Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64

    Per Shkodren... !

    Per Shkodren... !

    Lind nji dit e re
    nji dit tjeter, nji tjeter e kshtu ikin kohnat
    dit per dite mjeset zbardhin edhe te ti
    e shpirti jem nuk freskohet nder to

    Shkoder.....!
    Largsia po ma tkurr zemren
    Terri po mi mlon syte
    E prej teje jam tuj plase

    M'kan met vec kujtimet tuja
    Coj nder mend t'qeshunat e pambarimta
    Lot e derdhun si uji burimeve
    E me to po i jetoj kto dit t'zeza

    Nuk e di se cila asht magjia jote
    Shetita pa u lodh nder toka t'tjera
    Pashe diej e hane tuj shndrit nalt e poshte
    Po m'beso, asnjena nuk ndrinte sikur ti

    A ndoshta jam helmu me ajrin tand
    A mos m'ke marros fund e kry
    S'po di se cka po ndodh
    E s'po di se cka me ke ba

    U rrita nder dur tuja
    N'ata rrugina t'ngushta
    Nder do cepa t'hijshme
    Ata oborre t'trandafileve e luleborave

    M'bane t'paster si bora
    T'sinqerte e t'cilter
    Me njat fllad t'liqenit
    Me ata rrjedha t'buns e t'drinit

    M'dhe nji natyre t'kandshme
    Me njata dimnat e tuj t'ftofte
    Vjeshtat me gjethet e shtrume pertoke
    Verat e nxehta e prandverat me lule shumngjyrshe

    Nji gja m'vjen keq o Shkodra jeme
    Se nuk ta ndiva lezetin sic deshta
    E me brenge n'zemer ta ktheva shpinen
    E prap nuk merzitem o trimnesha jeme

    Prej s'largti t'pershndes o zonja jeme
    E ti duhet me dit se jam krenar per ty
    Duhet me dit se t'du e t'deshiroj
    Nat per nate je andrra jeme ma e bukur

    E kshtu me m'mbete vec n'andrra
    Tu mos ken n'krahnor temin
    E tu mos mujt me u ngi me ty o dashni e jets
    Sa e trishte !
    Miku

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e ka shkrue kyt poezi?

    shum e bukur..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    po ta t'ja dija emnin do ja shkruja,se e paska kja me lote taman alla shkodrance...
    Miku

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    KANGA QE S'DIN ME DEK N'QYTETIN TEM.

    Tlutem ma fal naj send, ee trujt zoti ishalla, t'kaloft jeta tan shend, e tu prift e mbaraa. Tlutem ma fal ndoj send, zotni, ta shtoft Zoti bereqetin, t'kaloft jeta tan lumtuni, e ta rujt Zoti Evladin, - Kto jan vargjet e nji kange shekullore t'perditshme n'qytetin tem. Hala drita mir pa zbardh, neper rrug't, pragjet e lokaleve, trotuareve t'qytetit, nis te pershperitet me nji za t'mekun kanga e lypsis, kang qe ta ēon mishin kokerr... Kjo kang asht e perditshme e ritransmetohet tan diten, kudo n'rrugicat, lokalet, e ma shum n'trotuaret e qytetit... Kjo kang e vrazhdt asht kthy si n'tradit n'qytetin ton, dhe njerzit knaqen tu'e nigjue dit perdit, nga nadja deri n'mrame ... N'trotuare n'bri t'rrugicave, per veē thashethemeve t'naj goje t'lig qe vetem keq don me pa tjetrin, nigjohet edhe kanga - kanga qe s'din me dek n'qytetin tem... Kjo kang ta ban zemren me u dridhe n'gjoks, si tel n'kitarr... Emocjoni tan dhimje qe percjellin fjal't e saj kange, edhe zemren shkamore t'naj zotnie e zbusin kaj her, dhe duke u mat me tri mene, ja shlon n'shplak t'dors ''kengetarit'' nji monedh pes lekshe ose dhet lekshe!... Dhet lek ēa jan?!! Asgja s'jan! Por, per dike qe ka vetem dy zhele t'arrnueme n'trup jan boll.. Dhet lek si nji pik uji n'oqean jan per nji zotni pasanik, ndersa per nji t'vorfun jan, si nji ur qe lidh dy brigje t'nji lumi. Dhet lek jan t'barabart me nji cop buke t'that, sa me thye ujen e nji vakti, e me u hedh n'vaktin tjeter me smund n'shtat, athue kush po ma fal prap naj dhet leksh, sa me ble i cop buke, per me shty edhe ndoj vakt, - mendon fukaraja i friksuem nga uria, qe e kercenon dit' nat, me therje ethesh, e dhimba t'pa durushme. Sillet rrugve t'qytetit si nji qen i turitun, se kerkush se don, tan e bujn, rradh gjen ndoj zemer bardh, qe i fal ndoj send, ose e strehon... Se, n'pergjithsi njerzit i thojn:
    -Hajt mor ma se na ēmend, s'kena per vedi.
    Dikush thot:
    - Ik mor burr se jam ba un me dal n'venin tand, jeni ba rahat.
    Ose ka ndoj nji, qe i thot shoqit t'vet:
    - Lene mar burr ēa po i jep lek kot, mos i llasto, se manej s'te ndahen ma.

    -Dhe mas ktyne fjal e shum tjera qe mund te nigjojn tan diten, fukaraja i ngrat zbrapset, tremet, si me pas has n'xhind, ftyra i zbehet si t'dekunit, dhe deshira ma e madhe e tija asht me dek, me u largue nga kjo bot, nga njerzit qe e shperfillin, e marrin neper kam, qe e tallin e peshtyjn, poshtrojn, e ku po di ma... Por, shpresa e man gjall, se len me v'dek mendimi i shpreses hajt se diēka del... Dhe sapo nata i hedh qytetit siper ēarēafin e par t'territ, dritat e qytetit ndezen, dhe shetitoret mushen me njerz, qe dalin t'shijojn jeten e nates, ajrin e paster, ose bukurin spektakolare qe na dhuron natyra buz liqenit.. Aty kur hana duket se buzeqesh, e ulun kam'turqisht n'shpatlla t'malit, duke shlue rrezet e saj' ngjyr qumsht neper ujin e t'kthjellt t'liqenit, dhe por si dy dashnor rrezet me ujin puthen, tan pasjon, tan epsh t'ndezun flak, puthen... Dhe nji pamje romantike t'shfaqet para syve, dhe ti ndihesh ne nji bot tjeter, n'boten andrrimore... Ndihesh i lumtun, mbyll syt dhe vedi t'duket n'qiell, kur nji er e leht e n'xeht e liqenit ti pershkon faqet me ngrohtsi, ohhh sa bukur ..... -Por, t'gjith kjo bukuri, kjo romanc qe thash, per dike asht zero, s'ka vler hiē s'e as qe i bjen n'sy. Kujt thoni ju?! Kengetarit t'trotuarit, ai se ka mendjen me qyr bukurin qe shpalos natyra, ai e ka mendjen me qyr me i kendu amel naj njirit per me'i dhan ndoj dhet leksh, me ble i cop buke, se zorrt i kercasin krrrc - krrrcc, si dyer t'vjetra, t'ndryshkuna t'pa grasatueme, t'lanuna n'uj ... Me vite e njajta jetes, per fukaran e gjor, qe neper rrug sorollatet tu i ngreh kamt zharg. E do kpuc qe jan shendrrue n'pantofla, i gersasin n'asfalt trak-trak, dhe gjysem n'gjum berkundet sa andej-kendej, e neper andrrime tretet, andrron rrobat e naj zotnie, aromen e naj ushqimit, ose ato dit kur s'kishte nevoj t'kendote kshu mjerueshem.... Dhe me sy gjysem t'mbyllun si t'mices kur e ledhaton, shikon njerzit, dhe sapo i kalon ndoj nji afer, leht e amel me nji za t'marrun ja nis kanges, qe mund ta qujsh t'pa v'dekshme, se kjo kang asht kendue, kendohet, dhe ka per tu kendue gjat n'trotuaret e qytetit tem.. Zoti e din deri kur ky kengetar, ka me kendue kshu :-
    T'lutem ma fal ndoj send,
    ee trujt zoti ishalla
    t'kaloft jeta tan shend
    e tu prift e mbaraa...
    Tlutem ma fal ndoj send, zotni,
    ta shtoft Zoti bereqetin,
    t'kaloft jeta tan lumtuni,
    e ta rujt Zoti evladin ...

    ELHAID CUFI ....
    Miku

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •