Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Shkodër: Për motive gjakmarrjeje vritet nga prita 20 vjeçari dhe plagoset i vëllai!

    Gjakmarrja, vritet 20-vjeçari dhe plagoset vëllai i tij, i ngritën pritë



    SHKODËR – Gjakmarrja ka goditur sërish qytetin e Shkodrës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina në Shkodër.

    Korrespondentja e Shekullit për rrethin e Shkodrës, Anila Dushi, ka bërë të ditur se viktima është Gjin Guri, 20 vjeç. Mësohet se 20-vjeçari po kthehej bashkë me të vëllain e tij në shtëpi, kur persona të paidentifikuar i kanë dalë në pritë në rruge dytësore dhe i kanë qëlluar vëllezërit Guri. Bëhet e ditur se vëllai i viktimës Xhvair Guri është plagosur. Autorët e vrasjes së të riut kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar. Por, policia ka mundur të arrestojë njërin nga autorët, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

    Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se vrasja është kryer për motive gjakmarrje.

    Mësohet se xhaxhi i viktimës ka vrarë para 5 vitesh.

    Lidhur me këtë ngjarje në vendin ku u ekzekutua i riu kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi krimin e rëndë.

    P.S.Deri kur kjo njollë e zezë në mesin tonë?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 24-08-2012 më 21:14
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    e pune malokesh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Per aq kohe sa do perkrahet akoma kanuni, keto lloj tragjedirash do vazhdojne te ndodhin.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    koment i një lexuesi:
    Ka kohë, vite e më se dy dekada që në Shqiperi po ndodhin aso lloj krimesh që as mendja më e çartur, para vitit 1990, në Shqiperi, nuk do të kishte ditur që t’i hamendësonte e, as t’i artikulonte, se per t’i kryer ato, nuk kishte asnje shans.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Veni nje tjeter emen zonja ANILA se ne shkoder nuk a ba vrasja po tjera kund
    jo per me mbrojt shkodrant po ne mundena mu marr vesh dhe me fjale me njeni tjetrin
    mos e perdhosni shkodren dhe ma shume se ca asht
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Lavdi Zotit, paskan mbete ende qytetare n'Shkoder!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Lavdi Zotit, paskan mbete ende qytetare n'Shkoder!!
    Nuk e di si e the me ironi apo pa
    nuk thashe se ne jemi te kulluar por shkodren e perdhosur po e mbysin fare.
    As ne stadium nuk shkojne me shkdoran se nuk rrihet nga te ardhurit qe vec te shajne me rob e motra dine
    te pershendes
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Nuk e di si e the me ironi apo pa
    nuk thashe se ne jemi te kulluar por shkodren e perdhosur po e mbysin fare.
    As ne stadium nuk shkojne me shkdoran se nuk rrihet nga te ardhurit qe vec te shajne me rob e motra dine
    te pershendes
    Pa ironi, miku im, pa ironi. Me brenge, po. T'uroj tane t'mirat!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Nuk e di si e the me ironi apo pa
    nuk thashe se ne jemi te kulluar por shkodren e perdhosur po e mbysin fare.
    As ne stadium nuk shkojne me shkdoran se nuk rrihet nga te ardhurit qe vec te shajne me rob e motra dine
    te pershendes
    Miku

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    koment i një lexuesi:
    Ka kohë, vite e më se dy dekada që në Shqiperi po ndodhin aso lloj krimesh që as mendja më e çartur, para vitit 1990, në Shqiperi, nuk do të kishte ditur që t’i hamendësonte e, as t’i artikulonte, se per t’i kryer ato, nuk kishte asnje shans.
    wow..cfare lloj krimesh paska pa ky lexuesi qe as mendja me e cartur nuk do i kishte hamendesuar..u mor gjaku diku ne malsi dhe qenka ngjarje e habitshme..nuk besoj..gjithmone ngjarje te tilla kan ndodhur,ndodhin dhe do te ndodhin ne trojet shqiptare ku kanuni ka shtrirjen e tij...edhe ne kohen e enverit kan ndodhe vrasje per gjakmarrje por atehere nuk i tregonte kush..kan ndodhe edhe krime nga me monstruozet por se ka vrare mendjen kush per ta..eshte vrare cifti i dashuruar ne durres per para dhe ne gjep ju jane gjetur vetem 30 lek te vjetra..ky lexuesi nuk e paska degjuar kete ngjarje qe beri buje ne ate kohe por u tromaks me ngjarjen e ndodhur ne bardhaj..dje se hapte gojen kurse sot anila basha me gazeten e saj vetem pret te ndodhe dicka dhe menjehere u bjen tambureve...

    ne kete ngjarje te vjen keq pse eshte vrare dikush tjeter e jo dorasi..ose vellai i tij..nuk ka pune djali i xhaxhait per ate cka ka bere xhaxhai..

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Per aq kohe sa do perkrahet akoma kanuni, keto lloj tragjedirash do vazhdojne te ndodhin.
    kanunin nuk e hoqi dot nga zemrat e shqiptareve regjimi me gjakatar ne bote e jo me te hiqet tani..per ty eshte tragjedi por jo per familjen qe mori gjakun..nuk besoj se ajo familje e kishte te tepert djalin e tyre kur e futi ne toke para kohe ..nuk ebsoj se edhe ti ke dike teper ne familjen tende qe dikush tja marre jeten pa hak..as une nuk kam dhe askush nuk besoj se ka..ishalla nuk ndodhe por nuk besoj se do rrini duke bere sehir kur larg qofte do ishit duke futur ne toke nje te aferm tuajin..une nuk do beja sehir..askush nuk besoj se ben sehir...

    thuaj ate qe po e bastardojne kanunin..kjo po..nuk duhej vrare ky djale..duhej vrare dorasi..ose vellezerit e tij..ky do ishte veprimi me i drejte...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •