku veēoj ambientet e Arjan Belos i cili u ka krijuar kushte shlodhėse tė standarteve pushuesve. Uroj qė kėtė pėrvojė Bashkia ta ēojė mė tej.
    -Po s’je nxirė fare?
    Po unė esmer jam dhe s’bie shumė nė sy. Por nga ana tjetėr unė s’rri gjithė ditėn nė diell. Ka nxjerrė ēadra frėngu. Hap ēadrėn, shtro mbulesėn, kapelen nė kokė dhe ohohoho. Apo kur tė vjen ajo erė e detit nė hundė qė ta bėn stomakun esėll.
    Dmth tė ėshtė shtuar oreksi?
    E kush ka shkuar nė det e s’ka pas uri. Ata qė vuajnė nga tė pangrėnėt me vrap nė det shkojnė. Ti shohėsh pas dy orėsh si u turren ēantave tė ushqimit, tė ikėn shėnjestra nga tabela. Kam njė shok qė ėshtė nursėz nė tė ngrėnė. Sa herė e mar nė plazh do dy tenxhere me supė. Ja kėtė tė bėn deti, qė s’ta bėn as sikleti.
    Ka shumė femra nė plazh?
    Me thėn tė drejtėn si kam numėruar, por mua se di pse mė duken se janė dy herė mė shumė. Mbase ngaqė janė tė gjata, mbase ngaqė bien nė sy. Mbase ngaqė janė tė bukura. Mbase ngaqė janė elegante, se di. Por mua mė duken dy herė mė shumė saqė them me vete ikėn burrat, po shterojnė. Nga viti nė vit sikur firojnė. Apo s’kanė ca rroba banje me ngjyra tė ndezura kėto femrat, qė ti bėjnė sytė si prozhektor kinez.
    Pse kaq me vėmėndje i shikon. Kujdes se mos tė sheh Qamilja (bashkshortja)?
    Jo se i shoh unė, por i sheh syri. E thuam mua, ka ndonjė sy nė botė qė se do tė bukurėn. Ka ngjyra tė bukura, ka femra tė bukura- atje vete syri.
    Po ndonjė tė huaj ke parė aty nė Orikum?
    E ēfarė nuk sheh kėtu. Nga tė gjitha rracat e botės. Jam njohės i mirė i rracave njerėzore. I njoh nordiket, nga ruset, anglezet nga francezet, greket nga italianet. E kemi dhunti ne artistėt. Por si femrat shqiptare nuk ka. Janė tė serta por krenare. Kokėn na, lart e mbajnė, s’pyesin as nga dielli as nga era. Sy dridhet qerpiku nga asgjė dhe ne duhet tė krenohemi. E kapin kucurin e drurit si levozhgė arre.
    Kėtė vit i ke hallall pushimet pasi me teatrin e Fierit vure nė skenė njė komedi?
    E pse tė mos e kem hallall. Unė bėj pėr tė qeshur, njerėzit qeshin, unė bashkė me ta dhe pse mund tė kem hallet e dynjasė. Askush si di hallet e artistit por tė gjithė thonė kėta e kanė nė terezi, i kėpusin nga njė tralala dhe topi bam e Muēua tutje.
    Po me rakinė si i ke punėt?
    Eh, mos mė pyet.Si kam mirė. Mė ka marrė inat. Mė sheh shtrembėr. Kam ca kohė e kam rralluar. Dhe ajo s’mė sheh me sy tė mirė. Rrin aty nė tavolinė mė shkel syrin ndėrsa unė tund kokėn. S’mė lė gruaja dhe doktori ta kaloj. Aq njė teke. Njė gotė stė lan as gurmazin, po ēe zuri tė shkretin njeri dhe se hoqi.
    Po pi dhallė…
    Mirė e ke ti. Dhallė po pi. Unė dhe Krenari djali i komshiut 5-vjeēar dhallė pimė. Shokėt e mi mbajnė damixhanet e rakisė me vete unė shishet me dhallė.
    Ka tė rinj qė puthen nė plazh, thuaj tė vėrtetėn?
    Ka thotė, nė ēdo tre hapa katėr ēifte puthen. Unė si burrė me namuz ul sytė nė tokė. Njė ditė i bėrtita dy tė rinjve se thitheshin sikur thithnin gotėn e rakisė. Ata qeshėn. Ka plasur sheshit…
    Kush?
    Kush thotė! Cipėplasurit. Puthen sikur tė jenė nė kėshtjella dhe jo nė terren publik. Kishte lezet kur putheshim ne, nėpėr brinja, nėpėr gėrxhe, pas ferrave, nėpėr katonj. Sakėn se na shifte njeri. Se fletė rrufeja sa njė ēarēaf. Kėtu dalin femrat nė pazar sikur dalin nė plazh. I them vetes: O Luftar nuk ka copa nė pazar qė i kanė fustanet kaq tė shkurtėr? Por jo, tregu plot! Po kur i shoh me cigare nė gojė….Oohohoh. Tymi si oxhak fabrike, kėmbėt mbi kėmbė, qef o qef qė bėn dervishi…
    Je shumė prapanik Luftar?
    Pėr zotin jo. Por qwndrojnw disa nga kėto qė them unė. Tė rrimė drejt dhe tė flasim shtrembėr. Por nė pėrgjithėsi femrat tona janė nikoqire. Por ato pak qė kanė gabime duhet ti kritikojmė.
    Po pėr tė gatuar gatuan ti Luftar?
    Po. Gatuaj. Ziej vezė dhe skuq patate. I qaj fare. Vezėt i ziej nė tigan , ndrėsa patatet i skuq nė xhezve.
    Ēėshtė dashuria pėr ju?
    Kur zemra zien si kazan, dhe kėmbėt tė dridhen si purtekė.
    Si do ti cilėsonit femrat shqiptare?
    Janė si qershi. I sheh dhe buzėt tė bėhen luleshtrydhe dhe sytė ta bėjnė ekranin me miza. Tė flas seriozisht janė tė rrallat nė botė.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •